Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

22. 08. 2019. 17:51 >> 17:56

Ditari 22.08.2019

22.08.2019

Këshilli administrativ, debaton plotësimin e  komisionit për reformën zgjedhore

Këshilli Administrativ diskutoi sot për plotësimin  komisionit të Reformës Zgjedhore dhe Legjislacioneve  tjera. Me votat e Koalicionit në pushtet, Momo Koprivica dhe Danillo Sharanoviq, janë zgjedhur anëtar të Këshillit për reformën zgjedhore. Ndërkohë, Këshilli administrativ, ka refuzuar propozimin e Klubit të pavarur që Aleksandar Damjanoviq, të zgjedhet anëtar i Komisionit për reformën zgjedhore dhe pastaj deputetët e FD, e kanë braktisur mbledhjen. Kryetari i Këshillit, Luigj Shkreli, ka theksuar se propozimi që Damjanoviq, të zgjedhet anëtar i Këshillit, është dorëzuar me vonesë. Po ashtu, në mbledhjen e  sotme, Miodrag Lekiq, ka dhënë dorëheqje nga puna e këtij komisionit.  Sipas vendimit të miratuar për krijimin e këtij Këshilli,  parashikohet që ky organ të ketë 14 anëtarë, shtatë nga mazhoranca parlamentare dhe po aq nga opozita. Seanca e jashtëzakonshme e Parlamentit të Malit të Zi, në rendin e ditës të së cilës është të kompletojë Këshillin për Reformën zgjedhore dhe Legjislacionit tjetër, është caktuar për nesër, me propozimin e klubit të deputetëve të Partisë Demokratike të Socialistëve.

 

Ushtria e Malit të Zi, garantuese e paqes dhe stabilitetit të vendit

Ushtria e Malit të Zi, është garantuese e paqes dhe stabilitetit për vendin dhe qytetarët e tij, dhe kontribuon në paqen globale duke vepruar brenda NATO-s, tha Ministria e Mbrojtjes.  Duke komentuar pikëpamjet e Frontit Demokratik se patrullimi i oficerëve të policisë shqiptare në territorin e Malit të Zi nuk është në përputhje me marrëveshjen e të dy vendeve, Ministria njoftoi se ky subjekt politik dhe drejtuesit e tij po bëjnë fushatë negative kundër ushtrisë. Sipas kësaj ministrie, Fronti Demokratik po e bën këtë përmes kumtesave partiake dhe medieve të afërta nga rajoni për të kompromentuar Malin e Zi dhe institucionet e tij. Synimi i tyre është të prishin sigurinë në vend, duke prishur harmoninë ndëretnike dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me vendet e rajonit," thuhet në deklaratë.

 

Masat preventive për paqen ndërfetare

Ekipi operativ nacional, për realizimin e strategjisë për pengimin e ekstremizmit të dhunshëm, do të vazhdoj të ndërmarr masa preventive por edhe proaktive, me qëllim që të kontribuojë që Mali i Zi, të njihet si vend i bashkëjetesës së qetë ndërmjet kombeve dhe religjioneve të ndryshme. Këtë, e ka kumtuar udhëheqësi i ekipit operativ nacional e koordinues nacional, Dragan Pejanoviq, me rastin e  ditës ndërkombëtare të kujtimit në viktimat e dhunës të bazuar në bindjet fetare e që në bazë të Rezolutës të Asamblesë së përgjithshme, të Kombeve të Bashkuara, për herë të parë shënohet sot, me 22 gusht.

“Me miratimin e kësaj strategjie dhe të planit përcjellës aksionar, Mali i Zi, ka treguar gatishmëri që kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit të luftoj në mënyrë sistematike”, kanë deklaruar nga ekipi operativ nacional. 

 

Arrestohen tre zyrtarë të Atllas Bankës

Tre ish zyrtarë të Atllas Bankës, Mihaillo Banjeviq, Dushko Gjukanoviq dhe Gjorgje Gjurgjiq u arrestuan mëngjesin e sotëm në Podgoricë dhe u dërguan para prokurorisë.

Ata u arrestuan në kuadër të lëndës me të cilën është burgosur edhe Dejan Sekuliq, kumbari i presidentit të Atlas Groupit, Dushko Knezheviq.

Seanca e marrjes në pyetje në Prokurorin speciale shtetërore  e të pandehurve është në vazhdim, tha avokati i Gjurgjiqit, Llazar Akoviq, për Televizionin e Malit të Zi.

Të tre ish zyrtarët e Atllas bankës po merren në pyetje nga prokurorja Speciale e Shtetit, Lidija Vukçeviq.

 

Ndërpritet zinxhiri i kontrabandës me kokainë

Policia e Malit të Zi, ka arrestuar shtatë persona dhe kështu ka ndërprerë zinxhirin ndërkombëtar të kontrabandës së kokainës, nga Kolumbia në Mal të Zi, është kumtuar nga drejtoria e policisë.

Theksohet se zyrtarët policor dhe të prokurorisë speciale të shtetit, kanë realizuar aksionin “manjifiko”, duke paraqitur fletëpadi, kundër 11 personave, 7 prej të cilëve janë arrestuar. Fletëpaditë penale, janë paraqitur, për shkak të dyshimit se kanë themeluar organizata kriminale si dhe për shkak të prodhimit dhe shitjes së pa auotrizuar të lëndëve narkotike.

 

Nga fillimi i muajit qershor, nëpër tunelin Sozina, rreth një milion makina  

Përmes tunelit Sozina nga fillimi i qershorit deri me 20 gusht kanë kaluar rreth 1 milion automjete, apo 4 përqind më shumë se vitin e kaluar. Po ashtu, është thyer rekordi nga hapja e tij me 2005, ku brenda një dite kanë kaluar 18 mijë automjete. Të ardhurat nga ky tunel prej fillimit të këtij viti, janë rreth 6 milion euro, njoftohet nga ndërmarrja Monteput.

 

Deputetët votuan sot shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës

Me 89 vota për, 1 kundër dhe 2 abstenime, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot për shpërndarjen e Legjislaturës së VI-të.

Kjo ka ardhur pas dorëheqjes se kryeministrit Ramush Haradinaj i cili mori ftesë që të intervistohet nga Gjykata Speciale si i dyshuar.

Pas kësaj, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se ky vendim tashmë do i dërgohet për dekretim, Presidentit , Hashim Thaçit.

Vendimi i dërgohet Presidentit të Kosovës për dekretim në pajtim me nenin 82, paragrafi 1, pika 2 të Kushtetutës së Kosovës.

91 deputetë kanë votuar, 89 për, 1 kundër, 2 abstenime.

 

R.Haradinaj; Shpërndarja e Parlamentit, dëshmi e pjekurisë politike

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, e ka vlerësuar si pjekuri politike shpërndarjen e Parlamentit.

Ai e ka komentuar deklaratën e Albin Kurtit i cili e quajti qeveri të dështuar, qeverisjen Haradinaj.

“Kjo është dëshmi e pjekurisë politike. Kësisoj që qytetarët e vendit me këtë pjekuri do vendosë se si do udhëhiqet Kosova në etapat e reja. E kam ditur që do vije këtë ditë që nga 22 korriku.

Forcat politike i kanë gjitha mundësitë me bashkëpunua e me i ofrua vendit koncept zhvillimor. Jemi bashkua me PSD-në, jemi të hapur edhe me Nismën e AKR-në.

Kemi fitua sot si Kosovë sepse kemi treguar nivel demokratik të avancuar. Isha në grup parlamentar të Aleancës gjatë votimit. I kam përcjellur nga afër gjitha zhvillimet. Kur kam dhënë dorëheqje, më i mërzituri ka qenë Albin Kurti. Me PDK-në i kemi nda rrugët me ta. E falënderoj për bashkëpunimin deri më tani” ka thënë Haradinaj.

 

BE, përshëndet ratifikimin e marrëveshjes financiare, IPA 2018

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka përshëndetur vendimin e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës për ratifikim të Marrëveshjes Financiare, IPA 2018 (Instrumenti i Paraanëtarësimit).

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, blloku evropian ka thënë se ky vendim “siguron mbështetjen e BE-së në reformat për qeverisje të mirë, sundim të ligjit, ambient, energji, edukim dhe punësim”.

Miratimi i kësaj marrëveshjeje ka ndodhur para votimit të deputetëve për shpërndarje të Kuvendit të Kosovës.

Marrëveshja, IPA 2018, e nënshkruar mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian konsiderohet se Kosovës i siguron rreth 90 milionë euro për projekte të ndryshme.

 

A.vuçiq; SHBA, është duke bërë presion për heqjen e taksës

Shtetet e Bashkuara janë duke bërë presion për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe që nga vendosja e saj, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai tha se të gjithë presin shpalljen e zgjedhjeve në Prishtinë dhe përfundimin e tyre”, duke shtuar se gjatë takimeve me zyrtarët e lartë amerikanë  ka konfirmuar se pala serbe është e gatshme për dialog sapo të hiqen tarifat e vendosura nga Prishtina zyrtare. Presidenti serbe më tutje tha se Serbia e kupton pozicionin e Shteteve të Bashkuara karshi pavarësisë së Kosovës. Vuçiq theksoi se në takimet me sekretarin amerikan të Shtetit, Majk Pompeo dhe zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Mattheë Palmer, nuk kanë qenë të lehta, por ato janë biseda të njerëzve seriozë dhe të përgjegjshëm. Presidenti serb tha se qëndrimi i tij është i qartë se mund të bisedohet vetëm për kompromis, dhe se ai si president i Serbisë nuk do të  nënshkruaj kurrë një marrëveshje ku shqiptarët fitojnë çdo gjë dhe serbët asgjë.

 

Detaje të reja lidhur me arrestimin e K. Janeva

Kryeprokurori shtetëror Ljubomir Joveski, sot në konferencë për shtyp ka dhënë detaje për arrestimin e kryeprokurores speciale Katica Janeva. Ai tha se hetimi për rastin “Haraçi” është zgjeruar dhe njëra nga të dyshuarat është edhe Katica Janeva.

Joveski tha se pas mbledhjes së provave materiale dhe verbale është arritur tek dyshimet se Katica Janeva ka keqpërdorur detyrën zyrtare në lidhje me rastin “Haraçi”, duke përfituar para në shuma të mëdha

Joveski tha se pas mbledhjes së provave materiale dhe verbale është arritur tek dyshimet se Katica Janeva ka keqpërdorur detyrën zyrtare në lidhje me rastin “Haraçi”, duke përfituar para në shuma të mëdha

Ai shtoi se nga provat e deritanishme mund të konfirmohet se ky rast është vepër penale e pastër dhe kërkoi që kjo mos të lidhet me politikën.

 

BE, kundër kthimit të pakushtëzuar të Rusisë në G7

Bashkimi Evropian është kundër bërjes së çdo ftese të pakushtëzuar për Rusinë, që do të mundësonte ribashkimin e saj në bisedimet midis udhëheqësve botërorë të G7-ës, tha një zyrtar i lartë evropian, raporton Reuters.

Shtatë udhëheqësit e vendeve më të përparuara dhe industrializuara në botë, do të takohen në vendpushimin francez të Biarritz këtë fundjavë.

Formati që dikur njihej si G8, e pezulloi Rusinë nga grupi më 2014, pas aneksimit të Krimesë nga ana e Moskës, si dhe pas mbështetjes së rebelëve në lindje të vendit.

Zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti përpara samitit të G7-ës, tha se arsyet e përjashtimit të Moskës "mbeten të vlefshme" dhe se çdo ofertë e kthimit do të ishte "një shenjë dobësie".

Më herët presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se mbështet kthimin e Rusisë në Grupin e G7-ës, pasi Shtetet e Bashkuara janë nikoqire të këtij takimi vitin e ardhshëm.

Ai i ka bërë këto deklarata disa ditë para se të arrijë në jug të Francës për të marrë pjesë në samitin e këtij viti të G7-ës.

 

KS i OKB, diskuton rreth testit të fudnit të një rakete nga SHBA

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim të hapur, me kërkesën e Rusisë dhe Kinës, për të diskutuar mbi testin e fundit të një rakete nga ana e Shteteve të Bashkuara.

Në kërkesën e Rusisë u tha se takimi mbahet pas "deklaratave të zyrtarëve amerikanë mbi planet e tyre për të zhvilluar dhe vendosur raketa me rreze të mesme", njoftoi Reuters.

Një traktat tre-dekadësh i vjetër i armëve midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, u shfuqizua në fillim të këtij muaji.

Shtetet e Bashkuara zyrtarisht u tërhoqën më 2 gusht nga Traktati i Forcave Bërthamore i vitit 1987 (INF) që ndaloi lëshimet e në tokë të raketave balistike me një interval midis 500 dhe 5,500 kilometra.

Pentagoni në fillim të kësaj jave tha se kishte gjuajtur një raketë, që goditi një objektiv, pas më shumë se 500 kilometrave fluturim. Kjo ishte prova e parë e tillë, që kur Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga traktati i INF.

 

Franca,kundër një deklarimi të sërishëm të marrëveshjes për Brexit

Franca paralajmëroi se është kundër një diskutimi të sërishëm të marrëveshjes së Brexit-it, vetëm disa orë pasi kancelarja gjermane, Angela Merkel, i tha kryeministrit britanik të përgatisë një plan për çështjen e kufirit irlandez, brenda 30 ditësh. Presidenti i Francës, Emanuel Makron, tha se nuk do të kenë rinegocim të marrëveshjes.  Pas një takimi me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Xhonson, kancelarja Merkel, tha se plani që i ka kërkuar Britanisë së Madhe kërkon "qartësi absolute" mbi marrëdhëniet e ardhshme pas Brexitit, midis Britanisë së Madhe dhe BE-së.

 

Nesër, mot me diell dhe shumë i nxehtë

 Në Mal të Zi mban mot kryesisht i kthjellët dhe mjaft i nxehtë. Fryn erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të ndryshme. Temperaturat në orën 13: në Podgoricë e Herceg Novi 36 gradë, Ulqin 34, Tivar, Cetinë e Nikshiq 31, Plevle 29 dhe në Kollashin 27 gradë.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot kryesisht të kthjellët dhe shumë të nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të veriut. Temperatura e mëngjesit prej 10 deri në 25, kurse më e larta e ditës prej 26 deri në 38 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се