Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

20. 08. 2019. 18:29 >> 18:31

Ditari 20.08.2019

20.08.2019

Mali i Zi i vendosur për partneritetin transatlantik

Mali i Zi, është i vendosur për partneritetin trans-atlantik, dhe i sistemit të vlerave si anëtar i NATO-s, ka vlerësuar presidenti Millo Gjukanoviq. Ai, ka pritur sot shefen e  sapoemëruar të misionit të përhershëm të Malit të Zi, pranë NATO-s, ambasadoren Dubravka Llalloviq.

Presidenti Gjukanoviq, i ka uruar ambasadores sukses në misionin e saj diplomatik duke theksuar përkushtimin e Malit të Zi, ndaj partneritetit trans-atlantik, dhe sistemit të vlerave si anëtar i NATO-s. Në këtë kuptim, ai ka theksuar edhe përkrahjen për forcimin e mëtejmë të partneritetit edhe përmes punës së misionit në Bruksel, është kumtuar nga kabineti i presidentit. Takimi, siç theksohet, ishte edhe rast që të përkujtohen efektet pozitive të anëtarësimit të Malit të Zi, në Aleancë, të cilat vetëm pas dy viteve nga anëtarësimi, vërehen në shumë fusha, siç janë; forcimi i sigurisë kombëtare, forcimi i stabilitetit makroekonomik, rritja e interesimit të investuesve përmes rritjes së investimeve  të jashtme të drejtpërdrejta dhe shumë të tjera. 

Radulloviq, zgjedhet kryetar i Këshillit të Agjencisë për pengimin e  korrupsionit

Momçillo Radulloviq, është zgjedhur sot kryetar i Këshillit të Agjencisë për pengimin e  korrupsionit, në mbledhjen e parë të këtij trupit. Më parë, Parlamenti i Malit të Zi, për anëtar të Këshillit, përveç Radulloviqit, ka zgjedhur edhe Gavrillo Çabarkapa, Zllatko Vujoviq, Goranka Vuçiniq dhe Rifat Hadroviq. Mandati i tyre, zgjatë katër vjet. Të theksojmë se mbledhja e konstituive e Këshillit, është mbajtur me një gusht.

Këshilli i Agjencisë, ka refuzuar të fus në rend të ditës, iniciativën për formimin e grupit punues për kontrollimin e punës së drejtorit të agjencisë, Sreten Radonjiq, i cili ka të bëjë me verifikimin e  kartonave të atyre individëve që kanë fituar banesë ose kredi banesore me kushte të volitshme.   

Ushtria e Malit të Zi dhe policia, për kufij më të sigurt

Patrullat e  përbashkëta të pjesëtarëve të ushtrisë së Malit të Zi dhe policisë, përgjatë një pjese të kufirit, në rajonin e vendkalimit kufitar Bozhaj, është  shembull i vërtet se si dy institucione mund të bashkëpunojnë me qëllim të garantojnë sigurinë e qytetarëve dhe të territorit të shtetit të Malit të Zi, ka deklaruar ministri i mbrojtjes, Predrag Boshkoviq. Ai, me ministrin e brendshëm, Mevludin Nuhoxhiq, ka vizituar patrullat e përbashkëta të ushtrisë dhe të policisë, të cilat veprojnë në sigurimin dhe mbrojtjen e kufirit shtetëror, me Shqipërinë. Duke folur për angazhimin e  policisë dhe të ushtrisë, në mbrojtjen e kufirit e shtetëror, nga migrimet ilegale dhe kriminalitetit tejkufitar, Nuhoxhiq, ka theksuar se patrullat e  përbashkëta, prej muajit gusht deri në dhjetor të vitit të kaluar, i kanë penguar rreth 2000 njerëz, që ilegalisht të hyjnë në Mal të Zi.

Në vizitën e realizuar në këtë rajon, ishte i pranishëm edhe zëvendësi i shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Malit të Zi, koloneli, Svetozar Brajkoviq, dhe ndihmës drejtori i drejtorisë së policisë, për sektorin e policisë kufitare, Vesko Damjanoviq.      

Dënime më të ashpra për sulmet kundër punëtorëve të shëndetësisë

Enti për ndihmën urgjente mjekësore, i Malit të Zi, dënon ashpër sulmet kundër të punësuarve të tij dhe sulmet kundër punëtorëve të shëndetësisë, të cilët duke ushtruar këtë punë të vështirë dhe të përgjegjshme nuk kursejnë as jetën e vet, thuhet në kumtesë të cilën e ka publikuar ky institucion publik shëndetësor, me rastin e sulmit të fundit ndaj ekipit mjekësor nga Plevla. Punëtorët e ndihmës urgjente në këtë qytet, së pari janë fyer verbalisht e pastaj janë gjuajtur me gurë pasi që ishin nisur në një intervenim urgjent. Siç theksohet, është koha e fundit që të mbrohen punëtorët shëndetësor dhe për autorët të parashihen dënime më të ashpra. 

 

Rriten çmimet e banesave nga fillimi i këtij viti

Çmimi mesatar i një metër katrore të banesave, brenda një viti është rritur 11.6% dhe tani kushton 1206 euro, ka kumtuar Monstat. Po ashtu, krahasuar me fillimin e këtij viti, çmimet janë rritur afro 18%. Statistikët, kanë kumtuar se një metër katrore e banesës, më së shumti kushton në bregdet. Monstat, ka sqaruar se dallimet gjatë një viti, në çmimet mesatare, të banesave në një masë të madhe të varet nga pjesëmarrja e banesave solidare. Të përkujtojmë se nga agjencitë për pronat e paluajtshme nga Podgorica, më parë kanë kumtuar se çmimet e banesave, para së gjithash në Podgoricë dhe në bregdet, gjatë këtij viti janë në rritje për shkak të rritjes së interesimit të huajve.  

Fillojnë përgatitjet e nxënësve për vitin e ri shkollor

Fillimi i viti shkollor dhe përgatitja e fëmijëve për shkollë, janë ngarkesë shtesë në buxhetin familjar, pothuajse, në çdo familje. Ato, gjinden siç dinë dhe munden që sa më lehtë të përgatisin fëmijët  vet me materiali të  domosdoshëm shkollor, duke shfrytëzuar të gjitha opsionet e mundshme , nga blerja e librave të përdorur si dhe blerja e librave të ri në këste. 

Të rikujtojmë se shumica e komunave, ka siguruar librat falas për nxënësit fillestar për të ndihmuar përgatitjen e tyre në fillimin  shkollimit, por megjithatë, prindërit duhet të ndajnë së paku 50 euro, sa që nevojitet për një çantë dhe mjete tjera  të nevojshme.

Distribuimi i librave për shkollat fillore dhe ato të mesme është bërë në të gjitha librarit në vend, kurse shitja e librave do të fillojë më së voni, më 26 gusht.

Ndërroi jetë gazetarja, Sllavenka Makoçeviq

Gazetarja e radios së Malit të Zi, Sllavenka Makoçeviq, ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të gjatë, në moshën 46 vjeçare. Kolegia, Slavenka, dy decenie me radhë ka punuar  në redaksinë e radios dhe punën e sajë e kanë karakterizuar stabilitetit, zgjuarsia dhe edukata të cilat i ka përciell “zëri të cilët i besohet” dhe, gjithsesi, profesionaliteti dhe zbatimi i standardeve gazetareske.

Si redaktore, Sllavenka Makoçeviq, ka nënshkruar shumë emisione, intervista dhe rubrika të cilat do të mbeten të paharruara. Njëjtë sikur personaliteti i saj, si kolege e respektuar dhe gatshme çdo herë për bashkëpunim të sinqertë në redaksinë  e Radios.   

I.Daçiq; Takimi Vuçiq-Pompeo i rëndësishëm për çështjen e  Kosovës

Takimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq me sekretarin amerikan të Shtetit SHBA Mike Pompeo është shumë domethënës – si për marrëdhëniet midis dy vendeve tona ashtu edhe për çështjen e Kosovës.

Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq për gazetën “Danas” duke komentuar takimin midis Vuçiqit dhe Pompeos, të paralajmëruar për sot në New York, në kuadër të seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, transmeton Klan Kosova.

Kryediplomati serb thotë se pret që Pompeo nga Neë York të dërgojë një thirrje tjetër publike në Prishtinë për të hequr taksën, në mënyrë që të vazhdojnë negociatat për normalizimin e marrëdhënieve.

Sipas Departamentit të Shtetit, Mike Pompeo do të udhëtojë sot në New York për të marrë pjesë në një debat në Këshillin e Sigurimit të KB për “sfidat për paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme dhe për të mbështetur administratën në gjetjen e zgjidhjeve shumëpalëshe”.

 

R.Haradinaj; “Kosova është gati”

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur deklaratën e Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel kur tha se Evropa do të jetë e bashkuar në plotësisht atëherë kur vendet e Ballkanit Perëndimor do të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.

“E përshëndes Kancelaren Merkel për riafirmimin e Ballkanit Perëndimor dhe perspektivës së zgjerimit që bëri sot nga qyteti hungarez i Sopron”, ka shkruar Haradinaj në Twitte.

“Bashkimi Evropian do të jetë më i fortë dhe më tepër prosperues kur t’i përqafojë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”.

“Kosova është gati”, shkruan Haradinaj.

Do të publikohen edhe të tjera përgjime në ditët në vijim

Gazetari Basir Çollaku deklaron se gazeta “Bild” do të publikojë të tjera përgjime nga dosja 339 dhe 184 në ditët në vijim.

Duke folur për një media shqiptare në SHBA, Nova Media, ai deklaroi se ato qe pritet te dalin, janë edhe më e rëndë se ato qe kemi pare deri tani.

“Unë kam bashkëpunuar me koleget e gazetës gjermane Bild për një sasi të konsiderueshme ngjarjesh që ata po hulumtonin në Shqipëri. Janë publikuar një numër i konsiderueshëm përgjimesh. Në dijeninë time, pa e dekonspiruar dhe pa e dëmtuar punën e kolegëve gjerman, ka të tjera përgjime. Ka serish përgjime te tjera dhe do te dalin dhe ajo çfarë pritet te dale prej tyre është edhe më e rëndë se ajo çka ka dalë deri tani. Ajo çfarë kolegët gjermanë e kanë thënë hapur se nuk tërhiqen nga çfarëdo lloj rrethane përballë profesionit të tyre”, konfirmoi Çollaku.

Nga përgjimet e publikuara deri tani, ka rezultuar se eksponentë të lartë Partisë Socialiste, kanë qenë të përfshirë në shit-blerjen e votave në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me persona me të kaluar kriminale. 

 

Janeva, është paraqitur në prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion 

Prokurorja Speciale e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva është paraqitur në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, ku ajo do të japë deklaratë për rastin “Reket”.

“Unë jam akoma prokurore speciale. Prokurorët e mi po punojnë në rastet dhe shpresoj se këtë vjeshtë do të përfundojnë disa raste. Sa për deklaratën time sot, shpresoj që me argumentet e mia të shpejtoj hetimet”, tha Janeva.

Përpara godinës së PTHP-së, Janeva përveç nga ekipet e shumta të gazetarëve u prit edhe nga avokati, Stevan Pavleski.

Në incizimet e publikuara audio nga gazeta italiane “La Verita” dëgjohet zëri i saj kur i thotë biznesmenit Kamçev se “çdo gjë do të jetë në rregull”. Deri më tani për rastin “Reket” nga PSP-ja kanë dëshmuar prokurorët, Lile Stefanova, Burim Rustemi dhe Elizabeta Josifoska.

 

Në rast të Brexit pa marrëveshje, përfundon lëvizja e lirë

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se rregullat për shtetasit e ndonjë vendi të Bashkimit Evropian për të jetuar dhe punuar në Britani do të përfundojnë në fund të muajit tetor, nëse Britania largohet nga blloku evropian pa marrëveshje.

Qeveria e ish-kryeministres Theresa May kishte shqyrtuar mundësinë e lëvizjes së lirë deri më 2021, duke përmendur mundësinë e lejimit të qytetarëve evropianë që të qëndrojnë në Britani për tre muaj, para se të aplikojnë për të qëndruar më gjatë.

Megjithatë, të dyja mundësitë tani janë hedhur poshtë, në këmbim të një qasjeje të re, që pritet të publikohet më vonë.

Konsiderohet se në Britani jetojnë 3 milionë banorë të bllokut evropian.

Bazuar në lëvizje të lirë, aktualisht qytetarët e BE-së mund të jetojnë dhe punojnë në vende tjera të këtij blloku. Mirëpo kur është pyetur për këtë çështje, Johnson ka thënë se Britania “nuk do të jetë armiqësore ndaj imigrimit apo imigrantëve”. Sipas tij “imigrimi në Britani do të kontrollohet në mënyrë demokratike”. Kryeministri i ri britanik, Boris Johnson ka thënë se do ta largojë Britaninë në këtë datë me apo pa marrëveshje nga blloku evropian, derisa ligjvënësit britanikë janë zotuar se do të rrëzojnë secilën qeveri që tenton të largojë Britaninë nga blloku evropian pa një marrëveshje.

 

Tramp, ka ftuar liderët e Indisë dhe Pakistanit, të ulin tensionet

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se ka biseduar me liderët e Pakistanit dhe Indisë rreth uljes së tensioneve në Kashmir, rajonin për të cilin kanë pretendime të dyja këto shtete.

Kjo ka qenë biseda e dytë e kryeministrit pakistanez me Trumpin në tri ditë.

Pakistani kërkon që një mision i Kombeve të Bashkuara të administrojë Kashmirin dhe masa e rrethimit të anulohet “menjëherë”, ka thënë ministri i Jashtëm pakistanez, Shah Mehmood Qureshi. Thirrjet telefonike të Trumpit ndaj liderëve kanë ardhur në kohën e raportimeve se trupat indiane kanë shtënë me armë zjarri rreth Linjës së Kontrollit në Kashmir, duke lënë të vdekur dy civilë dhe duke plagosur një tjetër të dielën.  Pakistani dhe India shpesh nisin të shtëna në rajonin e Kashmirit, mirëpo tensionet janë rritur pasi Nju Delhi ka vendosur më 5 gusht që t’i anulojë Kashmirit të administruar nga India, statusin special që ka pasur. Nga ajo kohë, në këtë rajon janë ndërprerë linjat telefonike dhe ato të internetit.

Urdhërohen migrantët sirianë të largohen nga Stambolli

Mijëra migrantëve sirianë u është caktuar e marta si ditë e fundit për t’u larguar nga Stambolli, ose do të dëbohen nga qyteti më i madh i Turqisë.

Autoritetet u kanë thënë migrantëve të paregjistruar që të kthehen nëpër provincat ku janë regjistruar, në kuadër të tentimeve për të liruar qytetin nga presioni i tepërt.

Disa sirianë i kanë thënë BBC-së, se shumë prej tyre janë duke u dëbuar në Idlib brenda Sirisë, zonë në të cilën janë përshkallëzuar luftimet.

Disa të tjerë kanë thënë se po detyrohen të nënshkruajnë vullnetarisht dokumente të kthimit, të cilat nuk mund t’i lexojnë dhe as kuptojnë.

Urdhri për t’i larguar refugjatët është marrë në fund të muajit korrik dhe migrantëve u është dhënë një muj kohë për ta zbatuar rregullin.

Rreth gjysmë milioni sirianë janë të regjistruar në Stamboll, mirëpo vlerësohet se aty ka dy herë më shumë banorë sirianë, të cilët fillimisht janë regjistruar nëpër provinca.

 

Nesër, mot i ngjashëm

Në Mal të Zi,  mban mot me diell. Temperaturat në orën 14; Podgoricë 35 gradë, Shavnik 33, Budvë, Plevlë, Bjello Pole e Beranë 32, Hercg Novi, Ulqin, Nikshiq, Plluzhinë, Andrijevic e Rozhajë 31, Petrovac, Tivar e  Kollashin 30, Plavë 29 dhe në Zhablak 26 gradë.

Për nesër, parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Do të fryjë erë e dobët e drejtimeve të ndryshme, në orët e pasditës dhe të mbrëmjes  vende -vende, deri e fortë e drejtimeve veriore dhe verilindore.

Temperatura e mëngjesit prej 11 deri në 23 kurse më e larta e ditës prej 27 deri në 37 gradë celsius.   

 

Ditarin e përgatiti, Gj.Dukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се