Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

14. 08. 2019. 19:37 >> 19:38

Ditari 14.08.2019

14.08.2019

Të reshura të shiut në gjithë vendin në Podgoricë breshër 

Ashtu siç ishte paralajmëruar, në orët e pas ditës së sotme, pati të reshura mjaft të dendura të shiut por edhe të breshrit, sidomos  në kryeqytet e që ishte me madhësi të lajthisë, që nuk është dukuri e shpeshtë në këtë territor.

Ende nuk ka të dhëna për dëmet eventuale materiale, por të reshurat e përciellura me erë të fortë, përshinë pothuaj se të gjithë vendin.

Meteorologët parashohin se edhe nesër do të kemi mot të freskët, krahasuar me disa ditët e kaluara, pasi siç parashihet,  do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe në viset veriore, vende vende, me reshje të dobëta të shiut.

Temperatura e ditës deri në 32 gradë celsius.

Ndalimi i pirjes së duhanit, pa kompromis

Sot ka filluar zbatimi i ligjit për kufizimin e përdorimit të prodhimeve nga duhani me të cilin ndalohet pa kompromis konsumimi i prodhimeve nga duhani në ambientet e mbyllura publike dhe në lokalet e punës. Siç është kumtuar, Ministria e shëndetësisë nuk ka për qëllim dënimin e qytetarëve dhe grumbullimin e të ardhurave nga dënimet, por shëndeti i secilit individ. “Qëllimi i kësaj zgjidhje ligjore, e cila ka fituar përkrahjen e plotë të Qeverisë dhe të parlamentit është ruajtja dhe mbrojtja e shëndetit të gjithë qytetarëve, si të atyre që konsumojnë, ashtu edhe të atyre të cilët nuk i konsumojnë prodhim nga duhani”, është kumtuar nga Ministria e shëndetësisë. Nga kjo ministri është kumtuar se ndalohet pa kompromis pirja e duhanit në objekte ose pjesë të objekteve hoteljerike, kafene, restorante, në lokalet ku shërbehen ushqime dhe pije, sepse kjo çështje e ka preokupuar interesimin më të  madhe të qytetarëve. Nëse pronari i objektit dëshiron të ndajë një pjesë të hapësirës së brendshme ku klientët do të mund të konsumojnë duhanin, kjo pjesë e lokalit duhet ti plotësojë kushtet e caktuara. Punët e inspektimeve në  zbatimin e ligjit i kryen drejtoria për punët inspektive përmes inspektorëve shëndetësor, sanitarë , të tregut dhe të inspektorëve turistikë.

Për shkak të ndalimit të pirjes së duhanit, zvogëlohet numri i mysafirëve

Ligji për kufizimin e përdorimit të prodhimeve nga duhani, i cili ndalon pirjen e duhanit në objektet e mbyllura, do të ndikojë negativisht në afarizmin e objekteve hoteliere, konsideron menaxheri i një lokali në Podgoricë, Boshko Boshkoviq. Ligjin, me të cilin ndalohet pirja e duhanit në lokalet e mbyllura publike me përjashtim në kazino, deputetët e kanë miratuar kah fundi i korrikut dhe ka hyrë në fuqi sot. Boshkoviq, ka theksuar se sot kanë pas më pak mysafirë. Ai ka shtuar se në lokalin në të cilin është i punësuar janë përgatitur për zbatimin e ligjit. Sipas fjalëve të tij, që sot në mëngjes kanë pasur reagime negative të klientëve. Ligji për kufizimin e përdorimit të prodhimeve nga duhani parasheh mundësinë që të caktohet një pjesë e veçantë ku mysafirët do të mund të konsumojnë prodhimet nga duhani.

 

 

Më tepër se 3 mijë qytetar nga Mali i Zi, kanë fituar lejen e qëndrimit në BE

Më tepër se 3 mijë qytetarë të Malit të Zi, vitin e kaluar kanë fituar lejen e qëndrimit në vendet e BE, thuhet në raportin nga Enti për statistikë, Eurostat.

Siç njofton e përditshmja Vjesti, këto të dhëna kanë të bëjnë me qytetarët të cilët për herë të parë kanë fituar lejen e qëndrimit në territorin e BE dhe të cilët janë shpërngulur legalisht nga Mali i Zi. Në këtë numër, siç thuhet, nuk janë përfshirë ata të cilët më parë kanë fituar ose kanë vazhduar qëndrimin në BE, dhe as ata të cilët, ndërkohë, qëndrimin e kanë zëvendësuar me shtetësinë. Sipas vlerësimeve të mëparshme jo zyrtare, nga viti 1991 deri në vitin 2015, nga Mali i Zi, janë larguar 140 mijë banorë dhe, siç konsiderohet, viteve të fundit, prej 5 deri në 6 mijë qytetarë largohen brenda viti nga Mali i Zi.

 

 

Ose i lirë, ose koloni e Beogradit

Rreth ligjit për lirinë e feve përballen idetë malazeze dhe ato nacionale serbe  dhe, nga zgjidhja e tij, do të varet e ardhmja e Malit të Zi: ose do të jetë shtet i lirë ose koloni e Beogradit, ka theksuar kryetari i këshillit të Kishës ortodokse malazeze, Stevo Vuçioniq. Kisha ortodokse serbe ka kumtuar se nesër në manastirin Savina, do të takohet kuvendi popullorë kishtarë i Shën Stefanit, në të cilin, siç shkruan në paralajmërim, do të merret qëndrimi, siç theksohet, ndaj “propozimit qëllimkeq të ligjit me të cilin, Qeveria e Malit të Zi, ka për qëllim që Kishës serbe në Mal të Zi, t'ia marrë trashëgiminë e saj shekullore”. Për analistin politikë, Ranko Gjonoviq, nuk ekziston dallimi ndërmjet koncertit humanitar, të Kuvendit , ose ngjarjeje tjetër të ngjashme, respektivisht nuk ekzistojnë dallime kur është fjala për qëllimet, ndryshe është vetëm mënyra se si ata i drejtohen opinionit.

Ndërpritet sigurimi plotësues shëndetësor

Në Mal të Zi, do të ndërpritet sigurimi plotësues shëndetësor, është paraparë me ndryshimet e ligjit i cili gjendet në procedurën e Kuvendit.

Theksohet se zbatimi i ligjit për sigurimin shëndetësor nga viti 2016, së bashku me ndryshimet nga vitet 2017 dhe 2018, ka treguar probleme dhe paqartësi të caktuara. “Duke bërë analizën e arsyetueshmërisë të zbatimit dhe realizimit  të drejtës nga sigurimi plotësues shëndetësor, të cilin e ka bërë Ministria e shëndetësisë, në bashkëpunim me Fondin për sigurimin shëndetësor dhe me Agjencinë për mbikëqyrjen e siguracioneve, është sqaruar arsyeja e ndërprerjes së sigurimit plotësues shëndetësor”, thuhet në kumtesë.

Qeveria e Malit të Zi, e ka miratuar këtë ligj duke konkluduar që të fillohet me ndryshimet dhe plotësimet e ligjit në fuqi për sigurimin shëndetësor, me të cilin parashihet ndërprerja e kësaj forme të sigurimit. Fillimi i zbatimit të kësaj forme të sigurimit, dy herë është shtyrë dhe asnjë herë nuk është futur në përdorim.

 

Libra falas për nxënësit  fillestarë në Podgoricë

Kryeqyteti, edhe këtë vit, do të ndajë komplet librat falas për të gjithë nxënësit fillestarë në Podgoricë  dhe për këtë qëllim, kanë ndarë 125 mijë euro. Një pjesë e këtyre mjeteve është dedikuar për blerjen e pajisjeve shkollore për nxënësit e shkollave fillore në gjendje më të vështirë materiale. Siç theksohet në kumtesë, Kryeqyteti, gjatë 5 viteve të kaluara, ka ndarë mbi 600 mijë euro dhe në këtë mënyrë, rreth 13 mijë fillestarë, kanë fituar libra falas dhe mbi 2 mijë vogëlush të tjerë nga familjet me gjendje më të rëndë sociale kanë fituar të holla për blerjen e pajisjeve shkollore. “Kompletet e librave, nxënësve do tu dorëzohen në fillim të vitit të ri shkollorë dhe në këtë mënyrë nxënësve fillestarë, do të ua urojnë fillimin e shkollimit dhe do tu dëshirojnë shumë sukses në arsimin e mëtejmë”, është kumtuar nga Kryeqyteti.

 

 

K.Scott; Ka ardhur koha që Kosova dhe Serbia ti japin fund konfliktit

Vendet e QUINT-it kanë kërkuar gjatë ditës së djeshme nga Kosova dhe Serbia të kthehen në tavolinën e diskutimeve.

Si pjesë e kësaj kërkese ndaj Beogradit dhe Prishtinës, ambasadat kryesore kanë kërkuar edhe heqjen e taksës nga Kosova, si dhe ndalimin e propagandës  së Serbisë në arenën ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.

E lidhur me këtë ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka thënë se ka ardhur koha që Kosova dhe Serbia t’i japin fund konfliktit të viteve të 90-ta.

Ai ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia t’i japin hov dialogut që do të çonte në një marrëveshje finale mes dy vendeve.

“Ka ardhur koha t’i jepet fund konfliktit të viteve të 90-ta. I bëj thirrje Kosovës e Serbisë t’i rihapin negociatat e mbështetura nga BE-ja sa më shpejtë të jetë e mundur, dhe t’i shmangen veprimeve që do të pamundësonin arritjen e marrëveshjes finale”, ka shkruar Scott në profilin e tij në Twitter.

Ndaj kërkesës së QUINT-it ka reaguar dje edhe Qeveria e Kosovës.

Nga zyra e kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj kanë thënë për lajmi.net se ata nuk lëvizin nga qëndrimet e veta për taksën dhe dialogun.

 

Daçiq, takon ambasadorët me qëllim pengimin e politikës së jashtme të Kosovës

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq vazhdon angazhimin e tij për krijimin e planeve për të penguar politikën e jashtme të Kosovës.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq është takuar sot me ambasadorët e Serbisë. Ai ka biseduar me ambasadoren e Misionit të Serbisë në Unesco, Tamara Rastovac Siamashvili, ambasadoren e Serbisë në Republikën çeke, Vera Mavriq dhe ambasadorin e Serbisë në Iran, Dragan Todoroviq.

Gjatë takimit, Daçiq i ka njoftuar me gjendjen në Kosovë si dhe veprimeve të Prishtinës që sipas tij kanë sjellë ndërprerjen e dialogut por edhe bllokadën e procesit të Brukselit dhe angazhimet në arritjen e marrëveshjes, shkruan “RTV”, transmeton lajmi.net.

Nga ana e tyre, ambasadorët kanë informuar Daçiqin me gjendjen në shtetet ku përfaqësojnë Serbinë në veçanti raportet bilaterale të Serbisë me ato shtete por edhe përforcimin e aktiviteteve me synim të forcimit të pozicionit të Serbisë në plan shumëpalësh, sidomos në periudhën e tanishme kur Kosova aplikon për anëtarësim në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

 

K.Veseli; Zgjedhjet duhet të vendosin pro atyre që forcojnë aleancat me partnerët 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli , ka pritur sot në takime lamtumirëse ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar dhe atë të Kroacisë, të cilët i ka falënderuar për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vendeve të tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Kadri Veseli ka thënë se falë luftës së UÇK-së në njërën anë dhe krijimit të partneritetit me aleatët perëndimor, Kosova ka arritur lirinë dhe pavarësinë.

Andaj, ai thekson se këto zgjedhje do të jenë vendimtare ku qytetarët do të vendosin pro atyre që ruajnë dhe forcojnë aleancat me miqtë ndërkombëtarë, apo pro atyre që i trajtojnë partnerët ndërkombëtarë si të ishin armiq dhe e lënë Kosovën të vetmuar.

 

Z.Zaev; 50 mijë vende të reja pune në dy vitet e fundit

Kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në rrjetin social Facebook ka shkruar se për dy vjet në shtet janë realizuar 49.552 punësime të reja. Zaev thekson se këta numra janë nga qytetarër e sapo punësuar dhe se nuk kanë të bëjnë me numrin e personave të zhvendosur.

“49.552 vende të reja pune në Maqedoninë e Veriut për dy vjet! Sipas Entit Shtetërore të Statistikave, në tremujorin e parë të vitit 2019 janë regjistruar 789.414 të punësuar, ndërsa në tremujorin e parë të 2017 janë regjistruar gjithsej 739.892 punonjës. Këto nuk janë persona të zhvendosur, por qytetarë të sapo punësuar, këtu në vendin tonë” shkruan Zaev.

Morina nuk do të ekstradohet në Serbi

Gjykata Supreme e Maqedonisë se Veriut ka vërtetuar vendimin e Këshillit Penal për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Penale Shkup se nuk janë përmbushur kushtet për ekstradimin e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina, në Serbi.

Vendimi i Gjykatës Supreme duhet t’i dërgohet Ministrisë së Drejtësisë e cila edhe përgatit vendimin final për refuzimin e kërkesës së palës serbe për ekstradimin e ish pjesëtarit të UÇK-së.

Morina dyshohet nga ana e autoriteteve të Serbisë se para 20 vjetëve, si pjesëtar i UÇK-së, ka bërë krime kundër popullatës civile në Kosovë.

Arrestimi i tij ka shkaktuar reagime të shumta nga autoritetet në Kosovë dhe partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, të cilat kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të Morinës.

 

 

Vazhdojnë përplasjet lidhur me Brexit-in

Ish-ministri i Financave i Britanisë së Madhe, Philip Hammond, ka akuzuar kryeministrin, Boris Johnson, se po përpiqet të shkatërrojë mundësinë e një marrëveshje të re të Brexit-it, duke bërë kërkesa që BE-ja kurrë nuk mund t'i pranonte.

Në një artikull të Times, Hammond tha se një dalje e Britanisë nga BE-ja pa marrëveshje, do të ishte "një tradhti" e rezultatit të referendumit 2016.

Ai tha se kjo "nuk duhet të ndodhë".

Një burim nga qeveria tha se Britania e Madhe do të largohet më 31 tetor përkundër "përpjekjeve më të mira të ish-ministrit Hammond për të kundërtën".

Burimi shtoi se ish-ministri "bëri gjithçka që mundi" për të bllokuar përgatitjet për largim dhe kishte "minuar negociatat".

Por, Hammond i hodhi poshtë këto pretendime.

 

 

UNHCR, bën thirrje qeverive evropiane të pranojnë emigrantët e shpëtuar

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) u ka bërë thirrje qeverive evropiane, që të pranojnë 500 migrantë të shpëtuar në Detin Mesdhe, sa më shpejt që të jetë e mundur, përderisa qeveritë nuk janë në gjendje të bien dakord se kush do t'i marrë ata.

I dërguari i posaçëm i UNHCR-së, Vincent Coquettel, tha se "kjo është një garë me kohën" dhe shtoi se "stuhitë po vijnë dhe kushtet do të përkeqësohen".

Migrantët aktualisht janë në bordin e dy anijeve humanitare, dhe qeveria italiane nuk po i lejon ata të hyjnë në port.

UNHCR-ja tha se këtë vit, rreth 600 njerëz vdiqën ose u zhdukën në detin midis Libisë dhe Italisë.

Komisioni Evropian tha se u kishte bërë thirrje shteteve anëtare të ofrojnë ndihmë, duke theksuar se nuk mund të ndërhyjë vetë.

 

Rifilluan fluturimet në aeroportin e Hong Kongut

Në aeroportin e Hong Kongut kanë rifilluar fluturimet, pas një nate kaosi ku protestuesit pro-demokracisë u përleshen me policinë.

Fluturimet po zhvillohen siç ishte planifikuar, megjithëse disa ende mbetën të vonuara ose anuluara.

Qindra fluturime u anuluan dy ditët e kaluara pasi protestuesit zaptuan objektin.

Më 13 gusht, shpërthimi i dhunës në aeroport, një nga më të ngarkuarit në botë, përfshiu protestuesit që rrahën dy burra për të cilët dyshohet se ishin agjentë të fshehtë kinezë.

Qeveria kineze dhe Hong Kongu dënuan "aktet puthuajse terroriste" të demonstruesve, dhe përsëritën mbështetjen për autoritetet lokale, për të ndëshkuar ashpër ata që janë përgjegjës.

Hong Kongu ka hyrë në javën e dhjetë të protestave antiqeveritare të nxitura nga një projekt-ligj që do të lejonte që të dyshuarit të përballen me gjyq në Kinë.

 “TAKIMI I MËRGIMTARËVE- 2019”

Mbrëmë, në skenën verore në Bratilë, afër Tuzit, u mbajt “takimi i mërgimtarëve”, i 16-ti me radhë e që tradicionalisht organizohet nga Misioni Françeskan, në Malësi. Fillimisht, P.Fran Dushaj i përshëndeti të pranishmit dhe u shpreh i kënaqur për vazhdimësinë e këtij organizimi duke theksuar që së paku, një natë të jemi së bashku me bashkëvendësit tonë që jetojnë në mërgim, por që pushimet verore i kalojnë në vendlindje.

Më pas, P.Pashko Gojçaj, duke mbajtur fjalën e rastit, foli për një jubile të rëndësishëm, 90-vjetorin nga themelimi i Famullisë së Tuzit. Ai duke rikujtuar themeluesin e kësaj famullie, P. Marjan Prela, rikujtoi edhe shumë meshtar tjerë françeskan të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyer në trevën e  Malësisë dhe kudo që kanë vepruar.

Në emër të Kishës katolike në Shqipëri dhe Mal të Zi, të pranishmit i përshëndeti  P.Aurel Gjerkaj, i cili falënderoi misionarët françeskan dhe besimtarët në trevën e Malësisë në ruajtjen e traditës kombëtare dhe fetare në këto treva.

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, në fjalën e vet përshëndetëse, falënderoi Misionin françeskan në Malësi në organizimin e Takimit, tashmë tradicional, të mërgimtarëve, sidomos në periudhën e kaluar në mungesën vetëqeverisjes së plotë lokale dhe të institucioneve të duhura në organizimin e eventeve të ngjashme. Gjeloshaj, po ashtu, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me institucionet fetare në territorin e komunës me qëllim të organizimit të projekteve që avancojnë bashkëpunimin me diasporën nga këto hapësira në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre të dhënë në zhvillimin e përgjithshëm të Malësisë.      

Argjipeshkvi i argjipeshkvisë së Tivarit, mons. Rrok Gjonlleshaj, falënderoi Misionin Françeskan, në Malësi, për organizimin e këtij takimit i cili u kushtohet bashkëvendësve tonë që jetojnë në mërgim.

Përgatiti, Gj.Dukaj, gazetar i RTMZ

 

Nesër, mot i ndryshueshëm

Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira të nddryshueshme dhe vende vende me reshje e bubullimë. Frynë erë mesatare vende vendederi e fortë nga drejtimet e veriut.

Temperaturat: Budvëë 32 gradë, Petrovac, H. Novi e Ulqin 30, Podgoricë 27, Cetinë  26,  Plavë 25, Beranë 23, Andrievicë  22,  Nikshiq, Shavnik e Rozhaj 20, B. Pole 19, Plevle 15 dhe në zhablak 13.

Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe në viset veriore,  vende vende, me reshje të dobëta të shiut.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperatura e mëngjesit prej 8 deri në23, kurse më e larta e ditës, prej 18 deri në 32 g.c.

 

 

Ditarin e përgatiti, Gj.Dukaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се