Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

13. 08. 2019. 20:03 >> 20:05

Ditari 13.08.2019

13.08.2019

Do të kontrollohen kartonat  e funksionareve të cilët kanë marr banesa

Agjencia për pengimin e korrupsionit do të hetojë se kush nga  funksionaret ,të cilët nga Qeveria e kryeministrit Dushko Markoviq ka marr  banës ose kredi me kushte favorizuese ,se ka shkelur Ligjin për pengimin e korrupsionit,është kumtuar nga ky institucion .”Vëmendje e veçantë me rastin e hetimeve do ti kushtohet kontrollimit të kartonave pronësor të funksionarëve publik të cilët gjatë ditëve të fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes të opinionit lidhur me banesat dhe kreditë banesore të ndara me kushte të favorshme “ , i kanë deklaruar mediumit Vijesti nga kjo agjenci.

Qeveria ka publikuar të shtunën e kaluar regjistrin e 96 personave të cilët kanë marr banesa ose kredi banesore  në mesin e të cilëve janë prokurorë ,gjykatës,deputet  dhe ministra. Kjo çështje mund të gjendet në rend të ditës   të martën e ardhshme në mbledhjen e Këshillit të agjencisë ,në rend të ditës të të cilit është zgjedhja e kryetarit të këtij trupi dhe disa çështje  tjera aktuale.

Të publikohen kushtet në bazë të cilave janë ndarë banesa

Rrjeti për afirmimin e sektorit joqeveritar MANS ka kërkuar nga Qeveria që të bëhen publike të gjitha të dhënat për kushtet në bazë të cilave të gjithë funksionarët publik kanë fituar kredi ose banesa  dhe për shumat të cilat ,sic kanë theksuar ata,u janë dhuruar nga buxheti i Malit të Zi .MANS e ka pyetur kryeministrin Markoviq pse Qeveria u ka ndarë banesa funksionarëve publik të cilët duhet të  hetojnë  nëse Qeveria  punon në bazë të ligjit ose i shkel të drejtat e qytetarëve .MANS e intereson se mbi cilat baza  disa nga funksionarët kanë fituar para ,bile sic theksojnë ata,edhe nga disa herë.   Në MANS konsiderojnë se qytetarët kanë të drejtë të dinë dhe të njoftohen me të gjitha kushtet në bazë të cilave Qeveria i ka privilegjuar këta funksionar.

Njëra prej masave është edhe rritja e pensioneve minimale

Harmonizimi i ndryshimeve dhe i plotësimeve të Ligjit për sigurimin invalidor dhe pensionist ndërmjet Ministrisë për punë dhe çështje sociale dhe partnerëve social është në vazhdim e sipër dhe njëra ndër masat është edhe rritja e pensionit minimal,ka deklaruar drejtori i Fondit për sigurimin invalidor dhe pensionist  Dushan Peroviq.

Ai ,ka deklaruar për gazetën Pobjeda se reforma e sistemit pensionist e solidariteti të gjeneratës në Mal të Zi është hartuar në bazë të ligjit për sigurimin invalidor e pensionist në vitin 2004 ,kurse vazhdimi i reformës është bërë me ndryshimet e Ligjit  në vitin 2010 .”Qëllimi i te dy reformave ka qenë vazhdimi i kohëzgjatjes së punës të banorëve të aftë për punë ,pengimi i largimit të hershëm nga tregu i punës dhe futja e tyre  në sistemin pensionist ,si dhe krijimi i sistemit i cili do të sigurojë të ardhurat të sigurta dhe adekuate në pleqëri” , ka theksuar Peroviq.

Ai ka kumtuar se efektet e të dy reformave të sistemit pensionist janë zvogëluar dukshëm  me futjen e kushteve të volitshme për pensionim .Duke komentuar nëse ekziston hapësirë për rritjen e pensioneve ,Peroviq ka theksuar se Qeveria i ndërmerr të gjitha masat dhe aktivitetet për sigurimin e standardit më të lartë për të gjithë qytetarët,pra edhe për pensionistët përmes  krijimit të parakushteve dhe nxitjen e aktiviteteve afariste në fushën e komunikacionit ,bujqësisë ,turizmit dhe degëve tjera të ekonomisë.

 

Për kompensime në administratën publike 2.7 milion euro

Ministria e financave ka paraparë me buxhetin e këtij viti 2.7 milion euro për pagesën  e kompensimeve për të punësuarit në administratën publike e që janë të interesuar për ndërprerjen me marrëveshje të marrëdhënies së punës ,shkruar gazeta Dnevne novine. Nga Ministria e administratës publike kanë kumtuar se fletëparaqitjet mund të dorëzohen deri me 30.dhjetor të vitit të ardhshëm ,edhe pse me ftesën e shpallur publike për paraqitjen e të interesuarve ishte paraparë që të zgjasë deri me 30.gusht.

Ata kanë theksuar se ekziston interesim i madh i të punësuarve ,por numri i saktë i tyre do të dihet pas përfundimit të ftesës publike. Shuma e kompensimeve  varet nga përgatitja shkollore dhe vendi i punës dhe sillet prej 1.000 deri në 16.500 euro.

 

Prej nesër ndalohet pirja e duhanit në lokalet e mbyllura

Prej nesër në Mal të Zi do të jetë e ndaluar pirja e duhanit në lokalet e mbyllura,në bazë të Ligjit për kufizimin e përdorimit të prodhimeve nga duhani. Ligjin ,me të cilin ndalohet pirja e duhanit në lokalet e mbyllura publike ,me përjashtim në kazinotë,deputetët e kanë miratuar kah fundi i muajit korrik ,kurse nesër hynë në fuqi. Me miratimin e Ligjit të ri për kufizimin e përdorimit të prodhimeve nga duhani shfuqizohet Ligji për taksat dhe në të ardhmen nuk do të jetë e mundur të paguhen taksa  me qellim që në një pjesë të objektit të lejohet pirja e duhanit. Ekziston mundësia  e caktimit të një këndi të veçantë të cilin pronari,gjegjësisht shfrytëzuesi i lokalit ta caktoj ekskluzivisht për këtë qellim.

Me Ligjin e ri ndalohet pirja e duhanit në secilin lokal ose pjesë të tij ku konsumohet ushqimi dhe pijet. Për shkeljen e këtyre dispozitave Ligjore parashihen dënime deri në 20 mijë euro.

Shtetet e Kuintit kërkojnë nga Kosova heqjen e taksës për mallrat serbe

Shtetet e Kuintit kanë kërkuar të nis menjëherë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Madje ata kanë thënë se për të nisur ky proces Kosova duhet ta heq taksën ndaj Serbisë, ndërsa Serbia duhet ta ndalë fushatën për heqjen e njohjeve ndaj Kosovës.

Qeveritë e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të bashkuara në qëllimin për të parë normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, politikisht të qëndrueshme dhe ligjërisht detyruese që i kontribuon stabilitetit rajonal. Status quo pengon përparimin e Kosovës dhe Serbisë në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian (BE) dhe thjeshtë nuk është e qëndrueshme. Pas viteve të tëra të ngecjes ka ardhur koha që më në fund të përmbyllen konfliktet e viteve të 90-ta dhe të ofrohet një e ardhme e sigurt dhe e begatshme për qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë duke negociuar në mirëbesim një marrëveshje që mund ta mbështesin të dy palët.

Prandaj, i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë të rifillojnë dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe kërkojmë nga të dy palët të shmangin veprime që do të pengonin një marrëveshje përfundimtare, e cila është e nevojshme për të dy vendet për të arritur integrim më të madh euro-atlantik dhe përfitimet përcjellëse.

Ne jemi të gatshëm të forcojmë rolin tonë në këtë proces në përkrahje të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, por mund ta bëjmë një gjë të tillë vetëm kur ju të jepni shenja të gatishmërisë për kompromis, për heqjen e pengesave dhe rifillimin e bisedimeve. Për Kosovën, kjo nënkupton heqjen e taksave të vendosura ndaj Serbisë. Për Serbinë, kjo nënkupton ndërprerjen e fushatës për heqjen e njohjeve kundër Kosovës.

 

Kurti dhe Mustafa konfirmojnë votën pro shpërbërjes së Kuvendit

Dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (VV) kanë konfirmuar se më 22 .gusht do të votojnë për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i VV-së, Albin Kurti pas takimit me kreun e LDK-së, Isa Mustafa tha se të dyja grupet parlamentare do të jenë në përbërje të plotë për ta shpërndarë Kuvendin.

Më 5 gusht Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur se seanca për shpërbërjen e Kuvendit do të mbahet më 22 .gusht.

Shpërbërja e Kuvendit të Kosovës i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit.

Haradinaj, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë më 19. korrik, meqë ka marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit.

 

Veseli: Marrëveshja e Ohrit dëshmon se kombi shqiptar është paqedashës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, në 18 vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit, ka thënë se kjo ngjarje përbën arritjen më të madhe të përpjekjeve të shqiptarëve për të jetuar si të barabartë në trojet e tyre brenda Maqedonisë së Veriut. 

Nëpërmjet një shkrimi në faqen e tij në Facebook, Veseli tha se marrëveshja e Ohrit dëshmon se kombi shqiptar është paqedashës dhe se problemet parapëlqen t'i zgjidhë përmes dialogut e mirëkuptimit.

“18 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit në Maqedoninë e Veriut. Kjo ngjarje përbën arritjen më të madhe të përpjekjeve të shqiptarëve për të jetuar si të barabartë në trojet e tyre brenda këtij shteti. Kjo ujdi dëshmon se kombi shqiptar është paqedashës dhe se problemet parapëlqen t'i zgjidhë përmes dialogut e mirëkuptimit. Së bashku me Marrëveshjen për emrin ajo ka demokratizuar Maqedoninë e Veriut dhe ka stabilizuar Ballkanin. Paqja në Maqedoninë e Veriut ka rëndësi jetësore edhe për Kosovën, prandaj ne jemi shumë krenarë që bashkëkombësit tanë kanë qenë konstruktivë dhe kanë luajtur rol vendimtar në rrugën Euro-Atlantike të këtij shteti”, ka shkruar Veseli.

Qindra migrantë kanë mbetur në Detin Mesdhe, asnjë vend nuk po i pranon

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) u ka bërë thirrje qeverive evropiane, që të pranojnë 500 migrantë të shpëtuar në Detin Mesdhe, sa më shpejt që të jetë e mundur, përderisa qeveritë nuk janë në gjendje të bien dakord se kush do t'i marrë ata.

I dërguari i posaçëm i UNHCR-së, Vincent Coquettel, tha se "kjo është një garë me kohën" dhe shtoi se "stuhitë po vijnë dhe kushtet do të përkeqësohen".

Migrantët aktualisht janë në bordin e dy anijeve humanitare, dhe qeveria italiane nuk po i lejon ata të hyjnë në port.

UNHCR-ja tha se këtë vit, rreth 600 njerëz vdiqën ose u zhdukën në detin midis Libisë dhe Italisë.

Komisioni Evropian tha se u kishte bërë thirrje shteteve anëtare të ofrojnë ndihmë, duke theksuar se nuk mund të ndërhyjë vetë.

 

Rusia zotohet se do të krijojë armë të reja bërthamore

Shefi për çështje bërthamore në Rusi, është zotuar se ky shtet do të vazhdojë të zhvillojë armë të reja, teksa janë varrosur pesë studiues që kanë vdekur si pasojë e një shpërthimi gjatë testimit të një pajisjeje bërthamore.

E përditshmja amerikane, The New York Times, ka thënë më 12 gusht, duke cituar në kushte anonime disa zyrtarë amerikanë të inteligjencës, se Rusia duket se ka qenë duke testuar “një lloj të ri të raketës bërthamore” dhe se shpërthimi “mund të jetë një nga aksidentet më të këqija bërthamore në rajon pas Çernobilit”.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara, “janë duke mësuar shumë nga shpërthimi”.

Duke iu referuar një rakete që dyshohet se ishte duke zhvilluar Rusia, Trump ka thënë se “shpërthimi ka shqetësuar shumë njerëz për ajrin, objektin dhe aspekte tjera”.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë fillimisht se si pasojë e shpërthimit kanë vdekur dy persona dhe gjashtë të tjerë janë plagosur.

Mirëpo, agjencia për fuqi atomike e kontrolluar nga shteti, Rosatom, ka pranuar se pesë punëtorë kanë vdekur, dhe tre janë plagosur.

Shpërthimi ishte përcjellë me një rritje të shkallës së rrezatimit në Severodvinsk, që gjendet rreth 40 kilometra në lindje të zonës së testimit, mirëpo sipas zyrtarëve një gjë e tillë nuk përbën rrezik.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka insistuar se nuk ka pasur rrezatim dhe nuk ka identifikuar llojin e raketës që ka qenë duke u testuar.

Edhe në të kaluarën, Rusia ka mbajtur të fshehura incidentet e mëdha, duke përfshirë shpërthimin e centralit bërthamor të Çernobilit, që në ditët moderne gjendet në Ukrainë.

Ky njëherësh konsiderohet incidenti më i keq bërthamor në histori.

 

Anulohen sërish fluturimet në aeroportin e Hong Kongut

Fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Hong Kongut janë anuluar sërish, për të dytën ditë radhazi, për shkak të protestave antiqeveritare.

Aeroporti, i cili është një nga më të ngarkuarit në botë, ka qenë vendi i protestave për pesë ditë rresht.

Incizimet tregojnë se pasagjerët po përpiqen të kalojnë përmes demonstruesve, të cilët janë të ulur brenda duke bllokuar nisjet.

Ndërkohë, Komisionari i lartë për të drejtat e njeriut i Kombeve të Bashkuara, Michelle Bachelet, shprehu shqetësimin për forcën e përdorur kundër protestuesve gjatë demonstratave masive në Hong Kong, dhe bëri thirrje për një hetim të paanshëm.

Dhjetë javët e trazirave, janë bërë sfida më e madhe për sundimin kinez të qytetit gjysmë-autonom, që nga dorëzimi i tij nga Britania më 1997.

Protestat filluan për të kundërshtuar një projekt-ligj, që do të lejonte ekstradimet në territorin e Kinës, por shpejt përparuan në një përpjekje më të gjerë për të rritur nivelin e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Nesër mot i ndryshueshëm

       Sot në Mal të Zi mban mot me diell dhe shumë i nxehtë. Frynë erë e dobët deri e mesme nga drejtime të ndryshme.

     Temperaturat: Podgoricë 37, Budvë, Cetinë, Nikshiq , Rozhajë e Shavnik 35, H. Novi , Ulqin e Plevle 34, Plluzhinë , B. Pole , Beranë e Kollashin 33, Tivar, 32, , Plavë 31, dhe në Zhablak 29 g.

       Për nesër paradite parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, kurse pas dite me vranësira të ndryshueshme , jo stabil dhe vend vende me reshje e bubullimë, sidomos në zonat veriore. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë jugore dhe perëndimore. Temperatura e mëngjesit prej 10 deri në 23, kurse më e larta e ditës prej 23 deri në 35 g. c.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се