Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

12. 08. 2019. 20:04 >> 20:05

Ditari 12.08.2019

12.08.2019

Besimtarët mysliman festojnë Kurban Bajramin

Besimtarët mysliman kremtojnë festën Kurban Bajramit. Me këtë rast, kreu i Bashkësisë islame në Mal të Zi,reisi Rifat Fejziq, duke përgëzuar besimtarët, në mesazhin dërguar me rastin e kësaj feste, mes tjerash thuhet se “I Lartëmadhëruari pasi na ka treguar të mirën dhe të keqen, njeriut i ka dhënë lirinë e zgjedhjes. Kështu që Kabili duke zgjedhur të keqen i merr jetën vëllait të tij të pafajshëm duke rënë gjaku i parë njerëzor dhe vëllazëror në tokë. Pra fati në këtë botë nuk është dënim ose shpërblim nga Zoti, por është sprovë dhe mundësi për të arritur mëshirën e tij dhe shpërblimin e përjetshëm. Këtë barrë e kanë bartur edhe të dërguarit e Zotit edhe pse kanë qenë më të zgjedhurit e njerëzimit. Kemi shembull sprovimin e Ibrahimit të cilin na përkujton ky Bajram. Gatishmërinë e tij për të sakrifikuar në emër të Zotit më të shtrenjtën që kishte, Zoti e shpërbleu dhe e mëshiroi me Kurbanin që e kemi sot.
Ishte një mesazh që tregonte se në sistemin fetar dhe të qytetërimit nuk mund të sakrifikohet njeriu siç ishte vepruar në kohën e paganizmit. Vërtetimi i shenjtërisë së jetës së njeriut ka qenë nj kthesë në rendin botëror duke e kthyer atë nga barbar në human.
Asnjë sistem shoqëror e politik i kohës, nuk ka arritur të vendos drejtësi dhe mirëqenie të plotë, mirëpo besimi në Zot dhe drejtësinë e tij absolute, janë shpesë dhe inspirim për të gjithë ne që ta kërkojmë drejtësinë e mirëqenien edhe në këtë botë.
Duke iu lutur Zotit të Lartëmadhëruar për paqe, liri dhe drejtësi në botë, Ju urojmë të gjithë myslimanëve dhe myslimaneve në mal të Zi dhe në diasporë, Gëzuar Bajramin e Kurbanit, thuhet mes tjerash në mesazhin e Bashkësisë islame në Mal të Zi, reisi, Rifat Fejziq.

Pavarësia e legjislacionit është prioritet

Forcimi i pavarësisë dhe përgjegjësisë së legjislacionit vazhdon të jetë në prioritetet e Malit të Zi, në procesin e integrimeve, ka kumtuar shefja e kapitujve 23 dhe 24 në procesin e bisedimeve, Marjana Llakoviq – Drashkoviq.
Ajo për “Ditarin”, ka deklaruar se kësaj do ti kontribuoj strategjia e re e reformës në legjislaturë e cila pas pushimeve vjetore, do të miratohet për periudhën e ardhshme tre vjeçare. Në fillim të muajit shtator do të miratohet strategjia e re e reformës në legjislaturë për periudhën deri në vitin 2022, ka thënë Llakoviq- Drashkoviq. Me këtë, siç ka porositur ajo, do të vazhdoj zbatimi i reformave, duke sqaruar se nga reformat në fushën e sundimit të ligjit varet, jo vetëm përparimi në kuadër të kapitujve 23 dhe 24, por edhe në kapitujt tjerë të negociatave. Për këtë, reforma në legjislaturë, siç thekson ajo, vazhdon të jetë prioritet.

Kryetari i Këshillit do të zgjedhet javën e ardhshme

Këshilli i Agjencisë për pengimin e korrupsionit do të zgjedh kryetarin e këtij trupi në mbledhjen e cila do të mbahet me 20 gusht. Parlamenti i Malit të Zi, për anëtar të Këshillit, ka zgjedhur; Gavrilo Çabarkapa, Zllatko Vujoviq, Momcillo Radulloviq, Goranka Vuciniq dhe Rifat Hadroviq. Kryetari nuk është zgjedhur në mbledhjen konstituive të mbajtur me 1 gusht, sepse nuk ishin të pranishëm të gjithë anëtaret e Këshillit. Kryetari i Kuvendit, Ivan Brajoviq, anëtarëve të sapozgjedhur u ka rekomanduar se presionet e opinionit nuk duhet tu paraqesin ngarkesë por nxitje për një punë profesionale dhe me përkushtim. Përndryshe, Këshillin, i cili numëron pesë anëtarë, e zgjedh Kuvendi i Malit të Zi, në mandatin katër vjeçar, me propozimin e Këshillit për anti korrupsion.

M.Gjuaknoviq; Mojkovci, dëshmi e zhvillimit dinamik të vendit

Komuna e Mojkovcit, dëshmi e zhvillimit dinamik dhe përparimit të Malit të Zi, në rrugën e sigurt në NATO, dhe drejtë BE, ka vlerësuar presidenti, Millo Gjukanoviq.
Ai, në urimin dërguar kryetarit të kësaj komune, Ranko Mishniq, kryetarit të Kuvendit, këshilltarëve dhe të gjithë qytetarëve të Mojkovcit, u ka uruar 13 gushtin, Ditën e Komunës. Gjukanoviq, ka theksuar se resurset e pasura natyrore dhe njerëzore, me të cilat disponon kjo komunë janë garanci e sigurt e zhvillimit më stabil ekonomik dhe rritje e kualitetit të standardit të jetës së qytetarëve, gjë që është qëllim parësor i politikës shtetërore, thuhet mes tjerash në urimin e presidentit Gjukanoviq.

 

Investimet në Ski qendrën, për një zhvillim të më shpejtë

Paralelisht me disa projekte tjera të Qeverisë, ndërtimi i Ski qendrës “Zharski”, me vlerë afro 30 milion euro, pa dyshim do të kontribuojë në hapjen e vendeve të reja të punës, dhe do ti jap impuls të ri ekonomisë lokale, ka theksuar kryeministri Dushko Markoviq, duke uruar 13 gushtin, Ditën e komunës së Mojkovcit.
“Festën e sivjetme në Mojkovac, e shënojmë në atmosferën e rezultateve të duhura të vendit, si në planin e brendshëm, ashtu edhe në planin e politikës së jashtme. Jam i bindur se qytetarët e Mojkovcit, i vlerësojnë përpjekjet të cilat i bën Qeveria, në zhvillimin e infrastrukturës kapitale dhe në krijimin e parakushteve për zhvillim më të shpejtë dhe cilës më të mirë të jetës të çdo individi”, thuhet mes tjerash në urimin e kreut të Qeverisë Markoviq, drejtuar udhëheqësisë së komunës dhe qytetarëve në Mojkovc.

 

Rruga Podgoricë – Guci, më e shkurtër rreth 120 km

Rikonstruimi i rrugës Dinoshë- Cemi i Trieshit, respektivisht, deri në kufirin me Shqipërinë, ka filluar më 17 korrik dhe parashihet të përfundoj brenda një viti. Pas rikonstruimit të kësaj pjese, rruga rajonale nga Podgorica deri në Guci, do të jetë e gjatë 75 kilometra.
Inxhinierja e drejtorisë për komunikacion, Svetllana Janjeviq, deklaroi për gazetën Pobjeda, se realizimi i këtij projekti do të kushtoj rreth 9 milion euro dhe siç parashihet do të përfundoj brenda një viti.
Pjesa e rrugës deri në Cemin e Trieshit, në vendin e quajtur Grabom, është e karakterit rajonal dhe pjesa më e madhe e saj kalon nëpër Shqipëri. Ndërkaq, pjesa brenda territorit të Shqipërisë është përfunduar kurse ideja për lidhjen e Gucisë me Podgoricën, është e kahmoteshme. Rruga ekzistuese nëpër kanionin e Moraçës, është me gjatësi rreth 200 kilometra, ashtu që me realizimi e këtij projekti, rruga e re do të jetë më e shkurtër rreth 120 kilometra.

 

Mali i Zi, perlë e Mesdheut

Mali i Zi, sipas vlerësimit të Komisionit Evropian për udhëtime, në tremujorin e parë të këtij viti, është perlë e Mesdheut. Gjatë tre muajve të parë, sipas të dhënave statistikore evropiane, në Mal të Zi, është shënuar rritje e bujtjeve, 29%, kurse ardhja e turistëve, njëkohësisht, është rritur 49%, shkruan gazeta kroate “Jutarnji list”. Bashkëbiseduesit e gazetës, kanë theksuar se Mali i Zi, në raport me Kroacinë, është më interesante për shkak të paketave investuese sipas shembullit të Turqisë. Sekretari shtetëror në ministrinë e zhvillimit të qendrueshëm dhe turizmit, Damir Davidoviq, ka deklaruar për gazetë kroate, se Mali i Zi gjatë 15 vjetëve të fundit, me përjashtim të njërit vit, shënon rritje në vazhdimësi të qarkullimit. Ai, ka sqaruar se Mali i Zi, ka 43 mijë shtretër në objektet e vendosjes kolektive, prej të cilëve 52%, janë të kategorisë me 4 ose 5 yje.

 

K.Veseli; BE, me standarde të dyfishta

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se beson që Bashkimi Evropian po funksionon me standarde të dyfishta, meqë për të “është e pakuptueshme heshtja e Brukselit ndaj mosnisjes së proceseve për shumë masakra serbe të zbardhura, gjyqeve të zvarritura apo lëna në mes”.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Veseli ka thënë se lirimi i parakohshëm i ish-pjesëtarit të njësisë “Akrepat”, Miodrag Sholaja, nga autoritetet e Serbisë, është një akt i turpshëm.
“Kosova nuk duhet të lejojë që historia të manipulohet dhe viktima të barazohet me xhelatin”, ka shtuar ai.
Javën e kaluar është bërë e ditur se Miodrag Sholaja, i dënuar për masakrën ndaj civilëve shqiptarë në Podujevë më 1999, është liruar me kusht, pasi ka vuajtur dy të tretat e dënimit të tij.
Përveç tij, Veseli ka përmendur edhe lirimin e një viti më parë të Sasha Cvjetanit, i cili po ashtu ishte liruar pa përfunduar dënimin e tij me burgim.

I.Mustafa; Të gatshëm për bashkëpunim me Beogradin, por pa presione

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, i bëri thirrje ministrit të Pushtetit Lokal të Serbisë, Branko Ruzhiq "të përqëndrohet në përmbushjen e detyrimeve të tij ligjore, dhe institucionale ndaj shqiptarëve që jetojnë në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës".
Në një deklaratë për media nga Këshilli thuhet se "Këshilli Kombëtar është gati për bashkëpunim institucional, por nuk do t'i nënshtrohet presionit dhe kërcënimeve".
Ministri Ruzhiq kishte thënë se ishte "e papranueshme për përfaqësuesit e organeve, puna e të cilëve financohet me paratë e të gjithë qytetarëve serbë të veprojnë politikisht në kundërshtim me interesat e shtetit të tyre dhe komunitetit që ata përfaqësojnë".
Këshilli Kombëtar Shqiptar në anën tjetër deklaron se, ministria e Pushtetit Lokal "nuk e ka respektuar vendimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar për emërtimin e vendbanimeve dhe rrugëve në komunën e Medvegjës", për të cilin ata thanë se ishte "në kundërshtim me Ligjin për Pakicat Kombëtare".
Reagimi i ministrit Ruzhiq erdhi pas një kërkese të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Kosovës drejtuar autoriteteve të Kosovës që "të përjashtojnë shqiptarët nga komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nga vendimi për të mos njohur pasaportat serbe".

 

D.Tramp, paralajmëron vazhdimin e bisedimeve me liderin e K.Veriore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un, dëshiron të takohet sërish që të fillojnë negociatat, pas përfundimit të bashkëpunimit ushtarak në mes të SHBA-së dhe Koresë Jugore.
Trump, përmes një postimi në Twitter, tha se Kim i ka bërë këto deklarata përmes një letre dhe se shpreson se do të takohen shumë shpejtë.
Presidenti amerikan tha se Kim i ka kërkuar falje për testimet e raketave në ditët e fundit, por i ka premtuar se do të ndërpresin këtë aktivitet kur të përfundojnë ushtrimet ushtarake me Korenë Jugore.
Lansimi i raketave erdhi disa orë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se ka pranuar “një letër shumë të bukur” nga lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un.
Trump dhe Kim janë takuar tri herë, në Singapor, Hanoi dhe zonën e de-militarizuar koreane.
Presidenti amerikan që ka shfaqur simpati për liderin Kim gjatë cdo takimi, ka premtuar se do ta mbështes Korenë Veriore ekonomikisht nëse tërhiqet nga programi bërthamor.

 

Vazhdojnë bisedimet e paqes nga negociatorët e SHBA dhe të talibanëve

Negociatorët e SHBA-së dhe talibanët do të konsultohen me liderët e tyre, pas përfundimit të rrethit të tetë të bisedimeve të paqes, për t'i dhënë fund luftës gati 18-vjeçare në Afganistan, thanë talibanët.
Zëdhënësi, Zabihullah Mujahid, tha se negociatat në kryeqytetin e Katarit, Doha, përfunduan më 12 gusht, duke shtuar se ato “ishin të dobishme, dhe të dyja palët vendosën të këshillohen me liderët e tyre për hapat e ardhshëm."
Zyrtarët e SHBA-së nuk e komentuan këtë deklaratë.
Por më 11 gusht, derisa afganët po shënonin festën e Bajramit, i dërguari amerikan, Zalmay Khalilzad, shprehu besimin se "ky është Bajrami i fundit i një Afganistani në luftë".
Pak detaje dihen deri më tash për negociatat, por një marrëveshje mes SHBA-së dhe talibanëve do të përfshijë tërheqjen e forcave të huaja nga Afganistani, në këmbim të garancive nga talibanët, se vendi nuk do të bëhej strehë për grupet e tjera ekstremiste. Talebanët deri më tani nuk kanë pranuar të negociojnë me qeverinë e mbështetur nga perëndimi në Kabul, duke e quajtur atë një "regjim kukull".

 

Përplasje mes policisë së Izraelit dhe besimtarëve mysliman në Jerusalem

Besimtarët myslimanë janë përplasur me forcat e policisë së Izraelit të dielën gjatë lutjeve në Jerusalem për shënimin e festës së Kurban Bajramit.
Shërbimet spitalore palestineze deklaruan që së paku 14 persona janë plagosur, një në gjendje të rëndë, në përleshjen me policinë në lokacionin e shenjt. të cilit myslimanët i referohen si xhamia Al-Aksa ndërsa hebrejtë i referohen si Mali i Tempullit. Sipas raportimeve, mijëra myslimanë janë drejtuar për te lokacioni i shenjtë në qytetin e vjetër të Jerusalemit në mëngjesin e së dielës për të kryer lutjet për Festën e Kurban Bajramit. E diela është poashtu ditë e shënuar për hebrenjtë pasi është “Dita e vajtimit” për dy tempuj biblik që kanë qenë në kohërat antike në këtë lokacion. Kompleksi Al-aksa është lokacioni më i shenjtë dhe i treti për myslimanët pas Mekës dhe Medinës në Arabinë Saudite. Për një periudhë të gjatë, ky vend ka qenë epiqendra e konfliktit në mes të Izraelit dhe Palestinës.

 

Përshkallëzohet situata në Hong Kong

Policia e Hong Kongut është përplasur edhe një herë me protestuesit anti-qeveritar, përderisa vendi hyn në javën e 10-të të demonstratave masive dhe trazirave.
Policia hodhi gaz lotsjellës në të gjithë Hong Kongun, duke përfshirë një stacion hekurudhor të mbyllur.
Policia gjithashtu u filmua duke shkrepur plumba gome në një distancë të afërt brenda një stacioni të metrosë, ndërsa oficerët e tjerë u panë duke rrahur njerëz me shkopinj në shkallët lëvizëse.
Hong Hongu është përfshirë nga trazirat dhe dhuna tash e dy muaj. Protestat nisën për të kundërshtuar një projektligj që lejonte ekstradimin e banorëve të Hong Kongut në Kinë.
Kritikët thanë se kjo do të dëmtonte liritë ligjore të Hong Kongut dhe mund të përdoret për të heshtur kritikët.
Edhe pse qeveria tani e ka pezulluar projektligjin, i cili do të lejonte ekstradimet në territorin e Kinës, demonstruesit duan që ai të tërhiqet plotësisht.

 

Nesër, mot me diell dhe shumë i nxehtë

Sot në Mal të Zi, mban mot me diell dhe shumë i nxehtë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.
Temperaturat në orën 14; Ulqin 39 gradë, Podgoricë 38, Herceg Novi 37, Budva 36, Shavnik 35, Petrovac, Cetinë, Nikshiq, Plevle dhe Rozhajë 34, Bjello Pole e Andrijevicë, 33, Tivar, Kollashin e Plluzhinë 32, Plavë 31 dhe në Zhablak 30 gradë.
Për nesër, parashihet mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë.
Do të fryjë erë e dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimet jugore dhe perëndimore.
Temperatura e mëngjesit prej 13 deri në 26, kurse më e lara e ditës prej 30 deri në 40 gradë celsius.


Ditarin e përgatiti, Gj.Dukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се