Žabljak
Pretežno oblačno
9.7 °C
Pljevlja
Pretežno vedro
12.8 °C
Herceg Novi
Oblačno
18.1 °C
Nikšić
Oblačno
14.4 °C
Cetinje
Oblačno
12.8 °C
Bar
Pretežno oblačno
21.7 °C
Podgorica
Pretežno oblačno
16.6 °C
Ulcinj
Oblačno
16.6 °C
Kolašin
Pretežno oblačno
12.9 °C

Ditari

09. 08. 2019.   >>  18:24 0

Ditari 09.08.2019

09.08.2019

Nuk ekziston ligj ideal

Ligji për lirinë e feve dhe për pozitën juridike të bashkësive fetare i duhet Malit të Zi, sepse, i përgjigjet kohës dhe rrethanave, ka deklaruar në intervistën për Qendrën PR ministri për të drejtat e pakicave dhe të njeriut Mehmed Zenka . “Disa vjet me radhë është punuar në këtë Ligj dhe më në fund kemi marr mendim pozitiv të komisionit të Venecias, natyrisht përmes rekomandimeve të caktuara. I kemi bërë të gjitha konsultimet. Shumë ekspertë konsiderojnë se ky Ligj mund të jetë Ligji më liberal nga të gjitha Ligjet për besimet në Evropë.

Është çështje tjetër se përsëri politika përzihet në sjelljen e ndonjë ligji”, ka sqaruar Zenka. Ai konsideron se , edhe kur të miratohet ky Ligj , do të jetë një punë e madhe që ai të zbatohet. Ligj ideal , siç ka theksuar Zenka , nuk ekziston, sepse , “Ideal janë vetëm shkrimet e Zotit”. Ai ,ka theksuar në mungesën e miratimit të Ligjit për partneritetin jetësor të personave të njëjtës gjini , kapitulli 23 nuk mund të përmbyllet. Nëse Mali i Zi synon Evropën, atëherë ky është një segment i cili duhet plotësuar, ka vlerësuar Zenka. Mali i Zi është vend udhëheqës në rajon kur është fjala për respektimin dhe realizimin e të drejtave njerëzore, por ka akoma punë për tu bërë , sidomos kur është fjala për punësimin e personave me invaliditet, edukimin e romëve , luftën kundër dhunës etj, ka theksuar Zenka.

 

Nënshkruhen 5 kontrata me vlerë 360 mijë euro

Drejtoria e punëve publike ka nënshkruar gjatë kësaj jave 5 kontrata, me vlerë të përgjithshme rreth 360 mijë euro , të cilat Qeveria e Malit të Zi i ka paraparë me buxhetin kapital për vitin 2019. Pjesa më e madhe e tyre ka të bëjë me komunat në veri të Malit të Zi . Me qëllim të përparimit të infrastrukturës rrugore , është kontraktuar rikonstruimi i rrugës në Mojkovc, për të cilën do të ndahen afro 117 mijë euro. Po ashtu në rajonin e Komunës Mojkovac është paraparë modernizimi i rrugës lokale me gjatës  prej 2 kilometrash, vlera e të cilës ësht 108 mijë euro dhe punimet duhet të përfundojnë brenda 30 ditëve.

 

 Në shtator fillon prodhimtaria e energjisë elektrike në Mozhur

Rezultati i hulumtimit të deritashëm funksional të 23 gjeneratorëve elektrikë në Malin Mozhur është pozitiv dhe prej muajit shtatorë pritet fillimi i prodhimtarisë komerciale,  kanë kumtuar investuesit e këtij objekti elektro energjetik. Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq dhe sekretari për buxhet dhe financa Sead Osmanoviq kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e kompanisë kineze “Shangaj Elektrik Pover Inxhinjering” dhe të firmës malteziane “Enemalta” . Bashkëbiseduesit kanë theksuar se janë të kënaqur me bashkëpunimin dhe raportet  e deritashme ndërmjet qeverisë dhe firmës kinezo-malteziane dhe kanë shkëmbyer mendimet për vazhdimin e bashkëpunimit , i cili do te jetë nxitës për Ulqinin, por edhe për investuesit. Për ndërtimin e këtij centrali elektrik me erë, me force 46 megavat, janë shpenzuar 89 milion euro, kurse trodhi është marrë me qira për 20 vjet.

 

Prej të mërkurës ndalohet pirja e duhanit në ambiente të mbyllura

Pirja e duhanit në ambiente të mbyllura në Mal të Zi do të hyjë në fuqi të mërkurën më 14. gusht, në bazë të ligjit për përkufizimin e konsumimit të prodhimeve nga duhani. Ligji është publikuar  në fletën zyrtare  të Malit të Zi  me 7. gusht dhe hynë në fuqi  tetë ditë pas shpalljes  në fletën zyrtare ,shkruan Pobjeda.

Me miratimin e Ligjit të ri për përkufizimin e përdorimit të prodhimeve nga duhani, shfuqizohet ligji për taksat dhe në të ardhmen nuk do të mund të paguhen taksa që në një pjesë të objektit të lejohet pirja e duhanit. Ekziston mundësia e caktimit të një këndi të veçantë , të cilin pronari , respektivisht shfrytëzuesi do ta caktojë ekskluzivisht për këtë qëllim. Me ligjin e ri ndalohet pirja e duhanit në çdo hapësirë ose pjesë të lokalit ku konsumohet ushqimi dhe pijet. Ministri Kenan Hrapoviq më parë ka deklaruar se në Mal të Zi nga kanceri i mushkërive sëmurën rreth 400 njerëz në vit , kurse shërimi i një pacienti, sipas të dhënave nga viti 2015 , kushton rreth 70 mijë euro.

 

 Gegaj nënkryetar , Mugosha koordinues

Këshilli komunal i PDS të Tuzit ka zgjedhur njëzëri për nënkryetar të këtij trupi Nikollë Gegaj, kurse sekretare Ivana Nikçeviq. Me ekipin koordinues do të udhëheq Miomir M. Mugosha, është kumtuar nga PDS. Sekretar ekzekutiv janë zgjedhur Allen Zvrka , Mariana Junçaj dhe Elvis Krkanoviq. Të theksojmë se kryetar i Këshillit komunal të PDS të Tuzit është Mirza Pepiq. Në mbledhje është zgjedhur edhe Këshilli ekzekutiv i përbërë prej 19 anëtarëve. Anëtarët e këtij  trupi janë pjesëtarët autoritarë të partisë nga fusha të ndryshme, është kumtuar nga PDS. Siç theksohet në kumtesën e Këshillit komunal të PDS të Tuzit , anëtarët janë njoftuar me vendimet e Këshillit qendror lidhur me përgatitjet kongresin e ardhshëm partiak.

 

Carpenter: Zgjedhjet në Kosovë dhe Serbi mund të vonojnë arritjen e marrëveshjes

Ish-zyrtari i Pentagonit që ka qenë përgjegjës për Ballkanin, Michael Carpenter, vlerësoi se zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, si dhe zgjedhjet e vitit 2020 në Serbi, mund të vonojnë marrëveshjen midis Beogradit dhe Prishtinës.

Carpenter tha në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, se periudha e zgjedhjeve është një kohë shumë e keqe për të negociuar marrëveshje ndërkombëtare."Fakti që Kosova nuk ka një kryeministër është një pengesë e madhe, dhe koha e zgjedhjeve është gjithashtu e përshtatshme për ata që mbrojnë pikëpamje më të ashpra politike, gjë që është e keqe për të arritur një marrëveshje. Unë nuk do të thoja që një marrëveshje është e pamundur, por duket se nuk ka gjasa", tha Carpenter.

Sipas tij, rrethanat politike të brendshme në Serbi dhe Kosovë duket se janë të tilla, që ideja e një "shkëmbimi territoresh" mund të ketë sukses, por sipas tij, ende ka ardhur momenti për këtë, as në Kosovë dhe as në Serbi."Unë nuk besoj se vazhdimi i dialogut, i udhëhequr nga Federica Mogherini, do të çonte në diçka konkrete. Unë mendoj se nëse Serbia dëshiron të kapërcejë atë pengesë, dhe të njohë pavarësinë e Kosovës, do të duhet të marrë diçka shumë konkrete në këmbim, diçka që qytetarët do ta konsiderojnë të vlefshme", tha ai.Carpenter shtoi se administrata aktuale e SHBA-së dëshiron të shfrytëzojë mundësinë për të zgjidhur mosmarrëveshjen midis Serbisë dhe Kosovës, duke shtuar se mbështetja për idenë e shkëmbimit të territorit, nuk ka asnjë lidhje me ndarjet partiake në Amerikë.

Duke iu referuar rolit eventual të Rusisë, Carpenter tha se "nga këndvështrimi i Moskës, është më mirë të vazhdojë një konflikt midis Kosovës dhe Serbisë, sepse kjo i lejon Rusisë të paraqitet si mbrojtës i interesave serbe dhe kundërshtar i Kosovës".

 

Certifikohet gjenerata e parë e FSK-së me mandatin e ri ushtarak

337 pjesëtarë, në mesin e tyre 52 femra, 22 prej komuniteteve pakicë e kanë përfunduar me sukses trajnimin bazik 9 javor, dhe i janë bashkuar Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Rekrutët e rinj e kanë bërë betimin të premten, në një ceremoni të organizuar në Kazermën ‘Adem Jashari’ në Prishtinë.Kjo është gjenerata e parë e rekrutëve që i bashkohen FSK-së pas mandatimit me misionin e ri.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtnant Rrahman Rama ka kërkuar nga pjesëtarët e rinj që kontribuojnë në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së me mandatin e ri, si ushtri e Kosovës

Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, tha se nuk ka detyrë më të ndershme se sa ti shërbesh vendit. Ndërsa i cilësoi me fat pjesëtarët e rinj të cilët i përkasin gjeneratës së parë që i bashkohen FSK-së me mandatin e ri ushtarak.

 

Rama për Euronews: Anëtarësimi në BE pikësynimi i Shqipërisë

Europa nuk po vështron më nga Lindja. Procesi i zgjerimit të BE drejt Ballkanit duket se po pëson një goditje. Këtë gjë e thekson kryeministri shqiptar, Edi Rama, në një intervistë për rrjetin informativ paneuropian, Euronews, duke shprehur shqetësimin për precedentin që po përjeton Maqedonia e Veriut në krahasim me vendin e tij për negociatat e anëtarësimit, një fakt që sipas tij mund të destabilizojë të gjithë rajonin .”Duhet të marrim parasysh faktin që gjithmonë e më shpesh procesi vendimtar i Këshillit nuk bazohet mbi ato që bëjmë, për ato që bëjnë vende si tonat, por mbi situatën e brendshme ose dinamikën e brendshme politike të shteteve të ndryshme anëtare”, deklaroi Rama.

Sipas rezultateve të një hetimi të Këshillit Europian, opinion publik i BE-së po bëhet gjithnjë e më kundërshtues përballë vendeve të reja pretendente për anëtare. Frika ndaj migracionit janë rritur me përfshirjen e Bullgarisë, Rumanisë dhe Kroacisë, por më tej opinioni publik ka ende shumë pengesa që Shqipëria duhet të kalojë për anëtarësimin në Bashkimin Europian. 

Ka shumë fusha për të cilat institucionet shqiptare në kompleks duhet të vazhdojnë punojnë, thekson ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë. Lufta e përditshme kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar dhe trafiku i drogës që po ndryshon taktikë.”Por, anëtarësimi në BE është pikësynimi i Shqipërisë”, siç e shpjegon vetë kryeministri.”Për ne Europa nuk është thjesht një proces burokratik, një grup vendesh të zhvilluara në të cilat ëndërrojmë të përfshihemi, për ne është ajo që ishte për Etërit Themelues që e krijuan atë si një projekt paqeje dhe bashkëpunimi”, theksoi kryeministri Rama.

 

Zaev: Trendë pozitiv në këmbimin me Greqinë pas nënshkrimit të Marrëveshjes

Nënshkrimi i Marrëveshjes me Greqinë ka sjell rritjen e këmbimit tregtar mes dy vendeve dhe rritje edhe të eksportit, shkruan kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook.

“Si rezultat i nënshkrimit të Marrëveshjes me Greqinë, këmbimi tregtar në vitin 2008 është rritur për 15.8 për qind, ndërsa eksporti është rritur në 5.8 për qind. Në periudhën janar- maj 2019 këmbimi i ndërsjellë tregtar ka vazhduar me trend pozitiv prej 4.7 për qind”, ka shkruar kryeministri Zaev.

 

Sheqerinska tregon se kur do të mbahen zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

Zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska ka folur lidhur me kërkesat e vazhdueshme të opozitës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.Ajo dje theksoi se opozita dhjetë herë do të flasë për zgjedhje, vetëm që ta evitojë sfidën kyçe, si të sigurojmë që të gjithë të përgjigjen për krimin dhe të miratohet ligji për prokurori publike.Sipas saj, fillimisht është i rëndësishëm konsensusi për ligjin për prokurori publike, sidomos që opozita, thotë, deklarohet se është për BE-në dhe NATO-n.“Unë nuk e kam të qartë se opozita nuk kërkon zgjedhje, por dëshiron të shmangë diskutime, votime, mbështetje të ligjit që do të garantojë luftë me krimin dhe korrupsionin. Dhjetë herë do të flasin për zgjedhje, vetëm që të ikin nga sfida kyçe, e ajo është që të sigurojmë të përgjigjen të gjithë që kanë bërë krim. Për këtë na nevojitet ndryshim në Ligjin për prokurori publike, për çka edhe ata, opozita, janë të detyruar të japim mbështetje”, tha Shekerinska.

 

SHBA-ja dhe vendet evropiane i bëjnë thirrje Rusisë të tërheqë forcat nga Gjeorgjia

Shtetet e Bashkuara dhe pesë vendet evropiane shënuan 11 vjetorin e luftës pesë-ditore midis Rusisë dhe Gjeorgjisë, dhe i kërkuan Moskës që të tërheqë forcat e saj ushtarake në pozicionet e mbajtura në Gjeorgji.

Përmes një deklarate të përbashkët, ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Belgjikës, Estonisë, Francës, Gjermanisë, Polonisë dhe Britanisë, në Kombet e Bashkuara, shprehën mbështetje për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Gjeorgjisë.Deklarata u lëshua pas një seance të mbyllur të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

 Përmes një deklarimi të veçantë, Departamenti amerikan i Shtetit i kërkoi Rusisë të revokojë njohjen e "të ashtuquajturës pavarësi" të dy rajoneve të shkëputura nga Gjeorgjia, Abhazisë dhe Osetisë së Jugut.

Më 2002, Kremlini filloi dhënien e nënshtetësisë ruse për banorët e rajoneve Abhazi dhe Oseti e Jugut - një politikë që ndihmoi në rritjen e numrit të mbajtësve të pasaportave ruse atje nga rreth 20 përqind në më shumë se 85 përqind të popullsisë.

Pastaj, kur Rusia filloi luftën kundër Gjeorgjisë në gusht të vitit 2008, Kremlini justifikoi vendosjen e forcave ushtarake ruse në Abhazi dhe Osetinë e Jugut duke thënë se ato forca ishin të nevojshme për të mbrojtur qytetarët e Rusisë në rajonet separatiste.

 

Tajfuni Lekima niset drejt brigjeve të Kinës

Autoritetet kineze kanë nisur alarm të kuq, teksa një tajfun i fuqishëm është nisur drejt brigjeve lindore të Kinës.

Tajfuni Lekima, që aktualisht ka përfshirë Tajvanin me erëra më të shpejta se 190 kilometra në orë, pritet të arrijë në Provincën Zhejiang të Kinës, ditën e shtunë

Ekipet e emergjencës janë angazhuar në këtë rajon për të bërë përgatitjet e duhura, ka thënë ministra për Emergjencia e Kinës.Ndërkohë, mijëra persona në Shangai janë paralajmëruar që të nisin përgatitjet për t’u evakuuar.

Paralajmërimet për vërshime janë nisur në disa zona derisa edhe disa linja të trenave janë pezulluar gjatë fundjavës.

Lekima është një nga dy tajfunet që gjenden aktualisht në perëndim të Oqeanit Paqësor.

Tajfuni tjetër, Krosa, është nisur drejt Ishujve Guam.

 

Dy milionë myslimanë pritet të nisin Haxhin

Qindra mijëra myslimanë kanë nisur të arrijnë në Arabinë Saudite për të nisur Haxhin, pavarësisht temperaturave të larta dhe tensioneve politike në rritje në këtë rajon.

Në Haxhin e këtij viti pritet të marrin pjesë një numër i madh i pelegrinëve nga Irani, qeveria e të cilit ka bojkotuar këtë ngjarje, pasi besohet se 2,300 pelegrinë, shumica prej tyre iranianë, janë shtyrë për vdekje gjatë një rituali afër Mekës më 2015.

Haxhi këtë vit nis më 19 gusht dhe përfundon më 24 të po këtij muaji derisa ritualet e tij pritet t’i përfundojnë 2 milionë persona nga 2 miliardë myslimanë sa vlerësohet se janë në botë.

Sipas fesë islame, secilit mysliman i kërkohet të përfundojë Haxhin, që konsiderohet një nga pesë shtyllat e kësaj feje.

 

Nesër mot shumë i nxehtë

     Në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.

     Temperaturat në orën 14. Podgoricë 34, H.Novi, Budvë  Nikshiq 32, Ulqin, Petrovac, Cetinë , Plevle , B. Pole , Beranë, Shavnik e Andrievicë 31, Kollashin e Rozhajë  30, Plluzhinë e Plavë 29 dhe në Zhablak 26 gradë.

    Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 14 deri në 25 , kurse më e larta e ditës prej 29 deri në 39 g. c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se