Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

07. 08. 2019. 19:01   >>  19:02

Ditari 07.08.2019

07.08.2019

PDS kërkon mbledhje të jashtëzakonshme lidhur me plotësimin e Këshillit

Deputetët e PDS ia kanë dorëzuar kryetarit të Kuvendit Ivan Brajeviq kërkesën me të cilën kërkojnë seancën e jashtëzakonshme të parlamentit për me 23. gusht. Propozohet që në rend të ditës të jenë Propozim ligji për plotësimin e ligjit mbi administratën tatimore ,si dhe zgjedhjet dhe emërimet. Siç bëhet me dije Portali i Antema M , kjo pikë e rendit të ditës ka të bëjë me kompletimin e Këshillit për reformën gjithë përfshirëse zgjedhore  dhe të legjislacionit tjetër. Kandidatë  e demokratëve Momo Koprivica dhe Danillo Sharanoviq me 31. korrik nuk janë zgjedhur në këtë trup parlamentarë , sepse , Këshilli administrativ nuk e ka përfunduar debatin për këtë pikë deri në mesnatë kur duhej të përfundojë seanca pranverore e parlamentit. Kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të parlamentit e kanë paraqitur Budimir Gvozdenoviq , Nikolla Rakoçeviq dhe Marta Shqepanoviq.

BE-në e gëzon pjesëmarrja e të gjitha partive në Këshill

Bashkimi evropianë nuk do ta komentojë qëndrimin e Malit të Zi demokratikë që të mos marrë pjesë në punën e Këshillit për reformën e legjislacionit zgjedhorë nëse në të nuk do të jetë e tërë opozita, ka theksuar për gazetën “Pobjeda”  zëdhënësja e BE Maja Kocijançiq. Nga Mali i Zi demokratik është kumtuar më parë se me PDS nuk do të marrin pjesë në punën e Këshillit nëse nuk merr pjesë e tërë opozita , “duke respektuar kështu qëndrimin e BE se është i domosdoshëm koncensusi i përgjithshëm për zgjedhje të ndershme”.  “Ne nuk i komentojmë komentet. Pozita jonë është shprehur në kumtesën e fundit në të cilën kemi theksuar se vendimi të cilin e ka sjell Kuvendi i Malit të Zi për zgjerimin e mandatit të Këshillit parlamentarë për reformën e përgjithshme zgjedhore dhe të legjislacionit tjetër është hap i rëndësishëm drejtë rivendosjes së dialogut politikë në parlament dhe në reformën inkluzive të legjislacionit zgjedhor”, thuhet në kumtesën e Kocijançiq. Ajo më parë ka kumtuar se BE do të vazhdojë të përkrah dhe ta ndihmojë Malin e Zi në zgjidhjen e sfidave të cekura në raportin e fundit të Komisionit evropianë për Malin e Zi.

 

Plani i Brukselit i domosdoshëm  për Malin e Zi demokratike

Zbatimi i planit të Brukselit është hap i domosdoshëm për ata që e dëshirojnë Malin e Zi demokratik , ka vlerësuar nënkryetari i Partisë malazeze ,Miodrag Çuçka. Ai ka theksuar se Partia malazeze është parti qytetare , qëllimi i të cilës është Mali i Zi stabil dhe i suksesshëm, duke sqaruar se për këtë arsye edhe e përkrahin zbatimin e plotë të planit të Brukselit. “Planin e Brukselit e kundërshtojnë vetëm ata të cilët për Malin e Zi dëshirojnë stagnimin dhe sundimin e mëtejmë të PDS “, ka theksuar Çuçka. Ai ka theksuar se në bazë të deklaratave zyrtare është e qartë se këtë plan e përkrahin edhe BE dhe SHBA dhe është po aq me rëndësi se ekziston përkrahja ndërkombëtare për një ide të mirë.

 

Shpallet ftesa publike për zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit

Kolegji i prokurorisë e ka shpallur sot ftesën publike për zgjedhjen e prokurorit suprem të shtetit të Malit të Zi . Kryeprokurorit aktual të shtetit  Ivica Stankoviq mandati 5 vjeçar i skadon në fillim të muajit tetor. Për prokuror suprem të shtetit mund të paraqiten individët të cilët i plotësojnë kushtet e përgjithshme për zgjedhjen e prokurorit shtetëror, të këtë përvojë pune së paku 15 vjeçare si prokuror i shtetit ose gjykatës , ose së paku  20 vjet përvojë në vende tjera të punës si juristë. Të theksojmë se prokurorin kryesor të shtetit e zgjedh dhe e shkarkon parlamenti i Malit të Zi. Prokuror suprem i shtetit i njëjti individ më së tepërmi mund të zgjidhet në dy mandate. Përndryshe kryeprokurori i shtetit, sipas funksionit , është edhe kryetar i Këshillit të prokurorisë.

 

Burg për firmat private të cilat nuk do ti paraqesin punëtorët

Partia qytetare “Alternativa” kërkon përkrahjen e Drejtorisë së tatim pagimeve që mos paraqitja e punëtorëve për sigurim të obligueshëm të karakterizohet si vepër penale , për të cilën do të parashihej dënimi prej 3 deri në 24 muaj burg. “Alternativa kërkon që të futet dënimi me burg për ata pronarë të firmave private të cilët nuk i paraqesin punëtorët e vetë për sigurimin e obligueshëm. Ata dënimin me burg e konsiderojnë si të arsyeshëm , duke pasur para sysh dëmin të cilin punëdhënësit e tillë ia shkaktojnë shoqërisë në përgjithësi . “Sipas vlerësimeve të Alternativës në këtë mënyrë çdo vit përvetësohen prej 120 deri në 150 milion euro. Po ashtu , punëdhënësit e pa ndërgjegjshëm, të cilët nuk i paguajnë kontributet, u bëjnë dëm të madh edhe atyre punëdhënësve të ndërgjegjshëm të cilët detyrimet e veta i paguajnë në tërësi.

 

 

MPJ: Kosova zbaton marrëveshjet e arritura në dialog, Serbia krijon pengesa

“Kosova mbetet e përkushtuar të zbatojë në mirëbesim të gjitha marrëveshjet e arritura në Dialog në Bruksel”.Kështu thuhet në një reagim të Jetlir Zyberej, këshilltarit të ministrisë së Jashtme .

Kosova mund të shërbejë si një shembull për Serbinë në këtë drejtim.

Ne kemi zbatuar me sukses marrëveshjen për lëvizjen e lirë që ka normalizuar lëvizjen e popujve midis dy vendeve. Kosova respekton plotësisht marrëveshjen dhe mbetet e angazhuar për detyrimet ndërkombëtare që ka marrë.

Lëvizja e lirë është një element kyç i integrimit evropian dhe bashkëpunimit më të fortë rajonal. Por Serbia po ndërmerr veprime që kërcënojnë këtë marrëveshje dhe po vazhdon të krijojë pengesa për qytetarët tanë dhe po vazhdon me propagandën e saj për gjoja masa “ekstreme”.Qytetarët e të dyja vendeve mund të udhëtojnë vetëm me letërnjoftim, por nëse duan të kalojnë nga Serbia* në një shtet të tretë, u nevojitet pasaporta.

Bashkimi Evropian si lehtësues dhe garantues i marrëveshjeve të arritura në Bruksel duhet të ndalojë Beogradin nga sjellja dhe veprimet aktuale. Ky përcaktim është pranuar për faktin se shteti i Serbisë ka kryer krimet më të rënda kundër njerëzimit(pas luftës së dytë botërore) në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera.

Shteti serb vazhdon edhe sot të pengojë pajtimin në rajon. Këto deklarime vijnë pas raportimeve nëpër media se Drejtoria Kufitare e Policisë së Kosovës ka marrë vendim për të mos i njohur pasaportat serbe kur qytetarët e Serbisë hyn në Kosovës.

 

Maqedonia e Veriut nënshkroi Konventën e Singaporit për ndërmjetësim

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska sot e nënshkroi “Konventën e Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare që rrjedhin nga ndërmjetësimi”, e njohur si Konventa e Singaporit për ndërmjetësim.

Siç njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë, me nënshkrimin e kësaj konvente, Maqedonia e Veriut dërgon sinjal tek investitorët e huaj se po pranohen instrumentet ndërkombëtare dhe se garantohet siguri tek investimet e huaja

Ceremonia e nënshkrimit të Konventës së Singaporit u organizua nga Ministria e Drejtësisë së Singaporit dhe Komisioni i Kombeve të Bashkuara për të drejtën ndërkombëtare tregtare (UNCITRAL).

Konventa u miratua me konsensus në Kuvendin e Përgjithshëm të KB-së më 20 dhjetor.

 

Disa migrantë plagosen gjatë kalimit të kufirit Bosnje-Kroaci

Tetëmbëdhjetë migrantë u plagosën përderisa u përpoqën të arrijnë në mënyrë të paligjshme në Bashkimin Evropian, përmes kufirit të Bosnjës me Kroacinë, thanë zyrtarët boshnjakë të mërkurën.

Migrantët, të gjithë burra nga Pakistani dhe Iraku, u dërguan në një spital nga policia, thanë zyrtarët, duke mos pranuar të japin detaje të tjera.

Ende nuk dihen detajet e incidentit.

Mjekët thanë se gjashtë prej tyre duket se kishin lëndime të rënda.

Më shumë se 40.000 migrantë dhe refugjatë kanë hyrë në Bosnje që nga viti i kaluar, me shpresën për të kaluar në Kroaci dhe që andej në Evropën perëndimore.

Ka pasur akuza ndaj policisë kroate, për përdorim të dhunës gjatë dëbimit të migrantëve, në zonën kufitare, por pretendimet vazhdimisht janë mohuar nga zyrtarët kroatë.

Pavarësisht kritikave, presidenti Trump viziton El Pason

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të vizitojë vendet ku ndodhën të shtënat masive në Ohajo dhe Teksas, pavarësisht paralajmërimeve se ai mund të mos jetë i mirëpritur.

Sulmet në Dayton dhe El Paso, lanë të vdekur 31 persona.

Presidenti Trump, pas këtyre sulmeve kërkoi, që të gjithë të dënojnë racizmin dhe urrejtjen, por ai është akuzuar për nxitjen e të njëjtave ndjenja, që ai po kërkon të dënohen.

Kongresistja demokrate që përfaqëson El Paso-n, Veronica Escobar, tha se ajo nuk do ta takonte presidentin, duke i kërkuar që ai të kuptojë se fjalët e tij "kanë pasoja".

Pas incidentit që ndodhi gjatë fundjavës, presidenti Trump, kishte bërë thirrje për veprime të menjëhershme për të parandaluar dhunën me armë zjarri, duke thënë se amerikanët duhet të “dënojnë racizmin, urrejtjen dhe supremacinë”.“Këto ideologji të gabuara duhet të mposhten", pati thënë Trump në fjalimin e tij në Shtëpinë e Bardhë."Urrejtja nuk ka vend në Amerikë. Urrejtja shtrëngon mendjen, shkatërron zemrën dhe gllabëron shpirtin", kishte deklaruar presidenti amerikan.

Të shtënat në El Paso po trajtohen si një krim i mundshëm i urrejtjes.

I dyshuari mendohet se është autori i një teksti të postuar në internet në të cilin thoshte "ky sulm është një përgjigje ndaj pushtimit hispanik të Teksasit".

 

Shpërthim i fuqishëm në Kabul, së paku 18 të vrarë

Të paktën 18 njerëz u vranë, dhe 145 të tjerë u plagosën, kur një makinë bombë shpërtheu para një stacioni të policisë, në Kabul të Afganistanit.

Në mesin e viktimave kishte gra dhe fëmijë, bëri të ditur zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Nusrat Rahimi.

Talibanët pohuan përgjegjësinë përmes një deklarate, duke thënë se njëri nga sulmuesit vetëvrasës që e kreu sulmin kishte në shënjestër një "qendër rekrutimi".

Talibanët kanë intensifikuar sulmet ndaj forcave afgane të sigurisë.

Pavarësisht bisedimeve të paqes midis talibanëve dhe Shteteve të Bashkuara, nuk ka pasur asnjë ulje të nivelit të dhunës në Afganistan.

Shtetet e Bashkuara po synojnë të arrijnë një marrëveshje me talibanët, përmes së cilës do të mundësohej largimi i forcave të huaja nga Afganistani.

Mirëpo, SHBA-ja kërkon garanci nga talibanët, se nuk do të lejojnë që Afganistani të bëhet vend i grumbullimit të terroristëve.

Në rast të arritjes së një marrëveshjeje, më pas, do të fillonin negociatat brenda afgane për dhënien fund të luftës gati 18 vjeçare.

Talibanët tash për tash refuzojnë të negociojnë me qeverinë afgane.

OKB: Miliona persona po përballen me uri në Zimbabve

Kombet e Bashkuara kanë shtuar thirrjet urgjente për Zimbabvenë, duke paralajmëruar që më shumë se pesë milionë persona, apo një e treta e popullsisë, kanë nevojë për ndihmë.

Programi Botëror për Ushqim ka kërkuar një fond prej 331 milionë dollarëve, teksa ky shtet përballet me efektet e thatësisë, të një cikloni si dhe krizë ekonomike.

Udhëheqësi i këtij Programi, David Beasley, ka thënë se shumica e këtyre personave janë në “krizë urgjente dhe po përballen me uri të skajshme”.

Ky shtet është duke u përballur me këtë situatë, pasi korrjet e fundit të grurit janë prekur keq nga thatësia dhe çmimi i ushqimit është rritur.

Nivelet e ulëta të ujit po ashtu kanë goditur hidrocentralet në Kariba, duke rezultuar me ndërprerje të energjisë elektrike.

Teksa ka nisur thirrjet për fonde të martën, Beasley ka thënë se rreth 2.5 milionë persona janë në prag të përballjes me urinë.

Problemet e Zimbabvesë janë rritur kur Cikloni Idai ka prekur rajonin më herët gjatë këtij viti.

Stuhia e fuqishme që ka përshirë edhe Malavinë dhe Mozambikun, ka lënë pa shtëpi mijëra persona në Zimbabve.

Të martën, presidenti Emmerson Mnangagwa, ka shpallur thatësinë si katastrofë kombëtare.

Kombet e Bashkuara veçse kanë qenë duke mbledhur 294 milionë dollarë për këtë shtet, mirëpo tani kanë thënë se iu duhen më shumë të holla për shkak të ndikimit të thatësisë.

 

Së shpejti do të vendoset busti i Gjergj Kastriotit në Triesh

Këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Tuzit duhet të vendosin nesër për vendosjen e bustit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut para Shkollës fillore e cila tash mbi 60 vjet e mban emrin e heroit kombëtarë, në Triesh. Të theksojmë se mjetet për ngritjen e bustit i ka siguruar Fondacioni “Trieshi “me seli në Nju Jork. Në dokumentin dorëzuar këshilltarëve për shqyrtim dhe miratim theksohet se kjo Shkollë fillore do të jetë përgjegjëse për mirëmbajtjen e mëtejmë të bustit. Duhet theksuar këtu se propozimi që kjo pikë të përfshihet në rend të ditës me procedurë urgjente e ka paraqitur kryetari i Komunës Nikë Gjeloshaj.

 

Komuna e Tuzit do të hapë zyrën për bashkëpunim me diasporë

Siç është paralajmëruar kohë më parë, një ndër idetë kryesore për funksionalizimin e mirëfilltë të Komunës së Tuzit, është edhe institucionalizimi i marrëdhënieve me diasporën tonë. Duke ditur rrolin e rëndësishëm të mërgatës sonë, shumë shpejt Komuna e Tuzit do të bëjë hapjen e zyrës për bashkëpunim me diasporë.
Qëllimi i hapjes së kësaj zyre është bashkëpunimi sa më i mirë dhe i kontakteve sa më të shpeshta si dhe implementimin në projekte që kanë për qëllim involvimin e diasporës në jetën socio-ekonomike të vendit tonë.
Komuna e Tuzit, është dyerhapur për të gjithë qytetarët, për të gjitha nevojat dhe interesat e tyre. Në veçanti, për bashkëvendësit tonë që punojnë e jetojnë në mërgim. Sidomos, në këtë periudhë të vitit kur në trevën e Malësisë qëndron një numër i konsideruar i mërgimtarëve nga këto treva, pasi ata, pikërisht në këtë kohë vizitojnë vendlindjen, të afërmit dhe të njohurit e vet.
Andaj, në shenjë mirënjohjeje për të gjithë kontributin e dhënë, dyert e vetëqeverisjes lokale në Tuz, janë të hapura për të gjithë mergimtarët tonë, në çdo kohë.

 

Edhe nesër mot me diell dhe i nxehtë

Sot në Mal të Zi mban mot me diell dhe i nxehtë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet jugore.

   Temperaturat: Podgoricë 34, Plevle e Rozhajë 32, Budvë e B. Pole 31, Ulqin, Cetinë, Shavnik e Beranë 30, Tivar, H. Novi, Nikshiq e Kollashin 29, Plluzhinë e Plavë 28 dhe në Zhablak 26 g.

   Edhe për nesër gjatë ditës parashihet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, nga drejtimet jugor. Temperatura e mëngjesit prej 10 deri në 23, kurse më e larta e ditës prej 26 deri në 36. g. c.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се