Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

11. 09. 2013. 18:23 >> 18:36

LAJMET 11.09.2013

11.09.2013

Dita e fundit e Forumit zhvillimor në Milloçer

Në ditën e fundit të Forumit Zhvillimor, i cili u mbajt në Milloçer përveç temave të krizës ekonomike, u bisedua edhe për gjendjen në tregun e kapitaleve respektivisht berzave në rajon, gjë që siç u vlerësua nga pjesëmarrësit, është barometër i mirë i ngjarjeve financiare. Masat e konsolidimit fiskal në afatin e shkurtër japin rezultatet të mira dhe të pritshme pozitive, por në afat të gjatë pa konkurrencë ekonomike, nuk mund të ketë qëndrueshmëri afatgjate fiskale dhe as stabilitet financiar, ka deklaruar ministri i financave të Malit të Zi, Radoje Zhugiq, duke folur në temën “Kriza ekonomike dhe sistemi i financave publike”, që ishte një nga temat e sotme në këtë Forum. 

 

Rebalanci deri në fund të vitit, nëse është nevoja

Rebalanci i buxhetit, nëse do të jetë i nevojshëm, do të bëhet në muajt e fundit të vjeshtës, respektivisht deri në fund të vitit, ka deklaruar Kryeministri Millo Gjukanoviq. Ai në margjinat e Forumit në Milloçer ka deklaruar se rebalanci  nuk është çështja më e  rëndësishme për politikën shtetërore dhe të qeverisë së Malit të Zi, madje as për marrëdhëniet brenda koalicionit.

Rebalanci ishte aktual në momentin kur qeveria kishte propozimet për zgjidhjen e problemeve të trashëguara në raportet mes KAP-it dhe Elektroekonomisë, mirëpo tashmë janë duke u shqyrtuar edhe modalitete tjera në tejkalimin e kësaj çështje, ka thënë kryeministri malazez, duke paralajmëruar se qeveria është në rrugë të mire për zgjidhjen e kësaj çështje  duke krijuar kushtet për punën dhe zhvillimin stabil të sistemit elektroenergjetik të Malit të Zi. Poashtu është  duke u definuar një sistem i suksesshëm i  modelit të punës së industrisë së aluminit në vend, ka pohuar Gjukanoviq.

 

Mali i Zi përkrah deklaratën e përbashkët

Mali i Zi i bashkangjitet dhe përkrah deklaratën e përbashkët për Sirinë, me të cilën dënohet ashpër përdorimi i armatimit kimik në një lagje të Damaskut, për të cilat, sipas burimeve dhe të dhënave të deritashme, për përdorimin e tij është përgjegjës regjimi sirian. Siç u kumtua nga Ministria për Punë të Jashtme dhe Integrimet Evropiane, deklaratën e përbashkët për Sirinë, të miratuar me 6 shtator nga shtetet pjesëmarrëse të samitit të G-20, të mbajtur në Shën Petersburg, e përkrahën SHBA, Australia, Kanadaja, Franca, Italia, Japonia, Koreja e Veriut, Arabia Saudite, Spanja, Turqia dhe Britania e Madhe, e ndërkohë edhe 15 vende tjera të Evropës dhe botës.

 

Marrëveshje për pengimin e konfliktit të interesit

Sot u nënshkrua marrëveshja mes Ministrisë për Punë të Brendshme dhe Komisionit për pengimin e konfliktit të interesit që të avancohet bashkëpunimi në lëmin e shkëmbimit të informatave dhe të dhënave në procesin e vërtetimit të të dhënave personale të funksionareve publike, në veçanti për evidencën e posedimin të automjeteve dhe armëve. Ministria për Punë të Brendshme do ti mundësoj komisionit përdorimin e ueb servisit i cili në bazë të numrit amzë, menjëherë do të paraqes të dhënat për regjistrimin e automjeteve dhe armeve. 

 

Shkurtohet mandati i këshilltarëve të Cetinës

Kuvendi komunal i Cetinës solli sot vendimin që tu shkurtohet mandati këshilltarëve, më ç’gjë u krijuan kushtet që presidenti i Malit të Zi të shpallë zgjedhjet edhe në këtë komunë. Nga partia në pushtet, PDS, u kumtua se parlamenti lokal ka vlerësuar se do të ishte racionale që zgjedhjet e parakohshme të mbahen të njëjtën ditë si edhe në Mojkovac e Petnjicë, me 16 nëntor. Si një nga shkaqet për një vendim të tillë theksohet edhe fakti se zgjedhjet e rregullta është dashtë të mbahen gjatë muajve të dimrit, gjë që, siç kanë vlerësuar ata, do ta vështirësonte organizimin e tyre.

 

Cetina meriton qeverisje më të mirë lokale

Partia Social Demokratike e ka përkrahur vendimin për shkurtimin e mandatit të këshilltarëve lokal në Cetinë, dhe siç kanë kumtuar, konsiderojnë se ky qytet meriton qeverisje më të mirë lokale, ndryshe dhe më përgjegjëse. Sekretari i këshillit komunal të PSD në Cetinë, Mirko Staniq ka thënë së kjo parti, si partia më e madhe opozitare, pret rezultate të mira dhe se janë të sigurt se do të jenë faktor kryesor i qeverisjes së re lokale.

 

Nuk ka koalicion parazgjedhor në Cetinë

Mali i Zi Pozitiv ka demantuar sot se me klubin politik të Malit të Zi të drejtë, kanë biseduar për daljen e përbashkët në zgjedhjet lokale në Cetinë, dhe kanë thënë se në zgjedhjet e ardhshme lokale në këtë qytet, ashtu si edhe në Mojkovac dhe Petnjicë, do të dalin vetëm. Kryetari i këshillit ekzekutiv të Malit të Zi të Drejtë,

Rade Bojoviq kishte thënë më parë se me Malin e Zi Pozitiv bisedojnë për daljen e përbashkët në zgjedhjet e Cetinës, dhe se deri në fund të këtij muaji çdo gjë do të jetë më e qartë. Ndërsa nga Mali i Zi Pozitiv ndërkohë kanë theksuar se kjo parti do të dalë e pavarur në këto zgjedhje, prandaj nuk ka fjalë për koalicion parazgjedhor në Cetinë, si edhe në Mojkovac e Petnjicë.

 

Sot më shumë pacientë se dje

Shërbimi epidemiologjiko-higjienik i shtëpisë së shëndetit në Beranë në bashkëpunim me institutin për shëndetin publik të Malit të Zi edhe sot ka vazhduar me realizimin e anketimit epidemiologjik të banorëve me dhimbje barku si dhe me marrjen e mostrave nga pacientët për diagnostifikimin mikrobiologjik. Siç u kumtua nga shtëpia e shëndetit në këtë qytet, mjekëve prej fillimit të epidemisë deri sot në ora 7 të mëngjesit u janë paraqitur 1 mijë e 520 pacientë me dhimbje barku, prej të cilëve sot një numër më i madh i pacientëve, 28 gjatë 24 orëve të fundit. Ndërsa, gjithnjë vazhdon apeli ndaj banorëve të Beranës që për pije ende të shfrytëzojnë ujin e blerë në shishe përmes masave të shtuara higjienike.

 

Rihapet parku i rikonstruar

Kryetari i qytetit të Podgoricës Miomir Mugosha dhe nënkryetari i qeverisë së Azerbajxhanit Elçin Efendijev hapen sot parkun e rikonstruar të Mbretit në Podgoricë. Gjithashtu u zbulua edhe busti i poetit të njohur azerbajxhanas Husein Xhavit. Husein ishte i arrestuar gjatë viteve të pushtetit sovjetik të Stalinit në vitet e 30-ta të shekullit të kaluar, ndërsa vdiq në gulag në vitin 1941. Vendimi për rikonstruimin e parkut të Mbretit dhe ndërtimin e bustit të këtij poeti është marrë gjatë vizitës së presidentit azerbajxhanas Ilham Alijev në Podgoricë në muajin mars. Në ceremoninë e sotme mori pjesë edhe kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

 

Dialogu i rëndësishëm për të ardhmen evropiane

Dialogu Kosovë Serbi është i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të të dyja vendeve ka thënë në Kosovë, presidenti i Sllovenisë në fillim të vizitës së tij dy ditore në Kosovë. “Unë dua të them se ky është procesi më pozitiv, një arritje mbresëlënëse, është shfaqur urtësi, kurajo dhe vullnet politik për një zgjidhje paqësore të çështjeve të pazgjidhura në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë kuptim, unë përgëzoi drejtuesit e të dy vendeve dhe popujve të të dyja vendeve” ka thënë Pahor. Ndërkaq Prishtinën, tha ai po e viziton me qëllim përforcimin e marrëdhënieve miqësore në të gjitha nivelet. Borut Pahor është takuar edhe me kryetarin e parlamentit, Jakup Krasniqi. Gjatë vizitës zyrtare, përpos takimeve me zyrtarët më të lartë vendor, ai do të takohet dhe me përfaqësuesit e opozitës dhe shoqërisë civile. Në agjendë të Pahorit, janë edhe disa takime me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar.

 

Problemi rreth emërtimit të listës do të zgjidhet me kompromis

Beogradi paralajmëron kompromis lidhur m emërtimin e listës serbe “Serbia” për zgjedhjet e 3 nëntorit në Kosovë. Kryetari i Këshillit parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun ka dekluar sot në Televizionin publik të Serbisë se “në vend të ‘Serbia’ me gjasë do të jetë ‘lista serbe’ apo diçka e ngjashme”. Sipas tij, për momentin emërtimi i listës është problem më i madh, por ai pret që së shpejti të zgjidhet sepse, siç ka thënë, do të ishte keq që KQZ e Kosovës te refuzojë listën serbe. Drecun ka thënë se Prishtina po dërgon mesazhe të fuqishëm se KQZ do të refuzojë të pranojë listën e cila ka emërtimin “Iniciativa Qytetare Serbia”, sepse kërkojnë që Serbia të mos përmendet në emrin e listës.

 

Qeveria e Maqedonisë, pas debatit për Kosovën, e gatshme për zgjidhje

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka njohur sot kabinetin qeveritar me zhvillimet në marrëdhëniet e Kosovës dhe Maqedonisë, pas masave restriktive tregtare dhe të lëvizjes së lirë të qytetarëve në kufirin midis dy vendeve. Zhvillimet në këtë fushë vazhdojnë të mbesin në pozicionin zero, ka thënë zëvendëskryeministrja dhe ministrja Kusari-Lila, por bisedimet janë duke vazhduar. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë thirrje që sa më shpejt të zgjidhet situata e krijuar në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë. Ai ka thënë para kabinetit qeveritar se situata të tilla nuk i japim imazh të mirë as Kosovës as Maqedonisë, prandaj ka kërkuar nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe ministrja e Tregtisë Mimoza Kusari që të punojnë për zgjidhjen e këtij problemi më së largu sot ose nesër.  Ndërsa Pas një debati triorësh, Qeveria e Maqedonisë ka vendosur në mbledhjen e mbrëmshme të mos ndërmarrë masa të reja ndaj Kosovës. Madje, burime qeveritare i kanë thënë Zhurnalit, se Qeveria është e gatshme të arrijë një zgjidhje me autoritetet e Prishtinës, për tejkalimin e situatës aktuale. Masa të reja nuk do të ketë, thonë burimet, sepse vëmendja e Shkupit do të përqendrohet vetëm tek zgjidhja dhe tek bisedimet që paralajmërohen të vijojnë ditët në vijim. Qeveria ka vendosur në fund të debatit të vijojë përpjekjet për zgjidhje dhe të mos ketë njëherazi asnjë masë të re që do të ndërlikonte edhe më situatën, ashtu siç spekulohej ditë më parë, me vendosjen e regjimit të vizave.

 

Programi qeverisës diskutohet sot në seancë plenare

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, dekretoi sot kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, si kryeministër dhe e ngarkoi me formimin e qeverisë së re me ministra nga koalicioni fitues i zgjedhjeve “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Ndërkohë, programi qeverisës pritet e diskutohet në seancën e sotme parlamentare. Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar dje programin qeverisës të gjithë deputetëve të parlamentit shqiptar. Programi qeverisës mësohet se i është dorëzuar çdo deputeti bashkë me një letër personale shkruar nga kryeministri, Rama. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, edhe konfirmoi depozitimin e programit qeverisës, i cili do të diskutohet në seancë e sotme plenare. Ndërkohë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar mazhorancës se programi qeverisës nuk i është vënë në dispozicion ende në mënyrë kushtetuese, përmes Kuvendit të Shqipërisë.

 

Nuk bëhet fjalë për kthim të regjimit të vizave për Ballkanin

Raportuesi special i Parlamentit Evropian (PE) për Serbinë, Jelko Kacin, u ka bërë thirrje medieve të vendeve të Ballkanit Perëndimor që të raportojnë në mënyrë të saktë, besnike dhe pa senzacionalizëm mbi procesin e miratimit të draftit të mekanizmit për kthimin e përkohshëm të regjimit të vizave për këto vende në PE. Në deklaratën e Kacinit, e cila u është shpërndarë mediave nga zyra e tij, ai ka hedhur poshtë shkrimet në disa media në lidhje me këtë temë, duke thënë se “ thjeshtë nuk janë të sakta”.  Sipas Kacinit, temë e shqyrtimit të mbledhjes së djeshme plenare, në asnjë moment, nuk ka qenë kthimi i regjimit të vizave. “Ndonëse situata nuk është dramatike, vetëkuptohet se qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë gjithë çfarë është në mundësitë e tyre që të ndalojnë valën e azilkërkuesve të rremë. Parlamenti Evropian nesër do ta thotë fjalën e vet mbi këtë draft. Votimi i sotëm nuk është shtyrë, siç kanë raportuar disa medie“, thuhet në deklaratën e Jelko Kacinit.

 

Baroso kërkon krijimin sa më shpejt të unionit bankar

Kryetari i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Baroso, ka kërkuar progres të shpejtë në krijimin e unionit bankar të UE-së, që konsiderohet i rëndësishëm në stabilizimin e sistemit financiar të Brukselit. Udhëheqësi i krahut ekzekutiv të UE-së kanë njoftuar sot se Unioni i 28 shteteve duhet patjetër ta kompletojë projektin “që të sigurohet se taksapaguesit nuk do jenë të parët që do të paguajnë” kur bankat dështojnë.

Në fjalimin e tij vjetor në Parlamentin Evropian në Strasburg, Baroso ka thënë se Evropa së fundi ka pranuar “lëvdata dhe vlerësime pozitive” për reformën e saj dhe shpreson që ta tejkalojë krizën e saj të borxheve vitin e ardhshëm. Parlamenti pritet që nesër të votojë në legjislacionin, i cili do e krijojë të parin nga tri shtyllat e unionit bankar, një trup i centralizuar që do i kontrollojë bankat e mëdha.

 

Obama i jep një mundësi propozimit rus

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka thënë se Uashingtoni dhe aleatët do t’i japin propozimit të Rusisë për të siguruar armët kimike një mundësi, derisa e mban ushtrinë të gatshme për sulm ushtarak. Duke iu drejtuar popullit amerikan drejtpërdrejt nga Shtëpia e Bardhë, Obama ka thënë se është “ende herët për të thënë” nëse plani i Moskës për të vendosur armatimin kimik të Sirisë në kontroll ndërkombëtar do të ketë sukses. Ai ka thënë se aleatët e SHBA-ve, Franca dhe Britania do të punojnë me Rusinë dhe Kinën për këtë propozim. Mirëpo, Obama ka vazhduar para popullit amerikan idenë e një intervenimi ushtarak të kufizuar, duke thënë se një veprim i tillë do të ishte i nevojshëm nëse plani i Moskës nuk do të kishte sukses. Obama ka thënë se ai e ka udhëzuar ushtrinë që të jetë gati për veprim si dhe i ka kërkuar Kongresit që ta shtyjë votimin për sulm që t’i jap një mundësi diplomacisë.

 

Irani i gatshëm për marrëveshje për programin bërthamor

Presidenti iranian, Hasan Rohani ka thënë se vendi i tij është i gatshëm që të arrijë marrëveshje me fuqitë botërore rreth programit të saj bërthamor, por koha është e kufizuar. Rohani ka thënë se Irani “është i gatshëm për një lojë ku të gjithë dalin fitues”. Ai ka kërkuar nga perëndimi që të ndryshojë politikën e tij, duke e përfshirë edhe heqjen e sanksioneve ekonomike kundër Iranit për shkak të programit bërthamor të saj. Ai ka thënë se “puna” e arritjes së marrëveshjes bërthamore “nuk mund të bëhet pa respekt”. Komentet e Rohanit janë bërë në kohën kur ai po përgatitet për të shkuar në Nju Jork për t’iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Irani gjithmonë i ka hedhur poshtë akuzat e perëndimit se në mënyrë të fshehtë është duke zhvilluar armë bërthamore.

 

Mot i ndryshueshëm

Në Mal të Zi sot po mban mot me vranësira të pakta deri mesatare. Fryn erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut. Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Tivar, Herceg Novi, Ulqin e Tivat 28, Budve 27, Podgoricë 26, Nikshiq 25, Plevle, Cetinë e Bijello Pole 24, Kollashin, Beranë e Plavë 23, Rozhajë 22, Mojkovac 21 dhe në Zhablak 19 gradë.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot të ndryshueshëm, të vranët dhe me reshje të mundshme të shiut. Pasdite dhe në orët e mbrëmjes reshje më intensive. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 10 deri në 20, kurse më e larta e ditës prej 15 deri në 26 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се