Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

02. 08. 2019. 18:10 >> 18:13

Ditari 02.08.2019

02.08.2019

Më e rëndësishmja është që askush mos ti  kontestojë zgjedhjet e vitit 2020

Me vendimet e miratuara në parlament është hapur rruga që të gjitha partitë politike të marrin pjesë në punën e Këshillit, për  reformën zgjedhore dhe legjislacionin tjetër, ashtu që zgjedhjet e vitit 2020, të përgatiten sa më mirë që të jetë e mundur. Për BE është me rëndësi  të veçantë që rezultatet e këtyre zgjedhjeve të mos i kontestojë askush, ka vlerësuar shefi i delegacionit të BE në Mal të Zi, Aivo Orav.

Ai, konsideron që më së miri do të ishte që vendimet në Këshillë të sillen me koncensus, sepse atëherë do të ishte më e vështirë që vendimet të kontestohen dhe do të mund të krijohet atmosferë, dukshëm më e volitshme për zgjedhje. Vendimi i miratuar në parlament, siç ka theksuar ai, ka qenë e rëndësishme dhe tejet i  vlerësuar edhe nga kënd vështrimi i BE, “sepse ai hap rrugë për të gjitha partitë që të marrin pjesë në punën e Këshillit për një reformë gjithëpërfshirëse të ligjeve zgjedhore dhe të tjerave, kështu që zgjedhjet e vitit 2020, të përgatiten në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka vlerësuar Orav. “Dëshiroj të përkujtoj se komisari Han, është takuar me opozitën dhe atëherë një lider opozitarë ka deklaruar se të gjithë liderët e opozitës dëshirojnë ta takohen me të në Bruksel”, ka thënë ai. Duke folur nëse ekziston kjo kohë e mjaftueshme për përgatitjen e zgjedhjeve të ndershme, Orav, ka theksuar se është një praktikë e mirë që zgjidhjet ligjore të jenë të gatshme 6 muaj, para mbajtjes së zgjedhjeve.

 

Hap i rëndësishëm për dialogun politikë

Vendimi i parlamentit të Malit të Zi, me të cilin zgjerohet mandati i Këshillit parlamentarë për reformën gjithë përfshirëse zgjedhore , është hap i rëndësishëm drejtë rivendosjes së dialogut politikë dhe reformës inkluzive të legjislacionit zgjedhor , është kumtuar nga komisioni evropianë. “BE do të vazhdojë ta përkrah Malin e Zi në sfidat e identifikuara në raportin e fundit të Komisionit evropianë për Malin e Zi, përfshirë këtu edhe vendosjen e pavarësisë së Këshillit të servisit publikë, pastaj në zgjidhjen e sfidave që kanë të bëjnë me punën e komisionit zgjedhor të shtetit dhe të agjencisë për pengimin e korrupsionit , si dhe në reformën vëllimore zgjedhore. Kjo duhet të hap rrugën për rritjen e besimit të qytetarëve në realizimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe të sigurojë që të gjitha partitë politike të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve”,  thuhet në kumtesën e Komisionit evropianë.

 

Të gjithë të marrin pjesë aktive në punën e këshillave

Të gjitha subjektet politike duhet të tregojnë përgjegjësi dhe të marrin pjesë aktive në punën e Këshillit për reformën gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe të legjislacionit tjetër, me qëllim të forcimit të besimit në procesin zgjedhor, ka theksuar ambasadori i Gjermanisë në Mal të Zi , Robert Veber. Ai, siç kanë kumtuar nga kjo ambasadë, ka përshëndetur kompromisin për themelimin e Këshillit të përkohshëm. “Të gjithë akterët politikë duhet të tregojnë përgjegjësi dhe të marrin pjesë aktive në punën e Këshillit me qëllim të forcimit të besimit në procesin zgjedhor”, ka kumtuar Veber.

Ai, ka sqaruar se të gjithë mbajnë përgjegjësi për forcimin e demokracisë në vend dhe rrugës së suksesshme të Malit të Zi drejtë anëtarësimit në BE.

 

Shtyhet mbledhja e Këshillit administrativ

Mbledhja e Këshillit administrativ, në të cilën është dashtë të zgjedhën dy anëtarë të këshillit për reformën e mëtejme zgjedhore dhe të legjislacionit tjetër nga opozita, është shtyrë për më vonë. Mbledhja është shtyrë derisa ndryshimi i vendimit për themelimin e Këshillit, i cili është miratuar në parlament, të mos publikohet në fletën  zyrtare të Malit të Zi. Kërkesën e deputetit Andria Vuksanoviq, e kanë përkrahur 7 anëtarë të Këshillit administrativ, ndërkohë që nuk ka pasur kundër dhe as të përmbajtur. Deputeti i Partisë Socialdemokratike, Rashko Konjeviq, u ka propozuar të gjitha klubeve të deputetëve, si të pushtetit ashtu edhe të opozitës, pasi që ndryshimi i vendimit të hyjë në fuqi, tu dërgohet kërkesa që çdo klub i deputetëve të deklarohet se kush do të jetë përfaqësuesi i tij në Këshillin për reformën gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe të legjislacionit tjetër. Këshilli administrativ, nuk është deklaruar lidhur me propozimin e deputetit Konjeviq. Deputeti i FD, Millutin Gjukanoviq, ka propozuar qe kjo aleancë politike  të ketë tre përfaqësues në Këshillë, kurse klubet e deputetëve të Demokratëve, të PSP , DEMOS , Partisë Socialdemokratike dhe klubi i deputetëve të pavarur, nga një përfaqësues. Ai ka shtuar se Mali i Zi Demokratikë, i ka propozuar dy anëtarë në këshill, por siç ka vlerësuar, nuk ka të drejtë  përveç në një anëtarë.

 

Rrezik i madh për legjislaturën mediatike

Vendimi që një Këshill parlamentarë të lejojë ligjet kryesore mediatike paraqet rrezik të madh, ka vlerësuar kryetari i Këshillit të agjencisë për mediet elektronike, Ranko Vujoviq. Drejtori i aleancës qytetare, Boris Raoniq, ka theksuar se me dhënien  e mundësisë këshillit për legjislaturën zgjedhore që të lejojë dhe të propozojë ligje mediatike, dëshirohet që kjo fushë të rregullohet pa pjesëmarrjen e bashkësisë mediatike. Ata, ia kanë deklaruar këtë “Pobjedës”, pasi që Kuvendi të mërkurën i ka miratuar amendamentet e Këshillit për sistemin politikë, legjislaturë dhe administratë, me të cilat këshillit për reformën gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe të legjislacionit tjetër i mundësohet që të lejojë dhe të propozojë ligjin për media, e jo të shqyrtojë projekt ligjin, ashtu siç ishte definuar në fillim. Vujoviq, ka theksuar se grupi punues i cili ka përgatitur projektet ka qenë i përbërë nga të gjithë përfaqësuesit e bashkësisë mediatike dhe të shoqërisë civile, përfshire këtu edhe përfaqësuesit e ministrive përkatëse. Ai, ka përkujtuar se ligji për mediat i definon disa standarde themelore nga fusha e lirisë së shprehjes, e që janë me rëndësi të veçantë për demokracinë e çdo vendit dhe ka vlerësuar se për këtë ligj do të ishte katastrofike që të jetë temë e marrëveshjeve dhe tregtive politike.

 

Drejtoria e doganave: rritet grumbullimi i të ardhurave 6.6%

Prej janarit deri në korrik të këtij viti, është realizuar grumbullim i të ardhurave në sasi prej 455 milion euro, dhe kështu është realizuar rritje e të ardhurave 6.65%, ose 28.3 milion euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka kumtuar drejtoria e doganave të Malit të Zi. Në këtë mënyrë, Drejtoria e doganave ka realizuar faturim të mirë të ardhurave dhe është tejkaluar realizimi i të ardhurave nga viti i kaluar si dhe plani i grumbullimit të ardhurave për vitin 2019, në të gjitha format e pagesave. Në bazë të strukturës së të ardhurave të grumbulluara, realizimi i pagesës të taksës së vlerës shtesë me rastin e importimeve ka qenë 309.6 milion ose 7.41% më tepër në krahasim me periudhën e kaluar, ka kumtuar drejtoria e doganave.

 

Në muajin korrik janë faturuar mbi 100 milion euro

Drejtoria e tatim pagimeve gjatë muajit korrik ka realizuar një faturim bruto prej 102.8 milion euro, me ç'gjë është tejkaluar realizimi nga i njëjtit muaj të vitit të kaluar prej 10.3 milion euro ose 11% më tepër. Nga drejtoria e tatim pagimeve, është kumtuar se në rritje janë të gjitha format e të ardhurave, si në ato në raport me planin, ashtu edhe në raport me realizimin e tyre nga korriku i vitit të kaluar. Bruto të ardhurat nga tatimi në vlerën shtesë, në korrik të këtij viti, kanë qenë 27.4 milion, gjegjësisht 6 milion euro me tepër se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, kurse në bazë të kontributeve për sigurimin e obliguar, janë grumbulluar 48.5 milion euro, ose 3 milion euro më tepër se në vitin e kaluar, ka kumtuar drejtoria e tatim pagimeve.

 

Thaçi, kërkon nga PAN të propozojë kandidatin për mandatar të ri  

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një shkrese zyrtare dërguar bartësit të koalicionit fitues të zgjedhjeve të fundit, Kadri Veselit, i ka kërkuar edhe zyrtarisht koalicionit PAN që të propozojnë kandidatin e ri për ta mandatuar për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Në këtë letër të presidentit Thaçi drejtuar Veselit thuhet se si koalicion fitues që kanë fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë, kanë të drejtën e propozimit të kandidatit të ri për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Proceduralisht, pas caktimit të mandatarit për formimin e qeverisë, pas propozimit të partisë politike ose të koalicionit që përbën shumicën e Kuvendit, kandidati i ri për kryeministër jo më vonë se pesëmbëdhjetë ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e qeverisë së re para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit. Nëse ajo përbërje e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, presidenti brenda dhjetë ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet qeveria, atëherë presidenti i shpall zgjedhjet që duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre.

 

I. Meta; Vendimi i Kushtetueses i rëndësishëm vetëm për të ardhmen

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka kthyer përgjigje letrës së Kuvendit, duke i sqaruar procedurën mbi dekretimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokake, shfuqizimin e kësaj date dhe përcaktimin e 13 tetorit si datë e re për zgjedhjet.

Sa i përket vendimit që mund të marrë Gjykata Kushtetuese mbi ’30 qershorin’, Meta thekson se ai do të ketë vlerë për të ardhmen, por vendimi nuk mund të ketë efekt prapaveprues. Sipas Metës, shfuqizimi i 30 qershorit është në fuqi dhe kjo datë është djegur për këtë vit.

“Dua t’ju theksoj personalisht Ju, por dhe Kuvendit të Shqipërisë, se cilido qoftë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ai do të ketë vlerë vetëm për të ardhmen dhe mund të ndikojë për sjelljen e Presidentit në situata të ngjashme, por kurrsesi ky vendim nuk mund të ketë efekt prapaveprues për të legjitimuar procesin e votimeve joshtetërore, vetëm me një konkurrent tashmë siç është realizuar më 30 qershor 2019, kjo sepse Dekreti i Presidentit të Republikës nr.11199, datë 10.06.2019 për anulimin e datës së zgjedhjeve më 30 qershor dhe Dekreti nr. 11211, datë 27.06.2019 për caktimin e datës 13 tetor 2019, si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve për pushtetin vendor, janë në fuqi dhe tashmë 30 qershori si datë kalendarike për zgjedhje, është djegur të paktën për këtë vit”, thuhet ndër të tjera në reagimin e presidentit.

 

Vrasje e gjashtëfishtë dhe vetëvrasje në Zagreb

Policia në Zagreb konfirmoi të premten se vrasësi i dyshuar i gjashtë personave në vendbanimin Kajzerica të kryeqytetit kroat, ka kryer vetëvrasje.

Gjashtë trupat e pajetë u gjetën të enjten mbrëma në një shtëpi familjare në Zagreb, pasi policia u alarmua për të shtëna me armë.

Mediat lokale raportojnë se vrasësi i dyshuar ishte ish-bashkëshorti i njërës prej viktimave.

Viktimat përfshijnë dy burra, tri gra dhe një fëmijë, u tha gazetarëve shefi i policisë në Zagreb, Marko Rashiq.

Vetëm një fëmijë shtatëmuajsh u mbijetoi të shtënave, njoftoi Radio Sarajeva.

Policia e gjeti të dyshuarin të vdekur në Brezovica, lagje e Zagrebit.

 

S.Pendarovski; Sfida më e madhe, pajtimi qytetar

Presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e sotëm me rastin e festës kombëtare Ilinden, tha se karakteri i një kombi vlerësohet nga sfidat me të cilat ka guxim të përballet. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, qytetarët e Maqedonisë patën guximin të përballen me më të keqen e shekullit të 20-të, fashizmin dhe nazizmin dhe të çlirojnë atdheun e tyre. Sfida më e madhe për ne sot është pajtimi qytetar. Rruga drejt pajtimit çon në drejtësi bazuar në të vërtetën.

Ai gjithashtu tha se dhe drejtësia e vërtetë kërkon sundimin e ligjit. Duhet të jetë vlera jonë themelore që nuk duhet të rrezikohet. Vetëm pajtimi civil, i bazuar në drejtësi dhe përgjegjësi, do të rivendosë besimin tonë të ndërsjellë dhe do të na mundësojë të ndërtojmë një shoqëri të drejtë dhe të prosperuar evropiane, në të cilën çdo person ndihet i barabartë. Nuk ka asnjë alternative.

Shteti, tha Pendarovski, është përgjegjësia jonë e përbashkët. Pavarësisht se jemi maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, vllehë, romë, boshnjakë, s’ka rëndësi nëse jemi të krishterë, myslimanë, hebrenj apo ateistë, le të bëjmë të gjithë që të kujdesemi për vendin, si gjëja më e vlefshme që kemi. Dhe si President, tha ai, së bashku me ju, unë do të bëj gjithçka që është në kompetencat e mia për të pasur një shtet që mbron qytetarët e tij pasi ajo ka vlerën më të madhe.

 

Stefanoviq, beson në ekstradimin e T.Morinës

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsa Stefanoviq, tha se nuk mund të besojë se Maqedonia e Veriut nuk do ta ekstradojë Tomor Morinën, sepse kjo do të ishte mosrespekt i ligjit ndërkombëtar.

"Të gjitha vendet që janë pjesë e Interpolit duhet të respektojnë rregullat ndërkombëtare. Maqedonia e Veriut, duhet që në bazë të urdhrit dhe dokumenteve të ofruara nga Serbia, ta ekstradojë Morinën", tha Stefanoviq.

Më 24 korrik, policia maqedonase e arrestoi ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga INTERPOL-i me kërkesë të Serbisë.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka thënë se në këtë rast do të respektohet ligji.Për ministrin e brendshëm serb, kjo deklaratë do të thotë se Morina do të ekstradohet.

 

Kërkesë Phenianit, të zhvillojë bisedime me SHBA për programet bërthmore

Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania i kërkuan Phenianit të zhvillojë bisedime kuptimplote me SHBA-të mbi programet e saj të raketave bërthamore dhe balistike.

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) dje ka zhvilluar një takim të Këshillit të Sigurimit pas lëshimit të fundit të raketave nga Koreja e Veriut.

 “Sanksionet ndërkombëtare duhet të qëndrojnë në fuqi dhe të zbatohen plotësisht derisa programet e raketave bërthamore dhe balistike të Koresë së Veriut të shpërbëhen”, tha e dërguara britanike në OKB, Karen Pierce.

Pierce theksoi se “thelbësore” është që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të tregojë unitet në mbrojtjen e rezolutave.

Mediat shtetërore të Koresë së Veriut po ashtu paralajmëruan se lançimet e saj të fundit ishin një paralajmërim për Korenë e Jugut në prag të stërvitjeve ushtarake të planifikuara të këtij muaji me SHBA-të.

SHBA ka minimizuar rëndësinë e raketave me rreze të shkurtër të Phenianit, por kësaj të fundit i është ndaluar testimi i raketave balistike me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së./aa/

 

BE, nuk është e gatshme të rinegociojë marrëveshjen për Brexit

Bashkimi Evropian i tha këshilltarit të ri britanik për Evropën se nuk është i gatshëm të rinegociojë marrëveshjen për Brexit, apo daljen e Britanisë nga BE-ja.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Mina Andreeva, tha se këshilltari David Frost zhvilloi të mërkurën dhe të enjten takime me zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian, i cili administron negociatat për Brexit-in në emër të vendeve anëtare të BE-së.

Andreeva tha se "të dyja palët i përsëritën qëndrimet e tyre".

Ajo tha se "marrëveshja për Brexit nuk është për rihapje".

Andreeva po ashtu tha se kryeministri britanik, Boris Johnson, dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, "do të kenë rastin" të flasin për Brexit-in në Francë, më 24-26 gusht, në margjina të një samiti të G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara.

Këtë javë, Johnson tha se do të bisedojë me udhëheqësit e BE-së për Brexit-in kur ata t'i ndryshojnë qëndrimet për marrëveshjen e divorcit.

Në të kundërtën, Britania do të përgatitet të dalë nga blloku pa marrëveshje, tha zëdhënësja e Johnsonit.

 

Dhjetëra të vrarë nga sulmi në një paradë ushtarake në Jemen 

Së paku 32 njerëz u vranë nga një sulm që kryen rebelët Huthi në një paradë ushtarake të Jemenit.

Parada në qytetin port Aden u sulmua me raketa dhe dron, raportoi një kanal televiziv i udhëhequr nga rebelët.

Në Aden ndodhet Qeveria e Jemenit, e njohur ndërkombëtarisht.

Rebelët Huthi thanë se parada ushtarake ka qenë pjesë e përgatitjeve të forcave pro-qevritare për sulme të reja në territorin e kontrolluar nga ta, në veri të Adenit.

Por, sipas qeverisë, ajo ishte një ceremoni diplomimi për ushtarët e rinj.

Luftimet në Jemen kanë nisur në vitin 2014, kur lëvizja shiite Huthi ka marrë nën kontroll një pjesë të madhe të territorit, duke e detyruar presidentin Abdrabbuh Mansour Hadi të mërgojë.

Konflikti është përshkallëzuar në mënyrë dramatike në mars të vitit 2015, kur Arabia Saudite dhe tetë vende të tjera sunite arabe - të mbështetura nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca - kanë filluar sulmet ajrore kundër rebelëve Huthi, me qëllim, siç është thënë, rikthimin e qeverisë së presidentit Hadi.

 

Edhe nesër mor  mot i ndryshueshëm

      Sot në Mal të Zi, mban mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut.

       Temperaturat: Podgoricë 33 gradë, H. Novi, Budvë e Rozhaj 30 , Tivar, Kollashin, Cetinë , Plevle, Bjello Pole, Andrijevicë, Plavë e Shavnik 29, Petrovac e Plluzhinë 28, dhe në Zhablak 25 g.

        Për nesër në viset jugore dhe qendrore parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me diell, dhe në orët e pas ditës, vende vende me reshje të dobëta të shiut. Ndërkaq në veri parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të shiut e bubullimë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej  13 deri në 24, kurse më e larta e ditës prej 21 deri në 34 g. c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се