Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

01. 08. 2019. 17:34 >> 17:37

Ditari 01.08.2019

01.08.2019

Ligjet zgjedhore deri me 15 nëntor, nuk do ketë  qeveri teknike

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi, i kanë miratuar ndryshimet e vendimit për themelimin e Këshillit për reformën e mëtejme të kodit zgjedhor dhe të legjislaturës tjetër. Për ndryshimin e vendimit, kanë votuar 42 deputetë, kurse dy ishin të përmbajtur. Pasi që janë miratuar 10 amendamente të PDS, amendamenti të cilin e kanë paraqitur deputetët e FD, për formimin e Qeverisë teknike, nuk ka kaluar pasi që atë nuk e kanë përkrahur shumica e deputetëve.

41 deputetë kanë votuar kundër, 20 ishin për, kurse një deputet i përmbajtur. Pritet që në Këshill, të marrin pjesë përfaqësuesit e demokratëve dhe të URA-s, të cilët  e kanë bojkotuar punën e tij të deritashme. Propozuesi i ndryshimit të vendimit për themelimin e Këshillit për reformën e mëtejme të kodit zgjedhor dhe legjislacionit tjetër e kryetar i Kuvendit, Ivan Brajoviq, në fillim të seancës, u ka bërë ftesë deputetëve që së bashku të kontribuojnë në përparimin e kodit zgjedhor dhe të legjislaturës tjetër. Për Brajoviqin, është i pranueshëm amendamenti i cili parasheh që afati për ndryshimin e kodit zgjedhor të shtyhet deri me 15 nëntor. Me amendamentet e Këshillit për sistemin politikë, propozohet që ky trup punues të quhet Këshilli për reformën gjithë përfshirëse të kodit zgjedhor dhe të legjislaturës tjetër dhe të implementohen të gjitha rekomandimet e OSBE. Propozohet miratimi i propozim ligjit për media, lejohet dhe propozohet ligji për RTMZ, përfshirë këtu edhe ndryshimet dhe mënyrën e zgjedhjes të anëtarëve të servisit publikë.

 

Kontribut i madh në plotësimin e ligjeve zgjedhore

Partia Demokratike e Socialistëve, PDS,  është shprehur e kënaqur pasi që me partnerët e koalicionit, me veprimet në grupet punuese të Këshillit për reformën e mëtejme të legjislaturës zgjedhore dhe të tjerave, është dhënë kontribut i madh në plotësimin e mëtejmë të sistemit të përgjithshëm juridik të Malit të Zi, me theks të veçantë në legjislacionin zgjedhor. Kjo, siç kanë theksuar në PDS, ka qenë edhe nxitje që një pjesë e kolegëve opozitarë të marrin pjesë në punën e Këshillit. “Besojmë në kthimin e shpejtë edhe të gjithë deputetëve tjerë të cilët më parë kanë marr pjesë në punën e këtij trupi punues. Me këtë rast, i falënderojmë partnerët tonë të koalicionit, përfaqësuesit e Bashkësisë akademike dhe të sektorit joqeveritarë si dhe ekspertët ndërkombëtarë në ndihmën e madhe dhe në kontributin e duhur në punën dhe kërkimin e zgjidhjeve më të mira”, është kumtuar nga PDS. Punën e Këshillit, siç theksohet, e kanë karakterizuar edhe aktivitetet ndërkombëtare, siç janë vizitat studimore dhe konsultimet për zgjidhjet më të mira nga përvoja komparative Evropiane me qëllim që Mali i Zi, të bëjë hap plotësues përpara kur është fjala për legjislaturën e cila e rregullon procesin zgjedhor.

 

Demokratët: Nuk kemi biseduar me PDS-n

Mali i Zi Demokratik, ka kumtuar se PDS, mbrëmë ka kapitulluar duke aprovuar dhe miratuar pas plotë një viti “Planin e Brukselit”,  të Demokratëve dhe të Lëvizjes Qytetare, URA. “Kolegët tanë nga URA nuk do të kenë anëtarin e vetë të Këshillit pasi që nuk e kanë klubin e deputetëve, si parakusht për anëtarësim në Këshill, mirëpo, Demokratët, në pajtim me marrëveshjen me kolegët nga URA, do ti prezantojnë edhe propozimet e tyre për reformat gjithëpërfshirëse zgjedhore”, kanë theksuar Demokratët. Ata kanë treguar gatishmëri që së bashku me kolegët opozitarë të cilët janë anëtarë të Këshillit, Strahinja Bullaiq, Negjelko Rudoviq, Predrag Bullatoviq, Branka Boshnjak dhe Miodrag Lekiq, të fillojnë punën në reformat gjithë përfshirëse zgjedhore, si hap i parë drejtë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

 

Pasojat e mos miratimit të Ligjit, mund të jenë të shumëfishta

Pasojat e mos miratimit të Ligjit për partneritetin jetësor të personave të njëjtës gjini mund të jenë të shumëfishta, ka vlerësuar zëvendësi i avokatit të popullit, Sinisha Bjekoviq, duke shtuar se miratimi i këtij akti është obligim ndërkombëtarë i Malit të Zi. Ai, për agjencinë MINA, ka deklaruar se në këtë institucion janë të befasuar me informatën se Ligji, nuk e ka kaluar procedurën parlamentare, sepse miratimi i tij mund të trajtohet edhe si iniciativë e avokatit të popullit, e cila është plasuar para disa vitesh. “Pa marrë para sysh paralajmërimet të cilat janë dëgjuar në disa trupa punues parlamentarë, kemi pritur se ky ligj do të miratohet edhe për shkak se fjala është për një obligim ndërkombëtarë të Malit të Zi”, ka shtuar Bjekoviq. Ai, ka tërhequr vërejtjen se pasojat e mos miratimit të ligjit mund të jenë të dyfishta. Nga njëra anë, siç ka theksuar ai, ky është një minus në plotësimin e obligimeve të Malit të Zi në integrimet Euro- atlantike. “Nga ana tjetër, e që ndoshta është edhe më e rëndësishme, ligji të miratohet ose jo, vendimet që kanë të bëjnë me realizimin e të drejtave dhe të lirive të organizatave  ose individëve nga popullata LGBT, do të duhet të realizohen në mënyrën siç e parasheh praktika e Gjyqit Evropianë për të drejtat e njeriut”,  ka theksuar Bjekoviq.

 

Konstituohet Këshilli i agjencisë për pengimin e korrupsionit

NëKuvendin e Malit të Zi, sot është mbajtur mbledhja konstituive e përbërjes së re të Këshillit të agjencisë për pengimin e korrupsionit. Parlamenti i Malit të Zi, ka zgjedhur dje për anëtarë të Këshillit të kësaj agjencie, Gavrillo Çabarkapa, Zllatko Vujoviq, Momçillo Radulloviq, Goranka Vuçiniq dhe Rifat Hadroviq.  Kryetari i Kuvendit, Ivan Brajoviq, u ka rekomanduar anëtarëve të Këshillit të agjencisë për pengimin e korrupsionit që ti përjashtojnë ngarkesat e komenteve publike dhe me një punë të përkushtuar të realizojnë rezultate sa më të mira të mundshme. Momçillo Radulloviq, ka theksuar se Agjencia është institucion i cili para së gjithash duhet të veprojë në interes të shoqërisë në përgjithësi. Edhe Goranka Vuçiniq,  pret se Këshilli do të arrijë rezultate ashtu siç i pret opinioni vendor dhe ai ndërkombëtarë.

 

Stankoviqit, do ti vazhdohet mandati edhe një vit

Këshilli i prokurorisë ka shpallur konkursin për prokurorin kryesor të shtetit, ashtu siç parasheh ligji për prokurorinë shtetërore, dy muaj para se prokurorit aktual, Ivica Stankoviq, i skadon mandati me 7 tetor. Për zgjedhjen e prokurorit kryesor të shtetit, nevojitet shumica e dy të tretave, respektivisht tri të pestat e deputetëve, mirëpo duke pasur para sysh faktin se një pjesë e opozitës e bojkoton Kuvendin, është e pa qartë nëse kandidati për kryeprokuror të shtetit do ta fitojë këtë përkrahje. Sipas informatave jo zyrtare të gazetës “Pobjeda”, tani për tani, opsioni më i sigurt është që Stankoviqit,  t'i vazhdohet mandati edhe një vit, respektivisht që Këshilli i prokurorisë ta emërojë atë ushtrues të detyrës. Stankoviq, në Këshillin parlamentar për sistemin politikë, legjislaturë dhe administratë, me 15 maj, kur është shqyrtuar raporti i prokurorisë për vitin e kaluar, ka theksuar se puna e këtij organi gjyqësor nuk do të bllokohet.

 

Të hyrat neto të investimeve të jashtme, kanë qenë 129.3 milion euro

Të hyrat e përgjithshme të investimeve të jashtme të drejtpërdrejta në 5 muajt e parë të këtij viti, kanë qenë 257 milion euro kurse, njëkohësisht, nga vendi kanë dalë 127.7 milion euro, tregojnë të dhënat preliminare të Bankës qendrore të Malit të Zi.

Të hyrat neto nga investimet e jashtme të drejtpërdrejta, respektivisht, dallimi ndërmjet të hyrave dhe të dalave në 5 muajt e parë të këtij viti, ka qenë 129.3 milion euro, ose 115.8 për qind, më tepër se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të hyrat e investimeve të jashtme të drejtpërdrejta, në formën e investimeve pronësore, kanë qenë 166.9 milion euro, ose 65% nga të hyrat e përgjithshme. Nga kjo shumë, në pronat e pa tundshme janë investuar 167 milion euro kurse në ndërmarrje dhe banka, 99.9 milion euro.

 

Me shtetin janë ndarë vetëm 13 komuna

Ministria e financave do të ndërmarrë të gjitha aktivitetet e domosdoshme për ti plotësuar rekomandimet e institucionit revizor të shtetit dhe për të formuar evidencën unike të pronës shtetërore. Kusht për formimin e regjistrit dhe për caktimin e vlerës, është përcaktimi e kufijve ndërmjet shtetit dhe komunave, gjë që është një proces i ndërlikuar dhe kompleks, i kanë deklaruar gazetës, “Pobjeda”, nga Ministria e financave. “Në bazë të raportit të fundit të drejtorisë për pronat e pa luajtshme,  prej me 23 janar, ndarja ka përfunduar vetëm në 13 komuna, kurse në komunat tjera ajo është bërë pjesërisht. Shkak është se administratat lokale, edhe për kundër kërkesave të shumta urgjente, nuk i kanë dorëzuar dokumentet e domosdoshme ose ato i kanë dorëzuar pjesërisht, kanë theksuar në këtë ministri.

Institucioni revizor i shtetit, para dy  muajsh, ka konstatuar se shteti as 10 vjet pas sjelljes së ligjit për pronën shtetërore, nuk disponon me evidencën dhe regjistrin e pronës së vetë.

 

R.Lajiq; Për tetë muaj nga vendosja  e taksës, Serbia ka humbur 260 milion euro

Ministri serb i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikimit, Rasim Lajiq ka folur për humbjet financiare të Serbisë nga taksa 100 për qind në Kosovë.

Ministri serb i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikimit, Rasim Ljajiq ka thënë se Greqia, Hungaria, Sllovenia, Bullgaria, Maqedonia dhe Kroacia kanë përfituar më së tepërmi nga taksa ndaj mallrave serbe e vendosur nga Kosova.

Ai ka thënë se për shkak të saj, Beogradi shënon humbje çdo ditë, raporton “Novosti”, transmeton lajmi.net.  Lajiq ka thënë se për tetë muaj, nga vendosja e taksës, në Kosovë kanë hyrë 260 milionë euro më pak mallra se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Këto janë humbje direkte financiare, por dëmet do të jenë edhe më të mëdha sepse prodhuesit tanë ndoshta do ta humbin atë treg”, deklaroi Lajiq.

“Të tjerët tashmë e kanë shfrytëzuar. Greqia në maj ka rritur eksportin në Kosovë për tri herë e gjysmë, Hungaria, Sllovenia, Bullgaria dhe Kroacia më shumë se dy herë e gjysmë, kurse Maqedonia e Jugut për 50 për qind”, shtoi ai.

Taksa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe ishte vendosur më 21 nëntor të vitit të kaluar nga Qeveria e Kosovës.

 

Thaçi, paralajmëronse do të shqyrtoj të gjitha mundësitë për konsultime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë të mërkurën se ka diskutuar me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, rreth mundësisë së mbajtjes të zgjedhjeve të parakohshme.

Megjithatë, Thaçi ka thënë që do të shqyrtojë të gjitha mundësitë për konsultime me partitë politike në Kuvendin e Kosovës.

“Nëse partitë politike nuk janë në gjendje t’i japin përgjigje këtij realiteti të ri politik në një afat të arsyeshëm kohor, jam i gatshëm t’i shpalli menjëherë zgjedhjet e reja”, ka shtuar ai.

Në një komunikatë për media është thënë se, Daka ka njoftuar presidentin, që KQZ-ja është e gatshme të organizojë zgjedhje në çdo kohë, derisa Thaçi ka konsideruar se është thelbësore që Kosova të ketë qeveri të re.

Diskutimet për zgjdhje të reja kanë ardhur pasi Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës më 19 korrik, meqë është ftuar nga Prokuroria Speciale në Hagë për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

 

Vazhdojnë lëkundjet nga tërmetet në Korçë

Tre lëkundje të reja tërmeti janë regjistruar në orët e para të mëngjesit në Korçë, pas dy të djeshmeve.

Sipas EMSC, njëri prej tërmeteve të rëna sot ishte me magnitudë 2.7 dhe u ndje në orën 04:09 të mëngjesit, tjetri me magnitudë 2.1 dhe u ndje në orën 04:59 të mëngjesit, 2 km në jug të Korçës, ndërsa në orën 05:20 të mëngjesit është ndjerë një tjetër lëkundje me magnitudë 2.9 të shkallës Rihter. Siç është njoftuar, nuk ka të dhëna për pasoja eventuale nga këto lëkundje.

 

Kryeministrat, Zaev e Borisov, vendosin kurore lulesh në varrin e G. Delçev

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov sot do të qëndrojë në Maqedoninë e Veriut me rastin e festimit të përbashkët të dy vjetorit të marrëveshjes së Fqinjësisë, Miqësisë dhe Bashkëpunimit midis Shkupit dhe Sofjes.

Borisov do të mirëpritet zyrtarisht nga kryeministri Zoran Zaev. Dy kryeministrat dhe delegacionet qeveritare do të zhvillojnë takime bilaterale për të diskutuar përparimin e bashkëpunimit dypalësh dhe planit shumëpalësh.

Kryeministrat Zaev dhe Borisov do të kenë konferencë të përbashkët për shtyp në qendrën e mediave të Qeverisë, pas së cilës do të nisen për në kishën “Shën Spas”, ku do të vendosin kurora lulesh pranë varrit të Goce Dellçevit.

 

Ekspertët e OKB, parashohin e mundësinë që IS sërish të fillojë kryengritje

Grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS) mund të jetë i bazuar në Irak, mirëpo rrjeti synon të bashkohet sërish për ndonjë kryengritje eventuale, ka thënë një grup i ekspertëve të Kombeve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit.

Qëndrimi i tyre është i bazuar në raportin e OKB-së për grupin ekstremist, në të cilën është thënë se “qendra e tij e gravitetit” gjendet në Irak, aty edhe ku besohet se jeton lideri i këtij grupi, Abu Bakr al-Bghadi.

Pas largimit nga Baghuzi në muajin mars, njëherësh bazës së fundit në Siri, udhëheqësia e IS-it tani synon të përgatitet për rikthim, është thënë në raport.

Aty është thënë edhe se ky grup e shfrytëzon “propagandën” për të udhëhequr si “rrjet terrorist global”.

Pikëpamje të njëta për IS-in kanë ndarë edhe zyrtarët e inteligjencës amerikane.

Pas mposhtjes së tyre në Baghuz, i dërguari amerikan në Siri, James Jeffery, ka thënë se “ky nuk është fundi i luftimeve”.

Duke cituar një raport të Institutit për Studime të Luftës, Zëri i Amerikës ka raportuar se kthimi i IS-it “mund të jetë më i shpejtë dhe më shkatërrues”, se më parë. Aktualisht besohet se 10,000-15,000 luftëtarë mund të jenë në Siri dhe Irak.

 

Presidenti Tramp, i ofron ndihmë Rusisë, në përballje me zjarret  

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka ofruar ndihmë Rusisë që të përballet me zjarret në pyjet e Siberisë, teksa synon të përmirësojë marrëdhëniet e Uashingtonit me Moskën.

Trump ka telefonuar presidentin rus, Vladimir Putin për t’i bërë këtë ofertë, ka thënë Kremlini në faqen e tij në internet.

Putin është thënë të ketë shprehur “mirënjohje të sinqertë” ndaj Trumpit për shqetësimin e tij dhe se mund të pranojë këtë ofertë nëse situata përshkallëzohet.

Megjithatë, presidenti rus nuk e ka specifikuar se çfarë ndihme i ka ofruar Trumpi.

Zjarret në Siberi janë nxitur nga temperaturat që kanë arritur mbi 30 gradë Celsius dhe erëra që kanë qenë të forta, ka thënë Agjencia Pyjore e Rusisë.

Këto zjarre që janë duke vazhduar për disa ditë tani në Siberi, kanë detyruar mijëra persona që të largohen. Rusia ka shpallur emergjencë kombëtare në pesë rajone siberiane dhe ka angazhuar trupat ushtarake për të ndihmuar në fikjen e zjarrit.

Putin ka theksuar se kjo telefonatë e Trumpit është shenjë se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do të jenë në gjendje që një ditë të përmirësojnë marrëdhëniet.

 

Izraeli, do të ndërtojë shtëpi për hebrenj dhe palestinezë në Bregun Perëndimor

Izraeli ka miratuar ndërtimin e 6,000 shtëpive të reja për kolonët hebrenj dhe 700 shtëpive për palestinezët në Bregun Perëndimor.

Vendimi për shtëpi të reja vetëm rrit më shumë prezencën e Izraelit në këtë pjesë.

Në tërë këtë njoftim, i habitshëm është konsideruar vendimi për të ndërtuar shtëpi për palestinezët.

Vendbanimet e izraelitëve në Bregun Perëndimor konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, ndonëse Izraeli nuk pajtohet me këtë gjë.

Ende nuk është bërë e qartë nëse shtëpitë palestineze do të ndërtohen nga fillimi apo vetëm do të miratohen leje për 700 shtëpi ekzistuese në pjesën e njohur si “Zona C”.

Në këtë pjesë fshatrat palestineze janë shumë afër vendbanimeve izraelite dhe autoritetet e Izraelit kontrollojnë plotësisht territorin.

Udhëheqësia palestineze ka hedhur poshtë këto njoftime, duke thënë se kundërshton çdo ndërtim apo kontrollim të palestinezëve në Bregun Perëndimor.

 

Mjekësia përjashton mundësinë e helmimit të Navalnit

Udhëheqësi i qendrës mjekësore në Rusi, Aleksei Tokarev, ka thënë se rezultatet e testeve laboratorike kanë përjashtuar mundësinë e helmimit të politikanit opozitar, Aleksei Navalny.

Tokarev, ka thënë më 31 korrik se në mostrat e marra nga Navalny më 29 korrik, “nuk janë gjetur substanca helmuese”.

Kritiku i Kremlinit, që aktualisht është burgosur për 30 ditë, meqë ka organizuar protestë fundjavën e kaluar, është dërguar në spital më 28 korrik në gjendje jo të mirë, çka ka rritur shqetësimet se ai ka qenë viktimë e tentimeve për ta helmuar.

Navalny është liruar nga spitali një ditë më vonë dhe është transferuar sërish në burg, duke thënë se dyshon që mund të jetë helmuar në burg.

Marshi i 27 korrikut është mbajtur në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të zyrtarëve zgjedhorë në Moskë, të cilët kanë refuzuar që të regjistrojnë disa kandidatë të pavaruar dhe ata opozitarë, për zgjedhjet e deputetëve të rinj të këtij qyteti më 8 shtator.

 

Edhe nesër mot me diell dhe i nxehtë

Sot në Mal të Zi, mban mot me vranësira të ndryshueshme dhe i nxehtë.

Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat: Podgoricë 34 gradë, Budvë 32, H. Novi, Ulqin, Cetinë e Nikshiq 30, Tivar, Petrovac, Shavnik e Plavë 29, Plevle, Kollashin, Bijello Pole e Beranë 28, Plluzhinë, Rozhaj e Andrijevicë 27, dhe në Zhablak 23 g.

Edhe për nesër, gjatë ditës parashihet të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Në orët e vona të pas ditës dhe të mbrëmjes, në veri, janë të mundshme reshje lokale të shiut dhe bubullimë.

Do të fryjë erë mesatare jugperëndimore.

Temperatura e mëngjesit prej 13 deri në 24, kurse më e larta e ditës, prej 26 deri në 36 g. c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се