Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

31. 07. 2019. 19:04 >> 19:17

Ditari 31.07.2019

31.07.2019

Me faturat fiktive është dëmtuar shteti për rreth 4 milion eruo

Prokurorja speciale e shtetit, Lidia Mitroviq, ka theksuar se personat e arrestuar , të dyshuar për krijimin e organizatës kriminale e kanë dëmtuar shtetin për një shumë prej rreth 4 milion euro. Ajo në konferencën për gazetarët ka kumtuar se të dyshuarit për heshtjen e tatimeve dhe për mashtrime të ndryshme, në bazë të fakteve të grumbulluara në mënyrë jo të ligjshme kanë realizuar një profit mbi 4 milion euro . Të hollat e fituara në këtë mënyrë të dyshuarit i kanë shfrytëzuar për ndërtimin e patundshmërive , blerjen e automobilave dhe për shpenzime personale. Ekzistojnë dyshime, siç ka theksuar ajo, se kjo organizatë kriminale është themeluar në territorin e Malit të Zi dhe se ka vepruar në periudhën prej vitit 2011 deri në vitin 2018. Prokurori kryesor special ,Milivoje Katniq, ka theksuar se hetimet në Drejtorinë e tatim pagimeve janë në vazhdim dhe do të vazhdojnë gjithnjë derisa të ekzistojë dyshimi se dikush ka bërë vepër penale. Ai ka vërtetuar se Prokuroria është e vendosur kur bëhet fjalë për drejtësinë, duke shtuar se kundër çdo individi , për të cilin do të dyshohet se ka bërë vepër penale , do të zbatohet ligji penal. Të përkujtojmë, se janë arrestuar edhe tre të dyshuar për vepër penale nga fusha e kriminalitetit afaristë , bënë me die Televizioni i Malit të Zi. Policia mbrëmë vonë dhe në orët e mëngjesit të sotëm i ka arrestuar edhe disa individë për të cilët dyshohet se kanë bërë vepër penale nga fusha e kriminalitetit afaristë.

Nuk ka pasur dialog për anëtarët e Kolegjit gjyqësor

Në Kuvendin e Mal të Zi ka përfunduar debati për zgjedhjen e anëtarëve të Kolegjit gjyqësor dhe të Agjencisë për pengimin e korrupsionit. Nga opozita kanë deklaruar se nuk do ta përkrahin zgjedhjen e anëtarëve të Kolegjit gjyqësor , sepse, siç kanë theksuar, nuk ka pasur dialog dhe se kjo çështje është dashtë të zgjidhet në kuadër të Këshillit për legjislaturën zgjedhore. “Ne konsiderojmë se nuk ka kuptim që të zgjedhën anëtarët e rinj . Kjo çështje duhet të zgjidhet dhe mënyra është krejtësisht e qartë, përmes dialogut dhe para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare. Nëse kjo nuk do të ndodh Mali i Zi nuk do të bëjë asnjë hapë përpara”, ka theksuar deputeti i FD Predrag Bullatoviq. Deputeti i PDS, Zhelko Aprcoviq, ka deklaruar se megjithatë është arritur marrëveshja që 4 anëtarë nga radhët e juristëve eminent t'i zgjedh parlamenti me shumicën e dy të tretave .

Ndryshimet e ligjit zgjedhor deri me 31. tetor

Komisioni për reformën e legjislaturës zgjedhore dhe të legjislaturës tjetër do t'ia dorëzojë parlamentit ndryshimet e ligjeve zgjedhore deri me 31. tetor e jo deri me 30 .shtator ,siç ka qenë e paraparë. Kjo është propozuar me ndryshimin e vendimit për themelimin e Këshillit për reformën e legjislaturës zgjedhore dhe të legjislaturës tjetër ,për ç' gjë deputetet e Parlamentit të Malit të Zi debatojnë në seancën e sotme të veçantë e cila ka filluar në orën 17. Shtyrja e afatit është paraparë me qëllim që Këshilli , duke pasur para sysh kompleksitetin e obligimeve , siç theksohet, të shqyrtojë sërish dhe të propozojë zgjidhe adekuate, por edhe implementimin e tyre. Ndryshimet e vendimit për themelimin e Këshillit për reformën e legjislacionit zgjedhor dhe të legjislacionit tjetër i ka propozuar kryetari i Kuvendit Ivan Brajoviq në bazë të konsultimeve me shefat e klubeve të deputetëve.

 

Përkrahje e rëndësishme për bujqit nga fondet e BE dhe të Qeverisë

Gjatë këtij viti 274 prodhues bujqësore dhe sipërmarrës të tjerë kanë realizuar ose janë duke realizuar investime me vlerë 28.6 milion euro përmes përkrahjes pa kthim të fondeve të BE dhe të Qeverisë së Malit të Zi në shumë prej 13.6 milion euro. Fjala është për investimet në kuadër të programit IPARD like 2 dhe në bazë të dy ftesave publike në kuadër të IPARD-it të madh. Nga numri i përgjithshëm i shfrytëzueseve , 142 janë nga viset veriore , 106 nga viset qendrore, kurse 16 nga rajoni jugor i Malit të Zi. Rezultatet e projekteve të sipër përmendura dhe paralajmërimi i ciklit të ri të ftesave publike IPARD në këtë vit , i ka kumtuar sot nënkryetari i Qeverisë e ministër i bujqësisë dhe zhvillimit rural Millutin Simoviq në konferencën për gazetarët të mbajtur në kantinën e verës “Vellimiroviq” në komunën e Danillovgradit. Simoviq ka theksuar se qëllimi është që në terren të tregohet se integrimet evropiane sjellin përfitime të shumta dhe konkrete për qytetarët. Vetëm në kuadër të programit IPARD like 2 , siç ka theksuar ai , nga fillimi i këtij viti janë realizuar 33 projekte me vlerë të përgjithshme të investimeve 3.2 milion euro dhe me një përkrahje pa kthim prej 1.3 milion euro. Shefi i sektorit për bashkëpunim në delegacionin e BE në Mal të Zi Herman Shpic është shprehur i kënaqur që përsëri ka rastin që të vizitojë njërin ndër shfrytëzuesit e mjeteve IPARD i cili falë këtij projekti ka bërë hapa impresiv përpara , siç është kantina “Vellimiroviq”. Ai ka theksuar se shembujt e tillë tregojnë se fondet e BE dhe përkrahja e Qeverisë janë realizuar në momentin e duhur, por përkrahja akoma më e madhe do të pasojë në të ardhmen.

Forcimi i shkathtësive digjitale i portalit të RTMZ

Misioni i OSBE në Mal të Zi organizon seminare pesë ditor në temën “Forcimi i shkathtësive digjitale të gazetarëve të Portalit të RTMZ”. Drejtori i përgjithshëm i servisit publikë, Bozhidar Shundiq, ka theksuar se është me rëndësi të veçantë çdo ndihmesë të cilën e ofrojnë BE dhe Misioni i OSBE , duke shtuar se për një vizitë më të madhe në Portal , është me rëndësi edhe aftësimi i përhershëm i të punësuarve. Fjala është për trajnimin internë të punësuarve në Portalin e RTMZ me ekspertin dhe ish redaktorin e redaksisë për monitorim në BBC Stiven Herman. Ai ka theksuar se shpreson që ky të jetë një projekt i mirë, sepse trajnimi për një gazetari moderne i ka munguar kësaj shtëpie mediatike. Herman ka theksuar se transformimi digjital në lajme, si dhe në sferat e shumta të tjera të jetës , bart sfida të shumëta e që mund të jenë të vështira, por, po ashtu të rëndësishme dhe që ofrojnë mundësi të shumta.

 

Në muajin qershor 11.4% më tepër turistë

Në Mal të Zi gjatë muajit korrik në vendosjen kolektive kanë qëndruar 145 mijë e 92 turistë, ose 11.4% më tepër se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga MONSTAT-i është kumtuar se numri i bujtjeve të realizuara prej 659.63 mijë është 5.4% numër më i lartë se në periudhën krahasues. “Nga numri i përgjithshëm i bujtjeve në vendosjen kolektive 91.2% janë të realizuara nga turistët e jashtëm ,kurse 8.8 % i kanë realizuar turistët vendor”. “Më së tepërmi bujtje nga struktura e turistëve të huaj kanë realizuar ata nga Rusia 18.7%, nga Serbia 11.6, nga Britania e Madhe 7.7. nga Franca 7.2, Gjermania 6.2% e kështu me radhë”, thuhet në kumtesën e MONSTAT-it.

 

Presidenti sfidon partitë: Jam i gatshëm t’i shpalli menjëherë zgjedhjet e reja

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, me të cilën ka biseduar për gatishmërinë e këtij institucioni për të organizuar zgjedhje të parakohshme, nëse për këtë do të shfaqet nevoja .

Presidenti Thaçi ka theksuar se në përputhje me obligimin kushtetues që del nga Neni 95, do t’i shterojë të gjitha mundësitë që në konsultime me partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës të gjendet një përgjigje për realitetin e ri politik.

“Nëse partitë politike nuk janë në gjendje t’i japin përgjigje këtij realiteti të ri politik në një afat të arsyeshëm kohor, jam i gatshëm t’i shpalli menjëherë zgjedhjet e reja”, ka thënë presidenti Thaçi, shkruan lajmi.net

Ai ka shtuar se nga kryetarja Daka është njoftuar se KQZ-ja është e gatshme t’i organizojë zgjedhjet e parakohshme në çdo kohë.

Presidenti Thaçi ka theksuar se është thelbësore që Kosova të ketë qeveri të re, funksionale, efikase, sa më gjithëpërfshirëse dhe sa më shpejtë, për t’i çuar përpara proceset e rëndësishme.

 

I nominuari i SHBA-së për ambasador në Serbi: Palët t'i kthehen dialogut

I nominuari i SHBA-së për ambasador në Serbi, Anthony Godfrey, tha se prioritet i tij do të jetë normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe gjetja e një zgjidhje të qëndrueshme.

Diplomati amerikan, i cili ka qenë zëvëndësambasador në Moskë, thotë se është i vetëdijshëm për "ndikimin malinj të Rusisë" dhe thekson se është në interesin strategjik të SHBA-së, për të mbështetur Serbinë në rrugën evropiane.

Anthony Godfrey foli përpara Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit, i cili do të duhet të konfirmojë emërimin e tij, në mënyrë që më pas të votohet nga ana e Senatit.“Serbia është një lidere politike dhe ekonomike dhe luan një rol kryesor në stabilitetin rajonal. Është në interesin strategjik të Shteteve të Bashkuara që Serbia të zhvillohet si një vend modern, demokratik dhe evropian dhe të mbështesim integrimin e saj në BE. Serbia është në një pikë kthese dhe liderët duhet të zbatojnë reformat në mënyrë që vendi të shkojë drejt BE-së", tha Godfrey në fjalën e tij, transmeton Zëri i Amerikës në gjuhën serbe.

Diplomati amerikan tha se stabiliteti rajonal është parësor, dhe se Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, në mënyrë që të përparojë drejt anëtarësimit në BE.

Ai potencoi se përparësia e tij, nëse konfirmohet si ambasador, do të ishte normalizimi i marrëdhënieve Beograd-Prishtinë dhe do t'i inkurajonte të dy palët të kthehen në tryezën e bisedimeve.

 

Presidentja kroate i demanton deklaratat e pretenduara për Bosnjën

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, mohoi se ka deklaruar se Bosnja dhe Hercegovina është shtet i paqëndrueshëm nën kontrollin e islamit militant.

Gazeta izraelite, Jerusalem Post, ka raportuar se Grabar Kitaroviq, e cila po viziton Izraelin ka thënë se Bosnja dhe Hercegovina “është shumë e paqëndrueshme dhe se në disa aspekte e kanë marrë përsipër njerëz të lidhur me Iranin dhe organizata terroriste”.

Po ashtu sipas Jerusalem Post, Grabar Kitaroviq ka deklaruar se Bosnja “është nën kontrollin e islamit militant, i cili është dominues në përcaktimin e qëndrimeve”.

E pyetur nga gazetarët nëse këto deklarata janë të vërteta, Grabar Kitaroviq u përgjigj:“Absolutisht jo”.Ajo ka thënë t’iu ketë shprehur autoriteteve izraelite dëshirën e saj për ta parë Bosnjën dhe vendet e tjera të rajonit të anëtarësuara në Bashkimin Evropian.

“Nuk kam dhënë intervista dhe nuk u kam dhënë deklarata gazetarëve përveç dy konferencave për shtyp”, tha presidentja kroate.

E pyetur të komentojë reagimet e ashpra të Bosnjës pas tekstit në Jerusalem Post, Grabar Kitaroviq tha:“Këto janë komente mbi komentet e një gazetareje. Po e përsëris, nuk e kam thënë atë”.

Soreca: Të rinjtë, ambasadorët e kulturës së Shqipërisë në BE

“Edukimi i të rinjve do të thotë progres për një vend” , deklaroi sot kreu i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Ambasadori Luigi Soreca, në aktivitetin për fituesit e bursës Erasmus+, që u mbajt në ambientet e Europe House në Tiranë.

Soreca nënvizoi gjatë takimit se, këta të rinj meritojnë të gëzojnë të njëjtat të drejta si miqtë e tyre në BE.

“BE ka dyfishuar buxhetin nga 15 në 30 milionë euro në kuadër të programit Erasmus +”, tha ambasadori Soreca.

Sipas tij, “edukimi i rinisë është e ardhmja dhe në thelb të së ardhmes qëndron arsimi”.

“Pa edukim të mirë shoqëritë tona nuk mund të kenë progres”, tha Soreca, duke shtuar se, “të rinjtë e Shqipërisë meritojnë të gëzojnë të njëjtat të drejta si miqtë e tyre në BE”.

“Mos harroni që ju do të jeni ambasadorët e kulturës së Shqipërisë në BE”, tha ai në mesazhin drejtuar të rinjve shqiptarë.

 

Mbi 30 të vdekur nga një sulm me bombë në Afganistan

Të paktën 34 persona janë vrarë, dhe 17 të tjerë janë plagosur, kur autobusi me të cilin po udhëtonin u godit nga shpërthimi i një bombe të vendosur në rrugë.

Incidenti ndodhi në provincën perëndimore Farah në Afganistan.

Zëdhënësi i policisë, Mohibullah Mohib, tha se autobusi po udhëtonte në autostradën Kandahar-Herat kur u godit nga një “bombë talibane”, e vendosur anash rrugës.

Sediq Sediqi, një zëdhënës i qeverisë në Afganistan, gjithashtu fajësoi militantët talibanë, të cilët nuk e konfirmuan menjëherë, se ishin autorët e vendosjes së mjetit shpërthyes.

Militantët talibanë kontrollojnë një pjesë të madhe të Afganistanit, dhe i kanë intensifikuar sulmet ndaj zyrtarëve qeveritarë dhe forcave afgane.

Komuniteti ndërkombëtarë, në veçanti Shtetet e Bashkuara janë duke bërë përpjekje që përmes negociatave të bindin palët të arrijnë një marrëveshje, që do t’i jepte fund luftës gati 18 vjeçare në Afganistan.

 

Korea e Veriut sërish lëshon raketa, reagojnë Korea Jugore dhe Japonia

Koreja e Veriut ka gjuajtur dy raketa balistike me rreze të shkurtër, në brigjet e saj lindore, njoftoi ushtria e Koresë së Jugut.

Kjo është hera e dytë, brenda një jave, që Korea e Veriut bën veprime të tilla.

Ministri i mbrojtjes i Jugut, Jeong Kyeong-doo, tha se raketat u identifikuan si një lloj i ndryshëm nga modelet e mëparshme.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, konfirmoi se veprimi, nuk kishte asnjë ndikim në sigurinë e Japonisë.

Kur i lëshoi raketat, ditë më parë, Korea e Veriut tha se veprimi shënonte “paralajmërim solemn” për Korenë e Jugut në lidhje me ushtrimet e planifikuara ushtarake me Uashingtonin.

Ky ishte aksioni i parë i tillë, që kur Presidenti amerikan Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un u takuan në qershor. Kim Jong Un,i sheh këto ushtrime si përgatitje për pushtim të vendit të tij.

Koreja e Veriut i quajti stërvitjet "një shkelje" të deklaratës së përbashkët të nënshkruar nga Trump dhe Kim në bisedimet e tyre të para ballë për ballë në Singapor vitin e kaluar.

Pheniani kishte paralajmëruar se ushtrimet mund të ndikojnë në rifillimin e bisedimeve për denuklearizim.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha të hënën se ai shpresonte që këto bisedime të fillonin "shumë shpejt", por që nuk ishin planifikuar takime të reja.

 

Edhe nesër mot i ndryshueshëm

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat: Podgoricë 33, H. Novi e Ulqin 32, Budvë 31, Tivar, Cetinë e Nikshiq 30, Plvle 29, Shavnik 28, Kollashin, Plluzhinë, B. Pole, Beranë, Plavë e Rozhajë 27 dhe në Zhablak 22 g.

Edhe nesër, në viset jugore dhe qendrore, parashihet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë, kurse në veri me vranësira të ndryshueshme dhe në orët e pasdites ,vende vende me reshje të dobëta të shiut dhe bubullimë. Temperatura e mëngjesit prej 11 deri në 21, kurse më e larta e ditës prej 23 deri në 36 g. c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се