Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

29. 07. 2019. 17:27 >> 17:36

Ditari 29.07.2019

29.07.2019

Përplaset autobusi në Plevle, ka të lënduar

Në fatkeqësinë e autobusit , e cila ka ndodhur mbrëmë në hyrje të qytetit Plevla , afro termocentralit janë lënduar 41 udhëtarë , dy prej të cilëve rëndë, i është kumtuar Portalit të RTMZ nga spitali i përgjithshëm në Plevle. Nga ky institucion shëndetësorë është theksuar se 26 udhëtarë janë nënshtruar kontrollit mjekësor. Nga ana tjetër nga Qendra operative komunikuese e Drejtorisë së policisë është kumtuar se në këtë fatkeqësi janë lënduar 32 udhëtarë. Tre udhëtarët e lënduar rëndë janë transportuar për në Serbi . Të tjerët , siç theksohet, janë vendosur në spitalin e përgjithshëm në Plevle. Autobusi i ndërmarrjes Gllushica Prevoz nga Nikshiqi me 37 udhëtarë ka qarkulluar në lindjen Nikshiq-Vrbas. Të lënduarit në fatkeqësin e komunikacionit e cila ka ndodhur mbrëmë në Plevle dhe të cilët janë vendosur në spitalin e përgjithshëm në këtë qytet , sot i kanë vizituar ministri i shëndetësisë Kenan Hrapoviq dhe ministri i punëve të brendshme Mevlludin Nuhoxhiq. Me këtë rast ministri Hrapoviq ka theksuar se shëndetësia e Plevles mbrëmë ka qenë në krye të detyrës kështu që të gjithë të punësuarit në krye me ushtruesin e detyrës së drejtorit dr. Llalloviq e kanë dhënë provimin nga humanizmi dhe nga përgjegjësia profesionale. Ministri i punëve të brendshme Nuhoxhiq ka shprehur keqardhje për shkak të fatkeqësisë së komunikacionit të ndodhur mbrëmë afër Pëvles , por edhe është shprehur i kënaqur me faktin se janë shmangur pasojat tragjike të këtij aksidenti.

Deputetët debatojnë për rebalancim e buxhetit

Deputetët e Parlamentit të Malit të Zi e kanë filluar sot debatin për rebalancin e propozuar dhe huazimet e mundshme prej 500 milion euro , me qëllim të krijimit të parakushteve për rifinansimin e borxhit dhe krijimin e rezervave fiskale. Ministri i financave, Darko Radunoviq ka theksuar në parlament se njëri nga shkaqet e ndryshimeve të propozuara të ligjit për buxhetin për këtë vit ka qenë nevoja e krijimit të parakushteve ligjore për rifinansmin e borxhit ekzistues dhe krijimin e rezervave fiskale. “Shakau i dytë për rebalanc ka qenë vendimi i Qeverisë që të kontribuojë në rritjen e standardit të punësuarve me të ardhurat më të vogla përmes politikës së rritjes të ardhurave minimale dhe njëkohësish të sigurojë uljen e ngarkesës tatimore përmes zvogëlimit të kontributeve”, ka theksuar Radunoviq. Radunoviq ka përkujtuar se qëllimi i politikës ekonomike të Malit të Zi është rritja e standardit të qytetarëve, respektivisht afrimi gradual i bruto prodhimtarisë së brendshme me mesataren e BE.

Mali i Zi është partner i besueshëm

Mali i Zi ka shënuar rezultate të shkëlqyera gjatë procesit të asocimit të integrimit në NATO dhe është vlerësuar si aleat i besueshëm i familjes së Atlantikut Verior , ka vlerësuar komandanti i shtabit të NATO-s për operacionet speciale Kolin Killrejn . Ai gjatë takimit me ministrin e mbrojtjes Predrag Boshkoviq ka theksuar se të gjithë aleatët duhet të kontribuojnë maksimalisht në vendosjen e shkallës sa më të lartë të kohezionit dhe gatishmërisë së aleancës që të përgjigjet në të gjitha sfidat e sigurisë. Në këtë kontekst , siç ka vlerësuar Killrejn , rol specifik kanë forcat nën komandën e shtabit për operacionet speciale. Ai , siç është kumtuar nga Ministria e mbrojtjes, e ka përgëzuar ministrin Boshkoviq për përfundimin e procesit të integrimeve të Malit të Zi në NATO. Boshkoviq e ka falënderuar komandantin Killrejn për vizitën e realizuar ,duke vlerësuar lartë rëndësinë e shtabit për operacionet speciale , sidomos ato në fushën e gjenerimit , koordinimit dhe arritjes së nivelit të domosdoshëm të kohezionit të forcave të cilat aleatët i caktojnë për operacione speciale. Ai ka theksuar se Mali i Zi para do kohe e ka përfunduar procesin e integrimit në NATO, gjë që siç ka vlerësuar ai, paraqet vërtetim plotësues se forcat e armatosura malazeze kanë arritur nivel të duhur të aftësive , kurse ushtari gatishmërinë që në mënyrë profesionale të përgjigjet në detyrat e parashtruara nacionale dhe ndërkombëtare.

 

Përkrahje e shtabit të NATO-s për operacione speciale të UMZ

Ushtria e Malit të Zi në periudhën e ardhshme do të gëzojë përkrahjen e plotë nga shtabi i NATO-s për operacionet speciale përmes modelit të bashkëpunimit me qëllim që tu përgjigjet me sukses të gjitha detyrave dhe me qëllim që të kontribuojë për paqen dhe sigurinë kolektive , thuhet në kumtesën e Ministrisë së mbrojtjes. Kryeshefi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë së Malit të Zi , gjenerali i brigadës Dragutin Dakiq është takuar sot me komandanti n e Shtabit të NATO-s për operacionet speciale vice admiralin Kolin Killrejn .Siç është kumtuar nga Ministria e mbrojtjes, Dakiq ka theksuar rëndësinë e përkrahjes të shtabit në fushën e trajnimeve dhe ka falenderuar për gatishmërinë e shtabit në bashkëpunimin e mëtejmë në stërvitjen e ushtarëve malazezë në mënyrë që tu përgjigjen të gjitha detyrave si në nivelin nacional ashtu edhe atë ndërkombëtarë . “Vice admirali Killrejn ka theksuar se ushtria e Malit të Zi edhe në të ardhmen do të gëzojë përkrahjen e plotë të shtabit të NATO-s për operacionet speciale përmes modeleve të bashkëpunimit të ardhshëm me qëllim që të gjitha detyrave tu përgjigjen me sukses dhe të kontribuojnë për paqen dhe sigurinë kolektive” , thuhet në kumtesë.

Kërkohet ekstradimi i Millosh Radoniq

Ministria e drejtësisë së Malit të Zi i ka dërguar Kroacisë kërkesën për ekstradimin e nënshtetasit malazezë Millosh Radonjiq , i cili të enjten e kaluar është arrestuar në Sllavonski Brod , në Kroaci. Procesi i ekstradimit është në vazhdim , kurse sipas shkrimit të gazetës “Dan” , Radonjiq do të dorëzohet së shpejti sepse nuk ka pengesa ligjore për ekstradim. Siç kanë transmetuara mediat kroate, Radonjiq është arrestuar për shkak të falsifikimit të dokumenteve. Pas para burgimit ai është dërguar në gjyqin e Sllavonski Brod ku i është shqiptuar masa e burgut hetimor , kurse më vonë është vërtetuar se kundër tij në Mal të Zi është shpallur fletë arresti. Me urdhërin e prokurorisë special të shtetit Inter pol Podgorica ka shpallur fletë arrestin ndërkombëtarë për Radoniqin me qëllim që ai të marr pjesë në procedurën penale e cila zhvillohet kundër tij për shkak të dyshimeve se ka bërë vepra penale të krijimit të organizatës kriminale .

 

Konfiskohet sasi e madh e cigareve

Policia e Malit të Zi gjatë 6 muajve të parë të këtij viti ka konfiskuar rreth 25 mijë karton me cigare për të cilat nuk është paguar akciza dhe vlera e të cilave është 400 mijë euro, është kumtuar nga Drejtoria e policisë. Nga policia kanë kumtuar se nëpunësit policorë në Plevle kanë bastisur shtëpitë dhe objektet ndihmëse të cilat i shfrytëzon G.P me ç'rast kanë konfiskuar 7 mijë e 830 pako cigare për të cilat nuk është paguar akciza dhe vlera e të cilave është 12 mijë ero dhe të cilat dyshohet se ishin dedikuar tregut të zi. “Policia gjatë 6 muajve të kaluar duke realizuar aktivite në luftën kundër tregtisë ilegale me cigare , ka dorëzuar në prokurori gjegjëse fletë padi penale kundër 42 individëve dhe dhe ka konfiskuar sasira të mëdha të cigareve vlera e të cilave është rreth 400 mijë euro”, thuhet në kumtesë.

 

Dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese kërkesa për interpretim të dorëheqjes së Haradinajt

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dorëzuar të hënën në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për interpretim të dorëheqjes së tij nga pozita e kryeministrit.

Ai ka thënë t’i këtë kërkuar kësaj gjykate edhe “definimin e kompetencave dhe funksionimit të qeverisë” pas veprimit të tij.“Qëllimi i kërkesës është, që jo vetëm të kërkohet sqarim për situatën juridike të krijuar pas dorëheqjes sime, dhe me këtë, të shmanget vakuumi institucional, por edhe që ky interpretim nga Gjykata Kushtetuese t’i qartësojë situatat e ngjashme në të ardhmen”, ka thënë ai në një postim në rrjetin social, Facebook.

Haradinaj ka thënë se do ta respektojë secilin vendim të gjykatës, por edhe i ka bërë thirrje presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Parlamentit të Kosovës dhe partive politike “që të ndërmarrin veprimet e duhura për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare”.Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit më 19 korrik, pasi është ftuar nga Prokuroria Speciale në Hagë për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

Formimi i Gjykatës Speciale ka pasuar një raport të Këshillit të Evropës në vitin 2011, i cili ka konstatuar se ka prova të mjaftueshme për të nisur hetime kundër disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që dyshohet se kanë kryer krime kundër serbëve dhe disa shqiptarëve, gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Gjykata Speciale do t’i trajtojë krimet e supozuara që përfshijnë periudhën janar 1998 – dhjetor 2000.

Vuçiq: Dërgesa ushtarake ruse arrin në Serbi, me gjithë kundërshtimet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasi mori pjesë në ceremoninë e pranimit të dhjetë automjeteve të blinduara nga Rusia, tha se deri në fund të vitit shteti rus do të dërgojë edhe armë të tjera në Serbi, të cilat tashmë janë blerë ose janë dhënë donacion.

I pyetur nga gazetarët në Nish nëse është e vërtetë që Rumania, javën e kaluar, ka ndaluar transportimin e dërgesave ushtarake ruse në Serbi, Vuçiq konfirmoi se ato janë ndaluar përmes rrugës së Danubit.

Agjencia e lajmeve AP raportoi më 26 korrik se Rumania ka bllokuar dërgesën e tankeve luftarake ruse dhe të automjeteve të blinduara në Serbi, për shkak të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë.

Rumania bllokon dërgesat ushtarake nga Rusia në Serbi

Vuçiq nuk tregoi se si donacioni i automjeteve të blinduara ruse iu dorëzua Serbisë, por tha se kjo është bërë "në përputhje me ligjin dhe kontratën e lidhur me atë vend".

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë njoftoi më 27 korrik se marrëveshja ushtarake-teknike me Rusinë "po zbatohet në afatet e dakorduara".

Vuçiq e falënderoi Rusinë për donacionin dhe presidentin rus, Vladimir Putin.

Ai njoftoi se deri në fund të vitit në Serbi do të mbërrijnë edhe katër helikopterë luftarakë Mi-35, tre helikopterë transporti Mi-17, si dhe tanke të tjera BRDM-2MS dhe T-72 nga Rusia.

Greqia: Nuk do bllokojmë Shqipërinë, por kushte do të vendosim

Greqia nuk do të bllokojë ambicien e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Kështu është shprehur një burim i afërt me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, për gazetën ‘Kathimerini’.

Por ndonëse burimet nga Kryeministria e Greqisë thonë se nuk do të ketë veto për dy shtetet fqinje, ato saktësojnë se Athina do të vendosë disa kushte.

“Greqia nuk do t’i thotë jo askujt. Megjithatë, ajo do të vendosë kushtet e saj”, është shprehur burimi, transmeton TCH.

Athina pritet të kërkojë nga Shqipëria mbrojtje më të mirë të të drejtave të pakicave etnike greke në përputhje me traktatet dhe rregulloret ndërkombëtare. Ndërsa nga Shkupi do të kërkojë zbatim të rreptë të Marrëveshjes së Prespës.

Në muajin tetor, Këshilli Evropian do të vendosë nëse do të hapë negociatat me dy shtetet ballkanike.

Johnson: Të gatshëm për të diskutuar Brexit-in kur BE-ja të ndryshojë qëndrimin

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, u tha udhëheqësve të Bashkimit Evropian se ai do të bisedojë me ta për Brexit-in, apo daljen e Britanisë nga BE-ja, kur ata t'i ndryshojnë qëndrimet për marrëveshjen e divoricit.

Në të kundërtën, Britania do të përgatitet të dalë nga blloku pa marrëveshje, tha zëdhënësja e Johnsonit.

Qëkur është bërë kryeministër javën e kaluar, Johnson ka biseduar me disa udhëheqës të BE-së, por ai nuk ka deklaruar ende se kur do të bëjë vizitën e parë jashtë vendit."Kryeministri ua ka bërë të qartë qëndrimin udhëheqësve evropianë. Marrëveshja e Tërheqjes nuk ka mundur të kalojë në Parlament tri herë, andaj duhet të ndryshojë", tha zëdhënsja e Johnsonit për gazetarët në Londër."Kryeministri do të jetë i lumtur të bisedojë kur pozicionet të ndryshojnë", tha ajo.

Britania ka arritur marrëveshje me BE-në mbi kushtet e divorcit nëntorin e kaluar, pas dy vjetësh negociata.Por, ajo është refuzuar tri herë nga Parlamenti britanik, çfarë ka çuar edhe në dorëheqjen e kryeministres së deritashme britanike, Theresa May.

Zyrtarët evropianë kanë përsëritur muajin e kaluar se nuk do të ketë negociata të reja.

Britania, e cila ka vendosur për Brexit në një referendum në vitin 2016, duhet të largohet nga BE-ja deri më 31 tetor.

Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka paralajmëruar atë për pasoja të rënda ekonomike nëse Brexit-i bëhet pa marrëveshje me BE-në.

 

Katër persona të vdekur nga të shtënat në Kaliforni, përfshirë të dyshuarin

Shefi i policisë së qytetit Gilroy në Kaliforni, Scot Smithee, ka thënë se katër persona kanë vdekur si pasojë e një sulmi me të shtëna me armë zjarri në një festival të ushqimit.

Në mesin e të vdekurve është edhe i dyshuari, që është qëlluar nga policia, ka raportuar agjencia e lajmeve, Reuters.

Agjentët nga Byroja Federale, për alkool, duhan, të shtëna me armë zjarri dhe mjete shpërthyese kanë shkuar në skenën e incidentit, ka raportuar agjencia e lajmeve Associated Press.

Një dëshmitar i ka thënë televizionit NBC se sulmuesi ka qenë një njeri i bardhë në të 30-at e tij.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihen shumë njerëz të habitur dhe duke vrapuar për të gjetur ndonjë vend të sigurt.

Kina i dënon "incidentet e tmerrshme" në Hong Kong

Kina i dënoi protestat e fundit anti-qeveritare në Hong Kong, duke i cilësuar si "incidente të tmerrshme" që, siç tha, kanë shkaktuar "dëme serioze për sundimin e ligjit".

Një zëdhënëse e Këshillit Shtetëror të Republikës së Kinës tha se prioritet kryesor i Hong Kongut duhet të jetë "rivendosja e rendit shoqëror".

"Ne po ashtu besojmë se prioritet i Hong Kongut duhet të jetë dënimi i këtyre veprimeve të dhunshme dhe të paligjshme", tha Xu Luying.

Në fundjavë, në Hong Kong, u mbajt protesta e tetë me radhë kundër qeverisë.

Protestuesit u përleshen me policinë, e cila përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome kundër tyre. Protestat filluan muaj më parë, kur Qeveria e Hong Kongut paraqiti një projekt-ligj që do të mundësonte ekstradimet në Kinë.

Sipas kritikëve, ky ligj do t'i dëmtonte liritë e Hong Kongut dhe do të përdorej kundër aktivistëve politikë.

Edhe pse ligji u pezullua, protestat u intensifikuan, pasi policia u akuzua për përdorim të forcës së tepruar kundër protestuesve.

Hong Kongu, ish-koloni britanike, është pjesë e Kinës, por nën marrëveshjen "një shtet, dy sisteme", që i garanton një nivel autonomie.

Edhe pse autoritetet në Pekin i kanë dënuar disa herë protestat dhe kanë përsëritur mbështetjen e tyre për Qeverinë e Hong Kongut, reagimi i së hënës shihet si përcjellje e pikëpamjeve të udhëheqjes së lartë të Kinës.

Claudia Mo, një ligjvënëse e Hong Kongut që e mbështet lëvizjen e protestës, tha se komentet e fundit të Pekinit mund të provokojnë trazira të mëtejshme.

 

Edicioni i 27-të i manifestimit letrar Kalimera Poetike “Basri Çapriqi” më 29-31 korrik

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” organizon prej sot e deri më 31 korrik 2019, në mjediset e Muzeut në Kalanë e Ulqinit, edicionin e 27-të të manifestimit letrar “Kalimera Poetike – Basri Çapriqi”.

Mysafirë të këtij edicioni janë shkrimtarët Sabri Hamiti (Akademik) nga Kosova dhe Visar Zhiti nga Shqipëria, të cilëve do t’u kushtohen mbrëmje autoriale. Po ashtu do të bëhet përurimi i Antologjisë së krijimtarisë së poetëve pjesëmarrës në “Kalimerën Poetike” dhe do të hapet ekspozitë personale e piktorit Bilal Nikeziqi.

“Kalimera Poetike” vlerësohet si ngjarja më e rëndësishme në fushën e letërsisë ndër shqiptarët në Mal të Zi dhe më gjerë. Ajo është konceptuar si manifestim letrar, ku çdo shkrimtari të ftuar i kushtohet mbrëmje autoriale. Qëllimi kryesor i kësaj veprimtarie është të promovojë krijimtarinë më të mirë letrare shqiptare, por edhe ballkanike dhe të huaj, në mënyrë që ta bëjë atë të njohur për publikun vendas dhe turistët.

“Kalimera Poetike” organizohet rregullisht që nga viti 1993 dhe gjatë ditëve të zhvillimit të saj, Ulqini është vendtakim shkrimtarëve shqiptarë dhe atyre nga rajoni.

Edicioni i këtij viti mbahet në kuadër të programit të Festivalit “Skena Verore” dhe është mbështetur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave. Organizata Turistike e Ulqinit, Qendra për Kulturë – Ulqin dhe disa donatorë privatë.

 

Nesër mot i ndryshueshëm

Sot në Mal të ZI mban mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të shiut. Frynë erë e dobët deri mesatare , vende vende deri e fortë nga drejtimet e jugut.

Temperaturat: Budvë, Ulqin e Tivar 25, Podgoricë e H Novi 23, B. Pole 21, Beranë , Shavik, Plavë e Cetinë 20, Plevle, Rozhajë, Plluzhinë e Kollashin 19, Nikshiq 18, dhe në Zhablak 14 g.

Për nesër në viset jugore dhe qendrore parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me intervale me diell, kurse në veri kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje e bubullimë kalimtare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 9 deri në 20, kurse më e larta e ditës prej 21 deri në 34 g. c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се