Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

23. 07. 2019. 17:51 >> 18:03

Ditari 23.07.2019

23.07.2019

Qëndrime të ndryshme rreth ndryshimeve të ligjit për mbrojte

Parlamenti i Malit të Zi në mbledhjen e sotme shqyrton ndryshimet e ligjit për mbrojtjen dhe sigurinë. Ndryshimet e ligjit për mbrojtje janë në funksion të ruajtjes së integritetit territorial, të sovranitetit dhe pavarësisë së Malit të Zi , kanë vlerësuar deputetët e koalicionit në pushtet , kurse opozita konsideron se këto ndryshime duhet të tërhiqen nga procedura dhe të përmirësohen. Sekretari shtetëror në ministrinë e mbrojtjes Sllobodan Filipoviq ka theksuar se në raport me ligjin në fuqi , risi është se qytetarët e Malit të Zi në kuadër të shërbimit ushtarak mund të angazhohen jo vetëm në kushtet e luftës dhe të situatës së jashtëzakonshme , por edhe në paqe. Siç ka theksuar , në pajtim me misionet dhe detyrat e reja të ushtrisë së Malit të Zi , këshilli për mbrojtje dhe siguri do të sjell vendimin për përdorimin e njësive të ushtrisë në dhënin e përkrahjes me rastin e katastrofave natyrore dhe atyre të shkaktuara në mënyrë artificiale dhe të fatkeqësive të tjera në shtet. Deputeti i FD Predrag Bullatoviq ka theksuar se kjo aleancë është e shqetësuar për pozitën e Malit të Zi si dhe për sovranitetin dhe pavarësinë e tij. Me këtë ligj futet deri në detaje humbja e sovranitetit të institucioneve dhe humbja e sovranitetit të Malit të Zi mbi territorin e vetë, ka theksuar Bullatoviq. Deputeti Branko Çabor nga PDS ka vlerësuar se ndryshimet e propozuara ligjore janë të mira dhe ka theksuar se Partia e tij do ti përkrah këto zgjidhje. Deputeti i DEMOS-it Miodrag Lekiq konsideron se është e tepërt të flitet për ligjin si dhe për materijen , e cila siç konsideron ai nuk është e definuar sa duhet dhe është kaotike.

Mali i Zi ka treguar se është aleat i përgjegjshëm

Mali i Zi , pas dy viteve të anëtarësimit në aleancë , ka shënuar rezultate të rëndësishme dhe përmes plotësimit cilësor dhe me kohë të detyrimeve ka vërtetuar se është aleatë i përgjegjshëm është vlerësuar në mbledhjen e Këshillit për NATO. Këshilli , në mbledhjen të cilën e ka kryesuar kryeministri Dushko Markoviq, ka shqyrtuar një pako të dokumenteve kryesore në raport me detyrimet të cilat dalin nga anëtarësimi në aleancë. Është konstatuar se Mali i Zi ka shënuar rezultate të rëndësishme pas dy viteve të anëtarësimit dhe përmes plotësimit cilësor dhe me kohë të detyrimeve ka vërtetuar se është aleatë kreditorë dhe i përgjegjshëm gjë që është vlerësuar nga të gjitha anëtarët e aleancës, thuhet në kumtesë. Nga qeveria kanë theksuar se në kuadër të shqyrtimit të realizimit të prioriteteve politike të Malit të Zi në NATO , Këshilli ka vlerësuar se profilimi i suksesshëm i shtetit në aleancë përmes implementimit të prioriteteve politike është po aq me rëndësi edhe për procesin e anëtarësimit të vendit në BE. Në këtë mbledhje është shqyrtuar edhe raporti për përfundimin e procesit integrues në të cilin konstatohet se Mali i Zi në këtë vit mund të përfundojë në tërësi procesin e integrimit në të gjitha fushat duke pasur para sysh se e ka arritur integritetin e plotë.

Aleatë i besueshëm në aleancë

Ushtria e Malit të Zi do ti qaset me profesionalitet çdo detyre me qëllim që të arrihen standardet e NATO-s dhe ka treguar se shteti është aleatë i besueshëm në aleancë, ka theksuar shefi i shtabit të përgjithshëm Dragutin Dakiq, në ceremoninë me rastin e nënshkrimit të deklaratës për përfundimin e procesit të integrimit të Malit të Zi në NATO. Ai ka theksuar se në periudhën e kaluar Mali i Zi i ka realizuar dy prioritete kyçe të politikës së jashtme. E gjithë kjo e ka rekomanduar Malin e Zi që para dy vitesh të bëhet anëtari i 29.-të i aleancës më të madhe ushtarako-politike në botë dhe sot e gjithë kjo kurorëzohet me nënshkrimin e deklaratës për integrimin e plotë të Malit të Zi në NATO. Komandanti i komandës supreme të forcave aleate për transformim Andre Llanata , ka theksuar me këtë rast se përfundimi i procesit të integrimit të Malit të Zi në NATO është sukses i shkëlqyer për pushtetin por edhe për aleancën në tërësi. Siç ka theksuar ai , gjatë procesit të integrimit forcat malazeze i kanë harmonizuar standardet e veta me ato të NATO-s. Ai konsideron se anëtarësimi i Malit të Zi në aleancë do ti inkurajojë të gjitha vendet tjera të Ballkanit Perëndimor që të nisën rrugës Euro Atlantike dhe të kontribuojnë në arkitekturën Euro Atlantike.

 

Nuhoxhiq: Ti mbani me unitet uniformat

Vijuesit e Akademisë policore në Danillovgrad janë të aftësuar që me profesionalizëm tu përgjigjen rreziqeve të ndërlikuara të sigurisë dhe duhet të jenë të denjë për uniformën të cilën e mbajnë , ka theksuar sot me rastin e promovimit të gjeneratës së 11 ministri për punë të brendshme Mevludin Nuhoxhiq. Ai ka theksuar se vijuesit e Akademisë policore kanë zgjedhur drejtim të ndershëm dhe me përgjegjësi dhe i cili çdo ditë do ti çojë drejtë sprovave të shumta. Ndërkaq ministri i arsimit Damir Shehoviq ka theksuar se të kesh në dorë mjetet e dhunës dhe të dish se si ti përdorësh është shumë me rëndësi , por ndoshta edhe më e rëndësishme është se si të shmanget përdorimi i këtyre mjeteve, andaj kjo nënkupton një përgjegjësi dhe zgjuarsi të madhe. Ai ka theksuar se çdo ditë rritet numri i të interesuarve , sidomos të vajzave për profesionin e polices, të cilat, siç ka shtuar këtij profesioni i japin sensibilitet të veçantë. Ndihmës drejtori i drejtorisë së policisë Nikolla Janjusheviq ka theksuar se vijuesit e Akademisë sot janë kuadër i arsimuar policorë të cilët janë të aftësuar që në mënyrë profesionale tu përgjigjen të gjitha rreziqeve të ndërlikuara të sigurisë. Drejtori i Akademisë së policisë Boban Sharanoviq ka theksuar se pa siguri nuk mund të ketë stabilitet dhe pa sundimin e ligjit nuk mund të ketë as të ardhme.

Ftesë për ndërprerje me marrëveshje të marrëdhënies së punësuarve

Ministrja e administratës publike Suzana Pribilloviq u ka dërguar sot ftesë të gjitha organeve dhe institucioneve në nivelin qendror dhe lokal për ndërprerjen me marrëveshje të marrëdhënies së punës përmes kompensimeve për të punësuarin. Nga kjo Ministri është kumtuar se ftesa është dërguar në pajtim me ligjin për të ardhurat e të punësuarve në sektorin publikë , me vendimin për kompensim në rast të marrëveshjes për ndërperjen e marrëdhënies së punës të punësuarve në sektorin publikë dhe në bazë të konkluzionit të qeverisë prej me 11 korrik të këtij viti. Në pajtim me vendimin për kompensimin , i punësuari mund të realizojë të drejtën në kompensim në shumë prej 50% të bruto të ardhurave mujore për çdo vit të stazhit të punës , me kusht që shuma e kompensimit nuk mund të jetë më e lartë se 15 bruto të ardhura të punësuarit, thuhet në kumtesë. I punësuari, i cili i plotëson kushtet për pension dhe nëse atij deri në moshën 67 vjeçare i mungojnë deri në dy vjet , mund të realizojë të drejtën për kompensim në shumën prej 6 për qind të bruto të ardhurave mujore.

 

Haradinaj ka udhëtuar drejt Hagës

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj është nisur sot për në Hagë, me ç,rast nesër pritet të paraqitet për intervistim para Prokurorisë së Specializuar për Kosovën (e njohur edhe si Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë). Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se në Hagë do t’i përgjigjet ftesës për intervistim si qytetar i Kosovës. Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës, më 19 korrik, për shkak të ftesës për intervistim në cilësinë e të dyshuarit. Po në të njëjtën ditë, në Hagë do të intervistohet edhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili sot ka udhëtuar drejt Holandës. Nga Gjykata Speciale, ditëve të fundit janë ftuar edhe figura të tjera të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Gjykata Speciale, e cila është formuar sipas ligjeve të Kosovës, ka selinë në Hagë. Kjo gjykatë ka kompetencë mbi veprat penale të kryera në Kosovë nga 1 janari i vitit 1998 deri më 31 dhjetor, 2000. Ky institucion është përgjegjës për hetimin e krimeve të kryera kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve të tjera që lidhen me pretendimet e raportit të senatorit zviceran Dick Marty, që është miratuar nga Këshilli i Evropës në vitin 2011.

HARADINAJ NISET PËR NË HAGË

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, është nisur për në Hagë.Në një status në 'Facebook', Haradinaj e ka lënë mesazhin e fundit duke thënë se gjithmone do ta mbrojë të drejtën tonë.“Luftëtarët e lirisë gjithmonë ishin të rreshtuar me të drejtën! Sot, si Ramush Haradinaj, qytetar i Republikës së Kosovës, i përgjigjem ftesës për intervistim nga Dhomat e Posaçme në Hagë. Tërësisht në të drejtën e Kosovës, i palëkundur për vendimet e mia jetësore dhe i patrazuar e ballëlartë. Kosova ka ecur përpara në rrugëtimin euro-atlantik dhe është më e fortë se kurrë, në rreshtin e paqes dhe miqësi të përhershme me ShBA-në. Kosova është e gatshme të dialogojë me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Por, tregun e japim vetëm për njohje. Me nder kam mbrojtur të drejtën tonë, dje, sot dhe do ta mbrojë gjithmonë” shkruan Haradinaj në njoftim.

 

VV KËMBËNGUL PËR ZGJEDHJE TË REJA

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë thirrje që të caktohet sa më shpejt data e zgjedhje të reja dhe ka bërë të ditur se nuk do të merr pjesë në asnjë mbledhje ku do të diskutohet mundësia e mandatarit të dytë. Në të kundërtën kjo parti opozitare ka theksuar se javën e ardhshme do të thërrasin seancë të jashtëzakonshme për të shpërbërë Kuvendin e Kosovës, teksa i bën me dije kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj se ai nuk mund të merr asnjë vendim madhor, por formalisht deri në zgjedhje të reja të kryejë funksionin e tij. Shefi i deputetëve të VV-së, Glauk Konjufca përmes një konference për media ka kërkuar që sa më shpejt të caktohet data e zgjedhjeve të reja. Konjufca u shpreh optimist për një koalicion parazgjedhor me LDK-në dhe u shpreh kategorik kundër një Qeverie teknike, pavarësisht presionit ndërkombëtar. “Nëse këtë javë nuk bëhet e ditur caktimi i datës së zgjedhjeve. Lëvizja Vetëvendosje nuk merr pjesë në ato mbledhje ku do të diskutohet mandatari. Nëse luhet kjo lojë nga ana e presidentit ne në javën e ardhshme do të thërrasim seancë të jashtëzakonshme për të shpërbërë Kuvendin”, tha Konjufca.

 

THAÇI PRITI NË TAKIM LAMTUMIRËS AMBASADORIN E NORVEGJISË

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë, Per Strand Sjaastad. Presidenti Thaçi ka falënderuar ambasadorin Sjaastad për punën e tij dhe mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë në të gjitha fushat. “Me projekte dhe investime konkrete, Norvegjia ka ndihmuar Kosovën në forcimin e institucioneve, subjektivitetit ndërkombëtar dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës”, ka shtuar presidenti Thaçi. Nga ana tjetër, ambasadori i Norvegjisë, Per Strand Sjaastad ka theksuar se Norvegjia edhe më tutje do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën, duke rritur shkëmbimin në të gjitha fushat. Në fund, presidenti Thaçi ka falënderuar ambasadorin Sjaastad për kontributin në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, duke i uruar suksese në postin e tij të ardhshëm.

Partia Konservatore në Britani pritet të emërojë kryeministrin e ri

Boris Johnson, politikani që ka premtuar se do të largojë Britaninë e Madhe nga Bashkimi Evropian më 31 tetor, do të zëvendësojë Theresa May-n në rolin e kryeministrit, pasi ka fituar garën për të parin e Partisë Konservatorenë Britani, ditën e sotme. Fitorja e tij rrezikon që të bllokojë procesin e Brexitit, pasi ligjvënësit britanikë janë zotuar se do të rrëzojnë secilën qeveri që tenton të largojë Britaninë nga blloku evropian pa një marrëveshje. Johnson, i konsideruar si fytyra e referendumit të vitit 2016 për Brexit, ka fituar votat e 92,153 anëtarëve të Partisë Konservatore, në krahasim me 46,656 sa ka fituar rivali i tij, Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt. May do të largohet nga zyra kryeministrore ditën e nesërme , pasi të takojë Mbretëreshën Elizabetë në Pallatin Buckingham. May është përballur me presion të madh nga partia e saj për t’u larguar nga pozita që ka, pasi plani i saj për largim të Britanisë nga Bashkimi Evropian ka dështuar të miratohet në Parlamentin britanik. Pak minuta pas fitores së Johnsonit, lideri opozitar në Britani, Jeremy Corbyn ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter se Johnson nuk e ka fituar mbështetjen nga shteti. “Boris Johnson ka fituar mbështetjen e më pak se 100,000 anëtarëve jopërfaqësues të Partisë Konservatore, duke premtuar ulje të taksave për të pasurit, duke e prezantuar veten si mik të bankierëve dhe duke shtyrë përpara procesin dëmtues të Brexitit pa marrëveshje. Por ai nuk ka fituar mbështetjen e shtetit”, është shprehur ai.

 

Irani nuk kërkon "konflikt" me Britaninë

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif ka thënë se Irani nuk është duke kërkuar konflikt me Britaninë, në kohën e ngritjes së tensioneve për shkak të kapjes së dy anijeve britanike nga forcat iraniane.“Është shumë e rëndësishme që Boris Johnson, teksa merr pozitën e kryeministrit britanik, të kuptojë se Irani nuk kërkon përballje dhe se Irani kërkon marrëdhënie normale të bazuara në respekt reciprok”, është cituar të ketë thënë Zarif sipas agjencisë së lajmeve, AFP.

Ai i është referuar kandidatit të Partisë Konservatore për kryeministër, që ka mundësi të zëvendësojë Theresa May-n, në krye të qeverisë. Një ditë më parë May ka udhëhequr një takim urgjent të sigurisë, për të diskutuar se si duhet përgjigjur Britania pasi Irani ka konfiskuar një anije me flamur britanik në Ngushticën e Hormuzit tri ditë më parë. Takimi i ministrave të sigurisë dhe zyrtarëve tjerë është fokusuar rreth sigurimit të transporteve të naftës në këtë rajon, teksa janë përkeqësuar marrëdhëniet në mes të Perëndimit dhe Iranit.

 

Pakistani "po i ndihmon" SHBA-së rreth Afganistanit

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Pakistani është duke u ndihmuar shumë Shteteve të Bashkuara sa i përket Afganistanit, vend në të cilin Uashingtoni lufton talibanët në luftën gati 18-vjeçare.“Nuk besoj se Pakistani ka respektuar Shtetet e Bashkuara” në të kaluarën, ka thënë Trump, mirëpo beson se “ai është duke ndihmuar shumë tani”. Trump i ka bërë këto deklarata në Shtëpinë e Bardhë, pas një takimi që ka pasur me kryeministrin pakistanez, Imran Khan, në vizitën e tij të parë shtetërore në SHBA, prej kur ka marrë pozitën një vit më parë. Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Pakistanin për ofrim të “strehave të sigurta” për grupet militante në Indi dhe Afganistan, dhe së fundmi Trump ka ndërprerë ndihmën financiare dhe atë ushtarake për Islamabadin. Mirëpo më 22 korrik, ai nuk ka përjashtuar mundësinë e kthimit të ndihmës për Pakistanin, si dhe ka thënë se ka gatishmëri për të ndërmjetësuar në kontestin disavjeçar mes Indisë dhe Pakistanit për Kashmirin. “Nëse mund të ndihmoj, me shumë dëshirë do të ndërmjetësoja. Nëse mund të bëj diçka me tregoni”, ka thënë Trump. Kashmiri është ndarë në mes të Indisë dhe Pakistanit prej përfundimit të rendit britanik më 1947.

Trump kundërshton pretendimet e Iranit për "spiunët e CIA-s"

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kundërshtuar pretendimet nga Teherani se agjencitë iraniane të sigurisë kanë arrestuar 17 të dyshuar dhe kanë ndëshkuar disa me dënim me vdekje, pasi kanë shkatërruar një rrjet të spiunimit të lidhur me CIA-n. “Raportimet e Iranit se kanë zënë spiunë të CIA-s, janë totalisht të rreme. Aspak të vërteta. Vetëm më shumë gënjeshtra dhe propagandë (sikurse në rastin e rrëzimit të dronit) të krijuar nga regjimi fetar që është duke dështuar dhe nuk e di si të veprojë”, ka thënë Trump përmes një postimi në rrjetin social, Twitter. Ministria iraniane e Inteligjencës ka thënë më herët gjatë ditës se agjencitë iraniane të sigurisë kanë “shkatërruar me sukses” atë që e kanë cilësuar si “rrjet të spiunimit” të CIA-s më 18 korrik. “Disa janë dënuar me vdekje dhe disa me burgim afatgjatë”, ka thënë një zyrtar i sigurisë, emri i të cilit nuk është bërë i ditur. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo po ashtu ka hedhur dyshime për këto arrestime në një intervistë televizive, duke thënë se “regjimi i Iranit ka një histori të gjatë të gënjeshtrave”.

 

Malaria po shpërndahet në Azinë Juglindore

Parazitët rezistentë të malaries ndaj ilaçeve janë shpërndarë me shpejtësi në Azinë Juglindore, kanë thënë hulumtuesit nga Britania e Madhe dhe Tajlanda. Parazitët kanë lëvizur nëpër vende të ndryshme, përfshirë Tajlandën dhe Vietnamin, ku gjysma e pacientëve nuk kanë marrë masa paraparake ndaj sëmundjes. Sipas hulumtuesve, të gjeturat janë shumë shqetësuese, sepse malaria mund të shpërndahet në gjithë Afrikën. Brenda një viti në botë raportohen rreth 219 milionë raste të prekura me malarie. Nëse nuk trajtohen, parazitët mund të ndikojnë në probleme të frymëmarrjes dhe mosfunksionim të organeve. Kjo sëmundje vret rreth 435,000 persona çdo vit, dhe shumica prej tyre janë fëmijë nën moshën pesëvjeçare.

 

Vdes drejtuesi i parë i misioneve në NASA

Chris Kraft, krijuesi dhe lideri i departamentit të Kontrollit të Misioneve në NASA, ka vdekur dje në Hjuston, vetëm dy ditë pas përvjetorit të 50-të, të zbritjes së parë të njeriut në Hënë. Ai ka qenë 95-vjeçar, ka raportuar agjencia e lajmeve, Associated Press. Si udhëheqës i departamentit për kontrollim të misioneve, ai ka krijuar një sistem që ka treguar se si duhet drejtuar fluturimet në hapësirë, në kohën e rivalitetit mes Shteteve të Bashkuara dhe ish-Bashkimit Sovjetik. Kraft është përfshirë në një varg misionesh, përfshirë ato që kanë nisur njerëz në Hënë. Më 2011, NASA ka emërtuar ndërtesën për drejtim të misioneve hapësinore në Hjuston sipas emrit të Kraft-it.

SOFA përzgjedh, "Andrra n'beze"

Programi i trajnimit ,,SOFA,, Shkolla për avancimin e filmit, i dedikuar për realizimin e projekteve inovative dhe promovimin e shpresave të reja në botën e filmit, në vendet ku skena e pavarur e filmit ende lufton për të ndërtuar një infrastrukturë funksionale, në edicionin e saj të shtatë përzgjodhi edhe një projekt nga Mali i Zi. Bëhet fjalë për projektin e propozuar nga Drita Llolla, "Andrra n'beze". Që në vitin 2016 , Llolla ka nisur iniciativën për hapjen e kinemasë së parë “arthouse”, në Mal të Zi, pikërisht në Ulqin. "Andrra n'beze", ndër të tjera, ka për qëllim rivendosjen e identitetit të qytetit, si një vend multikulturor, multietnik dhe multikonfesional, si dhe të nxisë revitalizimin e Qendrës kulturore në qytetin më jugor bregdetar të Malit të Zi. Programi ,,SOFA,, angazhohet në përzgjedhjen e projekteve më të mira duke u fokusuar në disa vende të Europës dhe rajonit, duke mbështetur ata që promovojnë dhe mbështesin industrinë e filmit të këtyre vendeve, produksionin dhe trashëgiminë kinematografike. Punëtoritë i përshtaten nevojave individuale të pjesëmarrësve dhe projekteve të tyre, si edhe me ndihmën e profesionistëve më të mirë të botës së filmit të njohur ndërkombëtarisht. ,,SOFA,, nxit realizimin e projekteve ambicioze njëkohësisht duke ju dhënë shtytje profesionistëve të rinj me ndikim të rëndësishëm në të ardhmen, në zhvillimin e kësaj industrie. Përkrah projektit të Drita Llollës, për edicionin e shtatë të SOFA-s janë përzgjedhur edhe pesë autorë dhe projektet e tyre në zhvillim.

Senad Gilaj

Nesër mot me diell

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare në pjesët veriore të vendit. Fryn erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e veriut.

Temperaturat në orën 14 u shënuan: Ulqin 37 g, H. Novi 36, Podgoricë e Budvë 34, Petrovac 33, Cetinë 30, tivar e Nikshiq 28, B. Pole, Beranë e Andrievicë 27, Plevle, Shavnik e Plavë 26, Kollashin e Plluzhinë 25, rozhaj 24 dhe në Zhablak 20 g.

Për nesër në pjesët jugore dhe qendrore të vendit pritet të mbajë mot me diell dhe tejet i nxehtë, kurse në veri me vranësira kalimtare dhe me intervale të gjata me diell. Do të fryjë erë mesatare kohë pas kohe deri e fortë nga drejtimet e veriut. Temperatura e mëngjesit prej 10 deri në 25, kurse më e larta e ditës prej 22 deri në 36 g. c.

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се