Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

18. 07. 2019. 19:09   >>  19. 07. 2019. 18:46

Ditari 18.07.2019

18.07.2019

Marrëdhëniet e Malit të Zi me SHBA mbi baza miqësore

Marrëdhëniet e Malit të Zi dhe SHBA zhvillohen mbi baza miqësore dhe përmes zhvillimit të vazhdueshëm të mëtejmë si në planin bilateral, ashtu edhe përmes partneritetit strategjik në kuadër të NATO-s, ka theksuar ministri i punëve të jashtme gjatë takimit me zyrtarët amerikanë. Ai ka përsëritur përkushtimin e Malit të Zi për ndërtimin e rajonit më stabilë dhe më me perspektivë . Në kuadër të vizitës së tij në Uashtingon , ku merr pjesë në konferencën ministrore për avancimin e lirive fetare , e cila mbahet me iniciativën e sekretarit shtetëror amerikanë Majkll Ppmpeo, ministri Darmanoviq ka zhvilluar edhe disa takime me zyrtarë të tjerë amerikanë. Siç theksohet nga ministria e punëve të jashtme , gjatë bisedimeve me kongresmenen Shelli Pingri, Darmanoviq është shprehur i kënaqur me marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e përgjithshëm ndërmjet dy shteteve dhe është falënderuar për përkrahjen e fortë dhe ndihmën e vazhdueshme të SHBA dhe të kongresit amerikanë me rastin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO dhe kjo paraqet vërtetimin e miqësisë dhe aleancës së gjatë ndërmjet dy vendeve. Darmanoviq është takuar edhe me senatorin Ron Xhonson kryesues i komitetit për sigurinë e brendshme dhe të nën komitetit për Evropën në Senatin e SHBA.

Do ti qërojm hesapet me të gjithë që kanë bërë vepra penale

Ministria e punëve të brendshme dhe drejtoria e policisë nuk do të gjunjëzohen para strukturave kriminale dhe do ti qëroj hesapet me të gjithë ata që kanë bërë vepra penale , ka theksuar ministri i punëve të brendshme Mevlludin Nuhoxhiq. Ai ka theksuar se rezultatet e arritura të ministrisë për punëve të brendshme ofrojnë bazë se mund të konstatohet se janë të gatshëm dhe të vendosur dhe se kanë treguar që disponojnë me njohuritë dhe kapacitetet dhe se “janë të gatshëm që të përballen me format aktuale të kriminalitetit “ . Siç ka theksuar ai , në bashkëpunim me prokurorin speciale të shtetit , gjatë 6 muajve të parë të këtij viti janë procesuuar rreth 100 individë të cilët janë konsideruar si organizatorë ose anëtarë të grupeve të organizuara kriminale . Sipas fjalëve të tij me gjetjen dhe sekuestrimin e disa armëve të zjarrit dhe mjeteve tjera eksploduese , janë parandaluar më tepër se 5 likuidime, ka theksuar Nuhoxhiq në parlament duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të PDS Millorad Vuletiq.

Ushtarët do të mund të angazhohen edhe kohën e paqes

Qytetarët e Malit të Zi, në kuadër të obligimit ushtarak do të mund të angazhohen jo vetëm në kushtet e luftës dhe të situatave të jashtëzakonshme , por edhe në paqe , parashihet me ndryshimet e ligjit për mbrojtje të cilin do ta shqyrtojë nesër Këshilli për mbrojtje dhe siguri. Ministri i mbrojtjes Predrag Boshkoviq ka theksuar se shkaqet për ndryshimet e ligjit janë të shumta. “Që nga miratimi i dokumenteve strategjik deri në anëtarësimin në NATO , janë paraqitur nevoja të shumta për ndryshimin e ligjit në fuqi”, ka theksuar Boshkoviq pas mbledhjes së qeverisë në të cilën është vërtetuar propozimi i ndryshimeve dhe i plotësimeve të ligjit për mbrojtjen. “Risi është se qytetarët e Malit të Zi në kuadër të shërbimit ushtarak , mund të angazhohen jo vetëm në kushtet luftarake dhe situata të jashtëzakonshme por edhe në paqe”. Ai ka shtuar se gjatë disa viteve të kaluara në Mal të Zi kanë ndodhur zjarre, përmbytje , të reshura të dendura të borës e të ngjashme. “Nuk është nevoja gjithmonë që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme , mirëpo ushtria ka qenë e angazhuar”, ka shtuar ai. Boshkoviq po ashtu ka theksuar se janë precizuar kompetencat ndërmjet Këshillit për mbrojtje dhe siguri dhe qeverisë , sidomos në rastin e aktivizimit eventual të nenit 5 në territorin e Malit të Zi.

Zgjedhën kryetari dhe nënkryetari i Këshillit të RTMZ

Ivan Jovetiq është zgjedhur sot kryetar i Këshillit të Radio dhe Televizionit të Malilt të Zi – RTMZ , kurse nënkryetar i këtij trupi do të jetë Nikolla Tatar. Për zgjedhjen e Jovetiqit kanë votuar 7 anëtarë të Këshillit kurse një ishte i përmbajtur. Ndërkaq zgjedhja e nënkryetarit Tatar ishte njëzëri. Në mbledhjen e parë të Këshillit të servisit publikë nacional janë zgjedhur anëtarët e Komisionit për propozimet dhe sugjerimet e dëgjuesve dhe të shikuesve kryetar i të cilit është Millan Radoviq. Të theksojmë se Këshilli është konstituuar më dy korrik në parlamentin e Malit të Zi. Anëtarë të Këshillit përveç Jovetiqit , Tatarit dhe Radoviqit janë edhe Ilia Desportoviq , David Delibashiq , Pavle Radovianoviq , Goran Sekulloviq dhe Predrag Marseniq. Këshilli administrativ ka shpallur me 14 qershor ftesën e re publike për OJQ nga fusha e mbrojtjes të lirive dhe të drejtave njerëzore për zgjedhjen edhe të një anëtari të Këshillit.

Në lumin Moraçë është evident eksplatimi jo legal

Në rrjedhën e poshtëm të lumit Moraça është evident eksploatimi jo legal i rërës dhe zallit. Për masat e mëdha të devastimit tërheqim vërejtjen dhe kërkojnë përgjigje urgjente , ka deklaruar ministri i bujqësisë Millutin Simoviq. Si problem të veçantë ka theksuar punimet jo legale në zonën e mbrojtur sanitare të burimit ,,Bole Sestre,, , nga i cili furnizohet me ujë ujëmbledhësi rajonal. Me qëllim të pengimit të eksploatimit jo legal të rërës dhe zallit në rrjedhat e lumenjve në rajonin e kryeqytetit , para së gjithash në rrjedhën e lumit Moraça , qeveria dhe kryeqyteti Podgorica do të fillojnë aksionin e vendosur e të përbashkët përmes aktiviteteve të koordinuara dhe partnere u tha gjatë mbledhjes së sotme. Këtë aksion e ka iniciuar nënkryetari i qeverisë e ministër i bujqësisë dhe zhvillimit rural Millutin Simoviq. “Sipas fjalëve të Simoviqit është regjistruar eksploatim jo legal dhe përmasa të mëdha të demaskimeve të cilat tërheqin vërejtjen dhe kërkojnë përgjigje urgjente. Problem të veçantë paraqet fakti se janë regjistruar punime jo legale në zonën e mbrojtur sanitare afër burimit ,,Bole Sestre,, , nga i cili furnizohet ujëmbledhësi rajonal”, thuhet në kumtesë.

Aprovohet dorëheqja e drejtorit të TE Plevla

Këshilli i drejtorëve të Elektro ekonomisë së Malit të Zi e ka aprovuar dorëheqjen e drejtorit të termocentralit Plevla Vlladimir Shestoviq , të cilën e ka ofruar për shkak të incidentit ekologjik në rrjedhën e lumit Qehotina dhe të burimit Vezishnica. “Këshilli edhe për kundër fakteve të cilat nuk japin prova prova për mosaftësi ose menaxhim jo adekuat në situatën e përmendur, e ka pranuar dorëheqjen të cilën e ka ofruar drejtori Shestoviq, është kumtuar nga elektro ekonomia e Malit të Zi. Këshilli i drejtorëve në mbledhjen e jashtëzakonshme , të mbajtur në pajtim me konkluzionet e qeverisë të Malit të Zi, ka analizuar situatën aktuale në Termocentralin Plevla , shkaqet dhe pasojat e saj. Elektro ekonomia e Malit të Zi u kërkon ndjesë qytetarëve të Plevles dhe opinionit të përgjithshëm për shkak të incidentit ekologjik i cili ka ndodhur me 4 korrik si dhe për shkak të mos informimit adekuat të opinionit lidhur me këtë ngjarje, Nga elektro ekonomia kanë theksuar se përmes investimeve mbi 60 milion euro do të sigurojë që ky termocentral të jetë centrali më bashkëkohorë në rajon, kurse siguria e njerëzve dhe e mjedisit do të jetë në nivelin më të lartë.

 

Shporta konsumatore për muajin qershor ka qenë 643 euro

Vlera e përgjithshme e shportës minimale konsumatore për muajin qershor të këtij viti ka qenë 643 euro , është kumtuar nga MONSTAT-i . Nga vlera e përgjithshme e shportës konsumatore, shpenzimet për ushqim dhe pije jo alkoolike kanë qenë 272 euro , kurse ato për prodhimet jo bujqësore dhe shërbimet e tjera 371.10 e. Në MONSTAT kanë theksuar se vlera e përgjithshme e shportës minimale konsumatore krahasuar me një muaj më parë ka shënuar rënie 0.7 për qind. Shpenzimet për ushqim dhe pijet joalkoolike në muajin qershor , krahasuar me muajin maj kanë shënuar një rënie prej 0.5 për qind , kurse shpenzimet për prodhimet jo ushqimore dhe shërbimet etj kanë shënuar rënie prej 0.9 për qind, ka kumtuar MONSTAT.

REEKER: SHBA E GATSHME TË PËRFSHIHET NË DIALOG

Ushtruesi i detyrës së Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit për Çështje të Evropës dhe EuroAzisë, Philip Reeker ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të përfshihen në procesin e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës, duke shtuar se sidoqoftë, kjo nuk mund të ndodhë derisa të dyja palët nuk pajtohen t’i kthehen dialogut. Reeker i tha Zërit të Amerikës se së fundmi kishte diskutuar me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo lidhur me një rol më të fuqishëm të SHBA-së në procesin e dialogut.“Ne bashkëpunojmë ngushtë me partnerët tanë evropianë. Personalisht isha i përfshirë në një fazë të hershme të dialogut që çoi drejt marrëveshjes së Brukselit, gjë që unë besoj se ka bërë një ndryshim të madh në funksionalizimin e jetës, krijimin e një ritmi dhe zvogëlimin e tensione në rajon në pesë vitet e fundit,” tha Reeker. Ai shtoi se beson që të dyja palët kanë vullnetin për të gjetur një zgjidhje dhe kështu të kontribuojnë në stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor. Si model për të zgjidhur “çështjet që nuk janë zgjidhur me shekuj të tërë në rajon”, Reeker ka përmendur liderët e Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

 

BËRNABIQ: SERBIA E GATSHME T’I KTHEHET DIALOGUT MENJËHERË

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq ka shfaqur shpresën se liderët e Kosovës do të kenë kurajon e duhur dhe përgjegjësinë për të ndryshuar vendimet e tyre dhe për të vazhduar me dialogun, raporton transmetuesi publik serb, RTS. “Ne jemi çdo ditë të gatshëm t’i kthehemi tavolinës së bisedimeve e të vazhdojmë me dialogun. Kjo është mënyra e vetme për të pasur stabilitet në Kosovë, në mënyrë që njerëzit të mund të jetojnë paqësisht,” u ka thënë Brnabiq gazetarëve. Ajo vuri në pah një sondazh të kryer në Kosovë, ku 91% e popullsisë që jetojnë aty, ishin shprehur se nuk duan të kenë konflikt të ngrirë e as status quo. “Ata duan që dialogu të vazhdojë dhe unë shpresoj që liderët në Prishtinë do t’i dëgjojnë qytetarët e tyre dhe do të kenë kurajon politike dhe përgjegjësinë për të marrë vendime që janë në të mirën e jo vetëm serbëve e shqiptarëve, por edhe krejt rajonit”, u shpreh Brnabiq. Njëkohësisht, ajo e ka vlerësuar të rëndësishme vizitën e presidentit Macron në Serbi duke thënë se kjo do të ndihmojë në pozicionimin e Serbisë.
“Mendoj se vizita shkoi më mirë sesa që mund ta kishim paramenduar. I çmojmë shumë të gjitha ato që presidenti Macron tha gjatë vizitës në Serbi, të gjitha sinjalet e përkrahjes e ndoshta edhe sinjalin më të fuqishëm deri tani, se asgjë nuk ka përfunduar dhe se dialogu duhet të vazhdojë,” nënvizoi Brnabiq.

HARADINAJ: FSK-JA OFRUESE E SIGURISË NË VEND DHE RAJON

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar sot me Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s për Evropë (SACEUR), Gjeneralin Tod D. Wolters, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme dhe situatën e sigurisë në Kosovë, rajon dhe më gjerë.Haradinaj e ka njoftuar gjeneralin Wolters për të arriturat e institucioneve të Kosovës në të gjitha fushat, veçmas në atë të sigurisë, duke theksuar orientimin properëndimor dhe euroatlantik të Kosovës.Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ka falënderuar gjeneralin Wolters dhe NATO-n për mbështetjen e Kosovës në të gjitha proceset dhe për misionin e tyre në krijimin dhe forcimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe më gjerë, në të njëjtën kohë ka kërkuar mbështetjen e mëtejme në avancimin dhe profesionalizmin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.“Kosova është e rreshtuar me ushtritë e lirisë e të paqes dhe se FSK-ja multientike dhe profesionale po avancohet sipas standardeve të NATO-s si ofruese e sigurisë në vend e rajon”, tha kryeministri Haradinaj duke theksuar se Kosova në aspiratën e saj për anëtarësim në Paktin Veri - Atlantik është konsistente dhe e gatshme të kontribuojë për paqen aty ku kërkohet nga ShBA-ja dhe NATO.

Ish-ministri rumun emërohet zv/sekretar i përgjithshëm i NATO-s

Nato emëroi ish-ministrin e Jashtëm të Rumanisë, Mircea Geoana, në postin e zëvendëssekretarit të përgjithshëm të aleancës ushtarake. Geoana, ish-udhëheqës i Partisë Socialdemokrate të Rumanisë, do të zëvendësojë amerikanen Rose Gottemoeller. Geoana "është një mbështetës i madh i lidhjes transatlantike dhe do të sjellë në këtë post përvojën e gjatë si burrështetas dhe diplomat", tha përmes një deklarate NATO-ja. Sipas së njëjtës, ai do të jetë rumuni i parë që udhëheq këtë zyrë të lartë.Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përmes një postimi në Twitter, shprehu mirënjohje për Geoanan dhe për shërbimin e Gottemoellerit.Geoana ka qenë ministër i Jashtëm i Rumanisë në vitet 2000-2004 dhe ka garuar për president në vitin 2009, por ka humbur në balotazh nga presidenti i atëhershëm, Traian Basescu.

 

Grindja SHBA-Turqi pёr shkak tё sistemit rus tё raketave

Prej muajsh SHBA dhe Turqia grinden pёr shkak tё sistemit rus tё mbrojtjes nga raketat. Meqenёse Turqia tani ka marrё pjesёn e parё tё kёtij furnizimi rus, SHBA ka reaguar me masa konkrete.SHBA reagoi seriozisht pasi Turqia bleu njё sistem rus tё mbrojtjes nga raketat duke e pёrjashtuar anёtaren e NATO-s nga programi i avionёve luftarakё F-35, njofton agjencia e lajmeve DPA. Vendimi i Turqisё pёr blerjen e sistemit rus e bёn tё pamundur pjesёmarrjen e saj nё programin F-35, u bё e ditur dje nё njё prononcim tё Shtёpisё sё Bardhё. Sipas tё dhёnave tё Ministrisё sё Mbrojtjes tё SHBA-sё, Turqia tani nuk mund t‘i blejё mё kёta avionё nga programi F-35. Pёrjashtimi i Ankarasё nga ky program do tё pёrmbyllet nё mars të vitit 2020. Shtёpia e Bardhё deklaroi, se avionёt F-35 nuk mund tё pёrdorёn krahas instrumentit rus tё spiunazhit, qё pёrdoren pёr tё mёsuar mbi aftёsitё e avionёve.Blerja e sistemit S-400 i minon detyrimet e anёtarёve tё NATO-s kundrejt njeri-tjetrit, pёr tё qendruar larg sistemeve ruse. Njё zёdhёnёse nga selia e qeverisё deklaroi, se SHBA vazhdojnё ta vlerёsojnё shumё raportin strategjik tё Turqisё. Blerja e sistemit rus tё mbrojtjes nga raketat prej muajsh ka ngjallur grindje mes SHBA dhe Turqisё. Uashingtoni druan, sipas tё dhёnave tё veta, se Rusia pёrmes radarit tё sistemit tё kёtij armatimi mund tё mbledhё tё dhёna pёr aftёsitё e avionёve luftarakё tё SHBA-sё F-35.

 

Ebola në Kongo: OBSH shpall emergjencë ndërkombëtare shëndetësore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli emergjencë ndërkombëtare shëndetësore pasi virusi vdekjeprurës Ebola në Kongo vazhdon të përphapet.

Këtë javë u raportua për një rast me Ebola në Gomatë Kongos - qytet me mbi dy milionë banorë, pranë kufirit me Ruandën. Organizata Botërore e Shëndetësisë lëshoi paralajëmrimin global pasi afro 1,700 njerëz kanë vdekur nga virusi që nga gushti i vitit të kaluar. Sipas OBSH-së, "ka shenja shqetësuese për përhapjen e mundshme të epidemisë". Virusi Ebola mund të përhapet me shpejtësi dhe është fatal deri në 90 për qind të rasteve. Simptomat përfshijnë ethe, vjellje, diarre dhe dhimbje të muskujve. Shpërthimi më i madh i Ebolës që ka ndodhur në Afrikën Perëndimore më 2013-2016, ka prekur 28,616 njerëz, kryesisht në Guinea, Liberi dhe Siera Leone. Deri më tani janë raportuar 11,310 vdekje.

Dhjetëra të vdekur nga një zjarrvënie e dyshuar në Japoni

Së paku 23 njerëz kanë vdekur nga zjarrvënia e dyshuar në një studio të animacionit në Kioto të Japonisë, thanë zyrtarët lokalë të emergjencës. Media lokale citoi policinë të ketë thënë se një person ka hyrë në studio të enjten në mëngjes, duke hedhur një lëng të paidentifikuar përreth. Disa njerëz ende mbeten të zhdukur. Policia gjithashtu gjeti thika në vendngjarje, thanë mediat lokale. I dyshuari, i cili nuk u identifikua, u ndalua dhe u dërgua në spital me plagë. Detaje për të dyshuarin apo motivet e mundshme të sulmit nuk u dhanë. Së paku 70 njerëz kanë qenë në ndërtesën trekatëshe të studios Kyoto Animation kur ka nisur zjarri. Sipas disa njoftimeve, sulmuesi i dyshuar nuk është ish-punonjës dhe nuk ka lidhje të dukshme me studion.

"El Chapo" dënohet me burgim të përjetshëm

Një gjykatë në Nju Jork e dënoi udhëheqësin meksikan të rrjetit të drogës, Joaquin "El Chapo" Guzman, me burgim të përjetshëm, plus 30 vjet.Guzman, 62 vjeç, u shpall fajtor për dhjetë akuza, përfshirë atë për trafikim të drogës dhe shpëlarje parash, në muajin shkurt. Ai ka ikur nga burgu në Meksikë, përmes tunelit, në vitin 2015, por është arrestuar më vonë. Në vitin 2017, është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara. Ai ka udhëhequr kartelën Sinaloa në veri të Meksikës, që, sipas zyrtarëve, ka qenë furnizuesja më e madhe e drogës në SHBA. "El Chapo" është akuzuar për dërgimin e qindra tonelatave kokainë në SHBA, si dhe për konspiracion për të shpërndarë heroinë, metamfetaminë dhe marihuanë. Ai po ashtu thuhet se ka paguar njerëz për të kryer qindra vrasje, sulme, rrëmbime dhe akte torturash. Gjatë gjykimit, dëshmitarët kanë thënë se ai i ka torturuar armiqtë e kartelës së tij. Duke folur përmes një përkthyesi, dje, pak para se t'i shpallej dënimi Guzman tha në sallën e gjyqit se burgimi i tij në SHBA ka qenë "torturë psikologjike, emocionale dhe mendore 24 orë në ditë". Në vitin 2009, ai ka hyrë në listën e burrave më të pasur në botë, të përpiluar nga revista Forbes.

Piktorja nga Malësia, Monika Dukaj, prezanton punimet e veta për publikun në Podgoricë

Ekspozita e pikturave të Monika Dukaj, e cila ka specializuar në Fakultetin e arteve vizuele pran Universitetit, “Mediteran” në Podgoricë, me temën, “Roli i gruas në shoqërinë bashkëkohore”, organizohet në galerinë e Qendrës, “CentreVille Hotel & Experiences”, prej sot deri me 31 të këtij muaji. Kjo seri e kësaj piktoreje të re, që përbëhet nga disa punime akuarel, paraqet punime të enëve për amvisëri, me ç’gjë Monika dëshiron ta afirmojë dhe të kthejë dinjitetin e jetës rutinore dhe të përditshme të gruas, gjë që kërkon një përkushtim të plotë. Piktorja e re nga Malësia është e lindur në qershor të vitit 1995. Shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer në vendlindje, pra në Tuz. Studimet bazë nga fusha e pikturës dhe grafikës i ka përfunduar në Shkodër kurse ka specializuar në Fakultetin e arteve vizuele të Universitetit “Mediteran” në Podgoricë. Aktualisht punon si profesoreshë e artit figurativ në shkollën fillore në Tuz. Gjatë shkollimit të lartë ishte fituese e bursave dhe stipendive, e një nga ato ishte edhe bursiste e Fondit Humanitar, “Malësia” nga Nju Jorku. Monika deri tani ka marrë pjesë në disa ekspozita kolektive, ndërsa kjo sot është ekspozita e parë e saj vetjake. Teknika akuarel nënkupton planifikim të kujdesshëm. Gabimet vështirë përmirësohen dhe mban një dozë të paparashikimit. “Në recetat e mia kulinarike ekziston origjinali dhe sa herë që e përsëris atë, asnjëherë nuk do të jetë plotësisht i njëjtë. Kështu qëndron edhe me akuarelin dhe artin në përgjithësi, nuk mund të përsëritet puna e njëjtë sepse ekziston vetëm një origjinal, thekson kjo piktore e re. Ekspozita do të jetë e hapur çdo ditë prej sot deri në fund të këtij muaji në galerinë e Qendrës në Podgoricë, siç thamë edhe më parë, CentreVille Hotel & Experiences, në katin e parë.

Pergatiti Senad Gilaj

Të shtunën që vjen në galerinë e QKI “Malësia” në Tuz mbrëmje artistike

Të shtunën që vjen në galerinë e QKI “Malësia” në Tuz, Fondacioni “Gjelosh Gjokaj” organizon mbrëmje artistike kushtuar këtij mjeshtri të madh e të njohur botërishtë të pikturës dhe grafikës,Gjelosh Gjokaj, të quajtur “Ngjarje dekadash” . Në këtë mbrëmje do të zhvillohen dy aktivitete. Së pari në Galerinë e QIK- “Malësia” do të hapet ekspozita e pikturave dhe e grafikave të piktorit Gjelosh Gjokaj me fillim në ora 20. Më pas, aktiviteti i dytë do të zhvillohet në sallën e QIK-ut ku do të performojë sopranoja e famshme nga Shqipëria Inva Mula nën përcjelljen e maestro Genc Tukiqi. I tërë ky aktivitet është mbështetur edhe nga Komuna e Tuzit.

 

Edhe nesër mot kryesisht me diell

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i kthjellët . Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat: Podgoricë 32, H. Novi e Budvë 29, Tivar, Ulqin, Cetinë e Beranë 28, Shavnik 27, Plevle, Kollashin , B. Pole , Plluzhinë e rozhaj 26, Plavë 25 dhe në Zhablak 22 g.

Edhe për nesër para dite parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Në orët e pas ditës në zonat veriore dhe në disa vise jug perëndimore janë të mundshme reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime ttë ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 8 deri në 21, kurse më e larta e ditës prej 23 deri në 34 g. c.

 

 

Ditarin e pergatiti Marash Dedvukaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се