Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

16. 07. 2019. 18:36 >> 18:44

Ditari 16.07.2019

16.07.2019

Medencia përsëri në krye të gjyqit suprem

Kolegji gjyqësor e ka zgjedhur, Vesna Medenica, kryetare te Gjyqit suprem të Malit të Zi. Ky vendim, siç kumtohet, është sjell një zëri. Për Medenicën, ky është mandati i tretë në Gjyqin më të lartë të vendit. Një pjesë e opinionit profesionist e ka kontestuar zgjedhjen e Medenicës, duke e arsyetuar qëndrimin e vetë me faktin se Kushtetua parasheh që i njëjti person më së tepërmi dy herë mund të zgjedhet kryetar i Gjyqit suprem.

Nga ana tjetër, nga kolegji gjyqësor është theksuar se kjo dispozitë nuk mund të zbatohet në formën retroaktive, gjegjësisht, ajo është paraparë me amendamentin e Kushtetutës, nga viti 2013, kështu që mandati i saj i parë nuk ka të bëjë me këtë pengesë kushtetuese.

Markoviq, nesër në Parlament në “Orën e kryeministrit” 

Kryeministri, Dushko Markoviq, do të përgjigjet nesër në Parlament, në pyetjet e përfaqësuesve të klubeve të deputetëve.

Deputeti i Frontit Demokratik, Andria Mandiq, do të pyes se kush nga pushteti shtetëror ka penguar që ish presidenti i Malit të Zi, Momir Bullatoviq, të varroset me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake. Deputetin, Negjelko Rudoviq, e intereson se kur do të lejojë  Qeveria, heqjen e sekretit nga të dhënat për ndarjen e banesave funksionarëve me kushte të volitshme dhe kur do të shfuqizojë vendimin për mënyrën dhe kriteret e zgjidhjes së nevojave banesore të funksionarëve. Millosh Nikoliq, nga PDS, do ta pyes kryeministrin, Markoviq, se si e vlerëson sezonin aktual turistik dhe qëllimet e qeverisë kur është fjala për sektorin e turizmit gjatë mandatit të deritashëm. Deputetin e partisë Socialdemokratike, Rashko Konjeviq, e intereson se huazimet e reja prej 500 milion euro, të parapara me propozimin e rebalancit, a do të ndikojnë në borxhin e përgjithshëm publikë i cili në këtë vit i ka kaluar 3.1 miliardë euro. Ervin Ibrahimoviq, nga klubi i partive të pakicave, do të pyes nëse Qeveria ka paraparë masa konkrete me qëllim të avancimit të cilësisë së shërbimeve dhe realizimit më efikas të drejtave të qytetarëve në veri të Malit të Zi. Në rend të ditës të seancës, përveç orës së kryeministrit, do të jenë edhe pyetjet e deputetëve.

Potencial i madh për zhvillimin e turizmit shëndetësor

Përparimi i mëtejmë i sistemit shëndetësor të Malit të Zi, paraqet njërin ndër parakushtet për pozicionim akoma më të mirë të vendit tonë si destinacion prestigjioz turistik, sepse, Mali i Zi, disponon potencial të madh për zhvillimin e turizmit shëndetësor, është kumtuar nga takimi i kryeministrit, Dushko Markoviq, me delegacionin e Forumit Evropianë të shoqatave medicinale. Kryeministri i Malit të Zi, e ka pritur delegacionin në krye me sekretarin e përgjithshëm të shoqatës botërore medicinale, dr. Otmar Klojber, i cili qëndron në Mal të Zi, me qëllim të përgatitjes për mbajtjen e takimit të 34-t, vjetor të Forumit të paralajmëruar për në fund të muajit gusht, në Podgoricë. Kryeministri, e ka falënderuar Forumin për vendimin që në bashkëpunim me Odën e mjekëve të Malit të Zi, takimin e sivjetmë ta organizojë në vendin tonë. Markoviq, e ka informuar delegacionin se shëndetësia është njëra ndër fushat e cila gjendet në fokusin e Qeverisë, e cila së bashku me ministrinë  gjegjëse, në vazhdimësi punojnë në përparimin e cilësisë të mbrojtjes shëndetësore të qytetarëve dhe të standardit të punësuarve në shëndetësi, është kumtuar nga Qeveria.

Dr, Kllojber, në këtë kontekst e ka përgëzuar Qeverinë për reformat e deritashme të sistemit shëndetësor dhe të shoqërisë në përgjithësi si dhe për politikën e suksesshme në zhvillim, duke shtuar se Malin e Zi, që tani e sheh si pjesë integrale të Evropës.

 

Gazetarët janë lidhje ndërmjet politikave të BE dhe qytetarëve

6 gazetarë të medieve malazeze, janë shpërblyer sot për punimet më të mira mbi procesin e asocimit të Malit të Zi në BE, të cilët, siç është theksuar me rastin e ndarjes së çmimeve, kanë shndritur tema që kanë të bëjnë me çdo qytetarë të Malit të Zi. Gazetarët e gazetës së përditshme “Pobjeda”, të Portalit të Radio Televizionit të Malit të Zi dhe të Radio Jadran-it; Jovan Gjurishiq, Maja Llalliq - Burzanoviq dhe Vuk Iliq, janë fitues të konkursit për artikullin më të mirë gazetareskë mbi procesin e asocimit të Malit të Zi në BE, kurse gazetarët e Servisit publikë nacional  dhe të Televizionit Prva; Borisllav Vishnjiq, Tatjana Debeleviq dhe Jelena Gardoviq, janë fitues të konkursit për raportin më të mirë televiziv mbi procesin e asocimit të Malit të Zi në BE. Kryenegociatori, Aleksandar Drleviq, ka theksuar se tregimet e llojllojshme dhe informative kanë shndritur temat të cilat kanë të bëjnë me çdo qytetarë të Malit të Zi, dhe kanë theksuar përfitimet të cilat procesi i asocimit ua ofron të gjithë qytetarëve. Shefi i delegacionit të BE në Mal të Zi, Aivo Orav, i ka falënderuar gazetarët për transmetimin e qëllimit të pranisë dhe të përkrahjes së BE ndaj Malit të Zi. “Ne jemi partner në procesin e bisedimeve të asocimit. Mirëpo, nuk jemi partner që vetëm sa për të thënë se i kemi plotësuar kriteret. Ne punojmë së bashku në përmirësimin e cilësisë së jetës në Mal të Zi, për të gjithë qytetarët njësoj. Më vjen mirë që një gjë të tillë e keni identifikuar dhe këtë mesazh ia keni transmetuar publikut tuaj. Gazetarët dhe tregimet e tyre janë njëra ndër lidhjet më të rëndësishme ndërmjet politikave të BE dhe qytetarëve “, ka theksuar, Orav. Tatjana Debeleviq, në emër të kolegeve dhe kolegëve, është falënderuar për ndarjen e këtyre çmimeve. “Qëllimi ynë ka qenë që tua tregojmë të gjithëve  rrugën të cilën e kërkojnë dhe mesazhi është që të nisen sepse, vetëm ata që nisen, do të arrijnë”, ka theksuar ajo.

Moscenimi i pavarësisë së Malit të Zi, kusht për bashkëpunim

Dua  të prezantojë pasqyrën e re të politikës, me më tepër emocione dhe ndjenja për individin e rëndomt. Disponoj me Unin tim, si në politikë ashtu edhe në jetë, mirëpo, gjithmonë dëshiroj të dëgjoj këshillat e atyre me më shumë përvojë, ka theksuar kryetarja e sapozgjedhur e Partisë Socialdemokratike, Draginja Vuksanoviq – Stankoviq.

“Mos cenimi i pavarësisë të Malit të Zi qytetarë, shumë etnikë, evropianë dhe euro-atlantikë, është parakusht i partneritetit politikë të Partisë Socialdemokratike me çdo kënd. Nuk na nevojiten frontet kundër askujt, por pajtimi dhe të bashkohemi rreth zhvillimit sipas nevojave të njeriut”, ka theksuar ajo në intervistën dhënë “Pobjedës”.Ajo, ka shtuar se “pushteti duhet ta kuptojë se pas aferës “zarfa “ dhe disa të tjerave, pothuaj se është e pa mundur të vazhdohet pa një Qeveri teknike, e cila do të përgatis zgjedhjet dhe të arrihet, së paku, minimumi i besimit të ndërsjellë”.  Vuksanoviq-Stankoviq, ka deklaruar se është koha për një gjeneratë të re të politikanëve e cila problemet do ti zgjedh ndryshe dhe gjithmonë  e gatshme të pranojë gabimet e veta dhe gabimet e partisë së vetë. Ajo, ka përkujtuar se përkrahja që e ka fituar në zgjedhjet presidenciale në vitin 2018, si kandidate e Partisë Socialdemokratike, ka qenë 8.2 për qind, gjë që, siç ka theksuar, ka qenë rezultati më i mirë i kësaj partie që prej themelimit të saj.

R.Zhugiq; Papunësia strukturore, problem kryesor në tregun malazez të punës

Problemi kryesor në tregun malazezë të punës, është papunësia strukturore si pasojë e mosharmonizimit të kërkesës dhe profileve arsimore, që siguron sistemi formal i arsimit, ka deklaruar guvernatori i Bankës Qendrore të Malit të Zi, Radoje Zhugiq. Ai duke marrë pjesë në në konferencën ndërkombëtare në Dubrovnik, ka thënë se përveç kësaj, janë të pranishme edhe problemet me ekonomin informale dhe rrjedhat negative demografike. Edhe pse është evidente rritja e numrit të punësuarve dhe zvogëlimi  i shkallës së papunësisë e që dëshmon zhvillimin e përshpejtuar ekonomik, Mali i Zi, ngjashëm sikur vendet tjera në rajon përballet me këto sfida lidhur me tregun e punës, ka thënë Zhugiq.

Ndërkohë, temë kryesore e konferencës ishte zhvillimi i kufizuar ekonomik në vendet e Evropës qendrore, lindore dhe juglindore, si pasojë e ndryshimeve demografike, në veçanti në fushën e tregut të punës. Në konferencën e mbajtur në Dubrovnik, morën pjesë zyrtarët më të lartë të bankave qendrore  dhe ministrive të financave dhe të punës të vendeve të Evropës Qendrore, lindore dhe juglindore, pastaj përfaqësuesit e FMN, Bankës Botërore, Komisionit Evropianë si dhe ekspert të shumtë  nga fusha e resurseve njerëzore.

 

Të enjten duhet të zgjedhën kryetari dhe nënkryetari i Këshillit të RTMZ

Këshilli i Radio Televizionit të Malit të Zi, duhet të zgjedh të enjten kryetarin dhe nënkryetarin e këtij trupi dhe anëtarët e Komisionit për vërejtjet dhe sugjerimet e dëgjuesve dhe të shikuesve. Mbledhja konstituive e Këshillit të Servisit nacional publikë, është mbajtur me 2 korrik në Parlamentin e Malit të Zi. Mbledhjen konstituive e ka udhëhequr anëtari më i vjetër, Ilija Despotoviq. Anëtarë të Këshillit, përveç Despotoviqit, janë edhe, Ivan Jovetiq, David Delibashiq, Pavle Radovanoviq, Millan Radoviq, Goran Sekulloviq, Nikolla Tatar dhe Predrag Marseniq.

Këshilli administrativ, me 14 korrik ka shpallur ftesën publike për OJQ-të,  nga fusha e mbrojtjes të lirive dhe të drejtave njerëzore për zgjedhjen edhe të një anëtari të Këshillit. Konkursi është i hapur 45 ditë.

Të theksojmë se përbërjes së mëparshme të Këshillit të RTMZ, i ka skaduar mandati  më 19 qershor.

Vuçiq, paralajmëron vazhdimin e  samitit të Berlinit, ndoshta në shtator

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se në muajin shtator, mund të ketë “një lloj vazhdimi të Samitit të Berlinit”.

"Mendoj se duhet kohë, për të folur për disa gjëra. Ju e dini se unë e urrej ta gjuaj fajin në anën tjetër, të përmendi taksat (shënim i redaksisë: të cilat qeveria e Kosovës i ka vendosur për mallra nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, në fund të vitit 2018). Le të presim që fuqitë e mëdha të bëjnë gjërat e tyre, kështu që ne do të dalim me atë që është e jona”, tha Vuçiq, njofton REL.

Ai e bëri deklaratën, përderisa së bashku me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, takuan përfaqësuesit e Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin e të Rinjëve.

Në këtë takim, temë kyçe ka qenë bashkëpunimi rajonal dhe situata në Ballkanin Perëndimor.

Presidenti i Francës, Macron e përfundon sot vizitën dyditore në Serbi.

Gjatë kësaj vizite ai ka thënë se Evropa duhet ta mbështesë rinisjen e dialogut për normalizim marrëdhëniesh midis Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje konkrete në muajt e ardhshëm.

Franca dhe Serbia nënshkruan një sërë marrëveshjesh në fushën e ekonomisë dhe atë të mbrojtjes.

Senatori R. Johnson, insiston në vazhdimin e  dialogut

Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen dialogut, është mesazhi që senatori amerikan, Ron Johnson, i ka transmetuar kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Ky i fundit po qëndron në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka realizuar takime me zyrtarët amerikanë.

"Është me rëndësi që Kosova dhe Serbia t'i kthehen dialogut sa më parë dhe të arrijnë marrëveshjen e obligueshme. Rasti i Maqedonisë [së Veriut] dhe Greqisë është shembulli që duhet ndjekur, se kur ka vullnet politik, mund të arrihet marrëveshje përfundimtare", citohet të ketë thënë senatori Johnson, sipas një komunikate për media të lëshuar nga zyra e Veselit.

Veseli, në anën tjetër, ka deklaruar se dialogu duhet të përmbyllet me një marrëveshje që garanton njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Veseli ka takuar në Uashington edhe senatorin demokrat, Gary Peters, dhe kongresistin republikan, Vern Buchanan, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe SHBA-së.

 

Presidenti Meta, i kthen dy ligje tjera në Kuvend

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka kthyer në Parlament dy ligje të tjera.

Në rastin e parë bëhet fjalë për ligjin “Për disa shtesa në aktin normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave”, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, i miratuar më 20 qershor.

Në argumentimin e presidentit thuhet se “ky ligj, i paraqitur për shpallje, është një nismë ligjore e nxituar, jo e plotë dhe fryma e këtij ligji shkon në kundërshtim me kuadrin ligjor aktual në fuqi.”

Ligji tjetër i kthyer nga Meta është ai “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”./topchannel/

 

Z. Zaev; Nuk do të ketë  zgjedhje të parakohshme

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, ka hedhur poshtë mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve se si do të përgjigjet opozitës për zgjedhje të parakohshme, ai theksoi se tani është koha për rezultate ekonomike, ndërsa nëse shkohet në zgjedhje të shpejta, zgjedhje të parakohshme ato nuk do të jenë të mundura.Në pres konferencën e sotme të Qeverisë, Zaev ka thirrur takim liderësh mes pozitës dhe opozitës të premten në Klubin e deputetëve. Ai tha se në këtë takim liderësh do të bisedohet rreth regjistrimit, Kodit Zgjedhor dhe Ligjit për Prokurorinë Publike me çka do të rregullohet edhe Ligji për PSP-në./Alsat

Eurodeputetja Loiseau, pohon se ballkani nuk është i gatshëm për BE

Ish-ministrja franceze për çështjet Evropiane, Nathalie Loiseau, tash deputete në Parlamentin Evropian, vlerësoi se Ballkani “nuk është aspak i gatshëm” për anëtarësim në Bashkimin Evropian, sikurse BE-ja që nuk është e gatshme të mirëpresë këto vende, raporton France Press.

“Është e domosdoshme që Evropa të bëjë shumë më tepër ndaj vendeve të Ballkanit. Kjo nuk do të thotë se vendet e Ballkanit mund të anëtarësohen nesër në BE. Këto vende nuk janë aspak të gatshme për anëtarësim, dhe ne nuk jemi gati t’i presim", tha Nathalie Loiseau.

Ajo tha gjithashtu se nuk pajtohet me integrimin e menjëhershëm, por për një “partneritet të afërt në nivel ekonomik por edhe politik, në mënyrë që të shmangen tensionet”. Duke folur për raportet ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballkanit, ish-ministrja franceze tha se nga këndvështrimi diplomatik, "ekzistojnë gjëra që BE-ja nuk i ka bërë mjaftueshëm në Balkan, rajon i cili në aspektin gjeografik, historik dhe kulturor është në zemër të Evropës".

Jo vetëm ish-ministrja franceze, por edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron është ndër kundërshtarët më të mëdhenj të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Kohë më parë ai ka thënë se do të bllokojë çdo përpjekje për zgjerimin e Bashkimit Evropian, derisa ky i fundit të kalojë nëpër reforma të thella.

 

Miliona të zhvendosur dhe më se 100 të vdekur nga shirat monsun

Mbi katër milionë njerëz janë zhvendosur nga India, Nepali dhe Bangladeshi, si pasojë e shirave monsun që kanë marrë jetë njerëzish dhe kanë shkatërruar shtëpi.

Më shumë se 130 vetë kanë humbur jetën nga stuhitë dhe përmbytjet.

Prej tyre, së paku 67 kanë vdekur në Nepal.

Shirat kanë shkaktuar vdekje edhe në Bangladesh, përfshirë kampet e mbipopulluara me refugjatë Rohingya.

Në Indi, rajonet e goditura më së keqi janë Asam dhe Bihar.

Përmbytjet në Azinë Jugore shkaktojnë zhvendosje masive dhe vdekje çdo vit.

Numri i viktimave dhe dëmtimet nga sezoni i tanishëm i shirave monsun, i cili sapo ka filluar, ka gjasa të rriten në javët e ardhshme.

Përmbytjet në Nepal, Indi dhe Bangladesh, gjatë shirave monsun në vitin 2017, kanë vrarë së paku 800 njerëz dhe kanë shkatërruar kultura ushqimore dhe shtëpi.

 

Së paku 11 të vrarë nga sulmi vetëvrasës në Afganistan

Së paku 11 vetë, përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë, nga shpërthimi i bombës në anë të rrugës, në provincën Kandahar të Afganistanit.

Shpërthimi ndodhi në qarkun Khakrez, tha Ahmad Sadeq Essa, zëdhënës i ushtrisë në Kandahar.

Sipas tij, së paku 35 njerëz po ashtu u plagosën dhe u transferuan në një spital pranë.

Yousof Younosi, anëtar i këshillit të provincës, tha se viktimat kanë qenë anëtarë të së njëjtës familje që shkonin drejt një vendi të shenjtë.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e mori ende asnjë grup.

Por, Younosi fajësoi militantët talibanë, që shpesh përdorin bombat e vëna në anë të rrugës për të sulmuar forcat afgane të sigurisë dhe të tjerë.

Sipas misionit të Kombeve të Bashkuara në Afganistan, shpërthimet e tilla kanë vrarë 53 civilë dhe kanë plagosur 269 të tjerë në tre muajt e parë të këtij viti.

Nesër, mot me diell

Në Mal të Zi, mban mot me vranësira të ndryshueshme dhe i thatë.

Temperaturat në orën 14; Budvë 31 gradë, Herceg Novi 30, Tivar 29, Podgoricë, Ulqin e Petrovac 28, Cetinë 25, Nikshiq e Bjello Pole 22, Beranë, Plevlë, Andrijevicë, Plluzhinë e Rozhajë 21, Shavnik 20, Kolalshin e Plavë 19 dhe në Zhablak 15 gradë.  

Meteorologët, për nesër, parashohin mot kryesisht me diell, në viset veriore me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, në orë e mëngjesit deri e fortë, e drejtimeve veriore.

Temperatura e mëngjesit prej 6 deri në 21, kurse më e larta e ditës, prej 19 deri në 33 gradë celsius.

 

Ditarin e përgatiti, Gj.Dukaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се