Žabljak
Vedro
13.6 °C
Pljevlja
Vedro
19.0 °C
Herceg Novi
Vedro
23.4 °C
Nikšić
Vedro
22.6 °C
Cetinje
Vedro
27.8 °C
Bar
Vedro
24.4 °C
Podgorica
Pretežno vedro
26.4 °C
Ulcinj
Vedro
24.0 °C
Kolašin
Vedro
13.9 °C

Ditari

15. 07. 2019.   >>  18:29 0

Ditari 15.07.2019

15.07.2019

Markoviq: Fabrika e re i demanton skeptikët

Kryeministri  Dushko Markoviq  e ka hapur sot në Uniprom KAP fabrikën e re të siluminit ,duke theksuar me këtë rast se çdo prodhim i ri në Mal të Zi është hap drejtë një vendi të ri pune, kurse çdo vend i ri i punës është forcë dhe cilësi më tepër në rrugën drejtë cilësisë evropiane të jetës së banorëve. Markoviq ka theksuar se zgjerimin e kombinatit të ri të aluminit e ka përcjell dëshirë e pa masë që ky projekt të dështojë. “Mirëpo fabrika e re nga e cila do të dalë prodhimi i cili drejtpërdrejt mund të shkojë në sallat e gjigantëve automobilistike dhe të aeroplanëve i demonaton skeptikët dhe kundërshtarët e zhvillimit bashkëkohorë”, ka theksuar ai. Të përkujtojmë ,se pronari i Unipromit  Veselin Pejoviq në mars , me rastin e vizitës së kryeministrit në Kombinatin e aluminit ka theksuar se me hapjen e fabrikës së re të siluminit prodhimtaria do të jetë 30 mijë tonelata dhe se investimi do të kap shumën e 11 milion euro. Falimentim i cili është futur në KAP në vitin 2013 akoma nuk ka përfunduar. Sipas të dhënave të Gjyqit afaristë, fjala është për procedurë të ndërlikuar dhe andaj nuk mund të jepen vlerësime se kur do të përfundojë falimentimi, duke pasur para sysh proceset e shumta gjyqësore që janë duke u zhvilluar.

Uniprom  dhe EEMZ eksportuesit më të mëdhenjë nga Mali i Zi

Kompania UNIPROM nga Nikshiqi e biznesmenit Veselin Pejoviq ,është eksportuesi më i madh në Mal të Zi në 6 muajt e parë të këtij viti, kurse më së tepërmi ka importuar Jugopetroli , është kumtuar nga Drejtoria e doganave. “Vlera e eksportit të 10 eksportuesve më të mëdhenj prej fillimit të vitit  deri në muajin korrik ka qenë 125.62 milion euro “, i kanë deklaruar agjencisë MINA - business përfaqësuesit e Drejtorisë së doganave. Të theksojmë, se Uniprom  e ka blerë Kombinatin e Aluminit në falimentim në vitin 2014 për 25.7milion euro. Pejoviq më parë ka deklaruar se kjo kompani ka arrit që ta ringjallë prodhimtarinë , të krijojë kontakte me subjekte referente në prodhimtarinë e tij dhe të iniciojë ndërtimin e fabrikave të reja si të vetmen mundësi për stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e kësaj industrie. Sipas të dhënave të Drejtorisë së doganave , në vendin e dytë në listën e eksportuesve më të mëdhenj gjendet Elektroekonomia e Malit të Zi , kurse në vendin e tretë fabrika Hemoment nga Podgorica.

 

Anëtarësimi në NATO është garanci e moscenimit të kufijve

Mali i Zi me anëtarësimin në NATO ka siguruar garancinë e sovranitetit dhe të kufijve, është publikuar në Tvitetrin e Qeverisë së Malit të Zi. “Me anëtarësimin në NATO  Mali i Zi ka siguruar garancinë afatgjate të sovranitetit dhe të moscenimit të kufijve dhe ka krijuar parakushtet për zhvillim të më tejmë dhe jetë më të mirë të gjithë qytetarëve” , thuhet në Tviterin e Qeverisë , të publikuar në kuadër të fushatës mediatike , qëllimi i të cilës është përparimi i informimit të opinionit mbi të gjitha aspektet e anëtarësimit të Malit të Zi në aleancën e Atlantikut Veriore. Të përkujtojmë, se ekipi komunikues i komisionit inter ministror i Këshillit për NATO ka nisur fushatën mediatike me qëllim të avancimit të informimit të opinionit mbi të gjitha aspektet e anëtarësimit të Malit të Zi në aleancën e Atlantikut Veriore.

Opozita të jetë unike; ose zgjedhje të ndershme ose bojkotim

Lëvizja qytetare URA i mbetet besnike plotësimit të kushteve nga “Marrëveshja për të ardhmen” të cilën e kanë nënshkruar të gjithë deputetet opozitarë , kurse funksionarët e URA-s këtë ua kanë kumtuar përfaqësuesve të lëvizjes “Rezisto” në takimin e fundit , ka deklaruar sot nënkryetarja e Lëvizjes URA, Suada Zoronjiq. Ajo ka përkujtuar se “në ndihmesen e ndryshimeve rrënjësore të legjislaturës zgjedhore , pjesëmarrja në zgjedhje do të ishte farsë dhe legjitimim i PDS që të vazhdojë me keqpërdorime dhe me ndryshimin e vullnetit zgjedhor të qytetarëve” .“Ndryshimi rrënjësor i legjislacionit zgjedhor nënkupton  ndryshime dhe plotësime të disa ligjeve “.Ajo ka theksuar se opozita duhet të jetë konstruktive dhe e gatshme për dialog dhe marrëveshje. Ajo konsideron se parakusht për ndryshime në Mal të Zi janë ndryshimet rrënjësore të ambientit zgjedhor dhe hartimi i një alternative serioze.

Nesër ndarja e çmimeve për tregimin më të mirë për asocim në BE

Çmimet për tregimet më të mira mbi rezultatet konkrete të asocimit të Malit të Zi në BE dhe për ndikimin në jetën e përgjithshme të qytetarëve do tu ndahen nesër gazetarëve të mediave elektronike dhe atyre të shkruara në Mal të Zi. Gazetarët e gazetës “Pobjeda” , të Portalit të Radio Televizionit të Malit të Zi dhe të Radio Jadranit , Jovan Gjurishiq, Maja Llaziq -Burzanoviq dhe Vuk Iliq janë fitues të konkursit për artikullin më të mirë gazetaresk mbi procesin e anëtarësimit të Malit të Zi në BE. Në konkursin për raportin më të mirë televiziv për këtë proces çmimin e kanë fituar gazetarët e Servisit publikë dhe të televizionit Prva, Borisllav Vishnjiq , Tatjana Debeleviq dhe Jelena Gardoviq. Siç është kumtuar nga sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë ,laureatëve çmimin do t'ua dorëzojnë bashkëbiseduesi kryesor Aleksandar Drleviq dhe shefi i Delegacionit të BE në Mal të ZI Aivo Orav.

 

Qytetarët e Malit të Zi nuk janë të informuar sa duhet për politikën

Qytetarët e Malit të Zi janë të informuar sipërfaqësisht mbi procesit politike në Mal të Zi ,ka vlerësuar Qendra për monitorim dhe hulumtim (CEMI) , duke shtuar se është keq që një numër kaq i pa informuar e zgjedhin udhëheqjen shtetërore . Kjo OJQ ka realizuar sondazhin për besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor ,gjatë të cilit kanë vërejtur se informimi i qytetarëve për jetën politike në Mal të Zi, siç kanë theksuar ,“është shumë frapant”. Hulumtuesi i politikave publike në CEMI Nikolla Zeçeviq ka deklaruar për agjencinë MINA se qytetarët janë tejet sipërfaqësisht  të informuar për proceset politike në Mal të ZI. Siç ka theksuar ai ,vetëm 13.8 % të anketuarave e dinë se Kuvendi i Malit të Zi ka 81 deputetë. Po ashtu ka shtuar se vetëm 9.4% të tyre e dinë se censusi është 3% dhe vetëm 10.4% e tyre e dinë se gjatë mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në fuqi është sistemi zgjedhor proporcional me lista të mbyllura partiake.

 

Vuçiq: Shpresoj që Macron të na ndihmojë në zgjidhjen e problemeve me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shpresat i ka te Franca për zgjidhjen e problemeve me Kosovën .

Gjatë ditës së sotme në Beograd për vizitë dy-ditore do të arrijë presidenti francez, Emmanuel Macron.

Mirëpo, pak para vizitës së tij, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se pret mbështetje të madhe nga Franca e sidomos në zgjidhjen e problemeve me Kosovën, transmeton lajmi.net.

“Me padurim dhe me shpresa të mëdha po e pres vizitën jashtëzakonisht të rëndësishme të presidentit francez, Emmanuel Macron. Pres që pas kësaj vizite ne do të kemi mbështetje më të fortë dhe më të madhe të Francës rrugën tonë evropiane, por edhe në zgjidhjen e problemeve me Kosovën”, ka deklaruar Vuçiq.

Sipas tij, Macron deri më tani është treguar i sinqertë me kërkesat e Serbisë.“Nuk do të mendojmë njëjtë, kjo është e pamundur. Por a do të mund t’i kuptojnë disa prej kërkesave dhe nevojave tona, Presidenti Macron e ka bërë një gjë të tillë, ai është i sinqertë dhe tani këtë e ka dëshmuar”, theksoi Vuçiq në “TV Pink”.

Sipas Vuçiqit, presidenti Macron është njeri shumë i hapur mirëpo, nuk është aspak e lehtë të flitet me të.

Theksojmë se presidenti Macron do të takohet me shumë zyrtarë serb dhe se dialogu i Kosovë-Serbi, do të jetë tema kryesore e vizitës së tij.

Dialogu Kosovë-Serbi është bllokuar që nga nëntori i vitit të kaluar pas vendosjes së taksës prej 100 për qind për produktet serbe. 

Shefi i diplomacisë turke Çavushogllu për vizitë në Shkup

Ministri turk i punëve të Jashtme, Mevlut Çavushogllu sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Siç njoftuan nga MPJ-ja e Turqisë. Çavushogllu në Shkup do të mirëpritet nga homologu i tij, Nikolla Dimitrov, si dhe zyrtarë tjerë shtetërorë.

NË takimin e përbashkët do të flitet për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, për bashkëpunim më të thellë, si dhe çështjet rajonale.

Vizita e Çavushogllusë vjen pas ratifikimi të Protokollit për anëtarësim të vendit në NATO, javën e kaluar, me çka Turqia u bë vendi i 20-të e cila dha dritë jeshile për RMV-në që të bëhet anëtare e Aleancës Veriatlantike.

 

Cakaj-Borrell: Spanja mbështet Shqipërinë për sfidën drejt BE-së

Spanja mbështet Shqipërinë për sfidën drejt BE-së, ka deklaruar kryediplomati i Spanjës.

Në kuadër të punimeve të takimit joformal të Ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit të Spanjës, Josep Borrell.

Gjatë bisedës, ministri Borrell vlerësoi përpjekjet dhe angazhimin maksimal të Shqipërisë për plotësimin e kushteve të nevojshme që i hapin rrugë çeljes së negociatave me BE-në.Ai konfirmoi qëndrimin e palëkundur të Spanjës për Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën e qartë të tij për t’u bërë sa më parë pjesë e Bashkimit Evropian.Gjithashtu, ministri Borrell siguroi mbështetjen e vendit të tij për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së.

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj u shpreh se takimi me Ministrin e Jashtëm të Spanjës, Josep Borrell, spikati në tre elemente kryesore.

“Së pari, domosdoshmërinë e thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Spanjës, veçanërisht duke rritur nivelin e komunikimit të lartë politik dhe duke shtuar bashkëpunimin ekonomik. Së dyti, rëndësinë e patjetërsueshme të hapjes së negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë në muajin tetor dhe fuqizimin e politikave të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Së treti, vlerësimin pozitiv ndërkombëtar për përgatitjet e Shqipërisë për marrjen e Kryesisë së OSBE-së në vitin 2020 si dhe nevojën për një koordinim të ngushtë me pjesëmarrësit e kësaj organizate”, u shpreh Cakaj.

 

Pacolli flet për vizat, thotë se janë duke punuar

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është shprehur pesimist sa i përket mundësisë që liberalizimi i vizave të ndodhë sivjet.

Në një konferencë për media, të mbajtur me rastin e marrjes së kryesimit në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore SEECP-së nga ana e Kosovës, Pacolli ka thënë se me dëshirë do të thoshte që liberalizimi do të ndodhte qysh nesër, por siç tha ai, “nuk mund të premtoj asgjë”.

As pas insistimit të gazetarëve për të dhënë një afat kohor, i pari i MPJ-së, nuk ka thënë se kur do të jepet drita e gjelbër që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm në zonën Shcengen.  

“Mos më bëni të premtoj asgjë. Unë me vullnet do t’iu thoja ‘nesër’. Por, nuk mundem t’iu them. Jemi duke punuar, jemi në rrugë të mirë për këtë”, tha ai.

Ndryshe, kohëve të fundit, është kryeministri Ramush Haradinaj, që ka thënë se liberalizimi i vizave do të ndodhë shpejt.

 

Rrëzimi i aeroplanit shkakton nëntë viktima në Suedi

Nëntë suedezë u vranë kur aeroplani i tyre u rrëzua pranë Umea, një qytet i vogël universitar në Suedi veriore, thanë autoritetet të dielën.

Aeroplani i vogël, i projektuar për të transportuar parashutistët, u rrëzua në një ishull në lumin Ume, menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Umeas, tha një zëdhënës i policisë.

Policia tha se të gjitha viktimat ishin suedezë, por vetëm një person mbante shtetësi të dyfishtë. Emrat e viktimave nuk janë zbuluar.

Mbreti Gustaf i Sudeisë, shprehu pikëllimin e tij përmes një deklarate.

Kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven, tha se qeveria ishte në kontakt të ngushtë me autoritetet përkatëse, të cilat po hetojnë aksidentin.

Evropianët bëjnë thirrje për dialog mes Iranit dhe SHBA-së

Presidenti iranian, Hassan Rouhani, tha se vendi i tij është gati të negociojë me Shtetet e Bashkuara, nëse Uashingtoni i jep fund sanksioneve ekonomike.

Ndërkohë, krerët evropianë bën thirrje për bisedime, për t'i dhënë fund eskalimit në rritje midis Teheranit dhe Uashingtonit.

Shtetet e Bashkuara, vitin e kaluar u tërhoqën nga një marrëveshje bërthamore me Iranin dhe vendosën sanksione pasi administrata Trump tha se marrëveshja do t'i mundësojë Teheranit që të prodhojë një armë bërthamore për disa vjet.

Sanksionet kanë shkatërruar ekonominë iraniane. Në përgjigje, Teherani ka ndërmarrë hapa, për të pasuruar uraniumin përtej kufijve të imponuar nga kjo marrëveshje, duke shkaktuar më shumë kërcënime ndaj sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara.

Britania, Franca dhe Gjermania kanë mbetur pjesë e marrëveshjes bërthamore, ashtu si Rusia dhe Kina.

Britania, Franca dhe Gjermania, më 14 korrik, u bënë thirrje "të gjitha palëve të përfshira, të ndalojnë përshkallëzimin dhe të marrin në konsideratë pasojat e mundshme të veprimeve të tyre".

"Ne besojmë se ka ardhur koha për të vepruar me përgjegjësi dhe për të kërkuar një rrugë për të ndaluar përshkallëzimin e tensioneve dhe për të rifilluar dialogun", tha deklarata.

 

Qeveria shqiptare ndihmon KKSH-në

Këshilli Kombëtar Shqiptar na njoftoi se Qeveria shqiptare në mbledhjen e mbajtur në javën që lamë pas, ka marrë vendim për mbështetje financiare të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi. Qeveria e Shqipërisë, vendosi të japë ndihmë financiare për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, në vlerë prej njëzet e pesë mijë euro, për mbështetjen e funksionimit të këtij këshilli dhe të zyrës koordinuese të tij në Plavë. Ky vendim i Qeverisë shqiptare mund të jetë i pari i këtij lloji për të ndihmuar komunitetin shqiptar në Mal të Zi, në këtë rast Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi. Lidhur me këtë, Këshilli Kombëtar shqiptar na dërgoi edhe një kumtesë në të cilën mes tjerash thuhet se ky është një  tjetër lajm i mirë për ne. “Këtë e konsiderojmë si vendim historik i cili duhet përshëndetur, pasi është rasti i parë që Qeveria e Shqipërisë jep mbështetje financiare për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi”, thuhet mes tjerash në kumtesë. Pa dyshim, ky është një vendim i mirëpritur dhe vjen si rezultat i bashkëpunimit intensiv ndërmjet Këshillit Kombëtar, Ambasadës së Shqipërisë në Podgoricë dhe Qeverisë Shqiptare. “Këto mjete do të dedikohen për fuqizimin e aktiviteteve të Këshillit Kombëtar, vënien në funksion të zyrave koordinuese në Malësi dhe Plavë, me qellim të jemi sa më pranë qytetarëve shqiptarë në Mal të Zi”, thonë nga KKSH. Siç na njoftojnë nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, për një kohë relativisht të shkurtër, kemi tre vendime shumë me rëndësi nga Qeveria e Shqipërisë për shqiptarët në Malin e Zi. Këto janë vendimi për heqjen e nevojës për t’u pajisur me leje pune për shqiptarët nga Mali i Zi që punojnë dhe ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Shqipëri, për vendimi për hapjen e Konsullatës së Republikës së Shqipërisë në qytetin e Ulqinit dhe për vendimi për mbështetje financiare të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi. “Kemi besim të plotë se me përpjekje të përbashkëta, të vazhdueshme dhe veprime të duhura në kohën e duhur, do të ndikojmë që shqiptarët të ndihen mirë dhe të sigurt në trojet e veta kudo që ndodhen”, thuhet në kumtesë nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, të nënshkruar nga kryetari i këtij Këshilli, Faik Nika.

përgatiti, Senad Gilaj

 

Nesër mot i ndryshueshëm

       Sot në pjesën më të madhe të Malit të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme dhe i thatë. Frynë erë  mesatare , vende vende deri e fortë veriore dhe veri lindore.

          Temperaturat: Budvë 31, Podgoricë e Ulqin 30, Tivar e H. Novi 29, Cetinë 28, Nikshiq 24, Beranë 23, B. Pole , Plavë e Shavnik 22, Kollashin, Plluzhinë e Rozhajë 21, Plevle 20 dhe në Zhablak 17 g.

            Për nesër parashihet të mbaj  mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell dhe në orët e para ditës, vende vende me reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë mesatare, vende vende deri e fortë nga drejtimet veriore. Temperatura e mëngjesit prej 9 deri në 22, kurse më e larta e ditës prej 16 deri në 30 g. c.

 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se