Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

09. 07. 2019. 18:37 >> 18:38

Ditari 09.07.2019

09.07.2019

Shqetëson ngadalësimi i politikës së zgjerimit

Në në Mal të Zi fuqishëm besojmë se perspektiva evropiane është garancia e vetme që rajonin e Evropës Juglindore vërtet ta transformojmë në zonë të paqes, siguri dhe zhvillimit ,çka është qëllimi themelor i procesit të bashkëpunimit. Na brengos ngadalësimi dhe ngecjet në politikën e zgjerimit, deklaroi presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore, që po mbahet në Sarajevë me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve të vendeve të Evropës Juglindore. Në fjalimin e tij në mbledhjen plenare të shefave të delegacioneve të Samitit, Gjukanoviq theksoi rëndësinë e partneritetit me Bashkimin Evropian, për shkak se ky partneritet ndikon në proceset reformuese dhe i jep perspektivë të qartë të ardhmes së Ballkanit Perëndimor. Ai theksoi se nuk ka parakusht më të rëndësishëm për zhvillim ekonomik dhe shoqëror të vendeve të Ballkanit Perëndimor se orientimi i qartë i rajonit drejt Bashkimit Evropian. Edhe me këtë rast do të theksoj dy aspekte kyçe, njëri është vendosja e lidhjeve infrastrukturore, transportit, energjetikes dhe digjitale. Dhe tjetra, kuptohet arsimi. Është vështirë të flitet mbi zhvillimin, lëvizshmërinë e fuqisë punëtore dhe qarkullimit të lirë të mjeteve dhe kapitalit në rajonin me lidhje të dobëta fizike dhe kushtet e diturive defiçitare ,tha Gjukanoviq.

Të përkushtuar principeve të OSBE-s

Për Malin e Zi OSBE paraqet partner strategjik , principeve të të cilave u mbetemi të përkushtuar përmes përkrahjes së punës së tij , misioneve dhe përmes respektimit të integritetit , rolit unikë dhe të pa zëvendësueshëm të kësaj organizate , ka thënë ministri për punë të jashtme Srgjan Darmanoviq. Darmanoviq ka marr pjesë në takimin joformal të ministrave për  punë të jashtme të shteteve anëtare të OSBE-s , i cili është mbajtur në Visoke Tatre në Republikën e Sllovakisë . Siç është kumtuar nga kjo ministri , në fokus të takimit ishte shkëmbimi i mendimeve për modalitetet për avancimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet shteteve pjesëmarrëse si dhe mbi përtëritjen e besimit dhe sigurisë në rajonin e OSBE-së. Ministrat, siç theksohet , janë dakorduar se është e nevojshme të demonstrohet dëshira politike përmes multilateralit efektiv dhe dialogut konstruktiv mirëpo, gatishmëria deklarative në dialog duhet të përcillet përmes realizimit në praktikë. Në magjinat e takimit , Darmanoviq, ka pasur takime të ndara me ministrat për punë të jashtme të Republikës së Sllovakisë , Mirosllav Llajçak dhe Republikës së Finlandës Peko Havis.

Manifestimi qendror në Danillovgrad

Manifestimi qendror me rastin e 13 korrikut , Ditës së shtetësisë, do të mbahet në në Danillovgrad, ku do të flas kryeministri Dushko Markoviq , ka njoftuar kryetarja e kësaj komune Zorica Kovaçeviq. Ajo ka theksuar se është nderë i veçantë qe këtë vit manifestimi qendror i Ditës së shtetësisë do të mbahet në Danillovgrad. “Presim numër të madh të qytetarëve nga i gjithë Mali i Zi. Sipas paralajmërimeve që kemi deri me tani, presim 2 deri në 3 mijë njerëz , të cilëve do tu drejtohet Markoviq , kryetares së komunës dhe Lidhjes së luftëtarëve të LNÇ-s “, ka thënë Kovaçeviq. “Manifestimi qendror i cili do të mbahet në Danillovgrad është rast që nga ky vend të dërgojmë përkrahje të fortë se Mali i Zi është shtet  sovran ,  i pavarur dhe demokratik i cili kultivon idealet për liri”, ka thënë Kovaçeviq në PR Qendrën.

 

Përkrahet shqyrtimi i punës së Pazhin

PSD  do ta përkrah iniciativën e deputetëve të opozitës që në Parlament të iniciohet dialogu për shqyrtimin e punës së Qeverisë në pjesën e kompetencave të nënkryetarit të Qeverisë për sistemin politik dhe ministrit të drejtësisë, thuhet në kumtesë. Nga Partia social demokratike theksojnë se qëndrimi i tyre është i karakterit principiel që si parti opozitare të përkrahin iniciativat të cilat mund të çojnë drejtë shkallës më të lartë të shqyrtimit të punës të pushtetit ekzekutiv dhe pozitës aktive të Kuvendit si përfaqësues i të gjithë qytetarëve. “Partia social demokratike nuk është e pajtimit me qëndrime të caktuara, konkluzionet dhe vlerësimet të cilat janë të përfshira në përmbajtjen e interpelancës , mirëpo besojmë se dialogu kuvendor është rast i mirë që të gjithë subjektet politike të japin vendimet e veta mbi punën e Qeverisë në këtë lëmi të rëndësishme”, thuhet në kumtesë.

 

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit  vizitoi Korfuzin në Greqi

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit z. Ilir Çapuni vizitoi Korfuzin në Greqi dhe me këtë rast, u takua me kryetarin aktual të Komunës  Konstantinos Nikolouzos dhe me kryetarin e zgjedhur të Komunës e cila merr postin në shtator zonja Meropi Idraiou.  Në këtë takim, u shqyrtuan themelet e një bashkëpunim të ndërsjellë të këtyre dy qyteteve me lidhje të forta historike. Me këtë rast u shkëmbyen njohuritë dhe praktikat e mbrojtjes dhe menaxhimit të ullishtave të vjetra dhe në veçanti të kripores në Lefkimi, e cila është shpallur park edukativo-natyror dhe është destinacion i njohur për vrojtimin e zogjve. 

Gjatë vizitës së vet, kryetari Çapuni ka vizituar edhe Universitetin Jonian të Korfuzit dhe është njoftuar me mënyrën e menaxhimit të komplekseve muzeale si dhe me mënyrat e ruajtjes dhe digjitalizimit të trashëgimisë kulturo-historike të Korfuzit. 

 

Komunikacioni do të mbikëqyret nga ajri

Mbikëqyrja e komunikacionit nga ajri të cilën e realizon Drejtoria e policisë fillon nesër në ora 10 dhe do të zgjasë deri në fund të sezonit turistik. Aksioni me emër “Helikopteri” siç thuhet në njoftimin e policisë fillon me fluturimin e helikopterit nga heliodrumi i Qendrës Klinike në Podgoricë. Aksioni “Helikopteri” do të zhvillohet deri në fund të sezonit turistki në kuadër të punës së shtabit për aksione operative “Vera 2019” me qëllim të dhënies së përkrahjes patrullave të komunikacionit në mbajtjen e sigurisë së komunikacionit nëpër rrugët e Malit të Zi, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë.

 

Me pesë  OJQ-të  u nënshkruan marrëveshjet në vlerë prej 53 mijë euro

Marrëveshjet me OJQ-të , në vlerë të përgjithshme prej rreth 53 mijë euro , për zbatimin e projekteve të drejtuara në avancimin e cilësisë së jetës të bashkësisë lokale , janë nënshkruar në Nikshiq. Mjetet janë përcaktuar si pjesë e përkrahjes së shoqërisë civile , në kuadër të fazës së dytë të programit rajonal të demokracisë lokale në Ballkanin Perëndimor. Drejtoresha  ekzekutiv i OJQ-s  Grim Kom Natasha Kovaçeviq ka rikujtuar , në tubimin e sotëm qytetarë ku morën pjesë disa përfaqësues të OJQ dhe shoqatave të vendore se kjo organizatë në muajin maj ka dorëzuar peticionin për moratorium në ndërtimin të hidrocentraleve të vogla, kur janë dorëzuar 6 mijë e 400 nënshkrime , mirëpo, nuk kanë fituar përgjigje nga institucionet kompetente. Ajo ka ftuar Qeverinë e Malit të Zi , Ministrinë e ekonomisë dhe Ministrin e turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ta ndalojnë procesin e ndërtimit derisa të mos revidohen marrëveshjet. Ndërkaq, kryetari i Këshillit për mbrojtjen e lumit Leshtanicë Vukoman Damjanoviq, ka ftuar organet kompetente ta vizitojnë lumin për tu bindur në rëndësinë e tij.

 

Ilir Meta në Samitin e Sarajevës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta mori pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore, që po mbahet në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve të vendeve të Europës Juglindore. Në fjalën e tij, drejtuar të pranishmëve, Presidenti Meta, duke shprehur keqardhjen që kryesuesja e radhës së këtij procesi, Republika e Kosovës, nuk është e pranishme në këtë Samit vuri në dukje se, “Tashmë është koha e duhur që Bosnja dhe Hercegovina, e jo vetëm, të bëjnë përpara në drejtim të njohjes dhe pranimit të realitetit. Republika e Kosovës është shtet i pavarur e sovran dhe duhet të trajtohet me respekt, para së gjithash nga vetë fqinjët e saj.” “Falë zgjerimit të NATO-s dhe integrimit në BE-së, rajoni mbetet i bashkëngjitur fort në arkitekturën më të suksesshme të sigurisë që ka njohur ndonjëherë Europa. Mund të thuhet pa frikë se kurrë më parë rajoni nuk ka qenë më i qëndrueshëm dhe më i sigurt. Të marrin për shembull hyrjen në fuqi së fundmi të marrëveshjes midis Shkupit dhe Athinës. Duke i dhënë fund një mosmarrëveshjeje të gjatë e të vështirë dypalëshe, kjo marrëveshje shënon një hap të madh përpara në përparimin e mëtejshëm të paqes dhe stabilitetit rajonal. Ky është me të vërtetë një lajm i mirë”, u shpreh Meta.

Bullgaria u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të negociojnë

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov, tha se Serbia dhe Kosova duhet të ulen dhe të merren vesh për disa çështje.

Ai i bëri komentet në kuadër të samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, që po mbahet në Bosnje.

Borisov tha se taksa, të cilën Kosova e ka vendosur ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, i komplikon gjërat, por ka theksuar se, edhe Bullgaria me Turqinë kanë probleme të caktuara, por që përfaqësuesit e të dyjave vendeve mbajnë takime.

Kryeministri i Bullgarisë, tha gjithashtu se, nuk i ka të qarta kritikat të cilat ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i kishte bërë në drejtim të tij.

Ditë më parë, kryeministri bullgar kishte thënë se ministri i Jashtëm i Spanjës, Josep Borrell, i emëruar si shef i politikës së Jashtme të BE-së, duhet të përfaqësojë qëndrimin e të gjithë bllokut, pavarësisht se Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Ndaj këtij vlerësimi, pati reaguar Daçiq, duke thënë se deklarata e kryeministrit bullgar është “paturpësi”.

Pas kësaj përplasjeje, të dyja vendet ftuan ambasadorët përkatës në bisedime.

 

Haradinaj paralajmëron rishikimin e demarkacionit  në drejtim të Kullës dhe Çakorrit

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka publikuar në fejsbukun e tij se së shpejti do të takohen komisionet e Kosovës dhe Malit të Zi me qëllim të shqyrtimit të ri të demarkacionit.

Mbi çështjen e shqyrtimit të ri të marrëveshjes mbi demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, në shumë raste me plotë besim kam biseduar me kolegun tim nga Mali i Zi Dushko Markoviq. Kosova dhe Mali i Zi janë të gatshme të formojnë Komisione për shqyrtimin e demarkacionit në drejtim të Kullës dhe Çakorrit, ka shkruar Haradinaj në Fejsbuk, njofton RTK në gjuhën serbe. Edhe gjatë samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Ponan, me kryeministrin e Malit të ZI, siç thekson Haradinaj, është treguar gatishmëri që Komisionet të fillojnë të punojnë në afatin optimal. E falënderoj kolegun tij Dushko Markoviq për kontribut konstruktiv dhe shprehje të gatishmërisë për forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve, ka deklaruar Haradinaj.

Turqia urdhëron arrestimin e mbi 170 shërbyesve ushtarakë

Turqia urdhëroi arrestimin e 176 shërbyesve ushtarakë, për lidhje të dyshuara me rrjetin që Ankaraja e fajëson për përpjekjen për grushtshtet, tre vjet më parë.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se në mesin e atyre që përballen me arrestim janë: një kolonel, dy nënkolonelë, pesë majorë dhe shtatë kapitenë.

Operacioni përfshin ushtrinë, forcën ajrore dhe atë detare, thuhet në njoftim.

Ankaraja thotë se kleriku mysliman, Fethullah Gulen, e ka organizuar përpjekjen për puç në Turqi, më 15 korrik të vitit 2016.

Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara, e mohon përfshirjen.

Në përndjekjen trevjeçare të autoriteteve, mbi 77,000 njerëz janë burgosur dhe rreth 150,000 shërbyes civilë dhe të tjerë janë pushuar ose suspenduar nga puna.

Aleatët perëndimorë të Turqisë dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar shkallën e përndjekjes, duke thënë se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka përdorur puçin e dështuar si pretekst për të heshtur kundërshtarët.

Ankaraja ka thënë se veprimet e tilla janë të domosdoshme përballë shkallës së kërcënimeve për sigurinë.

Irani kërcënon sërish Britaninë pas incidentit me cisternë

Kapja e cisternës iraniane të naftës nga marinsat britanikë, javën e kaluar në ujërat e Gjibraltarit, nuk do të kalojë pa përgjigje, tha shefi i shtabit të forcave të armatosura të Iranit, gjeneral-major Mohammad Bagheri.

Të enjten e kaluar, marinsat britanikë u ndihmuan zyrtarëve në Gjibraltar të kapin super-cisternën Grace 1, pasi dyshohej se ajo bartte naftë nga Irani në Siri, në kundërshtim me sanksionet e Bashkimit Evropian.

"Kapja e cisternës iraniane të naftës, bazuar në justifikime të fabrikuara, nuk do të mbetet pa përgjigje", tha Bagheri.

Irani kërkoi lirimin e menjëhershëm të cisternës, ndërsa një komandant i Gardës Revolucionare të këtij vendi kërcënoi më herët me kapjen e një cisterne britanike.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Zarif, tha se kapja e cisternës përbën "pirateri" dhe se ka vendosur "një precedent të rrezikshëm".

Gjibraltari mori lejen nga Gjykata e tij Supreme për ta mbajtur cisternën për 14 ditë.

 

SHBA miraton shitjen e armëve në Tajvan

Turqia urdhëroi arrestimin e 176 shërbyesve ushtarakë, për lidhje të dyshuara me rrjetin që Ankaraja e fajëson për përpjekjen për grushtshtet, tre vjet më parë.

Departamenti autorizoi shitjen e mundshme të 108 tankeve Abrams, 250 raketave Stinger dhe të pajisjeve të tjera, si dhe njoftoi Kongresin.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Geng Shuang, u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që të anulojnë shitjen, duke thënë se Pekini e kundërshton fuqishëm këtë veprim.

Kina e konsideron Tajvanin si një provincë renegatë dhe kurrë nuk ka hequr dorë nga përdorimi i mundshëm i forcës për të rifituar kontrollin e ishullit.

Zyra e Presidentit të Tajvanit shprehu mirënjohje për Qeverinë e SHBA-së për shitjen e armëve.

"Tajvani do t'i përshpejtojë investimet në mbrojtje dhe do të vazhdojë të thellojë lidhjet e sigurisë me Shtetet e Bashkuara dhe vendet me ide të ngjashme", tha zëdhënësi presidencial, Chang Tun-han.

Marrëdhëniet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara kanë qenë të tensionuara në muajt e fundit për shkak të tregtisë dhe asaj që Uashingtoni e konsideron si militarizim të Kinës në Detin e Kinës Jugore.

 

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit  vizitoi Korfuzin në Greqi

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit z. Ilir Çapuni vizitoi Korfuzin në Greqi dhe me këtë rast, u takua me kryetarin aktual të Komunës  Konstantinos Nikolouzos dhe me kryetarin e zgjedhur të Komunës e cila merr postin në shtator zonja Meropi Idraiou.  Në këtë takim, u shqyrtuan themelet e një bashkëpunim të ndërsjellë të këtyre dy qyteteve me lidhje të forta historike. Me këtë rast u shkëmbyen njohuritë dhe praktikat e mbrojtjes dhe menaxhimit të ullishtave të vjetra dhe në veçanti të kripores në Lefkimi, e cila është shpallur park edukativo-natyror dhe është destinacion i njohur për vrojtimin e zogjve. 

Gjatë vizitës së vet, kryetari Çapuni ka vizituar edhe Universitetin Jonian të Korfuzit dhe është njoftuar me mënyrën e menaxhimit të komplekseve muzeale si dhe me mënyrat e ruajtjes dhe digjitalizimit të trashëgimisë kulturo-historike të Korfuzit. 

 

Nesër mot i ndryshueshëm

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i kthjellët, vende-vende me vranësira mesatare deri krejt i vranët. Frynë erë e lehtë e drejtimeve të ndryshme. Temperaturat në ora 13: Ulqin 33, Tivar e Podgoricë 31, Herceg Novi 30, cetinë 28, Plevle, Nikshiq e Kollashin 26 dhe në Zhablak 22 gradë.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot të ndryshueshëm dhe jostabil me shi të përkohshëm dhe bubullimë. Do të fryjë erë kryesisht e dobët deri e mesme e drejtimeve të ndryshme, në orët e pasdites më intensitet më të lartë kryesisht e veriut. Temperatura e mëngjesit prej 13 deri në 24, kurse më e larta e ditës prej 16 deri në 30 gradë.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се