Žabljak
Umjereno oblačno
22.1 °C
Pljevlja
Umjereno oblačno
25.3 °C
Herceg Novi
Vedro
28.9 °C
Nikšić
Pretežno vedro
29.0 °C
Cetinje
Pretežno vedro
30.4 °C
Bar
Vedro
28.1 °C
Podgorica
Vedro
34.8 °C
Ulcinj
Vedro
28.8 °C
Kolašin
Pretežno vedro
25.7 °C

Ditari

08. 07. 2019.   >>  19:07 0

Ditari 08.07.2019

08.07.2019

Rol i rëndësishëm i komunave në procesin e asocimit në BE

Komunat e kanë rolin e rëndësishëm në miratimin dhe zbatimin e standardeve dhe të vlerave evropiane, andaj duhet të vazhdojnë me realizimin e projekteve të  cilat do tu sjellin dobi vetëqeverisjeve lokale dhe qytetarëve, është theksuar në tryezën e rrumbullakët me titull, “Administratat lokale në procesin e bisedimeve – sukseset dhe sfidat në rrugën drejt BE“ . Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë dhe Bashkësia e Komunave të Malit të Zi kanë organizuar tryezë të rrumbullakët duke pasur parasysh rolin e administratave lokale në procesin e asocimit të Malit të Zi me BE si dhe duke pasur parasysh nevojën e forcimit të bashkëpunimit të organeve shtetërore dhe atyre lokale sidomos në pjesën e harmonizimit dhe të zbatimit dispozitave dhe standardeve evropiane. Siç është kumtuar nga Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë, bashkëbiseduesi kryesore Aleksandar Dërleviq ka theksuar se anëtarësimi në BE, si njëri ndër prioritetet kryesore të politikës së jashtme të Qeverisë nuk është i realizueshëm pa pjesëmarrjen aktive dhe kontributin e rëndësishëm të administratave lokale.“Reformat të cilat realizohen në nivelet lokale janë parakusht i rëndësishëm për zbatimin e dispozitave të cilat jemi duke i harmonizuar me trashe gemin juridike të BE, miratimi dhe zbatimi i standardeve evropiane nga sferat e ndryshme, por të rëndësishme edhe për shfrytëzimin efikas të mjeteve nga fondet e BE”, ka thekuar Dërleviq. Sekretari i përgjithshëm i bashkësisë së komunave Refik Bojaxhiq konsideron se pjesëmarrja e përfaqësueseve të pushteteve lokale në strukturat bashkëbiseduese, janë me rëndësi të madhe për cilësinë e procesit negocues, sepse administratat lokale mbajnë përgjegjësi për zbatimin e ligjit në procesin e asocimit edhe pas anëtarësimit në BE. Rëndësinë e administratave lokale në sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm të komunave dhe përparimin përfshirës të shtetit drejtë BE, e ka potencuar edhe shefi i delegacionit të BE në Mal të Zi Aivo Orav.

Deputeti duhet të punojë në interes të përgjithshëm e jo vetëm personal

Koalicioni në pushtet në Kuvendin e Malit të Zi e ka propozuar kodeksin etik i cili, siç kanë sqaruar, paraqet pako të rregullave dhe standardeve të sjelljes së deputetëve në Parlament. Theksohet se normat juridike shpesh herë nuk i përfshijnë të gjitha situatat në të cilat mund të gjendet çdo funksionarë publikë, në veçanti deputetët, gjatë ushtrueses së funksionit të vetë.“Për këtë arsye, normat ligjore duhet plotësuar me norma etike, të cilat mundësojnë që të arsyetojmë rregullat juridike dhe të caktohet se çka në shoqëri është e ndaluar dhe çka e lejuar”, thuhet në propozimin e kodeksit etik i cili tashëm gjendet në procedurën kuvendore. Këtë dokument e kanë propozuar deputetet e Partisë Demokratike të Socialistëve, Socialdemokratët, Partia Boshnjake, Partia Liberale si dhe Koalicioni, “Shqiptarët të vendosur”. Kodeksi etik, siç theksohet, duhet të paraqes mekanizëm efikas në luftën kundër korrupsionit dhe në të janë implementuar rekomandimet e Greco's gjë që është njeri ndër shkaqet kryesore për miratimin e tij.

Të gatshëm për tejkalimin e sfidave me përkrahjen e partnerëve nga rajoni dhe BE

Këshilli për bashkëpunimin rajonal është i gatshëm që ta tejkalojë çdo sfidë në të cilën do të has me përkrahjen e partnerëve nga rajoni dhe BE, ka kumtuar sekretarja e përgjithshme e kësaj organizate Majlinda Bregu. Ajo në takimin vjetor në Sarajevë, i cili mbahet në kuadër të takimeve në nivel të lartë të procesit të bashkëpunimit në Evropën Jug lindore, ka theksuar se viti i kaluar ka qenë vit dinamik dhe se në këtë organizatë janë të gatshëm që po me të njëjtën dinamik ta vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm.”Jemi të gatshëm dhe kemi vullnet që të kacafytemi me çfarë do sfide me të cilën do të hasim, mirëpo këtë nuk mund ta bëjmë pa përkrahjen e plotë të partnerëve nga rajoni dhe BE, sepse nuk është nevoja që të humbim kohë e pastaj ta kërkojmë sërish“, ka theksuar Bregu. Ajo, siç është kumtuar, ka theksuar se nëse punohet bashkarish-të në zgjidhjen e kontesteve bilaterale, do të jetë e vështirë të ndryshohet rajoni në kuptimin ekonomik dhe social.

 

Me pakë ndërmarrje të bllokuara

Në Mal të Zi, sipas të dhënave të Bankës Qendrore, në fund të qershorit kanë qenë të bllokuara 17.62 mijë ndërmarrje dhe ndërmarrës, ose 0.46% më pak se në muajin maj. Shuma e përgjithshme e borxheve në bazë të të cilave janë bllokuar llogaritë është 646.01 milion euro, ose 0.18 % me pak se në muajin maj. Koncentrimi i borxheve, siç është kumtuar nga Banka Qendrore, është relativisht i lartë kështu që 10 borxhlinjtë më të mëdhenj, gjegjësisht 0.06% nga të gjithë të evidentuarit, marrin pjesë me 16.13 për qind në shumën e përgjithshme të bllokadave. Atyre u janë bllokuar 104.18 milion euro.

 

Shumica e re e shkarkona nga funksion Vlladimir Jokiqin

Shumica e re e këshilltarëve në Kuvendin komunal të Kotorrit e ka shkarkuar Vlladimir Jokiqin nga funksioni i kryetarit të Komunës Kotor. Në mbledhjen e Parlamentit lokal, siç është paralajmëruar më parë, nuk ka marr pjesë Jokiq i cili ka theksuar se kjo seancë është caktuar në kundërshtim me ligjin. Jokiq është shkarkuar me votat e këshilltarëve të Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS), Socialdemokratëve , të Partisë Liberale, të Iniciativës Qytetare Kroate dhe të  ish këshilltares të Partisë Socialdemokratike, Bruna Llonçareviq. Këshilltari i PDS, Zhelko Aprcoviq, ka theksuar në prag të votimit se edhe më parë kanë thënë se do të jenë opozitë konstruktive dhe se do të ofrojnë sugjerime konstruktive. Për ndryshe Jokiq dje i ka dërguar letër të hapur kryeministrit Dushko Markoviq në të cilën e akuzon për shkeljen e ligjit  sepse nuk e ka shpërbërë Kuvendin komunal me qellim që të bëjë presion plotësues për tu zgjedhur kryetari i ri i Kotorrit. “përmes korrupsionit politik”. Jokiq, ka theksuar se për këtë arsye do tu drejtohet edhe gjyqeve.

Shpallet konkursi për afatin e dytë të regjistrimeve

Rektori i Universitetit të Malit të Zi ka shpallur sot konkursin për afatin e dytë të regjistrimeve dhe vende të lira ka për 821 brucosh. Theksohet se vende të lira ka në Fakultetin Bioteknik 64, në Fakultetin Ekonomik 7, në Elektroteknik 60, në Fakultetin e Arteve Dramatike 27. Vende të lira ka edhe në Fakultetin e Artit Figurativ 16, në Fakultetin për Sport dhe Edukatën Fizike pastaj në Fakultetin për Turizëm dhe Hotelieri si dhe në Fakultetin Filologjikë. Nga Universiteti i Malit të Zi është kumtuar se vende të lira ka edhe në disa njësi tjera universitare në Mal të Zi. 

 

Vuçiq nuk pranon të tregojë si po furnizohen serbët e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se ai e bëri "një pjesë të mirë të punës", në furnizimin e serbëve në Kosovë për nevojat themelore, të paktën për muajin e ardhshëm. "Ia arritëm të sigurojmë një pjesë të mirë, por si e bëmë këtë, nuk do të flas”, i tha Vuçiq, Radio Televizionit të Serbisë. I pyetur për zgjidhjen e problemit të Kosovës, ai tha se kjo pyetje është mbi të gjitha “për shqiptarët dhe serbët”. “Nëse do të na kishin lënë të qetë, mesiguri se deri më tani do të kishim rënë dakord. Por, problemi është se Kosova nuk është një pyetje e ish-Jugosllavisë, kurrë nuk ka qenë një çështje e popujve që jetojnë atje”, tha Vuçiq. Që nga nëntori i vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës ka vendosur tarifën ndaj mallrave serbe, duke nxitur reagimin e Beogradit, dhe pezullimin nga ana e tij, të pjesëmarrjes në bisedimet për normalizimin e raporteve, që po zhvilloheshin me lehtësimin e Bashkimit Evropian. Ditë më parë, afaristët në veri të Kosovës, i mbyllën për një periudhë dyditore të gjitha dyqanet, duke thënë se nuk kanë furnizim me mallra nga Serbia për shkak të tarifës. Qeveria e Kosovës kundërshton heqjen e tarifës duke kërkuar njohjen nga ana e Serbisë të pavarësisë së Kosovës.

Kosova të heqë taksën, BE vazhdon të udhëheqë dialogun

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Kyle Scott, deklaroi se Prishtina zyrtare duhet të heqë taksat për mallrat nga Serbia, në mënyrë që të vazhdojë negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës dhe shtoi se SHBA-ja vazhdon të njohë "udhëheqjen" e BE-së në atë dialog. I pyetur nëse SHBA do të zbatojë autoritetin e saj për të shtyrë Prishtinën që t’i kthehet tryezës së bisedimeve, Scott vuri në dukje se SHBA ende vazhdon të njohë udhëheqjen e BE-së në proces dhe se është më e rëndësishme që të gjitha palët të kthehen në tryezën e negociatave. Sipas tij, dialogu Kosovë-Serbi duhet të udhëhiqet nga Bashkimi Evropian dhe siç u shpreh Scott, Amerika e njeh BE-në si udhëheqëse të tij dialogu, transmeton lajmi.net. I pyetur nga mediet serbe, nëse SHBA do të zbatojë autoritetin e saj për ta bindur Kosovën që të rikthehet në dialog, Scott ka thënë se, se SHBA-ja ende vazhdon të njohë udhëheqjen e BE-së në proces dhe se sipas tij, më e rëndësishme është që të gjitha palët të kthehen në tryezën e bisedimeve.

 

Kërkesa për më shumë të drejta për shqiptarët në Luginën e Preshevës

Përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës thonë se marrëdhëniet jo të mira mes Kosovës dhe Serbisë janë pengesa kryesore për integrimin dhe zhvillimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ata thonë se synimi për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën nëpërmjet ndonjë forme të ndryshimit të kufijve duket i parealizueshëm, por kërkojnë që shqiptarët në atë zonë të gëzojnë të njëjtat të drejta, sikurse edhe serbët në Kosovë. Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, thotë në një bisedë me Zërin e Amerikës se tashmë është e qartë që bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën nëpërmjet shkëmbimit të territoreve nuk mund të realizohet, por kërkon që shqiptarët në Luginë të kenë të drejta të njëjta sikurse serbët në Kosovë.  Vitin e kaluar, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, hodhi idenë e tij për korrigjim të kufirit me Serbinë që do të nënkuptonte bashkimin e Luginës së Preshevës me me Kosovën. Kjo cështje nxiti shumë debate dhe reagime të partive politike në Kosovës por edhe te një pjesë e faktorit ndërkombëtar. Udhëheqësit politik të zonës thonë se situata në Luginë vazhdon të jetë e paqëndrueshme që nga viti 2001 ndërsa shpresojnë që nëpërmjet bisedimeve Kosovë-Serbi të krijohet më shumë hapësirë për përmirësimin e situatës edhe në Luginën e Preshevës.

 

Padrejtësisë do t’i përgjigjemi me qëndresë

Lideri i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha, ftoi nëpërmjet rrjetit shoqërorë, Facebook, qytetarët që të bëhen pjesë e protestës së sotme para Kryeministrisë, për të treguar sipas tij vendosmërinë për të larguar Edi Ramën dhe për t’i dhënë vendit mundësi për çdo shqiptar, duke zgjedhur me votë të lirë një qeveri që punon në interes të qytetarëve.  Kryetarja ende në detyrë e Bashkisë së Shkodër, Voltana Ademi i ka dërguar një letër ambasadorëve të huaj, në Tiranë. Në letër, Ademi thotë se nuk do ia dorëzojë Shkodrën kandidatit fitues, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, pasi pjesëmarrja prej 8% në votime, tregoi, sipas saj, se qytetarët nuk e duan Edi Ramën, duke shtuar se pas 30 qershorit, pushteti vendor në Shqipëri rrezikon të shndërrohet thjesht në një zvarranik të qeverisë qendrore. Ndryshe, presidenti Ilir Meta është shprehur në lidhje me situatën ligjore mbas 30 qershorit dhe zgjidhjen e krizës. Nëpërmjet një deklarate për mediet, Meta tha se dekreti për anulimin e datës 30 qershor 2019 si ditë e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, deri në ditën e sotme nuk është kundërshtuar nga ndonjë forcë politike apo nga ndonjë subjekt tjetër politik ose jo politik përpara ndonjë gjykate në Republikën e Shqipërisë përfshi këtu edhe Kolegjin Zgjedhor. Kreu i shtetit edhe një herë theksoi faktin se dekreti i datës 10 qershor, 2019 është në fuqi dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë.  Pasditen e sotme është thirrur një seancë e jashtëzakonshme parlamentare në Shqipëri për të diskutuar ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimin e kryetarit të vendit Ilir Meta. Pas një debati prej dy orësh, pritet të merret vendim, ndërkohë që gjithçka pritet të përfundojë brenda orëve të mbrëmjes. Gjithçka pasi kreu i shtetit anuloi datën e zgjedhjeve të 30 qershorit, duke bërë që mazhoranca të rendisë një listë shkeljesh.

 

Në Bosnje nis marshimi drejt Srebrenicës

Rreth 6,000 njerëz nga fshati Nezuk, në verilindje të Bosnjës, nisën sot marshimin drejt Srebrenicës. Ata planifikojnë të arrijnë atje pas tre ditësh, për të kujtuar 24-vjetorin e masakrës së Srebrenicës. Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kanë hyrë në Srebrenicë, në zonën që ishte shpallur e sigurt nga Kombet e Bashkuara. Në ditët që kanë pasuar, ato kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, ndërsa trupat e tyre i kanë hedhur në gropa në pyjet përreth. Derisa vrasjet kanë ndodhur për pak ditë, procesi i gjetjes së trupave ka marrë vite dhe identifikimi dhe varrimi i tyre vazhdojnë ende. Të enjten, më 11 korrik, në qendrën përkujtimore “Potoçari”, në Srebrenicë do të bëhet varrimi kolektiv i viktimave të identifikuara gjatë vitit të fundit. Masakra e Srebrenicës është cilësuar si më e rënda në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës është njohur si gjenocid.

 

Partia Demokracia e Re i fiton zgjedhjet në Greqi, Tsipras e pranon humbjen

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi i ka fituar, partia opozitare e qendrës së djathtë Demokracia e Re, e udhëhequr nga Kyriakos Mitsotakis. Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, e ka pranuar humbjen në zgjedhjet e përgjithshme, dhe e ka telefonuar kundërshtarin e tij për t’i uruar fitoren. Në bazë të rezultateve të deritanishme, konservatorët e Mitsotakis fituan 39.7% të votave, ndërsa partia Syriza e kryeministrit, Tsipras, është në vendin e dytë me 31.6%. Dalja në zgjedhje ishte 57 për qind. Kryeministri i zgjedhur, Mitsotakis, u tha mbështetësve se atij i dhanë një mandat të fuqishëm për ndryshim. "Vendi ynë me krenari ngre kokën përsëri", u tha ai mbështetësve të tij, në kryeqytetin Athinë, duke potencuar se ai do të jetë kryeministër për të gjithë, sepse grekët janë "shumë pak për të qëndruar të ndarë". Ndërsa, pas bërjes publike të rezultateve, kryeministri i deritanishëm, Alexis Tsipras, përmendi vendimet e vështira që është dashur të marrë në kohën sa ka qenë në pushtet”. "Sot, me kokën lartë, ne e pranojmë vendimin e popullit. Për të sjellë Greqinë aty ku është sot ne duhej të merrnim vendime të vështira me një kosto të rëndë politike", tha Tsipras gazetarëve. Alexis Tsipras, thirri zgjedhjet e parakohshme pas humbjes në zgjedhjet për parlamentin evropian, që u mbajtën në muajin maj. Ai kishte rrëzuar nga pushteti Demokracinë e Re, më 2015, duke bërë fushatë kundër politikave të kursimit që kishin prekur grekët për vite me radhë.

Papa kërkon që të hapen “korridore humanitare” për shpëtimin e migrantëve

Papa Françesku ka bërë thirrje për hapjen e “korridoreve humanitare”, që do të ndihmonin në shpëtimin e migrantëve. Këto komente të Papës vijnë pasi javën e kaluar, nga një sulm ajror në Libi, u vranë dhjetëra persona në një qendër ndalimi. “Komuniteti ndërkombëtar nuk mund të pranojë incidente kaq të rënda”, tha Papa, gjatë fjalimit të tij në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. “Shpresoj që do të krijohen korridore humanitare për migrantët, që më së shumti kanë nevojë”, tha Papa. Nga ana tjetër, një anije gjermane e shpëtimit është ndaluar që të hyjë në ujërat territoriale të Maltës, thanë autoritetet. Kësaj anijeje me migrantë, fillimisht i ishte ndaluar hyrja në ujërat italiane. Politikat e migrimit të Italisë, së fundmi ka çuar në përplasje ndërmjet organizatave joqeveritare dhe autoriteteve italiane, mbi rregullat për mbylljen e porteve për anijet me migrantë. Në bordin e kësaj anijeje gjenden 65 migrantë. Forcat e armatosura malteze dhe Qeveria thanë se do të ndërmarrin veprimet e duhura nëse kjo anije shkel ujërat e Maltës.

 

Nesër mot me vranësira të ndryshueshme dhe vende vende me reshje të shiut

Sot  në Mal të Zi po mban mot kryesisht me diell. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Podgoricë 34 gradë, Herceg Novi e Budvë 33, Tivar 32, Ulqin, Cetinë e Nikshiq 31, Bijello Pole, Plavë e Beranë 28, Plluzhinë e Plevle 27, Rozhaj 26, Kollashin 25 dhe në Zhablak 21 gradë.

Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, me intervale me diell dhe në viset kontinentale vende vende me reshje të dobëta të shiut dhe bubullimë, sidomos në orët e pas ditës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 10 deri në 23, kurse më e larta e ditës prej 20 deri në 34 gradë celsius.

 

ditarin e përgatiti, Senad Gilaj

 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se