Žabljak
Umjereno oblačno
22.1 °C
Pljevlja
Umjereno oblačno
25.3 °C
Herceg Novi
Vedro
28.9 °C
Nikšić
Pretežno vedro
29.0 °C
Cetinje
Pretežno vedro
30.4 °C
Bar
Vedro
28.1 °C
Podgorica
Vedro
34.8 °C
Ulcinj
Vedro
28.8 °C
Kolašin
Pretežno vedro
25.7 °C

Ditari

05. 07. 2019.   >>  18:31 0

Ditari 05.07.2019

05.07.2019

Është i qartë integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka deklaruar në samitin e Ballkanit Perëndimor, në Poznanj të Polonisë, se lidhjet e forta me vendet fqinje, anëtare të BE, vazhdojnë me lidhjet e brendshme të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Të përkujtojmë se në qytetin, Poznanj, ka filluar samiti i 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit. Shefat e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të BE, janë pajtuar se agjenda e lidhjeve reciproke jep rezultate dhe se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimorë është e qartë. Për këtë arsye, korniza institucionale të cilën e garantojnë institucionet Evropiane dhe qeveritë e shteteve të rajonit, janë me rëndësi jetike për bashkëpunim dhe, definitivisht, për integrimin në BE, ka theksuar kryeministri, Markoviq. Ai, ka përkujtuar se BE, gjatë 10 vjetëve të kaluara ka investuar në Ballkanin Perëndimor rreth 8 miliardë euro. Liderët e vendeve anëtare të BE, janë pajtuar se agjenda e ndërlidhjeve në kuadër të procesit të Berlinit, jep rezultate dhe se integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor, sot është epilog i qartë politik në kuadër të politikës së zgjerimeve e cila nuk duhet të ketë alternativë .

Për ndryshe, njëra ndër temat kryesore të këtij takimi është perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe pritet që zyrtarët evropianë, edhe njëherë, të vërtetojnë mesazhin se procesi i zgjerimit akoma është i hapur. Më herët, sot  presidenti i Polonisë,  Andzhej Duda, ka deklaruar se Varshava fuqishëm përkrah zgjerimin e BE në Ballkanin perëndimor duke tërhequr vërejtjen se shtyrja e mëtejme e integrimeve Evropiane të këtij rajoni, mund të shkaktojë jo stabilitet serioz. Duke hapur takimin e kryeministrave të vendeve pjesëmarrëse të samitit, Duda, ka theksuar se rajoni i Ballkanit perëndimor është me rëndësi të madhe për stabilitetin dhe zhvillimin evropianë.

Në Samit për faktorët kyç të rritjes ekonomike

Faktorët kyç të nxitjes dhe ruajtjes së rritjes ekonomike dhe të zhvillimit të iniciativës, ka qenë njëra ndër temat e samit të procesit të Berlinit në qytetin Poznanj të Polonisë, në të cilin ka marr pjesë edhe delegacioni i Malit të Zi.

Nga Ministria e ekonomisë, është kumtuar se fokusi gjatë diskutimeve ka qenë në shkëmbimin e përvojave dhe të leksioneve shkencore,  në kuadër të realizimit të programeve reformuese me qëllim të zgjidhjes së sfidave aktuale, në krijimin e kushteve për qasje më të lehtë në financa për fillestarët në biznes, për ndërmarrësit ekzistues dhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Theksohet se sekretari shtetëror në Ministrinë e ekonomisë, Millan Serzentiq, në takimin ministror kushtuar  planit disa vjeçar të Bashkësisë rajonale ekonomike, i ka prezantuar aktivitetet e Malit të Zi me qëllim të përparimit të bashkëpunimit rajonal dhe me qëllim të realizimeve të qëllimeve.

 

Luksemburgu do të përkrah hapjen e kapitullit 8

Luksemburgu,  menjëherë do të jap pëlqimin që, Mali i Zi, të hap kapitullin e vetëm të prapambetur, kapitullin 8, i cili ka të bëjnë me konkurrencën, ka deklaruar sot ministri i punëve të jashtme të Luksemburgut, Zhan Aselbron, gjatë takimit me kryetarin e  Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq.

Brajoviq dhe ministri Aselborn, kanë biseduar për rrethanat në Mal të Zi, në rajon dhe në institucionet Evropiane, duke vlerësuar si të rëndësishme faktin se shumicën e përbërjes së re të Parlamentit Evropianë, e përbëjnë promovuesit e konceptit të Bashkimit Evropianë. Gjatë takimit me kryetarin dhe me sekretarin e përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të OSBE, Xhorxh Cereteli dhe Robert Montella, është theksuar përkushtimi dhe qëndrimi  aktiv i Kuvendit të Malit të Zi, në këtë organizatë dhe se me kujdes përcillen proceset reformuese në vendin tonë.

Përfaqësuesit e diasporës malazeze në Luksemburg, Brajoviq i ka njoftuar me aktualitetet në shtetin e tyre amë, por është bërë fjalë edhe për çështjet konkrete të lidhjeve akoma më të mira të mërgimtarëve që jetojnë në Luksemburg me qytetet në Mal të Zi nga të cilat ata e kanë origjinën.

Pjesëmarrja e pjesëtarëve të UMZ, kontribuon në autoritetin ndërkombëtarë

Pjesëmarrja e pjesëtarëve të ushtrisë së Malit të Zi në misionet ndërkombëtare, në operacione dhe aktivitetet tjera në botë, i kontribuon dukshëm autoritetit ndërkombëtarë të Malit të Zi dhe ka ndikim pozitiv në procesin e modernizimit dhe në ngritjen e aftësive operative të ushtrisë. Kjo është konstatuar në mbledhjen e Këshillit për mbrojtje dhe siguri, në të cilin ka marr pjesë edhe shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Malit të Zi, gjenerali i brigadës Dragutin Dakiq. Këshilli, në mbledhjen e mbyllur për opinion, ka shqyrtuar raportin mbi pjesëmarrjen e ushtrisë së Malit të Zi në forcat ndërkombëtare, në misionet paqësore dhe në aktivitetet tjera ndërkombëtare për vitin e kaluar. “Këshilli , përmes respektimit të rekomandimeve të NATO partnerëve dhe në bazë të përvojave pozitive nga vitet e kaluara, në kontekstin e avancimit të mëtejmë, në veçanti vlerëson shtimin e paraparë të pjesëmarrjes të pjesëtarëve të ushtrisë së Malit të Zi në misionet ndërkombëtare, në operacionet dhe aktivitetet tjera ndërkombëtare” , thuhet në kumtesë.

Të intensifikohen kontaktet politike të Malit të Zi dhe Francës

Nevojitet intensifikimi shtesë i kontakteve politike në nivelin më të lartë, në veçanti në dritën e shënimit të 140 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Malit të Zi me Francën, në dhjetor të këtij viti, janë pajtuar ministri i punëve të jashtme, Srgjan Darmanoviq, dhe sekretarja shtetërore për punët evropiane të republikës së Francës, Ameli De Monshalen. Darmanoviq dhe De Monshalen, kanë biseduar në margjinat e takimit të shefave të diplomacive të Ballkanit Perëndimor. Siç është kumtuar nga ministria e punëve të jashtme, Darmanoviq, e ka informuar bashkëbiseduesen për rezultatet e arritura të Malit të Zi në procesin e bisedimeve me BE, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të politikës së zgjerimit të BE, në vendet e Ballkanit Perëndimor, edhe për kundër sfidave me të cilat përballen. De Monshalen,  ka theksuar se Mali i Zi, ka shënuar progres të mirë në procesin e Integrimeve Evropiane, dhe ka shtuar se duhet të vazhdohet me plotësimin e kritereve për anëtarësime në BE, thuhet në kumtesë.

 

Të bëhen përpjekje për arritjen e standardeve më të larta etike

Bashkësia mediatike, duhet të vazhdojë unike që ti arrijë standardet më të larta etike me rastin e raportimeve, ka theksuar shefi i delegacionit të BE në Mal të Zi,  Aivo Orav, duke shtuar se progresi në lirinë e të shprehurit do të ndikojë në mas të madhe edhe në procesin integrues të Malit të Zi.

Ai, në konferencën me titull “Principet e etikës mediatike në mediume dhe opinion” , ka theksuar se në Mal të Zi, vetë-rregullimi akoma është ana e dobët dhe se kërkohet vendosja e mekanizma cilësor të vetë - rregullimit.

Ministri i drejtësisë, Zoran Pazhin, theksuar se informacionet nuk mund të jenë objektive dhe të sakta pa baza etike të mediumeve. Ai, ka përsëritur se Qeveria, nuk do të kursejë mundin dhe as mjetet që të ndihmojë në vendosjen e mekanizmave funksional vetë - rregullues mediatikë, pa tendencë që të përzihet në politikën redaktuese të medieve. Drejtorja ekzekutive e “Vjestit”,  Marijana Kadiq Bojaniq, ka theksuar se etika në mediume është themel i gazetarisë dhe se gjykimi moral, së bashku me saktësinë, shpejtësinë e të ngjashme të lajmit, duhet të mbetet esenca e gazetarisë. Drejtori programor i aleancës qytetare, Millan Radoviq, ka theksuar se duhet të jemi të hapur dhe të pranojmë se në fuqi është kriza e profesionit gazetaresk.

 

Për shërbim vullnetarë ushtarak 100 vende të lira

Ministria e mbrojtjes, ka shpallur konkursin për shërbimin vullnetarë ushtarak. Për shkak të interesimit të madh  që është paraqitur gjatë shpalljes së konkursit të parë, numri i vendeve është dyfishuar, nga 50 sa ishte paraparë, në 100 vende. Për djemtë dhe vajzat e interesuara, me nënshtetësi malazeze dhe të moshës ndërmjet 18 dhe 25 vjeç, konkursi mbetet i hapur gjatë 15 ditëve të ardhshme.

Shërbimi vullnetarë ushtarak, organizohet në kazermën “Millovan Sharanoviq”, në Danillovgrad, kurse trajnimi zgjat 3 muaj.

Fillimi i trajnimeve pritet kah mesi i shtatorit pas seleksionimit të kandidatëve dhe procedurave tjera të domosdoshme, thuhet në kumtesë.

 

Kotorri dhe Durmitori mbeten në listën e UNESCO-s

Rajoni natyror dhe kulturo-historik i Kotorrit dhe parku nacional Durmitor, mbetën në listën e trashëgimisë kulturore botërore në Mal të Zi, është kumtuar nga Ministria e kulturës. Ky është vendim i komitetit të sivjetshëm  për trashëgiminë kulture i cili po mbahet në Azerbajxhan.

Komiteti i UNESCO-s, për trashëgiminë botërore sot, pa debat, ka miratuar vendimet që kanë të bëjnë me dy lokalitete të trashëgimisë botërore në Mal të Zi; rajoni natyror dhe kulturo historik i Kotorrit  dhe Parku nacional Durmitor, thuhet në kumtesë.

Nga Ministria e kulturës, kanë theksuar se vendimi që ka të bëjë me rajonin natyror dhe kulturo historik të Kotorrit, paraqet njërin prej vendimeve më afirmativ të Komitetit që ka të bëjë me rajonin e Kotorrit.

 

E. Engel; Kosova, ka arritur progres të madh nga pavarësia 

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot kongresistin Eliot Engel, Kryesues i Komisionit për Punë të Jashtme në Kongresin Amerikan, i shoqëruar nga zonja Engel dhe bashkëpunëtorët, të cilin e ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën.

 “Ju jam mirënjohës për angazhimin tuaj personal, prej dekadash, për Kosovën dhe popullin shqiptar në përgjithësi”, u shpreh presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi ka shprehur kënaqësinë para kongresistit Engel dhe ambasadorit Kosnett për përurimin e ndërtesës së re të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, duke e krahasuar momentin e 4 Korrikut 2019 me hapjen e Zyrës Amerikane në Kosovë në vitin 1996.

Kongresisti Engel u shpreh se është i gëzuar që është përsëri në Kosovë, veçanërisht për të qenë pjesë e shënimit të 4 Korrikut me inaugurimin e ambasadës së re amerikane.

Engel ka theksuar progresin e madh që Kosova ka bërë në vitet që nga pavarësia me shpresë se vendi do të vazhdojë të përparojë në rrugën drejt prosperitetit, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

 

Qeveria, nuk ka marrë ndonjë vendim për të ndaluar hyrjen e zyrtarëve serb

Qeveria e Kosovës nuk ka marrë vendim që u ndalon hyrjen në Kosovë të gjithë zyrtarëve nga Serbia, u konfirmua nga kabineti i kryeministrit Ramush Haradinaj.

Sqarimet vijnë një ditë pasi që Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, përmes shefit të kabinetit të ministrit të Jashtëm, Jetlir Zyberaj, ka komunikuar lajmin për marrjen e vendimit për të mos lejuar hyrjen e zyrtarëve serbë në Kosovë.

Por, Donjeta Gashi, zëdhënëse e kryeministrit Ramush Haradinaj, tha shkurt për Radion Evropa e Lirë se “Qeveria e Kosovës nuk ka marrë një vendim të tillë”.

Të premten, edhe televizioni publik në Serbi citoi kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, të ketë thënë se në Samitin e Vendeve të Ballkanit Perëndimor në Poznan të Polonisë ka dëgjuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të ketë thënë se vendimi për ndalimin e hyrjes së zyrtarëve serbë në Kosovë është një “lajm i rremë”.

Në lidhje me këto zhvillime, të enjten është prononcuar edhe zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq.

Ajo ka thënë se BE-ja pret që të dyja palët t’i respektojnë marrëveshjet tashmë të nënshkruara në kuadër të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, përfshirë edhe marrëveshjen për vizitat e zyrtarëve

 

M.Roth; Dialogu mes dy shteteve shumë i vështirë

Ministri për Evropën nga Qeveria e kancelares Merkel, Michael Roth, është duke marrë pjesë në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Poznan të Polonisë. Duke folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Roth ka thënë se ka shumë gjëra për t’u bërë.

Ai ka thënë se nëse janë të vendosur politikanët në Prishtinë dhe Beograd, atëherë duhet të tejkalojnë paragjykimet, siç kanë bërë Maqedonia e Veriut dhe Greqia, me marrëveshjen për emrin. Megjithatë e ka pranaur se dialogu mes dy shteteve është një proces shumë i vështirë. Ndër të tjera ka thënë se ka shumë gjëra që duhet bërë për arritjen e një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke potencuar se për një gjë të tillë politikanët e dy shteteve duhet të punojnë seriozisht dhe në mënyrë të vendosur.

“Kur është fjala për Beogradin dhe dialogun me Prishtinë, ka shumë gjëra për t’u bërë, nëse politikanët janë mjaft të vendosur që t’i kapërcejnë stereotipet, siç bëri Maqedonia e Veriut dhe Greqia kur zgjidhën mosmarrëveshjen për emrin’ ka shtuar ai.

 

Rama dhe Zaev, kërkojnë çeljen e negociatave

Po vazhdon t’i zhvillojë punimet në Poznan të Polonisë samiti midis liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve kryesore të Bashkimit Evropian. Kancelarja Angela Merkel, e cila është edhe autorja e Procesit të Berlinit, ka preferuar të ketë në krah homologun maqedonas, Zoran Zaev, të cilin e ka vlerësuar për marrëveshjen e Prespës.

Por Zaev nuk kërkon të dalë nga ky samit pa marrë një konfirmim nga shtetet e BE-së për hapjen e negociatave të pranimit në muajin tetor të këtij viti.

Kësaj kërkese i është bashkuar edhe Tirana, që në samit është përfaqësuar nga kryeministri Edi Rama, por edhe nga Gent Cakaj, ministër i Jashtëm në detyrë, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Të pranishëm në samit janë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj si dhe liderët e Gjermanisë, Polonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

 

Zjarre të reja në ishullin Evia të Greqisë

Autoritetet greke njoftuan se gjatë natës kanë shpërthyer dy zjarre të reja, e cila çoi në evakuimin e katër fshatrave në ishullin Evia, transmeton Anadolu Agency .

Zjarret e reja shpërthyen disa orë pas një zjarri të madh për shuarjen e të cilit u angazhuan mbi 100 zjarrfikës dhe u evakuuan disa fshatra.

Departamenti zjarrfikës njoftoi se dy zjarre shpërthyen të enjten pak para mesnate, duke shtuar se kanë arritur të kufizojnë përhapjen e flakëve, por se zjarri ka vazhduar.

Me tre zjarre janë duke luftuar 255 zjarrfikës, katër kanaderë, tre helikopterë dhe qindra makina për punimin e tokës.

Zjarret në Greqi janë dukuri e zakonshme gjatë muajve të nxehtë dhe me thatësi. Vitin e kaluar në zjarret më vdekjeprurëse në historinë e Greqisë në një lagje periferike të Athinës humbën jetën 101 persona.

Tramp, lavdëroi ushtrinë dhe foli për madhështinë e shtetit amerikan

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e lavdëroi ushtrinë dhe foli për madhështinë e shtetit amerikan, gjatë një ceremonie për shënimin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Në fjalimin e tij, Trumpi i tha një turme të mbledhur për të ndjekur ceremoninë se "kombi ynë është më i fuqishëm se kurrë më parë".

Katër Korriku festohet në të gjithë Shtetet e Bashkuara për të shënuar nënshkrimin e Deklaratës së Pavarësisë së vendit më 1776.

Kjo është hera e parë që Shtetet e Bashkuara e kremtojnë Ditën e Pavarësisë me Paradë Ushtarake, por presidenti Trump, u frymëzua për të bërë një ceremoni të tillë duke parë një shfaqje të ngjashme në Francë.

 Përpara fjalimit, demokratët akuzuan presidentin se po bën fushatë nëpërmjet një organizimi të tillë.

Kjo është hera e parë që SHBA-ja nxjerr ushtrinë në rrugë për të festuar Ditën e Pavarësisë. Presidenti i fundit që fliste në një ceremoni të shënimit të 4 Korrikut, në Uashington, ishte shtatë dekada më parë kur Harry Truman iu drejtua një turme pranë Monumentit të Uashingtonit, për të shënuar 175-vjetorin e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë./REL

 

Pheniani, me tone të ashpra ndaj SHBA

Pak kohë pas takimit të presidentit amerikan Donald Trump dhe pushtetmbajtësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un në territorin e Koresë së Veriut, Pheniani i kritikon SHBA me fjalë të ashpra.

Fillimisht miqtë më të mirë, pastaj sërish sulme verbale. Delegacioni i Koresë së Veriut në OKB i akuzoi SHBA se janë "të fiksuar në veprime armiqësore" dhe "ndaj sanksioneve". Në mënyrë konkrete, Koreja e Veriut u ankua se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kishin dërguar një letër të gjitha vendeve anëtare të OKB-së, ku u bënin thirrje që të kthenin pas punëtorë të Koresë së Veriut. Letra ishte dërguar më 29 qershor, që përputhej me propozimin e Trumpit për takimin me Kimin.

Në fakt, letra amerikane u dërgua më 27 qershor. Të gjitha vendeve u bëhet thirrje në të që t'u përmbahen sanksioneve. Sipas vlerësimeve të OKB, dhjetëra mijëra punëtorë të Koresë së Veriut dërgohen çdo vit jashtë vendit, veçanërisht në Kinë dhe Rusi, për të fituar para për Phenianin duke punuar në kushte skllavërie.

 

Përmbytja  e varkës me 80 migrantë  nga Tunizia

Rreth 80 migrantë besohet të kenë vdekur, pasi varka me të cilën po udhëtonin u përmbyt në bregun tunizian, tha zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), Flavio Di Giacomo në Twitter.

"4 të mbijetuar janë shpëtuar dhe janë sjellë në Tunizi. Ata thanë se varka mbante 86 njerëz. Rreth 80 migrantë besohet të kenë vdekur," tha ai.

Një nga katër të mbijetuarit, më vonë kishte vdekur në një spital, thanë njoftimet.

Numri i migrantëve të zhdukur ka qenë ndoshta 82, shtoi zëdhënësi i IOM-it.

Anija ishte duke shkuar nga Libia në Itali.

Libia ka qenë prej kohësh një rrugë kryesore tranziti për migrantët, veçanërisht nga Afrika sub-Sahariane, të cilët mundohen të arrijnë në Evropë me ndihmën e trafikantëve.

Në maj, të paktën 70 migrantë vdiqën, pasi barka e tyre u përmbyt, në qytetit bregdetar tunizian, Sfax.

 

Kalifornia u godit nga një tërmet i fuqishëm

Kalifornia jugore në SHBA, u godit nga një tërmet i fuqishëm prej 6.4 shkallë të Rihterit, por zyrtarët thanë se kishte vetëm lëndime të lehta të disa personave, dhe disa dëmtime të objekteve.

Epiqendra e dridhjeve ishte afër qytetit të Ridgecrest, rreth 240 km në verilindje të Los Anxhelosit.

Ky ishte tërmeti më i fuqishëm që goditi Kaliforninë, në 20 vitet e fundit.

Zjarrfikësit thanë se po siguronin ndihmë, dhe po përballeshin me zjarre, brenda dhe përreth qytetit.

Kryebashkiaku i qytetit, Peggy Breeden, i tha CNN-it, se ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shkroi në Twitter se situata është nën kontroll.

 

Përfaqësuesit e KKSH, biseduan me përfaqësuesit e zyrës së BE, në Podgoricë 

Kryetari i Këshillit Kombëtar te Shqiptarëve në Mal të Zi  Faik Nika, së bashku me sekretarin, Lindon Gjelaj dhe koordinatoren e zyrës së Këshillit, Adriana Hoxha, zhvilluan dje një takim pune në Zyrën e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Podgoricë, në të cilin u mirëpritën nga Ambasadori z. Aivo Orav.

Në këtë takim, Kryetari i Këshillit, prezantoi gjendjen  aktuale të shqiptarëve në Mal të Zi, sfidat me të cilat shqiptarët ballafaqohen dita ditës dhe përcolli qëndrimet e Këshillit për të ardhmen. Ai shprehu shqetësimin për rënien e vazhdueshme të numrit të shqiptarëve në Malin e Zi, si shkak i natalitetit të ulët dhe emigrimit të vazhdueshëm.

Shqetësimet e tjera, të cilat u shpalosën në këtë takim ishin  edhe rëndësia e integrimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore publike në të gjitha nivelet, sipas proporcionit, gjendja e arsimit në gjuhën shqipe në Mal të Zi, problemet me planet e punës në lëndët që kanë të bëjnë me identitetin kombëtar, problemet me përkthimet e kurrikulës mësimore, toponimet dhe emrat e personazheve në ilustrime dhe shembuj të dhënë. Teme e diskutimeve ishte edhe gjendja e përdorimit të gjuhës shqipe dhe toponimeve në gjuhën shqipe, mospërputhjen e ligjeve,  nevoja për t'u konsultuar përfaqësuesit shqiptarë në proceset e vendimmarrjes kur bëhet fjalë për planifikimin hapësinor, përdorimin e burimeve natyrore të zonave ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi, kujdesi për kulturën, trashëgiminë kulturore, vendet arkeologjike në zonat e banuara nga shqiptarët në Mal të Zi, situata e mediave dhe informimit në gjuhën shqipe ,   situata socio-ekonomike dhe infrastruktura.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve  Faik Nika,  përmendi edhe  rëndësinë e  bashkëpunimit   brenda institucioneve  dhe vendosjen e një komunikimi të rregullt për shprehjen e shqetësimeve dhe çështjeve që kanë të bëjnë me shqiptarët në Mal të Zi.

 

 

Nesër, mot me diell dhe shumë i nxehtë

Për nesër, parashihet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë 

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 10 deri në 22, kurse më e larta e ditës prej 25 deri në 37 g. c.

 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se