Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

28. 06. 2019. 19:22 >> 19:33

Ditari 28.06.2019

28.06.2019

Rikthesë e domosdoshme në procesin e bisedimeve me BE

Malit të Zi i nevojitet rikthesë e domosdoshme në procesin negocues me BE , është theksuar në konferencën me rastin e 7 vjetorit të fillimit të bisedimeve , e cila është mbajtur sot në Podgoricë. Konferencën me titull “7 vjet të bisedimeve të Malit të Zi me BE” e ka organizuar Qendra për arsimimin qytetarë me përkrahjen e Ministrisë të administratës publike, të fondacionit gjermanë Fridrih Ebert dhe të zyrës për integrime evropiane të Qeverisë së Malit të Zi. Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq ka theksuar se Mali i Zi përparon dukshëm drejtë anëtarësimit në BE dhe ka paralajmëruar se qeveria do ta rinovojë dhe do ta freskojë procesin aktual negocues. Ai ka përkujtuar se këto bisedime kanë filluar sipas modelit të ri i cili për herë të parë zbatohet në Mal të Zi. Ndërkaq drejtorja ekzekutive e Qendrës për arsimimin qytetarë Daliborka Ulareviq ka theksuar se raporti i fundit i komisionit evropianë ofron pasqyrë serioze të kredibilitetit malazezë në procesin negocues.

Mali i Zi ka treguar se është i aftë për anëtarësim në BE

Mali i Zi në procesin e bisedimeve me BE ka treguar se është në krye të detyrës historike për anëtarësim në BE dhe përmes përkrahjes stabile të qytetarëve për anëtarësim ka krijuar sistemin i cili në të gjitha sferat jep rezultate të mira , ka theksuar krye negociatori Aleksandar Drleviq. Ai duke folur në konferencën me rastin e 7 vjetorit të fillimit të bisedimeve me BE ka theksuar se për suksesin e bisedimeve që nga fillimi më së miri dëshmojnë faktet e gjata si dhe 32 kapituj të hapur , prej të cilëve 3 janë mbyllur përkohësisht. Ajo që 7 vjet, prej fillimit të një procesi më kompleks në historinë e Malit të Zi na gëzon është fakti se ideja evropiane është e gjallë por edhe të dhënat se mbi 65 për qind të qytetarëve besojnë në këtë projekt. Përkrahja stabile e qytetarëve të Malit të Zi u jep legjitimitet të gjitha aktiviteteve tona dhe na inkurajon që ti vazhdojmë këto aktivitete, ka theksuar ai. Drleviq, ka shtuar se fokusi i qeverisë në periudhën e ardhshme do të drejtohet në përforcimin e mëtejmë të institucioneve dhe në realizimin e rezultateve konkrete duke shtuar se e tërë shoqëria duhet ti përkushtohet realizimit të këtyre planeve dhe aktiviteteve.

Gjukanoviq - SHBA gjithmonë do të kenë në Malin e Zi mikun dhe partnerin e besueshëm

SHBA gjithmonë do të kenë në Malin e Zi mikun dhe partnerin e besueshëm, ka theksuar presidenti i Malit të ZI Millo Gjukanoviq. Ai në pritjen në ambasadën e SHBA në Podgoricë me rastin e shënimit të ditës së pavarësisë të SHBA ka theksuar se është e gjatë dhe e begatshme historia e marrëdhënieve zyrtare ndërmjet Malit të Zi dhe Amerikës në të cilat është ndërtuar miqësi e vërtetë ndërmjet dy popujve. Siç ka theksuar mbi këto themele të forta gjatë decenieve të fundit është ngritur partneritet i fortë ndërmjet Malit të Zi dhe SHBA. Uashingtoni ka ofruar në masë të madhe përkrahje të fortë për vendimet tona strategjike me të cilat është trasuar kursi i zhvillimit demokratik dhe rruga evropiane dhe euro atlantike e Malit të Zi, ka theksuar Gjukanoviq. Ka qenë vendimtare përkrahja dhe ndihma e SHBA në plotësimin e standardeve të larta në procesin e integrimeve euro atlantike gjë që Malin e Zi e ka kualifikuar për anëtarësim në NATO të realizuar para dy vjetësh, e ka përforcuar rëndësinë e aktit historik për rivendosjen e shtetësisë dhe ka hapur perspektivë të re për zhvillimin e shoqërisë malazeze, ka theksuar Gjukanoviq.

Kritikat janë në të mirë të Malit të Zi

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi do të mbahen vitin e ardhshëm dhe lidhur me këtë duhet ndërmarrë disa hapa konkret , kurse partitë të cilat e kanë prezantuar planin e vetë në Bruksel, tani ato vetë nuk dëshirojnë ta zbatojnë atë, ka theksuar shefi i delegacionit të BE në Mal të Zi Aivo Orav. Ai në konferencën me rastin e 7 vjetorit të bisedimeve të Malit të Zi me BE ka theksuar se komisioni për reformën e mëtejme të legjislacionit zgjedhor është vendi më i mirë për dialogun politikë. Orav ka theksuar se shpreson që raporti i Komisionit Evropianë për Malin e Zi të jetë çdo vit e më e i shkurt. “Ne nuk kritikojmë vetëm sa për të kritikuar por për ta ndihmuar Malin e Zi. Debati, nëse raporti i Komisionit Evropianë për Malin e Zi është i mirë ose i keq nuk e çon Malin e Zi drejtë BE. Duhet të binden anëtarët skeptike që ta pranojnë Malin e Zi në shoqërinë e vetë. Nuk përjashtohet mundësia që në mesin e disa anëtarëve të mbahet referendum nëse Malin e Zi duhet pranuar në BE ose jo. Andaj ne vetëm tërheqim vërejtjen se çfarë duhet punuar, ka theksuar Orav.

 

Marrëdhëniet e Malit të Zi me Bullgarinë shumë të mira

Marrëdhëniet e Malit të Zi me Bullgarinë janë miqësore dhe partnere, në veçanti të përforcuara me përkrahjen e vazhdueshme të Bullgarisë gjatë procesit të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO si dhe tani në procesin e integrimeve evropiane, është vlerësuar gjatë takimit të kryeministrit Dushko Markoviq me nënpresidenten e Bullgarisë Iliana Jotova. Raportet mes dy vendeve vështirë se mund të jenë më të mira, por është i mundshëm vetëm bashkëpunimi më i mirë ekonomik, ka konstatuar gjatë këtij takimi kryeministri Markoviq. Për Malin e Zi siç ka shtuar ai ka qenë me rëndësi përkrahja e kryeministrit Bojko Borisov për iniciativën që korridori i Adriatikut dhe Jonit të futet në listën e korridoreve evropiane të cilët i bashkë financon BE. Nën presidentja Jotova ka paralajmëruar me këtë rast vazhdimin e përkrahjes në procesin e integrimeve evropiane të Malit të Zi dhe të shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor , duke theksuar në veçanti se Bullgaria insiston në politikën e regatës

Nënshkruhet kontrata kolektive

Nënshkrimi i kontratës së re kolektive nënkupton rritjen e standardit të punësuarve në Radio Televizionin e Malit të Zi , kurse ide themelore në të ardhmen do të jetë servisi i pavarur publikë i të gjithë qytetarëve , ka vlerësuar drejtori i përgjithshëm i RTMZ Bozhidar Shundiq. Kontratën kolektive të TRMZ përveç Shundiqit sot e kanë nënshkruar edhe Ministri i kulturës Aleksandar Bogdanoviq dhe kryetarët e dy sindikatave të kësaj shtëpie mediatike Jadranka Dobranjak dhe Sllavica Krushçiq. Definitivishtë në servisin publik nacional duhet të jetësohet maksimalisht puna rendi dhe disiplinë , ka vlerësuar drejtori i përgjithshëm Shundiq. Ai ka shtuar se respektimi i kodeksit gazetaresk , prodhimi i informatave profesionale, të sakta të verifikuara dhe të balancuara duhet të jenë obligim i gazetarëve. Ministri i kulturës Bogdanoviq ka theksuar se me nënshkrimin e kontratës kolektive krijohen parakushtet mbi të cilat edhe qëndron roli kryesor i servisit publik nacional që të gjithë qytetarëve në mënyrë objektive dhe profesionale tu ofrohen përmbajtje sa më cilësore.

Rroga mesatare në Mal të Zi 513 euro

Rroga mesatare për muajin maj në Mal të Zi, pa tatime dhe kontribute , ka qenë 513 euro, është kumtuar nga MONSTAT-i. Kjo , sipas të dhënave të MONSTAT-it është rritë prej 0.4 për qind krahasuar me muajin prill të këtij viti, kurse rroga mesatare neto në muajin maj , krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar ka shënuar rritje 0.2 për qind. Nëse kemi para sysh se çmimet konsumatore në maj të këtij viti krahasuar me një muaj më parë kanë shënuar rritje 0.2 për qind, atëherë del e qartë se të ardhurat reale neto në të njëjtën periudhë kanë shënuar rritje 0.2 për qind, është kumtuar nga MONSTAT-i. Shikur në bazë të sektorëve rritje e të ardhurave mesatare neto në muajin maj kanë shënuar shërbimet e vendosjes dhe të ushqimit 5.5 për qind , veprimtaritë tjera në sektorin e shërbimeve 5.4 për qind , furnizimi me uj 1.7 për qind, furnizimi me energji elektrike 1.6% e kështu me radhë. Ndërkaq të ardhurat mesatare në muajin maj kanë shënuar rënie në sektorin e tregëtisë me prona të pa luajtshme 6.1 për qind , në sektorin e informimit dhe të komunikimeve 5.0% dhe në veprimtaritë profesionale shkencore dhe teknike 2.6%..

BE: Qytetarët e Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën për të votuar

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, përmes një deklarate për media, tha se qytetarët e Shqipërisë duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në mënyrë të rregullt dhe paqësore.

“Duke pasur parasysh votimet që do të zhvillohen më 30 qershor, 2019, është e domosdoshme që qytetarët t'i ushtrojnë të drejtat e tyre dhe ta bëjnë këtë në një mënyrë të rregullt”, thuhet në deklaratë. Sipas delegacionit të BE-së, të gjithë aktorët politikë kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për të mos e penguar procesin e votimit. “Çdo veprim i dhunshëm apo çdo formë nxitjeje për dhunë janë absolutisht të papranueshme në çfarëdo lloj rrethane. Të gjitha palët politike duhet të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin retorikën provokuese”, theksohet në deklaratë. Sipas së njëjtës, procesi i votimit do të vëzhgohet nga një mision ndërkombëtar i drejtuar nga OSBE/ODIHR - grup që përfshin vëzhgues nga disa vende anëtare të Bashkimit Evropian. “Të gjitha palët duhet të angazhohen në një dialog të mirëfilltë sa më shpejt që të jetë e mundur, për të kapërcyer situatën aktuale politike, në mënyrë që t’i përqëndrojnë përpjekjet e tyre në mbështetjen dhe konsolidimin e progresit të bërë nga Shqipëria në procesin e reformave për integrim në Bashkimin Evropian”, përfundon deklarata.

 

Protestuesit djegin materialin zgjedhor në Bushat

Një grup protestuesish kanë hedhur mjete shpërthyese brenda Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) në një shkollë të Bushatit të Shqipërisë gjatë natës së mbrëmshme. Ata kanë djegur materialet e votimit për Bashkinë e Vaut të Dejës, transmeton Zëri i Amerikës. Ngjarja ndodhi pas protestës së rreth 200 mbështetësve të opozitës, përkatësisht Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilët kundërshtojnë mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor. Sipas policisë, gjatë protestës janë plagosur tre policë. Partia Demokratike e ka dënuar këtë ngjarje duke e konsideruar “skenar kriminal të Edi Ramës për inkriminimin e opozitës dhe identifikimin e saj me dhunën që ka planifikuar vetë." Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që kanë ndodhur këso incidente. Javën e kaluar, mbështetës të opozitës kanë djeguar tre qendra të tilla të Komisionit në Bashkësinë e Shkodrës. Presidenti shqiptar, Ilir Meta ka caktuar 13 tetorin si datën e re për mbajtje të zgjedhjeve lokale në këtë shtet. Ndërkohë, zyrtarët në pushtet, të drejtuar nga kryeministri Edi Rama insistojnë në mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor, pavarësisht bojkotit të opozitës. Dje, Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë se e njohin 30 qershorin si ditën e zhvillimit të zgjedhjeve lokale.

 

PALMER: KOSOVA DHE SERBIA T'I KTHEHEN DIALOGUT, PARA ZGJEDHJEVE NË SERBI

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer, thotë se Beogradi dhe Prishtina në tryezën e bisedimeve duhet të kthehen para zgjedhjeve lokale në Serbi, të paralajmëruara për pranverën e ardhshme.“Kur është fjala për kalendarët politikë në Serbi dhe Kosovë, një dritare tani është e hapur për mundësinë e kthimit në negociata dhe progres. Zgjedhjet në Serbi ka të ngjarë të vijnë në pranverën e ardhshme dhe është e rëndësishme që bisedimet të vazhdojnë më parë, sepse cikli i zgjedhjeve e bën më të vështirë”, ka thënë Palmer, shkruan BBC në gjuhën serbe. Negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës kanë ndalur nga nëntori i vitit të kaluar, kur Kosova ka prezantuar një taksë prej 100 për qind në importin e mallrave nga Serbia.Ishte pritur që diçka do të ndodhte më 1 korrik në Paris në një samit në të cilin përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor duhej të priteshin nga presidenti francez Emanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel. Megjithatë, një javë përpara samitit, u njoftua se takimi u anulua. Zyrtarët e Beogradit dhe Prishtinës shkëmbyen akuza të ndërsjella për një përpjekje të dështuar për kthimin e negociatave.Dhe Palmer, për BBC në gjuhën serbe thotë se është e nevojshme të gjendet një rrugë për Beogradin dhe Prishtinën që të kthehen në tryezën e negociatave.Shtetet e Bashkuara janë këtu, thotë ai, si një partner që mbështet procesin dhe do të bëjë gjithçka për të inkurajuar dhe lejuar të dyja palët të arrijnë një marrëveshje. Gjatë vizitës së tij në Kosovë, ai ka thënë se është njohja reciproke, si dhe që Prishtina dhe Beogradi të “vendosin dhe të bien dakord për të” nëse marrëveshja e ardhshme për normalizimin e marrëdhënieve të përfshijë çështjen e demarkacionit të kufirit.

HARADINAJ: NË 2020 KOSTT DO TË OPEROJË NË EVROPË E PAVARUR NGA SERBIA

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka shkruar në Facebook lidhur me refuzimin nga Operatorët e Sistemit Transmetues të Europës Kontinentale që iu ka bërë EMS nga Serbia për operimin e KOSTT. Haradinaj ka përgëzuar menaxhmentin e KOSTT-it, për insistimin e vazhdueshëm për pavarësimin energjetik të Kosovës, si dhe mirënjohës të të gjitha kompanive homologe me KOSTT-in, miqtë amerikanë dhe gjermanë, që përkrahen të drejtën e Kosovës.Pavarësia energjetike e Kosovës po përmbyllet! Përshëndes refuzimin e djeshëm nga Operatorët e Sistemit Transmetues të Europës Kontinentale, të kërkesës së EMS (Serbi) për rishikim të vendimit të fundit të këtyre OST-ve, që ka të bëjë me definimin e afatit kohor për operim të KOSTT-it zonë/bllok rregullues brenda Europës kontinentale, jo më larg se 14.04.2020, kur edhe Elektrosever kushtëzohet për të operuar i liçencuar si furnizues konform kornizës ligjore dhe rregullative të Republikës së Kosovës. Më këtë datë, KOSTT do të fillojë të operojë si zonë rregulluese brenda Europës, i pavarur nga Serbia, sipas marrëveshjës së re të kyçjes me ENTSO-E. Përgëzoj menaxhmentin e KOSTT-it, për insistimin e vazhdueshëm për pavarësimin energjetik të Kosovës, si dhe mirënjohës të gjitha kompanive homologe me KOSTT-in, miqtë tane amerikanë dhe gjermanë, që përkrahen të drejtën e Kosovës,theksoi Haradinaj.

USHTRISË SË GJERMANISË I VAZHDOHET EDHE PËR NJË VIT MANDATI NË KOSOVË

Bundestagu vendosi sot për zgjatjen edhe me një vit të misionit të Bundeswehrit në Kosovë. Numri i ushtarëve do të përgjysmohet, nga 800 në 400 ushtarë. Misioni i Bundeswehrit në Kosovë zgjati edhe me një vit nga Bundestagu gjerman. Numri i ushtarëve, sipas vullnetit të qeverisë gjermane do duhet të përgjysmohet nga 800 në 400 ushtarë. Për zgjatjen e misionit votuan 493 deputetë gjermanë, kundër votuan 146 parlamentarë, 6 abstenime. AfD dhe Të Majtët theksuan në debatet e tyre, se nuk e mbështesin më një mision të ushtarëve gjermanë në Ballkan. Kosova është një vend, ku jo çdo gjë është ashtu si duhet, tha deputeti socialdemokrate, Fritz Felgentreu. Kurse deputeti i Gjelber, Manuel Sarrazin theksoi, se misioni i NATO-s është edhe më tej një "faktor elementar stabiliteti dhe mbrojtjeje.

 

Parlamenti votoi riformatimin e Qeverisë në Maqedoninë e V.

Ligjëvënësit në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut kanë votuar riformatimin e Qeverisë. Deputetët i kanë dhënë vizë propozimit të kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev duke zgjedhur, Trajan Dimkovskin si ministër të Bujqësisë, Naser Nuredinin për Mjedis Jetësor, Hysni Ismailin si ministër për Kulturë, Goran Milevskin për Pushtet Lokal dhe Sadulla Durakun për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes bashkësive. Ndryshe, kryeministri Zaev ka tërhequr kandidaturën për ministër të Financave pasi Komisioni Anti-Korrupsion tha se një gjë e tillë paraqet konflikt interesi. Riformatimi i Qeverisë pason të ashtuquajturin procesi “Fshesa”, të cilin kryeministri Zaev e kishte paralajmëruar gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale.

 

Trump i kërkon Putinit të mos ndërhyjë në zgjedhje

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin janë pajtuar për të punuar drejt përmirësimit të marrëdhënieve në mes të të dyja shteteve, në takimin e tyre të parë, prej kur është publikuar raporti amerikan që konfirmon se Moska ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane.Në takimin e 28 qershorit, që është zhvilluar në margjina të Samitit të 20 vendeve më të industrializuara në Osaka të Japonisë, Trump i ka kërkuar Putinit që të mos ndërhyjë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Bazuar në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë pas takimit 80-minutësh, tregohet se janë arritur pritshmëritë, që nuk kanë qenë të mëdha për këtë takim. “Të dy liderët janë pajtuar se përmirësimi i marrëdhënieve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë është në interesin e përbashkët të të dyja shteteve dhe gjithë botës”, është thënë në deklaratë. Të dy liderët është thënë të kenë diskutuar edhe për situatën në Iran, Siri, Venezuelë dhe Ukrainë.

Ky takim po ashtu është i pari pas Samitit të mbajturnë Helsinkinë korrik të vitit të kaluar, në të cilin Trump nuk ka lejuar askënd që të jetë pjesë e diskutimeve dhe ka refuzuar që të ndajë përfundimet e negociatave me Kongresin. Takimi i tyre vjen teksa marrëdhëniet në mes të të dyja kombeve krahasohen me atë të periudhës pas Luftës së Ftohtë. Trump ka anuluar një takim me Putinin në Samitin G20, që është mbajtur në Argjentinë, në nëntor të vitit të kaluar, pasi Rusia ka kapur dy anije ukrainase dhe ekipet e tyre në Detin Azov. Megjithatë, ata kanë përmendur shumë pak këtë çështje në margjina të këtij organizimi. Bazuar në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, “presidentët janë pajtuar për të vazhduar diskutimet në modelin e shekullit 21 për kontrollin e armëve, për të cilin presidenti Trump ka vlerësuar se duhet përfshirë edhe Kinën”. Traktati për Armë Bërthamore me Rreze të Mesme do të skadojë në muajin gusht, pasi SHBA-ja ka akuzuar Rusinë për moszbatim të marrëveshjes, andaj të dyja shtetet kanë hequr dorë nga ajo.

 

May i thotë Putinit të ndalojë aktivitetet destabilizuese

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, i tha presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, se vendet e tyre mund të kenë një marrëdhënie ndryshe vetëm nëse Moska e ndalon sjelljen që kërcënon të minojë sigurinë ndërkombëtare, tha zëdhënësja e Mayt. May, e cila u takua me Putinin në margjina të samitit të G20-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, në Osaka të Japonisë, po ashtu i kërkoi Putinit që të dorëzojë dy oficerët e inteligjencës ushtarake ruse, të cilët Britania i fajëson për helmimin me agjent toksik të një ish-agjenti rus dhe të vajzës së tij, vitin e kaluar në qytetin Sallsbëri të Anglisë."May i tha presidentit (rus) se nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve dypalëshe derisa Rusia nuk e ndalon aktivitetin e saj të papërgjegjshëm dhe destabilizues, i cili kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët e saj", tha zëdhënësja e kryeministres britanike. Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia janë helmuar me agjentin Noviçok në mars të vitit të kaluar. Të dy ata i kanë mbijetuar sulmit. Britania ka dëbuar disa diplomatë rusë për shkak të skandalit. Në një intervistë për gazetën britanike Financial Times, të premten, Putin përsëriti se Rusia nuk ka të bëjë asgjë me helmimin.

 

OKB: Një fëmijë migrant vdes çdo ditë në botë

Një fëmijë migrant ka vdekur gati çdo ditë gjatë katër vjetëve të fundit, në përpjekje për të gjetur siguri, thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara, që është publikuar sot. Organizata Ndërkombëtare për Migrim tha se së paku 32,000 migrantë në gjithë botën, përfshirë 1,600 fëmijë, kanë vdekur gjatë udhëtimeve të rrezikshme, në kërkim të kushteve më të mira për jetesë, qysh në vitin 2014. "Fëmijët po vdesin në të gjitha rajonet e botës. Fëmijët nuk janë në dijeni se çfarë po ndodh dhe ata përballen me rreziqe të tmerrshme", tha Frank Laczko, udhëheqës i qendrës së analizës së të dhënave, pranë Organizatës Ndërkombëtare për Migrim. Raporti vjen në kohën kur fotografia e një burri me vajzën e tij të vogël, që janë mbytur derisa kanë bërë përpjekje për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, ka shkaktuar zemërim global.

 

Rritet presioni ndaj Italisë për migrantët

Italia është duke u përballur me presion në rritje pasi Kombet e Bashkuara dhe Komisioni Evropian, i kanë kërkuar Romës t’iu japë fund mospajtimeve lidhur me një anije me migrantë. Anija e një organizate bamirëse gjermane, Sea-Watch 3, ka arritur të mërkurën në ishullin italian, Lampeduza me 42 migrantë të shpëtuar. Mirëpo autoritetet është thënë të kenë parandaluar atë që të ankorohet në brigjet e Italisë dhe asnjë shtet tjetër nuk ka ofruar ndihmë. Kohën e fundit, partitë që tani drejtojnë Italinë kanë tentuar të mbyllin të gjitha portet për migrantët. “Është për keqardhje që situata ka ardhur deri këtu”, ka thënë zëdhënësi i Agjencisë së OKB-së për refugjatë, Charlie Yaxley.

“Shpëtimi në det është traditë qindravjeçare, dhe është obligim sipas ligjit ndërkombëtar, andaj anijet e organizatave bamirëse kanë shpëtuar mijëra jetë njerëzish në qendër të Mesdheut në vjetët e fundit”, është cituar të ketë thënë ai. Komisionari për Migrim i BE-së, Dimitris Avramopoulos ka thënë përmes një deklarate se zgjidhja do të jetë e mundshme vetëm kur anija të ankorohet. Fillimisht anija gjermane ka shpëtuar 52 migrantë nga brigjet e Libisë. Autoritetet italiane kanë pranuar 13 prej tyre më herët gjatë këtij muaji, duke cituar arsye shëndetësore.

 

Në fillim të kësaj javë zyrtarisht ka filluar punën “Parking servisi” në Ulqin

”Parkingu paguhet në hapësirën pranë rrugëve kryesore dhe në një pjesë të rrugëve dytësore. Ekzistojnë dy zona dhe në varësi të tyre janë përcaktuar çmimet të cilët janë nga 40 deri në 60 cent në sezon, gjersa jashtë sezonit do të jenë më të ulëta për 40 për qind”, thotë drejtori i kësaj ndërmarrje Aleksandar Jacoviq, i cili ka shtuar se së shpejti në funksion do të jetë edhe automjeti i specializuar “ merimanga” . Rrugëve të qytetit nuk vërehet ndonjë përmirësim i dukshëm i rregullimit të komunikacionit. Automjetet ende vazhdojnë të parkohen në mënyrë jo të rregulltë, e jo ashtu siç duhet, madje vazhdojnë të zënë gjysmën e trotuareve për këmbësorë. Kontrollorët e autorizuar të SHPK “ Parking servisit” kanë filluar nga dita e parë të shpërndajnë nëpër automjete njoftimin për mënyrën e pagesës së parkimit, kurse policia komunale ka filluar me gjoba.

Gjekë Gjonaj

Nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht me diell dhe i nxehtë dhe vende vende me vranësira kalimtare . Ky fryrë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e veriut.

Temperaturat në orën 14: Podgoricë 35 g, Budvë 34, H. Novi , Ulqin e Petrovac 33, Tivar e Cetinë 31, Nikshiq, Beranë e Shavnik 28, Andrievicë e B. Pole 27, Plevle, Kollashin, Rozhaj e Plluzhinë 25, dhe në Zhablak 19 g.

Për nesër meteorologët parashohin mot kryesisht me diell dhe tejet të nxehtë. Do të fryjë erë mesatare e vende vende deri e fortë nga drejtimi i veriut. Temperatura e mëngjesit do të siellet prej 11 deri në 26, kurse më e larta e ditës prej 20 deri në 34 g. c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се