Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

26. 06. 2019. 17:48   >>  19:39

Ditari 26.06.2019

26.06.2019

Markoviq: Pavarësia e Malit të Zi është e përjetshme

Kryeministri ki Maliz të Zi Dushko Markoviq ka deklarua sot se pavarësia e Malit të Zi është e përjetshme siç është edhe Mali i Zi, ta pranojë këtë dikush apo jo.

Ai i ka rekomandua deputetit të Frontit Demokratik Millan Knezheviq se ka të drejtë të ankohet për referendumin e vitit 2006 por dyshimet në ripërtritjën e pavarësisë së Malit të Zi dhe dëshirat që Malin e Zi ta kthejnë nën sqetullën e huaj ti harrojë përgjithmonë. Janë 13 vite nga ripërtritja e pavarësisë , distancë kohore kjo e cila pa dyshim e ndanë të vërtetën nga iluzionet, theksoi Markoviq në parlament, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të FD Millan Knezheviq që të komentojë ndikimin e drejtë përdrejtë të elementeve të huaja në procedurën dhe rezultatin e referendumit për shkëputjen e Malit të Zi nga Serbia. Pra Me rastin e deklarimit në vitin 2006 Mali i Zi ka treguar legjimitet të lartë të rezultatit të referendumit, ka deklarua Markoviq.

 

D.Markoviq – Mali i Zi nuk stagnon por e udhëheqë procesin e integrimeve

Mali i Zi nuk stagnon në bisedime që është duke i zhvilluar me UE, por është në krye të këtij procesi, ka rekomandua kryeministri Dushko Markoviq. Ai këtë e ka deklarua në kuvendin e Malit të Zi duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetit të PSD Ranko Krivokapiq se çka do të bëjë qeveria në mënyrë që të ndalojë trendet negative në luftën kundër korrupsionit, sundimit të së drejtës dhe lirisë së mediave, për të cilat në raportin e fundit Komisioni Evropian është shprehur se ka pasur përparim. Markoviq ka potencuar se raporti i Komisionit Evropian nuk është negativ dhe nuk tregon në stagnim porse Mali i Zi ende gjendet në pozitën e udhëheqësit të procesit të integrimeve Evropiane. Markoviq theksoi po ashtu  raportin e KE së paku nuk e përjetoj si vërejtje apo stagnim por si partneritet. Markoviq gjithashtu është shprehë se në disa lëmi nuk ka përparim por në të shumtat duhet shikuar në mënyrë objektive dhe të analizohën të gjitha që janë për tu analizuar sepse kështu tregojmë se jemi përkushtuar punës dhe përpjekjeve të cilat i kryejmë e këto të gjitha nuk janë për tu nënçmuar, ka theksua Markoviq.

 

Mali i Zi anëtar i përgjegjshëm i Aleancës

Mali i Zi në periudhën e shkurtër të anëtarësimit në Nato ka dëshmuar se është anëtar i përgjegjshëm i Aleancës i cili rezultatet e tija i ndanë me shtetet partnere, është vlerësuar gjatë takimit të kryeministrit Markoviq me sekretarin shtetëror të mbrojtjes së Britanisë Frederik Riçard Pen Kurzon. Markoviq ka falenderua Kurzon për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar duke potencuar se uljen e aeroplanit të parë në Mal të Zi e vëren si dëshmi të mardhënjeve të forta ndërmjet Malit të Zi dhe Mbretërisë së Bashkuar. Siç potencojë ai ardhja e këtyre aeroplanëve nuk është vetëm simbolike por vërtetim thelbësor se Mali i Zi edhe pse është njëra nga vendet më të vogla anëtare e aleancës ka vendin e respektuar në Nato dhe respektohet po ashtu si vend partner, bëhet me dije nga shërbimi qeveritar për mardhënje me opinjon.

 

Raportet e KE vlerësojnë përparimin por edhe ku duhet intervenuar

Raportet e shpallura para do kohe nga KE kanë caktuar drejtimin e qartë se në cilat lëmi është shënua përparim dhe se në cilat duhet ndërmarrë masat shtesë, është vlerësuar në takimin e drejtorëve politik të vendeve të Ballkanit Perendimor. Siç është kumtuar nga ministria e punëve të jashtme në takimin në Tiranë ka marrë pjesë sekretari shtetëror i këtij dikasteri Zoran Jankoviq me ftesën e zavendës sekretarit të përgjithshëm të shërbimit Evropian për punë të jashtme Zhan Krisof Beliard. Bëhet me dije se në takim ishin edhe përfaqësuesit e Shqipërisë BH,Kosovës, Maqedonisë së Veriut,Serbisë, KE dhe shërbimit evropian për punë të jashtme. Me këtë rast u përshëndet bashkëpunimi intensiv i shteteve në iniciativat rajonale e posaçerisht përkushtimi i tyre në realizimin e projekteve infrastrukturore në kuadër gtë procesit të Berlinit, thuhet në kumtesë.

 

Zgjerohet rrjeti i internetit për disa shkolla në Mal të Zi

Ministria e arsimit dhe Telekomi malazez do të zgjerojnë rrjetin e internetit në afro 150 njësi rajonale të shkollave në Mal të Zi, marrëveshje kjo e arritur ndërmjet ministrit të arsimit Damir Shehoviq me përfaqësuesit e kësaj ndërmarrje. Siç është kumtuar nga ministria , Shehoviq sot është takua me drejtorin e Telekomit malazez Dino Sibullskaj dhe drejtorin e sektorit të Telekomit për shfrytëzuesit afars]ist Predrag Pekoviq. Ky program do të realizohet brend dy viteve, thuhet në kumtesë.

 

HARADINAJ:ASNJË SKENAR MASHTRUES S’DO TË NDIKOJË QË TË HEQIM DORË NGA VERIU

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se institucionet e vendit kanë ndërmarr veprimet e nevojshme për të parandaluar aktivitetet e paligjshme në veri. Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se asnjë skenar mashtrues ose lajm i rremë nuk do të ndikojë që institucionet kredibile dhe të ligjshme të Kosovës të heqin dorë nga misioni i tyre për zbatimin dhe sigurimin e sundimit të ligjit në të gjitha pjesët e Kosovës.

Asnjë skenar mashtrues ose lajm i rremë nuk do të ndikojë që institucionet kredibile dhe të ligjshme të Kosovës të heqin dorë nga misioni i tyre për zbatimin dhe sigurimin e sundimit të ligjit në të gjitha pjesët e Kosovës, përfshirë zonën e rripit të gjelbër në veri ku edhe kufizohet Republika e Kosovës me Serbinë.

 

Demarkacioni si vazhdimësi e idesë për ndryshim të kufijve

Demarkacioni i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, po përmendet së voni si një ide që duhet shtruar në dialogun e ardhshëm ndërmjet dy vendeve.Ky term, duket të jetë më i butë krahasuar me idetë për korrigjim, ndryshim të kufirit apo shkëmbim të territoreve. Por, aktualisht në Prishtinë, po shtrohet edhe çështja dhe dilema se kur duhet të bëhet demarkacioni? – Sipas politologëve, demarkacioni mund të bëhet vetëm pas marrëveshjes për njohje reciprokendërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në të kundërtën, procedimi me demarkacion para njohjes reciproke, po shihet si vazhdimësi e idesë për ndryshim të kufirit. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili mbetet tek ideja e ndryshmit të kufirit, thotë se me këtë demarkacion apo korrigjim, po përpiqet të jetësojë bashkimin e tri komunave jugore të Serbisë me Kosovën, përkatësisht të komunave Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Thaçi ka deklaruar se është për keqardhje që klasa politike kosovare po dështon që të bashkohet për bërë, siç ka thënë ai, “realitet idealin e bashkatdhetarëve të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që t'i bashkëngjiten Kosovës”.

 

PACOLLI: KOSOVA SËRISH DO TË APLIKOJË PËR ANËTARËSIM NË INTERPOL

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se Kosova do të hyjë në rend dite për votim në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit e cila këtë vit do të mbahet në Kili.Në një postim në 'Facebook', Pacolli ka uruar që Serbia t'i thërret zërit të arsyes dhe mos të veprojë me obstruksionet e saj kundër paqes dhe sigurisë.Gjatë ditës së sotme, Komiteti Ekzekutiv i Interpolit me seli në Lyon( Francë) debatoi rreth aplikacionit të Republikës së Kosovës dhe vendosi në favor të dërgimit të dosjës së Policisë së Kosovës për votim në Asamblenë e Përgjithëshme të Interpolit e cila këtë vit do të mbahët në Kili.Policia e Kosovës, u cilësua në nivelin më të lartë të profesionalizmit dhe kredibilitetit, si organizatë policore moderne dhe me standarde të avansuara.Përbërja e Komitetit Ekzekutiv për vitin 2019 nga gjithësej 10 shtete pjesmarrëse në debatin e sotëm, ishin vetëm tri shtete të cilat e kanë njohur pavarësinë e vendit tonë dhe pothuajse të gjithë pjesmarrësit argumentuan në favor të aplikacionit të Policisë së Kosovës për të proceduar më tutje në Asamblenë e Përgjithëshme.

 

THAÇI:INTEGRIMI I KOMUNITETEVE NJË PREJ TË ARRITURAVE MË TË MËDHA NË KOSOVË

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur një delegacion të komunitetit egjiptian, të kryesuar nga deputeti Veton Berisha i Partisë Liberale Egjiptiane. Presidenti Thaçi e ka uruar komunitetin egjiptian për Javën Egjiptiane, për 24. Qershorin, i cili nga ky vit është zyrtarisht Ditë Memoriale e Egjiptianëve, si dhe për aktivitetet e shumta gjatë javës së kaluar.“Një prej arriturave më të mëdha të Kosovës është integrimi i komuniteteve në shoqëri”, u shpreh presidenti Thaçi.Ndërsa, deputeti Veton Berisha theksoi se Republika e Kosovës është shtet i gjithë egjiptianëve që jetojnë këtu dhe të gjithë janë të interesuar që të kontribuojnë sa më shumë që munden.Presidenti Thaçi i falënderoi pjesëtarët e komunitetit egjiptian për kontributin e vazhdueshëm në shoqërinë tonë.

 

OAK E SHQETËSUAR NGA VEPRIMET E FUNDIT NË KOMUNAT VERIORE TË KOSOVËS

Oda e Afarizmit të Kosovës është shumë e shqetësuar me rastin e dokumentit të zbuluar i cili po qarkullon në komunat veriore nga dita e martë, ku bëhet apel tek qytetarët që përkundër mungesave pothuajse të të gjithë artikujve, për asnjë çmim të mos blejnë mallra nga shqiptarët. Andaj OAK i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve kompetente të ndërmarrin masa ndaj këtyre veprimeve të cilat po dëmtojnë vendin dhe qytetarët e saj."OAK kërkon shtrirjen e sovranitetit të plotë në territorin e Kosovës dhe personat që e pengojnë këtë të përballen me drejtësinë", thuhet në reagimin e Odës së Afarizmit.OAK ka kërkuar disa herë dhe kërkon edhe tani që të ndalohet qarkullimi i dinarit, i cili është duke e dëmtuar biznesin vendor dhe është në kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës (Neni 11 [Valuta] 1. Në Republikën e Kosovës si mjet i vlefshëm pagese përdoret një valutë e vetme.)."Shqetësuese për këtë është edhe mosndërhyrja e Bankës Qendrore e cila lejon bankat në Republikën e Kosovës që edhe pagesat e ndryshme dhe marrja e pensioneve të bëhet në dinar.Respektimi i ligjeve është kushti kryesor për një shoqëri demokratike dhe tregti të lirë", thuhet në reagimin e Odës së Afarizmit.

 

SHBA-ja shpall planin ekonomik për paqen në Lindjen e Mesme

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump shpalli një plan ekonomik prej 50 miliardë dollarësh si pjesë e planit të paqes izraelito-palestineze, duke thënë se një program investimi për palestinezët ishte një parakusht për t'i dhënë fund konfliktit disa dekadësh. Këshilltari i Lartë i Shtëpisë së Bardhë, Jares Kushner hapi konferencën ndërkombëtare dyditore në Bahrejn, e cila ka për synim sigurimin e mbështetjes për planin i cili kundërshtohet nga palestinezët, mirëpo mbështetët nga aleatët e SHBA-së në rajon. “Ne mund ta kthejmë rajonin nga një viktimë e konflikteve të kaluara, në një model për tregtisë dhe përparimit në botë”, deklaroi këshilltari Kushner, në hapje të konferencës në të cilën morën pjesë edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore. Presidenti i autoritetit palestinez, Mahmud Abass, duke komentuar mbajtjen e konferencën në të cilën nuk marrin pjesë palestinezët, tha se zgjidhja politike është më e rëndësishme. "Paraja është e rëndësishme. Ekonomia është e rëndësishme, por zgjidhja politike është më e rëndësishme”, ka deklaruar Abass.

 

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryeministri i Shqipërisë, e të opozitës, thotë se “demokracia nuk do të negociohet”.

 

 

 


Trump mund të shtojë tarifa ndaj Kinës

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të mërkurën se ai do të vendosë tarifa shtesë ndaj Kinës, nëse nuk arrihet marrëveshje për tregti me këtë shtet.

“Unë do të shtoj tarifat, masa shtesë, nëse nuk arrihet një marrëveshje”, ka thënë Trump në një intervistë për rrjetin Fox. Ai e ka lënë të hapur mundësinë e arritjes së ndonjë pajtueshmërie me presidentin kinez, Xi Jinping, në Samitin e 20 vendeve më të industrializuara, (G20), që do të mbahet në Japoni gjatë kësaj fundjave. Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë përfshirë në tensione tregtare, pas vënies së tarifave nga të dyja palët, dhe dështimit të bisedimeve për arritje të ndonjë marrëveshjeje. Trump ka thënë gjatë intervistës se Kina e di çfarë i duhet SHBA-së për të funksionuar marrëveshja.Presidenti amerikan ka thënë se nëse Uashingtoni nuk është në gjendje të arrijë marrëveshje tregtare me Pekinin, plani i tij është është që të zvogëlojë biznesin me Kinën. I pyetur rreth asaj se kompanitë janë duke zhvendosur prodhimin nga Kina në Vietnam, Trump ka thënë se Vietnami e ka trajtuar SHBA-në edhe më keq sesa Kina.

 

Parisi mbyll disa shkolla për shkak të temperaturave të larta

Franca ka nisur mbylljen e dhjetëra shkollave për shkak të temperaturave të larta, që pritet të arrijnë mbi 40 gradë Celsius ditën e enjte.Rreth 50 shkolla në rajonin Essonne, në jug të Parisit, janë mbyllur për shkak të mungesës së sistemeve të ajrosjes.Transmetuesi francez, BFMTV, ka thënë se të enjten shkollat do të mbyllen edhe në rajonet, Val-de-Marne dhe Seine-et-Marne në Paris.

Në disa pjesë, në verilindje të Spanjës, temperaturat pritet të arrijnë në 45 gradë Celsius, ndërkohë që Gjermania dhe Italia do të përballen me temperatura 40 gradë Celsius.Kjo valë e të nxehtit është thënë të ketë ardhur nga Sahara. Ngasësve të makinave në Paris u janë ofruar vende të lira për parkim, për t’i inkurajuar ata që të përdorin transportin publik. Franca është traumatizuar nga një valë e të nxehtit edhe në vitin 2003, e cila ishte fajësuar për 15,000 vdekje shtesë.

 

Nesër mot tejet i nxehtë

Sot në Mal të Zi mbajti mot kryesisht me diell, vend e vende me vranësira kalimtare. Frynë erë mesatare, kohë pas kohe deri e fortë nga drejtimi i veriut dhe lindjes. Temperaturat në orën 14: Podgoricë 36, Tivar H.Novi e Budvë 35, Petrovac33, Ulqin 32, Cetinë e Nikshiq 30, Plevle e Beranë 29, B. Pole e Shavnik 28, Pluzhinë e Andrievicë 27,Kollashin 26, Plavë 25, Rozhajë 23 dhe në Zhablak 21. Për nesër metereologët paralajmërojnë mot kryesisht me diell dhe tejet të nxehtë. Do të fryjë erë mesatare vende vende deri e fortë nga drejtimet e veriut. Temperatura e mëngjesit prej 14 deri në25 kurse më e larta e ditës prej 26 deri në 38 gc.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се