Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

07. 06. 2019. 18:12   >>  18:16

Ditari 07.06.2019

07.06.2019

Politika e zgjerimit të jetë lartë në agjendë 

Presidenti, Millo Gjukanoviq, në fund të ditës së parë të forumit GLOBSEC, në Bratisllavë, ka biseduar me nënkryetarin e qeverisë e ministër i punëve të jashtme të Sllovakisë, Mirosllav Llajçak, njëherit kryesues i OSBE-s, në darkën punuese të organizuar për nderë të tij.

Llajçak, e ka falënderuar presidentin, Gjukanoviq, për pjesëmarrje në këtë tubim prestigjioz duke u shprehur i kënaqur se Bratisllava, do të jetë mikëpritëse e panelit për Ballkanin Perëndimor.

Gjukanoviq, mes tjerash, ka konstatuar se ky është edhe një vërtetim i përkushtimit të Polonisë mike ndaj perspektivës evropiane të Malit të Zi dhe tërë rajonit, gjë që është shprehur edhe përmes rolit të sajë të kryesuesit të OSBE-së, në vitin e zgjedhjeve të paradokohshme për Parlamentin Evropianë dhe në kohën e ndryshimeve të cila do të pasojnë në kreun e institucioneve në Bruksel. Dyanshëm është shprehur kënaqësia me rezultatin e forcave pro evropiane duke shtuar se do të ishte tejet me rëndësi, si për BE ashtu edhe për rajonin, që politika e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor të gjendet lartë në agjendën e administratës së re Evropiane.

Kosova është çështje e rëndësishme e sigurisë për Evropën

Zgjidhja e çështjes së Kosovës është e rëndësishme për stabilitetin e rajonit, por edhe për Evropën, ka theksuar presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në Bratisllavë, në forumin e sigurisë globale GLOBSEC 2019. Forumi, i është kushtuar dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe në të marrin pjesë edhe presidentët e Serbisë dhe të Kosovës, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, si dhe drejtorja për Evropën Perëndimore , Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në shërbimin Evropianë për punë të jashtme, Angelina Ajhorst.

“Shpresoj se Vuçiq dhe Thaçi do ta vazhdojnë dialogun dhe mendoj se është me rëndësi vazhdimi i tij dhe pjesëmarrësit të kthehen në tryezën bashkëbiseduese”, ka theksuar Gjukanoviq, duke shtuar se shpreson se zgjidhja e problemit të Kosovës është e mundshme. Gjukanoviq, shpreson se Beogradi dhe Prishtina, do ti vazhdojnë bisedimet për Kosovën në Parisë. “Mendoj se është me rëndësi që Evropa të identifikojë përgjegjësinë e vetë të madhe lidhur me këtë problematikë. Ajo është çështje “par eksellans” e sigurisë për Evropën dhe ajo, me plotë të drejtë, duhet të jetë aty, ka theksuar Gjukanoviq.

Pengohen migrimet jo ligjore, sekuestrohet drogë

Në operacionin e përbashkët policorë të shteteve të rajonit, e cila është realizuar në periudhën prej me 24 maj deri me 6 qershor, në pjesën kufitare ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë, është penguar kalimi jo ligjor i kufirit të 92 personave dhe, në të njëjtën periudhë, janë sekuestruar 333 kilogram skank. Në Podgoricë, janë prezantuar sot rezultatet e aksionit të policisë rajonale me titullin “Tuzi 2 dhe Sukobin 1 “. Edhe pse në fokusin e këtij aksioni kanë qenë migrimet jo ligjore, policia ka kapur sasi të mëdha droge por është penguar edhe transportimi i automjeteve të falsifikuar.

Në operacion, përveç pjesëtarëve të policisë malazeze, kanë marr pjesë edhe policë nga Shqipëria, Austria, BH, Bullgaria, Maqedonia, Moldavia , Serbia dhe Sllovenia, si dhe përfaqësuesit e EUROPOL-it. Operacioni ka qenë plotësisht i suksesshëm, ka theksuar Voisllav Dragoviq, shef i departamentit për vëzhgimin e kufirit shtetëror në sektorin e policisë kufitare të drejtorisë së policisë së Malit të Zi. Velibor Vuçiniq, inspektor i lartë policorë, ka theksuar se në këtë operacion kanë marrë pjesë 93 nëpunës të policisë. Drejtori i programit për sigurinë e rajonit, Anton Travner, ka theksuar se operacionet e përbashkëta kanë disa qëllime, para së gjithash shkëmbimin e përvojave.

Darmanoviq, sot qëndron në zagreb

Shefi i diplomacisë së Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq, qëndron sot  për vizitë zyrtare në Kroaci, me ftesën e ministres kroate për punë të jashtme dhe punët evropiane, Maria Pejçinoviq Buriq. Darmanoviq, përveç se me shefen e diplomacisë kroate, do të takohet edhe me presidenten e shtetit, Kolinda Grabar Kitaroviq, me kryeministrin, Adnrej Plenkoviq, si dhe kryetarin e Këshillit për punët evropiane të kuvendit, Domagoj Ivan Millosheviq. Vizita e Darmanoviqit, në Zagreb, do të jetë edhe një rast për shqyrtimin e kahjeve të bashkëpunimit të ardhshëm dhe e modaliteteve të përparimit të marrëdhënieve të përgjithshme ndërmjet Malit të Zi dhe Kroacisë, thuhet në kumtesën e ministrisë për punë të jashtme.

Obliguesit ushtarak do të mund të angazhohen edhe në paqe

Qytetarët e Malit të Zi, në kuadër të detyrimit ushtarak mund të angazhohen jo vetëm në rast të gjendjes së luftës ose të jashtëzakonshme por edhe në paqe, parashihet me ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për mbrojtje, të cilat i ka aprovuar Qeveria.

Ministri i mbrojtjes, Predrag Boshkoviq, ka deklaruar se shkaqet për ndryshimin e ligjit janë të shumta. Ndryshimet më të rëndësishme, siç ka theksuar ai, janë përfshirja në fushën e shërbimit ushtarak të qytetarëve. Po ashtu, ka shtuar ai, janë precizuar edhe kompetencat ndërmjet Këshillit për mbrojtje të Parlamentit dhe Qeverisë, sidomos në rastin e nevojës eventuale për aktivizimin e nenit 5, në territorin e Malit të Zi. Me ndryshime dhe plotësime, ka shtuar ai, janë precizuar shërbimet ushtarako diplomatike të cilat deri tani nuk i ka njohur ligji por janë realizuar me dispozita.

 

Ngritja e vetëdijes, vendimtare për ruajtjen e natyrës

Rritja e ndërgjegjes për rëndësinë e mbrojtjes së natyrës dhe ruajtjes së sajë përmes shembujve personal, janë kontributet më të mëdha, të cilat çdo individ mund ti ofrojë në mbrojtjen e mjedisit, është theksuar sot gjatë aksionit të pastrimit të bregut të lumit Moraça, në lokalitetin e quajtur Skalina, në të cilin kanë marrë pjesë mbi 150 njerëz. Përfaqësuesit e Qeverisë, të Bashkësisë së komunave të Malit të Zi, të Kryeqytetit, të ushtrisë së Malit të Zi, të Drejtorisë së policisë , korit diplomatik dhe të sektorit civil, kanë marrë pjesë sot në aksionin e pastrimit në lokalitetin Skalina, me rastin e shënimit të Ditës botërore të mjedisit jetësor. Ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, Pavle Radulloviq, ka deklaruar se nuk mjafton të organizohen aksione të pastrimit vetëm në ditët e shënuara ndërkombëtare dhe se aksionit të sotëm i janë bashkuar numër i madh i kolegëve nga administrata shtetërore, sektori jo qeveritarë, korit diplomatik, policia dhe institucione të tjera. Zëvendësja e kryebashkiakut të Podgoricës, Sllagjana Vujaçiq, ka theksuar se Kryeqyteti, në periudhën e kaluar, disa herë ka organizuar aksione, sidomos gjatë fundjavës në kuadër të iniciativës fytyra e gjelbër e Podgoricës.

 

Pushimi të dielave nuk do ti dëmtojë punëdhënësit

Me futjen e të dielës si ditë pushimi, nuk do të dëmtohen punëdhënësit , ka vlerësuar drejtori i Drejtorisë për punët e inspeksionit, Alia Koshuta, duke shtuar se kjo risi do të jetë e mirë për të punësuarit. Ai ka sqaruar se e diela ditë pushimi nuk ka të bëjë vetëm me të dielën por mund të shfrytëzohet çdo ditë tjetër të javës. “Në shumë sfera të afarizmit e diela ditë pushimi , mund të jetë çdo ditë tjetër e javës. Mendoj se ligji është i mirë dhe shumë shtete në Evropë kanë një ligj të tillë të ngjashëm, ka theksuar Koshuta.

 

Vuçiq, shprehet e i gatshëm për përcaktimin  e kufirit me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ai pajtohet për përcaktimin e kufirit me Kosovën duke theksuar se kjo do të ishte “absolutisht gjëja më e shëndetshme për Serbinë dhe serbët”.

Ai i tha Televizionit Prva, se një referendum në këtë temë do të thirret nëse ai do të ketë diçka për t'i ofruar popullit, megjithatë, siç ka thënë, ende nuk ka një propozim konkret.

“Unë jam për përcaktimin e kufirit dhe për këtë nuk turpërohem, por serbët janë kundër kësaj, dhe unë e kam kuptuar porosinë e popullit. Ne, nuk jemi të gatshëm të dëgjojmë të vërtetën për Kosovën, edhe kur të gjithë e dinë atë. Njerëzit nuk dëshirojnë ta pranojnë sepse kjo prek emocionet e tyre”, ka thënë Vuçiq.

Duke folur për sesionin e ardhshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për gjendjen në Kosovë, Vuçiq tha se seancat e Këshillit të Sigurimit janë gjithmonë të rëndësishme për “çështjen e statusit”, por ai vlerësoi se samiti i Parisit në fillim të korrikut, i organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel është “shumë i rëndësishëm”, megjithatë, siç tha ai, nuk është e sigurtë nëse ai do të mbahet fare.

 

Thaçi, bisedoi në Bratisllavë, me diplomatin amerikan

Presidenti i Kosovës gjatë qëndrimit në Bratisllavë të Sllovakisë është takuar me Philip Reeker, zëvendës sekretar i shtetit për Evropë dhe dhe Euroazi.

Për takimin e tij me diplomatin amerikan, Thaçi ka njoftuar edhe nëpërmjet rrjetit social Facebook.

Thaçi po qëndron në shtetin sllovak për të marrë pjesë në Forumin “Globsec2019”.

Presidenti më pas ka shkruar se në panel me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të flasin për rëndësinë e arritjes së marrëveshjes paqësore ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe dobive që sjell për të dyja vende dhe tërë rajonin.

“Në takimet e tjera me diplomatë e senatorë amerikanë do të flasim për të arriturat e Kosovës në këto dy dekada”, ka shkruar Thaçi.

 

Merkel, refuzon kërkesën e KE për hapje të shpejtë të negociatave

Süddeutsche Zeitung, i referohet takimit të komisionit të Bundestagut për Europën. Merkel thuhet ka refuzuar aty kërkesën e Komisionit Europian për hapje të shpejtë të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas një raportimi të gazetës së njohur gjermane, Süddeutsche Zeitung” të premten (07.06) kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka bërë një refuzim të qartë kërkesës së Komisionit Europian për hapje të shpejtë të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këtë ajo e ka thënë në një seancë të komisionit parlamentar të Bundestagut për Europën, sipas informacioneve të “Süddeutsche Zeitung”. Merkel  ka bërë të qartë, se një vendim për këtë pritet më së hershmi në tetor.

Me këtë kancelarja del qartazi kundër partnerit në koalicion, Partisë Socialdemokrate, SPD, që përkrah votimin pro për hapjen e negociatave në Këshillin e BE më 18 qershor. Ministri gjerman i Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme, Michael Roth (SPD) është një nga politikanët gjermanë që është angazhuar fort javët e fundit për hapjen e negociatave me dy vendet e Ballkanit. Ai ka theksuar në intervista të ndryshme, se angazhimi i Shqipërisë për reforma duhet të vlerësohet.

 

N.Dimitrov; Në pyetje është besueshmëria e BE-së

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov, në një intervistë për “Politico”, ka thënë se politika e zgjerimit të BE-së është tregues për fuqinë e tërheqjes.

Dimitrov thotë se në rastin me Maqedoninë e Veriut për nisjen e negociatave për anëtarësim, është në pyetje besueshmëria e BE-së

“Kemi arritur t’i vendosim vendet anëtare në fokus dhe të krijojmë atmosferë që do të jetë turp t’i thuhet jo dosjes së Maqedonisë këtë vit, pasi refuzimi do të rrezikojë seriozitetin e BE-së ndaj rajonit, që gjeografikisht është në Evropë dhe është i rrethuar me vende anëtare të BE-së. Kështu që në pyetje është besueshmëria e BE-së”, thotë Dimitrov.

Sipas disa burimeve diplomatike, Franca akoma nuk ka qëndrim të qartë nëse do të miratojë nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, njërën prej tyre, ose asnjërën.

 

Tramp, do të vendos për tarifa të reja ndaj mallrave të Kinës në samitin G2

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të vendosë nëse do të zbatojë tarifa të reja ndaj mallrave të Kinës pas takimit me homologun e tij kinez, Xi Jinping, në kuadër të samitit të 20 vendeve më të zhvilluara ekonomikisht (G-20), që do të mbahet në fund të muajit.

Trump më herët e ka kërcënuar Kinën me tarifa të reja edhe për më shumë se 300 miliardë dollar.

Megjithatë ai ka deklaruar se edhe Kina edhe Meksika dëshirojnë të arrijnë marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Trump ka paralajmëruar tarifa edhe ndaj Meksikës për shkak të asaj që ai e quan “krizë të migrantëve në kufirin jugor”.

“ Vendimin do ta marrë pas samitit të G-20. Do të takohem me presidentin Xi (Jinping) dhe le të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Trump.

Tensionet mes dy ekonomive më të mëdha në botë janë rritur ndjeshëm, pasi bisedimet për përfundimin e një “lufte” tregtare u ndërprenë në fillim të majit.

17 udhëtarë të vdiqën nga pasojate  aksidenti rrugor në Dubai

Të paktën 17 persona të kombësive të ndryshme kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një autobus u përplas me një tabelë të sinjalistikës rrugore në Dubai.

Autobusi transportonte 31 pasagjerë. Aksidenti ndodhi në rrugën Sheikh Mohammed bin Zayed, tha policia.

Zyrtarët indianë thanë se tetë qytetarë indianë ishin midis të vdekurve.

Shoferi, rreth moshës 50 vjeçare, po merr trajtim për lëndime të lehta. Ndërsa po hetohen shkaqet e ngjarjes.

Policia e Dubait i shprehu ngushëllimet familjeve të viktimave.

 

Pas dorëheqjes, T. May, i hap rrugë rizgjedhjes së kryeministrit 

Kryeministrja britanike, Theresa May, pritet të japë sot dorëheqje nga pozita e udhëheqëses së Partisë Konservatore, ndërsa do të mbetet kryeministre teknike derisa të zgjidhet pasardhësi i saj.

Njëmbëdhjetë ligjvënës do të garojnë për kreun e konservatorëve - partisë në pushtet, e cila automatikisht prodhon edhe kryeministrin.

Procesi i përzgjedhjes do të nisë më 10 qershor.

May, 62 vjeçe, ka paralajmëruar dorëheqjen muajin e kaluar, pasi Parlamenti ia ka refuzuar tri herë marrëveshjen që ajo ka negociuar me Bashkimin Evropian për daljen e Britanisë nga blloku, apo Brexit-in.

Ish-sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson, mbështetës i zëshëm i Brexit-it, është favorit për të pasuar kryeministren May.

Në prill, BE-ja i ka dhënë Britanisë edhe gjashtë muaj kohë për të dalë nga blloku, me shpresën se ligjvënësit do të pajtohen për një marrëveshje.

Afati i ri për Brexit është 31 tetori.

Edhe në Tuz simbolikisht u shënua Dita e mjedisit jetësorë

Me aksionin e pastrimit të një pjese të shtratit të lumit Cem, në afërsi të restorantit “Niagara”, pastrimit të hapësirave përreth dhe të mbjelljes së pemëve në oborret e tri shkollave fillore;   në Dinoshë, Vuksanlekaj dhe të Skorraq, simbolikisht u shënua edhe në Komunën e Tuzit, Dita botërore e mjedisit.  Aksioni në fjalë i administratës lokale të Tuzit u realizua në kuadër të nismës se shënimit të Ditës botërore të mbrojtjes së mjedisit, që sot e organizuan Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Bashkësia e komunave të Malit të Zi dhe Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit.

 Qëllimi i aksionit të tillë, siç na tha kryetari i Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshaj, i cili ishte prezent në këtë aktivitet në Malësi, ishte “promovimi i rëndësisë së ruajtjes së mjedisit jetësorë dhe kishte për qëllim që qytetarët ti kushtojnë më shumë kujdes problemeve ekologjike dhe nevojës së ruajtjes së pastërtisë së mjedisit, që ta bëjmë më adekuat dhe më të bukur mjedisin ku jetojmë”. Qëllimi i këtij aktiviteti, siç pohuan në pare nga kjo Komunë, është rritja e vetëdijes, tërheqja e vëmendjes rreth çështjeve të mjedisit si dhe nxitja e veprimeve individuale në këtë drejtim. Në aksionin në fjalë morën pjesë, përveç  punëtorëve të administratës lokale të Tuzit, edhe Kryetari i Kuvendit, Fadil Kajoshaj, disa këshilltarë në Kuvendin e kësaj komune si edhe qytetarë dhe aktivistë të disa OJQ-ve, të cilat veprojnë në Malësi.  Ndryshe, sot njëkohësisht edhe në 20 komuna tjera të Malit të Zi përfaqësuesit e administratave lokale, të OJQ-ve, por edhe qytetarë të interesuar morën pjesë në aksione të përbashkëta në pastrimin dhe rregullimin e hapësirave si dhe në mbjelljen e fidanëve të ndryshëm.

Përgatiti Senad Gilaj, gazetar i RTMZ

 

Futboll: Mali i Zi – Kosovë, sonte në orën 2:45 minuta

Reprezentacioni futbollistik i Malit të Zi, luan sonte në Podgoricë, ndeshjen kundër kombëtares së Kosovës, të vlefshme për tu kualifikuar në kampionatin evropian të futbollit. Kjo, është ndeshja e turnit të tretë në grupin A të kualifikimit, ndërkaq, kombëtarja malazeze deri më tani ka luajtur me Bullgarinë në Sofje, 1:1, dhe me reprezentacionin e Anglisë në Podgoricë ku ka pësuar disfatë me rezultatin 1: 5.

Ndërkaq, Kosova, ka në turnin e parë ishte e lirë kurse në lojën e luajtur me Bullgarinë në Prishtinë, ka barazuar 1:1.

Të rikujtojmë se ndeshja në Podgoricë, fillon sonte në orën 2:45 minuta.

Nesër, mot i ngjashëm

Në Mal të Zi, mban mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Frynë erë e dobët deri mesatare e drejtimeve jugore.

     Temperaturat në orën 14; Podgoricë 30 g. Beranë e Plevle 28, H. Novi, Tuivar, Budvë e Rozhajë 27, Kollashin, Cetinë, Ulqin, Petrovac, Shavnikë, Andrievicë e Plavë 26, Nikshiq e Plluzhinë 24, dhe në Zhablak 21 g.

       Për nesër, parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Në viset veriore, në orët e pas ditës, janë të mundshme të reshura të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, në orët e mbrëmjes, vende vende e fortë, e drejtimeve veriore. Temperatura e mëngjesit prej 9 deri në 19, kurse më e larta e ditës prej 25 deri në 34 g. c.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се