Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

06. 06. 2019. 18:05   >>  19:23

Ditari 06.06.2019

06.06.2019

Nuk duam në BE para se të jemi të gatshëm

“Me anëtarësimin në BE Mali i Zi dëshiron të jetë në shoqëri të shteteve evropiane të cilat kultivojnë dhe mbrojnë dinjitetin njerëzor si vlerën e vetë më të madhe”, ka theksuar nënkryetari i Qeverisë Zoran Pazhin, në hapjen e mbledhjes plenare të klubit të Venecias në Tivar. Ai ka theksuar se vendet aktuale dhe të ardhshme anëtare të BE duhet të jenë të vetëdijshme për përgjegjësinë e përbashkët që ka të bëjë me suksesin e projektit të Evropës së bashkuar. Ai ka vlerësuar se është me rëndësi që qytetarët të kuptojnë rëndësinë e këtij misioni historik të BE-së dhe cilat mund të jenë alternativat e vlerave demokratike evropiane të cilat u ofrohen. Pazhin ka shtuar se përkrahja të cilën e gëzon BE në rajonin e Evropës Juglindore nuk është vetëm çështje e idealeve, e vlerave ose identitetit të përbashkët, por fjala është për progresin shumë konkret në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe të standardit të njerëzve. Në mbledhjen plenare të klubit të Venecias në Mal të Zi do të shqyrtohen çështjet e strategjive komunikuese për pjesëmarrjen e qytetarëve në politikat evropiane, të përvojave dhe për zgjedhjet e sapo përfunduara evropiane, lufta kundër dezinformimit, komunikimi i politikës së zgjerimit dhe zhvillimi i kapaciteteve komunikuese dhe praktikat e institucioneve evropiane shtetet anëtare dhe vendet kandidate për anëtarësim në BE.  Fjala është për tubimin e parë të këtij lloji i cili ka tubuar zyrtarë të qeverive të shteteve anëtare të BE dhe të institucioneve evropiane pas zgjedhjeve për Parlamentin evropian.

Gjukanoviq në forumin  GLOBSEC

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq udhëton sot për në Bratisllavë, ku me ftesën e ekipit udhëheqës të Forumit për Sigurinë Globale, GLOBSEC, do të marrë pjesë që në këtë Forum të sigurisë. Siç është paralajmëruar nga kabineti i presidentit, Gjukanoviq do të marrë pjesë në panel diskutimin kushtuar Ballkanit Perëndimor në kontekstin e perspektivës së tij evropiane dhe zgjidhjen e çështjeve të prapambetura të hapura dhe do të ketë  disa takime bilaterale. Forumi GLOBSEC- Bratisllava, i cili organizohet në bashkëpunim me Ministrinë për punë të jashtme dhe punët evropiane të Republikës së Sllovakisë, tradicionalisht tubon numër të madh të pjesëmarrësve, liderë politikë dhe mendimtarë të shquar dhe paralelisht me Forumin Ekonomik Botëror dhe me konferencën e sigurisë të Mynihut, paraqet njërën ndër konferencat më të rëndësishme për çështjet strategjike në Evropë.

Deficiti  i parave të gatshme ishte 29% më i ulët

Qeveria e Malit të Zi në mbledhjen e sotme ka vërtetuar propozim ligjin për llogarinë përfundimtare të buxhetit për vitin 2018. Të dhënat nga llogaria përfundimtare tregojnë se në vitin e kaluar deficiti i parave të gatshme ka qenë 28.7% më i vogël. Shpenzimet, jashtë projekteve zhvillimore,  kanë qenë në suficit 152.82 milion euro, gjegjësisht 3.3% të Bruto Prodhimtarisë së Brendshme. Kjo vërteton se shpenzimet rrjedhëse janë financuar nga të ardhurat po ashtu rrjedhëse dhe në këtë mënyrë është plotësuar edhe qëllimi i strategjisë fiskale, është publikuar në rrjetin Tuiter të Qeverisë së Malit të Zi. Shpenzimet kapitale në vitin e kaluar kanë qenë 390.98 milion euro ose 0.73% më tepër nga plani buxhetor dhe 35.81% më tepër se në vitin 2017. Shkak kryesor i rritjes së shpenzimeve kapitale ka qenë intensifikimi i punimeve në realizimin e pjesës prioritare të autostradës Tivar- Bolare, kanë sqaruar nga Qeveria.

Deficiti i buxhetit është 68.5 milion

Deficiti i buxhetit i realizuar në 4 mujorin e parë është 68.5 milion euro, tregojnë të dhënat e Ministrisë së financave. Deficiti krahasuar me planin është më i ulët 95.9 milion euro, kurse krahasuar me 4 mujorin e parë të vitit të kaluar 2.2% më i ulët ose gati 6 milion euro. Vetëm në muajin mars Qeveria ka shënuar minus gati 25 milion, shkruan gazeta e Podgoricës, “DAN”. Të ardhurat buxhetore prej janarit deri në mars kanë qenë 371.3 milion euro që krahasuar me planin është 16.6 milion euro me tepër, kurse krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, 43.8 milion euro më tepër respektivisht 13.4%. Në raport shtohet se përjashtimi pozitiv i të ardhurave tatimore është rezultat i rritjes së aktiviteteve ekonomike, vjeljen e tatim pagesave në pajtim me ligjin për riprogramimin e kërkesave tatimore si dhe rezultat i zbatimit të politikës së ridefinuar të akcizave.

 

Manual për komisionin shtetëror të zgjedhjeve nga OSBE-ja

Planifikimi i mirë është vendimtarë për funksionimin efikas të komisionit zgjedhor dhe për këtë arsye Misioni i Organizatës evropiane për mbrojtje dhe Siguri (OSBE) në Mal të Zi ka organizuar seminar treditor për anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) në Podgoricë në temën e hartimit të planit operativ zgjedhor në përgatitje për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vitin 2020. Plani, siç theksohet në Kumtesën e OSBE-së, “do të shërbej si manual Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në realizimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të sakta, në pajtim me legjislacionin zgjedhor”. Duke e hapur seminarin, shefja e misionit të OSBE-së në Mal të Zi Mariz Davie ka theksuar se Misioni vlerëson partneritetin e vetë me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Kryetari i Komisionit, Gjorgjie Vukçeviq, ka theksuar përvoja nga zgjedhjet paraprake në vitin 2016 dhe në 2018 ka treguar se hartimi i planit operativ zgjedhorë ka qenë ndihmesë e madhe në organizimin e punës gjatë periudhës zgjedhore. Në fjalën e vetë hyrëse këshilltari i lartë për zgjedhje në OSBE, Bujar Basha, ka deklaruar se, edhe pse çdo zgjedhje mund të jenë sfidë, ekzistimi i planit mund të sigurojë që problemet e parapara teknike të mos paraqiten, ka theksuar Basha. Ky seminar i përkrahur nga OSBE do të vazhdojë edhe në javën e ardhshme dhe pastaj KSHZ do ta miratojë planin operativ zgjedhor.

 

Politika për punësimin e 190 të rinjve me shkollim superior

Enti për punësim vazhdon me realizimin e programit, “Stop ekonomisë informale”, me të cilin 190 të rinj me arsimim të lartë do të kenë rastin për punësim. Bartës i programit edhe këtë vit do të jetë Ministria për  punë dhe çështje sociale, kurse Enti për Punësim do ta realizojë atë në bashkëpunim me katër drejtori, Drejtorin e tatim pagimeve, me Drejtorinë për punët inspektuese, me Drejtorinë e policisë dhe Drejtorinë e doganave, e cila këtë vit është partner i ri programorë. “Rastin që të punojnë gjatë shtatë muajve të ardhshëm do ta fitojnë 190 të rinj me shkollim të lartë dhe të pa punësuar, të moshës nën 30 vjeçare, kurse ata me përvojë punë do të punojnë 9 muaj”, thuhet në kumtesë.

 

FD kthehet në Këshillat parlamentare

Fronti Demokratik (FD) së shpejti do të kthehet në Këshillin për reformën e legjislacionit zgjedhor dhe të legjislacionit tjetër, dhe pastaj në të gjitha Këshillat tjera parlamentare është njoftuar gazeta “Dnevne Novine” nga kreu i kësaj Aleance politike. Deputetet e Frontit, sipas informatave të gazetës, do të marrin pjesë vetëm në ato mbledhje të cilat do ti vlerësojnë si të rëndësishme për Aleancën e tyre. FD që nga fillimi e ka përkrahur formimin e Këshillit për reformën e legjislaturës zgjedhore dhe legjislaturës tjetër, mirëpo bojkotimi ka ndodhur pas arrestimit të njërin nga liderët e tyre, Nebojsha Medojeviq. Këshilli për reformën e legjislaturës zgjedhore është formuar pas iniciativës së Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS), qëllimi i të cilës është avancimi i suazave ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve dhe rritja e besimit të opinionit në procesin zgjedhore. Shefi i delegacionit të Bashkimit Eevropian në Podgoricë, Aivo Orav, i ka kritikuar ashpër partitë të cilat e bojkotojnë punën e Parlamentit dhe të Këshillit për reformën e legjislaturës zgjedhore.

 

Është arritur nivel i mirë i profesionalizmit

Policia e Malit të Zi ka arritur nivel të rëndësishëm të profesionalizmit , përgjegjësisë dhe vendosmërisë në luftën kundër të gjitha formave të kriminalitetit , ka vlerësuar ndihmës drejtori i drejtorisë së policisë Nikolla Janjusheviq. Ai në Asamblenë e përgjithshme të SEPCA-s , asociacion i shefave të policive të vendeve të Evropës jug lindore , në Moldavi ka theksuar se Mali i Zi është i suksesshëm në luftën kundër kriminalitetit të organizuar duke shtuar se përvoja e deritashme e bashkëpunimit ndërkombëtarë policorë ka vërtetuar se përgjigje ndaj sfidave aktuale të sigurisë dhe kërcënimeve duhet të jetë e përbashkët. Janjusheviq me kolegun rumun Florian Dragne ka nënshkruar memorandumin me të cilin gjatë këtij viti edhe policia rumune i bashkohet shkëmbimit tradicional të suksesshëm të nëpunësve policorë. “Vëmendje e veçantë gjatë këtij takimi i është kushtuar analizës së kërcënimeve në fushën e tregtisë ilegale dhe kontrabandës me drogë”, thuhet në kumtesë.

 

Mozhuri fillon punën testuese

Centralet elektrike me erë në Mozhur, investuesi i të cilit është kompania malteziane,  “Enemalta PLC”, e ka filluar punën testuese e cila do të zgjatë 90 ditë, më saktësisht deri në fund të korrikut, i është kumtuar gazetës “Dnevne Novine” në Ministrinë  e ekonomisë. Sipas evidencës të inspektorit energjetik, rezultat i testimit të deritashëm funksional të 23 centraleve elektrike me erë është pozitiv dhe në bazë të këtyre rezultateve kah fundi i prillit është dhënë leja për fillimin e prodhimtarisë testuese. “Puna testuese ka filluar me 25 prill. Në vazhdim është pranimi teknik i cili duhet të përfundojë brenda 90 ditëve prej fillimit të punës dhe pastaj pritet fillimi i prodhimtarisë komerciale të rrymës elektrike”, kanë theksuar në Ministrinë e ekonomisë. Pas prodhimtarisë testuese të objektit energjetik në Ulqin, gjatë të cilës do të verifikohet harmonizimi me rrjetin, Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit do të lëshojë lejen për punën e këtyre centraleve me erë. Ky është kusht për kyçjen e Mozhurit në sistemin elektroenergjetik, mirëpo për momentin nuk dihet se sa do të ndikojë kjo kyçje në faturat e energjisë elektrike.

Nesër fillon aksioni i pastrimit dhe i rregullimit në 20 qytete të Malit të Zi

me aksionin e pastrimit, të rregullimit të hapësirave dhe mbjelljen e pemëve në 20 qytete të Malit të Zi, nesër do të shënohet 7 qershori, Dita botërore e mbrojtjes së mjedisit. Në Podgoricë është paraparë pastrimi i lokalitetit të quajtur Skaline. Në aksionin në Podgoricë do të marrin pjesë përfaqësuesit e Qeverisë, të Bashkësisë  së komunave të Malit të Zi, të Kryeqytetit dhe të Ushtrisë së Malit të Zi, pastaj përfaqësuesit e policisë, të korit diplomatik dhe të sektorit civil. Aksion i tillë zhvillohet edhe në Komunën e Tuzit, aktivitet i cili do të fillojë me mbjelljen e pemëve në oborrin e shkollave fillore në Malësi e pastaj edhe me pastrimin e shtratit të lumit Cem në afërsi të ujëvarës. Shënimin e ditës botërore të mbrojtjes së mjedisit e organizojnë Sekretarit i përgjithshëm i qeverisë, Bashkësia e komunave të Malit të Zi dhe Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit. Siç kanë theksuar në Sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë, njëkohësisht në 20 komuna të Malit të Zi përfaqësuesit e administratave lokale, të OJQ-ve, por edhe të gjithë qytetarët e interesuar në aksione të përbashkëta në pastrimin dhe rregullimin e hapësirave si dhe me mbjelljen e fidanëve të ndryshëm do ta bëjnë më adekuat dhe më të bukur mjedisin kua ata jetojnë.  Siç na njoftuan nga komuna e Ulqinit aktivit i rregullimit të ambientit jetësor do të bëhet edhe në këtë komunë, e aksioni do të organizohet në Plazhin e Madh.

 

RTMZ ka menanxhment të ri dhe me vizion

Radiotelevizioni i Malit të Zi (RTMZ) e ka menanxhmentin e ri dhe me vizion se si të zhvillohet servisi publik, ka deklaruar drejtorja e Unionit Radiodifuziv Evropian të Qendrës për marrëdhënie me vendet anëtare në Evropën Qendrore dhe Lindore, Radka Beçeva. Beçeva dhe konsultuesi i lartë i EBU-së,  Boris Bergan, janë takuar me menanxhmentin e RTMZ me rastin e projektin, “Reformat e menaxhimit në servisin publik mediatik – Mali i Zi“ i hartuar në kuadër të programit të BE-së, “Forcimi i shoqërive; ndihma teknike për serviset publike mediatike në Ballkanin Perëndimor”. Beçeva ka theksuar se sfidat e serviseve publike në kohën e sotme janë të njëjta në të gjitha vendet. Servisi publik duhet të modernizohet shpejt dhe në mënyrë cilësore dhe të adaptohet në epokën e digjitalizimit, ka theksuar Beçeva. Ajo ka theksuar se RTMZ e ka një menaxhment të ri me vizion se si të zhvillohet servisi publik. “Servisit publik duhet ti mundësohet që të ketë një ekip stabil të udhëheqjes”, ka theksuar Beçeva.

 

Jemi për marrëveshje me Serbinë që rezulton me njohje në kufijtë ekzistues

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit në Gjermani ka takuar kancelaren gjermane, Angela Merkel me të cilën ka diskutuar zhvillimet e fundit në rajon dhe bashkëpunimin e dyanshëm. Sipas një postimi në Facebook, Haradinaj tha se nga kancelarja gjermane ka marrë konfirmimin se Gjermania do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në rrugën e saj euroatlantike dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar. Më herët, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se është në favor të arritjes së një marrëveshjeje me Serbinë, por, e cila do të përfundojë me njohje reciproke dhe që nuk prek kufijtë ekzistues të dy vendeve. Haradinaj, i ka bërë këto komente pas takimit me anëtarët e Grupit Parlamentar për Evropën Juglindore të Bundestagut. “Me deputetët gjermanë biseduam për zhvillimet e gjithmbarshme në vend dhe rajon, për bashkëpunimin e ngushtë Kosovë-Gjermani dhe procesin e dialogut me Serbinë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social, Facebook. Takimet e Haradinajt në Gjermani pritet të trajtojnë edhe çështjen e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përgatitjen e takimit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, më 1 korrik në Paris. Si Samiti i Berlinit, i mbajtur më 29 prill, ashtu edhe ai i Parisit janë organizuar me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian në Bruksel ka nisur më 2011. Aktualisht ky proces është bllokuar pasi, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka përmendur taksën prej 100%, që, Qeveria e Kosovës ka vendosur në importet e Serbisë, si arsyetim për mosvazhdim të dialogut. Kryeministri Haradinaj në anën tjetër ka thënë se kjo masë do të vazhdojë së aplikuari derisa Serbia të njohë shtetësinë e Kosovës. Heqjen e kësaj tarife e kanë kërkuar edhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Vuçiq thotë se e mbështet përcaktimin e kufirit me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ai pajtohet për përcaktimin e kufirit me Kosovën duke theksuar se kjo do të ishte “absolutisht gjëja më e shëndetshme për Serbinë dhe serbët”. Ai i tha Televizionit Prva, se një referendum në këtë temë do të thirret nëse ai do të ketë diçka për t'i ofruar popullit, megjithatë, siç ka thënë, ende nuk ka një propozim konkret. “Unë jam për përcaktimin e kufirit dhe për këtë nuk turpërohem, por serbët janë kundër kësaj, dhe unë e kam kuptuar porosinë e popullit. Ne, nuk jemi të gatshëm të dëgjojmë të vërtetën për Kosovës, edhe kur të gjithë e dinë atë. Njerëzit nuk dëshirojnë ta pranojnë sepse kjo prek emocionet e tyre”, ka thënë Vuçiq. Duke folur për sesionin e ardhshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për gjendjen në Kosovë, Vuçiq tha se seancat e Këshillit të Sigurimit janë gjithmonë të rëndësishme për “çështjen e statusit”, por ai vlerësoi se samiti i Parisit në fillim të korrikut, i organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel është “shumë i rëndësishëm”, megjithatë, siç tha ai, nuk është e sigurtë nëse ai do të mbahet fare.

Dialogu Kosovë- Serbi duhet të vazhdojë pa vonesa

Shefi i Zyrës së BE-së në Serbi, Sem Fabrizi, ka thënë se është e nevojshme që të gjendet një zgjidhje gjithëpërfshirëse ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, që do të ishte në dobi të qytetarëve të rajonit. Ai thotë se për të arritur këtë marrëveshje nuk duhet të ketë vonesa. Fabrizi ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e BE-së, së do të vazhdojë mbështetjen e dialogut, duke iu referuar fjalëve që ka thënë përfaqësueseje e lartë e BE-së, Federica Mogherini se ‘status-quo është një situatë e paqëndrueshme”, shkruan Tanjug.

 

Edi Rama thotë se Shqipëria është gati për hapjen e negociatave me BE-në

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një interviste për “Die Welt” tha se sikundër edhe KE e rekomandoi, Shqipëria është gati për hapjen e negociatave me BE, proces për të cilin, sipas tij, vendi i ka bërë detyrat. “Holanda, së bashku me Gjermaninë dhe Austrinë, kanë dhënë një ndihmë të madhe për ne. Të tre këto vende janë pjesë e një koalicioni ndërkombëtar që po na asiston në reformën në drejtësi. Ne kemi bërë diçka të cilën asnjë vend tjetër nuk e ka realizuar më parë. Ne kemi ndryshuar Kushtetutën, por jo vetëm kjo; ne kemi kaluar të gjithë gjykatësit dhe prokurorët në sitën e një procesi shumë të vështirë vetingu dhe po pastrojmë sistemin në një mënyrë që asnjë vend tjetër negociues nuk e ka bërë më parë. Kjo është bukuria dhe çudia e këtij procesi, sepse ndërsa duhet ende të hapim negociatat, kemi realizuar gjëra që vendet negociuese duhet ende t’i realizojnë”, thekson Rama në intervistë. Rama pohon se deri më tani procesi i integrimit ka qenë një proces asimetrik pasi, sipas tij, për vendet që u bashkuan të parat, presioni ishte më i vogël, kërkesat më të pakta dhe procesi shumë më i lehtë. E më pas, për çdo vend që u bashkua më pas, gjithmonë e më e vështirë. Ai çmon rolin e Merkel, ndërsa thekson se “Kancelarja Angela Merkel është e papërsëritshme dhe ajo ka një vizion tejet të qartë rreth Ballkanit, rreth të shkuarës dhe të ardhmes së këtij rajoni”.

Nëse nuk marrim datë për negociatat, rrezikon të bjerë Qeveria!

Nëse vendi nuk merr datë për fillimin e negociatave, ekziston rreziku që qeveria të bjerë, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev. Në takim me gazetarët në Bruksel në përfundim të takimeve me zyrtarët evropiane, Zaev ka thënë se shtyrja e vendimit në parlamentin gjerman dhe si pasojë shtyrja e datës për fillim të negociatave rrezikon përforcimin e fuqive nacionaliste dhe humbjen e shumicës në Kuvend. Edhe procesi i ristrukturimit të qeverisë sipas kryeministrit, varet nga vendimi për datën. Eurokomisioneri për Zgjerim, Johanes Hahn, në një mëngjes pune me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së ka tentuar të nxisë vendim pozitiv për dhënien e pëlqimit që Maqedonia e Veriut të fillojë negociata për anëtarësim, por deri me tani nuk ka detaje nga takimi. Kur na ndajnë rreth dy javë nga takimi i ministrave të jashtëm të vendeve anëtare, akoma nuk dihet qëndrimi i tyre përfundimtar për Maqedoninë e Veriut. Takimi i kryeministrit Zoran Zaev në Bruksel duket se nuk ka ndryshuar asgjë. Kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker pas takimit me Zaevin pranoi se disa vende akoma janë kundërshtare të hapjes së negociatave tani. “Unë e di se disa shtete anëtare kanë shqetësime. Unë do të bëj gjithçka që është në fuqinë time për t’i bindur ato”-theksoi Zhan Klod Junker, president i Komisionit Evropian. Junker megjithatë ka theksuar se në bazë të fakteve objektive, Maqedonia e Veriut është e gatshme për hapin e radhës.

Në Shën Petersburg hapet forumi ekonomik

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar i Shën Petersburgut është hapur në qytetin e dytë më të madh në Rusi, derisa presidenti rus, Vladimir Putin dhe lideri kinez, Xi Jinping, pritet të marrin pjesë, por jo edhe zyrtarë amerikanë. Ambasadori amerikan në këtë shtet, Jon Huntsman dhe zyrtarë amerikanë, janë duke bojkotuar forumin në Shën Petersburg, kryesisht për shkak të arrestimit të investitorit të Shteteve të Bashkuara, Micheal Calvey në Rusi. Përveç diplomatëve, larg këtij organizimi janë duke qëndruar edhe kompani të mëdha amerikane. Ky Forum është themeluar më 1997 dhe ka qenë zyrtarisht i organizuar nga administrata e presidencës ruse deri më 2006. Ai konsiderohet organizimi më i madh për investimet strategjike, meqë aty ftohen korporatat më të mëdha në botë. Mirëpo ngjarja e këtij viti vjen në kohën e shqetësimeve ekonomike në Rusi. Ekonomia e brendshme nuk është duke u rritur sipas parashikimeve dhe ka dyshime se përmirësimi i marrëdhënieve me Kinën, do t’i hapë dyert kapitalit më të lirë dhe balancojë investimet e ulëta perëndimore. Më 4 qershor, Banka Botërore ka parashikuar 1.2 për qind rritje ekonomike për Rusinë më 2019, çka njëherësh do të përbënte shifrën më të vogël në tre vjet.

 

Nesër mot kryesisht me diell

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i kthjellët. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut. Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Podgoricë 27 gradë, Tivar, Bijello Pole e Beranë 26, Herceg Novi, Ulqin e Plevle 25, Cetinë 24, Rozhajë 23, Kollashin 22, Nikshiq 21 dhe në Zhablak 19 gradë.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe dukshëm më i nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 8 deri në19, kurse më e larta e ditës prej 22 deri në 32 gradë celsius.

 

Ditarin e përgatiti Senad Gilaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се