Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

04. 06. 2019. 17:52 >> 17:53

Ditari 04.06.2019

04.06.2019

Besimtarët mysliman, kremtojnë festën e Fitër Bajramit 

Besimtarët myslimanë  në mbarë botën sot kremtojnë festën e Fitër Bajramit. Pas muajit të shenjt të Ramazanit ceremonia e kremtimit të kësaj feste, filloi me faljen e namazit të mëngjesit në të gjitha xhamitë ku tubohen besimtarë të shumtë duke përcjellur mesazhin për dashuri dhe mirëkuptim mes njerëzish, pa dallim.

Autoritetet më të larta shtetërore të Malit të Zi, kanë përgëzuar besimtarët dhe prijësit fetar, me rastin e kësaj feste duke theksuar se është obligim i shoqërisë në përgjithësi që të vazhdojë ti kultivojë vlerat më të larta të cilat i kanë krijuar së bashku, me qytetarët tjerë, pjesëtarët e besimit mysliman në Mal të Zi, në interes të mirës së përgjithshme dhe përparimit shtetëror.

Të rikujtojmë se Fitër Bajrami pason muajin e shenjt të Ramazanit , gjatë të cilit besimtarët agjërojnë 30 ditë në shenjë sakrifice dhe përkushtimit ndaj Zotit. Edhe redaksia të gjithë pjesëtarëve të besimit mysliman u uron gëzuar e për shumë mot festën e Fiter Bajramit.

Mali i Zi e përkrah rolin global të Kombeve të Bashkuara 

Mali i Zi, e përkrahë rolin global të Kombeve të Bashkuara dhe vlerat e multilateralizmit  dhe i ndanë me Kombet e Bashkuara qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm nga agjenda e OKB- 2030, ka deklaruar kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, në bisedimet me ndihmësen e sekretarit të përgjithshëm të OKB, ndihmëse e administratorit të programit të Kombeve të Bashkuara për zhvillim e drejtore në zyrën rajonale të UNDP për Evropën dhe Bashkësinë e shteteve të pavarura, Miriana Shpolariq Eger. Siç është kumtuar nga Qeveria, në këtë takim është konstatuar se bashkëpunimi i deritashëm i Malit të Zi dhe UNDP, ka qenë cilësore dhe se të gjitha programet e UNDP në Mal të Zi, realizohen me sukses, gjë që paraqet bazë të mirë për bashkëpunim në periudhën e ardhshme. Kryeministri, Markoviq, dhe drejtorja rajonale e UNDP, janë pajtuar se prioritet i bashkëpunimit duhet të jenë projektet të cilët janë komplementarë me procesin e asocimit të Malit të Zi në BE dhe me prioritetet e tij zhvillimore strategjike  dhe në pajtim me agjendën e Kombeve të Bashkuara 2030, për zhvillim të qëndrueshëm është kumtuar nga qeveria.

 

Të forcohet partneriteti në procesin e asocimit me BE 

Malin e Zi dhe UNDP, e lidh partneritet i fortë dhe i përkushtuar  i cili në periudhën e ardhshme  duhet të përforcohet dhe të zgjerohet në procesin e asocimit të Malit të Zi me BE, ka deklaruar ndihmësja e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Miriana Shpolariq Eger, gjatë takimit me ministren e administratës publike, Suzana Pribilloviq.  Shpolariq Eger, e cila po ashtu është ndihmëse e administratorit të UNDP dhe drejtore e zyrës rajonale të UNDP për Evropën dhe Bashkësinë e shteteve të pavarura, ka kumtuar se UNDP në Mal të Zi, ka një ekip cilësor dhe me përvojë dhe ekspertizën e bazuar në përvojën shumë vjeçare të cilat mund të jenë mbështetje e fortë për Qeverinë e Malit të Zi, në procesin e anëtarësimit në BE por edhe për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ministrija, Pribilloviq, ka vlerësuar se Ministria e administratës publike, që nga themelimi ka realizuar bashkëpunim të mirë me UNDP, në Mal të Zi, në sferën e reformës së administratës publike. Ajo, ka shtuar se në periudhën e kaluar kanë filluar aktivitete të shumta, para së gjithash, në fushën e përparimit të sistemit të nëpunësve, në riorganizimin e administratës publike dhe, për këtë, kanë fituar vlerësime të larta nga Komisioni Evropianë. Bashkëbisedueset, janë pajtuar se bashkëpunimi duhet të vazhdohet në periudhën e ardhshme përmes realizimit të projekteve të filluara, por edhe të zgjerohet bashkëpunimi në të gjitha segmentet e procesit të reformës së administratës publike gjatë procesit të asocimit në BE.

 

Besoj në vazhdimin e politikës së zgjerimit të BE 

Deputeti Evropianë e ministër i mbrojtjes së Sllovenisë, Roman Jakiç, beson se pas zgjedhjeve evropiane do të vazhdojë politika e zgjerimit të BE në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se nuk ekziston forcë e cila mund ta pengojë Malin e Zi, që të anëtarësohet në BE kur ai ti plotësojë kushtet. Ai, ka shtuar se dëshiron që në Evropë të shoh akoma më tepër lider siç është presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Liberalët, sipas fjalëve të Jakiç, do ta përcaktojnë politikën e zgjerimit si prioritet gjatë bisedimeve për pozitat dhe politikën e mëtejme pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropianë. Duke komentuar qëndrimin e presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, i cili para do kohe ka theksuar se vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë perspektiven Evropiane gjatë 5, 10 ose 15 viteve të ardhshme, nëse përpiqen për zgjidhjen e problemeve, Jakiç, në intervistën për portalin e RTMZ, ka theksuar se nuk do të pajtohej me presidentin e tij. “Në esencë nuk e ndaj këtë pesimizëm sepse, pas zgjedhjeve evropiane, de fakto, është e qartë se liberalet do të jenë pjesë e koalicionit në pushtet, kurse unë u takoj liberalëve. “Liberalët në programin e vetë kanë pozicionuar lartë procesin e zgjerimit të BE edhe nga aspekti i stabilizimit të rajonit dhe të tërë Evropës”, ka theksuar Jakiç.

Mali i Zi atraktiv për investime 

Mali i Zi, paraqet destinacion aktiv për investime për shkak të potencialëve të qarta për zhvillimin e turizmit, bujqësisë, infrastrukturës rrugore, energjetikës dhe të mundësive të shumta për investime në sektorët e tjerë , sidomos në zonat më pak të zhvilluara, ka vlerësuar kryetari i Odës ekonomike të Malit të Zi, Vastimir Gulloboviq.

“Rezultatet të cilat i ka realizuar  ekonomia e Mali të Zi në periudhën e kaluar e të cilat kanë vazhduar edhe në katër mujorin e parë të këtij viti, na japin të drejtën të konstatojmë se Mali i Zi, është destinacion  në rritje, ka kumtuar Golluboviq, në takimin afaristë malazezo - kinez, të cilin e ka organizuar ambasada e Kinës.

Nga Oda ekonomike, është kumtuar se Kina është partneri i dytë i Malit të Zi, në tregtinë e jashtme sa i përket importin dhe në vendin e 9-të, kur është fjala për eksportin. Shkëmbimi i mallrave i realizuar në vitin e kaluar ka qenë 270.6 milion euro ose 18.8%, më tepër krahasuar me vitin e kaluar. Ambasadori i Kinës, Liu Jin, ka vlerësuar se marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Kinës, janë në nivelin më të mirë. “Dy vendet tona kultivojnë miqësi të thellë tradicionale, bashkëpunimi praktik ka rezultuar i suksesshëm dhe zgjerohet shkëmbimi konseguent në nivelin kulturor. Vizita e sipërmarrësve kinezë është edhe një dëshmi e miqësisë reciproke dhe presim që të jenë rast i mirë për zhvillimin e bashkëpunimit konkretë”, ka theksuar ambasadori Jin.

Investimet në infrastrukturë, kyçe për inkluzionin social

Inkluzioni social është faktor i rëndësishëm i vërtetimit të cilësisë të arsimit parashkollor, ka vlerësuar ministri i arsimit, Damir Shehoviq. Ai, në Beograd, në takimin ministror të platformës për Ballkanin Perëndimor për arsimin, shkencën, hulumtimin dhe inovacionet, ka theksuar se përfshirja e fëmijëve të moshës prej 3 deri në 6 vjeçare në arsimimin parashkollor në Mal të Zi, është rritur dukshëm.

Nga Ministria e arsimit, kanë theksuar se takimin e sotëm e ka hapur ministri serbë i arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik, Mlladen Sharçeviq, dhe komisari Evropianë për arsim, kulturë, të rinjët dhe sportin, Tibor Navraçiq.

Nga Ministria, kanë theksuar se njëra nga temat e takimit ka qenë arsimimi i hershëm,  digjitalizimi në arsim, shkollat e mesme profesionale, njohja e kualifikimeve akademike dhe aktivitetet reformiste në rajon.

Gjurgjiq pranon fajin

Avokati Llazar Akoviq, ka vërtetuar për TVMZ, se klienti i tij, ish drejtori ekzekutiv i Atllas Bankës, Gjorgje Gjurgjiq, e ka pranuar fajin në rastin “Kaspia”, dhe ka nënshkruar me prokurorinë speciale marrëveshjen për pranimin e fajit.

Marrëveshja, nënkupton që për shpërdorimin e pozitës në afarizëm, Gjurgjiq, të dënohet me 6 muaj burg shtëpiak. Mbrojtësi i Gjurgjiqit, avokati Llazar Akoviq, ka deklaruar për TVMZ, se gjithkush duhet të përgjigjet për qëndrimet e veta.

“Klienti im, i pandehuri,  Gjorgje Gjurgjiq, ka vendosur që me përgjegjësinë maksimale të sjell vendimin dhe ti propozojë prokurorisë speciale të shtetit të nënshkruaj marrëveshjen për pranimin e fajit lidhur me rastin “Kaspija”. Marrëveshja e nënshkruar për pranimin e fajit i është dorëzuar Gjyqit të lartë.

 

Drejtoria, jep të dhëna të sakta dhe të sistemuara në regjistrin qendror

Drejtoria e tatim pagimeve të dhënat për të ardhurat mesatare i llogarit në bazë të shumës së rrogës, pagesa e të cilës është paraqitur në këtë institucion e jo në bazë të ardhurave për të gjithë të punësuarit të regjistruar në regjistrin qendrorë të tatim paguesve dhe të siguruarve të tjerë. Nga drejtoria e tatim pagimeve, me qëllim të informimit të qartë dhe të saktë të opinionit për numrin e të punësuarve në Mal të Zi në reagimin e vetë theksojnë se në këtë institucion udhëhiqet evidenca për të punësuarit në bazë të dy segmenteve – të sigurimit social dhe të pagesës të ardhurave, gjegjësisht në regjistrin qendror të tatim paguesve dhe të siguruarve. E tërë historia është inicuar në javën e kaluar në pPrlament, kur ministri i financave, Darko Radunoviq, është përgjigjur në pyetjen e deputetit të FD, Millutin Gjukanoviq, i cili është interesuar se, sipas të dhënave të drejtorisë së tatimeve , prej fillimit të vitit të kaluar e deri me një maj të këtij viti, si janë llogaritur të ardhurat e të punësuarve dhe sa ka qenë bruto të ardhurat mesatare dhe sa kanë qenë ato neto.

Autoritetet kosovare , përgëzojnë besimtarët me ratsin e Fitër Bajramit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga Myftiu Naim Tërnava.

Me këtë rast presidenti ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Presidenti ka shtuar se sot ndodhet këtu që t’ju urojë të gjithëve festën e Bajramit.

“Sot jemi këtu të urojmë Bashkësinë Islame, të urojmë gjithë njerëzit për agjërimin e tyre por mbi të gjitha për festën e Fitër Bajramit.”, u shpreh Thaçi.

Ndërkohë, edhe Kryeministri, Ramush Haradinaj, me rastin e festës së Fitër Bajramit, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës.

Haradinaj tha se detyrë e institucioneve është që të mundësojnë lirinë e besimit."E kam nderin edhe në emër të Qeverisë të uroj Myftiun Tërnava, por edhe të gjithë besimtarët e Kosovës, të gjithë ata që e festojnë. Detyra jonë është me e mundësue lirinë e besimit që e jep e drejta e Kushtetutës", tha ai.

 

Meta, falënderon OSBE-në, për vëmendjen që i ka kushtuar rajonit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në takim Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Sllovakisë, njëkohësisht Kryesues i rradhës i OSBE-së, z. Miroslav Lajçak.

Presidenti Meta vlerësoi vëmendjen që Kryesia sllovake i ka kushtuar rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjes së kandidaturës shqiptare për kryesimin e Organizatës gjatë 2020.

Kreu i Shtetit inkurajoi gjithashtu forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Sllovakisë, përfshirë bashkëpunimin edhe më të madh në kuadër të Grupit të Vishegradit.

Duke u ndalur në Kryesinë shqiptare të OSBE për vitin e ardhshëm, Presidenti Meta theksoi se kjo është një përgjegjësi shumë e madhe që kërkon përkushtim tejet serioz edhe për vetë ndikimin që ka për imazhin e vendit.

 

 

Volodin, ftesë në respektimin e rezolutës 1244

Kryetari i Dumës Shtetërore të Rusisë, Vyacheslav Volodin, tha se ai që nuk e respekton Rezolutën 1244 për Kosovën duhet të mbajë përgjegjësi.

Volodin i bëri komentet të hënën në Kuvendin e Serbisë.

"Konsiderojmë se të gjitha palët duhet ta respektojnë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. E, ata që nuk e respektojnë, duhet të mbajnë përgjegjësi", tha Volodin në një seancë të posaçme të Kuvendit të Serbisë, që u mbajt me rastin e vizitës së tij.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha në takim me Volodinin se marrëdhëniet midis Serbisë dhe Rusisë janë shumë të afërta, porse është e domosdoshme të punohet në rritjen e bashkëpunimit ekonomik.

Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e BE-së, kanë nisur dialogun për normalizim marrëdhëniesh qysh në vitin 2011.

Procesi aktualisht ka ngecur për shkak të, siç është thënë, taksës që u ka vënë Kosova prodhimeve të importuara nga Serbia.

 

Tsipras, humbje dhe në zgjedhjet lokale

Edhe raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, në të cilat konkurronin kandidatë për gjysmat e periferive të vendit dhe dy të tretat e bashkive, ka shënuar një humbje totale për kreun e qeverisë greke, Alexis Tsipras, ndaj rivalit të tij për pushtet, udhëheqësit të kosnervatorëve, Mitsotakis, transmeton TCH.

Ndërsa Tsipras pranoi humbjen e kandidatëve të partisë së tij në pushtet, kreu i “Demokracisë së Re” ka deklaruar se rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale paralajmërojnë “hapin e dytë” drejt ndryshimeve të mëdha politike në Greqi.

Ndërkohë, të hënën që vjen, Alexis Tsipras pritet të shkojë te presidenti i vendit për t’i kërkuar zgjedhje të parakohshme, të cilat thuhet se do të zhvillohen më 7 korrik, në një klimë aspak të favorshme për partinë në pushtet.

 

 

Tramp, takon sot kryeministren T.May

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të takojë sot kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May.

Trump ndodhet për vizitë triditëshe shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar.

Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, do të jetë në mesin e ministrave të pranishëm në bisedime.

Ndërkohë sot janë paralajmëruar edhe protesta në disa qytete të Britanisë.

Sondazhet e opinionit publik tregojnë se presidenti i SHBA-së është majft i papëlqyeshëm në mesin e britanikëve.

Të hënën, Trump mori pjesë në një banket shtetëror në Pallatin Bukinghem, ku lavdëroi, siç tha, miqësinë e përjetshme midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, transmeton REL.

Mbretëresha britanike, Elizabeth, tha se dy vendet kremtojnë aleancën, e cila ka garantuar sigurinë dhe prosperitetin e dy popujve për dekada.

Bie shkalla e papunësisë në vendet që përdorin euron

Shkalla e papunësisë ka rënë në nivelin më të ulët që nga gushti i vitit 2008 në 19 shtetet që përdorin euron, pasi kërkesa e brendshme po vazhdon të rritet, pavarësisht nga ngadalësimi i tregtisë globale.

Agjencia e statistikave të Bashkimit Evropian tha të martën se papunësia ra në 7.6% në prill nga 7.7% në mars, ndërsa u shënuan 64000 njerëz më pak si të papunë.

Shifrat zyrtare gjithashtu treguan se inflacioni (rënia e fuqisë blerëse të monedhës së një vendi) në Eurozonë u zvogëlua në 1.2% në maj nga 1.7% në prill.

Sa i përket të dhënave të inflacionit, bëhet e ditur se Banka Qëndrore Evropiane ballafaqohet me sinjale të përziera. Inflacioni mbetet kokëfortësisht i ulët, pavarësisht nga një program stimulues prej 2.6 trilion euro që përfundoi vitin e kaluar.

 

Gjykata suedeze, refuzon kërkesën lidhur me akuzat ndaj Assange

Një gjykatë në Suedi refuzoi kërkesën për të lëshuar urdhër për paraburgimin në mungesë të bashkëthemeluesit të ueb-faqes WikiLeaks, Julian Assange, në lidhje me një rast të përdhunimit, më 2010.

Prokurorët në Suedi e paraqitën kërkesën në gjykatën e qytetit Upsala.

Paraburgimi në mungesë i Assange, i cili aktualisht ndodhet në burg në Britani, do të ishte hapi i parë drejt kërkesës për ekstradimin e tij nga Britania.

Vendimi gjyqësor i 3 qershorit, megjithatë, nuk do të thotë se hetimet paraprake në Suedi duhet të braktisen.

Assange, 47 vjeç, e mohon akuzën për përdhunim.

Ai është arrestuar nga policia britanike në prill, pasi ka kaluar shtatë vjet në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, transmeton REL.

Shtetet e Bashkuara po ashtu e kërkojnë ekstradimin e Assanges, nën akuzat se ai ka publikuar informacione të klasifikuara.

Nesër, mot i ndryshueshëm, pasdite me të reshura 

Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme dhe vende vende me reshje të shiut. Frynë erë dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut.

Temperaturat: Podgoricë, Tivar e Plevle 22 gradë, H. Novi, Ulqin, Shavnik e Bjello Pole 21, Beranë, Budvë, Plavë e Petrovac 20, Kollashin e Andrievicë 19, Plluzhinë 18, Cetinë e Nikshiq 17, Rozhaj 14 dhe në Zhablak 13 g.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje e bubullimë, kryesisht, në orët e pas ditës.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut.

Temperatura e mëngjesit prej 8 deri në 16, kurse më e larta e ditës prej 16 deri në 25 g. c.

 

Ditarin e përgatiti dhe redaktoi, Gjokë Dukaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се