Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

03. 06. 2019. 18:26 >> 18:31

Ditari 03.06.2019

03.06.2019

Mali i Zi vend ku mund të diskutohet

Forumi “To Be Secure” ka treguar se Mali i Zi, edhe pse shtet i vogël është, një vend ku mund të diskutohet, jo vetëm për çështjet rajonale por edhe për ato globale, ka deklaruar kryetari i Aleancës së Atlantikut të Malit të Zi Savo Kentera. Ai ka theksuar se mbi 500 pjesëmarrës të  forumit “2 BS” i  ka kontribuar dukshëm dhe në mënyrë cilësore  diskutimit dhe debatit. “Më duket se tash 9 vjet me radhë kemi treguar se Mali i Zi, edhe pse me territor shtet i vogël, mund të jetë vend ku mund të diskutohet, jo vetëm për çështjet rajonale por edhe për çështjet globale ka deklaruar Kentera për agjencinë ,,MINA,,.

 

Nesër Fiter Bajrami- urime për besimtarët Islam

Reisit Fejziq dhe të gjithë besimtarëve të fesë Islame në Mal të Zi festën e Bajramit të Ramazanit ua kanë uruar presidenti i shtetit Millo Gjukanoviq, kryeministri Dushko Markoviq, kryetari i parlamentit Ivan Brajoviq si dhe përfaqësuesit e partive politike parlamentare në Mal të Zi, duke potencuar se “është obligim i shoqërisë që të vazhdojë të kultivojë vlerat më të larta të cilat i kanë krijuar së bashku me qytetarët tjerë pjesëtarët e besimit islam në Mal të Zi si dhe me interes të mirës së përgjithshme dhe progresit shtetëror”. Edhe ministri për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të popujve pakicë, Mehmet Zenka uron besimtarët e fesë islame me rastin kësaj feste të madhe. Në urimin e tij përveç tjerash thuhet se “Mëshira, mirësia dhe bekimi i Zotit qofshin mbi ne dhe kombin tonë”.  Besimtarëve të fesë islame dhe personalisht Reisit Rifat Fejziq festën e nesërme ua kanë uruar edhe kryetarët e dy komunave shqiptare në Mal të Zi, kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq dhe kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj. Përshëndetje dhe urime me rastin e kësaj feste të madhe të gjithë besimtarëve dhe udhëheqjes së Bashkësisë islame në Mal të Zi u kanë dërguar edhe liderët e partive shqiptare në Mal të Zi.

 

Revier në Mal të Zi

Misioni i Komisionit evropian Peer Revierw, prej nesër deri të enjten do të qëndrojë në Mal të Zi me qëllim të vlerësimit të gjendjes aktuale dhe të shqyrtimit të progresit të realizuar në fushën e menaxhimit të integruar me kufijtë. Nga Sekretariati i përgjithshëm i qeverisë është kumtuar se Misioni është i rëndësishëm nga perspektiva e bisedimeve për asocimin e Malit të Zi me BE në kapitullin 24, -drejtësia, lira dhe siguria. Këtë Mision do ta udhëheq eksperti i pavarur nga Finlanda. Eksperti i pavarur i këtij Misioni, me përfaqësuesit e organeve kompetente do të shkëmbejë njohuritë dhe përvojat më të mira lidhur me konceptin e ri të menaxhimit të integruar me kufijtë dhe zbatimin e tij në strategjitë nacionale.

 

Zhelka Jovoviq kryetare e Gjyqit themelorë në Podgoricë

Kolegji gjyqësor e ka zgjedhë sot Zhelka Jovoviq kryetare të Gjyqit themelor në Podgoricë, kurse për kryetar të gjyqit afaristë të Malit të Zi Bllazho Jovanoviq. Kryetar i gjyqit themelorë në Kotorr është zgjedhur Branko Vukçeviq, në Tivar Goran Shqepanoviq, në Plavë  Hilmia Sulkoviq dhe në Rozhajë Zahit Qamiq. Kolegji gjyqësor ka konstatuar se gjatë procedurës së sjelljes së vendimit për zgjedhjen e kryetarëve të gjyqeve në opinion janë dëgjuar edhe mendime sipas të cilave në rastin konkret fjala është për numrin e mandateve i cili është për dy mandate më i lartë nga ato të parapara me ligj. Këshilli edhe me këtë rast afirmon principin se u mbetet konsekuent zbatimit të parimeve të ligjshmërisë dhe bazave të sundimit të ligjit.

 

Ushtarakët e Malit të Zi me sukses kryejnë misionin në Somali

Pjesëtarët e ushtrisë së Malit të Zi të cilët marrin pjesë në operacionin e BE Navfor Atallanta , me sukses kanë siguruar shpërndarjen e ndihmës humanitare në Somali është kumtuar nga Ministria e mbrojtjes.

Theksohet se ekipi për mbrojtjen e anieve të Marinës së Malit të Zi, i cili është i angazhuar në anijen “Juist “ për nevojat e programit botërorë të Kombeve të Bashkuara për ushqimin në rajonin bregdetarë të Bririt të Afrikës, ka siguruar para disa ditësh shpërndarjen e ndihmës humanitare në portet Somaleze Berbera , Bosaso dhe Mogadishu. Siç kanë theksuar nga ministria ekipi 12 anëtarësh për mbrojtjen e anijeve, nën komandën e Vlladimir Stojanoviq  me 15 prill është ngarkuar në anien e programit botërorë të Kombeve të Bashkuara të ushqimit “Juist”.

 

Rregullohet çështja e grevës së mediave në Mal të Zi

Servisi publik është i vetmi medium në Mal të Zi i cili, në rast të grevës, duhet të respektojë minimumin e procesit të punës, i  është kumtuar  Sindikatës së mediave të Malit të Zi nga Ministria e kulturës. Siç kanë theksuar nga Sindikata, në këtë mënyrë ka  përfunduar zvarritja gati katër vjeçare në sjelljen e aktit mbi minimumin e procesit të punës në veprimtarin informative. Sindikata e mediave të Malit të Zi i njofton të punësuarit në media, pronarët dhe udhëheqësit e tyre, Unionin e punëdhënësve dhe të gjithë të interesuarit se në të gjitha mediumet e tjera mund të organizohet ndërprerja e plotë e punës dhe të punësuarit, nëse u përmbahen dispozitave të ligjit për grevën, në asnjë mënyrë nuk duhet të jenë të dënuar, thuhet në kumtesë.

 

Sot shpallet konkursi për regjistrime në shkollat e mesme

Konkursi për regjistrim në klasën e parë të shkollave të mesme është shpallur sot kurse fletë paraqitjet mund të dorëzohen prej me 17 deri me 21 qershor, është kumtuar nga Ministria e arsimit. Nga kjo ministri kanë theksuar se rang lista definitive  do të publikohet në tabelat e lajmërimeve të shkollave më së largu deri me 25 qershor. Së bashku me fletë paraqitjen në konkurs nxënësit duhet të dorëzojnë çertifikatë origjinale të tri klasave të fundit të shkollës fillore dhe diplomat mbi rezultatet në garat shtetërore dhe brenda kombëtare, respektivisht për mirënjohjet e fituara. Nga kjo ministri kanë theksuar se për regjistrim nuk nevojitet të dorëzohet ekstrakti nga libri amë i lindjes.

 

Samiti i Parisit duhet të japë një perspektivë evropiane

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka takuar këshilltarët diplomatikë të presidentit të Francës Emanuel Macron dhe kancelares gjermane Angela Merkel. Thaçi ka deklaruar se ky takim ka ardhur në kuadër të Samitit që do të mbahet në Paris. “Samiti i Parisit duhet të jap një perspektivë evropiane të Kosovës, tarifa duhet të mbetet. Në anën tjetër duhet të implementiohen të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel”, tha ai në një konferencë për media, raporton RTK live. Sipas tij dialogu nënkupton dy vende sovrane. ‘Nga fryma që diskutuam sot shoh se ka një angazhim serioz evropian, por edhe të SHBA-së”, tha ai. Thaçi tha se dialogu nuk do të ndodh me kushte. Ai bëri me dije se Kosova nuk do të pranojë kritere të reja për liberalizim të vizave. “Është duke ndodhur një diskriminim i madh, sikur të ishin qytetarët e Kosovës të rendit të dytë. Qytetarët e Kosovës të mos mbahen të izoluar padrejtësisht dhe të mos trajtohen si qytetarë të dorës së dytë”, tha Thaçi.

 

Kosova është gati për marrëveshje me Serbinë me kufijtë aktualë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pas takimit me delegacionin nga Franca dhe Gjermania ka treguar se kanë diskutuar për rrjedhën e samitit të Berlinit dhe parapërgatitjet për takimin e radhës që do të mbahet në Paris.

Ai në Facebook ka thënë se Kosova është e gatshme për marrëveshje, për njohje reciproke me Serbinë në kufijtë aktualë. Kosova është gati për marrëveshje gjithëpërfshirëse, për njohje reciproke me Serbinë në kufijtë aktualë, dhe mirëpresim fokusin e Gjermanisë dhe Francës për të rikthyer dialogun në binarët e duhur, theksoi pos tjerash kryeministri Haradinaj.

 

Veseli kërkon nga Gjermania e Franca vendim të shpejtë për vizat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli po zhvillon takim me një delegacion franko-gjerman që përbëhet nga zyrtarë të Parisit e Berlinit, të cilët kanë ardhur në Kosovë për të diskutuar për përgatitjet e Samitit të Parisit dhe për zhvillimet politike në Kosovë e rajon. Bashkë me Kryeparlamentarin Kadri Veseli, në këtë takim po marrin pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe dy bashkëkryesuesit e ekipit të dialogut, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti. Burime brenda takimit, bëjnë të ditur se Kryeparlamentari Kadri Veseli ka kërkuar nga delegacioni i Francës dhe Gjermanisë agjendë të qartë evropiane për Kosovën. Veseli po ashtu ka kërkuar nga musafirët që Gjermania dhe Franca që të marrin vendim të shpejtë e të drejtë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, ndërsa ka theksuar se Kosova nuk do të pranoj asnjë kusht tjetër pasi i ka plotësuar të gjitha kriteret. “Ne i kemi plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara. Madje më shumë se secili vend i rajonit. Tani është radha juaj që të merrni vendimin e duhur dhe qytetarëve tanë tu hiqen vizat”, ka thënë Veseli gjatë këtij takimi, tregojnë burimi brenda takimit. Ndërsa, duke folur për Samitin e Parisit i cili pritet të mbahet më 1 korrik, Kryeparlamentari Veseli ka thënë se pret një udhëzues më të qartë pas Samitit të Parisit për të gjitha çështjet. “Çdo marrëveshje finale Kosovë-Serbi duhet të jetë e bazuar në Kushtetutën e Kosovës. Nuk do të pranojmë Asociacion me kompetenca ekzekutive dhe marrëveshje që cenon sovranitetin e Kosovës”, ka thënë Veseli gjatë takimit.

 

Tërnava jep mesazhin e Fitër Bajramit, bën thirrje për më shumë solidaritet

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava ka dhënë mesazhin me rastin e Festës së Fitër Bajramit. Ai tha se pas një muaj agjërim nesër festohet Fitër Bajrami, të cilën e quajti “arenë ku shkrihen vlerat”.“Sonte me iftarin e fundit po përcjellim muajin e ramazanit muaj që ka rëndësi të madhe për besimtarin sepse u kultivuan virtytet më të larta. Muaj ku ngritëm më shumë dashurinë ndaj Zotit për ta fituar kënaqësinë e tij. Nesër është dita e parë e Fitër bajramit që vjen pas një muaji dedikim e sakrificë për Zotin. Fitër Bajrami troket në zemrat e besimtarit, në vatrat tona familjare, menjëherë pas muajit të ramazanit. Nesër kemi rastin më të gëzuar për të festuar ditën kur besimtarët gëzohen ngase kanë kryer një nga obligimet madhorë të pesë shtyllave të fesë islame”. Ai ka bërë thirrje për më shumë solidaritet, mirëkuptim dhe dashuri mes njerëzve. Sot jemi dëshmitarë se kemi mbetur popull i izoluar, në papunësi, e kemi për obligim që ta ndryshojmë këtë gjendje, të krijojmë një shtet të integruar, ta forcojmë paqen e solidaritetin mes njerëzve larg dhunës”, theksoi pos tjerash në mesazhin e vetë Naim Ternava.

 

Kosova partnere e përhershme dhe e besueshme e NATO-s

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Majorin Lorenzo D’Addario me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale në vend. Kryeministri Haradinaj fillimisht falënderoi komandantin D’Addario për punën që po bëjnë ushtarët e KFOR-it për krijimin e një klime paqësore dhe një mjedis të qetë për të gjithë qytetarët në Kosovë. Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ka vlerësuar rolin dhe kontributin e KFOR-it në mbajtjen e stabilitetit të qëndrueshëm në Kosovë. Bashkëbiseduesit, vlerësuan se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe stabile dhe se bashkëpunimi ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve vendore të sigurisë është i shkëlqyeshëm.Institucionet dhe të gjithë mekanizmat e sigurisë së Kosovës janë partnerë të përhershëm dhe të besueshëm të misionit të NATO-s për paqe dhe stabilitet,  theksoi Haradinaj.

 

Protestë e dhunshme në Tiranë

Të paktën 12 persona, policë e qytetarë, kanë marrë ndihmë mjekësore pasi janë plagosur si pasojë e përplasjes mes vete gjatë protestës së organizuar nga opozita në Shqipëri. Portestuesit, pasi u mblodhën para ndërtesës së Kryeministrisë për të kërkuar largimin e Qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, iu drejtuan Parlamentit ku edhe hodhën fishekzjarrë e shashka në drejtim të policisë. Policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe autobote uji në përpjekje për të shpërndarë protestuesit e dhunshëm. Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Sandër Lleshaj ka bërë të ditur në Twitter numrin e policëve të plagosur dhe tha se përgjegjësit e dhunës do të dënohen me ligj.Në përmbyllje të protestës, kreu i opozitës Lulzim Basha tha se koha e fjalëve “po mbaron” dhe se në protestën tjetër do të vendosin qytetarët.“Është hera e fundit që drejtohem me fjalë dhe argumente, koha e fjalëve po mbaron, në protestën e radhës fjalën do ta ketë vetëm sovrani. E gjithë bota e di që ky është një pushtet i marrë nga dhuna e krimit. Ne nuk pranojmë pushtet të marrë me dhunë, harrojeni se do ta mbani pushtetin e dhunë, kthejani sovranit atë që i keni marrë, hapini rrugë zgjedhjeve të lira si e vetmja zgjidhje”, u shpreh Basha. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dënuar dhunën e ushtruar gjatë protestës dhe ka kërkuar nga partitë opozitare që të angazhohen në dialog konstruktiv.  Iu bëjmë thirrje të gjithë organizatorëve të protestës të ndalojnë aktet e dhunshme dhe të angazhohen në dialog konstruktiv”, thuhet në reagimin e tyre.

 

Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, me rëndësi edhe për rajonin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, po qëndronpër vizitë në Maqedoninë e Veriut. Kreu i Aleancës fillimisht është pritur nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i cili e kryeson Komitetin për integrim në Aleancën e Veriut, që njëherësh shënon edhe mbledhjen e parë të Këshillit Veri-Atlantik me Komitetin për integrim, që kur Maqedonia e Veriut ka nënshkruar protokollin për anëtarësim në Aleancë. Para fillimit të mbledhjes së përbashkët, Stoltenberg deklaroi se anëtarësimi i vendit në NATO është me rëndësi për vendin, por edhe për rajonin dhe tërë Aleancën. Ai tha se përfitimet e afrimit të vendit në NATO tashmë po ndjehen me rritjen e investimeve të jashtme. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, do të takohet edhe me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski, ku siç bëhet e ditur do të riafirmohet përkushtimi i Aleancës për rrumbullaksimin e procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Para së të arrij në Shkup, Stoltenberg, në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve MIA, ka theksuar edhe nevojën e përmbushjes së të gjitha kritereve që dalin si detyrim për vendet që do të jenë pjesë e Aleancës. Me rendësi është që të vazhdoni me procesin e reformave, ndërsa ne do vazhdojnë të ju mbështesim në këtë rrugë”, ka deklaruar kreu i NATO-së, Jens Stoltenberg.

 

Trump nisë vizitën shtetërore në Britani

Presidenti amerikan, Donald Trump ka arritur në Mbretërinë e Bashkuar për një vizitë shtetëroretreditore. Aeroplani i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara ka arritur në Aeroportin Stansted në mëngjesin e sotëm. Trump do të takohet me familjen mbretërore derisa pritet të diskutojë edhe ndryshimet klimatike, dhe për kompaninë kineze të teknologjisë, Huawei me kryeministren në shkuarje të Britanisë, Theresa May. Para se të arrinte në Britani, Trump ka kritikuar kryetarin e Londrës, Sadiq Khan, me të cilën është përplasur edhe në të kaluarën. Ai ka thënë përmes një postimi në Twitter se Khan është “humbës i ftoftë”, mirëpo megjithatë mezi pret ta takojë. Gjatë vizitës së Trumpit në Britani, janë paralajmëruar një varg protestash në Londër, Mançester, Belfast dhe Birmingem. Ndonëse më parë Trump ka folur me admirim për kryeministren May, në diskutimet e tyre pritet të kenë qëndrime të ndryshme. May pritet të ngrisë çështjen e ndryshimeve klimatike, meqë një zëdhënës qeveritar ka thënë sot përsëri se Britania është “e zhgënjyer me vendimin e SHBA-së për t’u tërhequr nga Marrëveshja për Klimën e vitit 2017”.

 

Trump thotë se Britania do të dalë nga BE-ja pa marrëveshje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha në një intervistë për Sunday Times se lideri i Partisë së Brexitit Nigel Farage, duhet të ngarkohet me negociatat e Qeverisë për dalje nga Bashkimi Evropian dhe se Britiania duhet të përgatitet të dalë nga blloku pa marrëveshje. Intervista e tij erdhi para vizitës që po i bënë Mbretërisë së Bashkuar. Trump po ashtu tha se Boris Johnson do të ishte lider i shkëlqyeshëm i Partisë Konservatore, Trump tha se Farage – kritik i ashpër i kryeministres Theresa May – ka shumë për të ofruar në negociatat me Bashkimin Evropian. Ai po ashtu shtoi se Britania duhet të largohet nëse nuk e arrinë marrëveshjen e dëshiruar, si dhe kishte qenë mjaft kritik ndaj “paaftësisë” së kryeministres May për të finalizuar negociatat me BE-në.

 

Përleshje në Sudan, afro 10 viktima 

Së paku nëntë njerëz u vranë dhe disa të tjerë u plagosën kur forcat e sigurisë në Sudan hapën zjarr ndaj protestuesve jashtë selisë ushtarake në kryeqytetin Kartum. Sudani qeveriset nga Këshilli i Përkohshëm Ushtarak prejse presidenti Omar al-Bashir u përmbys nga pushteti, gjatë një puçi në muajin prill. Protestuesit, në anën tjetër, kërkojnë që vendi të udhëhiqet nga një qeveri civile. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kartum tha se sulmet ndaj protestuesve "duhet të ndalen". "Sulmet e forcave sudaneze të sigurisë kundër protestuesve dhe civilëve të tjerë janë të padrejta dhe duhet të ndalen", shkroi ambasada në Twitter. Bashir, i cili sundoi Sudanin për dekada, u rrëzua dhe u arrestua pas disa muajsh protesta kundër qeverisë së tij. Por, protestuesit i vazhduan tubimet, duke thënë se krerët e rinj ushtarakë janë vetëm vazhdim i regjimit të Bashirit.

 

Edhe nesër mot i ndryshueshëm

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët dhe me reshje të shiut. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat: Tivar 20, Podgoricë, H. Novi, Budvë e Ulqinë 18, Beranë e Cetinë 15, Plavë e Nikshiq 14 , Kollashin e Rozhaj 13 , Plevle 12 dhe në Zhablak 10 g.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil, në pjesën më të madhe të vendit me reshje të shiut e bubullimë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 7 deri në 17, kurse më e larta e ditës prej 16 deri në 24 g. c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се