Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

31. 05. 2019. 17:40 >> 17:48

Ditari 31.05.2019

31.05.2019

Gjukanoviq - Ballkani gjendet në udhëkryq, nëse do ta mbrojë sistemin Evropianë dhe Euroatlantik të vlerave ose Ballkanin do t,ia dorëzojmë palëve të treta

Ballkanigjendet në udhëkryq, nëse do ta mbrojë sistemin Evropianë dhe Euroatlantik të vlerave ose Ballkanin do t,ia dorëzojmë palëve të treta, të cilat këtë hapësirë duan ta shfrytëzojnë për realizimin dhe promovimin e vlerave të veta sistemore, në kundërshtim me ato euro atlantike, ka theksuar presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq. Nuk është zgjidhje në armiqësitë ndaj atyre me të cilët kemi sa dallime , por zgjidhja është në aftësinë e politikës që të ndërtojmë partneritet afat gatë, duke ruajtur veçoritë e veta dhe duke promovuar sistemin individual të vlerave, ka theksuar Gjukanoviq në forumin 2BS i cili po mbahet në Budvë. Ai në forumin e 9-të 2BS ka vlerësuar se gjendemi në fillimin e fazës së re, në të cilën ringjallen ambiciet e disa palëve të jashtme globale . Kjo , sipas fjalëve të Gjukanoviqit duhet të jetë inspirim për të gjithë. “Evropa vazhdon të jetojë në gjendjen e konfuzionit strategjik e shkaktuar me kriza afat gjate, të cilat e pengojnë Evropën që të përgjigjet ndaj disa çështjeve të rëndësishme. Evropa, konsideron presidenti Gjukanoviq , duhet ti profilizojë interesat e veta të politikës së jashtme. Duke komentuar zgjedhjet e para do kohëshme evropiane Gjukanoviq ka theksuar se është me rëndësi që Evropa të vazhdojë politikën e zgjerimit, sepse sipas tij një gjë e tillë do të kontribuojë në stabilitetin dhe konkurrencën e Evropës në skenën politike globale. Në Ballkan vendoset pyetja nëse si Evropa dhe NATO do ti mbrojnë sistemin e vlerave ose Ballkanin do të ua dozojë palëve të treta të cilët këtë hapësirë duan ta shfrytëzojnë për promovimin e vlerave të veta e që janë në kundërshtim me ato Euro Atlantike. Ne duhet të vazhdojmë ti zgjidhim çështjet nga periudha e shpërbërjes së ish Jugosllavisë, ka theksuar Gjukanoviq.

Markoviq - Me rëndësi është që të dërgohet mesazh i qartë se nuk ekzistojnë alternativa dhe se NATO dhe BE janë së bashku me shtetet e Ballkanit Perëndimor

Forumi i 9-të To Be Secure ka filluar sot në Budvë Kryeministri Dushko Markoviq ka theksuar se është me rëndësi që nga të gjitha anët dhe adresat të dërgohet mesazh i qartë se nuk ekzistojnë alternativa dhe se NATO dhe BE janë së bashku me shtetet e Ballkanit Perëndimor. Çdo përjashtim i përkushtimit të qartë lejon hapësirë për vendet e treta të cilat tregojnë interesim për ta shfrytëzuar brishtësinë e shteteve dhe të sistemeve dhe për të rrezikuar rrugën e tyre integruese ka theksuar Markoviq. Ai me rastin e hapjes së forumit të 9-të 2BS në Budvë ka theksuar se Mali i Zi si anëtari më i ri i aleancës promovon në formë aktive politiken e tyre të hapur. Ai ka përkujtuar se aleanca në periudhën e kaluar i ka kushtuar vëmendje të duhur rajonit të Ballkanit Perëndimor. Epilogu historik pozitiv i bisedimeve ndërmjet Shkupit dhe Athinës për zgjidhjen e kontekstit rreth emrit, ia ka hapur rrugën Maqedonisë Veriore drejtë anëtarësimit në NATO dhe BE gjë që do të kontribuojë në realizimin e vizionit të Evropës së lirë , të tërësishme dhe në paqë. Jemi të bindur se vendet anëtare të aleancës do të ratifikojnë sa më parë protokollin dhe se Maqedonia e Veriut së shpejti do të bëhet anëtarja e 30 e NATO Aleancës , ka theksuar Markoviq.

Nuhoxhiq - Në raportin e Komisionit Evropian për Malin e Zi janë vërejtur rezultatet në luftën kundër kërcënimeve të sigurisë globale

Ministri i punëve të brendshme Mevulludin Nuhoxhiq ka theksuar se në raportin e Komisionit Evropian për Malin e Zi janë vërejtur rezultatet në luftën kundër kërcënimeve të sigurisë globale siç janë kriminaliteti i organizuar, migrimet jo legale dhe terrorizmi. Është konstatuar se është avancuar bashkëpunimi ndërkombëtarë policore dhe se ai jep rezultate. Në favor të kësaj flasin aksionet e shumta me nëpunësit policorë nga rajoni dhe Evropa, të cilat kanë rezultuar me arrestime dhe konfiskimin e lëndëve narkotike gjë që është hetuar edhe nga ana e administratës së Brukëslit. Kur është fjala për bashkëpunimin me agjencitë evropiane, në veçanti përmendet bashkëpunimi e EUROPOL-in dhe FRONTEKS-in ka theksuar Nuhoxhiq. Ministri ka deklaruar se është tërhequr vërejta edhe ndaj sfidave të cilat pasojnë në periudhën e ardhshme, sidomos kur është fjala për luftën kundër kontrabandës, tregtisë me qeniet njerëzore, pastrimin e parave e të ngjashme. Rekomandimet e komisionit evropianë të cilat i marrim përmes komunikimit të drejtë për drejtë dhe dokumenteve tjera i konsiderojmë konstruktive dhe qëllim mira me qëllim që të jemi akoma më aktiv, ka theksuar Nuhoxhiq.

S. Kentera - Nato ka ofruar mekanizmin e kanalizimit të forcës të anëtarëve të veta

Nato ka ofruar mekanizmin e kanalizimit të forcës të anëtarëve të veta me qëllim që të sigurohet stabiliteti i kontinentit , ka theksuar kryetari i Aleancës së Atlantikut për Malin e Zi Savo Kentera duke shtuar se NATO ua ka hapur rrugën drejtë BE shumë vendeve anëtare. Malin e Zi, siç ka theksuar ai askush nuk mund dhe nuk do ta frikësojë dhe as ta ndalojë në rrugën drejtë demokracive dhe shoqërive më të zhvilluara të botës, ka theksuar Kentera në forumin 2BS në Budvë. Duke përkujtuar se këtë vit shënohet 70 vjetori i themelimit të NATO aleancës Kentera ka theksuar se për këtë të gjithë duhet të jemi krenarë. Ai ka vlerësuar se të gjithë jemi koshient se sa është e pa parashikuar bota e sotme dhe me cilat sfida ballafaqohemi .

D. Srekuliq - Qeveria për momentin nuk është duke biseduar me asnjë investues për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Moraça

Qeveria për momentin nuk është duke biseduar me asnjë investues dhe nuk ka inicuar asnjë proces përgatitor për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Moraça , ka deklaruar ministria e ekonomisë Dragica Sekulq. Qeveria është e vendosur që në formën më të drejtë të realizojë valorizimin e potencialit hidroenergjetik, andaj është e domosdoshme të shqyrtohen të gjithë faktorët përkufizues lidhur me ndërtimin e hidrocentraleve në Moraçë dhe të verifikohet leverdia e ndërtimit të objekteve dhe prodhimit të energjisë elektrike, ka deklaruar Sekuliq në parlament. Ajo duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të FD Branko Radulloviq, ka theksuar se për momentin nuk shqyrtohet realizimi i këtij projekti, nuk zhvillohen bisedime dhe askush nuk punon në këtë dokumentacion projektues. “Besoj se , nëse do të bisedohet për Moraçën, duhet pasur para sysh të gjitha aspektet duke filluar nga Manastiri, pastaj mjedisi dhe deri tek shpenzimet për zhvendosjen e rrugëve, ekspropriimi i tokave dhe ndërtimi i rrjetit elektro energjetik, ka theksuar Sekuliq.

BE-ja reagon pas deklaratave të kryeministres serbe

Bashkimi Evropian ka reaguar pas deklaratave të kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, se në Kosovë, sipas saj ka zyrtarë shtetërorë "që vërtet kanë dalë prej malit”, duke konsideruar se secila retorikë që është fyese, konfrontuese dhe ndarëse, është kundër frymës së bashkëpunimit dhe pajtimit që i duhet rajonit për të ecur përpara. Në një përgjigje dhënë Radios Evropa e Lirë, Maja Kocijançiq, zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Federica Mogherini, ka thënë se “ngjarjet e ditëve të fundit kanë treguar qartë se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, duhet të rezultojë me një marrëveshje të qëndrueshme dhe afatgjatë për normalizim të marrëdhënieve” dhe se status-quoja nuk është mundësi. Pas deklaratës së kryeministres serbe gjatë ditës ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili në një përgjigjje për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se gjuha e përdorur nga kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, është "edhe një tjetër dëshmi e urrejtjes patologjike të regjimit aktual të Serbisë kundër qytetarëve të Kosovës". Bërnabiq i ka bërë këto komente në prani të ambasadorit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrizi, andaj Thaçi i ka kërkuar BE-së që sa më shpejt ta dënojë dhe të distancohet nga kjo "gjuhë raciste" e zyrtarëve të Serbisë, e cila, sipas tij, nxit urrejtje dhe i minon përpjekjet për pajtim dhe normalizim. Kosova dhe Serbia, kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve, me ndërmjetësimin e BE-së në vitin 2011. Procesi i bisedimeve aktualisht ka ngecur, për shkak të, siç është thënë, taksës prej 100 për qind që Qeveria e Kosovës u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia.

 

THAÇI: KOSOVA E KA SYNIM TË QARTË ANËTARËSIMIN NË ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore për nder të heroit Xhemajl Fetahaj. Aty Thaçi ka thënë se sa më shumë të kalojë koha, aq më shumë po dalin në pah vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas tij, askush nuk mund t’i zbehë vlerat e sajë. Thaçi po ashtu tha se Kosova do t’i jetë përjetë mirënjohëse NATO-s dhe SHBA-ve për lirinë e vendit. “Sa më shumë që kalon koha aq më shumë po dalin në pah vlerat e UCK-së. Kosova do të festojë 20 vjetorin e çlirimit dhe në këto vite ne kemi pasur shumë të arritura. Kosova ballafaqohet ende me sfidat, me synim të sigurtë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Viti 2019 është shpallur viti i NATO-s. Kosova do të jetë mirënjohëse përgjithmonë ndaj NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Thaçi.

HARADINAJ: KOSOVA NUK DO TË NDALET SË KËRKUARI DREJTËSI PËR VIKTIMAT

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se as pas 20 vjetësh nga masakra e kryer nga forcat serbe mbi familjen e Selatin Gërxhaliut, pjesëtar i Brigadës 142 “Mehë Uka”, nga Studimja e Vushtrrisë, askush nuk është dënuar për këtë krim mizor. Haradinaj ka shkruar në Facebook se një familje e tërë, fëmijë e të moshuar, ishin ekzekutuar pamëshirshëm, vetëm pse ishin shqiptarë, në tokën dhe në të drejtën e tyre. “Kosova nuk do të ndalet kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat. Lavdi të gjithë martirëve”, ka shkruar Haradionaj.

Kosova e shpall person non-grata punonjësin rus të UNMIK-ut

Qeveria e Kosovës e ka shpallur person “non-grata” (të padëshirueshëm) punonjësin rus të Misionit të Kombeve të Bashkuara (UNMIK),Mikhail Krasnoshchenkov. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook. Vendimi, sipas kryeministrit, është marrë për shkak të veprimeve të shtetasit rus, kundër rendit kushtetues të Kosovës. “Vendimi është marrë sot ndaj këtij personi që punon si staf ndërkombëtar në Kombet e Bashkuara, dhe të njëjtit i urdhërohet që ta lëshojë territorin e Republikës së Kosovës. I bëj thirrje Përfaqësuesit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë të respektojë vendimin”, ka shkruar kryeministri Haradinaj.Deri më tani, UNMIK-u nuk është deklaruar për vendimin e autoriteteve të Kosovës. Megjithatë, bazuar në një deklaratë të mëparshme të zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Gutteres, “doktrina e personave non-grata nuk është e zbatueshme për personelin e Kombeve të Bashkuara”.

Punësimet politike mbajnë peng reformat në administratën publike

Punësimi partiak në sektorin publik në Kosovë, po e minon reformën në administratën publike, e cila është qenësore për avancimin e Kosovës në procesin integrues evropian, thonë përfaqësues të shoqërisë civile. Ndikimi politik në procesin e punësimit të zyrtarëve të lartë në administratë, është ngritur si një nga vërejtjet edhe nga Komisioni Evropiane në paketën vjetore të zgjerimit, e cila përcakton përparimin që kanë bërë vendet që synojnë integrimin në Bashkimin Evropian. Dardan Abazi, hulumtues në Institutin për Politika Zhvillimore, INDEP në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se politizimi ka prekur tërë administratën publike në Kosovë dhe gjithë reforma, sipas tij, është peng i atyre njerëzve. Depolitizimi i administratës publike, shton Abazi, nuk ka të bëjë vetëm me përmbushje të një standardi, por edhe me krijimin e një administrate, e cila do të jetë efektive dhe funksionale gjatë kryerjes së shërbimeve për qytetarët.

 

Papa Françesku viziton Rumaninë

Papa Françesku sot fillon vizitën e tij tre-ditore në Rumani, ndërsa vazhdon përpjekjet për të forcuar lidhjet midis të krishterëve ortodoksë dhe katolikëve në Evropën Lindore. Udhëtimi i tij në Rumaninë me shumicë ortodokse, pason vizitën e Papës që i bëri Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut më parë gjatë këtij muaji. Sipas statistikave të Qeverisë rumune, katolikët përbëjnë rreth 5 përqind të popullsisë prej 20 milionë banorësh. Papa Gjon Pali II udhëtoi në Rumani në vitin 1999, pjesë e një përpjekjeje të Vatikanit për të përmirësuar lidhjet me Kishën Ortodokse botërore. Papa Françesku nesër do të vizitojë rajonin Szekelyfold, zonë kjo që është shtëpia e rreth 600,000 hungarezëve etnikë dhe vizita e tij është mirëpritur nga shumë banorë si një njohje e identitetit të tyre të veçantë. Papa tha se shpreson që vizita e tij do të forcojë lidhjet ndërmjet komuniteteve ortodokse dhe katolike në Rumani. "Unë shkoj në Rumani si një pelegrin, së bashku me vëllezërit tanë të Kishës Ortodokse Rumune dhe me besimtarët katolikë. Lutuni për mua," shkroi Papa në Twitter.

SHBA: Pasoja “shkatërruese” për Turqinë nëse e blen sistemin rus

Një zyrtarë i lartë e Pentagonit ka paralajmëruar përsëri Turqinë për pasojat e blerjes së një sistemitë mbrojtjes raketore nga Rusia. Presioni i fundit amerikan ndaj Turqisë, bëhet pavarësisht vendosmërisë së deklaruar të Ankarasë për të realizuar marrëveshjen me rusët. Ndihmës-sekretarja e mbrojtjes, Kathryn Wheelbarger, tha se blerja e sistemit të raketave S-400 nga do të kishte një efekt "shkatërrues" për raportet e saj me aleatët tjerë të NATO-s, si dhe pjesëmarrjen e saj në programin e furnizimit me aeroplanë luftarakë të SHBA-së, F-35. "Përfundimi i këtij transaksioni do të ishte shkatërrues, jo vetëm për programin F-35, në të cilin Perëndimi ka integruar aftësinë ajrore të modernizuar të saj, por kjo do të mund të shkëpuste ndërveprimin turk me NATO-n, një aspekt kyç i mbrojtjes së aleancës”, tha Wheelbarger gjatë një fjalimi në Këshillin Atlantik në Uashington. "Le të jetë e qartë, S-400 është një sistem rus i projektuar për të rrëzuar avionët të tipit F-35, dhe është e pakonceptueshme të imagjinohet se Rusia nuk përfiton nga kjo marrëveshje me Turqinë", theksoi pos tjerash Welbarger.

 

Në Iran dhe vende të tjera shënohet Dita e Jerusalemit

Në gjithë Iranin sot janë mbajtur të tubime për të shënuar Ditën e Jerusalemit, apo, siç njihet atje, Kuds. Irani e shpalli këtë ditë pas Revolucionit Islamik të vitit 1979, si një rast për të shprehur mbështetjen për popullin palestinez, ndërsa demonstratat e mbështetura nga shteti zakonisht shprehin revoltë kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit. Tubime u mbajtën në rreth 950 qytete të Iranit, pastaj në Irak, Liban dhe gjetiu. Ngjarja këtë vit ndodh në kohën kur administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, pritet të dalë me një plan për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez. Shtëpia e Bardhë ka thirrur një takim rajonal, më 25 dhe 26 qershor në Bahrejin. Plani pritet të fokusohet në investimet dhe zhvillimin e infrastrukturës në territoret palestineze, me fonde që vijnë kryesisht nga vendet arabe. Zyrtarët palestinezë kanë thënë se nuk do të ndjekin konferencën në Bahrejn, pasi krijimi i shtetit palestinez, statusi i qytetit të kontestueshëm të Jerusalemit dhe çështje të tjera nuk janë në agjendë. Izraeli, tash e sa dekada, është në konflikt me palestinezët. Të dyja palët e duan territorin e njëjtë dhe gjetja e kompromisit ka dalë të jetë e vështirë. Irani nuk e njeh Izraelin dhe siguron mbështetje për grupet anti-izraelite, Hamasin dhe Hezbollahun.

 

Vendet arabe mobilizohen kundër Iranit

Mbreti Salman i Arabisë Saudite gjatë një takimi të liderëve arabë në Mekë i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të përdorë "të gjitha mjetet për të ndaluar regjimin iranian që të ndërhyjë në punët e brendshme të vendeve të tjera". Mbreti, në fjalimin e tij, akuzoi Iranin për "strehimin e subjekteve terroriste globale dhe rajonale dhe kërcënimin e trafikut ujor ndërkombëtar". Samiti, në qytetin e shenjtë të Mekës, erdhi pasi tensionet ndërmjet Iranit dhe Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj arabë po rriten, duke shtuar frikën për mundësin e një konflikti të armatosur. "Irani duhet të respektojë sovranitetin e shteteve arabe dhe të ndalojë ndërhyrjen në vendet tjera. Irani po kërcënon sigurinë dhe stabilitetin në rajon", thanë udhëheqësit arabë, në një deklaratë të lexuar nga sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit. Arabia Saudite si vend me shumicë sunite, është një rivale e Iranit me shumicë shiite. Të dyja vendeve synojnë ndikimin në rajon. Tensionet janë rritur, pas sulmeve në transportuesit e naftës jashtë brigjeve të Gjirit Persik, për të cilat shumë shtete arabe dhe SHBA-ja kanë fajësuar Iranin. Në anën tjetër, Irani ka mohuar përfshirjen në incident. SHBA-ja ka rritur prezencën e saj ushtarake në rajon.

 

Narendra Modi betohet për herë të dytë si kryeministër i Indisë

Narendra Modi është betuar për mandatin e dytë si kryeministër i Indisë, pasi partia e tij ka fituar shumicën në zgjedhjet e mbajtura së fundmi në këtë shtet. Mijëra persona janë ftuar për të qenë pjesë e kësaj ceremonie në Delhi, duke përfshirë edhe shumë liderë rajonalë, ndonëse në këtë listë është përjashtuar emri i kryeministrit pakistanez, Imran Khan. Zgjedhjet e fundit janë konsideruar si referendum për 68-vjeçarin Modi, i cili pavarësisht mbështetjes nga një pjesë, akuzohet edhe për krijim të ndasive. Ai ka udhëhequr një fushatë të dominuar nga imazhi i tij personal si dhe është fokusuar në sigurinë kombëtare, pas tensioneve që kanë shpërthyer mes këtij shteti dhe Pakistanit në rajonin e kontestuar të Kashmirit muaj më parë. Ceremonia e betimit të tij është mbajtur në pallatin presidencial. Partia e Modit, Bharatiya Janata, në koalicion me disa parti tjera ka fituar 354 ulëse në parlamentin me 545 anëtarë. Qeveria e tij do të jetë nën presion, meqë do të përballet me zvogëlim të trendeve ekonomike dhe shqetësimeve për vende të punës.

 

Edhe një shtet i SHBA-së kufizon ashpër abortin

Guvernatori demokrat i Luizianës nënshkroi ligjin e ri për abortin, i cili e ndalon procedurën pas zbulimit të rrahjeve të zemrës së fetusit. Në këtë mënyrë, ligji mund ta ndalojë abortin qysh në javën e gjashtë të shtatzënisë. Ligjëvënësit e shtetit e mbështetën masën me 79 vota për dhe 23 kundër, ndërsa guvernatori John Bel Edwards e nënshkroi. Ligji do të bëjë përjashtime vetëm në rastet kur jeta e gruas shtatzënë është në rrezik, por jo edhe për shtatzënitë që rezultojnë nga incesti apo përdhunimi. Katër shtete të tjera në SHBA kanë miratuar kufizime të ngjashme për abortin këtë vit - në mesin e tyre: Xhorxhia, Kentaki, Ohajo dhe Misisipi. Gratë në gjithë SHBA-në kanë organizuar protesta kundër kufizimeve të tilla, duke thënë se ato shkelin të drejtat e tyre. Në nivel vendi, aborti është bërë i ligjshëm në Shtetet e Bashkuara në vitin 1973, me një vendim të Gjykatës Supreme, që njihet si Roe v Wade.

 

Nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Sot mban mot me vranësira të ndryshueshme dhe në veri vende vende me reshje të dobëta të shiut. Fryn erë e dobët deri mesatare, vende vende deri e fortë perëndimore .

Temperaturat: Podgoricë e H. Novi 25, Tivar e Budvë 23, Ulqin 22, Cetinë 21, Nikshiq e B. Pole 19, Plavë 18, Beranë e Plevle 16, Kollashin 15, Rozhaj 14 dhe në Zhablak 12 g.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, me intervale me diell dhe gjatë orëve të pas ditës vende vende me reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 5 deri në 15, kurse më e larta e ditës prej 14 deri në 26 g. c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се