Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

30. 05. 2019. 17:21 >> 17:36

Ditari 30.05.2019

30.05.2019

Konstatohet përparim në shumicën e kapitujve negocues

Komisioni evropianë ka identifikuar progres të Malit të Zi dhe rezultatet e tij në shumicën e kapitujve negocues , ka theksuar kryenegociatori Aleksandar Dërleviq duke shtuar se shteti është i vendosur që me përgjegjësi dhe në mënyrë cilësore ti plotësojë obligimet e veta nga agjenda evropiane . Dërleviq , në konferencën për gazetarët në rastin e prezantimit të raportit të Komisionit evropianë për Malin e Zi ,ka theksuar se vlerësimet nga ky dokument do të shërbejnë si udhëzime për punën e më tejme reformuese , qëllimi përfundimtarë i të cilit është arritja e cilësisë evropiane të jetës. Dërleviq ka theksuar se Mali i Zi është i vendosur të vazhdojë me përgjegjësi plotësimin e obligimeve nga agjenda evropiane dhe të jetë lider në integrimet evropiane në Ballkanin Perëndimorë dhe partner konstruktiv i BE dhe shtet anëtarë në ndërtimin e të ardhmes së përbashkët evropiane. Mali i Zi, siç ka theksuar Dërleviq, është i gatshëm për hapjen e kapitullit 8 , të fundit dhe të marrë krtieriumet për mbylljen e kapitujve 23 dhe 24. Dërleviq ka theksuar se dialogu politikë, kthimi i tij në institucionet e sistemit dhe niveli i ultë i besimit në sistemin zgjedhor janë përgjegjësi e të gjitha partive politike. Siç ka theksuar ai , nga Komisioni evropianë disa herë kanë sugjeruar se nevojitet pjesëmarrja aktive dhe konstruktive e të gjitha partive politike me qëllim që të përmirësohet përgjegjësia parlamentare dhe mbikëqyrja demokratike e pushtetit ekzekutiv. Ai ka shtuar se Komisioni Evropianë ka konstatuar progres të caktuar në pjesën që ka të bëjë me reformën e gjyqësorit. Megjithatë, ka shtuar Dërleviq ,Malin e Zi e pret akoma punë drejtë anëtarësimit . Është e rëndësishme se ekziston perspektiva e anëtarësimit , kurse data e anëtarësimit nuk do të varet vetëm nga Mali i Zi ,por edhe nga situata në BE dhe vendet anëtare të tij. Ne nuk mund të ndikojmë në ngjarjet brenda BE , por mund të vazhdojmë aktivitetet reformiste dhe ti angazhojmë të gjitha kapacitetet tona në këtë drejtim , ka konkluduar Dërleviq.

Raporti është objektiv

Raporti i Komisionit evropianë për progresin e Malit të Zi është objektiv, ofron pasqyrë reale për sukseset dhe sfidat e Malit të Zi , dhe në veçanti gëzon fakti se është konstatuar progres në politikën ekonomike , ka deklaruar kryeministri Dushko Markoviq. Markoviq, në takimin me shefin e delegacionit të BE në Podgoricë Aivo Orav ,ka theksuar edhe vlerësimet pozitive të progresit në luftën kundër kriminalitetit të organizuar dhe progresit në reformën e administratës publike. Është biseduar edhe për nevojën e forcimit të dialogut politikë , për avancimin e skenës mediatike dhe për vazhdimin e luftës kundër korrupsionit dhe përforcimin e institucioneve. Gjatë takimit kanë biseduar edhe për situatën në rajon dhe është konstatuar se zgjerimi gjithnjë do të mbetet në agjendën e Brukselit dhe se do të vlerësohen sukseset individuale të secilit shtet në rajon dhe në raport me këtë do të përparojnë drejtë BE. Kryeministri Dushko Markoviq është takuar sot edhe me presidentin e Sllovenisë Borut Pahor, i cili qëndron për vizitë dyditëshe në Mal të Zi. Gjatë takimit janë konstatuar marrëdhënie të mira ndërshtetërore të cilat në veçanti janë përforcuar përmes partneritetit në NATO aleancën. Markoviq e ka falënderuar Slloveninë për përkrahjen konstruktive në procesin e integrimeve evropiane të Malit të Zi.

Procesi i integrimeve në BE të jetë faktor kohezioni

Procesi i integrimeve në BE duhet të jetë faktor i kohezionit të gjitha partive politike ,nëse sinqerisht përpiqen për anëtarësimin e Malit të ZI në BE , ka deklaruar presidenti i Sllovenisë Borut Pahor. Në takimin e kryetarit të parlamentit Ivan Brajoviq me presidentin Pahor është konstatuar se dialogu i vazhdueshëm politikë është dëshmi e marrëdhënieve tradicionalisht miqësore ndërmjet dy shteteve ,të cilat janë thelluar edhe më tepër përmes partneritetit në NATO. Kryetari i Kuvendit Brajoviq ka shprehur besimin se Mali i Zi edhe në mandatin e ardhshëm do ta gëzojë përkrahjen e përfaqësuesve slloven në Parlamentin evropianë. Presidenti i Sllovenisë ka apostrofuar rolin e parlamentit në procesin e integrimeve evropiane , duke pasur para sysh rëndësinë e miratimit efikas të ligjeve të domosdoshme për plotësimin e kriteriumeve për anëtarësim.

 

Në Kuvend vazhdojnë pyetjet e deputetëve

Në Kuvendin e Malit të Zi , i cili vazhdoi seancën e 6-të të rregullt, edhe sot vazhdoi shtruarja e pyetjeve të deputetëve drejtuar anëtarëve të Qeverisë së Malit të Zi.

Britania e Madhe dhe as ndonjë vend tjetër nuk ka pasur ndikim në akt vendimin gjyqësor të shkallës së parë në rastin e terrorizmit në tentativë , ka deklaruar në Parlament shefi i diplomacisë Srgjan Darmanoviq, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve të FD të cilët kanë theksuar se dyshojnë se britanikët janë përzier në këtë proces. Darmanoviq, ka shprehur besimin se zgjerimi gjithnjë do të mbetet në fokusin e BE. Gjatë pyetjeve të deputetëve është bërë fjalë edhe për rrogën mesatare, për të cilën opozita pohon se është dukshëm më e ulët se sa tregon statistika zyrtare. Ministri i financave ,Darko Radunoviq ka theksuar se e dhëna se rrogat prej 510 euro është e saktë ,por edhe bënë ftesë që të verifikohet metodologjia e MONSTAT-it. Nga Ministria e financave po ashtu kanë theksuar se të ardhurat nga akcizat në pije të gazuara janë rritur dukshëm gjatë vitit të kaluar dhe gjatë këtij viti. Po ashtu është theksuar se pritet vazhdim i rritjes të ardhurave nga turizmi dimëror.

Markoviq do të hap sonte Forumin 2BS

Forumi To Be Secure – 2BS, do të mbahet prej sot deri të shtunën në Budva dhe do të tubojë mbi 500 pjesëmarrës , kurse në mesin e tyre janë edhe presidentët e shteteve të rajonit , ka paralajmëruar kryetari i Aleancës së Atlantikut të Malit të Zi Savo Kentera. Ai ka theksuar se Forumi , si edhe viteve të mëparshme , mbahet nën patronazhin e Qeverisë së Malit të Zi dhe se atë do ta hap kryeministri Dushko Markoviq. “Në ditën e parë do të mbahet paneli në temën e cila ka të bëjë me të ardhmen e BE , pas zgjedhjeve për parlamentin evropianë, kurse panelisti kryesore do të jetë presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq”, ka theksuar Kentera për agjencinë MINA .Siç ka theksuar ai , në ditën e dytë të punës , po ashtu do të të organizohet paneli presidencial në të cilin do të flasin presidentët e vendeve të rajonit, përfshirë këtu edhe presidentin Gjukanoviq. Kentera ka theksuar se edhe këtë si edhe forumet e mëparshme e karakterizon pjesëmarrja e madhe e zyrtarëve të lartë nga të gjitha shtetet e rajonit .

Situata e sigurisë është stabile dhe e volitshme

Drejtoria e Policisë në katër mujorin e parë të këtij viti ka arritur rezultate më të mira pune se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe pret që rezultatet , sidomos pas implementimit të organizimit të ri të vërtetuar me rregullore , të jenë edhe me efikase , është vlerësuar në mbledhjen e kolegiumit të Drejtorisë së policisë. Gjendja e sigurisë në vend është vlerësuar stabile dhe e volitshme. Në kolegium të cilin e ka mbajtur drejtori i Drejtorisë së policisë Veselin Veloviq janë shqyrtuar rezultatet e punës të kësaj Drejtorie në tre mujorin e parë të këtij viti dhe është konstatuar se me miratimin e rregullores së re për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e Drejtorisë së policisë , të cilën e ka miratuar Qeveria në muajin prill , janë krijuar parakushtet për zbatimin e organizimit të ri i cili do të kontribuojë në kryerjen më efikase të detyrave , në veçanti në luftën kundër veprave më të rënda kriminale. Vëllimi i kriminalitetit gjatë 4 muajve të kaluar , krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, siç theksohet ,është zvogëluar 16.3 %.

 

Kuvendi arrin konsensus për nismën e Veselit për Tribunalin

Kuvendi i Kosovës ka arritur të gjejë konsensus rreth nismës së kryetarit Kadri Veseli për themelimin e Tribunalit të për gjenocidin serb në Kosovë. Të gjitha grupet parlamentare janë pajtuar që të mblidhen së bashku, në një komision ad hoc, për të harmonizuar qëndrimet që më pas të votohet bashkërisht nisma për themelimin e tribunit. Grupet parlamentare do të harmonizojnë qëndrimet edhe rreth Ditës së Gjenocidit, ndërtimit të Muzeut të Gjenocidit, dhe Muzeut të Debimit.

Apostolova: Merrni seriozisht rekomandimet në Raportin e Progresit, hartoni plan veprimi

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova i ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të marrin parasysh rekomandimet e Komisionit Evropian në Raportin e Progresit. Sipas saj, ky raport nuk paraqet përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave, por një pasqyrë të asaj që ndodh në Kosovë, shkruan lajmi.net. Tutje, Apostolova tha se institucionet e vendit duhet të kenë një plan të qartë veprimi sa i përket kësaj çështjeje.“Unë dua të fillojë nga pika se çka është ky raport, ky raport nuk është një përmbushje e kritereve për liberalizim, pasi që Kosova sipas raportit veç se i ka përmbushur ato. Ky raport është i detajuar në të gjithë sektorët dhe arritjet që ka bërë Kosova. Numri i ligjeve dhe reformat e ligjit kanë ngecur”, tha ajo. Apostolova tha se dëshirë e BE-së është që Kosova të ecë sa më shpejtë në raportet tjera të Progresit. Ajo shtoi se Raporti në fjalë flet edhe për çështjen e veteranëve, numrin e ministrave e zëvendësministrave.“Raporti është veç një pasqyrim se çka po ndodhë në Kosovë, qoftë të mira apo të këqija. Ky raport flet për çështjen e veteranëve, mos meritokracinë, numrin e madh të ministrave e zv.ministrave”, tha Apostolova. Apostolova këto komenti i bëri në tryezën “Të rikujtojmë të dukshmen: Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën”.

 

Rama e thotë sërish: Gati për dialog me opozitën

Kryeministri Edi Rama ka folur në parlament për raportin e djeshëm të KE për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Ai ka akuzuar opozitën jashtë parlamentit, se me reagimet e bëra së fundi, po tregon se nuk ka asnjë vullnet për të ndihmuar në rrugën e integrimit të vendit në BE.“Raporti jep indikacion të qartë lidhur me opozitën që nuk është në parlament dhe çfarë ajo opozitë duhet të bëjë sot në vend se të bëjë atë që po bën. Ne mbetemi të vendosur që të stimulojmë një proces dialogu me opozitën, por pa diskutim nuk kemi asnjë gatishmëri për të negociuar kushtetutën si ligj themelor që na imponon të gjithë që ta respektojmë, në funksion të zgjedhjeve që i përkasin popullit sovran dhe nuk i përkasin partive.

Kemi gatishmërinë të dialogojmë me opozitën jashtëparlamentare, por asnjëherë nuk do të negociojmë legjitimitetin dhe detyrimin për vazhdimësinë e këtij parlamenti, një detyrim që buron nga një mandat i qartë në bazë të të cilit për ne është e pamundur që atyre që na kanë zgjedhur tu themi na falni po ata që nuk i zgjodhët do të kenë prioritet”- tha Rama.

Krerët e Maqedonisë së Veriut të kënaqur nga raporti i KE-së

Krerët shtetëror dhe liderët politik të Maqedonisë së Veriut të mbledhur bashkë në vilën presidenciale pritën dorëzimin e raportit të progresit për vendin nga ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar. Ata u shprehën të kënaqur duke thënë se Komisioni Evropian i ka njohur përpjekjet e institucioneve vendore për të përmbushur kushtet për anëtarësim. Presidenti Stevo Pendarovski si nikoqir i takimit e deklaroi si arritje edhe faktin që për herë të parë raporti pritet në një vend nga të gjithë aktorët relevantë në shtet.“Në vend se të jetë koleksionues i raporteve pozitive pres që Republika e Maqedonisë së Veriut të fitojë mundësi fer dhe të transformohet përmes hapjes së çdo kapitulli në negociata. Çdo shtyrje shtesë e fillimit të negociatave do të ndikojë për demotivimin e shoqërisë tonë dhe do të këtë implikime serioze në zbatimin e proceseve reformuese. Por mund të kuptohet edhe si nxitje e politikanëve anti-evropianë nga i gjithë rajoni që është në kundërshtim me përpjekjet për stabilizimin dhe integrimin rajonit tonë”-tha Pendarovski. Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi në emër të ligjvënësit tha se institucioni të cilin ai drejton ka përmbushur detyrimet që buronin nga raportet e kaluara.Kryeministri Zoran Zaev shtoi se vendi është i përgatitur institucionalisht për fillimin zyrtar të negociatave. Pas publikimit të raportit të progresit ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së do të mblidhen më 18 qershor për të sjellë vendimin për fillimin ose jo të negociatave.

 

Pesë të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Ukrainë

Një helikopter ushtarak Mi-8 u rrëzua gjatë stërvitjeve në perëndim të Ukrainës, duke shkaktuar vdekjen e katër anëtarëve të ekuipazhit dhe të komandantit të tyre.

Lajmi u konfirmua të enjten nga zyra për media e Forcave Tokësore të Ukrainës. Sipas saj, Forcat Tokësore e kanë humbur kontaktin me helikopterin të mërkurën mbrëma, në orën 23:27, sipas kohës lokale. Agjencitë e zbatimit të ligjit ndodhen në vendin e ngjarjes në rajonin Rivne. Duke reaguar ndaj lajmit, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, tha përmes një postimi në Twitter se "nuk është një mëngjes i mirë".Ai e urdhëroi shefin e ushtrisë së Ukrainës, gjeneralin Ruslan Khomchak, "të hetojë rrethanat e tragjedisë".

Shtatë të vdekur nga përmbytja e anijes në Budapest

Së paku shtatë njerëz vdiqën dhe 21 mbeten të zhdukur, pasi një anije u përmbyt në lumin Danub në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest.

Tridhjete tre njerëz, shumica turistë nga Koreja e Jugut, ishin në bordin e anijes kur ajo u përplas nga një anije tjetër, derisa po ankorohej, thanë zyrtarët. Incidenti ndodhi mbrëmjen e së mërkurës. Policia hungareze tha se ka nisur hetimet. Lumi Danub raportohet të jetë fryrë si pasojë e reshjeve të mëdha, që shkaktuan rryma të forta. Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut tha se turistët nuk kishin xhaketa shpëtimi. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për të zhdukur.

Gjashtë persona të vdekur nga sulmi i IS-it në Kabul

Një sulm vetëvrasës në hyrje të një qendre ushtarake të trajnimit në Kabul, ka lënë të vdekur të paktën gjashtë persona dhe ka plagosur gjashtë të tjerë, kanë njoftuar zyrtarë të sigurisë. Sulmuesi ka shpërthyer bombën jashtë Universitetit për Mbrojtje Kombëtare, Marshal Fahim, në lindje të kryeqytetit të Afganistanit. Grupi militant, Shteti Islamik, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ka bërë të ditur agjencia e lajmeve, Amaq, që është e lidhur me këtë grup. Shpërthimi ka ndodhur teksa disa zyrtarë ushtarakë kanë qenë duke u larguar nga kolegji, në të cilin kryhen disa nga trajnimet kryesore ushtarake. Ky sulm ka ndodhur pasi përfaqësuesi i talibanëve, është takuar me politikanët e lartë afganë në Moskë, në kohën kur po bëhen përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit gati 18-vjeçar. Zëdhënësi i delegacionit të talibanëve, Mohammad Sohail Shaheen, u ka thënë gazetarëve pas takimit se janë zhvilluar negociata të suksesshme dhe “shpresojmë se do të vazhdojmë me këtë ritëm në të ardhmen”.Ndërkohë, ministria e Mbrojtjes afgane ka thënë më 30 maj se komandantët afganë kanë liruar 28 të burgosur nga një burg i talibanëve në provincën jugore, Zabul. Në mesin e tyre kanë qenë 16 civilë, dhe 12 anëtarë të forcave të sigurisë. Sipas ministrisë, dy militantë talibanë janë vrarë gjatë operacionit të shpëtimit.

 

Trump: SHBA-ja po bën punë të mirë në bisedimet me Kinën

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë duke bërë punë të mirë në bisedimet për tregti me Kinën dhe se Pekini kërkon që të arrijë marrëveshje me Uashingtonin.“Kina do të dëshironte shumë që të arrinte marrëveshje me ne. Ne kemi pasur një marrëveshje dhe ata e kanë shkelur atë. Mendoj që nëse do t’iu duhej ta bënin sërish atë që kanë bërë, ata nuk do të vepronin njëjtë”, ka thënë Trump teksa është larguar nga Shtëpia e Bardhë, për të mbajtur një fjalim në Akademinë e forcave Ajrore ushtarake në Kolorado. Trump ka thënë se tarifat amerikane në mallrat kineze kanë rezultuar me ikjen e prodhuesve kinezë nga SHBA-ja, duke u bartur në vendet tjera.“Kina është duke ndarë fonde për këto produkte, andaj taksapaguesit e SHBA-së janë duke paguar shumë pak për to”, ka thënë Trump, duke konsideruar se tarifat kanë shumë pak ndikim në inflacion. Tensionet tregtare në mes të Uashingonit dhe Pekinit janë përshkallëzuar më herët gjatë këtij muaji, pasi administrata e Trumpit ka akuzuar Kinën për shkelje të marrëveshjeve paraprake, sa u përket praktikave ekonomike. Uashingtoni më vonë ka vendosur tarifa shtesë në mallrat kineze në vlerë të 200 miliardë dollarëve, duke shtyrë Pekinin që të hakmerret. Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, ka thënë se ka mundësi që në një të ardhme të afërt të udhëtojë drejt Pekinit për të vazhduar negociatat.

 

Para aplikimit në Universitete apo Fakultet, duhet të njëvlerësohen diplomat

Procedurat e njëvlershmërisë së diplomave të shkollës së mesme për të vazhduar studimet në Republikën e Shqipërisë është hapi i parë për të gjithë të interesuarit për vazhdimin e shkollimit të lartë në Universitetet dhe fakultetet shqiptare, na njoftuan nga Këshilli Kombëtar Shqiptar. Sipas kumtesës së tyre, “njoftojnë të interesuarit që duan të vazhdojnë studimet e larta në Republikën e Shqipërisë, viti akademik 2019-2020, se fillimisht duhet të ndjekin procedurën e njësimit të diplomave të Shkollës së Mesme, për vazhdim studimesh në institucionet e arsimit të lartë në këtë vend”. KKSH njofton se për tu informuar për procedurën që duhet ndjekur, aplikantët duhet të lexojnë udhëzimin të cilin e kanë në ueb- faqen e tyre, ndërsa formulari që duhet plotësuar dhe dorëzuar bashkë me dokumentacionin mund ta shkarkoni poashtu ne adresën e dhënë në faqen e tyre të internetit. Procedura e mëtejshme është se aplikanti dorëzon dosjen e tij të aplikimit pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore në Tiranë. Dosja e aplikimit duhet të përmbajë dokumentet si, Formularin e aplikimit për njëvlershmëri, pastaj fotokopjen e dokumentit të identifikimit, Diplomën e shkollës së mesme, të përkthyer dhe të noterizuar, dëftesat origjinale të të gjitha viteve të shkollës së mesme, poashtu të përkthyera dhe të noterizuara, si dhe dokumentin që vërteton dhënien e provimeve të barasvlershme me Maturën Shtetërore në Shqipëri. Në këtë dokument të jenë pasqyruar rezultatet për çdo lëndë të dhënë provim kombëtar, thuhet mes tjerash në njoftimin të cilin na e dërgoi KKSH. Për çdo informatë më të hollësishme të gjithë të interesuarit mund të njoftohen përmes ueb- faqes së KKSH apo edhe drejtpërdrejtë në zyrat e Këshillit në Ulqin apo edhe në Tuz e Plavë- Guci.
Përgatiti, Senad Gilaj

Çapuni kritikoi kryetarin Nrekiq

Në seancën e djeshme të Kuvendit të Komunës së Ulqinit Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit , Dr. Ilir Çapuni e kritikoi kryetarin e Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiqin se nuk i është përgjigjur në shkresën e tij zyrtare, dërguar më 17 dhjetor të vitit të kaluar. “ Unë , më 17 dhjetor 2018 i jam drejtuar kryetarit të komunës Loro Nrekiqit me një shkresë zyrtare, në të cilën kam kërkuar nga ai që t’i dërgojë Kuvendit këto informata:

1.Informatën mbi ecurinë e procedimit të lëndës në procesin gjyqësor dhe përfaqësimin e përfaqësuesit komunal nëpër gjyqe në lidhje me lëndën e “ K1”.

2.Informatën mbi ecurinë e lëndës në kontekstin gjyqësor të Parkingut “ Galeb”, të cilën e ka përfaqësuar avokati Nusho Kallaç.

3. Informatën mbi dëmin e shkaktuar pas zjarrit në Ullishtën e e Valdanosit në shtator të vitit 2018.

Informatën mbi aktivitetet e Policisë Komunale dhe Inspektoratin e Ndërtimit në lidhje me ndërtimet pa leje për vitin 2018 në territorin e Komunës së Ulqinit. Nga kryetari Nrekiq nuk kam marrë përgjigje në asnjërën prej pyetjeve të dërguara”, theksoi Çapuni në parlamentin vendor të Ulqinit.
Përgatiti ,Gjekë Gjonaj

Nesër mot i ndryshueshëm

Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme dhe në veri të vendit ,vende- vende me reshje të dobëta të shiut. Frynë erë e dobët deri mesatare , vende- vende deri e fortë nga drejtimet jugore.

Temperaturat: Podgoricë, Budvë e Ulqin 23, Beranë, Tivar e H. Novi 22, B. Pole 20, Plevle 19, Plavë e Cetinë 18, Kollashin e Shavnik 17, Nikshiq e Rozhajë 16, Plluzhinë 15 dhe në Zhablak 11 g.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme , me intervale me diell dhe në orët e pas ditës ,vende- vende me reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 4 deri në 14, kurse më e larta e ditës prej 12 deri në 25 g. c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се