Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

28. 05. 2019. 17:43 >> 17:53

Ditari 28.05.2019

28.05.2019

Mali i Zi nuk do ti ndërpres marrëdhëniet diplomatike me Rusinë

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq ka theksuar se qeveria nuk do ti ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me federatën ruse pas shqiptimit të akt vendimit gjyqësor në rastin e terrorizmit në tentativë në ditën e zgjedhjeve në vitin 2016. Markoviq këtë e ka deklaruar në kuadër të orës së kryeministrit në parlamentin e Malit të Zi duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të FD Nebojsha Medojeviq i cili ka pyetur nëse qeveria do ti ndërpres marrëdhëniet diplomatike me Rusinë pas akt vendimit të gjyqit në të cilin pohohet se organet dhe shërbimet shtetërore ruse kanë marrë pjesë në tentativën e vrasjes së kryeministrit të atëhershëm Gjukanoviq. Markoviq ka shtuar se nuk qëndron pohimi dhe askund nuk shkruan se organet shtetërore të Rusisë kanë marrë pjesë në tentativën e vrasjes së kryeministrit të atëhershëm. Duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit Andria Vuksanoviq , kryeministri Markoviq ka kumtuar se policia sipas të dhënave të cilat i ka marrë nga Ministria e punëve të brendshme nuk ka vërtetime se është e rrezikuar siguria e Igor Tomkiqit . Policia ndërmerr të gjitha masat në mbrojtjen e familjes Tomkiq dhe të pasurisë së tyre. Në pyetjen e deputetit Miodrag Lekiq nëse afera Koverta mund të kalojë pa pasoja për kreun e pushtetit, Markoviq ka theksuar se shteti juridik funksionon dhe ka përkujtuar se agjencia për pengimin e korrupsionit për shkak të shkeljes së ligjit për financimin e partive politike e ka dënuar PDS në shumën maksimale. Aktivitetet të cilat i zbaton prokuroria nuk e kanë anashkaluar as ish kryebashkiakun e Podgoricës. Markoviq duke u përgjigjur në pyetjen e Marta Shqepanoviq nga PDS për vlerësimin e dialogut social të qeverisë me sindikatat dhe punëdhënësit ka theksuar se në qeveri i kushtojnë rëndësi të madhe dialogut social.

KE do të paraqes nesër raportin vjetor për Malin e Zi

Komisioni evropianë do të prezantojë nesër në Bruksel pakon e zgjerimeve për Ballkanin Perëndimor , i cili përfshin edhe raportin vjetor për Malin e Zi. Në konferencën për mediet do të flasin përfaqësuesja e lartë e BE për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogerini dhe komisari evropianë për zgjerim Johanez Han. Është kumtuar se pas përfundimit të konferencës për shtyp ,e cila do të transmetohet drejtë për drejtë në info qendrën e BE në Podgoricë,  medieve do tu drejtohen edhe ambasadori i BE në Mal të Zi Aivo Orav dhe kryenegociatori Aleksandar Drleviq.

Mali i Zi është shembll të cilin duhet ta ndiekin vendet tjera kandidate

Ambasadori i Belgjikës Konrad Adam ka theksuar se vendi i tij përkrah fuqishëm rrugën evropiane të Malit të Zi dhe të rajonit , duke shtuar se Mali i Zi sipas shumë parametrave është shembull të cilin duhet ta ndjekin edhe vendet tjera kandidate për anëtarësim në BE , është kumtuar nga kabineti i Ivan Brajoviqit. Brajoviq, ka pritur sot ambasadorin Adam me të cilin ka biseduar për përparimin e marrëdhënieve bilaterale, për rezultatet e zgjedhjeve për parlamentin evropianë dhe për të ardhmen e politikës së zgjerimit. Brajoviq ka theksuar se Mali i Zi nuk pret pozitë të privilegjuarë  por  identifikimin objektiv  të përpjekjeve në procesin e integrimeve në UE përmes respektimit të plotë të principit të regatës.  Ambasadori i Belgjikës ka theksuar se vendi i tij e përkrah rrugën evropiane të Malit të Zi dhe të rajonit dhe Mali i Zi sipas shumë parametrave paraqet shembull të cilin duhet ta ndjekin edhe vendet tjera kandidate. Me ambasadorin e Belgjikës Konrad Adam ka biseduar sot edhe ministri për punë të brendshme të Malit të Zi Mevlludin Nuhoxhiq. Bashkëbiseduesit janë pajtuar se nevojitet ruajtja e bashkëpunimit dhe komunikimit bilateral në mënyrë që bazat e vendosura institucionale të përparohen edhe më tepër.

Reformat e realizuara e rekomandon Malin e Zi si aleatë

Reformat gjithëpërfshirëse të cilat i ka realizuar Mali i Zi drejtë avancimit të sistemit mbrojtës e rekomandojnë si aleatë kredibil dhe cilësor , ka theksuar Kristofer Junker , drejtor për punët ndërkombëtare dhe operacione në ministrinë e mbrojtjes të mbretërisë së Holandës. Ai ka theksuar se Holanda do të vazhdojë të përkrah Malin e Zi dhe përpjekjet e tij në rrugën e integrimeve evropiane. Me Junker në Hagë është takuar drejtori i përgjithshëm në drejtorinë për politikë dhe planifikimin e mbrojtjes Ivica Ivanoviq. Ivanoviq , siç thuhet në kumtesën për opinion me këtë rast ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të gjithë anshme ndërmjet dy vendeve në fushën e mbrojtjes duke theksuar se forcimi i bashkëpunimit me aleatët është njëri ndër prioritetet e Malit të Zi kur është fjala për politikën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Pahor nesër dhe pasnesër viiton Malin e Zi

Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor gjatë dy ditëve të ardhshme do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Mal të Zi , ku me nderimet më të larta shtetërore do ta pres presidenti i shtetit Millo Gjukanoviq. Dy presidentët pas takimit zyrtarë , në praninë e delegacioneve do të japin deklarata për opinion. Të enjten presidenti Pahor do të takohet me kryetarin e parlamentit Ivan Brajoviq dhe me kryeministrin Dushko Markoviq. Pahor në përcjelljen e ministrit të kulurës Aleksandar Bogdanoviq dhe të kryetarit të Cetinës Aleksandar Kashqellan do të vizitojë përmendoret kulturo historike të Cetinës dhe është paraparë pjesëmarrja e tij në forumin “To Be Secure” - 2 Bs i cili do të mbahet në Budvë.

PËRFUNDON AKSIONI I POLICISË në Kosovë

Ka përfunduar aksioni i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Zubin Potok dhe disa vende të tjera. Pas disa orëve të zhvillimit të këtij aksioni, ku u arrestuan disa persona, por edhe u lënduan disa pjesëtarë të policisë së Kosovës, tashmë aksioni ka përfunduar. Duhet përkujtuar që aksioni në fjalë ka të bëjë me dyshimet mbi kontrabandim dhe krim të organizuar. Madje në Zubin Potok shumë qytetarë serb tentuan që të ndalonin aksionin, duke vendosur barrikada të ndryshme përgjatë rrugëve në mënyrë që të njëjtit të mos mund të realizonin aksionin.

 

THAÇI: NË VERI ËSHTË ARRESTUAR EDHE NJË RUS I KAMUFLUAR SI DIPLOMAT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare i mbledhur pas aksionit policor në vend kundër krimit të organizuar e korrupsionit, ka dhënë detaje të këtij aksioni. Në mesin e të arrestuarve nga aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës në disa pjesë të vendit, përfshirë edhe veriun e Mitrovicës, është edhe një rus. Presidenti Hashim Thaçi në një konferencë për media ka bërë me dije se në mesin e të arrestuarve ka zyrtarë dhe qytetarë të nacionaliteteve të ndryshme. E në mesin e tyre, Thaçi ka thënë se është edhe një rus që hiqej si diplomat.“Përgëzojmë pjesëtarët e Policisë së Kosovës për angazhimin e tyre kundër luftës së krimit të organizuar dhe kontrabandës. Është një ndërmarrje e institucioneve të Kosovës për rend dhe ligj, për të luftuar fenomenet negative. Është një aksion ku ka të arrestuar edhe zyrtarë edhe qytetarë, të nacionaliteteve të ndryshme, shqiptarë, serbë, boshnjakë. Është edhe një rus i cili ishte kamufluar nën petkun e diplomatit për të penguar aksionin e Policisë së Kosovës”, ka njoftuar Presidenti.

VESELI VIZITON POLICËT E LËNDUAR, AKSIONI MESAZH PËR TË PËRFSHIRËT NË KRIM

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar policët e lënduar gjatë aksionit të ndërmarrë gjatë ditës së sotme, kundër krimit të organizuar në disa komuna të Kosovës. Ai para mediave tha se aksioni i sotëm është një mesazh për të gjithë ata që janë të përfshirë në krim të organizuar. “Sundimi i ligjit do të jetë në gjithë Republikën e Kosovës, ky është një mesazh për të gjithë ata që janë të involvuar në krim të organizuar dhe korrupsion, shteti i Kosovës do të jetë i pa kompromis. Pavarësisht se a kanë një post zyrtarë, qoftë politikë apo policor sundimi i ligjit do të jetë pa kompromis për të gjithë, pa dallim etnie”, tha Veseli. Kryetari i Kuvendit i falënderoi policët për aksionin e sotëm. “Ajo çfarë është pozitive është se policët e lënduar janë në gjendje të mirë shëndetësore, jashtë rrezikut për jetë. Janë trimat e Kosovës, unë si bartës i institucioneve i falënderoj për punën e jashtëzakonshme dhe do ta kenë përkrahjen tonë gjithmonë”, u shpreh ai.

PACOLLI INFORMON PËRFAQËSUESIT E BE-SË PËR AKSIONIN NË VERI

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli, ka qëndruar sot për vizitë zyrtare në Sllovaki ku morri pjesë në takimin e Ministrave të V4 dhe Ballkanit perëndimor që po zhvillohet në Bratislavë. Ministrat e Grupit të Vishegradit V4 dhe Ballkanit Perëndimor, nën kryesimin e Ministrit të Jashtëm sllovak si mikpritësi i takimit. Gjatë takimit u rikonfirmua mbështetja e plotë për rrugëtimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë këndvështrim, ministrat përcollën njëzëri mesazhin se politika e zgjerimit është një investim strategjik në zhvillimin dhe sigurinë e Evropës si dhe ndikon në forcimin e marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunimit në rajon.Sipas njoftimit nga MPJ-ja, në fjalën e tij, Ministri Pacolli informoi ministrat e Ballkanit dhe përfaqësuesit e BE-së për aksionin kundër krimit të organizuar në veri të Mitrovicës, ku u arrestuan një numër i të përfshirëve në krim të organizuar dhe kontrabandë ku vlerësohet të jetë një numër i madh edhe i zyrtarëve Policor.

THAÇI - VUÇIQIT: SERBISË NUK DO T’IA MBËRRIJË YMRI TË KTHEHET NË KOSOVË

Presidenti i Kosovës Hashim Thaci ka thënë se “Serbisë nuk do t’ia mbërrijë ymri të kthehet në Kosovë”. Kjo erdhi si përgjigje ndaj deklarimeve të presidentit serb Aleksandër Vuçiq, i cili dje ka thënë se “Hashim Thaçit nuk do t’ia mbërrij ymri të vendosë pikën kufitare në Kopaonik”. Në konferencën për gazetarë ku Thaçi ka folur për aksionin e Policisë së Kosovës në veri, ndër të tjera tha se sa më shumë që vonohet Bashkimi Evropian me liberalizim të vizave, aq më shumë rritet interesimi i Kosovës dhe Shqipërisë për heqje të pikave kufitare.I pyetur për deklarimet e presidentit të Serbisë i cili për idenë e bashkimit kombëtar, ka thënë se “Hashim Thaçit nuk do t’ia mbërrij ymri të vendosë pikën kufitare në Kopaonik”, presidenti Thaçi tha se njësoj ka menduar Serbia edhe kur është bërë fjalë për çlirimin e Kosovës apo pavarësinë e saj. Thaçi, i cili kohët e fundit ka shpeshtuar deklaratat për bashkim të shqiptarëve në një shtet të vetëm, tha se askush nuk duhet t’i frikësohet bashkimit kombëtar.

 

TAHIRI: NUK DO TË LEJOJMË ASKËND TË CENOJË SIGURINË

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes një deklarate për media, rithekson edhe njëherë përkushtimin e institucioneve për të shtrirë sundimin e ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe për të luftuar pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.Aksionet e nisura dje në Prizren, kanë vazhduar edhe sot në veriun e vendit. Ky hetim dhe këto aksione dëshmojnë edhe njëherë përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të luftuar pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe për të shtrirë kushtetutshmërinë dhe sundimin e ligjit në gjithë territorin e Republikës.Krimi dhe korrupsioni nuk do ta mbajnë peng të ardhmen e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Askush nuk mund t’i japë drejtim të paqenë dhe as të shtrembërojë realitetin e veprimeve të bazuara në rend dhe ligj. Si vend sovran, në të gjithë territorin e së cilit funksionon një rend unik juridik i bazuar në Kushtetutën e vendit, qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim, duhet të ndjehen të sigurt se institucionet tona nuk do të lënë hapësirë për askënd dhe asgjë që t’ua rëndojë jetën dhe cenojë sigurinë përmes korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka deklarua ministri Tahiri.

OPERACIONI NË VERI, BE-JA FTON PËR PËRMBAJTJE DHE ZBATIM TË LIGJIT

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për përmbajtje maksimale pas zhvillimeve në veri të Kosovës. Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç, ka konfirmuar se zyrtarët evropian janë në kontakt me drejtuesit institucional të Prishtinës dhe të Beogradit dhe kanë apeluar për përmbajtje maksimale.Kocijançiç, në një përgjigje më shkrim, ka theksuar se aksioni policor që po zhvillohet në Mitrovicë dhe lokacionet tjera në Kosovë, është në përputhje me urdhrat e gjykatës , duhet të zbatohet në përputhje me ligjin."Operacioni policor në Mitrovicë, pas urdhëresave gjyqësore, i cili ka pasur cak të dyshuar individual nga ky rajon dhe pjesa tjetër e Kosovës, duhet të bëhet në mënyrë ligjore". Gjithashtu aksionet duhet të komunikohen si duhet, që të mos ketë mosmarrëveshje lidhur me qëllimin e tyre. Zëdhënësja tha se "ata janë në kontakt me lidershipin në Prishtinë dhe Beograd, prej të cilëve kanë kërkuar përmbajtje maksimale”. Zëdhënësja ka përkujtuar edhe se "sundimi i ligjit duke përfshi edhe presupozimin e pafajësisë janë objektiva të cilat BE-ja i përkrahë fuqishëm”,ka thënë Kocijançiq.

 

LIMAJ: AKSIONI I SOTËM KA PËR QËLLIM GODITJEN E KRIMIT TË ORGANIZUAR

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka reaguar në lidhje me aksionin e sotëm të Policisë në disa komuna të vendit. Aksioni i Policisë së Kosovës, sipas Limajt, ka për qëllim goditjen e rrjetit të krimit të organizuar në të cilin kanë qenë të përfshirë edhe disa zyrtarë policorë. Limaj ka thënë se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara të luftojnë krimin e organizuar në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Ai ka ftuar qytetarët e vendit ta ruajnë qetësinë, ndërsa policëve të plagosur në këtë aksion i ka uruar shërim të shpejtë.

 

Rezultatet e zgjedhjeve në BE nuk e rrezikojnë projektin e zgjerimit

Rezultatet e zgjedhjeve në Parlamentin Evropian, sipas përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës kanë hequr dilemën e rrezikimit të projektit të Bashkimit Evropian për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor. Kurse sipas analistëve të çështjeve të integrimeve evropiane, gjatë mandatit pesëvjeçar të këtij Parlamenti të sapo zgjedhur, nuk pritet që të ketë anëtarësim të ndonjë shteti të ri në Bashkimin Evropian. Bazuar në rezultatet e para, partitë pro evropiane (Partia Popullore Evropiane dhe Aleanca e Socialistëve dhe Demokratëve) kanë fituar shumicën e ulëseve në Parlamentin Evropian. Ministrja e Integrimeve Evropian në Qeverinë ë Kosovës, Dhurata Hoxha në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se rezultatet e zgjedhjeve në Bashkimin Evropian tregojnë se Parlamenti nuk do ta ketë fuqinë vendimmarrëse, sikur përbërja e mëhershme që dominohej nga partitë popullore, pasi që siç thekson ajo, ‘është bërë realitet rritja e krahut euroskeptik në Itali dhe Francë’. Megjithatë, ajo shton se votimet për Parlamentin Evropian, hoqën dilemën e rrezikimit të projektit të Bashkimit Evropian.

 

Rusia kërkon tërheqjen e trupave të huaja nga Afganistani

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka bërë thirrje për tërheqjen e të gjitha forcave të huaja nga Afganistani. Ai priti në Moskë një grup që përfaqësonte talibanët por të ftuar në takim ishin edhe ish-presidenti afgan, Hamid Karzai dhe ambasadori i Afganistanit në Rusi, Latif Bahand.“Rusia është e bindur se nuk ka zgjidhje ushtarake për konfliktin në Afganistan. Mënyra e vetme për të arritur paqen është përmes mjeteve politike dhe diplomatike”, deklaroi Lavrov."Ne bëjmë thirrje për tërheqje të plotë të forcave të huaja. Ne po i bëjmë thirrje të gjitha palëve afgane që të fillojnë sa më shpejt bisedimet me një përfshirje të gjërë të forcave shoqërore dhe politike", tha Lavrov, duke përshëndetur pjesëmarrjen e delegacionit taliban në ngjarje, pavarësisht faktit se grupi militant është emëruar si organizatë terroriste nga ana e Rusisë.

 

Turqia sulmon militantët kurdë në Irak

Njësitë komando të ushtrisë turke të mbështetura edhe nga forcat ajrore dhe ato artilerike kanë sulmuar militantët kurdë në veri të Iraku, njoftoi ministria e Mbrojtjes e Turqisë. Aksioni ushtarak filloi me sulme nga ajri dhe më pas operacioni u vazhdua nga forcat tokësore. Sipas zyrtarëve nga Ankaraja, qëllimi i operacionit është “neutralizimi i terroristëve dhe shkatërrimi i mburojave të tyre” në rajonin kufitar me Turqinë. Turqia rregullisht sulmon bazat e Partisë së Punëtorëve të Kurdëve, PKK, në malet përreth rajonit verior të Irakut. Autoritetet turke vlerësojnë se aktiviteti i kurdëve në Siri dhe Irak cenon sigurinë kombëtare të Turqisë. Presidenti turk, Recep Tayyip Ergogan kërkon që t’i jepet fund prezencës së këtij grupi në afërsi të kufijve të Turqisë. Ankaraja lufton kundër PPK-së për tre dekada në juglindje të vendit, që popullohet nga kurdët, ku nga luftimet janë vrarë rreth 40 mijë persona.

 

Brexiti pa marrëveshje do të ishte "vetëvrasje politike" për konservatorët

Kandidati i Partisë Konservatore për kryeministër britanik, Jeremy Hunt ka paralajmëruar se partia e tij do të shkaktojë “vetëvrasje politike” nëse tenton të shtyjë përpara idenë e largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje. Hunt, që aktualisht është ministër i Jashtëm, është një nga 10 personat që synon të zëvendësojë kryeministren britanike, Theresa May. Në një shkrim për The Daily Telegraph, Hunt ka thënë se konservatorët do të pësojnë rëndë nëse përballen me zgjedhje të përgjithshme para se të finalizohet procesi i Brexitit.Ai ka thënë se gjithmonë ka besuar që, një Brexit pa marrëveshje është mundësi më e mirë sesa anulimi i gjithë procesit të largimit, mirëpo sipas tij, nëse një kryeministër mbron idenë e largimit pa marrëveshje, rrezikon të përballet me votë mosbesimi, çka do të rezultonte me mbajtje të zgjedhjeve të përgjithshme.“Brexiti pa marrëveshje përmes organizimit të zgjedhjeve nuk është zgjidhje, është vetëvrasje politike”, ka shkruar ai.

 

Nesër mot i vranët me shi dhe bubullimë

    Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët dhe me reshje të shiut. Frynë erë e dobët deri mesatare , vende vende deri e fortë , nga drejtimet e jugut.

          Temperaturat: Ulqin 21, Tivar 20, Budvë 19, Podgoricë, B. Pole, Beranë e Rozhajë 18, H. Novi 17, Plevle 16, Nikshiq 15, Cetinë 14, Kollashin 12, dhe në Zhablak 10 g.

          Edhe për nesër parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje të shiut e bubullimë. Të reshura më të dendura priten në viset jugore dhe qëndrore të vendit. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit prej 7 deri në 18, kurse më e larta e ditës prej 13 deri në  23 g. c.

 

Ditarin e përgatiti  Marash Dedvukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се