Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

03. 09. 2013. 17:47   >>  18:11

LAJMET 03.09.2013

03.09.2013

Kamarata-UE do të insistojë në respektimin e të drejtave të njeriut

UE pas hapjes së bisedimeve për kapitullin 23 do të insistoj në të dhënat konkrete se edhe në praktikë respektohen të drejtat e njeriut në Mal të Zi,u kumtua në konferencën për gazetarët me rastin e 60 vjetorit të zbatimit të konventës Evriopiane për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut.

Përfaqësuesi i delegacionit të UE në Podgoricë Alberto Kamarata  tha se Mali i Zi ka bërë përparim në suazat ligjvënëse, në fushën e të drejtave dhe lirive të njeriut,por duhet të vazhdojë ti harmonizojë ligjet e veta me UE gjatë bisedimeve. Kur të  hapet kapitulli 23 i bisedimeve,ne do të insistojmë  edhe  më shumë në fakte konkrete për realizimin e ligjit dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore. Qëllimi  është që të shohim se respektohen edhe në praktikë të drejtat e njeriut,deklaroi Kamarata.

 

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq i shpalli zgjedhjet në Petnicë

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq i shpalli zgjedhjet në Petnicë në pajtim me ligjin për organizimin territorial,ndërsa  parlamenti Malazez tani është i obliguar që të emërojë anëtarët e komisionit zgjedhor komunal,vlerësoi sekretari i përgjithshëm i bashkësisë së komunave Rajko Golluboviq.

Vujanoviq dje i shpalli  zgjedhjet në  Petnicë për me 16 nëntor,  ndërsa përfaqësuesit e opozitës vlerësuan se një vendim i tillë ishte kundër ligjit, sepse  para shpalljes së zgjedhjeve duhet të formohet komisioni zgjedhor komunal. Golluboviq tha se do të ishte e logjikshme dhe e nevojshme që parlamenti të emëroi anëtarët e komisionit  zgjedhor para fillimit të afatit për dorëzimin e listave zgjedhore për këshilltarë   që fillon me 23 shtator.

 

Josipoviq me ftesën e homologut malazez Filip Vujanoviq sot dhe nesër qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi

Presidenti i Kroacisë Ivo Josipoviq me ftesën e homologut malazez Filip Vujanoviq sot dhe nesër qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi. Ai sot në Podgoricë u takua me përfaqësuesit e partive politike parlamentare. Nënkryetari i PSP Neven Goshoviq theksoi se kjo parti e fitoi ftesën për takim me presidentin kroat nga protokolli i kryetarit të parlamentit Ranko Krivokapiq.

Goshoviq tha se në këtë takim përveç tij dhe Krivokapiqit  morën pjesë edhe lideri i Frontit Demokratik Miodrag Lekiq,kryetari i Malit të Zi Pozitiv Darko Pajoviq dhe drejtori politik i PDS Tarzan Millosheviq. Josiopoviq gjatë ditës zhvilloi edhe disa takime tjera me zyrtarët malazez. Siç thuhet në kumtesë gjatë takimit të presidentit kroat me kryetarin e parlamentit Ranko Krivokapiq u bisedua për politikën  e fqinjësisë së mirë që është edhe komponenta  kryesore për bashkëpunimin midis dy vendeve si dhe për afërsitë historike të Malit të Zi dhe Kroacisë.

 

Sindikata do të luftojë me të gjitha mjetet  kundër  futjes eventuale të masave të dhunshme

Sindikata e pavarur e Boksiteve të Nikshiqit do të luftojë me të gjitha mjetet  me të cilat disponon kundër  futjes eventuale të masave të dhunshme dhe për këtë arsye përsëri e ftoi grupin e punëtorëve që ta rishqyrtojë vendimin e tyre që të lejojë transportin e thëngjillit me të cilat mjete do tu paguhen 3 rroga.

Kryetari i sindikatës së pavarur Borisav Bojanoviq  tha se është  e pakuptueshme që grupi i punëtorëve mund të thërras futjen e masave të dhunshme në  ndërmarrje,  e cila mund të punojë dhe gradualisht  ti  kthejë borxhet e veta bankave, gjë që vetëm në këtë mënyrë edhe mund të kthehen.

 

Pozita materiale e punëtorëve të arsimit në Mal të Zi është në nivelin më të ulët në 10 vjetshin e fundit

Pozita materiale e punëtorëve të arsimit në Mal të Zi është në nivelin më të ulët në 10 vjetshin e fundit,u kumtua  nga sindikata e arsimit, duke theksuar se vazhdimi i degradimit të pozitës sociale të punëtorëve të arsimit mund të sjellë pasoja të rënda për sistemin shoqëror malazez. Në kumtesën nga këshilli kryesor i sindikatës së arsimit të Malit të Zi thuhet se në mbledhjen e rregullt të mbajtur me 30 gusht  është analizuar pozita materiale e punëtorëve  të arsimit. Një nga shkaqet kryesore të pozitës së vështirë të statusit social  të të punësuerëve  në sistemin arsimor  është  futja e masave të krizës të politikes ekonomike të qeverisë,thuhet mes  tjerash në kumtesën e kësaj organizate sindikale.

 

Dialog për simbolet, telekomin e energjinë

Takimi i radhës ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq, që pritet të mbahet më 8 shtator në Bruksel, është paralajmëruar se mund të sjellë përparime konkrete në temat që kanë të bëjnë me telekomunikacionin dhe harmonizimin e çështjeve kontestuese rreth daljes së serbeve në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur besimin e tij se në takimin e 8 shtatorit në Bruksel do të arrihen marrëveshje jo vetëm për telekomunikacionin por edhe temën tjetër, të cilësuar si më problematike në dialog, atë për energjinë. Thaçi ka  paralajmëruar edhe tejkalimin e mosmarrëveshjeve në lidhje me përdorimin e simboleve të shtetit të Kosovës në fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

 

Haradinaj përkrah heqjen e logos

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përkrah vendimin e KQZ-së për heqjen e logos nga fletëvotimet dhe shkon e përgatitur për zgjedhje. Kështu pohoi lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, gjatë takimit që pati me kryetari e LDD-së, Nexhat Daci. Materiali zgjedhor, certifikimi i subjekteve politike mbetet materiali i njëjtë. Çdo subjekt politik në Kosovë që konkurron, regjistrohet ne material me logo të Republikës së Kosovës dhe KQZ.

Ndërsa për fletëvotim me sa di, KQZ-ja ka vendosur që të jetë logoja e KQZ, ku është harta e Kosovës, ashtu siç e kanë dhe institucionet tjera si policia dhe ushtria. Ne e përkrahim këtë vendim të KQZ-së dhe shkojmë të përgatitur për zgjedhje”, pohoi Haradinaj.Kryetari i LDD-së, Nexhat Daci theksoi se gjithmonë kur bisedohet në nivel botëror mes palëve të pakënaqura , zgjidhja nuk është ajo që i kënaq në plotni as njërën dhe as palën tjetër.“Besoj që e kemi përkrah bisedën e marrëveshjeve në Bruksel. Është një marrëveshje ndërkombëtare. Të gjitha subjektet politike në parim e kemi dhënë pëlqim dhe e kemi përkrah. Prandaj, gjithmonë kur bisedohet në nivel botëror mes palëve të pakënaqura, zgjidhja nuk është ajo që e kënaq në plotësisht  as njërën dhe as palën tjetër,theksoi Daci.

 

Takimi i fundit për hapjen e negociatave për MSA

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku së bashku me ekipin negociator në Bruksel do të zhvilloj nesër takimin e fundit përgatitor për hapjen e negociatave për MSA. Ministrja Çitaku ka informuar kabinetin qeveritar për përgatitjet për negocimin e MSA-së, përmbushjen e kritereve afatmesme dhe rekomandimeve.

Sipas saj, draft marrëveshja që është tani dhe pritet të marrë dritën e gjelbër nga anëtarët e BE-së, përmban të gjitha komponencat e MSA, ngjashëm me vendet e rajonit. “Periudha transitore mes nënshkrimit të MSA dhe hyrjes së saj të plotë në fuqi është 10 vjet. Kjo është periudha më e gjatë që e kanë pasur edhe vendet tjera të rajonit. Duhet të përqendrohemi më shumë në kriteret afatmesme. Jemi në rrugë të mbarë që paralelisht me negocimin e MSA-së, të përmbushim kriteret afatmesme. Përmbushja e reformës zgjedhore është një ndër sfidat me të cilat ne duhet të prodhojmë rezultate sikurse organizimi i zgjedhjeve të lira dhe transparente. Më 5 shtator kemi afat të japim imputet e fundit për raportin e progresit”, ka deklaruar Çitaku.

 

Vendimi për Limajn dhe të tjerët me 17 shtator

Kryetari i trupit gjykues në rastin “Kleçka”, ndaj të akuzuarve për krime lufte Fatmir Limaj dhe nëntë ish bashkëluftëtarëve të tij, do ta jap vendimin përfundimtar me 17 shtator.

Tomë Gashi, avokat i Fatmir Limajt, ka konfirmuar për Kosovapress se kryetari i trupit gjykues Malkolm Simons i ka njoftuar sot se do të donte të shpall aktgjykimin për rastin “Kleçka”, me 17 shtator 2013 dhe në atë ditë do të kenë vendimin përfundimtar në rigjykimin maratonik për Limajn dhe të tjerët.“Nesër prokurori Salustro paraqet fjalën përfundimtare, pas tij këtë do ta bëjë mbrojtja e Limajt dhe pastaj me 10 dhe 11shtator pasojnë fjalët përfundimtare të avokatëve të tjerë dhe përfundimisht do të kemi verdiktin definitiv me 17 shtator 2013. Mbrojtja e Limajt është e bindur se mund të kemi vetëm aktgjykim lirues për Fatmir Limajn dhe nëntë ish bashkëluftëtarëve të tij, ngase më asgjë nuk është vërtetuar e kundërta e lirimit të Limajt dhe të tjerëve në maj të vitit 2012.

 

Gjilas: Në Serbi po krijohet diktaturë

Në Serbi është në krijimin  e sipër diktatura dhe super fuqia e një personi, ka thënë sot shefi i Partisë Demokratike serbe, Dragan Gjilas, duke aluduar në zëvendëskryeministrin serb  Aleksander Vuçiq. Gjilas është ankuar në atë se Vuçiq po heton gjëra që në fakt duhet t’i hetojë policia dhe prokuroria.

"Kush është ai që të kryej hetime? Në bazë të cilit ligj apo kushtetutë?”, ka pyetur Gjilas në konferencën me gazetarët që është mbajtur në objektin e PD-së së Serbisë në Beograd. Ai ka thënë se prokuroria dhe policia janë të lirë që të hetojnë çfarëdo rreth tij dhe se asgjë e jashtëligjshme nuk do të gjendet.

 

Francë: Siria ka dorë në sulmin masiv kimik

Franca thotë se sulmi i dyshuar kimik afër kryeqytetit të Sirisë, Damask, ka mundur të kryhet vetëm nga qeveria e Sirisë. Në një raport të inteligjencës së Francës thuhet se në sulmin më 21 gusht, ishte përfshirë “përdorim masiv i agjentëve kimikë” dhe se së paku 281 vdekje mund t’i atribuohen këtij sulmi. Në Uashington, senatori amerikan, John McCain, u tha reporterëve se presidenti Barack Obama, duhet të bëjë rast të fuqishëm për ta sulmuar Sirinë e Bashar al-Assadit, nëse dëshiron ta fitoj mbështetjen e Kongresit për operacion.“Nëse Kongresi e refuzon rezolutën si kjo, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, tashmë është shprehur i përkushtuar për aksion, atëherë konsekuencat do të jenë katastrofike, në atë që kredibiliteti i këtij vendit me miq dhe armiq, do të dëmtohet dhe kjo nuk do të ketë implikime vetëm për këtë presidencë, por edhe për presidencat e ardhshme”, tha John McCain. Këto komente ai i ka bërë mbrëmë vonë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, pas takimit me presidentin Obama.

 

Guterres: Siria – tragjedia më e madhe e shekullit

Kombet e Bashkuara thonë se më se dy milionë refugjatë janë larguar nga Siria për shkak të Luftës Civile dhe se numri i refugjatëve është rritur pothuajse për 10 herë gjatë 12 muajve të kaluar. Komisionari i lartë i OKB-së për refugjatë, Antonio Guterres, tha se “Siria është shndërruar në tragjedinë më të madhe të këtij shekulli”.Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), afro 5 mijë vetë largohen nga Siria në vendet fqinje, për çdo ditë. Më tutje, kjo agjenci thotë se numri i njerëzve të zhvendosur brenda Sirisë është afro 4.25 milionë. Ministrat nga Iraku, Jordania, Libani dhe Turqia, katër vendet që kanë refugjatë nga Siria, do të takohen nesër në Gjenevë me zyrtarët nga agjencia UNHCR, për të kërkuar mënyra për rritjen e ndihmës ndërkombëtare për refugjatët.

 

Rusi: Vazhdojnë vërshimet shkatërruese

Autoritetet në qytetin Komsomolsk në Amure, në Lindjen e Largët të Rusisë, e kanë filluar evakuimin e banorëve lokalë, për shkak të vërshimave të papara të shkaktuara nga të reshurat e mëdha, të cilat po vazhdojnë në këtë rajon. Afro 800 njerëz janë evakuuar nga një lagje e këtij qyteti, gjatë ditës së djeshme. Niveli i lumit Amur, afër qytetit, vazhdon të rritet. Autoritetet lokale thonë se afro 600 blloqe të banesave, me më se 50 mijë banorë, janë të kërcënuar. Një qendër për parashikimin e motit ka thënë se niveli i këtij lumi do të rritet deri në mes të muajit tetor. Në tërësi në këtë rajon, 100 mijë njerëz janë prekur nga vërshimet, nga të cilat janë dëmtuar 9500 shtëpi.

 

Presidenti somalez i shpëton atentatit

Presidenti somalez, Hassan Sheikh Mohamud i ka shpëtuar një sulmi pa u lënduar të martën pasi konvoji i tij ra në prit, përgjegjësinë për të cilin e kanë marrë islamistët e grupeve të lidhura me Al Kaedën, raporton AFP.
Persona të armatosur të grupit, Shebab e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj konvojit të presidentit i cili udhëtonte drejt portit të Merka, në jug të kryeqytetit. Zyrtarët kanë thënë se sulmi ka dështuar dhe të gjithë ata që kanë qenë pjesë e konvojit të presidentit, janë mirë. Presidenti somalez, i cili e ka përkrahjen e perëndimit, ka qenë duke udhëtuar me veturë të blinduar të forcave të Unionit Afrikan (AMISOM) që në këtë shtet kanë 17 700 trupa të cilët luftojnë së bashku me ushtrinë e këtij shteti kundër militantëve të Shebab.

 

Për nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Sot në Mal të Zi po mban mot me vranësira mesatare e vende vende i kthjellët. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat; Podgoricë  30, Tivat 29, Tivar 28, H.Novi e Budvë 27,Ulqin 26,Nikshiq  25, B Pole 24, Cetinë 23  Plevle, Beranë e Plavë 22,Kollashin e Rozhajë  21 dhe  në Zhablak  17 gradë.  Për nesër metereologët  parashohin  mot kryesisht të kthjellët ,në veri me vranësira të pakta lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperatura e mëngjesit  do të sillet prej 10 deri në 21, kurse më e larta e ditës prek  18 deri  në 31 gc.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се