Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

20. 05. 2019. 17:26   >>  17:32

Lajmet 20.05.2019

20.05.2019

13 vjet nga rivendosja e pavarësisë

Mali i Zi  shënon nesër 13 vjetorin e mbajtjes së referendumit në të cilin u ripërtëri pavarësia shtetërore. Sipas rezultateve zyrtare, në referendumin e vitit 2006 kanë votuar 419 mijë e 240 qytetarë ose 86.5 për qind të numrit të përgjithshëm të zgjedhësve. Pavarësinë e Malit të Zi e kanë përkrahur 230 mijë e 661 qytetarë ose 55.5 për qind, kurse për ruajtjen e shtetit të përbashkët me Serbinë ishin 185 mijë e 002 qytetarë ose 44.5 për qind. Më parë Kuvendi i Malit të Zi kishte miratuar ligjin për referendum në marrëveshje me rekomandimet e BE. Që referendumi të jetë i suksesshëm nevojitej përkrahja e 55 për qind të votuesve që do të dalin në zgjedhje. Pyetja e referendumit ishte: “A dëshironi që Republika e Malit të Zi të jetë shtet i pavarur me subjektivitet të plotë juridikë ndërkombëtarë”. Kryetar i Komisionit republikanë për referendum ishte zgjedhur diplomati sllovak Frantishek Lipka. Sipas të dhënave të Komisionit republikanë të referendumit ,të drejtë vote kanë pasur 484 mijë e 718 votues.

Koha e ka vërtetuar triumfin e gjeneratës sonë

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq me rastin e 21. majit Ditës së pavarësisë u ka dërguar urime të gjithë qytetarëve të Malit të Zi me dëshirë për zhvillim dhe progres të shpejtë ekonomik të vendit. “Pas vetëm 13 vitesh nga rivendosja e pavarësisë dhe njohjes ndërkombëtare të Malit të Zi, sot me krenari theksojmë se koha ka vërtetuar triumfin historik të gjeneratës sonë, thekson mes tjerash në urimin e vetë presidenti Gjukanoviq. Ai ka shtuar se Mali i Zi është faktor i rëndësishëm i stabilitetit rajonal ,anëtarë i respektuar i NATO aleancës dhe në prag të anëtarësimit në BE. Mali i Zi sot është shtet lider në rajon, kur është fjala për zhvillimin ekonomik dhe destinacion gjithnjë e më tërheqës për investuesit me gjasa reale për përshpejtimin e rritjes ekonomike dhe përmirësimin e cilësisë të jetës së qytetarëve, ka theksuar Gjukanoviq.

Brenda 13 viteve Mali i Zi është bërë shtet i respektuar në botë

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi ,Ivan Brajoviq ka uruar Ditën e pavarësisë së Malit të Zi, i bindur se çdo 21 maj të radhës do ta kremtojnë në një Mal të Zi më të suksesshëm dhe më të begatë. Brajoviq ka theksuar se 21. maji është njëra ndër datat e cila me kalimin e kohës bëhet gjithnjë e më e rëndësishme. “Për vetëm pak më tepër se një decenie, Mali i Zi ka formuar institucionet dhe ka vendosur mekanizmat më të ndërlikuar për funksionimin e shtetit. Gjatë kësaj kohe të shkurtër jo vetëm që jemi identifikuar nga Bashkësia ndërkombëtare, por jemi nje vend i respektuar në  tërë botën. Mali i Zi është njëra nga 29 anëtaret e NATO-s, kurse në rajon fqinj i mirë dhe shtet lider në sukseset për integrimet evropiane, ka theksuar në urimin e vetë kryetari i Kuvendit të Malit të Zi.

Mali i Zi promovon stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal

Mali i Zi është identifikuar si model i demokracisë, i cili promovon stabilitet , bashkëpunim rajonal dhe marrëdhënie të mira fqinjësore, ka kumtuar Misioni i OSBE në Mal të Zi duke i përgëzuar qytetarët me rastin e Ditës së pavarësisë. Theksohet se Mali i Zi me 21. maj të vitit 2006 ka vendosur pavarësinë në një proces të qetë dhe demokratik, përmes referendumit. Shefja e misionit të OSBE në Mal të Zi Mariz Davie ka theksuar se Mali i Zi ka shënuar progres të duhur në konsolidimin e paqes dhe stabilitet. “Falë partneritetit të ngushtë me Qeverinë , institucionet, me shoqërinë civile dhe pjesëmarrësit tjerë , OSBE është mirë e pozicionuar dhe vazhdon të përkrah Malin e Zi në plotësimin e qëllimeve të tij strategjike afatgjate, në pajtim me detyrimet dhe principet e OSBE-s” , ka theksuar Davie.

 

Nesër protestë e lëvizjes “Rezisto”

Protesta qytetare e Lëvizjes “Rezisto -97 mijë “ me sloganin “Për pavarësi nga zarfet “ do të mbahet nesër mbrëma para Kuvendit të Malit të Zi . Udhëheqësi  i Lëvizjes, Xhamal Peroviq ,ka theksuar se protesta është quajtur “Për  pavarësi nga zarfet” dhe se pret përkrahjen e të gjithë qytetarëve të lirë, të cilët duan shtet të pavarur nga zarfet , kriminaliteti i organizuar dhe nga korrupsioni. Peroviq ka shtuar se dallimet politike janë normale dhe të kuptueshme , mirëpo është ky momenti që të dihet qartë se kush është për rrëzimin , siç ka theksuar ai ,të regjimit të korruptuar. Njëri nga përfaqësuesit e lëvizjes ,Nikolla Grdiniq ,ka theksuar se  kjo lëvizje nuk do të heq dorë nga lufta për Malin e Zi të lirë, së bashku me të gjithë të cilët e dinë rëndësinë e pjesëmarrjes aktive në ndryshimet, të cilat do të pasojnë.

Në përgatitje faza e katërt e projektit 1000+

Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit është duke përgatitur fazën e katërt të projektit 1000+, e cila siç kanë theksuar nga kjo Ministri, do të këtë lehtësime të reja për qytetarët për zgjidhjen e çështjeve të tyre banesore. Sipas fjalëve të tyre, ideja është që me ftesë publike të përfshihen banesat të cilat janë në ndërtim e sipër, kurse për banesat tanimë të ndërtuara nuk do të kishte ftesë të re publike , por qytetarët mund ti blejnë ato në treg, por të cilët i plotësojnë kushtet nga projekti. Nga kjo Ministri kanë shtuar se për lehtësimet e reja kërkohet pëlqimi i Bankës për zhvillim të Evropës me të cilën kjo Ministri e realizon projektin ,por gjithsesi pritet bashkëpunim i suksesshëm me këtë institucion. Mjetet për fazën e katërt të projektit 1000+ janë ndarë me buxhetin për këtë vit ,kurse përfaqësuesit e Bankës për zhvillim të Këshillit të Evropës kanë shprehur përkrahje për vazhdimin e këtij projekti.

 

Rezultatet preliminare: Lista Serbe fitoi në katër komunat veriore

Bazuar në rezultatet preliminare të Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, kandidatët e Listës Serbe kanë fituar që në rrethin e parë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e katër komunave veriore të Kosovës. s.Zgjedhjet janë mbajtur të dielën në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Procesi, u vlerësua se ka kaluar qetë dhe pa parregullsi të mëdha. Kurse dalja e votuesve, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ishte më e lartë se 42 për qind. Rezultatet preliminare të prezantuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, diku pas mesnatës, tregojnë se kandidatët e Listës Serbe kanë shënuar fitore bindëse. Në Leposaviq, në bazë të rezultatit preliminar ka fituar Zoran Todiq nga Lista Serbe me 96.6 % të votave. Në Zubin Potok, Sërgjan Vulloviq nga Lista Serbe ka fituar 94.5 %, kurse Hysen Mehmeti nga Partia Demokratike e Kosovës 2.9 % dhe Liridona Kahrimani nga Lëvizja Vetëvendosje 2.6 % të votave. Edhe në Zveçan, kandidati i Listës Serbe Vuçina Jankoviq ka fituar me 94.7 %, në garë me Ilir Pecin nga Partia Demokratike e Kosovës që ka siguruar 3.3 % dhe Avdi Pecin nga Lëvizja Vetëvendosje me 2 % të votave. Në komunën Mitrovica e Veriut, kandidati i Listës Serbe, Goran Rakiq ka siguruar 86.2 %, kurse kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës Gonxhe Çaushi 8.7 % dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Erden Atiq me 5 % të votave. Rezultate preliminare ka prezantuar edhe koalicioni i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim (DnV), që ka vëzhguar procesin zgjedhor. Sipas DnV-së, rezultatet preliminare tregojnë se Lista Serbe ka fituar në katër komunat. Por, këto rezultate dallojnë me ato të KQZ-së, sidomos në Mitrovicën e Veriut.

Thaçi: Të bashkohemi për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë

Sipas tij Kuvendi i Kosovës me të drejt ditë me parë nxori rezolutën që dënon gjenocidin e Serbisë në Kosovës.“Krimi i kryer në Dubravë hynë në radhën e akteve më të rënda që shteti i Serbisë ka kryer në Kosovë gjatë vitit 1999 por edhe më herët. Kemi parë këto ditë në Kosovë si po kujtohen krimet, masakrat, djegiet, aktet e shfarosjes dhe spastrimit etnik, deri në përmasat e gjenocidit serb por askush edhe pas 20 vitet nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e këtyre krimeve nuk doli para drejtësisë ndërkombëtare apo vendore”, ka deklaruar  Thaçi. Kreu i shtetit ka thënë se kjo ishte përgjigja më  e mirë e institucioneve të Kosovës për pretenduesit e mohimeve të krimeve dhe gjenocidit që ka kryer shteti i Serbisë në Kosovë.“Prandaj me të drejt Kuvendi i Kosovës ditë më parë me të drejt nxori rezolutën që dënon gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Kjo ishte përgjigja më e mirë e institucioneve të Republikës së Kosovës për pretenduesit e mohimeve të krimeve dhe gjenocidit që ka kryer direkt shteti i Serbisë, prandaj sot përsëri është koha që të gjithë pa dallime , si politikë, institucione, shoqëri të jemi të bashkuar në dënimin e gjenocidit të Serbisë dhe askush të mos bëhet pjesë e këtij dënimi apo mohimi të krimeve“, tha Thaçi. Thaçi i bëri këto komente në akademinë përkujtimore për Enver Dugollin, ku njoftoi se si president i vendit ka marrë vendim që Enver Topalli të nderohet heroi i Kosovës në 20 vjetorin e rënies së tij. 

PENDAROVSKI TAKON KREUN E BDI-SË, ALI AHMETI

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot ka takuar kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Dy bashkëbiseduesit ka këmbyer mendime rreth zhvillimeve të fundit politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Presidenti i vendit ka theksuar nevojën që në periudhën që vijon të gjithë aktorët politik të kenë qasje konstruktive dhe kapacitete e tyre ti orientojnë drejtë përmbushjes së reformave, me qëllim të marrje së datës për fillim të negociatave.

 

katër Në katër komunat veriore të Kosovës, në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, "Mbështesim Shqipërinë nëse përmbush detyrimet për të drejtat e njeriut"

Kryeministri grek Alexis Tsipras në një intervistë për “Financial Times”, ka folur për disa nga problemet brenda vendit, por edhe ato në rajon me të cilat ai është përballur gjatë detyrës së tij. Tsipras ka pranuar vështirësitë e arritjes së marrëveshjes së çështjes së emrit me Maqedoninë e cila kishte mbetur pezull për 27 vite duke thënë se një marrëveshje e tillë nuk ishte të bënte vetëm me emrin, por me historinë dhe identitetin. Sipas Tsipras, në të njëjtë logjikë, do ishte edhe trajtimi i marrëdhënies së vështirë greko-shqiptare, duke përfshirë kufijtë detar, ligjin teknik të luftës që ka ekzistuar mes dy vendeve që nga viti 1945 dhe statusin e minoritetit etnik grek, aktualisht të ngecura pas një dialogu premtues të nisur në nëntor të 2017-s.  Tsipras thekson se mbrojtja e të drejtave të minoritetit grek në vendin tonë, është një ndër kushtet kryesore për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, madje këtë ia ka shpjeguar edhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Nëse Shqipëria përmbush detyrimet e saj për të drejtat e njeriut, Tsipras thotë se “Greqia dhe unë personalisht do të mbështesim një vendim të mundshëm në Qershor për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që të nisin procesin e anëtarësimit në BE sëbashku.Por ne nuk do të vëmë në rrezik procesin e anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut, nëse ka bërë progres. Do të ishte e padrejtë”.Tsipras thekson se Greqia nuk dëshiron të fitojë reputacion për dhënien leksione të tjerëve, duke hequr peshën e vet ose duke vendosur kushte tepër të ngurta për vendet që aspirojnë të anëtarësohen në BE.

 

Turqia kërkon arrestimin e qindra zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme

Autoritetet e Turqisë kanë urdhëruar arrestimin e 249 zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme, pas dyshimeve për lidhje me klerikun fetar, Fethullah Gulen, i cili është akuzuar për organizim të tentimeve të dështuara për puç në 2016, transmeton agjencia e lajmeve Reuters. Autoritetet kanë kryer një varg operacionesh kundër mbështetësve të dyshuar të Gulenit, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara nga viti 1999.Gulen në anën tjetër mohon akuzat. Kryeprokurori i Shtetit ka thënë se ka urdhëruar arrestimin e 249 personave, pasi hetimet kanë identifikuar disa parregullësi. Në deklaratë po ashtu është thënë se 78 të dyshuar janë ndaluar në operacionet në 43 provinca dhe se policia është në kërkim të pjesës tjetër. Pas tentimeve të dështuara për grushtshtet, në Turqi janë burgosur rreth 77,000 persona, që janë në pritje të gjykimit, derisa 150,000 shërbyes civilë dhe pjesëtarë të ushtrisë janë përjashtuar apo suspenduar nga vendet e tyre të punës. Grupet për të drejtat e njeriut dhe aleatët perëndimorë të Turqisë kanë shprehur shqetësimet e tyre për këto masa, duke thënë se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka shfrytëzuar puçin e dështuar si arsyetim për të shuar zërat e kundërshtarëve. Autoritetet turke kanë thënë në anën tjetër se masat e sigurisë janë të domosdoshme për shkak të kërcënimeve me të cilat përballet Turqia.

 

 

SHBA shpalos një pjesë të planit për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez

Shtetet e Bashkuara do të mbajnë një konferencë ndërkombëtare në Bahrejn, gjatë së cilës do të zbulojnë pjesën e parë të planit të presidentit amerikan, Donald Trump, për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez. Konferenca e 25 dhe 26 qershorit do të nxjerrë në pah përfitimet ekonomike që do t'i sillte fundi i konfliktit. Aspekti ekonomik i planit të paqes parashikon investime në shkallë të gjerë dhe projekte infrastrukturore në territoret palestineze. Por, elementet kryesore politike mbeten kryesisht të panjohura dhe konferenca në Bahrejn nuk pritet t'i trajtojë pjesët më kontestuese të konfliktit: kufijtë, statusin e Jerusalemit, refugjatët palestinezë dhe sigurinë e Izraelit.

Trump e ka cilësuar planin e tij si "marrëveshje të shekullit", por zyrtarët palestinezë i kanë kritikuar përpjekjet e Shteteve të Bashkuara, duke thënë se ato e favorizojnë Izraelin - aleat kyç i SHBA-së.Ekipi i Trumpit për Lindjen e Mesme udhëhiqet nga dhëndri i tij, Jared Kushner. Zyrtarët palestinezë thanë se nuk do të marrin pjesë në konferencën e Bahrejnit apo në përpjekjet e SHBA-së për paqe.

 

Të paktën 32 persona vdesin në burgun e Taxhikistanit

Ministria e Drejtësisë së Taxhikistanit, ka thënë se tre zyrtarë të sigurimit dhe 29 të burgosur kanë vdekur gjatë një revolte që ka ndodhur në burgun e sigurisë më të lartë në këtë shtet. Revolta ka shpërthyer më 19 maj në qytetin Vahdat, rreth 25 kilometra në lindje të kryeqytetit, Dushanbe, pas militantët e dënuar të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS) kanë vrarë me thika tre zyrtarë të sigurisë dhe pesë të burgosur tjerë.“Të burgosurit e revoltuar janë vrarë kur autoritetet kanë marrë masa për të stabilizuar situatën”, ka thënë ministria përmes një deklarate, pa dhënë detaje shtesë. Në deklaratë është thënë edhe se situata është nën kontroll dhe se kanë nisur hetimet. Gratë e disa të burgosurve që kanë qenë në një tjetër bllok për vizita, kanë thënë se kanë dëgjuar të shtëna rreth 30 minuta. Banorët e këtij qyteti po ashtu kanë thënë të kenë parë shumë vetura të policisë dhe shërbimeve spitalore afër burgut. Një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe muaj më parë në një tjetër burg të këtij shteti. Burime qeveritare i patën thënë Radios Evropa e Lirë në atë kohë, se të mbështetësit e dyshuar të grupit militant, Shteti Islamik, që janë dënuar për ekstremizëm dhe terrorizëm, kanë qenë mbrapa këtij sulmi.

 

SHPK të MZ, ekspozitë në Tuz

Sonte në QKI “Malësia” në Tuz me fillim në ora 19 do të mbahet ekspozita e piktorëve dhe krijuesve të Shoqatës së piktorëve akademik dhe krijuesve të Malit të Zi, në të cilën do të ekspozohen punimet e mbi 30 piktorëve të Malit të Zi dhe anëtarëve të shoqatës. Përndryshe, siç thuhet në njoftimin e dërguar nga Qendra për kulturë, Shoqata e piktorëve dhe krijuesve të Malit të Zi kultivon traditën e shoqatave burimore të krijuesve dhe piktorëve të Malit të Zi nga viti 1974, të ashtuquajtur “piktorëve naiv”, në atë kohë aq të popullarizuar dhe të njohur si në hapësirat e ish Jugosllavisë ashtu edhe në rrafshin kulturorë më të gjerë evropiane dhe botërorë . Kjo shoqatë ka grumbulluar entuziastë të orientimeve të ndryshme profesionale dhe të profesioneve të shumta por edhe deri te profesionistë të arsimuar akademik. Është me rëndësi të cekim, siç thuhet në njoftimit nga QKI “Malësia” se anëtarët e Shoqatës kanë mësuar njëri nga tjetri në koloni, atelie dhe punëtori të pikturave, por edhe duke krijuar në mënyrë vetjake me ndihmën pa rezervë të piktorëve akademikë, “duke besuar se njeriu mund gjithherë më shumë se sa mendon ndien dhe din”. Për ekspozitën në emër të QKI “Malësia” do të flasë Ajlla Turuskoviq kurse në emër të Shoqatës, Todor Zhivaleviq. Ekspozita, siç thamë do të hapet në ora 19, hyrja është gratis, na njoftuan nga kjo Qendër për kulturë.

Përgatiti Senad Gilaj, gazetar

 

Gjatë festave do të punojnë 5 objekte shëndetësore

Shërbimet shëndetësore gjatë dy ditëve të ardhshme qytetarët do të mund ti fitojnë në objektet shëndetësore Blloku 5, Nova Varosh , Konik, Tuz dhe Zetë, është kumtuar nga Shtëpia e shëndetit në Podgoricë. Mjekët e zgjedhur për të rritur do të punojnë në Bllokun 5, Nova Varosh dhe në Konikë prej orës 7 deri në ora 21, kurse mjekët e zgjedhur për fëmijë do të punojnë në objektin shëndetësor Nova Varosh 24 orë pa ndërpre. Gjatë ditëve të festës Shtëpia e shëndetit në Tuz do të punojë prej orës 7 deri në ora 15. Të theksojmë këtu se me rastin e Ditës së pavarësisë ditë pushimi do të jenë 21 dhe 22 maji ,është kumtuar nga Ministria për punë dhe përkujdesje sociale.

 

Nesër mot i ndryshueshëm

       Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje të shiut. Frynë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e jugut.

         Temperaturat: Ulqin, Tivar e Budvë 20, H. Novi 19, Podgoricë e Plevle 18, B. Pole e Beranë 16, Plavë, Plluzhinë e Shavnik 15, Cetinë e Nikshiq 14, Kollashin e Rozhajë 13 dhe në Zhablak 9 g.

       Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe gjatë para ditës vende-vende me reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, në veri vende-vende deri e fortë, nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit prej 4 deri në 14, kurse më e larta e ditës prej 12 deri në 22 g. c.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се