Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

17. 05. 2019. 18:30 >> 18:34

Lajmet 17.05.2019

17.05.2019

Pritje në Cetinë me rastin e Ditës së pavarësisë

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq,  organizon sonte  në Cetinë pritjen me rastin e Ditës së pavarësisë së Malit të Zi. Nga kabineti i kryeministrit, është kumtuar se pritja me rastin e Ditës së pavarësisë, do të organizohet sonte  në Cetinë. Është paraparë pritja solemne për përfaqësuesit e pushtetit ligjdhënës, ekzekutiv dhe gjyqësor, të korit diplomatik dhe të ftuarave të tjerë nga jeta publike dhe kulturore e Malit të Zi.

Të përkujtojmë se Mali i Zi, të martën me 21 maj, shënon 13 vjetorin e ripërtëritjes së pavarësisë në referendumin e mbajtur në vitin 2006.Sipas rezultateve zyrtare, në referendum kanë votuar 418 mijë e 240 qytetar ose 86.5 për qind të numrit të përgjithshëm të votueseve. Pavarësinë e Malit të Zi e kanë përkrahur 230 mijë e 661 qytetarë ose 55.5 për qind, kurse për ruajtjen e shtetit të përbashkët me Serbinë, kanë votuar 185 mijë e 002 qytetare, ose 44.5 për qind.

 

Mali i Zi  është i vendosur për anëtarësim në BE

Mali i Zi ka treguar përkushtim të fortë në realizimin e reformave dhe Qeveria e Holandës është e gatshme ti ofrojë gjithë ndihmën e vetë në vazhdimin e procesit të asocialit në BE, është theksuar gjatë takimeve të cilat delegacioni i Malit të Zi i ka realizuar në Hagë. Delegacioni i Malit të Zi të cilin e ka kryesuar  bashkëbiseduesi kryesor Aleksandar Drleviq ka zhvilluar disa takime në Hagë me qëllim të prezantimit të rezultateve më të reja në fushën e luftës kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar. Drleviq ka theksuar se zbatimi konsekuent i standardeve evropianë në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të lirive të drejtës dhe sigurisë së qytetarëve ,si dhe progresi i vazhdueshëm në reformën e legjislacionit dhe ndërtimi i institucioneve janë bazë  optimiste se progresi i arritur do të identifikohet në raportin e radhës të komisionit evropianë për Malin e Zi. Përfaqësuesit e delegacionit të Malit të Zi kanë theksuar se të gjitha institucionet , në kapacitetin e vetë të plotë janë të përkushtuara në plotësimin  e detyrimeve që dalin nga kapitujt 23 dhe 24. Përfaqësuesit e Ministrisë të punëve të jashtme të Holandës dhe të Ministrisë së drejtësisë kanë përshëndetur kontributin e Malit të Zi në NATO dhe synimin e qartë për anëtarësim në BE. Në delegacion kanë bërë pjesë anëtarja e grupit negocues për kapitujt 23 dhe 24 Mariana Llakoviq prokurori kryesor special Milivoje Katniq , ndihmës drejtori i Drejtorisë së policisë në sektorin e policisë kriminalistike Enis Bakoviq dhe ndihmës drejtori i Agjencisë për pengimin e korrupsionit Savo Millashinoviq.

 

Komentojnë , por nuk hyjnë në sallën e gjyqit

Kryetarja e Gjyqit suprem, Vesna Medenica ka theksuar se nuk do të lejojë që akt vendimet gjyqësore ti komentojnë atë të cilët , siç ka theksuar ajo, askurrë nuk kanë hyrë në sallën e gjyqit. Duke komentuar procesin gjyqësor për terrorizëm në tentativë në ditën e zgjedhjeve në vitin 2016 , Medenica ka vlerësuar se gjyqtarja e gjyqit të lartë në këtë proces Suzana Mugosha gjatë tërë procedurës ka përjetuar fyerje.

Ajo ka deklaruar se transparenca është oksigjen i secilës demokraci , pra edhe e gjyqësorit të Malit të Zi. Ne duam që të gjithë të shohin se çka punojmë dhe si e kemi bërë punën do ta vlerësojnë instancat më të larta gjyqësore . Nuk do të lejojmë që ta notojnë disa të cilët absolutisht askurrë nuk kanë hyrë në sallën e gjyqit dhe nuk e njohin përmbajtjen e dëshmive dhe i japin të drejtë vetes të vlerësojnë akt vendimin ose ta kualifiikojnë atë, ka theksuar Medenica.

 

Të  dënohen deputetet për mungesën nga puna

Partia Liberale ia ka dorëzuar Kuvendit të Malit të Zi propozim vendimin për ndryshimet dhe plotësimet e rregullores së parlamentit . Me këto ndryshime është paraparë se “deputeti i cili pa arsye nuk merr pjesë në aktivitetet e Kuvendit , në seancat e rregullta më tepër se 30 ditë , të dënohet në të holla në shumë prej 60 për qind të rrogës së deputetit”. Përkujtohet se 27 shtete të Evropës parashohin sanksione të qarta në të holla dhe sanksionet tjera për deputetet të cilët në vazhdimësi nuk marrin pjesë në seancat e parlamentit dhe në trupat punues.

Si konkluzion  të qartë kanë theksuar se të gjitha shtete e kanë rregulluar këtë segment  të funksionimit të parlamenteve nacionale dhe si rezultat kanë pranin e përgjithshme të gjithë deputetëve të pushtetit dhe të opozitës në punën e parlamentit , me përjashtim në situata të jashtëzakonshme të justifikuara.

 

Prej me 1 . korrik të ardhurat minimale 222 euro

Partnerët social e kanë përkrahur propozimin e Qeverisë që rroga minimale prej me 1. korrik të jetë 222 euro , kurse deri në fund të vitit do të vazhdojnë bisedimet për rritje deri në shumën e paraparë , gjegjësisht që rroga minimale e të jetë 50 për qind e rrogës mesatare në republikë. Sekretari i përgjithshëm i Unionit të sindikatave të lira ,Srgja Kekoviq ,ka deklaruar se partnerët social kanë arritur koncezusin në mbledhjen e sotme të Këshillit social lidhur me të ardhurat minimale. “Lidhur me të ardhurat minimale jemi pajtuar që të përkrahim propozimin e Qeverisë që të ardhurat minimale prej me 1. korrik të jenë 222 euro , dhe që deri në fund të vitit të vazhdojnë bisedime për rritjen e rrogës minimale deri në 50 për qind të ardhurave mesatare në Mal të Zi” ,ka theksuar Kekoviq pas mbledhjes së sotme. Partnerët social gjatë debatit për ndryshimet e ligjit për sigurimin invalidor e pensionistë kanë sjell konkluzionin që Ministria për punë dhe çështje sociale si propozues në tre mujorin e dytë tia dërgojë Qeverisë këtë tekst për miratim në formën e propozimit. Kekoviq ka theksuar se partnerët social nuk kanë arritur marrëveshjen për futjen e të ashtuquajturave paketa tarifore për energjinë elektrike .

 

Hahn: SHBA-ja e rëndësishme si mbështetëse e dialogut Kosovë-Serbi

Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn ka thënë se shpreson që do të zhbllokohet dialogu Kosovë-Serbi i cili tash e sa muaj është bllokuar. “Shpresoj se tani do të shkrijnë, jo vetëm për shkak të stinës. Pra, për ta thënë më shkoqur: se së shpejti do të fillojnë bisedimet. Edhe këtu kemi të bëjmë me perspektivën evropiane për të dy vendet dhe një marrëveshje obliguese ndërmjet vendeve është në fund të fundit bazamenti për perspektivën evropiane”, ka deklaruar Hahn në një intervistë për Deutche Welle. Duke folur për përfshirjen e mundshme të SHBA-ve në këtë proces, Hahn ka deklaruar se drejtimi i dialogut nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, është i mjaftueshëm.“Ekziston një dakordim i qartë ndërkombëtar se si duhen bërë këto negociata. Natyrisht është mirë nëse kemi mbështetje edhe nga aktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë dhe kur bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar. SHBA-ja është e rëndësishme si mbështetëse, por struktura aktuale e negociatave, nën drejtimin e Përfaqësueses së Lartë, aktualisht Federica Mogherinit, është e mjaftueshme”, u shpreh Hahn.I pyetur se a e sheh si zgjidhje të mundshme për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, korrigjimin e kufijve, komisioneri Hahn tha se ende është herët që të flitet për zgjidhjet, sepse sipas tij marrëveshja që do të arrihet mes dy vendeve do të jetë gjithëpërfshirëse.“Një vend qendror në marrëveshje do ta zërë çështja e pakicave, sepse ka shumë serbë në të gjithë territorin e Kosovës dhe jo në një zonë të caktuar të Kosovës. Kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Pra, marrëveshja do të përfshijë shumë pjesë të një rebusi, të cilat shpresojmë që së bashku të japin një panoramë shumë të bukur, tha Hahn.

 

Apostolova bën thirrje për zgjedhje transparente në komunat e veriut

Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Natalya Apostolova ka lëshuar sot një deklaratë për media në lidhje me zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës. Në deklaratë thuhet se zgjedhjet transparente, gjithëpërfshirëse dhe të besueshme që ofrojnë një përzgjedhje domethënëse të kandidatëve janë themeli i demokracisë.“BE-ja pret që të gjithë aktorët e përfshirë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në katër komunat në veri të Kosovës të respektojnë integritetin e procesit zgjedhor”, thuhet në deklaratën e Apostolovës. Bashkimi Evropian sipas Apostolovës  thekson rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të rekomandimeve të Misionit Vëzhgues të BE-së nga zgjedhjet e kaluara.“Puna duhet të bëhet në përputhje me marrëveshjen e fundit të arritur në mes të gjitha partive politike në Kuvend”, thuhet në deklaratën e Natalya Apostolovës.

 

Presidenti Meta takohet me Kryeparlamentarin Xhaferi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar sot me Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin. Meta e ka falënderuar Xhaferin për rolin kyç të shqiptarëve për garantimin e proceseve integruese të Maqedonisë së Veriut.“Vlerësova edhe drejtimin e tij gjithëpërfshirës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut duke garantuar të drejtat e opozitës dhe pjesëmarrjen e plotë të saj në jetën institucionale dhe demokratike të vendit”.

 

Marrëveshja e Prespës të mos mbetet vetëm në letër, por të zbatohet

“Ajo që është në letër s’vlen gjë, marrëveshja duhet të jetësohet dhe të zbardhet” tha për Marrëveshjen e Prespës ambasadori francez Kristijan Timonie në konferencën shkencore që u mbajt në Manastir me rastin e 100 vjetorit të Marrëveshjes së Versajës.“Le të punojmë për pajtim, e veçanërisht duke nxjerrë mësime nga e kaluara për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët. Marrëveshja e Prespës hap një perspektivë të re, gjegjësisht tregon se sa e pasur mund të bëhet puna diplomatike për të arritur një marrëveshje të tillë, e cila ka bërë disa hapa përpara drejt pajtimit. Por gjithçka që është në letër nuk vlen fare nëse njerëzit nuk punojnë. Ky është edhe thelbi i një marrëveshjeje, përveç që duhet të përgatitet, ajo duhet të jetësohet dhe të zbatohet për një të ardhme më të mirë dhe për të mirën e njerëzve “, tha Timonie. Ai shtoi se të gjitha gabimet, tragjeditë, por edhe fitoret që kanë qenë në të kaluarën duan t’i shënojnë sot në Evropë së bashku me Maqedoninë e Veriut.

 

Dështojnë bisedimet për Brexit

Bisedimet në mes të Kryeministres së Britanisë së Madhe, Theresa May dhe partisë laburiste lidhur me Brexit kanë dështuar. Ata nuk kanë arrit që sot të arrijnë marrëveshje për dalje nga Bashkimi Evropian, shkruan CNN. Lideri laburist, Jeremy Corbyn, ka thënë se negociatat kanë shkuar “larg aq sa mund të shkonin”  dhe se dy palët nuk kanë qenë në gjendje që të lidhin “boshllëqet e politikave mes tyre”.

Bisedimet në mes të palëve kanë zgjatur afërsisht dy muaj dhe janë thirrur për të provuar për gjetjen e zgjidhjes mbi Brexiti në mënyrë që të aprovohej nga parlamenti britanike.

 

Turqia shqipton dënime të përjetshme për sulmin e 2016-ës

Një gjykatë në Turqi dënoi me burgim të përjetshëm 14 vetë të shpallur fajtorë për kryerjen e një sulmi vdekjeprurës, jashtë një stadiumi të futbollit në Stamboll, më 2016, raporton agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.Dyzeteshtatë njerëz u vranë në sulmin pranë stadiumit Vodafone Arena, kur një makinë bombë goditi një makinë të policisë, ndërsa një sulmues vetëvrasës hodhi veten në erë. Skifterët e Lirisë së Kurdistanit, një grup radikal kurd, e morën përgjegjësinë për sulmin. Gjykata në Silivri, në periferi të Stambollit, u shqiptoi dënime të përjetshme katër të pandehurve nën akuzat për vrasje dhe bombardime të planifikuara, ndërsa dhjetë të tjerëve nën akuzat për ndihmë në vrasje, raporton agjencia turke Anadolu. Katër të pandehur të tjerë morën dënime deri në 15 vjet në burg për, siç thuhet, pjesëmarrje në organizatë terroriste. Turqia ka përjetuar disa sulme në vitin 2016 nga separatistët kurdë, pas një përplasjeje në bisedimet e paqes me qeverinë. Kurdët, me dekada, luftojnë për autonomi në Turqi, por Ankaraja i kundërshton këto përpjekje.

 

Mjeku francez akuzohet për helmim të 17 personave

Franca ka nisur hetim penal kundër një doktori francez që dyshohet të ketë helmuar 17 persona. Anesteziologu, Frédéric Péchie, tashmë është hetuar edhe për shtatë raste tjera të helmimit, që në total kanë rezultuar me nëntë vdekje.Prokurorët dyshojnë se ai me qëllim ka manipuluar me pozitën e tij duke krijuar situata urgjente, ashtu që të tregojë atë që di.Péchier, i cili mohon këto pretendime, përballet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor.Avokati i tij, Jean-Yves Le Borgne, i ka thënë agjencisë së lajmeve, AFP se hetimet nuk kanë vërtetuar asgjë.“Ka mundësi që Doktori Pechier të ketë kryer këto helmime. Mirëpo hipoteza nuk është asgjë më shumë se hipotezë”, ka thënë Borgne.Pechier, 47-vjeçar është hetuar gjatë majit të vitit 2017, për shtatë helmimet e para. Ai më pas është liruar, mirëpo i ishte ndaluar ushtrimi i profesionit.Këtë javë ai është marrë në pyetje nga policia për 66 raste të sulmeve në zemër që u kanë ndodhur pacientëve gjatë operacioneve, ndonëse ato intervenime nuk ishin konsideruar shumë të rrezikshme .Prokurori, Etienne Manteaux, u ka thënë mediave lokale se Pechier është “emëruesi i përbashkët” në secilën rast dhe se ai ka qenë në konflikt të hapur me kolegët e tij. Pechier ka mohuar pretendimet, derisa avokatët e tij kanë akuzuar policinë se ka ndërhyrë në deklaratat që mjeku ka dhënë në intervistimin fillestar.

 

Komuna e Tuzit prezanton tre projekte me rëndësi për zhvillimin e Malësisë

Komuna e sapo formuar e Tuzit, paraqet tre projekte me vlerë mbi 11 milionë euro, tejet të rëndësishme për zhvillimin e Malësisë. Siç kumtohet nga Komuna e Tuzit, fjala është për rikonstruimin dhe ndërtimin e rrugës Dinoshë- Cem i Trieshit, me gjatësi ( 17.3 km), ndërtimin e rreth-rrotullimit përballë Kishës Katolike, në Tuz, si dhe për fazën e parë të bulevardit Tuz-Podgoricë, me gjatësi (4 km).

Tenderët për realizimin e këtyre projekteve janë përfunduar dhe janë përzgjedhë kompanitë që do të realizojnë punimet!Siç kumtohet nga Komuna, do të realizohen edhe projekte të tjera të rëndësishme infrastrukturore me vlera milionëshe, që do përmirësojnë kushtet e jetës për të gjithë qytetarët e Malësisë!

 

QKI “Malësia” në Tuz vazhdon  me programin filmik

Premiera  e filmit komedi “Pse me donë ” do te jepet ne QKI “Malësia” ne Tuz te shtunën, me 18 maj 2019 ,me fillim ne ora 21 .Rikujtojmë se ne Ulqin ishte premiera me 30 prill. Në film luajnë Imi Nimanbegu, Rajmonda Cuka, Bashkim Alaj, Shefqet Luca, kamera Astrit Lajka, montazhi Robert Jankoviq

Xhirimi i filmit “Pse më don” filloi në nëntor te vitit te kaluar. Bëhet fjalë për dashurinë e një çifti ku kalojnë çastet e ndërlikuara në lidhjen e tyre, të cilën e paraqesin në mënyrëkomike.

Sa here kemi komentuar “problemet”e çifteve moderne me karaktere te ndryshme? Ngjarje plot intriga dhe mosmarrëveshje që në fakt rëndom ndodhin në provincat e mbarë Ballkanit, por këtë herë janë të ngjyrosura me dialektin dhe karakterin kulturor të zonës. I sjellim për ju me një humor që thumbon dhe që, mbi të gjitha, pasqyron realitetin e përditshmes sonë.

 

Nesër mot i ngjashëm

    Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i kthjellët. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut.

      Temperaturat: Podgoricë 24, H. Novi 23, Tivar, Ulqin e Budvë 22, Beranë 19, Cetinë, Plevle, Kollashin e Shavnik 18, B. Pole 17, Nikshiq e Plavë 16, Plluzhinë e Rozhaj 15 dhe në Zhablak 12 g.

         Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me intervale të gjata me diell. Do të fryjë erë  mesatare , vende vende deri e fortë jugore dhe lindore. Temperatura e mëngjesit prej 2 deri në 12, kurse më e larta e ditës prej 16 deri në 25 g. c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се