Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

13. 05. 2019. 17:56 >> 18:04

Lajmet 13.05.2019

13.05.2019

Misioni mi ekspertëve të BE në Mal të Zi

Prej nesër deri të premtën në Mal të Zi do të qëndrojë misioni i ekspertëve të BE në temën ,, Preventivat dhe lufta kundër kontrabandës dhe tregëtisë ilegale me cigare,, është kumtuar nga sekretarjati i përgjithshëm i qeverisë. Qëllimi i qendrimit të misionit është vlerësimi i situatës aktuale dhe shqyrtimi i progresit në fushën e parandalimit dhe të luftës kundër kontrabandës me cigare nga perspektiva e bisedimevet për asocimin e Malit të Zi në BE në kapitujt 24 – drejtësia , liria dhe siguria dhe kapitulli 29 – Unioni doganor. Theksohet se ekspertët do të bisedojnë me perfaqësuesit e organeve kompetente për pengimin e kontrabandës me cigare dhe të drejtorisë së doganave, pastaj të prokurorisë, policisë të inspekcionit të tregut dhe është paraparë vizitë e organizuarë në Portin e Tivarit. Misionin do ta udhëheqë eksperti i zyrës për luftën kundër mashtrimeve të Komisionit Evropian dhe ekspertja e pavarur nga Italia.

Duamë të valorizojmë potencialin e veriut

Qeveria e Malit të Zi dëshiron që brenda afatit sa më të shkurtër , në formë të qendrueshme,të valorizojë potencial zhvillimor,para së gjithash të veriut të shtetit,me qëllim që të sigurojë standart më të lartë jetësor për banorët , ka deklarua kryeministri Dushko Markoviq gjatë takimit me delegacionin e firmës Austriake Dopllmajer në krye me drejtorin e grupacionit Dopllmajer – Garaventa, Mihaell Dopllmajer. Siç është kumtuar nga kabineti i kryeministrit markoviq ,në takim është vlerësuar lartë bashkëpunimi i deritashëm me firmën Dopllmajer dhe interesimi për bashkëpunim afatgjatë , duke pasur parasysh renomenë e kompanisë dhe faktin se me investuesit e tillë nuk vijnl vetëm të hollat dhe infrastruktura , por edhe njohuritë dhe standartet Evropiane të afarizmit.

Shpallje publike për zgjedhjen e kryetarit të gjyqit suprem

Këshilli gjyqësor ka shpallur sot konkursin publik për zghedhjen e kryetarit të gjyqit suprem të malit të Zi. Kryetares aktuale të gjyqit suprem Vesna Medenica, mandati i dytë në këtë funksion i përfundon me 26 korrik. Kryetarin e gjyqit suprem,sipas ligjit e zgjedh dhe e shkarkon kolegji gjyqësor. Përveç fletëparaqitjes, kandidatët për këtë funksion duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin e paraparë me ligj për këshillin gjyqësor dhe gjykatësit. Përndryshe mandati i kryetarit të gjyqit suprem zgjatë 5 vjet.

Të enjten për emërimin e anëtarëve të këshillit

Këshilli administrativ të enjten , siç është kumtuar, do të vazhdojë procedurën për emërimin e antarëvet të këshillit të RTMZ. Përbërjes aktuale të këshillit të RTMZ mandati i skadon me 19 qershor. Ftesa publike propozuesëve të autorizuar për kandidatët në këtë funksion u është dërguar kah fundi ijanarit. Nga një kandidat e propozojnë universistetet në Mal të Zi , akademia e shkencave dhe arteve të Malit të Zi,institucionet nacionale të kulturës dhe OJQ nga fusha e kulturës etj. Të përkujtojmë se anëtarë të këshillit nuk mund të jenë deputetët dhe këshilltarët, individët të cilët i zgjedhë, i emëron ose i vendos parlamenti, kryetari i shtetit ose qeverisë,të punësuerit në RTMZ dhe as funksionarët e partive politike.

lajmet e rreme janë problem në shoqërinë malazeze

Më tepër se gjysma e gazetarëve të anketuar konsideron se lajmet e rreme janë problem në shoqërinë malazeze dhe pothuajse të gjithë kanë vlerësuar se gazetarët duhet të jenë linja e parë e mbrojtjes kundër kësaj dukurie, theksohet në studimin të cilin e ka punuar agjencia ,,De Facto,,. Studimi është punuar në kuadër të projektit ,, Merremi me Etikën dhe Lajmet e Rreme,, të cilin e ka përkrahur BE dhe të cilin e realizojnë agjencia Mina dhe OJQ No Men dhe 35 MM. Vlera e përgjithshme e projektit i cili do të zgjasë 15 muaj është rreth 128 mi euro. Drejtori ekzekutiv i agjencisë Mina, Jasha Joviqeviq ka theksuar se qellimi i projektit është ngritja e ndërgjegjes së qytetarëvet mbi kodeksin etik,mënyra në të cilën ata duhet ta perceptojnë dhe si ta kuptojnë se eventualisht janë të dëmtuar ose janë shkelur të drejtat e tyre.

 

Çmimet e derivateve mbetën të njëjta

Çmimet e të gjitha llojeve të karburanteve në Mal të Zi do të mbesin të njëjta edhe gjatë 15 ditëve të ardhshme, është kumtuar nga Ministria e Ekonomisë. Çmimet e Euro super 95 dhe 98 gjatë 15 ditëv etë ardhshme do të jenë 1,37 , respektivisht 1,41 euro për litër. Edhe çmimi i Euro dizelit mbetet i njëjtë dhe gjatë 15 ditëve të ardhshme do të kushtojë 1,25 euro për litër.

THAÇI: E GJITHË BOTA DO TË MARRË VESH SE ÇFARË KRIME BËRË SERBIA NË KOSOVË

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se nuk duan pajtim me Serbinë pa u zbardhur fati i të pagjeturve, derisa ka thënë se e gjithë bota duhet të marr vesh për krimet serbe në Kosovë. Në tubimin kushtuar Ditës së Martirëve në fshatin Korishë, kreu i vendit e ka vlerësuar iniciativën e Kuvendit për krijimin e rezolutës që dënon gjenocidin serb në Kosovë. “Më vjen mirë që Kuvendi i Kosovës ka filluar të lëvizë me krijimin e rezolutës që dënon gjenocidin e bërë në Kosovë nga forcat serbe si dhe të kërkojnë drejtësi për krimet e bëra. ”Sot kujtojmë me respektin më të lartë dhe nderimin më të lartë shtetërorë të gjithë martirët e Korishës. Edhe martirët e Korishës janë produkt i drejtpërdrejtë i dhunës sistematike të organizuar nga shteti i Serbisë. Gra, fëmijë e pleq, u vranë në rrethana që i detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, oborret e tyre, trojet e tyre, dhe dhunshëm ngarkuar në rimorkio për t’i zënë rob për t’i bllokuar deri në momentin e asaj që ndodhi”, ka shtuar Thaçi.

VESELI:PËR MASAKRAT NË KOSOVË DIKUSH DUHET TË JAPË PËRGJEGJËSI

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli njoftoi sot se të enjten do të votohet për themelimin e Komisionit Shtetëror që do të punojë në dokumentimin e gjenocidit në Kosovë dhe të bartë nismën për themelimin e Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë. “Ashtu siç kam paralajmëruar, sot para Kryesisë së Kuvendit të Kosovës kam paraqitur propozimin që këtë të enjte të mbahet seancë parlamentare për themelimin e një Komisioni Shtetëror i cili do ta ketë si mision konfirmimin, hulumtimin dhe klasifikimin e gjenocidit të kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë”, tha ai. Veseli po ashtu ka thënë se ish-Tjegullorja në Prishtinë mund të jetë një nga lokacionet e mundshme për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit në Kosovë. Ai tha se do të ndërtohet edhe një Memorial për viktimat e luftës në Kosovës. Përpos këtyre, ai përmendi edhe ndërtimin e një Muzeu në Stacionin e Trenit në Prishtinë, përmes së cilit do të përkujtohet përndjekja e rreth 1 milionë shqiptarëve nga Kosova, nga forcat serbe. Kryetari i Kuvendit tha se ky proces mund të zgjasë por do të ndodhë, dhe se askush nuk do të mund të mohoj masakrat në Kosovë. Për këto tha ai, dikush duhet të japë përgjegjësi.

PDK DHE VETËVENDOSJE HAPIN FUSHATËN NË VERI TË MITROVICËS

Ka nisur fushata parazgjedhore për zgjedhjet e 19 majit në veri të Kosovës.Në këto zgjedhje garojnë Lista Serbe, Partia Demokratike e Kosovës si dhe Lëvizja Vetëvendosje. Këto dy të fundit tashmë kanë hapur fushatën për kryetar të Mitrovicës Veriore. Kandidatja e Partisë Demokratike për kryetare të kësaj komune, Gonxhe Çaushi hapi fushatën me vizitat që i ka bëri disa bizneseve në Lagjen e Boshnjakëve. Ajo iu ka premtuar kushte më të mira.Ndërkaq, kandidati i Vetëvendosjes, Erden Atiq ka thënë se kanë në plan bashkimin e qytetit të Mitrovicës. Ai tha se fushatë do të bëjë në mënyrë jo shumë publike për t’u treguar planprogramin të rinjve.Në zgjedhjet e 19 majit garon edhe Lista Serbe me ç'rast në veri të Mitrovicës, janë shfaqur posterët e kandidatit të saj për kryetar të kësaj komune, Goran Rakiq, njofton Klan Kosova.Komisioni Qendror Zgjedhor ka angazhuar 670 komisionarë që do të angazhohen në 44 qendra të votimit në gjithsej 87 vendvotime për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri që do të mbahen më 19 maj në katër komuna. Të drejtë vote në Mitrovicën Veriore kanë 22.242 persona, në Leposaviq 18.390, në Zveçan 9.276 dhe në Zubin Potok 8.612.

 

Shqipëri: Opozita përsëri në protestë, Rama fton për dialog

Pas ngjarjeve të protestës së të shtunës mbrëma në Tiranë, ku dhjetëra policë e qytetarë mbetën të lënduar nga përplasjet e dhunshme mes vete, 84 protestues janë të proceduar për “aktet e dhunës ndaj punonjësve të policisë dhe institucioneve shtetërore”, ku 50 nga ta janë të arrestuar. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë për media tha se nga protesta e opozitës “nuk ka fitues dhe humbi çdokush”, dhe shtoi se është i gatshëm për dialog me kreun opozitar, Lulzim Basha. “Unë jam këtu i gatshëm për dialog, për të diskutuar me Lulzim Bashën. I kanë djegur karriget e tyre dhe janë popull. Ulemi, flasim dhe kthejmë në nisma ligjore shqetësimet që ata kanë për të përmirësuar jetën e popullit, nëse kjo nuk është një luftë e ulët për të bërë një pazar. Të ulemi dhe të flasim për çdo shqetësim. Të ulemi, të flasim për çdo gjë, së ndryshe më herët se vonë, turpi do t’i ndjek pas gjithë kohës, ata të cilët kanë ende mundësi që të kenë turp”, theksoi Rama. Kryeministri ripërsëriti se protestat e dhunshme nuk janë alternativë, duke i çuar mesazh liderit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se ka tërhequr partinë e tij nga rruga demokratike dhe vullneti i qytetarëve, për të pasur opozitë në Kuvend, dhe e ka vendosur atë në rrugë.

Mustafaj - SHQIPËRIA E KOSOVA DUHET TA BËJNË TË PARËNDËSISHËM KUFIRIN MES TYRE

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj, tha se shqiptarët nuk kanë qenë më mirë se asnjëherë më parë në Ballkan.“Sot kemi Shqipërinë në NATO. Kemi Kosovën si shtet të pavarur, kemi shqiptarët në Malësi të bashkuar ku fituan komunën, ai është nj shembull se si duhet të bashkohen. Sot shqiptarët në Maqedoninë kanë rol të madh, çka ka treguar edhe situata e ndërrimit të emrit”, tha Mustafaj në emisionin “Aktual”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK3). Sipas tij shqiptarët në Luginën e Preshevës janë në një situatë më dramatike. Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj, vlerësoi se dy shtetet shqiptare Kosova e Shqipëria nuk po punojnë mirë që kufiri të kthehet në formalitet. “Shqipëria e Kosova duhet ta bëjnë të parëndësishëm kufirin mes tyre”, tha ai.

 

Pompeo niset drejt Brukselit para bisedimeve me Putinin në Rusi

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo pritet të arrijë sot në Bruksel, para se të niset drejt Rusisë, në vizitën e tij të parë si zyrtar i lartë amerikan, për të zhvilluar bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin, në kohën kur ekzistojnë tensione në mes të Uashingtonit dhe Moskës. Këto bisedime do të shënojnë diskutimet e nivelit më të lartë në mes të zyrtarëve amerikanë dhe atyre rusë, prej korrikut të vitit të kaluar, kur presidenti amerikan, Donald Trump dhe Putin janë takuar në Finlandë. Në Bruksel, Pompeo do të takohet me zyrtarët evropianë për diskutuar rreth Iranit dhe çështjeve tjera. Pompeo pritet të takohet me Putinin dhe ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrovnë Soçi më 14 maj, ka njoftuar Departamenti amerikan i Shtetit. “Pika kyçe kur të diskutojmë politikën tonë ndaj Rusisë, që është të theksojmë se Rusia ka ndërmarrë një varg të hapave destabilizues dhe agresiv në rangun global”, ka thënë një zyrtar i Departamentit të Shtetit.

Në Lituani do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale

Votuesit në Lituani do t’iu drejtohen kutive të votimit sërish pas dy javëve, pasi në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale nuk është përcaktuar fituesi. Rezultatet preliminare të procesit zgjedhor të 12 majit kanë treguar se Ingrida Simonyte, ligjvënëse dhe ish-ministre e Financave ka fituar 31.13 për qind të votave.

Gitanas Nauseda, një zyrtar bankar, i kthyer në politikan, ka fituar 30,95 për qind të votave. Kryeministri i qendrës së majtë, Saulius Skvernelis është zotuar se do të japë dorëheqje pasi ka dështuar që të kualifikohet për raundin e dytë zgjedhor. Në këtë proces zgjedhor kanë marrë pjesë 57 për qind e popullsisë. Kandidati fitues është dashur të sigurojë më shumë se 50 për qind të votave, në mënyrë që të anashkalojë zgjedhjet e 26 majit. Fituesi do të zëvendësojë, Dali Grybauskaiten, i cili ka shërbyer dy mandate pesëvjeçare në krye të shtetit të Lituanisë nga viti 2009.

 

Ministrat evropianë shqyrtojnë mundësi për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin

Ministrat e Jashtëm të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë pritet të takohen në Bruksel për të diskutuar rrugët për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore, që ka nënshkruar Irani me fuqitë botërore. Bisedimet e këtyre ministrave me shefen për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini vijnë pas Teherani ka bërë të ditur javën e kaluar se do të heqë dorë nga disa pika të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, nëse nuk mbrohen interesat e Iranit kundër sanksioneve amerikane. Tensionet në mes të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë përshkallëzuar prej kur Uashingtoni është larguar një vit më parë nga kjo marrëveshje dhe ka rikthyer të disa sanksionet kundër këtij shteti.

Sipas marrëveshjes, Irani duhet të frenojë aktivitetin bërthamor në mënyrë që të lirohet nga sanksionet ndërkombëtare. Mbështetësit evropianë të marrëveshjes kanë tentuar të ruajnë këtë dokument, mirëpo Teherani e ka cilësuar këtë proces shumë të ngadalshëm. Para se të takohej me ministrat e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, Mogherini u ka thënë gazetarëve: “Ne do të vazhdojmë të mbështesim marrëveshjen aq sa mundemi me gjithë instrumentet dhe përkushtimin tonë politik”. Bisedimet do të fokusohen në atë se si “të mbështetet zbatimi i plotë i marrëveshjes bërthamore”, ka thënë Mogherini.

 

SHBA paralajmëron për tensione të shtuara në Irak

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bagdad lëshoi një alarm të sigurisë për qytetarët amerikanë, duke i paralajmëruar për "tensione të shtuara" në Irak dhe kundër udhëtimit në këtë vend. Paralajmërimi vjen në kohën e tensioneve në rritje midis Iranit fqinj dhe Shteteve të Bashkuara. Ambasada amerikane nuk dha detaje për natyrën e kërcënimeve. Javën e kaluar, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, realizoi një vizitë të papritur në Bagdad. Vizita u bë pasi Uashingtoni dërgoi një aeroplanmbajtëse dhe një forcë bombarduese në Lindje të Mesme, gjë të cilën zyrtarët amerikanë e përshkruan si përgjigje ndaj kërcënimeve të Iranit. "Në rast se Irani vendos t'iu kundërvihet interesave amerikanë - qofshin ata në Irak, Afganistan, Jemen apo kudo në Lindjen e Mesme, ne jemi të gatshëm të përgjigjemi në mënyrën e duhur", tha Pompeo në një intervistë për televizionin CNBC. "Qëllimi ynë nuk është lufta", shtoi ai.

 

Suedia rinis hetimet kundër Julian Assange

Prokurorët suedezë do të rinisin hetimet rreth dyshimeve për dhunim kundër themeluesit të organizatës, Wikileaks, Julian Assange. Autoriteti i Prokurorisë suedeze ka marrë këtë vendim më 13 maj, meqë procesi hetimor ishte mbyllur më 2017. Kërkesa për të rihapur hetimet është bërë muajin e kaluar nga avokati i gruas që pretendon se është dhunuar nga Assange gjatë një vizite në Suedi më 2010. Assange ka mohuar këto pretendime, duke thënë se gjithçka mes tyre ka ndodhur me pajtueshmëri reciproke. Ai ka qëndruar si refugjat në Ambasadën e Ekuadorit në Londër nga viti 2012, duke i ikur lirimit me kusht, ashtu që t’i shmanget ekstradimit në Suedi. Ai është dëbuar nga kjo ambasadë më 11 prill të këtij viti dhe më vonë është dënuar nga një gjykatë britanike me 50 javë burgim për shkelje të kushteve të lirimit me kusht. Shtetet e Bashkuara po ashtu janë duke kërkuar 47-vjeçarin e lindur në Australi, për rolin që dyshohet ta ketë pasur në publikimin e materialit të klasifikuar diplomatik dhe atij ushtarak më 2010.

Nesër mot i vranët dhe me reshje

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët dhe me reshje të shiut. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejti i lindjes. Tempertaurat: Budvë 18, Tivar, Ulqin e H. Novi 17, Podgoricë 16, Beranë e Rozhajë 15, Plevle 14, B. Pole 13, Nikshiq, Cetinë, Kollashin, Plluzhinë e Plavë 12, Shavnik 11 dhe në Zhablak 6 gradë. Për nesër metereologët parashohin të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje e bubullimë lokale. Të reshura më të dendura pritën gjatë orëve të pasditës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 3 deri në 13 kurse më e larta e ditës prej 8 deri në 21 gc.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се