Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

10. 05. 2019. 18:41 >> 18:51

Lajmet 10.05.2019

10.05.2019

Nuk ndihem i rrezikuar për shkak të akt vendimit të Gjyqit

Prokuroria speciale e shtetit është e kënaqur me shqiptimin e vendimit në rastin e terrorizmit në tentativë në ditën e zgjedhjeve parlamentare në vitin 2016, me të cilin të akuzuarit janë dënuar me gjithsej me afro 70 vjet burg,ka theksuar prokurori kryesor special Milivoje Katniq. Ai, duke komentuar mesazhet e funksionarëve

të FD në konferencën e djeshme për gazetarët, ka theksuar se nuk ndihet i rrezikuar për shkak të akt vendimit .Po ashtu duke komentuar shkrimet se dënimi i liderëve të FD është sjell me urdhrin e vëllezërve Gjukanoviq ,Katniq ka theksuar se ata nuk kanë kurrfarë ndikimi në punën e Prokurorisë. Lidhur me mesazhet e Mandiq dhe të Knezheviq se të pafajshëm nuk do të shkojnë në burg dhe se do të rezistojnë në rast të arrestimit ,Katniq ka theksuar se pajtohet me ta se askush i pafajshëm nuk duhet të vuaj burgun .Ai ka sqaruar se vijon procedura e ankesave dhe ka apeluar që të gjithë ta shfrytëzojnë këtë procedurë dhe të besojnë në institucionet e sistemit.

Hetimet duhet të jenë thelbësore dhe të pavarura

Mali i Zi nuk ka probleme të sistemit për respektimin e standardeve më të larta të Konventës evropiane për të drejtat e njeriut kur është fjala për torturim,sjellje jo njerëzore ,nënçmuese ose ndëshkuese,gje që inkurajon ,ka vlerësuar kryetari i Shoqatës së prokurorëve, Veselin Vuckoviq. Me Konventë garantohet ndalimi i torturimeve,gjegjësisht askush nuk guxon të jetë i torturuar ose i dënuar në forma jo njerëzore dhe nënçmuese ,bile as në kushtet më të vështira ,sic është lufta kundër terrorizmit .”Andaj ,ne si profesionist në veçanti duhet të jemi sensitiv me rastin e hetimeve ,sepse janë të mundshme shkeljet e lirive dhe të drejtave njerëzore në këtë fazë të procedurës “,ka theksuar ai në konferencën me temën “Standardet e rezultateve të hetimeve për vepra të torturimit në Mal të Zi “.Kryetari i Gjyqit kushtetues , Dragolub Drashkoviq ,ka theksuar se shteti është përgjegjës për sjelljet e policisë ,të forcave të sigurisë dhe të organeve tjera publike të cilat e zbatojnë ligjin ,pa marr parasysh nëse veprojnë në bazë të urdhrave ose sipas vullnetit individual.

Mali i Z i me idealet e të drejtës dhe të lirisë që moti i takon Evropës

Mali i Zi me historinë dhe kulturën,me idealet e të drejtës ,të barazisë dhe lirisë që moti i takon Evropës ,ka vlerësuar ministri i punëve të jashtme Srgjan Darmanoviq dhe ka shtuar se anëtarësimi në BE është prioritet primarë i politikës së jashtme të shtetit. Ai ka theksuar se sot shënohet njëra ndër datat më të rëndësishme në historinë bashkëkohore botërore, me të cilën është trasuar rruga e vizionit të Evropës së fortë ,të bashkuar në paqe dhe prosperitet. Këto janë vlera të cilat i synon edhe Mali i Zi ,ka theksuar Darmanoviq në manifestimin me rastin e Ditës së Evropës. Sipas fjalëve të tij,Mali i Zi ,të cilin e ndërtojmë se bashku mbi principet e shoqërisë qytetare ,me historinë dhe kulturën e vet,me idealet e të drejtës ,të barazisë dhe lirisë që moti i takon Evropës.”Mali i Zi sot është në pozitën e vendit udhëheqës nga rajoni në integrimet evropiane dhe jemi të sigurt se Mali i Zi do të jetë anëtari i radhës i BE .Megjithatë,fjala nuk është vetëm për Malin e Zi “,ka theksuar Darmanoviq.

Shefi i Delegacionit të BE në Mal të Zi, Aivo Orav ka përkujtuar se me 9. maj të vitit 1951 ministri i punëve të jashtme të Francës ,Robert Shuman ka paralajmëruar formën e re të bashkëpunimit politik në Evropë ,”i cili luftërat ndermjet shteteve evropiane do ti bëjë të pamundura ,kurse sot këtë ditë e shënojmë dhe e festojmë në tërë botën”,ka thënë Orav.

Të përcjellën me vëmendje sfidat e sigurisë

Këshilli për mbrojtje dhe siguri ka vlerësuar se është e domosdoshme të vazhdohet përcillja me vëmendje e çështjeve të nacionalizmit,ekstremizmit dhe terrorizmit të motivuar fetarë ,sepse këto sfida të sigurisë mund të reflektohen në rendin juridik,sovranitetin ,integritetin territorial dhe në sigurinë e qytetarëve dhe shtetit të Malit të Zi .Këshilli në mbledhjen e sotme ,në të cilën ka marr pjesë drejtori i Agjencisë për sigurinë nacionale Dejan Peruniciq ,është informuar për aktivitetet e agjencisë në vitin e kaluar.

Këshilli ,për shkak të kërcënimeve të sigurisë dhe të sfidave ,specifike për Ballkanin Perëndimor,insiston në vazhdimin e aktiviteteve me qellim të përparimit të me tejmë të sigurisë dhe stabilitetit me qellim të dhënies së kontributit në bashkëpunimin më cilësor rajonal. Është vlerësuar se duhet të vazhdohet me përcjelljen e hyrjes së emigrantëve si sfidë gjithnjë e më serioze në fushën e sigurisë .

 

Të zbatohet aktivisht politika mbrojtëse e Aleancës

Mali i Zi si anëtari më i ri i NATO-s aktivisht do të vazhdojë të përcjell dhe të zbatojë politikën mbrojtëse të Aleancës ,duke përkrahur përpjekjet integruese të shteteve partnere dhe duke promovuar politikën e dyerve të hapura .Këtë e ka vlerësuar drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për politikën e planifikimit të mbrojtjes Ivica Ivanoviq gjatë bisedimeve me nënsekretarin e mbrojtjes të SHBA, Xhon Rud në Uashington. Nga Ministria e mbrojtjes është kumtuar se Ivanoviq ka apostrofuar përkrahjen e gjithanshme të SHBA për Malin e Zi në fushën e integrimeve euroatlantike ,si dhe bashkëpunimin aktual ndërmjet dy vendeve, i cili bazohet mbi principet e partneritetit dhe aleancës strategjike .Theksohet se Ivanoviq e ka njoftuar mikpritësin me prioritetet e zhvillimit të sektorit mbrojtës në Mal të Zi ,duke theksuar se anëtarësimi në NATO ka qenë sukses historik i Malit të Zi, kur është fjala për politikën e jashtme dhe të sigurisë. Në kumtesë thuhet se nënsekretari Rud ka vlerësua suksesin e mirë të Malit të Zi në realizimin e reformave të domosdoshme në sektorin e sigurisë dhe të cilat i kanë paraprirë anëtarësimit në NATO. Ai ka vlerësuar lartë kontributin aktiv të Malit të Zi në sistemin kolektiv të mbrojtjes.

 

Thaçi: Gërmadhat kufitare Kosovë-Shqipëri duhet të hiqen përgjithmonë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi gjatë kthimit për në Kosovë ka komentuar sërish kufirin Kosovë-Shqipëri, i cili ka thënë se duhet të hiqet, sepse është vendosur jashtë vullnetit tonë.“Sapo kalova pikën kufitare në Morinë, e cila ndanë padrejtësisht Kosovën dhe Shqipërinë. Kufi ky i vendosur jashtë vullnetit të Kosovës dhe Shqipërisë. Këto gërmadha kufitare duhet të hiqen njëherë dhe përgjithmonë. Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë liri të lëvizjes dhe mallrave sipas standardeve evropiane. Institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të guxojnë t’i marrin këto vendime dhe atë pa humbur kohë!”, ka shkruar presidenti Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Homazhet për nëntetaren Hasanaj, Rama: Ta kujtojmë gjithmonë

Kryeministri i shqipërisë Edi Rama mori pjesë në homazhet e zhvilluara në Pallatin e Kongreseve për nder të nëntetares Zarife Muharrem Hasanaj, që ra në krye të detyrës gjatë misionit të Forcave të Armatosur në Letoni.

Shefi i qeverisë shqiptare shprehu ngushëllimet e thella për të ndjerën, duke thënë se ne duhet ta kujtojmë atë për përpikmërinë që e karakterizonte.

“ Kjo është e para vajzë në historinë tonë të Forcave te Armatosura që ndahet nga jeta në krye të detyrës. Hasanaj sakrifikoi jetën në mbrojte të atdheut. S’na mbet gjë tjetër, përveç se t’i japim lamtumirën dhe ta kujtojmë gjithmonë”, tha Rama.

Këshilli i Ministrave të Shqipërisë ka shpallur ditën e sotme dite zie kombëtare në nderim të nëntetares Zarife Muharrem Hasanaj, rënë në krye të detyrës gjatë misionit të saj jashtë vendit.

 

Basha: E shtuna vendimtare. S’është betejë për pushtet

Ora 18:30 e së shtunës do i gjejë sërish opozitaret në sheshin para Kryeministrisë në protestën e katërt kombëtare për largimin e Edi Ramës.

“Beteja që kemi nisur nuk është betejë për pushtet, por për vlerat europiane. Nuk shkohet në Europë pa zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vetëm zgjedhjet e lira e të ndershme garanton parlament legjitim”, u shpreh Basha, transmeton TCH.

Basha ftoi edhe socialistët të dalin ne shesh ndërsa lajmëroi se protestës do i bashkohen 300 studentët europianë, të organizatës studentore të Partisë Popullore Europiane.“Kjo është një betejë kombëtare, por është edhe një betejë evropiane”, tha Basha.

Opozitarët kanë lajmëruar se protesta e së shtunës do të jetë vendimtare. Grupi organizator po merret me detajet e fundit, ndërsa burime bëjnë me dije se protesta do të zgjasë per me shume se 3 orë.

 

Tsipras pritet t'i mbijetojë votëbesimit në parlament

Kryeministri grek, Alexis Tsipras pritet t’i mbijetojë votëbesimit të pestë në parlamentin e këtij shteti, prej kur ka ardhur në pushtet më 2015.Votimi i 10 majit vjen në kohën kur Tsipras synon të rrisë mbështetjen para tri palë zgjedhjeve që pritet të mbahen në të ardhmen e afërt: zgjedhjet lokale, zgjedhjet për Parlamentin Evropian më 26 maj si dhe zgjedhjet kombëtare, që ka shumë mundësi të mbahen në muajin tetor.Kjo është hera e dytë që ai ka kërkuar proces votëbesimi.“Unë kërkoj besimin e parlamentit dhe popullit grek për 26 maj, në mënyrë që të zbatojmë planin katërvjeçar për rimëkëmbje shoqërore”, ka thënë Tsipras teksa është larguar nga samiti i Bashkimit Evropian që është mbajtur në Rumani.

Tsipras pritet të fitojë rreth 152 vota në parlamentin me 300 ulëse, mjaftueshëm për t’i mbijetuar kësaj mase. Ai ka negociuar dhe nënshkruar marrëveshjen me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev për ndryshim të emrit të Maqedonisë në Maqedonia e Veriut, duke i dhënë fund kontestit për emrin.

Greqia ka kundërshtuar përdorimin e këtij emri nga fqinji i saj për shkak të një province greke, të emëruar njëjtë.

Tsipras është përballur me kundërshtime nga nacionalistët e linjës së ashpër për arritjen e kësaj marrëveshjeje. Pak para nënshkrimit të marrëveshjes, partia Demokracia e Re ka kërkuar votëbesim për të.

Mirëpo pas një debati të ashpër në parlamentin grek më 25 janar, marrëveshja është miratuar derisa ky hap është mirëpritur nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara.

Ushtria amerikane vret disa pjesëtarë të IS-it në Somali

Një sulm ajror i Shteteve të Bashkuara vrau 13 militantë të grupit Shteti Islamik (IS) në rajonin Puntland të Somalisë, bëri të ditur ushtria amerikane.Ajo e ka intensifikuar fushatën e sulmeve ajrore në Somali prejse presidenti amerikan, Donald Trump, ka marrë detyrën, duke thënë se ka vrarë mbi 800 militantë në dy vjet. Shteti Islamik ka mbledhur rekrutë në Puntland, ndonëse ekspertët thonë se ai mbetet një lojtar i vogël, krahasuar me grupin islamist Al Shabab, i cili dikur ka kontrolluar shumë pjesë të Somalisë.

Komanda Amerikane e Afrikës tha se sulmi i fundit ka pasur në shënjestër një kamp të Shtetit Islamik në malet Golis. Somalia është përfshirë nga lufta civile dhe kryengritja islamike qysh në vitin 1991, kur kryekomandantët e fiseve kanë shkatërruar një diktator dhe më pas janë kthyer kundër njëri-tjetrit. Al Shababi është dëbuar nga kryeqyteti Mogadishu në vitin 2011, por vazhdon të ketë një prani të fortë në disa pjesë të Somalisë jugore dhe qendrore.

 

Së paku 70 migrantë vdesin nga fundosja e anijes në Tunizi

Të paktën 70 migrantë janë mbytur dhe 16 të tjerë kanë shpëtuar pasi një anije është fundosur në ujërat ndërkombëtarë në bregun e Tunizisë, ka njoftuar agjencia shtetërore e lajmeve, Afrique Presse.

Anija është thënë të jetë nisur nga Libia në Evropë.

Anijet për shpëtim kanë tentuar që të shpëtojnë trupat nga qyteti bregdetar, Sfaks, ka njoftuar kjo agjenci.

Të 16 personat tjerë janë shpëtuar nga një peshkatar afër zonës ku ka ndodhur aksidenti.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Migrim ka thënë se të paktën 50 persona kanë vdekur, mirëpo ka përmendur edhe 16 personat e mbijetuar.

 

Pompeo do të takohet me Putinin në Rusi

Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar se Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov gjatë një vizite në Rusi më 13 dhe 14 maj.

Përmes një deklarate të publikuar më 10 maj, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus ka thënë se bisedimet e Pompeos me Putinin dhe ministrin Lavrov do të zhvillohen në Soçi të Rusisë më 14 maj.Ortagus po ashtu ka thënë se aty do të diskutohen “sfidat” me të cilat përballen Rusia dhe Shtetet e Bashkuara.

Pompeo pritet që të takohet edhe me pjesëtarë të ambasadës amerikane në Moskë si dhe me liderë biznesorë amerikanë në Rusi.

Aktualisht Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë mospajtime rreth rolit që ka secili shtet në Venezuelë, pasi përkrahin palë të kundërta.

Lideri opozitar, njëherësh presidenti i përkohshëm, Juan Guaido, ka përkrahjen e Shteteve të Bashkuara derisa presidenti i kontestuar, Nicolas Maduro gëzon përkrahjen e Rusisë dhe Kinës.

 

Rusia dhe Japonia kanë qëndrime të ndryshme për arritjen e marrëveshje së paqes

Ende ekzistojnë dallime “jashtëzakonisht të mëdha” në mes të Rusisë dhe Japonisë rreth marrëveshjes për paqe të kohës së Luftës së Dytë Botërore, përmes së cilës Tokio synon t’iu japë fund mospajtimeve territoriale në mes të të dyja shteteve, është cituar të ketë thënë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov sipas agjencive të lajmeve ruse.Lavrov i ka bërë këto komente në një takimin me homologun e tij japonez, Taro Kono në Moskë më 10 maj.“Gjatë raundeve të kaluara të bisedimeve në janar dhe shkurt, si dhe gjatë konsultimeve në mes të zëvendësve tanë, palët kanë qartësuar qëndrimet e tyre dhe kanë diskutuar në hollësi aspektet e tyre historike dhe ligjore”, është cituar të ketë thënë Lavrov.“Unë shpresoj se këto bisedime dhe konsultime do t’iu lejojmë palëve që të kuptojnë më mirë dallimet në pozicionet e tyre. Këto dallime janë ende të rëndësishme”.Japonia ka qenë në kërkim të arritjes së një marrëveshjeje për zgjidhjen e kontestit për katër ishuj të njohur si Territoret Veriore në Japoni apo Ishujt Kurile siç njihen në Rusi.Në muajin janar, presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë pas bisedimeve me kryeministrin japonez, Shinzo Abe se ende ka shumë punë për të bërë dhe se çfarëdo marrëveshje që arrihet, duhet të “mbështetet” nga publiku.Trupat sovjetike kanë pushtuar këta ishuj në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore.Refuzimi i Tokios për të njohur sovranitetin e Moskës në këta ishuj ka qenë çështje që ka bllokuar procesin e paqes nga vitet 1950.

 

Ulqin:Aktivitetet kulturore

Nesër dhe pasnesër në qytetin e Ulqinit do të mbahen dy aktivitete kulturore. Shkolla Fillore “ Mareshali Tito” organizon nesër në sallën e madhe të Qendrës Kulturore në ora 11-të finalen e madhe të projektit “ Talenti im” i cili ka filluar të realizohet para disa muajsh.

Drejtori I shkollës Arben Llunji thotë se fëmijët do të garojnë në fushën e këndimit, artit, aktrimit, recitimit, sportit, kërcimit, kulturës së përgjithshme e tjerë. Ndërkaq, Instituti “Idea” në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit pasnesër mbrëma në Hotelin “ Mediteran” në Ulqin do të organizojë një mbrëmje e cila do t’i kushtohet harmonisë ndërfetare. Siç njofton kryetari i këtij instituti Esad Maku për temën në fjalë do të referojnë Argjipeshkvi i Shkodrës, imzot Angelo Massafra, myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari dhe famullitari i Kishës Ortodokse, atë Nikollë Petani .

Përgatiti:Gjekë Gjonaj

Nesër mot me vranësira të ndryshueshme

Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut .Temperaturat:Podgoricë ,Herceg Novi ,Ulqin e Plavë 21,Budvë e Biello Pole 20,Beranë 19,Kollashin ,Cetinë e Shavnik 18,Nikshiq ,Rozhajë e Pllizhinë 17,Plevle 16 dhe në Zhablak 11 gradë .Për nesër parashihet të mbaj mot me vranësira të ndryshueshme dhe me intervale të gjat me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme .Temperatura e mëngjesit prej 2 deri në 13,kurse më e larta e ditës prej 16 deri në 26 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се