Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

08. 05. 2019. 18:00   >>  18:03

Lajmet 08.05.2019

08.05.2019

Liderët e vendeve të Ballkanit Perendimor janë tubuar sot në samitin në Sarajevë 

Liderët e vendeve të Ballkanit Perendimor janë tubuar sot në Sarajevë ku mbahet takimi i sivjetëm i guvernatorëvet të Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim dhe Forumit Afarist 2019. Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq ka deklarua sot në këtë forum se rruga evropiane e shteteve të Ballkanit Perendimor nuk ka altenativë dhe është me rëndësi të forcohet vizioni i integrimit të këtij rajoni në BE. Nuk mjafton të thuhet se dyertë e BE janë të hapura, por kërkohet plan urgjent aksionar për Ballkainin  se si të realizohën reformat dhe të hujmë në këtë derë, ka theksuar Gjukanoviq. Në këtë tubim përveç tjerësh marrin pjesë edhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë Edi Rama dhe Zoran Zaev. Me këtë rast Rama ka vlerësuar se vendet e rajonit ngecin në një masë të mirë pas vendeve anëtare të BE. Ai u ka rekomandua investuesëve se është koha e investimeve edhe në Ballkan. Derisa  kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka vlerësuar se aspektet ekonomike janë prioritete të vendeve të rajonit. Duhet të punojmë më tepër sepse ekzistojnë rrethana të volitshme. Kjo është përparësi, por na nevojitet  edhe ndihma ka potencuar Zaev.

Brajoviq u takua me ministri i punëve të jashtme të Sllovakisë Mirosllav Llajçak

Mali i Zi është lider i proceseve reformuese dhe i ntegruese në rajon, ka vlerësua ministri i punëve të jashtme të Sllovakisë Mirosllav Llajçak. Atë e ka pritë sot kryetari i parlamentit Ivan Brajoviq. Brajoviq me këtë rast ka theksuar se fakti që Lajçak vizitën në shtetet e Ballkanit Perendimor e ka filluar me Malin e Zi është treguesi më i mirë se sa vlerësohet progresi të cilin e ka shënuar ky shtet prej rivendosjes së pavarësisë.,, Në veçanti vlerësojmë rolin historik të diplomacisë sllovake dhe të ministrit Llajçak personalisht gjatë procesit të ripërtritjes së pavarësisë, si dhe përkrahjen e pa rezervë për ndihmën konkrete të Sllovakisë në integrimet Evropiane dhe Evro atlantike të Malit të Zi,, ka theksuar Brajoviq. Ndërkaq ministri i jashtëm Sllovak ka theksuar gjatë takimit me Brajoviqin se Sllovakia do të vazhdojë të jetë përkrahës i fuqishëm i të ardhmes evropiane të Malit të Zi me të cilin zhvillojnë bashkëpunim miqësor dhe mjaft përmbajtësor.

Llajçak i ka dhuruar qendrës klinike të Malit të Zi një Biomikroskop

Kryesuesi i OSBE, së e ministër i punëve të jashtme dhe punëve  evropiane të Sllovakisë Mirosllav Llajçak i ka dhuruar qendrës klinike të Malit të Zi një Biomikroskop me vlerë prej 10 mi euro. Ky biomikroskop i dedikohet klinikës për sëmundjet e syrit e cila deri tani i ka shfrytëzuar dy aparate nga viti 1974 dhe viti 1989. Llajçak ka theksuar se shpreson se ky aparat do ta ndihmojë punën e oftamologëvet në klinikën e sëmundjeve të syrit. Ministri i jashtëm i Sllovakisë sot po ashtu ia ka dorëzuar drejtorit të gjimnazit në Plevle Dragan Zukoviq një çek prej 10 mi euro si donacion për rinovimin dhe rikonstruimin e objekteve sociale në këtë shkollë të mesme.

 

Prania e forcave të Natos në Kosovë është faktori më i rëndësishëm i stabilitetit në rajon

Prania e forcave të Natos në Kosovë është faktori më i rëndësishëm i stabilitetit në rajon, ka vlerësua ministri i mbrojtjes Predrag Boshkoviq në takimin me komandantin e Kforit Lorenco D. Adario. Boshkoviq ka theksua se Mali i Zi si anëtar i Natos në veçanti vlerëson aktivitetet e të cilat Kfori i zbaton në terren me qellim të ruajtjes të sigurisë në Kosovë. Ai ka kumtuar se Mali i Zi, me qëllim që tu kontribuojë këtyre përpjekjeve ka vendosur të angazhojë 2 përfaqësues në këtë mision. Boshkoviq ka shtuar se është i bindur se edhe akterët tjerë nga Ballkani Perendimor do të kontribojnë maksimalisht në ruajtjen e paqes në këtë rajon dhe poashtu ka konstatuar se garantuesit më të mirë të sigurisë në rajon janë integrimet Euro Atlantike. Gjatë takimit është vlerësuar se bashkëpunimi ndermjet Kforit dhe Malit të Zi është në nivel të lartë dhe është shprehur besimi se kështu do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.

 

Aktvendimi gjyqësor të të akuzuerëvet për terrorizëm në tentativë  do të shqiptohet nesër

Aktvendimi gjyqësor të të akuzuerëvet për terrorizëm në tentativë në ditën e zgjedhjeve parlamentare në vitin 2016 do të shqiptohet nesër në gjyqin e lartë në Podgoricë. Me aktakuzën e prokurorisë speciale janë përfshirë 2 nënshtetas rus, Edvard Shishmakov dhe Vlladimir Popov dhe 9 nënshtetas të Serbisë. Të akuzuar janë edhe liderët e FD Andria Mandiq dhe Millan Knezheviq si dhe shoferi i kësaj aleance politike Mihajllo Çagjenoviq. Procesi gjyqësor kundër përkthyesit të FD Ananije Nikiq zhvillohet ndaras. Prokurori special Sasha Çagjenoviq me rastin e fjalës përfundimtare me 28 mars ka kërkuar që Shishmakov dhe Popov të dënohen me dënimin maksimal me burg. Për Knezheviqin ka propozuar dënim të butë kurse për Mandiqin dhe Çagjenoviqin  dënime më të ashpra. Avokatët e të akuzuarëvet në fjalët e veta përfundimtare kanë kërkuar lirimin nga aktakuza të klientëve të tyre.

Mandiq, në rast se dënohen udhëheqësit e FD do të realizohen aksione kundër një pjese të zyrtarëve më të lartë të cilet sjellin vendime

Në ndërkohë funksionari i FD e njëri nga  të akuzuarit për terrorizëm në tentativë në ditën e zgjedhjeve Andria Mandiq ka deklarua se në rast se dënohen udhëheqësit e kësaj aleance politike do të realizohen aksione kundër një pjese të zyrtarëve më të lartë të cilët sjellin vendime kryesore në shtet. Ai në intervistën dhënë gazetës ,,Vijesti,,  në prag të shqiptimit të nesërm të aktvendimeve gjyqësore ka theksua se në FD e kanë planin për tu mbrojtur nga arrestimet. Ai ka shtuar se sipas veprimit të tyre metodat tradicionale të protestës, siç janë tubimet e qytetarëvet, për momentin nuk janë frytdhënëse duke shtuar se ndërtesa e parlamentit është hapësirë e vogël për manovrimet të cilat i planifikojnë në rastin e përpjekjeve për ti arrestuar.

KOSOVËN E 17 SHKURTIT E KA MBYLLUR GJYKATA NDËRKOMBËTARE E DREJTËSISË

“Kosova është shtëpi e të gjithëve dhe është mirë që debati dhe temat të kalojnë nganjëherë në tavolinën tuaj dhe jo vetëm në tonën, si, të partive ose vetëm të institucioneve”, tha kryeministri Haradinaj. Kryeministri Haradinaj, gjatë fjalës së tij në tryezën e diskutimit me shoqërinë civile, tha se Kosova është Evropë, si gjeografi, si popull, kulturë, vlerë, si identitet. “Unë jam shqiptar, por shteti im tash është Kosova, por edhe një serb i Kosovës, shtet e ka Kosovën”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se e do shumë Shqipërinë, e ka si shtëpinë e tij, por prapë shtet ka Kosovën, duke menduar se kjo është me rëndësi të kuptohet drejtë prej të gjithëve që jetojnë në Kosovë, sidomos prej serbëve të Kosovës. Kryeministri Haradinaj tha se një serb mund ta ketë shtëpi të dytë Serbinë, por kur ka lindur në Kosovë, ai ka shtet Kosovën dhe kjo kështu do të vazhdojë dhe mbetet dhe është me rëndësi, që mbi atë bazë, të ruhet një komunikim, që një shtet kanë të gjithë që jetojnë në Kosovë, me një flamur, atë të shtetit të Kosovës.“Unë nuk e mohoj Kosovën, nëse e dua flamurin kuq e zi. Unë nuk mendoj që një serb e mohon Kosovën, nëse e do edhe flamurin e vet serb”, tha kryeministri Haradinaj. Kryeministri tha se janë fqinj tanimë, kosovarët dhe serbët, që do të jenë këtu gjithmonë për njëri-tjetrin. “Dy fqinj mund të zgjedhin se a do të jetojnë në telashe apo paqe dhe e vërteta është që e kaluara është telashe, që nënkupton tragjedi, dhimbje, por a ka ndonjë brez që dëshiron ta ndërron këtë, ky është vendim i atyre që udhëheqin popullin në të dyja anët”, tha kryeministri Haradinaj, duke besuar se Kosova është e interesuar për paqe, për të kaluar në ardhmëri, duke mos harruar të kaluarën.

Haradinaj -jam për marrëveshje, por duhet të dihet e vërteta

Kryeministri Haradinaj tha se janë për zgjidhje, janë për t’u marrë vesh, për një marrëveshje të paqes, por së pari duhet të dihet e vërteta, duke numëruar nja varg çështjesh dhe pengesash nga ana e Serbisë, në mos realizimin e marrëveshjeve të arritura, kryeministri theksoi se ka 20 vjet që Kosova humb rreth 50 milionë euro në vit në energji, që është rreth 1 miliard euro deri më tani për shkak të Serbisë, humben edhe miliona euro për shkak të hapësirës së lartë dhe të ulët, BE-ja humb mjete financiare sepse nuk po zbatohet IBM dhe lista është e gjatë.Është e pakuptimtë që Kosova me marr masa të reja pas Berlinit dhe para Parisit dhe nuk do të ndërmarrim masa të reja, por e kemi problem sjelljen e Beogradit zyrtar i cili i ndalon i keqtrajton zyrtarët e Qeverisë së Kosovës të përkatësisë serbe dhe kjo duhet të zgjidhet nuk duhet të vazhdojë më kështu në pafundësi.“Koha na ka shtuar të dy palëve, 20 vjet kanë kaluar që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe ne nuk kemi interes me hap Kosovën e 17 shkurtit, se këtë Kosovë të 17 shkurtit e ka mbyllur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Ju siguroj se kushdo që ju thotë se përmes lëvizjes së kufijve ose rikorrigjimit të kufijve arrihet paqja, nuk arrihet paqja, por arrihet lufta dhe tragjeditë”, tha kryeministri Haradinaj dhe shtoi se ata që dëshirojnë që propozojnë marrëveshje përmes kufijve janë duke e bërë me qëllim me fut Ballkanin në jostabilitet minimum edhe për dy dekada,perfundoj Ramush Haradinaj.

 

THAÇI UDHËTOI PËR NË TIRANË, MERR PJESË NË SAMITIN E BRDO-BRIJUNIT

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Tiranë, ku do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit. Sot në Tiranë, presidenti Thaçi do të zhvillojë një takim bilateral me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. Po ashtu, presidenti Thaçi sot do të takohet edhe me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, me të cilën do të bisedojë për perspektivën evropiane të Kosovës dhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 

O’CONNELL: VETËM PRESIONI QYTETARË MUND TË BËJË NDRYSHIME NË KOSOVË

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, në forumin ‘”FOL Hapur”, të organizuar nga Lëvizja “FOL”, ka thënë se Kosova duhet të dëgjojë miqtë e saj, kur thonë se duhen rregulluar gjërat. “Duhet të dëgjoni miqtë e Kosovës kur ne themi që ka ardhur koha të ndreqim këto gjëra sepse nuk kemi më durim për këto dukuri. Edhe kjo do të ishte më e rrezikshme, nuk është ndonjë deklaratë e ndonjë ambasadori. Por do të ishte kur ne nuk flasim më dhe harrojmë të merremi me Kosovën. Kosova ka nevojë për përkrahjen e Bashkësisë Ndërkombëtare dhe nëse kjo humbet do të ishte një problem jetik për Kosovën”, ka theksuar ai. Ai ka thënë se ndryshimet janë të mundshme nga presioni qytetar. “Ne e dimë që ndryshimet janë të mundshme, që presioni nga qytetarët është e vetmja mënyrë për të detyruar politikanët të marrin masa, që transparenca është shumë e rëndësishme, qasja e shoqërisë civile në të dhëna është shumë e rëndësishme dhe duhet të ofrohet. Transparenca është vetëm hapi i parë. Nëse njerëzit vazhdojnë të votojnë për partitë që shkelin ligje, që përfshijnë kriminelë, që keqpërdorin gjërat, që punësojnë njerëz bazë të partisë, edhe njerëzit nuk reagojnë, ne nuk kemi çfarë të bëjmë. Do të vijë dita kur ne do të kemi një vendim të vështirë për përkrahjen tonë për Kosovën”, ka theksuar ai.

 

TAHIRI: GJYKIMI I KRIMINELËVE TË LUFTËS, E VETMJA RRUGË PËR TË ARDHMEN

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, mori sot pjesë në takimin e parë koordinues për themelimin e task forcës dhe trupit monitorues të Strategjisë së Krimeve të Luftës, organizuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.Me këtë rast, ministri Tahiri ka theksuar se pavarësisht që kanë kaluar 20 vjet nga lufta, kjo temë vazhdon të mbetet e freskët dhe nuk mund të venitet përveçse duke u ballafaquar me të. "Këto viktima të krimeve të luftës, civilët e pafajshëm që janë persekutuar, vrarë, torturuar duke mos u marrë parasysh as për nga mosha, as për nga gjinia, si dhe familjarët e tyre që e kanë përjetuar këtë ankth, ende e kanë të freskët memorien dhe të cilët, sot, pa dallim etnie, pa dallim gjinie, kërkojnë drejtësi", ka theksuar ministri Tahiri. Ministri Tahiri ka thënë se padrejtësitë duhet të gjykohen, në mënyrë që mos të bëhen burim i tensionit dhe të mbajnë peng të ardhmen. Sipas ministrit Tahiri, ndonëse për këto krime deri më tani kane qenë përgjegjës  institucionet ndërkombëtare të drejtësisë të vendosura në Kosovë, tashmë institucionet vendore duhet të marrin përgjegjësinë për dështimet dhe sukseset në këtë fushë."Një gjë është shumë e qartë në këtë diskurs dhe duhet të jetë e qartë në çdo rrafsh: kolektivisht mund të solidarizohemi por kolektivisht nuk mund të vendosim drejtësi. Përgjegjësia është personale, sepse drejtësia nuk është hakmarrje por është vendosje para përgjegjësisë e atyre që kanë shkaktuar dhunë" ka thënë ministri Tahiri.  

 

AMBASADORI ZVICERAN THOTË SE NDRYSHIMI I KUFIJVE NUK FUNKSIONON

“Ndryshmi i kufijve nuk funksionon, as nuk ka funksionuar kurrë në histori. Nëse lëvizin kufijtë, arsyet e konfliktit nuk do të zgjidhen, sidomos në Ballkan”, deklaroi Jean Hubert Lebet. Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet, ka thënë se korrigjimi i kufijve asnjëherë nuk ka funksionuar.Ai madje ka thënë se prekja e kufijve do të sillte telashe për të dyja vendet si Kosovën ashtu edhe Serbinë.“Samiti i Berlinit konfirmoi rëndësinë e arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse, për normalizim dhe integrim në BE. Në këtë kontekst, duhet theksuar disa çështje thelbësore. Ndryshmi i kufijve nuk funksionon, as nuk ka funksionuar kurrë në histori. Nëse lëvizin kufijtë, arsyet e konfliktit nuk do të zgjidhen, sidomos në Ballkan. Mund të futeni në telashe.E dyta, kur marrëveshja bëhet me detyrim dhe zgjidhjet e shpejta janë jo stabile. Duhet besim mes palëve për të arritur marrëveshjen dhe për këtë duhet kohë. Tre, procesi të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent. Zbatimi i marrëveshjes me rëndësi. Ambiguiteti konstruktiv i rrezikshëm, dhe këtë e dimë nga procesi i Brukselit. Shumë çështje për të cilat është dakorduar nuk janë zbatuar ende”, është shprehur ambasadori zviceran në Kosovë.

 

Hungaria dështon që të dëbojë disa familje në Afganistan

Hungaria ka tentuar mirëpo ka dështuar që të dëbojë tri familje afgane në Afganistan, hap i cili është konsideruar në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Kjo masë kishte për qëllim që t’i luftojë ata që partia Fidesz në pushtet i konsideron si “migrantë ilegalë”. Megjithatë, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka intervenuar në rastin e një familjeje. Nëna e familjes së dytë është sëmurë dhe është dërguar në spital, derisa familja e tretë ka vendosur që të shkojë afër Serbisë dhe të mos dërgohet në Afganistan. Qasja e ashpër e partisë Fidesz kundër migrantëve vjen në kohën e mbajtjes së zgjedhjeve në Parlamentin Evropian më vonë gjatë këtij muaji. Teksa një nga familjet është dëbuar në Serbi të martën, nëna e familjes është dëgjuar duke bërtitur: Kjo është dita më e keqe e jetës sime. Një ditë dhe ju do të jeni refugjatë dhe do ta kujtoni këtë ditë”. Disa shtete evropiane, duke përfshirë Gjermaninë dhe Suedinë, kanë dëbuar afganë që kanë dështuar të fitojnë azilin, pavarësisht protestave të grupeve të të drejtave të njeriut për veprime të tilla.

 

Një shpërthim i përgjakshëm shënjestron tempullin e famshëm në Pakistan

Të paktën tetë persona janë vrarë dhe 25 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm që ka shënjestruar pjesëtarët e sigurisë, të cilët kanë qenë duke ruajtur një tempull sufist në qytetin Lahore të Pakistanit, ka njoftuar policia. Zyrtari i lartë policor, Arif Nawaz Khan u ka thënë gazetarëve se shpërthimi i 8 majit ka qenë sulm vetëvrasës që ka goditur një veturë duke bartur pjesëtarë të policisë. Sipas tij, pesë zyrtarë policorë janë në mesin e personave të vrarë në sulmin jashtë tempullit të njohur si Data Darbar.

Policia ka thënë se qindra pelegrinë kanë qenë brenda dhe jashtë tempullit kur ka ndodhur shpërthimi. Kryeministri pakistanez, Imra Khan ka dënur sulmin që ka ndodhur pak pas nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit. Khan ka thënë se autoritetet nuk kanë pasur paralajmërim për ndonjë kërcënim ndaj këtij tempulli. Data Darbar, konsiderohet se është një nga tempujt më të mëdhenj në Azinë Jugore, dhe vizitohet nga qindra mijëra persona gjatë një viti. Ky tempull është sulmuar edhe më 2010, duke lënë të vdekur më shumë se 40 persona.

Irani heq dorë pjesërisht nga marrëveshja bërthamore

Presidenti iranian, Hassan Rohani ka thënë se Republika Islamike do të rifillojë pasurimin e uraniumit, nëse fuqitë botërore nuk mbrojnë interesat e këtij shteti kundër sanksioneve të Shteteve të Bashkuara. Adresimi televiziv i Rohanit është transmetuar më 8 maj nga televizioni shtetëror, teksa është shënuar njëvjetori i largimit të SHBA-së nga marrëveshja bërthamore, që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015. Rohani ka thënë se nënshkrueset tjera të marrëveshjes, Britania, Franca, Gjermania, Kina dhe Rusia kanë 60 ditë për të marrë masa për mbrojtjen e sektorit të naftës iraniane dhe atë bankar. Rohani u ka nisur shkresa liderëve të pesë shteteve, duke thënë se Irani do të fillojë të mos përmbushë në tërësi marrëveshjen e vitit 2015 dhe nuk do të eksportojë uranium të pasuruar dhe as ujë të rëndë te kombet tjera, ashtu siç është e përcaktuar në marrëveshje.

Më herët gjatë ditës, mediat shtetërore iraniane kanë raportuar se letrat u janë dërguar ambasadorëve të pesë kombeve që janë pjesë e marrëveshjes bërthamore. “Nëse pesë shtetet u bashkohen negociatave dhe i ndihmojnë Iranit që të përfitojë nga fusha e naftës dhe ajo bankare, Irani do ta zbatojë në tërësi marrëveshjen”, ka thënë Rohani.

 

Stambolli sërish në zgjedhje, opozita turke thotë se kjo është “diktaturë e qartë”

Kolegji Zgjedhor i Turqisë ka urdhëruar që zgjedhjet lokale të përsëriten në Stamboll, pas një fitoreje të opozitës në muajin mars. Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit të Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan u ankua për rezultatin zgjedhor pasi pretendonte se gjatë zgjedhjeve kishte parregullsi dhe korrupsion.

Përfaqësuesi i Partisë së Erdoganit AK në bord, Rexhep Ozel, tha se vendimi u bazua në dokumente të panënshkruara të rezultateve nga zgjedhjet e 31 marsit dhe në faktin se disa zyrtarë të qëndrave të votimit nuk kanë qenë nëpunës civilë. Partia e presidentit Erdogan apeloi rezultatin zgjedhor në qytetin më të madh të Turqisë, Stambollin për herë të parë pas 25 vjetësh. Presidenti Erdogan e përshëndeti vendimin e Kolegjit Zgjedhor si “një hap të rëndësishëm për të forcuar demokracinë turke”. "Ne e shohim këtë vendim si hapin më të mirë që do të forcojë vullnetin tonë për të zgjidhur problemet brenda kuadrit të demokracisë dhe ligjit", tha Erdogan në një takim të deputetëve të partisë së tij në parlament.

 

Nesër mot kryesisht i vranët dhe me reshje e bubullimë lokale

Sot në Mal të Zi mban mot me vransira të pakta dhe i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut. Temperaturat: Podgoricë, Tivar ,H. Novi e Ulqin 19, Budvë 18, Beranë 17, Kollashin, Plluzhinë, Shavnik e Plavë 16, Cetinë, Plevle e Rozhajë 15, Nikshiq e B. Pole 14 dhe në Zhablak 12 gradë.

Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje e bubullimë lokale. Të reshura më të dendura pritën gjatë orëve të pasditës dhe të mbrëmjes, sidomos në viset qendrore dhe jugore. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit prej 2 deri në 13 kurse më e larta e ditës prej 8 deri në 19 gc.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се