Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

07. 05. 2019. 17:37 >> 17:40

Lajmet 07.05.2019

07.05.2019

Mali i Zi përmes zhvillimit i promovon vlerat evropiane 

BE e ka identifikuar rëndësinë  e rajonit si gjenerator i inovacioneve dhe progresit të bazuar në objektivat e strategjisë së BE për rajonin e Adriatikut dhe të Jonit ,është theksuar me rastin e hapjes së Forumit të katërtë dhe është vlerësuar se Mali i Zi përmes zhvillimit të vet promovon në formën më të mirë vlerat evropiane. Forumin e sivjetëm i cili mbahet në Budvë është organizuar  nga Mali i Zi dhe Komisioni evropian  dhe me përkrahjen strategjike të faktorit EUSAIR Facilyty Point. Forumin i cili mbahet me sloganin “Integrimi i njerëzve,zhvillimi i rajonit” ,e kanë hapur kryeministri Dushko Markoviq dhe shefi i delegacionit të BE  në Mal të Zi Aivo Orav. Me këtë rast kryeministri Markoviq ka theksuar se Mali i Zi presidencën e forumit e ka pranuar si sfidë ,por edhe përgjegjësi ,i vetëdijshëm se strategjia paraqet mekanizëm për forcimin e procesit të integrimeve evropiane ,gjë që për Malin e Zi ka rëndësi të veçantë. Si shtet mesdhetar  jemi të bindur se rajoni detar i Adriatikut dhe i Jonit është njëri ndër resurset tona më të mëdha natyrore dhe ekonomike. Ambasadori Aivo Orav ka theksuar se Mali i Zi është vendi i parë që nuk është anëtar i BE i cili e kryeson këtë forum ,duke shtuar se është i sigurt se kështu do të vazhdohet edhe në të ardhmen përmes presidencës së Serbisë. Forumit përmes video lidhjeve nga Brukseli i janë drejtuar edhe komisari evropian për politikën rajonale dhe komisari për politiken detare dhe peshkim ,Korina Kretu  dhe Karmenu Vella.

E  ardhmja evropiane e Malit të Zi e qartë dhe e sigurt 

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq ka prit sot në vizitën lamtumirëse ambasadorin e Finlandës  Perti Ikonen të cilin e ka falënderuar për bashkëpunim të mirë gjatë mandatit të tij diplomatik  dhe përparimin e marrëdhënieve ndermjet dy vendeve. Ambasadori i Finlandës e ka përsëritur përkrahjen e mëtejme të perspektives evropiane të Malit të Zi ,duke theksuar se e ardhmja evropiane për Malin e Zi është krejtësisht e qartë .Gjukanoviq  është falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme të Finlandës në integrimet evropiane të Malit të Zi ,duke  shtuar se kështu do të jetë edhe në të ardhmen ,sidomos  gjatë presidencës së ardhshme të Finlandës me BE. Ai ka përkujtuar edhe rëndësinë e integrimit të mëtejmë si interes i dyanshëm  për Ballkanin Perëndimor dhe BE ,duke shprehur gatishmëri e Malit të Zi që të vazhdojë me promovimin e vlerave evropiane.

Mali i Zi aleat i çmuar në mbrojtjen e vlerave evropiane

Mali i Zi gjithmonë ka qenë aleat i besueshëm  në mbrojtjen e vlerave evropiane ,të drejtës dhe lirisë ,ka theksuar kryetari i parlamentit Ivan Brajoviq me rastin e hapjes së ekspozitës e cila me rastin e Ditës së Evropës është organizuar  në hollin e kuvendit.  Ekspozitën e fotografive “Përshëndetje nga Rumania “ ,të fotografit dhe regjisorit rumun Florian Andresku ,e kanë hapur  kryetari Brajoviq dhe ambasadori i Rumanisë në Mal të Zi Ferdinand Nagj.

Brajoviq ka theksuar se kjo ekspozitë është organizuar në bashkëpunim me ambasadën e Rumanisë ,në kuadër të presidencës të këtij shteti  me Komisionin e BE. Ambasadori Nagj ka theksuar se ekspozita është kujtim në ditën e fitores mbi fashizmin ,e fitores  kundër urrejtjes dhe përçarjeve.

Nesër në parlament diskutim për fashizmin

Diskutimi “ Një shekull nga lindja e fashizmit- çka kemi mësuar” ,me rastin e Ditës së fitores mbi fashizmin do të mbahet nesër në Kuvendin e Malit të Zi. Në tubim do të diskutohet për parakushtet politike,sociale dhe ekonomike të cilat kanë kontribuar në lindjen e fashizmit  dhe si ka reaguar Mali i Zi  ndaj kësaj dukurie. Fjalët hyrëse do ti paraqesin kryetari i parlamentit Ivan Brajoviq,kryetari i Lidhjes se luftëtareve të LNC dhe antifashisteve të Malit të Zi Zuvdia Hixhiq,historianët   Hrvoje Klasiq dhe Millan Shqekiq ,si dhe shkrimtari Andrej Nikollaidis. Në diskutim do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e klubeve të deputetëve  në parlamentin e Malit të Zi.

 

Llaicak  qëndron për vizitë në Mal të Zi

Kryesuesi i OSBE e ministër për punë të jashtme dhe punët evropiane të Sllovakisë Mirosllav Laicak sot dhe nesër qëndron për vizitë në Mal të Zi. Sic është njoftuar,Llaicak sot do të takohet me presidentin e shtetit  Millo Gjukanoviq  .Nga misioni i OSBE më parë është njoftuar se Llaicak do të takohet  edhe me kryetarin e parlamentit Brajoviq,me kryeministrin Markoviq,me ministrin e punëve të jashtme Darmanoviq ,si dhe me përfaqësuesit e sektorit joqeveritarë në Mal të Zi. Ai po ashtu do të jetë mysafir nderi  në takimin e ministrave të punëve të jashtme të Iniciativës të Jonit dhe Adriatikut i cili mbahet në Budvë. Universiteti i Malit të Zi do ti ndaj kryesuesit të OSBE Llaicak titullin Doktor i nderit .

 

Forcimi i integritetit sfidë e shoqërive bashkëkohore

Ndërtimi dhe forcimi i integritetit paraqesin sfidë për çdo shoqëri bashkëkohore ,është theksuar në punëtorinë rajonale “Denoncimi i korrupsionit në sektorin e sigurisë”,e cila ka filluar sot në Podgoricë. Mikpritëse e punëtorisë dyditore është Ministria e mbrojtjes të Malit të Zi në bashkëpunim me Qendrën rajonale për antikorrupsion .Sic është kumtuar nga Ministria ,qëllimi i punëtorisë është shkëmbimi i përvojave dhe i praktikave më të mira të vendeve të Evropës Juglindore  në implementimin e masave efikase preventive  në luftën kundër korrupsionit. Shefi i  Drejtorisë për bashkëpunimin ndërkombëtar Andrej Lakiq  ka theksuar se Mali i Zi  si shtet me demokraci të re ,menjëherë pas rivendosjes së pavarësisë ka identifikuar rëndësinë  e menaxhimit të mirë dhe të luftës kundër korrupsionit ,duke i vendosur ato lartë  në agjendën e vet .

 

Kopshti në Tuz do të jetë gati deri me 29 maj

Punët ndërtimore në kopshtin e ri në Tuz do të përfundojnë brenda afatit të kontraktuar,deri më 29 maj. Sic pritet,vogëlushët e parë në kopshtin e ri do të pranohen në shtator të këtij viti .Institucioni parashkollor në Tuz ka një sipërfaqe prej 1.400 metra katror ,do të këtë 11 dhoma pune ,hapësirën multifunkcionale  ,kuzhinën ,lokalin për të punësuarit ,si dhe përmbajtjet tjera përcjellëse .Gjashtë dhoma u janë dedikuar nevojave të kopshtit ,kurse pesë të tjera  për çerdhe .Sic bëhet me dije ,ky objekt do të kushtojë 1.65 milion euro  dhe është paraparë për pranimin  dhe qëndrimin e 200 vogëlushëve.

Të përkujtojmë se projekti realizohet përmes programit të Bankës evropiane për zhvillim për ndërtimin e 7 kopshteve në Mal të Zi. Fillimi i punës së këtij kopshti do të thotë shumë si për prindërit ashtu edhe për hapjen e disa vendeve të reja të punës për kuadër të kualifikuar nga drejtori i Komunës së Tuzit.

Papa Françesku: Bashkëjetesa në Maqedoninë e Veriut, shembull në Evropë

Papa Françesku arriti sot  në Shkup të Maqedonisë së Veriut, në vizitën e parë në këtë shtet të një drejtuesi të kishës katolike. Ai do të drejtojë një meshë në përkujtim të Nënë Terezës, humanistes së njohur botërore dhe fitueses së çmimit Nobel, që ka lindur në Shkup. Ati i shenjtë, gjatë qëndrimit njëditor në Maqedoninë e Veriut u takua me presidentin në largim, Gjorgje Ivanov dhe kryeministrin Zoran Zaev, i cili vizitën e Papës në Shkup, e ka vlerësuar si historike dhe që mbart mesazhin e pajtimit dhe solidaritetit.“Jam shumë i gëzuar që jam ne vendin e shenjtores Nënë Tereza dhe mund të bëj një lutje në Kishën ku ajo është pagëzuar në Kishën "Zemra e Shenjtë e Jezusit”, ka theksuar kryetari i Kishës romake-katolike, Papa Françesku gjatë qëndrimit në Shkup. Papa Françesku është ndalur në rëndësinë e karakterit shumë-etnik që ka Maqedonia e Veriut si shtet.
“Përkatësitë e ndryshme fetare dhe etnike, mes maqedonasve, shqiptarëve, serbëve, kroatëve dhe të tjerëve, ka krijuar një mozaik të bukur, e i cili do të zbukurohet edhe më tej nëse do të dini që ta bartni këtë mozaik edhe në gjeneratat e reja”, ka theksuar Papa Françesku. Në fokus të fjalës së tij për mediat, ka qenë dhe përballja e Maqedonisë me krizën e migrantëve.“Solidariteti me kohë që u është ofruar atyre, që atëherë kishin më shumë nevojë për atë, sepse krahas shtëpisë, punës dhe atdheut që i kanë humbur, ata i kanë humbur edhe më të afërmit e tyre, ju bën të ndershëm dhe flet për shpirtin e këtij populli, e cila e di se si është të humbasësh dhe mund të njihet se përmes solidaritetit dhe ndarjes mund të gjendet dalja dhe rruga drejt çdo zhvillimi qenësor".Ndërkaq, presidenti në largim i Maqedonisë së Veriut, Gjorgje Ivanov në fjalimin e tij në kuadër të vizitës së Papa Françeskut, ka bërë thirrje siç tha, “për bashkim për rinovimin shpirtëror të Maqedonisë”.
“Dua të bëj thirrje për të gjithë bashkëqytetarët e mi, për të gjithë ata me vullnet të mirë dhe me zemër të pastër, pavarësisht nëse bëjnë pjesë në degën ortodokse, katolike apo protestante të krishterimit, nëse janë myslimanë, hebraikë apo ateistë, ju ftoj që ta njohim simbolikën e kësaj vizite dhe përmes përulësisë dhe faljes, pajtimit dhe nxitjes, nëpërmjet përgjegjësisë dhe respektit për t’u angazhuar në rindërtimin shpirtëror të Maqedonisë para se të jetë tepër vonë”, ka theksuar Ivanov.  Papa Françesku më pas është  përkulur para përmendores së Shën Terezës të vendosur para shtëpisë përkujtimore të shenjtores Nëna Terezë ku është takuar me liderët e komuniteteve fetare në Maqedoninë e Veriut. Zyra e Shtypit të Selisë së Shenjtë në Vatikan ka bërë të ditur se Papa do të takohet edhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të trupit diplomatik, si dhe me udhëheqës fetarë e njerëz të varfër.  Për mbarëvajtjen e vizitës janë angazhuar qindra forca policore e ushtarake, si dhe njësitet speciale anti-terror. Rrugët ku pritet të kalojë Ati i shenjtë janë bllokuar për qarkullimin e automjeteve nga dita e hënë ndërsa të gjithë banorët e zonës qendrore janë udhëzuar që të mos dalin pa nevojë. Para vizitës në Maqedoninë e Veriut, Papa Françesku ka qëndruar në Bullgari ndërsa vizita thuhet se kishte për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve me Kishën Ortodokse si pjesë e planeve të Vatikanit për të arritur një unitet të mundshëm ndërmjet degëve të krishterimit nga Lindja dhe Perëndimi që u ndanë në vitin 1054.

 

Zaev: Nesër takim i ri i grupeve punuese për Ligjin për prokurori publike

Kryeministri Zoran Zaev në përgjigje të gazetarëve paralajmëroi se nesër do të ketë takim për të ardhmen e Prokurorisë Speciale Publike. Ai pret që gjatë ditës së nesërme të arrihet marrëveshje me opozitën.“Nesër do të mbahet takimi i ardhshëm. Më njoftoi ministrja se ka dëgjuar nga kryetari i grupit negociues të partisë më të madhe opozitare. Nesër do të kenë takim”, tha ZaevAi shpreson se të arrihet marrëveshja për Ligjin për prokurori publik që ka të bëjë me të ardhmen e PSP-së.“Sipas meje ka një hap dhe shpresë se të dyja palët do të arrijnë marrëveshja sepse po numërohen ditët e përfundimit të raportit të KE-së’, tha Zaev.Propozimi i fundit i ministrisë së Drejtësisë parashikonte prokuror publik shtetëror së bashku me dy prokurorë nga PTHp të vendosin për të ardhmen e hetimeve, nëse do të udhëheq PSP-ja apo PThP-ja. Sipas ligjit të propozuar, bombat shkojnë në histori, por nuk duhet e ardhmja e hetimeve të funksionarëve të OBRM-PDUKM-së.

Veseli: Partneritet special mes Kosovës dhe Iowa-s

Miqësia e jashtëzakonshme mes Kosovës dhe Iowas është trashëgimi e Gjeneralit Timothy Orr. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim një delegacion nga Iowa i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga gjenerali Timothy Orr. Në takim u diskutua për bashkëpunimin e ngushtë që Kosova dhe shteti i Iowa-s kanë ndërtuar ndër vite, si dhe për modalitetet e bashkëpunimin në të ardhmen. Kryeparlamentari Veseli falënderoi Gardën Kombëtare të Iowa-s dhe shtetin e Iowa-s në përgjithësi, për mbështetjen e madhe dhënë Kosovës në fushën e sigurisë, sidomos në përgatitjen e kuadrove ushtarakë. Veseli tha se mbështetja ushtarake për Kosovën është e nevojshme, sidomos tani kur ajo po ndërton kapacitetet e saj të plota ushtarake.  Gjenerali Timothy Orr, nga ana e tij, ritheksoi edhe një herë përkrahjen për Kosovën.

 

Pompeo në Berlin diskuton edhe për Kosovën dhe Serbinë

Ministri i Jashtëm i SHBA, Mike Pompeo do të qëndrojë sot për një vizitë të parë në Berlin. Në qendër të bisedimeve me homologun e tij gjerman, Heiko Maas si dhe me Kancelaren gjermane Angela Merkel do të jenë një sërë krizash dhe konfliktesh në botë.Agjencitë e lajmeve veçojnë temën e konfliktit të Serbisë me Kosovën, si temë bashkëbisedimi me mikpritësit gjermanë, përveç konfliktit në Ukrainën Lindore, në Venezuelë dhe në Siri. Raporti me Kinën dhe Rusinë gjithashtu do të jetë në qendër të vëmendjes në bisedimet në Berlin.

NATO-ja e shqetësuar me planet turke për blerjen e sistemin rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, shprehu shqetësimin për pasojat që do të kishte blerja e sistemit rus raketor nga ana e Turqisë.

Gjatë një konference për media së bashku me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, Stoltenberg tha se megjithatë secili aleat i NATO-s merr vendime autonome sa i përket blerjes së pajisjeve ushtarake.“Mirëpo në të njëjtën kohë unë jam i shqetësuar për potencialin e pasojave lidhur me vendimin e Turqisë, pasi Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar sanksione”, tha Stoltenberg. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do të tërheqin planet për shitjen e aeroplanëve luftarak dhe do të vendosin sanksione ndaj Turqisë nëse vazhdon me procedurat e blerjes së sistemit rus. Uashingtoni ka tërhequr vërejtjen se sistemi rus nuk përshtatet me atë të NATO-s dhe se ai paraqet rrezik për aeroplanët amerikan F35.Nga ana tjetër, Turqia ka thënë se si aleate e NATO-s ,ajo nuk duhet të jetë subjekt i sanksioneve amerikane, dhe se ajo nuk paraqet asnjë rrezik për SHBA-të. Raportet ndërmjet Rusisë dhe Turqisë përgjatë historisë kanë qenë të tensionuara por Moska dhe Ankaraja kanë vendosur raporte të fuqishme ekonomike që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë.

 

FMN: Tensionet SHBA-Kinë kërcënojnë ekonominë botërore

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, tha se tensionet e reja tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë kërcënimi kryesor për ekonominë botërore.

Lagarde i bëri komentet në një konferencë në Paris, një ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, lëkundi tregjet globale, duke kërcënuar se tarifat e vëna mbi eksportet e Kinës në SHBA do të arrijnë në 25% të premten, nga niveli aktual prej 10%.Duke folur në Forumin e Parisit, edhe ministri i Ekonomisë i Francës, Bruno Le Maire, paralajmëroi për ndikimin e luftës tregtare midis dy ekonomive më të mëdha të botës.Ai u bëri thirrje të dyja palëve që "t'i shmangin vendimet që do të kërcënonin dhe rrezikonin rritjen ekonomike në muajt e ardhshëm"."Rritja e tarifave është gjithmonë një bllokadë dhe vendim negativ për secilin, për SHBA-në, për Kinën, për Eurozonën, për Evropën dhe për rritjen ekonomike në gjithë botën", tha Le Maire.Kina tha të martën se kryenegociatori i saj tregtar do të vizitojë SHBA-në për bisedime me homologët amerikanë, këtë javë. Dy vendet, prej muajsh, janë të përfshira në negociata për zgjidhjen e problemit, pasi edhe Kina u ka vënë tarifa hakmarrëse prodhimeve amerikane. Presidenti Trump thotë se "politikat e padrejta tregtare" të Kinës e dëmtojnë ekonominë amerikane.

 

Talibanët vrasin tetë pjesëtarë të forcave afgane të sigurisë

Luftëtarët talibanë sulmuan postblloqet e sigurisë në provincën Takhar të Afganistanit, duke vrarë tetë pjesëtarë të forcave të sigurisë.Shefi i këshillit të provincës, Wafiullah Rahmani, tha se tre ushtarë dhe pesë policë janë vrarë në sulmet në qarkun Khuaja Bahaudin. Përgjegjësinë për sulmet e morën talibanët.Ata po i sulmojnë gati çdo ditë forcat afgane të sigurisë, edhe pse përfaqësuesit e tyre politikë po marrin pjesë në bisedimet me Shtetet e Bashkuara, për t'i dhënë fund luftës gati 18-vjeçare në Afganistan.Palët aktualisht po bisedojnë se kur do të largohen forcat e huaja nga Afganistani.Përpara arritjes së ndonjë marrëveshjeje, Uashingtoni kërkon nga militantët të ofrojnë garanci për armëpushim dhe të angazhohen në dialog me Qeverinë e Kabulit.Talibanët kanë thënë se nuk do t'i bëjnë këta hapa derisa Shtetet e Bashkuara nuk shpallin planin për tërheqje.

 

Nesër mot me diell

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i kthjellët dhe i thatë .Frynë erë mesatare ,vende vende e fortë veriore. Temperaturat:Herceg Novi 19,Tivar 18,Podgoricë e Ulqin 17,Cetinë 12,Shavnik 8,Plevle e Plluzhinë 7,Biello Pole ,Beranë e Plavë 6,Kollashin 5,Rozhajë 3 dhe në Zhablak 0 gradë .

Edhe për nesër parashihet të mbaj mot kryesisht me diell .Do të fryjë erë e dobët deri mesatare  nga drejtimet e ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej -3 deri në 10 ,kurse më e larta e ditës prej 12 deri në 22 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се