Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

06. 05. 2019. 17:47 >> 17:49

Lajmet 06.05.2019

06.05.2019

Moskë: 41 persona të vdekur nga djegia e aeroplanit

Dyzetë e një persona  kanë humbur jetën pasi një aeroplan rus i pasagjerëve ka bërë një ulje emergjente dhe është përfshirë nga flakët në Aeroportin Sheremetyevo të Moskës, kanë njoftuar autoritetet. Aeroplani i llojit, Sukhoi Superjet SSJ100, është shfrytëzuar nga linja kombëtare ajrore Aeroflot, dhe është raportuar se ka qenë duke bartur 73 pasagjerë dhe pesë pjesëtarë të ekuipazhit kur ka ndodhur incidenti më 5 maj. “Sipas të dhënave tona, 37 persona kanë mbijetuar”, ka thënë Komiteti Hulumtues përmes një deklarate. Të paktën pesë persona është thënë se janë plagosur dhe janë dërguar në spital, dy prej të cilëve në gjendje serioze. Një pjesëtar i ekipit dhe të paktën dy fëmijë është thënë se janë në mesin e të vdekurve. Aeroplani ishte nisur nga aeroporti i Moskës drejt qytetit verior rus, Murmanska, mirëpo është detyruar të ulet poshtë për shkak të “arsyeve teknike” të paspecifikuara, ka thënë kompania ajrore, Aeroflot. Piloti dhe disa pasagjerë tjerë janë cituar të kenë thënë se aeroplani është prekur nga rrufeja gjatë një stuhie. Komiteti Hulmtues ka thënë se ka hapur një rast hetimor për këtë incident.

Gjukanoviq e Brajoviq - telegrame ngushëllimi

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq , me rastin e fatkeqësisë së rëndë të aeroplanit në aeroportin Sheremetjevo në Moskë i ka dërgua telegram ngushllimi  presoidentit rus Vlladimir Putin. Në telegram mes tjerash shprehen ndjenjat e thella të keqëardhjes dhe ngushëllimet për familjarët por edhe dëshirat më të mira për shërim sa më të shpejtë të të lënduerëvet.Edhe kryetari i parlamentit Ivan Brajoviq i ka dërgua telegram ngushllimi kolegut të vetë rus Vijjaçesllav Vollodin dhe kryetares së këshillit të Federatës Ruse Valentina Matvijenko.

Boeing pranon se e ka ditur se lloji 737 Max ka pasur probleme

Prodhuesi amerikan i aeroplanëve, Boeing, e ka ditur se lloji i tij i avionëve 737 Max ka probleme. Kompania tha se ka qenë në dijeni për defektet një vit para se dy avionë të këtij lloji u përfshinë në aksidente fatale. Boeing tha se, pa dashje, e ka bërë një njoftim për alarm opsional, në vend se ta bënte standard. Ky njoftim thuhet se u mundëson pilotëve të dinë se kur dy sensorë të ndryshëm raportojnë të dhëna kontradiktore. Firma instistoi se një gjë e tillë nuk e ka rrezikuar sigurinë e fluturimit. Të gjithë avionët 737 Max janë hequr nga përdorimi në muajin mars, pasi një i tillë i kompanisë ajrore të Etiopisë është rrëzuar, duke shkaktuar vdekjen e 157 njerëzve në bord. Pesë muaj më herët, 189 njerëz kanë vdekur nga rrëzimi i një avioni 737 Max në Indonezi.

 

Markoviq do të hapë forumin EUSAIR

Kryeministri i malit të Zi Dushko Markoviq do të hapë nesër forumin e 4 tërt të strategjisë të BE për rajonin e Adriatuikut dhe Jonit. Siç është kumtuar mnga kabineti i kryeministrit në hapje të faorumit do të flasë edhe shefi i delegacionit të BE në Mal të Zi Aivo Orav. Në forum do të marrin pjesë përfaqësuesit e qeverive dhe të parlamenteve të shteteve të Ballkanit Perendimor, të Komisionit evropian dhe institucioneve tjera të BE si dhe përfaqësuesit e pushteteve rajonale dhe lokale, të sektorit afarist, përfaqësuesit e bashkësisë akademike dhe të shoqërisë civile,të cilët do të shkëmbejnë mendimet dhe përvojat mbi modalitetet e bashkëpunimit të ardhshëm. Këtë forum e organizojnë ministria e punëve të jashtme zyra për integrimet evropiane dhe Oda ekonomike e Malit tël Zi në bashkëpunimme komisionin evropian.

Rrjeti diplomatik konsulor kontribon në realizimin e prioriteteve

Rrjeti diplomatik konsulor kontribon dukshëm në realizimin e prioriteteve shtetërore, kurëse Mali i Zi është i njohur në botë si faktori i stabiliotettit dhe si shtet i vendosur në politikën e fqinjësisë së mirë, është  vlerësuar në konferencën e konsujve të nderit e cila mbahet në Podgoricë. Kryetari i parlamentit Ivan Brajoviq ka thkeksuarë  se perfaqësimi i Malit të Zi dhe i interesave të tij nuk është vetëm detyrë por edhe nderë e cila u është besuar konsujve të nderit. Ai ka shtuar se pas antarësimit në Nato, me miratimin e standarteve europiane Mali i Zi edhe formalisht do të bëhet pjesë e UE. Ministri i punëve të jashtme Srgjan Darmanoviq ka theksuar se Mali i Zi si pjesë e Nato alenacës përpiqet që ti bashkangjitet familjes evropiane dhe ky është prioriteti i parë i politikës së jashtme. Ai ka shtuar se integrimet evropiane e paraqesin Malin e Zi  si vizionin e demokracisë funksionale liberale të bazuar në vlerat perendimore. Ndërkaq konsuli i nderit i Malit të Zi në Maqedoninë e Veriut Millorad Andrijasheviq ka theksuar se konferencat e tidha i japin nxitje për punë të mëtejme dhe më cilësore në përfaqësimin e Malit të Zi.

 

Në mbrojtje investojnë 80 milon euro

Mali i Zi me planin e investimeve në mbrojtje ka treguar se është i vendosur që mjetet për mbrojtje të projektuara ti ndajë deri në 2 për qind të bruto prollimtarisë së brendshme, duke pasur parasysh ngarkesën gjthëpërfshirëse të buxhetit , ka theksuar shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Malit të Zi Dragutin Dakiq. Ai ka theksuar se planin e investimeve të Malit të Zi në fushën e mbrojtjes për periudhën kohore 2018- 2024 e ka miratuar qeveria me propozimin e ministrisë së mbrojtjes. Ai ka shtuar se është paraparë që këtë vit në mbrojtje të investohën 80.19 milon euro, respektivisht 1.67 për qind të bruto prollimtarisë së projektuar të brendshme. Dakiq ka theksuar se Mali i Zi si anëtari më i ri i Natos ka caktuar dy çeta të këmbësorisë si njësi të deklaruara për qellimet e aftësisë në Nato. Ai ka shtuar se për paisjet dhe modernizimin e forcave të deklaruara gjatë periudhës 10 vjeçare do të ndahen rreth 50 milon euro.

Nënshtetësia ekonomike funksionon mirë

Sistemi i cili ka të bejë me programin e qeverisë për dhënjen e nënshtetësisë ekonomike tani për tani funksionon mirë, ka deklarua ministri i turizmit dhe zhvillimiit të qendruashëm Pavle Radulloviq duke shtuar se ky është proces transparent dhe i drejtëpërdrejtë. Ai në konferencën e konsujve të nderit ka theksuar se fjala është për proces transparent të cilin e udhëheqë qeveria. Të theksojmë se programi qeveritar zyrtarisht ka fidhua të zbatohet me 1 janar ,përmes të cilit më së tepërmi 2000 investues gjatë 3 viteve të ardhshme do të mund të marrrin nënshtetsësinë e Malit të Zi përmes investimeve në projektet zhvillimore. Projekti i dhënjes së nënshtetësisë ekonomike, siç ka përkujtuar , është inicuar në vitin 2016. Ai  njëkosishtë ka theksuar se Mali i Zi për herë të parë në historinë  e vetë në vitin e kaluar ka grumbulluar një miliard euro nga turizmi.

 

Gjasa të pabarabarta për punësim

Qytetarët e Malit të Zi, rreth 72 për qind të tyre, konsideron se personat me invaliditet nuk kanë shansa të barabatra për tu punësuar si të tjerët, kurëse diçka më tepër se gjysma e të anketuerëvet mendon që personat me invaliditet janë po aq produktiv në vend të punës si edhe personat e shëndoshë. Kjo është theksuar sot në konferencën për gazetarët me rastin e prezantimit të sondazhit mbi pozitën e personave me invaliditet të cilin e ka realizuar qendra për monitorim dhe hulumtim në periudhën prej me 4 shkurt e deri me 9 prill të këtij viti. Drejtorja ekzekutive e kësaj qendre Nikoleta Gjukanoviq ka theksuar se më tepër se dy të tretat e të anketuerëvet, respektivisht 71 për qind e tyre ka deklarua se e njeh një person me invaliditet , kurëse 27 për qind kanë thanë se edhe në familjet e tyre kanë persona me invaliditet.

 

Sot është dita e parë e muajit të Ramazanit

Sot besimtarët mysliman në të gjithë botën kanë fidhua agjerimin që nga lindja e diellit e deri në perendim të tij. Muaji i  Ramazanit është periulla kur besimtarët përmbahën rrebtësisht nga ngrënja, pirja dhe epshet trupore. Agjerimi për besimtarët është një adhurim që bart në vehte përkushtimin, vendoshmerinë , lindjen, urtësinë, devotshmërinë, dashurinë, sakrificën dhe mirëkuptimin,vlera këto që e ekuilibrojnë individin, e fisnikërojnë shoqërinë dhe ndikojnë në reflektimin hyjnor, njerëzor dhe human. Me rastin e fidhimit të muajit të shenjtë të Ramazanit të gjithë besimtarët e fesë islame i kanë përgëzuar Reisi i bashkësisë islame Rifat Fejziq, ministri për pakica Mehmet Zenka, krertët e komunave të Ulqinit dhe të Tuzit, Loro Nrekiq dhe Nikë Gjeloshaj si dhe personalitetet e tjera të shumta të jetës politike dhe shoqërore në Mal të Zi.

 

KOCIJANÇIQ: MOGHERINI MBETET E VETMJA NDËRMJETËSUESE NË DIALOG 

Federica Mogherini mbetet e vetmja ndërmjetëse në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Kështu ka thënë për gazetën serbe “Novosti” zëdhënësja e saj Maja Kocijançiq, në lidhje me paralajmërimet se në tërë procesin mund të përfshihen në mënyrë aktive Gjermania dhe Franca në veçanti. Kocijaniçiq thotë se mirëpret çdo përfshirje në mbështetje të dialogut që ndërmjetësohet nga BE, duke përfshirë një datë të re të mundshme. Zëdhënësja e Mogherinit thekson se shefja e diplomacisë evropiane është duke bërë misionin e saj:“Kontaktet tona po vazhdojnë. Për shembull, përfaqësuesja e lartë evropiane të marrë pjesë në takimin e liderëve në kuadër të Brdo-Brionit në Tiranë më 8 dhe 9 maj. Ajo është e gatshme ta hap përsëri dialogun. Gjithashtu është e qartë se Qeveria e Kosovës duhet të shfuqizojë taksën për të mundësuar rifillimin e shpejtë të dialogut”, transmeton Klan Kosova.Sa i përket Samitit të Berlinit, Kocijançiq theksoi se ky takim ka dhënë një mundësi për shkëmbim joformal të pikëpamjeve.“Takimi dha një sinjal të rëndësishëm për përfshirjen e dy shteteve anëtare, Gjermanisë dhe Francës, së bashku me të tjerët, për të vazhduar, dhe me më shumë përkushtim, të mbështesin dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”, shtoi ajo, transmeton Klan Kosova.

 

Marrëveshja Kosovë – Serbi do ta përafronte Ballkanin me BE-në

Arritja eventuale e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë do të ndikonte në një paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Ballkan, thonë njohësit e zhvillimeve politike në Prishtinë. Ata thonë se çështja e dialogut politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë tashmë po tregon se është bërë shumë e rëndësishme edhe për shtetet apo fuqitë e mëdha. Zgjidhja e konflikteve ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, nga Bashkimi Evropian shihet si element kryesor në rrugën e këtyre vendeve drejt integrimit në BE. Vendet e Ballkanit Perëndimor, kanë mbetur të fundit në procesin e integrimeve. Pas zgjidhjes së kontestit të emrit të Maqedonisë së Veriut me Greqinë, normalizimi i raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, besohet se do ta përafronte gjithë rajonin me një perspektivë më të sigurtë evropiane. Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova duhet të hapë rrugë për një proces serioz, së paku nga perspektiva saj."Problemi Kosovë- Serbi përbën boshtin e ndërtimit të paqes dhe stabiliteti në Ballkan dhe mbetet çështja më e vështirë", tha Rashiti. Derisa përfaqësuesit e lartë të institucioneve të Kosovës, shpresojnë se pas takimit të paralajmëruar me 1 korrik në Paris, ku do të ketë bisedime ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e presidenti Macrom dhe kancelares Merkel, gjërat do të lëvizin përpara.

 

Stevo Pendarovski zgjidhet president i Maqedonisë së Veriut

Stevo Pendarovski do të jetë president i ri i Maqedonisë së Veriut. Ai në zgjedhjet e së dielës ka fituar kandidaten e opozitës, Gordana Siljanovska-Davkova me një epërsi prej rreth 6 për qind të votave. Sipas rezultateve të Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve të publikuara rreth mesnatës, Stevo Pendarovski, kandidat i Social-Demokratëve të kryeministrit, Zoran Zaev ka fituar 432.141 vota 51.71 për qind kurse kandidatja e VMRO DPMNE-së, 373.382 vota apo 44.68 për qind. Të pavlefshme janë shpallur 30.154 apo 3,61 për qind. Nga rreth 1.8 milion qytetar me të drejtë vote, në votime kanë dalë 46,63 për qind e tyre. “Uroj fituesin e këtyre zgjedhjeve, Stevo Pendarovskin dhe shpresoj se funksionin e tij do ta ushtrojë me sukses në pesë vitet e ardhshme. Zgjedhjet e së dielës janë zhvilluar në atmosferë të qetë dhe demokratike, por gjithë ata që kanë vërejtje apo ankesa për parregullsi mund t’i dorëzojnë dhe KSHZ-ja do t'i shqyrtojë në përputhje me dispozitat ligjore”, ka deklaruar kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski. Duke uruar zgjedhësit edhe në gjuhën shqipe, Stevo Pendarovski tha se fitorja është e arritur e madhe për Maqedoninë e Veriut që sipas tij përfundimisht do të lë pas izolimin për të çuar vendin drejt integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian. Pendarovski tha se do të jetë president i të gjithë qytetarëve të vendit.

 

Haradinaj uron presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët e Maqedonisë se Veriut për siç ka thënë zgjedhje të lira e demokratike presidenciale. Me këtë rast, ai ka uruar edhe fitoren e presidentit të zgjedhur, Stevo Pendarovski. Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Haradinaj ka thënë se “Kosova është gjithmonë e gatshme për fuqizimin e bashkëpunimit dhe avancimit të marrëdhënieve të mira me Maqedoninë e Veriut, në të mirë të të dy popujve tanë, të forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe të perspektivës sonë euro-atlantike”.

Niger, 55 vetë të vdekur nga shpërthimi i cisternës

Pesëdhjetepesë vetë u vranë në kryeqytetin e Nigerit, Niamej, pas shpërthimit të një cisterne të përmbysur. Turmat e njerëzve ishin mbledhur për të marrë karburantet që derdheshin, thanë autoritetet dhe dëshmitarët. Shpërthimi, i cili ndodhi pranë aeroportit ndërkombëtar të Niamejit, po ashtu u vuri flakën disa shtëpive pranë. Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Nigerit tha se 55 njerëz u vranë dhe 36 u plagosën. Cisterna ishte përmbysur në hekurudhat e trenit. Nigeri, vend i varfër i Afrikës Perëndimore, po përpiqet të luftojë kontrabandën me karburante nga Nigeria fqinje, e cila është prodhuese e madhe e naftës.

 

Armëpushimi ndal luftimet në Rripin e Gazës

Liderët palestinezë në Gaza janë pajtuar për arritjen e armëpushimit me Izraelin, në mënyrë që t’i japin fund përshkallëzimit dyditor të situatës, që ka kërcënuar me zgjerim të luftës, kanë thënë disa zyrtarë që kanë qenë në dijeni për marrëveshjen, transmeton agjencia e lajmeve AFP. Një zëdhënëse e ushtrisë izraelite ka mohuar të komentojë për këtë marrëveshje, derisa nuk është raportuar të ketë pasur ndonjë nisje të raketave izraelite, pasi armëpushimi ka nisur së zbatuari, ka thënë një korrespodent i kësaj agjencie në Gaza. Egjipti ka ndërmjetësuar marrëveshjen për të ulur armiqësitë, ka thënë një zyrtar i Hamasit dhe një tjetër nga grupi Xhihadi Islamik, në kushte anonimiteti. Një zyrtar nga Egjipti po ashtu ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes. Pajtueshmëria për këtë dokument ka ardhur pas dhunës më serioze që ka shpërthyer në Gaza në mes të militantëve të Izraelit dhe palestinezëve nga lufta e vitit 2014. Situata është përshkallëzuar të shtunën, me nisjen e raketave masive nga Gaza, duke nxitur nisjen e një morie të raketave nga Izraeli edhe në ditën e dielë. Të paktën 23 palestinezë, duke përfshirë nëntë militantë, është raportuar se janë vrarë. Përveç tyre janë vrarë edhe katër civilë në Izrael, tre prej të cilëve kanë qenë banorë të këtij vendi. Tensionet janë rritur në këtë zonë, pasi ka kërkuar hapa shtesë nga Izraeli me qëllim të lehtësimit të bllokadave ekzistuese, sipas një armëpushimi të mëparshëm të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Kombet e Bashkuara.

Nesër mot me vransira të ndryshueshme

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët , me reshje të shiut dhe bubullimë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut. Temperaturat: Ulqin 19 gradë, Budvë 17, H. Novi e Beranë 16, Tivar 15, Rozhajë 14, B. Pole 13, Plevle 12, Podgoricë, Cetinë, Shavnik e Plavë 11 , Nikshiq 9, Pluzhinë 8, Zhablak 6 dhe në Kollashin 5 gradë. Për nesër në viset jugore dhe qendrore do të mbajë mot me vransira të ndryshueshme dhe me intervale të gjata me diell kurëse në veri i vranët dhe gjatë paraditës me reshje të dobëta. Do të fryjë erë mesatar  deri e fortë nga drejtimet e veriut. Temperatura e mëngjesit prej - 2 deri në 10 kurëse më e larta e ditës prej 4 dei në 21 gc.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се