Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

30. 08. 2013. 18:26   >>  18:49

Lajmet 30.08.2013

30.08.2013

Hungaria me vendosmeri përkrah hyrjen e Malit të Zi në NATO

Hungaria me vendosmeri përkrah hyrjen e Malit të Zi në NATO dhe ky është interes i saj strategjikë ka theksuar sot ministri i mbrojtjes të Hngarisë Çaba   Hende.

Ai sot në Podgoricë ka nënshkuar me ministren malazeze të mbrojtjes Milica Pejanoviq Gjurishiq marrëveshjen për bashkëpunim , duke vlerësuar se kjo është bazë e mirë për bashkëpunimin e mëtejmë ndërmjet dy shteteve. Nënshkrimin e memorandumit ndërmjet dy ministrive Hende e ka vlerësuar si ngjarje historike. Sips fjalëve të Hende , Hungaria ështëe  gatshme ta ndihmojë Malin e Zi në rrugën drejtë antarësimit në NATO.  Ndërkaq ministrja malazeze e mbrojtjes Milica Pejanoviq Gjurishiq  ka theksuar se Mali i Zi dhe Hungaria në bazë të memorandumit të nënshkruar, do të bashkëpunojnë në shumë sfera. Ajo ka shtuar se kjo marrëveshje është element nxitës në zhvillimin e projekteve të ardhshme të dy vendeve.

 

Bllokimi i dërgesës së xeheve nga miniera e Boksitit shkakton dëme  të mëdha

Bllokimi i dërgesës së xeheve nga miniera e Boksitit dëme më të mëdha mund ti shkaktojë kompanisë dhe të punësuarëve , sidomos në situatën kur ekziston blerësi për 450 mijë tonelatë xehe  gjatë tri vjetëve të ardhshme, ka kumtuar ministria e ekonomisë. Nga dërgesa e sasirave të kontraktuara të xehteve , siç kanë theksuar varet jo vetëm sigurimi i mjeteve për pagesën e rrogave por edhe qëndrueshmeria  afatgjate e prodhimtarisë në minierën e Bokisitit në Nikshiq.  

Një pjesë e punëtorëve të pa kënaqur edhe sot kanë qendruar para rampës së sektorit  në Graçanicë duke kërkuar pagesën e dy  prej 8 rrogave të pa paguara  dhe që tu drejtohet dikush nga udhëheqësit e minierës së Boksitit.  Për ndryshe në minierën e Bokistit janë të punësuar 340 punëtorë të cilëve nuk u është paguar regresi , zahiretë dhe tri rroga nga viti 2010.

 

Gjasat për zgjidhjen afatgjate të kufizuara

Gjasat për zgjidhjen afatgjate të cilat do ti mundësojnë Kombinatit të Aluminit në Podgoricë që të veprojë dhe të shtonjë profitin , derisa paguan çmimin e tregut për energjinë elektrike, janë të kufizuara , kështu që siç duket likuidimi i tij është opcioni më i lirë, ka vlerësuar Fondi monetarë ndërkombëtar.

Drejtori ekzekutiv i Fondit në artikullin e ri për Malin e Zi thekson se është e pa shmangshme që KAP , në strukturën e vetë aktuale  të vazhdojë të kërkojë mbështetjen fiskale në kohën kur pushteti është i detyruar të sjell vendime të vështira për rritjen e tatimeve dhe pengimin e shpenzimeve .

 

Të martën për aktivitetet e mëtejme

Punëtoret e Kombinatit të Aluminit të cilët kanë arritur të drejtën për pension do të vendosin të martën për aktivitetet e mëtejme pas takimit me avokatin e tyre Zoran Piperoviq dhe ministrin e financave Radoje Zhugiq. Përfaqësuesi i  punëtorëve që kanë arritur të drejtën e pensionimit  Radovan Toshkoviq ka deklaruar për MINA Biznes se ekzistojnë gjasa që institucionet kompetente ti plotësojnë kërkesat e tyre.

 

Ministria për punë të jashtme dhe integrimet evropiane  vitin e ardhshëm do të transferohet në Cetinë

Ministria për punë të jashtme dhe integrimet evropiane  vitin e ardhshëm do të transferohet në Cetinë. Ministri gjegjës  Igor Llukshiq ka qëndruar sot në Cetinë ku ka biseduar me kryebashkiakun Aleksandër Bogdanoviq.

Në takim kanë marrë pjesë edhe ministri për kulturë Branisllav Miqunoviq dhe drejtori i drejtorisë për punët publike Zharko Zhivkoviq. Ministri Llukshiq e ka njoftuar kryebashkiakun e Cetinës me detajet që kanë të bëjnë me transferimin e ardhshëm të selisë të ministrisë për punë të jashtme dhe integrimet evropiane në Cetinë , në pajtim me vendimet e qeverisë.

 

Beranë- Problemet me stomakun nuk kanë të ndalu

Shtëpia e shëndetit në Beran njofton se gjatë 24 orëve të fundit ndihmë mjekësore kanë kërkuar 56 persona, të cilët ankohem për probleme stomaku.Siç njoftohet në sajtin e Shtëpisë së shëndetit të Beranit, deri tani në këtë qytet janë lajmëruar tek mjeku i zgjedhur mbi 1 mijë e 100 persona, të cilëve, siç duket problemet në stomak u janë shkaktuar nga uji. Në repartin e fëmijëve momentalisht janë të shtruar 8 pacient, prej të cilëve 5 gjatë 24 orëve të fundit.

Fotografia klinike e personave që kërkuan ndihmë mjekësorë nuk është e rëndë. Kryesisht ajo shoqërohet me dhimbje stomaku, të vjella, e në disa raste edhe me dijare apo me rritje temperature, por që nuk zgjasin shumë. Tju përkujtojmë se dje, Instituti për shëndet publik ka njoftuar se uji nga burimi Banjevac në Beran nga pikëpamja mikrobiologjike është i parregullt për pije për shkak të pranisë së baktereve patogjene.

 

Klubi i këshilltarëve të PSP në Beranë ka kërkuarë thirrjen urgjente të mbledhjes së parlamentit lokal

Klubi i këshilltarëve të PSP në Beranë ka kërkuarë thirrjen urgjente të mbledhjes së parlamentit lokal për shkak të helmimit masiv të qytetarëve. Kjo parti ka kërkuar që të shtyhet fillimi i vitit shkollor për shkak të frikës nga përhapja  e epidemisë dhe dukuria  e formave të reja të sëmundjes . Mjekëve në Beranë që nga fillimi i epidemisë me 24 gusht u janë paraqitur mbi 1 mijë pacientë me dhimbje të barkut, derisa kryetari i parlamentit lokal dhe përfaqësuesit e klubeve të këshilltarëve kanë refuzuar dje thirrjen urgjente të mbledhjes theksohet në PSP.

 

Shtetet dhe shoqëritë e shteteve postjugosllave  janë të detyruara që vazhdimisht të punojnë në shënderitjen e fatit të të gjitha viktimeve të luftës në vitet e 90-ta 

Shtetet dhe shoqëritë e shteteve postjugosllave  janë të detyruara që vazhdimisht dhe me përkushtim të punojnë në shënderitjen e fatit të të gjitha viktimeve gjatë zhvillimeve luftarake në vitet e 90-ta  , është theksuar në Konferencën për gazetarët me rastin e Ditës ndërkombëtare të humburve. Mirella Rebronja nga Qendra për arsimimin qytetarë ka theksuar se shifrat për disa mijëra të humbur gjatë luftrave në territorin e ish Jugosllavisë flasin mjaft.

 

Raport special nga debati në ks-së për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i OKB-së,duke diskutuar për raportin e fundit të sekretarit të përgjithshëm Ban Ki-mun për Kosovën, përgëzoi të dy palët - Prishtinën dhe Beogradin për angazhimin e tyre ndaj dialogut dhe progresin e bërë deri më tani dhe u kërkoi atyre që të bëjnë më shumë për forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe respektimin e të drejtave të njeriut në Kosovë.

Në këtë takim që u mbajt dje, Kosova dhe Serbia u përfaqësuan nga ministrat e jashtëm, Enver Hoxhaj dhe Ivan Mërkiq. Gjatë fjalimit, ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj  tha se ka ardhur koha që roli i UNMIK-ut në Kosovë të ndryshojë, pra ai kërkoi që konkretisht të ndryshohet Rezoluta 1244 dhe që Republika e Kosovës të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara.Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Farid Zarif, përmes një Video- konference tha se marrëveshja e 19 prillit midis Kosovës dhe Serbisë ka mundësuar përparim konkret në marrëdhëniet midis dy vendeve.Me këtë rast ai u bëri thirrje kryeministrave Thaçi dhe Daçi që, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, të zgjidhin çështjet e hapura, prej të cilave varet organizimi i zgjedhjeve lokale në Kosovë, më 3 nëntor.

 

Thaçi: Fletëvotimet me një logo të pranueshme për të gjithë

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar arritjen e kompromisit me Beogradin për logon që do të përdoret në fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Ai ka thënë se fletëvotimet do të kenë një logo, e cila, sipas tij, mund të mos jetë atraktive dhe së cilës nuk do t’i duartrokitet, por “me rëndësi është që ajo të jetë e ligjshme dhe e pranueshme për të gjithë”.Gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri Thaçi e ka cilësuar si historik procesin zgjedhor të 3 nëntorit dhe pritjet që në këtë proces të përfshihen edhe komunat veriore dhe komuniteti serb i atjeshëm, që përbën popullatën shumicë.

Ne duhet të mendojmë për rëndësinë historike të organizimit të zgjedhjeve në gjithë territorin dhe pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve”, është shprehur Thaçi. Çështja e simboleve të shtetit të Kosovës në materialin zgjedhor është problematizuar nga pala serbe në kuadër të bisedimeve që po zhvillon me Prishtinën.Kryeministri serb, Ivica Daçiq, dhe delegacioni që ai kryeson kanë insistuar që fletëvotimet e zgjedhjeve lokale të mos përmbajnë ndonjë simbol të shtetit të Kosovës, pasi që marrëveshja e 19 prillit, sipas palës serbe, është neutrale në raport me statusin e Kosovës.

 

Vllahiu: Formën dhe dizajnin e fletëvotimeve e përcakton KQZ

Është kompetencë e Komisionit Qendror Zgjedhorë (KQZ), të përcaktojë formën dhe dizajnimin e fletëvotimeve, ka deklarua  Arbër Vllahiu, zëdhënës i presidentes së Kosovës.

Formën dhe dizajnimin e fletëvotimeve e përcakton KQZ-ja në bazë të ligjit sepse është institucion i pavarur dhe kryen detyrat sipas Kushtetutës dhe Ligjeve të Kosovës”, tha Vllahiu.

 

OSBE kërkon kompetenca përtej obligimeve që ka marrë

Draftet e para që kanë shkëmbyer OSBE dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka treguar që OSBE po kërkon kompetenca përtej obligimeve që ka marrë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e quan këtë shkelje të marrëveshjes.Marrëveshja teknike që obligohen ta nënshkruajnë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe OSBE për lehtësimin e zgjedhjeve në veri, sipas obligimeve që ka marrë OSBE në Marrëveshjen e Brukselit, ka nxjerr divergjenca të mëdha ndërmjet roleve që kanë të dyja palët.Drafti i OSBE-së i ofruar për KQZ-në përmban kërkesa për një rol përtej obligimeve për lehtësim që ka marrë për të kryer ky mision. OSBE në draftin e saj sipas organit të zgjedhjeve po kërkon rol që bie ndesh me kompetencat dhe ligjet e Kosovës. Për më tepër kjo cenon përgjegjësitë dhe funksionet e KQZ-së, sipas nenit 64 të ligjit për zgjedhje.Ilir Gashi anëtar i grupit punës për hartimin e draft-marrëveshjes me OSBE, në KQZ thotë se kërkesat e OSBE-së janë të papranueshme për organin e zgjedhjeve.

 

Mërkiq: Vetëm Prishtina do largimin e UNMIK-ut

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivan Mërkiq, ka thënë se vetëm Prishtina mendon se Misioni i Kombeve të Bashkuara duhet të largohet nga Kosova.
Ai i ka bërë këto komente pas seancës së Këshillit të Sigurimit, ku është diskutuar raporti i rregullt tremujor për Kosovën dhe ku ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka kërkuar ndryshimin e Rezolutës 1244 dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.

“Prishtina ka kërkuar që UNMIK-u praktikisht të shpërbëhet dhe të mos ketë prani të OKB-së në Kosovë. Kjo kërkesë e Prishtinës ka mbetur e vetmuar, sepse nuk ka pasur asnjë vend që e ka mbështetur, madje as ato anëtare të Këshillit të Sigurimit që e kanë njohur Kosovën”, ka deklaruar Mërkiq për mediat serbe. Ai ka thënë se UNMIK-u tani është më i nevojshëm se kurrë sepse pasojnë ngjarje të rëndësishme, siç janë zgjedhjet në Kosovë, ku roli i OKB-së është thelbësor.

 

Haga liron sot Momçillo Krajishnikun

Ish-kryetari i Parlamentit serb të Bosnjës, Momçillo Krajishnik, pritet të lirohet sot nga Gjykata e Hagës.Ai ka qenë i dënuar me 20 vjet heqje lirie për krime kundër popullatës joserbe në Bosnjë dhe Hercegovinë, në vitet 1992-1995. 

Krajishnik lirohet pasi ka kryer dy të tretat e dënimit. Dje, nga burgu i Hagës është liruar edhe Dragolub Ojdaniq, ish-shef i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë jugosllave,i dënuar për krime lufte në Kosovë.

 

Parlamenti Britanik kundërshton ndërhyrjen në Siri

Parlamenti i Britanisë ka kundërshtuar aksionin ushtarak kundër caqeve të Qeverisë siriane. Duke reaguar ndaj votimit, kryeministri britanik, Dejvid Kamerun, tha se ishte e qartë që ligjvënësit kundërshtojnë ndërhyrjen ushtarake në Siri dhe se ai nuk do të shkelë vullnetin e parlamentit dhe të miratojë aksionin.

Kamerun ka mbështetur sulmet kundër regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, pas akuzave se forcat qeveritare kanë kryer një sulm me armë kimike, javën e kaluar. Edhe përkundër kësaj, Shtëpia e Bardhë ka lënë të kuptohet se sulmet e udhëhequra nga SHBA-ja janë ende të mundshme. Pas deklarimit kundër ndërhyrjes ne Siri nga parlamenti britanik, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Çak Hegel, deklaroi se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të bëjnë përpjekje për të krijuar një koalicion ndërkombëtar, në mbështetje të sulmeve të mundshme ushtarake ndaj caqeve të Qeverisë siriane.

 

Al Kaida merr përgjegjësinë për sulmet në Bagdad

Një grup i Al Kaidës ka marrë përgjegjësinë për sulmet në Bagdad, në të cilat kanë humbur jetën mbi 70 persona dhe janë plagosur mbi 200 të tjerë.
Grupi i ashtuquajtur “Shteti Islamik i Irakut dhe Levanti” ka thënë se lagjet shiite anembanë Bagdadit janë sulmuar të mërkurën, si ndëshkim për ekzekutimet e fundit  të myslimanëve sunitë. Më 19 gusht, Qeveria irakiane, e udhëhequr nga shiitët, ka ekzekutuar 17 persona, nën akuzat që lidhen me terrorizëm.Grupi i Al Kaidës ka thënë se shënjestra të tij të mërkurën kanë qenë postet zyrtare, të sigurisë dhe ushtarake, si dhe qendrat me shumicë shiite.

 

Putini vazhdon vizitën në rajonet e përmbytura

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka vazhduar udhëtimin e tij në rajonet e Lindjes së Largët, të prekura nga përmbytjet.Dje ai ka qendruar  në kryeqytetin e Rajonit  Autonom Hebre, Birobidzhan, pasi ka udhëtuar me helikopter nga qyteti Khabarovsk.

Përmbytjet që konsiderohen më të këqijat në Rusi në 120 vjet, kanë çuar në evakuimin e mijëra banorëve në këtë zonë, ashtu si edhe në ato të Amurit, Khabarovskut dhe Jakutias.
Rreth 100,000 njerëz janë prekur nga fatkeqësia, e cila ka dëmtuar mbi 9,500 shtëpi.

 

Obama takon presidentët e shteteve baltike

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të takojë në Shtëpinë e Bardhë presidentët e shteteve të Baltikut, përkatësisht të Estonisë, Lituanisë dhe Letonisë.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se takimi i sotëm do të nxjerrë në pah transformimet e rëndësishme që kanë bërë vendet baltike prejse kanë shpallur pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik, dy dekada më parë. Poashtu theksohet  se Estonia, Lituania dhe Letonia janë “aleatë të vlefshëm të NATO-s”. Me homologët baltikë, Obama pritet të diskutojë një varg çështjesh me interes reciprok, përfshirë bashkëpunimin rajonal në energji, tregtinë dhe investimet, mbrojtjen  si dhe çështjet kibernetike.

 

Në Siri po shkatërrohet trashëgimia kulturore

UNESCO ka paralajmëruar se trashëgimia e pasur kulturore e Sirisë është duke u shkatërruar nga lufta civile e vendit, e cila tashmë është në vitin e saj të tretë.Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Shteteve të Bashkuara ka thënë se luftimet kanë dëmtuar lokacione dhe ndërtesa historike në gjithë vendin, përfshirë Xhaminë Umajad në Alepo dhe kështjellën Crac des Chevaliers, e cila daton nga shekulli 13.UNESCO vë në pah se bandat e armatosura janë duke përfituar nga mungesa e sigurisë për të plaçkitur lokacionet historike. Shefja e organizatës, Irina Bokova, u ka bërë thirrje palëve në Siri që të ndërmarrin masa për të parandaluar dëmtimet e mëtejshme në “lokacione të çmuara të botës islamike”.

 

Izraeli merr masa për mbrojtje nga Siria

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se vendi i tij ka pozicionuar sistemin e mbrojtjes raketore “Iron Dome” , për të marrë masa kundër sulmeve që lidhen me konfliktin në Siri.Netanyahu ka thënë se Izraeli nuk është i përfshirë në luftën civile të Sirisë, por është i përgatitur për t’u përgjigjur me forcë nëse sulmohet.Raportet thonë se nëse vjen deri të përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit, Izraeli mund të sulmohet nga forcat siriane ose grupi militant shiit i Hezbollahut, i cili është aleat i regjimit të Sirisë. Përgatitjet e Izraelit ndodhin në kohën kur fuqitë e Perëndimit po kërcënojnë me sulme kundër forcave siriane, për shkak të dyshimeve se kanë përdorur armë kimike kundër popullatës civile.

 

Irani emëron një grua në post të zëdhënëses

Për herë të parë në historinë e Republikës Islamike, një grua është emëruar në postin e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme të Iranit.
Marzieh Afkham ka kryesuar departamentin për marrëdhënie me publikun të Ministrisë gjatë presidencës së Mohammad Khatamit.Presidenti Hassan Rohani, i cili më herët është kritiktuar për kabinetin e tij mashkullor, ka emëruar tashmë dy gra në pozita të rëndësishme – një si nënpresidente të tij dhe tjetrën si këshilltare për çështjet e grave.Rohani ka premtuar se do të krijojë mundësi për gratë dhe se do të punojë për barazinë gjinore.

 

Nesër mot me diell

Sot në Mal të Zi mban mot me diell dhe vranësira mesatare . Frynë erë e dobët deri mesatare e vende vende deri e forte  kryesisht nga drejtimi I Perëndimit.

Temperaturat në orën 14: podgoricë 30 g. tivar e Budvë 29, H. Novi, Ulqin e Petrovac 28, Nikshiq e B. Pole 25, Cetinë 24, Beranë, Andrievic, Shavnik e Plavë 23,  Plevle, Kollashin e Mojkovac 21, rozhaj 19 dhe Zhablak 16 g.

Për nësër meteorologët paralajmrojnë mot me diell dhe kohë pas kohe me vransira kalimtare.  Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperatura e mengjesit do të sjellt prej 6 deri në 20, kurse më e larta e ditës prej 18 deri në 31 g. c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се