Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

28. 08. 2013. 17:21 >> 17:37

LAJMET 28.08.2013

28.08.2013

Vazhdojnë analizat për shkakune  mundshëm të helmimit në Beranë

Doktorëve të zgjedhur ,  në Shtëpinë  e shëndetit në Beranë dhe ndihmës së parë në këtë qytet,  deri në orën 7,  u janë paraqitur 976 pacientë me dhimbje  të barkut, prej të cilëve 95 gjatë 24 orëve të fundit , është kumtuar nga Shtëpia e Shëndetit. Në kumtes  theksohet se në repartin e fëmijëve të spitalit në Beranë janë  ndaluar   5 fëmijë, prej të cilëve dy gjatë 24 orëve të fundit, kurse në reaprtin për infektime gjenden 4 persona të moshës mbi 14 vjeçare.

Pasqyra klinike e të sëmurëve është e butë , kryesisht me kohëzgjatë të shkurtër e përcjell me vjellje dhe dhimbje në bark .

 

Në kumtes shtohet se shërbimi higjieniko- epidemiologjik i Shtëpis së Shëndetit në Beranë në bashkëpunim me Institutin për shëndetësinë publike edhe sot vazhdon anketimin epidemiologjik të banorëve me dhimbje të barkut  si dhe me marrjen e mostrave nga pacientët për diagnostifikimin mikrobiologjik.

 

Zjarri në  Dallmatinska , pa pasoja të rënda për banorët

Nga zjarri i cili gjatë natës së shkuar ka shpërthyer në rrugën Dallmatinska në Podgoricë në rrezikë për jetë kanë qenë disa qytetarë , i është kumtuar Portalit të TRMZ nga drejtoria e policisë . Siç është kumtuar,  zjarri ka shpërthyer në garazhën nëntokësore , kurse nga ai kanë qenë të rrezikur për jetë disa qytetarë.

Komandanti i shërbimit për mbrojte dhe shpëtim,  Radomir  Pjeshçiq, i ka deklaruar sot në mengjes RTMZ  se shërbimi i zjarrfikësve ftesën e parë për ndihmë e ka marr në ora 3 e 16 minuta pas mesnate  dhe vetëm disa minuta më pas automjeti i parë ka dalë në terren.

Siç ka theksuar , në shuarjen e zjarrit kanë marr pjesë 6 automobil. Në ndërkohë për shkak të tymit është krijuar panikë tek banorët  andaj kemi qenë të detyruar që ata ti evakuuojmë. Disa nga ata kanë kërkuar ndihmën e parë e cil u është dhënë në vend të ngjarjes kurse disa të tjerëve në Qëndrën emergjente,  ka theksuar Pjeshçiq.

 

Akuza  të  rënda ndaj Brajushkoviq

Nënpunësi i Entit për vuajtjen e sanksioneve penale, Nenad Rakoçeviq,  e ka akuzuar rëndë Brajushko Brajushkoviqin,  për disa veprime joligjore të cilat gjoja i ka bërë si shef i sigurimit në këtë ent.

 Sipas njohurive të Antena M , Rakoçeviq , në dekleratën e dhënë dje policisë ka dëshmuar se si Brajushkoviq e ka shfrytëzuar pozitën e vetë për shantazhimin e të dënuarëve dhe familjeve të tyre dhe për  furnizimin e të burgosurve me  mjete të pa lejuara duke filluar nga telefonat celular  deri te drogat.

Ai e akuzon Brajushkoviqin edhe se me të burgosurit ka luajtur bixhoz kurse për të holla ua ka mundësuar edhe vizitat që nuk ishin paraparë me  ligj.

 Rakoçeviq i cili është edhe kryetar i sindikatës ne Entin për vujtjen e sanksioneve penale vërteton  se  Brajushkoviq,  publikisht është lavdëruar se është nën mbrojtjen e njerëzëve udhëheqës të drejtorisë së policisë.

 

Marrëdhënie të shkëlqyera mes  Malit të Zi dhe BH

Raportet e Malit të Zi me BH janë shumë të mira dhe rëndësi të veçantë në përparimin e tyre të metejmë paraqet marrëveshja për kufirin,  nënshkrimi i të cilës pritet deri në fund të vitit, është vlerësuar gjatë vizitës zyrtare të shefit të diplomacisë malazeze  Igor  Llukshiq në BH. Llukshiq,  gjatë vizitës në BH,  ka zhvilluar edhe disa takime me zyrtarë të lartë të këtij vendi. Gjatë bisedimeve me zavendës kryesuesin e Këshillit të ministrave e ministër për punë të jashtme,  Zllatko Llagunxhia,  dyanshëm është konstatuar se marrëdhëniet ndëermjet dy vendeve janë të mira, pa çështje të  hapuara dhe se rëndësi e veçantë në përparimin etyre paraqet edhe marrëveshja për kufirin e cila do të nënshkruhet deri në fund të vitit.

Gjatë takimit me ministrin Llukshiq,  anëtarët e persidencës të BH kanë theksuar se ky shtet zhvillon marrëdhënie më të mira me Malin e Zi nga të gjitha vendet tjera me të cilat kufizohet dhe  janë shëmbull  të fqinjësisë së mirë,  jo vetëm në rajon por edhe në Evropë. Përfaqësuesi i lartë në BH, Valentin  Incko,  gjatë bisedimeve me Llukshiq ka vlerësuar se është i rëndësishëm fakti se në rajon ekzistojnë shëmbuj pozitivë duke theksuar se Mali i Zi ka treguar se si progresi mund të jetë i shpejt .

 

Gj. Bllazhiq; Kontestuese ndarja e shumës së  mjeteve për partitë politike 

Në Mal të Zi politika është bërë punë frytëdhënsë dhe është kontestuese ndarja e mjeteve të mëdha për partitë politike , duke pasur para sysh situatën tejet të rëndë dhe pozitën sociale , ka vlerësuar profesori,  Gjorgjie  Bllazhiq.

 Ministri i financave,  Radoje Zhugiq,  ka kumtuar dje në Parlament,  se Mali i Zi për financimin e partive ndan 0.5 për qind të buxhetit e që sëhtë përqindja më e madhe nga të gjitha vendet e rajonit.

Bllazhiq për agjencinë MINA ka theksuar se , nëse kemi para sysh shumën të cilën Mali i Zi e ndan për financimin e partive, si dhe situatën në shtet shtrohet pyetja nëse kjo është e arsyeshme dhe a duhet në mënyrë të tillë të sigurohet financimi i aktiviteteve të dikujt.

 

Çështja e statusit të malazezëve në Kosovë, çështje teknike

Kosova nuk e zvarrit me qellim procesin e zgjidhjes së çështjes të pakicës nacionale malazeze në këtë shtet por ky është problem i karakterit teknik i cili duhet të zgjidhet së shpejti , ka deklaruar sot në Plavë ministri i forcave tës igurisë së Kosovës Agim Çeku.

 Ai ka theksuar se Qeveria e Kosovës ka vullnet politikë për zgjidhjen e problemit dhe se kjo deri tani nuk është bërë nga shkaqet teknike.

Ai shtoi se Qeveria e Kosovës joformalisht e njeh pakicën malazeze. Sipas fjalëve të tij,   malazezët janë pjesë e shoqërisë kosovare dhe urëlidhëse ndërmjet dy vendeve.  Çeku,  ka shtuar se Kosova dhe Mali i  Zi ende nuk e kanë përcaktuar tërë kufirin por ka shtuar se edhe kjo punë do të kryhet në frymën e miqësisë dhe mirëkuptimit. Duke folur për situatën në rajon,  Çeku ka theksuar se Serbia kryesisht është marr me çështjet e të kaluarës kurse vendet tjera kanë bërë hapa të mëdhenjë përpara drejtë Evropës siç janë Sllovenia, Kroacia, Maqedonia dhe Mali i Zi. Siç theksoi ai , Serbia megjithatë në moment të caktuar,  ka kuptuar se duhet ti kthehet të ardhmes.

 

Takim konstruktiv, por pa marrëveshje konkrete

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka vlerësuar se takimi i së martës me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, ishte “korrekt dhe konstruktiv dhe me diskutime substanciale dhe konkrete”.
Shefi i qeverisë kosovare gjithashtu ka thënë se është diskutuar “jashtëzakonisht shumë për organizimin sa më të mirë të zgjedhjeve në Republikën e Kosovës, më 3 nëntor” dhe gjithmonë sipas tij, “ekziston përkushtimi për pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve të të gjitha komuniteteve të Kosovës”.

Këto zgjedhje i ka quajtur temën më të rëndësishme të takimit, kryeministri serb, Ivica Daçiq.
Ai ka thënë se në takim e ka konfirmuar atë që Beogradi vazhdon të besoj se pjesëmarrja e serbëve në këto zgjedhje është shumë e rëndësishme.
“Bashkimi Evropian do të bisedojë me përfaqësuesit e Prishtinës detajet teknike sa i përket materialit zgjedhor”, ka thënë kryeministri Daçiq.

 

KS, nesër debaton raportin për situatën në  Kosovë

Këtë të enjte, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë raportin më të ri mbi zhvillimet në Kosovë të Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-moon. Një takim ky që do të shënojë përballjen e radhës të ministrave të jashtëm të Kosovës dhe të Serbisë, duke reflektuar nga këndvështrimi i vendeve të tyre zhvillimet gjatë kësaj periudhe.

Edhe pse ishte njoftuar më pare, në takim megjithatë nuk do të marrë pjesë Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas burimeve në New York, ishte Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ai që anuloi ardhjen dhe kjo mund të jetë edhe arsyeja që kryeministri kosovar vendosi të mos vinte në një takim në të cilin nuk do të jetë homologu i tij.
Në takimin në Nju Jork, Kosovën do ta përfaqësojë ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ndërsa do të jetë kjo mbledhja e fundit e udhëhequr nga Argjentina, e cila ishte kryesuese e radhës për këtë muaj, duke ja dorëzuara udhëheqjen në shtator SHBA.

 

Beogradi në përgatitje të ligjit të ri për financimin e serbëve në Kosovë

Serbia po përgatit një ligj të ri, siç thuhet, për mbështetje financiare popullsisë serbe dhe joshqiptare në Kosovë “përmes qendrave kompetente lokale për punë sociale në kuadër të komunave serbe”.

Sipas Projektligjit, pas zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit kur do të formohet Bashkësia e komunave serbe, Serbia më nuk do të financojë strukturat saja paralele në Kosovë, por këtë do ta bëjë përmes financimit të programit të Bashkësisë së komunave serbe, shkruan “Politika” e Beogradit. Sipas gazetës, ky ligj është i domosdoshëm për shkak të marrëveshjes së Brukselit e cila parasheh që Serbia duhet të pushojë së financuari direkt instituiconet pas formimit të Bashkësisë së komunave serbe.

 

Hetim i detajuar lidhur me zhdukjen e fëmijëve grek

Zhdukja e 500 fëmijë rom, të ardhur nga Shqipëria ka nxitur ministrin grek të Drejtësisë të kërkojë hetime të detajuar lidhur me çështjen. Kërkesa erdhi pasi Komiteti Kundër Torturës në OKB përsëriti shqetësimin në lidhje me zhdukjen e fëmijëve, dhe sidomos për faktin se këto raste nuk janë hetuar nga autoritetet greke.
Fëmijët rom, kryesisht shqiptarë ishin transferuar në Greqi në institucionin shtetëror, Agia Varvara, në periudhën 1998- 2001, për të qëndruar deri në kohën kur ata do të binin në gjurmët e prindërve të tyre.
Komisioni i OKB-së ka kërkuar urgjentisht bashkëpunim me autoritetet në mënyrë që të krijojnë mekanizmi efektivë për të hetuar këto raste dhe për të gjetur fëmijët e zhdukur.
Ministri grek e Drejtësisë ka kërkuar nga autoritetet gjyqësore që të hetohet plotësisht dhe të gjitha detajet lidhur me rastin.

 

L.Brahimi ;  Në Siri ështëpërdorur një substancë kimike

I dërguari special i Ligës Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi, ka thënë  sot  se është e qartë që një substancë kimike është përdorur në sulmin e datës 21 gusht në Sirinë e dërmuar nga lufta, duke vrarë qindra persona, raporton AFP.
Duke folur para gazetarëve në Gjenevë rreth dyshimeve për sulm me armë kimike në Siri, Brahimi ka thënë se “duket që një lloj i substancës është përdorur për të vrarë shumë njerëz. Qindra.

 

Obama dhe Harper, pajtohen për përgjigje të ashpër

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, dhe kryeministri i Kanadasë, Stiven Harper, dje janë pajtuar se përdoprimi i armatimit kimik në Siri meriton përgjigje të ashpër, efektive dhe me kohë, nga komuniteti ndërkombëtar, ka thënë Endrju Mekdogall, zëdhënës i zotit Harper.
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Obama dhe Harper kanë biseduar me telefon lidhur me dyshimet për përdorim të armatimit kimik nga qeveria e Sirisë dhe kanë shprehur përkushtim për konsultime të afërta për përgjigje potenciale.
Kjo bisedë u bë në kohën kur ka shenja në rritje se Uashingtoni dhe aleatët e tij duket se po lëvizin kah një përdorim i kufizuar i forcës kundër lojalistëve të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, pas sulmit me gaz helmues, javën e kaluar, nga i cili u vranë qindra civilë, raporton Reuters.

 

Sirija e gatshme  për prëgjigje ndaj çdo sulmi ushtarak

Ministri i Jashtëm Sirisë Walid al-Moallem u zotua se vendi i tij do t’i përgjigjet çdo sulmi ushtarak perëndimor me siç tha ai një mbrojtje “befasuese”.

Zoti al-Moallem dje tha se Siria po dëgjon me vëmendje fjalët për luftë. Ai tha se Perëndimi është duke përdorur akuzat për përdorimin e armëve kimike, si një justifikim për të sulmuar.
Ai përsëri e mohoi se qeveria siriane ka përdorur armë të tilla, dhe i sfidoi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë që të publikojnë dëshmitë e tyre.

 

Ushtria kishte injoruar thirrjet e banorëve

Dëshmitarët në Irak thonë se ushtria kishte injoruar thirrjet e banorëve të një lagje të Bagdadit për të ekzaminuar një veturë të parkuar, e cila më pas doli të jetë një veturë bombë, shpërthimi i së cilës morri jetën e jo pak personave.
Policia dhe punonjësit shëndetësorë në Bagdad thonë se nga një seri e sulmeve me bomba janë vrarë së paku 29 vetë dhe dhjetëra të tjera janë plagosur.
Gjatë muajve të fundit, nga vala e dhunës në gjithë Irakun, janë vrarë së paku 3 mijë vetë

 

Neser mot me diell, në viset veriore  me vransira të ndryshueshme

Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme dhe kryesisht i thatë. Fryn erë e dobët deri mesatare në veri, vende- vende,  e fortë nga drejtimet jugore.

Temperaturat: Podgoricë 29 gradë, Tivar e Ulqin 28, B. Pole e Beranë 27, H. Novi e Plevle 26, Tivat 25, Nikshiq, Cetinë, Kollashin e Rozhaj 23 , Plavë 22 , Shavnik 20 dhe në Zhablak 17 g.

Për nesër,  në Jug dhe Bregdet,  parashihet mot kryesisht me diell, kurse në veri me vranësira të ndryshueshme dhe në orët e pasditës  me reshje e bubullimë lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshume.

Temperatura e mengjesit prej 7 deri në 19 , kurse më e larta e ditës prej 18 deri në 30 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се