Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

27. 08. 2013. 17:18 >> 17:32

LAJMET 27.08.2013

27.08.2013

Konjeviq kërkon hetim të gjithëanshëm

Ministri i punëve të brendshme Rashko Konjeviq ka kërkuar nga Prokuroria që të kryej hetim të gjithanshëm lidhur me deklaratat e ish policit, Brajushko Brajushkoviq mbi rrahësit e pushtetit.Konjeviq ia ka drejtuar këtë shkresë ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit shtetëror, Veselin Vuçkoviqit, pas bisedës me Brajushkoviqin.

Siç njoftohet Vijesti jozyrtarisht nga Ministria e Punëve të Brendshme, ministri i policisë e ka drejtuar Brajushkoviqin që të ndërmarrë hapa të caktuar, pasi që ky ka kërkuar mbrojtje policore, duke thënë se është i brengosur për jetën e vetë dhe të familjes së tij. Konjeviq i ka thënë që të shkruaj kërkesë me të cilën kërkon mbrojtjen policore. Patrullat e policisë here pas here vizitojnë shtëpinë e Brtajushkoviqit. Pasi që ai të shkruajë kërkesën për mbrojtje, vlerësimin për sigurinë e tij do ta bëjë Agjencia për Siguri Nacionale, është kumtuar nga Ministria e Punëve të Brendshme. Kjo gazetë shkruan se së shpejti në Prokurori do të merren në pyetje Milan Peroviq dhe Veselin Veloviq. Të rikujtojmë se Brajushkoviq i ka akuzuar këta të dy se qëndrojnë pas organizimit të “tresheve të zeza”, të cilët kanë rrahur kundërshtarët politikë.

 

Deri në fund të vitit marrëveshja mbi kufirin ndërshtetëror

Presim që deri në fund të këtij vitit mund të nënshkruhet marrëveshja mbi kufirin ndërshtetëror me Malin e Zi, ka thënë ministri i punëve të jashtme të Bosnje Hercegovinës Zllatko Llagumxhia, në konferencë për shtyp, të mbajtur sot pas takimit me nënkryetarin e Qeverisë e ministër i punëve të jashtme të Malit të Zi, Igor Llukshiq."Kemi konstatuar se procesi, që zhvillohet tash disa vite, po shkon drejt fundit, e kjo është që grupet tona të ekspertëve e kanë përfunduar procesin e shënimit të kufirit dhe përfundimit të marrëveshjes mbi kufirin ndërshtetëror midis Bosnje Hercegovinës dhe Malit të Zi.

Nëse e përfundojmë këtë sipas planit dhe dinamikës së paraparë, presim që deri në fund të vitit mund të nënshkruhet marrëveshja mbi kufirin ndërshtetëror, ka thënë Llagumxhia. Ministrat kanë biseduar edhe mbi marrëveshje për të cilat pritet se do të nënshkruhen deri në fund të vitit, sikurse është ajo mbi mbrojtjen e investimeve, gjë që do të nxisë bashkëpunimin ekonomik.Llagumxhia ka theksuar se Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi kanë aspirata të ngjashme kur janë në pyetje integrimet euroatlantike dhe bashkëpunimi rajonal, dhe ka shtuar se theks të veçantë i është dhënë nënshkrimit të memorandumit mbi bashkëpunimin e dy vendeve në rrugën drejt Bashkimit Evropian, në një afat sa më të shkurtër kohor.

 

Punëtorët vazhdojnë bllokimin e  transportit 

Një grup prej 70 punëtorëve të Minierës së Boksitit të Nikshiqit ende po bën kujdestari para rampës së Sektorit të transportit afër Graçanicës të vendosur që me asnjë çmim të mos lejojnë transportin e mineralit.

Punëtorët kërkojnë dy nga tetë rrogat e prapambetura dhe nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre, edhe përkundër thirrjes, siç kanë thënë të drejtorit ekzekutiv Millorad Gjuroviq që policia dhe prokuroria të mundësojnë transportin e mineralit. Gjuroviq i ka informuar kompetentët në ndërmarrje që sot do të organizojë transportin e dy trenave me nga 14 vagonë në mënyrë që ta respektojë kërkesën për e shpediterit.Nga sindikata e minatorëve thuhet se e kuptojnë situatën e vështirë në të cilën gjenden minatorët grevist, por kanë shtuan se nuk e përkrahin mënyrën që kanë zgjedhur ata për plotësimin e kërkesave të tyre.

 

Pacientët në Beranë me simptome më të lehta

Ndihmën e mjekut në Beranë qysh fillimit të epidemisë deri në mëngjesin e sotëm e kanë kërkuar rreth 881 vetë, nga të cilët 206 në 24 orët e fundit.Siç është njoftuar në veb faqen e Shtëpisë së Shëndetit të Beranit, në repartin e fëmijëve janë hospitalizuar 28 fëmijë, nga të cilët 3 në 24 orët e fundit, kurse në repartin e sëmundjeve infektive janë vendosur 7 persona më të moshuar se 14 vjet. Theksohet se pasqyra klinike e të infektuarve është më e lehtë, kryesisht me kohëzgjatje më të vogël, e përcjellë me të vjella dhe ngërçe në stomak.

Një pjesë e të sëmurëve kishte pasur diarre dhe temperaturë trupore të ngritur.Se situata në Beran po qetësohet, ka njoftuar edhe Ministri i shëndetësisë Miodrag Radunoviq, duke theksuar se nuk ka arsye për panik.Të dhënat e fundit nga mjekët e zgjedhur në Shtëpinë e shëndetit dhe nga Urgjenca në këtë komunë tregojnë se numri i të infektuarve është duke u zvogëluar, kurse simptomat janë më të lehta, ka thënë Radunoviq.  Qytetarëve të Beranit u është rekomanduar që të mos e përdorin për pije ujin e ujësjellësit. Mostrat e ujit janë dërguar për analiza, kurse rezultatet pritën ditëve në vazhdim.

 

U promovuan dy vepra të Dom Simon Filipaj

Dje në Triesh u mbajt dita e tretë dhe e fundit e organizuar nga Pater Mirash Marinaj dhe disa vullnetar vendas nga Trieshi me rastin e 250 vjetorit të famullisë së këtij vendi.Siç kemi cekur edhe më parë ditën e parë të organizimit të këtij manifestimi e shënoi Simpoziumit Shkencor e dyta iu kushtua meshës solemne dhe zbulimit të pllakave perkujtimore të 3 meshtarëve të njohtur që sherbyenë në këtë vend ndersa dita e tretë dhe e fundit që u mbajt dje iu kushtua promovimit të veprave të Don Simon Filipaj.Për veprën e Filipaj folën meshtari Don Simon Luliq i cili foli për veprën zorime kundër fejet.Në të theksoi Luliq janë përmbledhë disa konferenca të cilat Don Simonim i ka organizuar me besimtarët. Ato kanë të bejnë me edukimin fetar duke pasë parasysh se në atë kohë komunizmi ishte në kulminacion dhe në mënyra të ndryshme sulmonte kishën dhe ullëheqësit fetar.Pas Luliq për veprën e Filipaj Milica e Markut foli Pjeter Lucaj redaktor i pakicave në programin e Radios së Malit të Zi.Me këtë rast Lucaj theksoi se libri në fjalë është vepër e veçantë nga një autor i spikatur i shkrimit dhe kulturës shqiptare.Për hartimin e dramës në fjalë Filipaj u inspirua nga gojdhënat të cilat u percollën brez pas brezi.Krejt ngjarja zhvillohet në Koritë në vitin 1613 – 1614.Pra ngjarjet i perkasin perpjekjeve të banorëve vendas për tu çliruar nga okupatori atoman,potencoi Lucaj. Me këtë rast Pater Mirash Marinaj falenderoi organizatorët e këtij manifestimi dhe posaçerisht donatorët e shumtë trieshjan të cilët mundësuanë organizimin në nivel të këtij manifestimi përfshi këtu edhe botimin e veprave të Don Simon Filipaj.Në fund të këtij organizimi këngëtarët Trieshjan të ullëhequr me Nikollë Nikprelaj mbajtën një koncert tejet në nivel.Poashtu për të gjithë të pranishmit organizatori pergatiti një koktej.    

 

Daçiq e Thaçi, diskutojnë përparimin e deritashëm

Sot në Bruksel mbahet takimi i radhës midis kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton.Kabineti i baroneshës Ashton ka thënë se kryeministrat do të diskutojnë për përparimin e bërë në zbatimin e marrëveshjes së prillit, bazuar në planin e miratuar nga të dyja palët.

Në anën tjetër, disa media serbe kanë raportuar se tema kryesore dhe mbase e vetme e bisedimeve do të jetë pamja e fletëvotimeve për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në Kosovë. Kryeministri serb Ivica Daçiq ka thënë se në fletëvotime për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, mund të lejohet vetëm logoja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë. “Zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në Kosovë janë historike sepse ato do të zhvillohen në tërë territorin e Kosovës, përfshirë edhe veriun e saj dhe si të tilla, do të organizohen në përputhshmëri të plotë me ligjet e Kosovës”, tha kryeministri Hashim Thaçi para takimit me homologun serb Ivica Daçiq. Sa i përket çështjes së fletëvotimeve, kryeministri Thaçi ripërsëriti qëndrimin se “fletëvotimet janë përgjegjësi e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës dhe se për ato nuk do të bisedohet në takimin e sotëm”.

 

Inspekorët e OKB, vazhdojnë hetimet në Siri

Inspektorët e Kombeve të Bashkuara nisën sot ditën e dytë të hetimeve në një lokacion të Sirisë, ku, javën e kaluar, dyshohet se ka ndodhur sulm kimik.

Inspektorët kanë mbledhur mostra dje pavarësisht se janë sulmuar nga snajperë të paidentifikuar. Që në Siri janë përdorur armë kimike, duket se është e sigurt. Ekspertët dyshojnë për gaz nervor, por vetëm analizat e gjakut, urinës dhe mostrave të dheut mund të sjellin provat. Qeveria dhe rebelët kanë fajësuar njëri-tjetrin për sulmin.

 

Washingtoni shqyrton mundësinëe  sulmeve ushtarake

SHBA-të dhe aleatët e saj po shqyrtojnë mundësinë e sulmeve ushtarake ndaj Sirisë, edhe pse Rusia, një aleat i saj, është shprehur kundër ndërmarrjes së një veprimi të tillë. Si qeveria siriane ashtu edhe forcat kryengritëse kanë fajësuar njëra-tjetrën për sulmet me armë kimike me ç’rast mbetën të vrarë disa qindra persona.

Sekretari i Shtetit, Xhon Keri, ka thënë se në Siri janë përdorur armë kimike dhe ka akuzuar regjimin e Bashar al-Assadit për shkatërrimin e provave.
Ai ka bërë të ditur se presidenti Barak Obama është duke u konsultuar me aleatët dhe ligjvënësit amerikanë dhe do të marrë vendim për mënyrën se si t’i përgjigjet sulmit të 21 gushtit. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se çdo ndërhyrje pa rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të shkelte ligjin ndërkombëtar. Por, sekretari i Jashtëm britanik, Uiliam Hugue, ka thënë se një reagim i tillë do të ishte i mundur edhe pa leje të Këshillit të Sigurimit.

 

Musharaf paraqitet sot në gjykatë

Ish-sunduesi ushtarak i Pakistanit, Pervez Musharaf,  paraqitet sot në gjykatë, për rolin e tij të dyshuar në vrasjen e ish-kryeministres Benazir Buto. Më 20 gusht, gjykata në Ravalpindi ka ngritur tri aktakuza kundër tij, përfshirë atë për vrasje dhe konspiracion për vrasje.Musharaf ka thënë se nuk është fajtor gjatë seancës së mbyllur dëgjimore. Ai akuzohet se nuk ka ofruar sigurinë e duhur për Buton, e cila është vrarë në dhjetor të vitit 2007. Ajo është vrarë në një sulm me bombë dhe armë zjarri gjatë një tubimi politik në Ravalpindi, pranë Islamabadit.

 

Neser, vende vende me të reshura të përkohëshme

Sot mban mot kryesisht i vranët dhe vende vende me të reshura të shiut. Temperaturat në orën 13: P Hrceg Novi i Tivar 22, Podgoricë e Ulqin 19, Nikshi1q e Cetinë 17, Plevle e Zhablak 15 dhe në Kollashin 14 gradë.

Për nesër pritet mot kryesisht i kthjellët dhe vende- vende me të reshura të shiut. Do të fryjë erë e mesme deri e forte nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit prej 11 deri në 21, kurse më e larta e ditës prej 18 deri në 28 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се