Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

26. 08. 2013. 17:14 >> 17:29

LAJMET 26.08.2013

26.08.2013

Sot mbi ligjin e shtetësisë dhe letërnjoftimit

Grupi punues për ndërtimin e besimit në procesin zgjedhor, në mbledhjen e sotme shqyrtoi ligjet mbi shtetësinë dhe letërnjoftimet si dhe sugjerimet në këto akte. Në rendin e mbledhjes së sotme, siç theksuam, ishin dy pika të rendit të ditës, Ligji për shtetësinë malazeze dhe ai për letërnjoftime,respektivisht dilemat, sugjerimet dhe rekomandimet e mundshme në këto dy akte të rëndësishme për procesin zgjedhor.

Grupi punues në mbledhjen e javës së kaluar nuk u pajtua për mënyrën e organizimit dhe të punës së Komisionit shtetëror të Zgjedhjeve. Mirëpo, anëtarët e grupit u pajtuan që së shpejti të hartojnë projekt-ligjin zgjedhor, i cili do të përmbajë edhe propozime për formimin e Komisionin shtetëror të Zgjedhjeve.

 

Minatorët bllokojnë eksportin e xehes

Grupi prej 40 punëtorëve të xeherores së Boksitit në Nikshiq u grumbulluan sot përsëri për të bllokuar eksportimin e xehes nga miniera.Protestuesit deklaruan se kanë vendosur që mos të lejojnë daljen e xehes nga miniera. Ata pasi janë informuar se sot do të eksportohet xehja, që mbrëmë nga 15 punëtor kanë kujdestaruar për ta penguar një gjë të tillë. 

Grevistët thanë se do ta mbajnë të bllokuar minierën deri atyre tu paguhen dy rroga dhe të caktohet afatin për pagesën e të tjerave. Nga sindikata e minatorëve thuhet se e kuptojnë situatën e vështirë në të cilën gjenden minatorët grevist, por shtuanë se nuk e përkrahin mënyrën që kanë zgjedhur ata për plotësimin e kërkesave të tyre.

 

Beci: Shqipëria respekton sovranitetin e fqinjë

Shqipëria respekton plotësisht sovranitetin dhe kufijtë aktual të shteteve fqinje dhe çdo ide apo debat mbi ndryshimin e kufijve Tirana e konsideron spekulim të zakonshëm,deklaroi ambasadori shqiptarë në Podgoricë, Tonin Beci.

Ai këtë e deklaroi në intervistën dhënë Pobjedës, duke komentuar raportimet e disa medieve mbi nisjen e iniciativës për krijimin e Shqipërisë natyrale, ku të gjithë shqiptarët do të bashkoheshin në një shtet.Sipas ambasadorit Beci,aspirata kryesore e Shqipërisë dhe e gjithë shqiptarëve të rajonit është integrimi në Evropë, ndërsa të gjithë zërat tjerë,siç tha ai janë vetëm spekulime.Beci,theksoi se marrëdhëniet mes Tiranës dhe Podgoricës janë të shkëlqyera dhe se Mali i Zi  gjithnjë e më shumë është më afër integrimit në strukturat euroatlantike.

 

Plavë: Filloi kampi rajonal euroatlantik

Kampi rajonal euroatlantik , që organizohet nga Alfa Qendra, filloi sot në Plavë dhe do të zgjasë deri më 31 gusht.Në këtë kamp, që është i gjashti me radhë, marrin pjesë rreth 100 pjesëmarrës dhe 46 ligjërues nga 25 vende.  Drejtori i Alfa Qendrës Aleksander Dedoviq deklaroi se ky kamp do të ketë efekt pozitiv në mirëkuptimin e rëndësisë që ka integrimi në Nato si dhe pranimi i vlerave të kësaj organizate ushtarake nga popullata e Malit të Zi.
Në kampin rajonal euroatlantik marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të vendeve pjesmarrse, organizata joqeveritare, medieve dhe të universiteteve. Nga Mali i Zi marrin pjesë 28 persona nga të gjitha qytetet e vendit.

 

Rritet numri i pacientëve në Beranë

Në Beranë është rritur numri i pacientëve të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në institucionin shëndetësor, për shkak të probleme në stomak të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga uji.Instituti për shëndetin publik dje ka marrë mostrat e ujit në Beran, mirëpo, ende nuk ka rezultate zyrtare mbi cilësinë e ujit nga ky institut.

Siç njofton drejtori i spitalit të Beranës, prej dje numri i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, është rritur nga 500 në rreth 680. Ai sqaroi se afro 30 pacient janë shtruar në spital, prej të cilëve 20 në repartin e fëmijëve. Banorëve të Beranit u është rekomanduar që ujin nga ujësjellësi i qytetit, para se ta konsumojnë së pari ta ziejnë dhe të shtojnë masat e higjienës.

 

Çmimet e naftës të pandryshuara edhe për dy javë

Çmimet e derivateve të naftës në Mal të Zi, edhe gjatë dy jave të ardhshme nuk do të ndryshojnë, njofton ministria e ekonomisë.Një litër eurosuper 98 dhe 95 oktanësh edhe gjatë 15 ditëve të ardhme do të kushtojë 1, 41 euro, gjegjësisht 1,38. Ndërsa eurodizeli 1 euro e 29 centë. Siç njofton ministria e ekonomisë, çmimi i derivateve të naftës do të korrektohet me 9 shtator.

 

Edhe në shtator plotë turist

Edhe pse jemi në fund të gushtit kapaciotetet turistike të Ulqinit janë mjaft të mbushura,sikur në fluksin e sezonit. Punonjësit e këtushëm turistik shpresojnë se kjo vizitë e mirë e mysafirëve do të zgjasë edhe në muajin shtator,njofton nga Ulqini Gjekë Gjonaj

 

Çështja e logos nuk diskutohet në takimin Thaçi - Daçiq

Çështja e stemës së Republikës së Kosovës në fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, nuk do të diskutohet në takimin e nesërm që do të mbahet në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, dhe atij serb Ivica Daçiq.Këtë e konfirmoi për medie, Bekim Çollaku, këshilltar i Kryeministrit Thaçi. Ai tha se “për logon vendos Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Qeveria, nuk do të implikohet në këtë çështje”.

 

Shefi i Qeverisë Hashim Thaçi, përsëri u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të veriut të Mitrovicës të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit të cilat do të mbahen për herë të parë ne tërë territorin e Republikës së Kosovës. Ai poashtu tha se është optimist që marrëveshja për Energjinë dhe Telekomunikacionin,do të arrihet në takimin e nesërm që do të mbahet në Bruksel.Kryeministri kosovar ritheksoi se të gjitha marrëveshjet e arritura mes Prishtinës  dhe Beogradit në Bruksel,janë në harmoni me Kushtetutën e vendit.

 

KS-ja të enjten diskuton për Kosovën 

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të enjten, më 29 gusht do të diskutojë për Kosovën. Në këtë seancë do të shqyrtohet raporti i ri i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.
Në raportin tremujor të periudhës 23 prill – 15 korrik thuhet se hapat pozitivë të Prishtinës dhe Beogradit kanë rezultuar me “marrëveshje historike dhe përparim drejt normalizimit të marrëdhënieve”.
Sipas medieve në seancë do të marrin pjesë edhe kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.

 

Hague:intervenimi në siri i mundshëm edhe pa unitet në OKB

Sekretari i jashtëm britanik, Uilliam Hejg, deklaroi sot se reagimi ndërkombëtar ndaj dyshimeve për përdorim të armëve kimike në Siri është i mundshëm edhe pa përkrahje unanime të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.


Presioni për veprim ushtarak ndërkombëtar në Siri po rritet pas forcat qeveritare siriane janë akuzuar se kanë përdorur armë kimike, sulm ai që vrau qindra persona. Një veprimi të tillë të koalicionit ndërkombëtar do ti bashkohej eshe Tuqia, tha ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutoglu.  Nga ana tjetër Moska ka shprehur shqetësimin duke e paralajmëruar Uashingtonin për pasoja në rast të ndërhyrjes në Siri. Ndërkohë, Sekretari i përgjithshëm i OKB-se, Ban Ki Mun, ka paralajmëruar se sot fillojnë inspektimet  e përfaqësuesve të OKB-së në zonën periferike të Damaskut ku është raportuar se forcat e qeverisë siriane kanë përdorur armë kimike.

 

Terrorizmi, shqetësim për kabulin e Islamabadin

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, kërkoi nga kryeministri pakistanez, Navaz Sharif, të bëjë gjithçka që është e mundur për të krijuar mundësitë për bisedime paqësore me militantët talibanë.

 

Duke folur në Islamabad, ai tha se çështja më e rëndësishme në bisedimet me Sharifin është bashkëpunimi kundër “terrorizmit” dhe avancimi i procesit të paqes. Ndërsa kryeministri pakistanez,  Sharif u shpreh se ai dhe Karzai kanë vendosur të punojnë më ngushtë për të forcuar tregtinë, energjinë dhe lidhjet e komunikimit.

 

Dhjetëra të vrarë nga sulmet në Irak

Zyrtarët në Irak kanë njoftuar sot se së paku 46 njerëz kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në sulmet e djeshme.Sulmi më i përgjakshëm ka ndodhur në qytetin Bakuba, ku nga shpërthimi i makinës bombë kanë vdekur 11 persona dhe janë plagosur 34 të tjerë. Në sulmet që kanë ndodhur gjetkë nëpër Irak janë vrarë edhe pesë ushtarë. Dhuna në këtë vend ka shënuar rritje të ndjeshme këtë vit.

 

Nesër vranët dhe me shi, deri në 29 gradë

Në Mal të Zi mban mot i vranët dhe me shi. Frynë erë e lehtë deri mesatare e drejtimeve të jugut dhe juglindjes.

Temperaturat në orën 12 ishin në: Ulqin 30, Podgoricë 29, Tivar 28, H. Novi 25, Plevle 23, Kollashin e Cetinë 21, Nikshiq 19 dhe në Zhablak 16 gradë.

    Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot kryesisht të vranët dhe me reshje të shiut, sidomos gjatë pasdites. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë e drejtimeve të jugut. Temperatura e mëngjesit prej  10 deri në 21, kurse më e larta e ditës prej 18 deri në 29.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се