Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

23. 08. 2013. 17:28 >> 17:47

LAJMET 23.08.2013

23.08.2013

ISH - Punëtorët e kombinatit do të presin edhe një javë

Ekipi bashkëbisedues i punëtorëve të Kombinatit të Aluminit, që kanë plotësuar kushtet për pensionin e vjetërsisë, në takimin e sotëm vendosën të heqin dorë edhe për disa ditë nga bllokimi i  fabrikës duku u dhënë shans bisedimeve.

Ata në takimin që patën me përfaqësuesin e tyre juridik avokatin Zoran Piperoviq vendosën që të presin rezultatet e takimit, që javën e ardhshme do të zhvillohet mes ministrit të ekonomisë, Vlladimir Kavariq dhe përfaqësuesit të tyre, avokatit Piperoviq. Punëtorët që i kanë plotësuar kushtet për pension të vjetërsisë, kërkojnë kompensim dhe pagesën e të hollave të cilat ata i kanë ndarë për fondin banesorë të Kombinatit të Aluminit.

 

Firma hungareze te hollat do ti paguajnë ditën e hënë

Firma hungareze nuk i ka paguar 100 mije euro për një pjese te mineraleve te porositura nga miniera e boksitit te Nikshiqit ,ka deklaruar drejtori Millorad Gjuroviq.Ai njofton se nga ndërmarrja hungareze ka fituar vetëm kërkim falje, deri sa te hollat kane njoftuar se do ti paguajnë ditën e hënë. Nga ana tjetër punëtoret e ndërmarrjes se Nikshiqit edhe sot janë tubuar para ndërmarrjes dhe kane rekomanduar se nuk do te lejojnë transportimin e mallit deri sa te mos u paguhen dy rroga.

 

Mali i Zi Pozitiv:Duam pushtetin ne Cetine

Mali i Zi Pozitiv do te dal veçmas ne zgjedhjet e ardhshme lokale ne tri komuna ,ndërsa ambiciet e kësaj partie janë qe te jete ne pushtete ne komunën e Cetinës ,deri sa ne Petnjice dhe Mojkovc te përmirësoje rezultatin zgjedhore,ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i kësaj partie Goran Tuponja. Vendimin për te dal veçmas ne këto zgjedhje e ka sjelle këshilli kryesore i partisë ne mbledhjen qe është mbajtur me 28. korrik ,deklaroi Tuponja. A i ne fund theksoi se nuk është biseduar me partitë e tjera opozitare parlamentare për daljen eventuale te përbashkët ne zgjedhjet e ardhshme lokale.

 

Ish polici Brajushko Brajushkoviq ne prokurori

Ish polici Brajushko Brajushkoviq aktualisht gjendet ne prokurori lidhur me akuzat e tija ndaj ish funksionareve policore Veselin Veloviq dhe Miljan Peroviq, kane organizuar te ashtuquajturin “treshin e zi “,i cili ka rrahur dhe maltretuar politikanet opozitare dhe disa gazetare. Nga ana tjetër drejtori i gazetës” Vijesti “Zhelko Ivanoviq ,ka vlerësuar se Veselin Veloviq do te ishte dëshmitarë  dhe bashkëpunëtore ideal dhe nëse policia ka vetëm pak kredibilitete profesional duhet ta burgos .Ivanoviq ka deklaruar se dëshmia e ish policit Brajushkoviq eshte rast ideal qe te fillohet me shndritjen e dhjete rasteve te deritashme te sulmeve ndaj gazetareve .

 

Shpallet konkursi për afatin e tretë të regjistrimit

  Universiteti i Malit të Zi shpalli sot konkursin për afatin e tretë të regjistrimit për studentët e vitit të parë, sipas të cilit parashihen 72 vende për brucoshët me financim nga buxheti dhe mbi 660 me vetëfinancim. Siç njoftohet nga Universiteti i Malit të Zi, rreth 170 vende janë caktuar me konkurs për shtetas të huaj.

Të gjithë të interesuarit dokumentet duhet t’ i dorëzojnë të hënën, kurse testi për kandidatët të cilët nuk kanë pasur provimin e maturës eksterne, do të bëhet të martën, më 27 gusht.  Provimi pranues do të organizohet më 29 dhe më 30 gusht, thuhet në kumtesën e Universitetit. Regjistrimi i studentëve që do të pranohen do të përfundojë deri më 3 shtator, kurse viti i ri studimorë do të fillojë me 9 shtatorë.

 

Thaçi pas Brukselit në New York

Pas Brukselit ku do të takohet me homologun e tij serb Ivica Daçiq, kryeministri Hashim Thaçi pritet që të shkojë në New York për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së javën e ardhshme. Këshilli i Sigurimi dëgjon raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Kosovën, për gjashtëmujorin e vitit 2013.

 

Daka: Do t’i bëjë zgjedhjet si e parasheh Kushtetuta

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka këmbëngul në qëndrimin, se do t’i organizojë zgjedhjet ashtu siç e parasheh Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës. Ajo në një intervistë për Kosovapress, rolin e OSBE-së e quan lehtësues në organizimin e zgjedhjeve në katër komunat në veri të vendit, përkundër që më herët e kishte vlerësuar të \'postierit\'.E debatin se fletëvotimet do të mbajnë logon e shtetit të Kosovës apo jo, ajo thotë se kjo nuk është diskutuar asnjëherë në KQZ-së, por, sipas saj, kjo po bëhet për marketing politik të ndonjë subjekti politik.

Sipas saj, KQZ-ja nuk e ka diskutuar këtë çështje dhe nuk është në rend të ditës të diskutimit çështja e logos. Sipas saj, janë përgatitjet me planin operacional dhe deri më tash nuk ka ndonjë ngecje speciale, e cila kishte dëmtuar procesin.

 

Ivanoviq kundër listës së përbashkët serbe

Lideri i Iniciativës qytetare ”Serbia, demokracia, drejtësia” Oliver Ivanoviq ka deklaruar se është kundër listës së përbashkët serbe për zgjedhjet në Kosovë dhe se nëse ftesat e autoriteteve serbe që ajo të formohet është vetëm formale, atëherë ajo dhe nuk është dhe aq mesazh i qartë dhe mund të përthyhet shumë negativisht në terren.

”Është gabim të formohet lista e përbashkët në meset siç janë katër komunat në veri, por edhe Graçanica, Shtërpca, sepse nuk ka fije kuptimi në raste kur bëhet fjalë për shumicën absolute”, ka thënë Ivanoviq për Politikën.

 

Në Serbi 6 të vdekur nga ethet e Nilit

Numri i pacientëve në Serbi që janë prekur me virusin e etheve të Nilit ka arritur në 81, ndërsa deri më tash kanë vdekur 10 pacientë, ka deklaruar për Tanjugun drejtori i Klinikës së Sëmundjeve Infektive dhe Tropikale në Beograd Dragan Iliq.
Ai më herët ka thënë se në mesin e të hospitaliruarve më së shumti ka pacientë me simptoma të encefalitisit (ndezja e trurit) dhe meningjitit, por se ka edhe pacientë, kreysisht mbi 60 vjeç që gjenden në respirartor dhe të cilët janë të rrezikuar për jetën.
Deliq ka rikujtuar se infektimin e bartin mushkonjat dhe se përhapja mund të vazhdojë ndërsa ekziston aktiviteti I këtyre insekteve.

 

Ban Ki-Moon: Konsekuenca serioze për sulm kimik të dyshuar

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, i ka bërë thirrje Qeverisë së Sirisë për bashkëpunim me hetuesit e Kombeve të Bashkuara, lidhur me dyshimet për sulm me armatim kimik, afër kryeqytetit Damask, këtë javë.
Gjatë vizitës së sotme në Seul të Koresë Jugore, Ban Ki-moon, mëtutje ka theksuar se çfarëdo përdorimi i armatimit kimik paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Sipas zotit Ban “krimi i tillë kundër njerëzimit duhet të ketë konsekuenca serioze për kryerësin”.
Njëherësh, Kombet e Bashkuara thonë se ka arritur në një milion numri i fëmijëve, që janë detyruar të largohen nga Siria, për shkak të Luftës Civile në këtë vend, që ka filluar para afro 30 muajsh.
Organizatat UNICEF dhe UNHCR thanë sot se dy milionë të rinj të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre brenda Sirisë.

 

Filipine: MBI 600 mijë të evakuuar nga vërshimet

Rreth 600 mijë persona jane evakuar në Filipine tek të afërmit e tyre si rezultat i vërshimeve që janë shkaktuar nga të reshurat e shumta që morën jetën e 20 personave, raporton agjencia franceze e lajmeve, AFP.  Fjala është për rajone të ulëta të cilat prekën nga vërshimet çdo vit. Këto përmbytje kanë shkaktuar dëme prej 2.2 miliard dollarë në infrastrukturë dhe të mbjella, njoftoi qeveria e Filipineve.

 

Liban, shpërthime në Tripoli, ka viktima

Dy shpërthime kanë tronditur qytetin verior libanez të Tripolit. Ka raporte për viktima. Të paktën njëri prej shpërthimeve ka ndodhur pranë Xhamisë al-Taqëa, në kohën e përfundimit të lutjeve të së premtes.

Shërbimet e emergjencës dhe policia kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që prej aty shikohen re të dendura tymi.
Shpërthimet vijnë në kohën e tensioneve të përshkallëzuar sektare në Tripoli, të shkaktuara nga konflikti në Sirinë fqinje.

 

Operatorët fajtor për krizën e fundit në Fukushima

Operatorët e centralit të dëmtuar bërthamor, Fukushima kanë dështuar që t’i monitorojnë si duhet tankerët e mbushur me ujë të kontaminuar që kanë

filluar të rrjedhin dhe janë burim i shqetësimeve ndërkombëtare, deklaroi sot rregullatori i energjisë bërthamore japoneze. Kriza bërthamore japoneze ka eskaluar këtë javë në nivelin më të keq që prej tërmetit masiv që shkaktoi cunami i cili dëmtoi centralin në Fukushima para dy vjetësh.

 

QKI: Ekspozita e pikturave

Mbrem ne QKI “Malësia” ne Tuz u hap ekspozita e pikturave te këngëtarit te mirënjohur shqiptare nga Malesia ,Nikollë Nikprelaj .Për opusin dhe krijimtarinë e tij ne fushën e artit e ne veçanti te pikturës foli piktori akademik,Gjelosh Gjokaj. Pikturat e tij janë te kulluara ,me ngjyra te pastra te inspiruara nga natyra,tha Gjokaj .At o janë te gërshetuara,disa prej tyre edhe abstrakte ku ngjyrat dominojnë ne krejt opusin e punimeve te tija .

Nikprelaj ne jetën e përditshme merret me muzikë kështu qe ,sipas Gjokaj gërshetimi i muzikës dhe pikturës vjen ne shprehja .

Nikollë Nikprelaj ka lindur ne Triesh ku edhe ka përfunduar shkollën fillore,atë te mesme ne Tuz ,kurse Akademinë e arteve-Drejtimin piktura e përfundoi ne vitin 1988 ne Prishtine te prof. Rexhep Ferri. Teknika e preferuar e tij është vaji dhe akryla ne pëlhurë .Kjo është ekspozita e pare personale e Nikollë Nikprelaj e cila do te jete e hapur deri me 2 shtatore. Te theksojmë këtu se ne hapje te kësaj ekspozite ishte një numër i konsiderueshëm i qytetareve te cilët çdo dite e me tepër shprehin interesim për punën e krijuesve vendas.

 

Nesër vranët dhe me reshje të dobëta, deri në 32 gradë

Në Mal të Zi mban mot me vranësira mesatare dhe i thatë. Frynë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga verilindja. Temperaturat në orën 14 ishin në: Podgoricë 32, Ulqin 31, H. Novi 30, Cetinë 29, Tivar 28, Nikshiq 27, Plevle 26, Kollashin 22 dhe në Zhablak 20 gradë.

 Për nesër meteorologët parashikojnë mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite edhe me reshje të dobëta e bubullima. Do të fryjë erë mesatare e drejtimeve të verilindjes. Temperatura më e lartë e ditës prej 21 deri më 32.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се