Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

22. 08. 2013. 17:25 >> 17:51

LAJMET 22.08.2013

22.08.2013

Partia liberale ka kërkuar nga Organet shtetërore zbardhjen  e rastit Brajushkoviq

Partia liberale ka kërkuar nga Organet shtetërore që të zbatohën aktivitetet dhe masat urgjente për të shndritë  të vërtetën e akuzave të ish përfaqësuesit të njësisë speciale policore Brajushko Brajushkoviq duke aluduar se i shqetëson fakti që ky person tani akuzon ish shefat e tij.

Brajushkoviq ka pohuar se ish shefi i policisë Veselin Veloviq është organizator i treshit të zi, të cilët kohë më parë kanë rrahur disa persona opozitar dhe gazetar  të cilët kanë qenë të pa dëshiruar. Liberalët dënojnë ç,do lloj dhune dhe përdorim të forcës pa marrë  para sysh prej kah vjen, sepse integriteti dhe siguria e njeriut janë të drejta të garantuara e posaçërisht  dënojnë përdorimin e dhunës ndaj  politikanëve të cilët nuk mendojnë njësoj si dhe gazetarëve, thuhet nga Partia Liberale.

 

PSP ka ftuar Perishiqin për bashkëpunim

PSP ka ftuar administratorin në falimentim të Kombinatit të Aluminit Veselin Perishiq dhe institucionin  revizor shtetëror që në kuadër të kompetencave të veta, të realizojnë bashkëpunimin dhe të koordinojnë në procedurat e revidimit të borxheve si dhe punët që ndërmerren rreth privatizimit të kësaj ndërmarrje. 

Deputetja i PSP Zdenka Popoviq  ka deklaruar se vërtetimi i gjendjes së vërtetë rreth borxhit të Kombiantit  të Aluminit është detyrë tejet e rëndësishme për ekonominë  e Malit të Zi. Ajo ka ftuar me këtë rast që të bashkëpunojnë  të gjithë  dhe njëherë të  koordinojnë në procedurat e revidimit të borxhit dhe punës në Kombinat,që  nga privatizimi i tij në vitin 2005, si dhe sjelljen e akteve për pranimin e borxhit të Kombinatit ndaj kredituesve të vetë, ka deklaruar Popoviq.

 

N plus  grupa e miliarderit rusë Oleg Deripaska i ka demantuar të gjitha informatat rreth rastit Portubaç

N plus  grupa e miliarderit rusë Oleg Deripaska i ka demantuar të gjitha informatat se drejtori financiar i Kombinatit  të Aluminit të Podgoricës Dmitrij  Potrubaç ka braktisur Malin e Zi. Potrubaç është burgosur në gjysmën e muajit korrik në vendkalimin Dobrakovo, me ç,rast  ka tentuar të largohet nga Mali i Zi.

Aj është nën dyshim  për vjedhjen e rrymës në Kombinat  me shumë prej 10 milion euro dhe se pas disa ditëve të kaluara në burgun e Spuzhit  është liruar përmes kaucionit  prej 100  mijë euro. Sipas disa pohimeve  Potrubaç më se një javë nuk gjendet në Mal të Zi, çka vjen në dyshim se ka përdorur dokumentacionin e rrejshëm për të ikur në Rusi, bëhet  me die nga prokuroria. Prokurorja speciale  Gjurgjina Ivanoviq ka urdhëruar para do kohe hetuesinë urgjente për  gjendjen në Kombinatin  e  Aluminit, në mënyrë që të shndriten të gjitha faktet për vjedhjen e rrymës brenda 6 muajve të kaluar.

 

Knezheviq pret bashkim të opozitës

Anëtari i kryesisë së Frontit Demokratik Millan Knezheviq ka deklarua se pret që përfaqësuesit e opozitës brenda 15 ditëve të ardhshme  të bisedojnë dhe të tentojnë të gjejnë gjuhe të përbashkët për pjesëmarrjen  unike në zgjedhjet në Mojkovac, Petnicë dhe Cetinë. 

Knezheviq bënë me die se kryesia e Frontit Demokratik muajin e kaluar ka  sjellë  vendimin që të bashkohet opozita, organizatat joqeveritare dhe të gjitha forcat e anti regjimit për një model më të mirë në pjesëmarrjen e zgjedhjeve lokale më Mojkovc , Peticë dhe Cetinë dhe që një praktikë e tillë të zbatohet edhe në zgjedhjet  lokale vitin e ardhshëm.

 

Thaçi: KQZ të respektojë kushtetutën dhe ligjet në fuqi

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, i ka dhënë mbështetje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në punën për të organizuar zgjedhjet të cilat pritet të mbahen më 3 nëntor të këtij viti. Mirëpo, ai ka kërkuar nga ky institucion që të respektojë kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Ndërsa u ka bërë thirrje edhe njëherë serbëve të veriut që të fillojnë përgatitjet dhe të marrin pjesë në zgjedhje. Këto komente kryeministri i bëri gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, ku ka bërë të ditur se gjatë bisedës telefonike që kishte dje me baroneshën Catherine Ashton janë dakorduar që takimi i radhës me kryeministrin serb të mbahet  të martën, në të cilin pritet të arrihen disa marrëveshje, duke mos përjashtuar edhe atë të telekomit dhe energjisë. Ai ka deklaruar se gjatë ditës së djeshme nga SHBA-të edhe njëherë është konfirmuar mbështetje e fuqishme për këtë proces.

 

Shtyhet afati për regjistrimin e listave serbe

Këshilltari i kryetarit të Serbisë, Marko Gjuriq ka theksuar se është e mundur që lista për pjesëmarrje në zgjedhjet e nëntorit në Kosovë të shtyhet. Sipas tij, është shumë me rëndësi që t’iu mundësohet të gjithëve që duan të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor ta bëjnë këtë. Te përfaqësuesi i bashkësisë ndërkombëtare kemi parë gatishmërinë lidhur me afatet (4 shtator) që t’iu dilet sa më shumë përballë përfaqësuesve të bashkësisë serbe. Vendimet konkrete lidhur me këtë do t’i shohim gjatë ditëve të ardhshme”, ka thënë Gjuriq për gazetën serbe ‘Politika’.Gjuriq ka theksuar se Serbia nuk do të pranojë që të marrë pjesë në zgjedhje  me simbole  të shtetit  të Kosovës’. Gjuriq ka thënë se zgjedhjet e nëntorit  janë  test për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në pranverën e ardhshme.

 

Komshiq: Nuk do të ketë shkëputje të RS-së

Kryesuesi i Kryesisë së Bosnjë Hercegovinës, Zhelko Komshiq, ka deklaruar se nuk do të ketë shkëputje të Republikës Serbe nga Bosnjë Hercegovina, por as shformim të saj.“Siç është e qartë për mua, nuk ka shformim të dhunshëm ose të qetë të Republikës Serbe, kundër vullnetit të njerëzve që jetojnë në të”, tha Komshiq në një kumtesë për media, dhe ka shtuar se “nuk ka e as që do të ketë shkëputje të dhunshme e as të qetë të Republikës Serbe” nga Bosnjë Hercegovina. Më tutje, ai ka theksuar se e thotë zëshëm atë “që të gjithë e dinë e së cilës i frikësohen të gjithë”.

Sipas tij, “është më mirë t’i harrojmë tregimet për shkëputje, shformim, dhe ndarje të metejshme, pastaj mashtrimeve politike dhe etnike, dhe t’i kushtohemi punës së vërtetë, e cila është, para se gjithash, lufta kundër varfërisë, mjerimit dhe padrejtësisë së çfarëdo lloji, që e ndjejnë të gjithë qytetarët tanë”.

 

Siri: Ushtria e bombardoi vendin e dyshuar të sulmit kimik

Forcat e ushtrisë së Sirisë kanë vazhduar ta bombardojnë një lagje të kryeqytetit  Damask, për të cilën grupet opozitare thanë se dje ishte goditur nga sulmi vdekjeprurës me armatim kimik.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër  tha se numri i të vdekurve nga sulmi i djeshëm mund të jetë prej 136 e deri në 1300 njerëz. Qeveria e presidentit të Sirisë, Bashar  al-Assad, ka përgënjeshtruar se ka ndërmarrë sulm me armatim kimik. Për këtë sulm të dyshuar është diskutuar mbrëmë vonë edhe në seancën e mbyllur të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

 

OKB: Kërkohet qartësi për incidentin me armatimin kimik në Siri

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për qartësi lidhur me dyshimet për sulm me armatim kimik në Siri. Pas një takimi  të jashtëzakonshëm me dyer të mbyllura, të mbajtur mbrëmë vonë,  bëhet me dije se Këshilli i Sigurimit, e ka mbështetur  një hetim “të paanshëm dhe të shpejtë” për këtë incident, por nuk është thënë nëse ky hetim do të zhvillohet nga ekspertët e Kombeve të Bashkuara, që tashmë ndodhen në Siri. Raportohet se Rusia dhe Kina e kanë kundërshtuar thirrjen për hetime të menjëhershme të Kombeve të Bashkuara.

 

Westerwelle dhe Davutogllu flasin për Sirinë

Kryediplomatët e Gjermanisë dhe Turqisë janë takuar sot ku kanë biseduar edhe për raportimet  për sulm me armë kimike në Siri."Ne jemi shumë të shqetësuar me raportimet se gazi helmues është përdorur në afërsi të Damaskut. Këto raportime janë shumë serioze dhe nëse konfirmohen atëherë ato do të jenë mizore”, ka thënë ministri i jashtëm gjerman, Guido Westerwelle."Ne bëjmë thirrje që kjo të qartësohet sa më shpejtë që është e mundshme dhe që ekspertët e armëve kimike që tani gjenden në Siri t’iu lejohet qasja e menjëhershme që të verifikojnë këto akuza”, ka thënë më tej, Westerwelle."Të gjitha vijat e kuqe janë tejkaluar, por Këshilli i Sigurimit të OKB-së ende nuk ka qenë në gjendje që të marrë një vendim, kjo është përgjegjësi e shteteve që vendosin vija të kuqe  dhe e të gjithë neve”, ka thënë ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutoglu.

 

Greqia do ketë nevojë për ndihmë edhe pas vitit 2014

Një zyrtar i lartë i eurozonës  ka pranuar se Greqia do të ketë nevojë për më shumë përkrahje financiare në vitin 2014, raporton një gazetë holandeze. Joreon Dijsselbloem, holandezi që udhëheqë takimet e ministrave të financave të shteteve që e kanë euron si monedhë të tyre, është pyetur për deklarime të njëjta të ministrit gjerman të financave, Ëolfgang Schaeuble, këtë javë. Dijsselbloem është cituar nga gazeta duke thënë: se “problemet në Greqi nuk do të zgjidhen në vitin 2014, pra diçka më shumë duhet të ndodhë”. Mbetja e financave greke në gjendje të keqe është një sekret publik. Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se deri në vitin 2015 duhen edhe 9 miliard euro për Greqinë. Por, shumë politikanë evropianë ju kanë shmangur diskutimit të masave të reja buxhetore që nuk janë fare të pëlqyera nga publiku. Gjermania për shembull ka zgjedhje në muajin e ardhshëm. Dijsselbloem ka thënë se forma dhe masa e asistencës do të varet nga vazhdimi i reformave ekonomike që do bëhen nga Greqia.

 

Mugabe, president edhe për pesë vjet të tjerë

Presidenti autoritar, Robert Mugabe është betuar në pozitën e presidentit të Zimbabvesë edhe për pesë vitet e ardhshme. Autoritetet lokale zgjedhore e kanë deklaruar 89 vjeçarin, i cili e ka udhëhequr shtetin jugor-afrikan për 33 vjet, fitues të zgjedhjeve që janë mbajtur më 31 korrik. Lideri opozitar, Morgan Tsvangirai, ka thënë se zgjedhjet  janë karakterizuar nga manipulimet që prej fillimit deri në fund dhe e ka bojkotuar inaugurimin e Mugabes. SHBA-të dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësimin për zgjedhjet e mbajtura në shtetin që është i pasur me minerale, por rezultati është pranuar në masë të madhe nga organizata rajonale afrikane.
Mugabe që  shihet si përgjegjës për situatën jo të mirë të të drejtave të njeriut në këtë shtet dhe rënien ekonomike, e ka mbajtur pushtetin prej pavarësimit  që ndërkombëtarisht  është njohur në vitin 1980.

 

Pakistan: Mundësi për negociata për paqe me militantët islamik

Qeveria pakistaneze ka thënë se militantët islamik duhet të çarmatosen para se të mund të nis dialogu me Islamabadin. Nga një takim i nivelit të lartë mes liderëve civilë dhe atyre ushtarak që është mbajtur sot ka dalë një deklaratë pasi kryeministri, Nawaz Sharif e ka deklaruar terrorizmin si një “kërcënim ekzistencial” për Pakistanin. Takimi gjithashtu ka vendosur që të krijojë një “Këshill të Sigurisë Kombëtare” i cili do të merret me sfidat e sigurisë me të cilat Pakistani po përballet. Gjatë ditës, një komandant i talibanëve të Pakistanit  e ka mirëpritur ofertën e Sharifit që është bërë të hënën për mbajtjen e bisedimeve për paqe. Përmes një deklarate, Asmatullah Muawiya, e ka lavdëruar kryeministrin për “demonstrimin e pjekurisë politike” duke përsëritur ofertën për negociata për paqe. Ende nuk është e qartë nëse edhe ndonjë lider tjetër i talibanëve të Pakistanit  e ka  të njëjtin qëndrim me Muawiya, i cili  udhëheqë  militantët islamik në krahinën e Punxhabit.

 

Nesër  mot i ngjashëm me të sotmin

Sot  në pjesën më të madhe të Malit të Zi mban mot kryesisht me diell dhe vende vende me vranësira kalimtare. Frynë erë e dobët deri mesatare, në veri dhe rajonin e Bokës së Kotorrit deri e fortë, kryesisht  nga drejtimi i veriut dhe perëndimit.

Temperaturat në ornë 14, Ulqin 36, Podgoricë 34, H. Novi 33, Budvë 32, Tivat 31, tivar e Petrovac 30, Cetinë, Nikshiq, Shavnik, B. Pole e Beranëe 28, Plevle e Andrievicë 27, Plavë e Rozhaj 25 , Kollashin 24, dhe Zhablak 19 g.

Për nesër në pjesët jugore pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe kohë pas kohe me vranësira të dobëta, ndërsa në pjesët veriore mot  me vranësira  të  ndryshueshme dhe intervale me diell,kurse në pjesën e dytë të ditës me reshje të mundshme të shiut dhe bubullimë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.

Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 11 deri në 23, kurse më e larta e ditës prej 21 deri në 33 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се