Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

21. 08. 2013. 18:07 >> 18:23

LAJMET 21.08.2013

21.08.2013

Mosmiratimi i rebalancit do te këtë pasoja për banoret

Nëse do te mungoje rebalanci i buxhetit i cili do te mundësojë marrjen e huave te reja me qellim te financimit te shpenzimeve deri ne fund te këtij viti ,qëndrueshmëria financiare ne një shkalle te madhe do te reduktoje shpenzimet ,i është kumtuar gazetës Pobjeda nga Ministria e financave.

Ministria përkujton se garancitë e dhëna për kredi te Kombinatit te aluminit ne Podgorice janë paguar ne korrik dhe ne gushte por qe këto mjete nuk ishin parapare me buxhetin e këtij viti. Sipas Ministrisë se financave nuk është reale te pritet realizimi i te ardhurave me te mëdha se 103 milion euro ne raport me te ardhurat buxhetore. Kjo Ministri ka kumtuar se gjate ditëve te kaluara nuk ka pasur bisedime dhe as marrëveshje lidhur me miratimin e propozim rebalancit te buxhetit për vitin 2013.

 

Qeveria ti dorëzoj katër propozim ligje te cilët do te harmonizoheshin me kushtetutën

Qeveria është e detyruar qe deri ne fund te muajit t’ia dozoje Kuvendit katër propozim ligje te cilët do te harmonizoheshin me kushtetutën. Velizar Kalugjeroviq nga PSP e ka ftuar disa here pushtetin ekzekutiv qe te jete i ndërgjegjshëm dhe ti respektoi normat kushtetuese brenda afateve precize .PDS është e vetishme se kohe ka mbetur pak ,mirëpo këto fakte konsiderojnë edhe me stimulues për pune .Shoqata e juristeve rekomandon se duhet pritur ,sepse nuk ka paralajmërime se puna nuk do te kryhet brenda afatit.

 

Presin qe pushteti te miratoje propozimin e tyre

Ne Frontin demokratik shpresojnë se përfaqësuesit e partive ne pushtet do ta pranojnë propozimin e tyre për identifikimin elektronik te votuesve ne vendvotime.

Deputeti i Frontit ,Millutin Gjukanoviq ,ka përkujtuar se kjo aleance me pare ka paraqitur amendamentin ne kodin zgjedhore me te cilin kërkohet futja e identifikimit elektronik te zgjedhësve ne vendvotime përmes letërnjoftimeve .Ai ka deklaruar se se bashku me kolegun Goran Danilloviq e kane vizituar dje Ministrin për pune te brendshme ku është biseduar për mundësinë e realizimit te këtij propozimi .

 

Gjeka dhe Nimanbegu nuk e kane nënshkruar peticionin

Deputetet e Partive shqiptare, Fatmir Gjeka dhe Genc Nimanbegu ,kane kumtuar se nuk e kane nënshkruar peticionin me te cilin kërkohet formimi i Shqipërisë Natyrale .Gazeta Vijesti shkruan se ne këtë mënyrë ata e kane demantuar drejtorin e institutit për prognozat rajonale nga Tirana ,Koco Danaj, i cili ka theksuar se kërkesën e tille e kane nënshkruar 40 deputete te parlamenteve nga Shqipëria,Mali i Zi,Kosova dhe Maqedonia.

Danaj ka iniciuar nënshkrimin e peticionit për formimin e “Shqipërisë Natyrale” duke sqaruar se shqiptaret ne këtë forme dëshirojnë te bëjnë presion mbi bashkësinë ndërkombëtare me qellim te realizimit te qëllimit qe te gjithë shqiptaret te jetojnë ne një shtete te përbashkët .Fatmir Gjeka ,deputet i Partisë demokratike ka theksuar se nuk është i njoftuar për kurrfarë peticioni duke shtuar se te gjitha idetë për krijimin e shteteve te mëdha ne Ballkan janë te pakuptimta,sepse te gjithë do te jemi se bashku ne UE pa kufi. Deputeti i Forcës Nimanbegu ka theksuar se nuk është i njoftuar me përmbajtjen e peticionit,por me siguri nuk do ta nënshkruante atë ,sepse fjala është për tërheqjen e vëmendjes nga problemet reale. Ndërkaq kryetari i Iniciativës qytetare Vasel Sinishtaj ,sic transmeton Vijesti ,ka theksuar se do ta nënshkruante peticionin për formimin e Shqipërisë natyrale.

 

Pjesëmarrësit e Marshit kundër mafies nesër para ndërtesës se presidentit

Një grup i pjesëmarrësve te Marshit kundër mafies do te tubohen nesër para ndërtesës se presidentit te Malit te Zi ne Podgorice,ne te njëjtën kohe kur ne Cetine do te filloje procesi gjyqësore kundër organizuesit te Marshit ,Marko Millaciq. Marshi kundër mafisë ishte organizuar me 20.maj, ne ditën e inaugurimit te presidentit Filip Vujanoviq ,kurse policia e akuzone Millaciqin se ka rrezikuar sigurinë e komunikacionit ,te pjesëmarrësve te Marshit ,si dhe për shkak te shkeljes se rendit publik dhe te qetësisë ne Cetine.

 

Takimi Thaçi-Daçiq më 27 gusht

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka biseduar sot përmes telefonit me kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, në lidhje me takimin e radhës.

 


“Takimi i ardhshëm do të mbahet të martën, më 27 gusht, në Bruksel. Përfaqësuesja e Lartë dhe kryeministrat do të diskutojnë për përparimin në zbatimin e marrëveshjes së prillit, bazuar në planin e miratuar nga të dyja palët”, thuhet në njoftimin që ka dërguar kabineti i baroneshës Ashton.
Thaçi dhe Daçiq kanë arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë më 19 prill.

 

Daçiq thotë se po zbatohet Marrëveshja e Brukselit

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq është takuar sot drejtorin e Zyrës së Evropës Jugore e Qendrore të Stejt Departamentit Jonathan Moor. ”SHBA përkrahin plotësisht Qeverinë e Serbisë në procesin e integrimeve dhe në zgjidhjen problemit të Kosovës”, ka thënë Moor, citojnë medie serbe.
“Qeveria e Serbisë po e zbaton Marrëveshjen e Brukselit dhe në vazhdim e sipër janë përgatitje të mëdha për zgjedhjet lokale në Kosovë”, ka thënë Daçiq.

 

Organizimi i zgjedhjeve edhe në veri në interes të gjithë qytetarëve

 

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga tha se organizimi i zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit edhe në veri të vendit, është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

 

“Marrëveshja e 19 Prillit po realizohet me sukses dhe deri më tani janë implementuar shumë pika të saj, me ndërhyrjen e Bashkimit Evropian” , tha presidentja Jahjaga sot gjatë qëndrimit në fshatin Loxhë të Pejës, ku ka vizituar plantacionet bujqësore.

 

Serbia dorëzon listat zgjedhore për komunat e veriut

Qeveria e Serbisë ka dorëzuar listat zgjedhore për zgjedhjet lokale në Kosovë për katër komuna të veriut të Kosovës, derisa për komunat në jug, ekzistojnë listat që kanë dorëzuar institucionet e Kosovës, deklaroi anëtari i ekipit për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, sekretari përgjithshëm i Qeverisë së Serbisë, Velko Odalloviq. Ai tha për gazetën Blic se “nëse Prishtina i përmbahet Marrëveshjes së Brukselit, në vendvotime më 3 nëntor, mund të dalin të gjithë ata që janë lindur në territorin e Kosovës”.

 

Serbia dorëzon listat zgjedhore për komunat e veriut

Qeveria e Serbisë ka dorëzuar listat zgjedhore për zgjedhjet lokale në Kosovë për katër komuna të veriut të Kosovës, derisa për komunat në jug, ekzistojnë listat që kanë dorëzuar institucionet e Kosovës, deklaroi anëtari i ekipit për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, sekretari përgjithshëm i Qeverisë së Serbisë, Velko Odalloviq. Ai tha për gazetën Blic se “nëse Prishtina i përmbahet Marrëveshjes së Brukselit, në vendvotime më 3 nëntor, mund të dalin të gjithë ata që janë lindur në territorin e Kosovës”.

 

BE-ja, raport negativ për Maqedoninë, nëse s’ka zgjidhje për “24 dhjetorin”

Në Bruksel nuk ka dilemë se cili do të jetë vendimi për Maqedoninë, nëse Komisioni që duhet të zbardhë ngjarjet e “24 dhjetorit” në Parlament nuk tregon rezultat dhe nuk e përmbyll me sukses punën e vet.
Burime diplomatike nga Komisioni Evropian kanë pohuar se raporti i nëntorit për Maqedoninë do të jetë negativ nëse nuk realizohet ajo të cilën që nga muaji mars e këndej e kërkon me ngul komisionari evropian për zgjerim, Stefan Fyle.Është hera e parë që nga Komisioni Evropian në mënyrë kaq transparente të njoftojnë një debakël të rekomandimit tonë për negociata për anëtarësim, edhe pse askush edhe më tutje nuk është i përgatitur që të tregojë se raporti negativ nënkupton edhe tërheqje formale të rekomandimeve për Maqedoninë, pasi në mënyrë diskrete ishte anashkaluar në raportin e jashtëzakonshëm të Fyles që u publikua në muajin prill.

 

Vriten nëntë militantë në Dagestan

Forcat e sigurisë në Dagestan kanë vrarë nëntë militantë, përfshirë një kryekomandant të tyre, në qytetin Buinaksk. Komiteti Antiterrorist i Rusisë ka thënë se militantët janë vrarë gjatë një bastisjeje në një shtëpi, ditën e martë. Bammatkhan Sheikhov, udhëheqësi i grupit, është në mesin e të vrarëve. Zyrtarë të Komitetit Anti-Terrorist kanë thënë se grupi ka qenë i përfshirë në disa vrasje, përfshirë edhe atë të imamit të xhamisë kryesore në Buinaksk, vitin e kaluar.
Dagestani është bërë epiqendër e një kryengritjeje islamike, e cila është përhapur nëpër rajonin e Kaukazit Verior të Rusisë, pas dy luftërave separatiste në Çeçeni.

 

Malejzi: Së paku 10 të vdekur pas aksidentit me autobus

Së paku 10 trupa janë nxjerrë nga një autobus i cili të mërkurën ka rënë në humnerë në afërsi të një maje mali në një zonë turistike të Malejzisë.
E përditshmja e këtij vendi, "Utusan Malazia" ka raportuar se 15 persona të tjerë janë dërguar në spital pas aksidentit në një rrëpirë dhe një rrugë dredha-dredha që të çon deri te zona turistike.
Njoftimi i shkurtër i kësaj gazete nuk ka dhënë detaje të tjera rreth aksidentit.

 

BE diskuton për Egjiptin

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian takohen sot në Bruksel, për të diskutuar krizën në Egjipt.
BE-ja do të diskutojë për t’i ndërprerë ose jo ndihmën Kajros, pas goditjes së ushtrisë egjiptiane ndaj mbështetësve të presidentit të përmbysur, Muhammad Morsi.
Bashkimi Evropian është partneri më i madh tregtar i Egjiptit. Zyrtarë të bllokut kanë thënë se do të diskutojnë edhe për vendosjen e embargos së armëve ndaj këtij vendi.
Të martën në Uashington, presidenti Barack Obama ka takuar ekipin e tij të sigurisë kombëtare për të diskutuar po ashtu ndërprerjen e ndihmës vjetore për Egjiptin.
Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar edhe arrestimin e udhëheqësit të lartë të Vëllazërisë Myslimane, Muhammad Badie, nën akuzat për nxitje të dhunës dhe vrasjeve.

 

Izraeli parasheh “vendime dramatike” me palestinezët

Kryenegociatorja e Izraelit ka thënë se shteti hebre do të bëjë “vendime dramatike” për të arritur marrëveshje paqeje me palestinezët.Megjithatë, Tzipi Livni ka thënë se së paku një partner i koalicionit të djathtë të Izraelit kundërshton krijimin e një shteti palestinez përkrah Izraelit.Duke folur për mediat lokale, ajo ka refuzuar të komentojë negociatat, duke thënë se mbajtja e tyre larg nga mediat ka për qëllim të ndërtojë besimin midis dy palëve.
Burime izraelite dhe palestineze kanë thënë se negociatorët kanë mbajtur një rreth të ri bisedimesh të martën në Jerusalem.
Bisedimet janë ndërprerë në vitin 2008 dhe kanë ngecur deri më tani, kryesisht për shkak të ndërtimeve izraelite në tokën që palestinezët e duan për shtetin e tyre të ardhshëm.

 

Edhe për nesër mot i ngjashëm

Sot ne Mal te Zi mbanë mot kryesisht i vranët por i thate. Frynë ere mesatare ,vende vende e forte verilindore. Temperaturat:Podgorice 34 g,Tivat 32,H.Novi e Ulqin 31,Budve 30,Tivar e Nikshiq 29,Cetinë e B.Pole 28,Rozhaje 27,Berane 26,Shavnik 25 ,Plave 24 ,Plevle e Kollashin 23 dhe ne Zhablak 19 g. Për nesër ne jug dhe bregdete parashihet te mbaj mot kryesisht me diell,kurse ne veri me vranësira te ndryshueshme dhe ne orët e pasdites me reshje e bubullime lokale. Do te fryje ere mesatare kohe pas kohe e forte verilindore .Temperatura e mëngjesit prej 10 deri ne 24 ,kurse me e larta e ditës prej 20 deri ne 35 g.c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се