Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

20. 08. 2013. 17:28 >> 18:00

LAJMET 20.08.2013

20.08.2013

Grupi punues as sot nuk harmonizojë qendrimet

Grupi punues për vendosjen e besimit në procesin zgjedhor nuk arrijti në mbledhjën e sotme të harmonizojë mënyrën e punës e cila duhet të rregullojë veoprimtarinë dhe organizimin e komisionit zgjedhor të shtetit. Antarët e grupit kanë arritë marrveshjën që deri në fillim të javës së ardhshme të hartohet projekti i kodit zgjedhor .

 

Millutin Gjukanoviq nga Fronti Demokratik ka theksuar se kjo aleancë ka propozuar që Komisioni Zgjedhor i shtetit të ketë 9 anëtar, në krye të së cilit do të ishte një profesionist të cilin do ta zgjedhë kuvendi pas konkursit publik.Perfaqësuesi i Mansit Vuk Marash ka theksuar se KZSH mund të jetë i pavarur vetëm nëse në të do të jenë perfaqësues që nuk janë të kyçur në politikë. Goran Danilloviq ka theksuar se nuk janë të interesuar që ta kontrollojnë KZSH por as nuk do të lejojnë që këtë ta bëjë pushteti.

 

Strategjia para 6 vitesh pa rezultat

Ithtarët vendor dhe ata të huaj për hyrjën e Malit të Zi në Nato pajtohën me vlerësimin  se strategjia komunikuese për Integrimet Evropiane të cilën qeveria e ka miratua para 6 vitesh, nuk ka dhënë rezultate të duhura.Në ,,Alfa Qendrën,, konsiderojnë  se ky dokument urgjentisht duhet ndryshuar.

Me këtë rast duhet pasur kujdes që kjo punë të bëhet me pergjegjësi dhe profesionalitet dhe ky dokument të mos i potencojë vetëm anët  pozitive  të  Aleancës së Atlantikut Verior.

 

Parlamenti me miratimin e amendamentit hap konkret

Parlamenti me miratimin e amendamentit i cili garanton perfaqësimin autentik të romëve në kuvend e që do të bente hap konkret drejt statusit të barabartë të kësaj pakice në Mal të Zi, do të tregonte se shoqërai malalezeze i mbron të drejtat e pakicave  konsideron, Aleanca Qytetare.

Mali i Zi Pozitiv ka paraqitur amendamentin për ndryshimin e ligjit për zgjedhjën e këshilltarëvet dhe të deputetëve sipas të cilit romët do të kishin një mandat të garantuar në Parlamentin republikan.

 

Ambasada amerikane e ka dorëzuar sot kontigjentin prej 16 kontenjerëve

Ambasada amerikane e ka dorëzuar sot kontigjentin prej 16 kontenjerëve nga gjithsejt 100 të cilët çdo ditë do të transportohen nga Kosova në Podgoricë në kuadër të donacionit për përmirësimin e kushteve të vendosjes në Kampin Konik 2. Nga zyra e qeverisë për mardhënje me opinjonin është  kumtuar se ekipi operativ për koordinimin dhe perciedhjën e aktiviteteve në vendosjën e lagjes së kontenjerëvet e ka formua komisionin për pranimin  dhe vlerësimin e dëmtimeve duke pasur parasysh se këta kontenjer janë të përdorur.

 

Policia e Malit të Zi i ka identifikuar  32 individ të dyshuar se kanë shkelë rendin publik gjatë mbajtjes së marshit të krenarisë në Budvë

Policia e Malit të Zi i ka identifikuar  32 individ të dyshuar se kanë shkelë rendin publik gjatë mbajtjes së marshit të krenarisë në Budvë dhe kundër tyre do të ngritet procedura për kundervajtje.

Nënpunësit e qendrës të sigurisë në Budva ja kanë dorëzuar  organit për kunderv ajtje në Podgoricë kërkesën për nisjën e procedurës kundër tyre.

 

Beograd: Presidenti Nikolliq takohet me serbët e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, sot pritet të takohet me disa përfaqësues të serbëve të pjesës veriore të Kosovës.Kreu shtetëror i Serbisë u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale në Kosovë, më 2 nëntor.

 

Por, një organ paralel serb ka vendosur që serbët në pjesën veriore të Kosovës të mos marrin pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit.Takimi i Nikolliqit me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës mbahet pasdite në presidencën e Serbisë.

 

Daçiq: Nëse në fletëvotime janë shenjat e Kosovës, nuk thërrasim në zgjedhje

Kryeministri i Serbislë, Ivicas Daçiq, tha sot se Qeveria e Serbisë nuk do tu bëjë thirrje serbëve të Kosovës që të dalin në zgjedhje, nëse në fletëvotime gjenden shenjat e Republikës së Kosovës.

Ai është shprehur për ndërrimet e fuksionarëve në Kosovë, që i emëron Qeveria e Serbisë.“Kur dje kam folur për atë se askush nuk mundet të kryej funksion shtetëror, nuk kam menduar në serbët të cilët janë të punësuar në shkolla, spitale dhe komuna”, tha Daçiqi dhe shpjegoi se “kam folur për ata fuksionarë, që i emëron Qeveria e Serbisë”.Daçiq ka theksuar se më nuk pret që përfaqësuesit e serbëve nga pjesa veriore e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet lokale, të caktuara për 3 nëntor, por ata nuk janë serbët e vetëm që jetojnë atje.“Politika e cila nuk e respekton realitetin, nuk ka gjasë për sukses”, tha Daçiq, dhe shtoi se “nuk do të jem kryeministër, i cili do të udhëheqë lufta paraprakisht të humbura”.

 

Deklaratat e Daçiqit për zgjedhje, Mustafa i quan formale

Derisa nga liderët politik të Beogradit vijnë deklarata të ndryshme rreth pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhjet e tre nëntorit, liderët politik në Kosovë, vazhdojnë t`i ftojnë ata që të dalin në zgjedhje.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, deklaratat, sikur ato të kryeministrit serb Ivica Daqic se serbët duhet të marrin pjesë në zgjedhje, i quan deklarata formale. “Nuk e di sa janë të vërteta këto deklarata formale, pra sa janë reale që u jepen përnjëmend serbëve të veriut. Marrëveshja nuk e ka asnjë kuptim nëse ata nuk futen në zgjedhje dhe nëse ata në zgjedhje nuk i pranojnë emblemat dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Sepse, ajo është bërthamë e marrëveshjes”, theksoi Mustafa.

 

Krasniqi: KQZ vepron në bazë të marrëveshjeve politike dhe partiake

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke kaluar nëpër një proces i cili po e cenon pavarësinë dhe integritetin institucional të tij. Kështu tha Alban Krasniqi ish-përfaqësuesi i Vetëvendosjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, gjatë një Konference për media. Ai shpalosi një varg kritikash për këtë institucion. Krasniqi tha se KQZ është duke vepruar në bazë të marrëveshjeve politike dhe partiake. Krasniqi ftoi të gjithë punonjësit e SKQZ-së, subjektet politike, shoqërinë civile, mediat si dhe qytetarët që të ngrejnë zërin në ruajtjen e integritetit dhe dinjitetit institucional e shtetëror.
Ndërkohë, Krasniqi pas dorëheqjes nga KQZ, nuk e mohoi mundësinë e kandidimit të tij për kryetar të Malishevës. Ndryshe tash e tutje përfaqësues i vetëvendosjes në KQZ do të jetë, Adnan Rrustemi.

 

AAK për ofertë të përbashkët të partive shqiptare për veriun

Një ofertë e përbashkët e partive shqiptare për veriun. Kjo është ideja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e cila po diskutohet nëpër forumet e kësaj partie. Zyrtarët e AAK-së thonë se subjektet politike duhet të dalin me një ofertë të përbashkët për veriun në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Subjektet tjera politike nuk kanë një qëndrim të prerë nëse janë për atë që të mbështetet një ide e tillë. Sidoqoftë, shumica prej tyre kanë paralajmëruar se do të garojnë me kandidatët e tyre në komunat e veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Ndërsa, nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova thotë se LDK-ja nuk ka qëndrim sa i përket idesë për listë të përbashkët, por se mund të ofrojë mbështetje aty ku i ka gjasat më të vogla për të fituar. “Deri të finalizohen listat, të cerfitikohen nga KQZ-ja dhe të shohim përbërjen edhe listat e kandidatëve për asambletë komunale, por edhe listat për kandidatë për kryetarë të komunave, atëherë do ta marrim një qëndrim, të shohim kë mund ta përkrah LDK-ja aty ku i ka shanset e vogla, ose minimale”, tha Rugova për Radio Kosovën.

 

Petroviq: Pjesëmarrje në zgjedhje, përfshirë veriun e Kosovës

Lideri i Partisë së Pavarur Liberale, Sllobodan Petroviq, ka deklaruar se kjo parti do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në Kosovë, përfshirë edhe pjesën veriore.Petroviq, që është edhe zëvendëskryeministër i Kosovës, i tha agjencisë beogradase Beta se “në harmoni me kushtet e përgjithshme të njohura dhe situatën në pjesën veriore të Kosovës”, Partia e Pavarur Liberale atje do të ketë një lloj tjetër të fushatës zgjedhore. Sipas tij, simpatizuesit dhe anëtarët e partisë së tij në këtë pjesë të Kosovës, tashmë kanë shprehur dëshirë për të dalë në zgjedhjet lokale në Kosovë më 3 nëntor.“Sa më tepër që zgjedhjet të jenë cilësore, sa më tepër që atmosfera të jetë e mirë, që njerëzit të munden lirisht të marrin pjesë dhe pa pasoja ta shprehin vullnetin e tyre në zgjedhje, në këto kushte edhe ne, besoj, do të kemi mbështetje edhe më të madhe për politikën tonë”, tha Petroviq.Ai është shprehur i bindur se zgjedhjet lokale në Kosovë, do të kalojnë në mënyrë të qetë, sepse edhe bashkësia ndërkombëtare është e interesuar për këtë proces.

 

Egjipt: U arrestua lideri i Vëllazërisë Myslimane

Lideri i lartë i Vëllazërisë Myslimane, Muhammad Badie, është arrestuar sot herët në mëngjes, nga forcat e sigurisë së Egjiptit në kryeqytetin Kajro, raportojnë mediat shtetërore.70 vjeçari Badie në muajin korrik ishte akuzuar për nxitje të dhunës, së bashku me udhëheqës të tjerë të Vëllazërisë Myslimane.

 

Arrestimi i tij është i fundit në valën e goditjes së përgjithshme kundër lëvizjes Vëllazëria Myslimane, e presidentit të përmbysur, Muhammad Morsi.Ushtria e ka përmbysur Morsin më 3 korrik, pas protestave masive kundër presidencës së tij.Prokurori publik i Egjiptit dje ka paraqitur akuza të reja kundër Morsit për nxitje të dhunës.
Dje, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka kërkuar lirimin e Morsit, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që të mos ndalohet aktiviteti iVëllazërisë Myslimane.

 

OKB: Kërkohet qasje e plotë e inspektorëve në Siri

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka kërkuar që ekspertët e OKB-së, brenda Sirisë, që po zhvillojnë hetime nëse është përdorë armatim kimik, të kenë “qasje të plotë” në vendet e incidenteve të dyshuara.Pas disa muajsh të negociatave, ekipi 20 anëtarësh i Kombeve të Bashkuara, të dielën arriti në Damask të Sirisë dhe gjatë ditës së djeshme e filloi punën.

 

Ata pritet se do të zhvillojnë hetime në tri vende, përfshirë edhe një fshat në perëndim të qytetit Aleppo.Trupat e Qeverisë edhe kryengritësit e kanë akuzuar njëri-tjetrin për përdorim të armatimit kimik.
Duke folur mbrëmë para gazetarëve në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Ban Ki-moon, tha se nëse konstatohet se është përdorë armatimi kimik brenda Sirisë, atëherë kjo do të “përbënte krim ndërkombëtar”.
I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, Robert Serry, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së, muajin e kaluar, se Kombet e Bashkuara i kanë marrë 13 raporte për dyshime për përdorim të armatimit kimik në Siri.

 

Pakistan: Musharraf akuzohet për vrasjen e Bhuttos

Një gjykatë në Pakistan sot e ka akuzuar ish-presidentin Pervez Musharraf, për vrasjen e ish-kryeministres Benazir Bhutto, në vitin 2007.
Gjykata në qytetin Ravalpindi e akuzoi Musharrafin, që dikur ishte edhe komandant i ushtrisë pakistaneze, për vrasje dhe konsipracion për vrasje.

 Gjatë seancës së mbyllur gjyqësore, Musharrafi tha se nuk është fajtor.
Raportohet se qindra policë ishin vendosur përgjatë rrugës kryesore që çonte për në gjykatë, derisa arrinte automobili me ish-presidentin Musharraf. Analistët thonë se vendimi i gjykatës në Ravalpindi shënon herën e parë që Musharraf, apo ndonjë tjetër ish-shef i ushtrisë në Pakistan, është akuzuar për krime.

 

Australi: Anija me azilkërkues u fundos në Oqeanin Indian

Një anije me azilkërkues është fundosur në Oqeanin Indian.
Ekipet e shpëtimit nga Australia kanë arritur t’i nxjerrin 160 njerëz nga uji.
Anija u fundos sot, afro 220 kilometra në veri të Ujëdhesës Christmas, ku Australia e mbanë një kamp arrestimi për azilkërkuesit. Australia po përpiqet t’i dekurajoj udhëtimet e këtilla të rrezikshme dhe muajin e kaluar ka shpallur se më nuk do të pranoj azilkërkues, që arrijnë me anije.
Deri tash këtë vit, 18 mijë azilkërkues kanë arritur në Australi.

 

Erdogan: Izraeli e ka orkestruar përmbysjen e Morsit

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka akuzuar Izraelin se e ka orkestruar përmbysjen e presidentit islamik të Egjiptit, Muhammad Morsi, nga ushtria më 3 korrik.Në një takim të partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim, zoti Erdogan e shtroi pyetjen se “kush ka dorë në këtë” dhe u përgjigj “Izraeli”.

Ai pretendon se “ka dëshmi”, por e gjithë ajo që ka ofruar për ta mbështetur akuzën e vet, ishin komentet nga një ministër izraelit i drejtësisë në vitin 2011, në një forum në Francë. Sips Erdoganit, ai ministër kishte thënë se Vëllazëria Myslimane e Egjiptit nuk do të ketë aftësi të mbetet në pushtet, edhe nëse fiton në zgjedhje.Turqia e ka kritikuar ushtrinë e Egjiptit për goditje ndaj mbështetësve të Morsit, nga e cila, prej javës së kaluar,  kanë mbetur të vrarë afro 900 njerëz.

 

Taxhikistan: Mbyllet kufiri me Afganistanin për shkak të kolerës

Taxhikistani e ka mbyllur përkohësisht kufirin e tij të përbashkët me provincën Badakhshan në Afganistan, për shkak të raporteve për përhapjen e kolerës në këtë provincë. Zëdhënësi i njësisë kufitare të Taxhikistanit, Khushnud Rakhmatullev, u tha sot gazetarëve në kryeqytetin Dushanbe, se kufiri është mbyllur prej ditës së hënë. Sipas tij, ky vendim është marrë në bazë të kërkesës së Ministrisë së shëndetësisë.
Azam Mirzoev nga kjo ministri tha se janë ndërmarrë masa speciale parandaluese në rajonet afër kufirit me Afganistanin. Mediat në Taxhikistan dhe Rusi, javën e kaluar kanë raportuar se afro 1500 banorë të provincës Badakhshan në Afganistan janë diagnostikuar me sëmundjen e kolerës.
Sipas këtyre raporteve, një pacient ka vdekur, ndërsa afro 40 të tjerë janë në gjendje serioze shëndetësore.

 

Për nesër parashihet të mbajë mot  me vransiara tč ndryshueshme dhe me intervale me diell

Sot në pjesën më të madhe të Malit  të Zi mban mot i kthiellët e me diell përveç në pjesët kontinentale me vransira të shumta dhe vende vende me reshje të dobëta të shiut. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.Temperaturat; Podgoricë 35,Nikshiq, Cetinë ,Budvë e Tivat 31,H.Novi, Tivar e Ulqin 29, B. Pole 25,Rozhajë 24,Beranë 22, Kollashin 20,Shavnik 19 dhe në Zhablak 17 gradë. Për nesër parashihet të mbajë mot  me vransiara të ndryshueshme,intervale me diell dhe vende vende me reshje e bubullimë kalimtare.Do të fryjë erë mesatare vende vend e  fortë verilindore.Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 9 deri në 24 kurëse më e larta e ditës prej 20 deri i në 35 gc.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се