Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

19. 08. 2013. 16:59 >> 17:13

LAJMET 19.08.2013

19.08.2013

Policia pengoi kremtimin e liturgjisë

Sot policia i ka penguar përfaqësuesit e kishës ortodokse serbe dhe te kishës ortodokse malazeze kremtimin e liturgjisë ne kishën ne Ivanova Korita .K isha ortodokse malazeze ka shënuar sot festen e Ringjalljes me kremtimin e liturgjisë para kishës se përmendur,kurse përfaqësuesit e kishës ortodokse serbe këtë feste e shënuan ne manastirin e Cetines.

Kisha ortodokse serbe ka kumtuar se tempulli ne Ivanova korita është prone e kësaj bashkësie fetare dhe se nuk ka asnjë shkak qe ,sic thane ata,përfaqësuesit e kishës ortodokse malazeze te shërbejnë sot ne këtë kishe.

 

Votimi përmes letrës mundëson shpërdorime te shumta

Votimi përmes letrës mundëson keqpërdorime te shumta dhe për këtë arsye kjo fushe duhet rregulluar duke vendosur brenda saj transparencën dhe kredibilitetin ,ka vlerësuar sot Grupi punues për ndërtimin e besimit ne procesin zgjedhore. Ky Grup ka vazhduar shqyrtimin e ndryshimeve te ligjit për zgjedhjen e këshilltareve dhe deputeteve ,ne te cilin kane paraqit amendamente disa klube te deputeteve. Millutin Gjukanoviq nga Fronti demokratik konsideron se votimin përmes letrës duhet përcaktuar ne forme tjetër .Dragan Koprivica nga Qendra për tranzicionin demokratik konsideron se nuk duhet kërkuar dokumente mjekësore dhe konsiliume mbase kjo do ta komplikonte procesin zgjedhore. Srgjan Milic ka theksuar se votuesit përmes letrave janë grupim i cili duhet trajtuar ne forme te veçante .Përfaqësuesi i MANS-it Vuk Marash konsideron se jane te domosdoshme njësit mobile .

 

Përfaqësimi I gruas do te rregullohet sipas rekomandimeve te KV

PSP do te propozoje qe ceshtja e përfaqësimit proporcional te gruas ne kodin zgjedhore te rregullohet ne pajtim me rekomandimet e Komisionit te Venecias .Deputetja e PSP Snezhana Jonica, ka theksuar se do te insistoje qe me kodin zgjedhore te futen normat e propozuara disa here me pare .Ne këtë mënyrë ,konsideron Jonica,do te sigurohet qe ne listat zgjedhore te jene se paku 33% femra .PSP insiston qe te sigurohet përfaqësimi proporcional I gruas ne pozitat ku sillen vendime dhe sic theksuan,ne këtë drejtim veprojnë qe nga viti 2008.

Ajo përkujtoi se kryetari i PSP Srgjan Milic ka propozuar ne vitin 2008 ndryshimin e kodit zgjedhore e qe kishte te bënte me futjen e kuotave ne listat zgjedhore. Sipas fjalëve te saj nuk është miratuar propozimi i PSP i bazuar ne rekomandimet e Komisionit te Venecias dhe te OSBE me te cilin sigurohet përfaqësimi proporcional i gruas jo vetëm ne listat zgjedhore,por edhe ne Kuvendin e Malit te Zi dhe ne Parlamentet lokale.

 

Fronti nuk mendon si Medojeviq

 Vlerësimet e kumtuara nga Nebojsha Medojeviq nuk janë qëndrime te Frontit demokratik dhe Demokracia e re serbe do ti  vazhdoje raportet miqësore me partin Përparimtare serbe dhe kryetarin e saj Aleksandar Vuciq ,ka theksuar zëvendëskryetari I Nova Goran Danilloviq.

Ai ka theksuar se Nova ka zhvilluar marrëdhënie te mira me Partin përparimtare serbe edhe kur Vuciq nuk ishte ne pushtet dhe kur partia e tij ishte opozite ne Serbi. Medojeviq ka vazhduar ne rrjetin shoqërore polemiken me Partin përparimtare serbe duke e akuzuar edhe nënkryetarin e pare te Qeverise Aleksandar Vuciq se bene obstruksion ne arrestimin e Darko Shariq. Sipas fjalëve te Danilloviq ,kjo nuk donë te thotë se qëndrimet dhe polemikat individuale janë edhe qëndrim i frontit demokratik

 

Se shpejti kyçja ne bazën e te dhënave te MPB-s

Komisioni për pengimin e konfliktit te interesave se shpejti do te lidhet me bazën e te dhënave te Ministrisë për pune te brendshme gje qe do te mundësojë marrjen e te dhënave se cilët funksionar publik disponojnë anije te vogla,jahta ,automobila dhe fluturake. Lidhja me bazën do te mundësojë edhe vërtetimin se cilët funksionar publik disponojnë firma,respektivisht sa nga ata janë themelues ,pronare ose drejtore ekzekutiv ,ka deklaruar për gazetën Pobjeda kryetari i komisionit Sllobodan Lekoviq. Sipas te gjitha gjasave ky komision ne vitin e ardhshëm do te këtë edhe  mundësinë qe te përcjell gjendjen ne llogarit bankare te funksionareve publik.

 

Kushtetuta prolongon formimin e grupit te miqësisë

Kuvendi i Malit te Zi do te formoje ne vjeshte grupet e miqësisë me 19 parlamente evropiane ,ka paralajmëruar nënkryetari i Parlamentit Sulo Mustafiq.Ai ka theksuar se përbërja e grupeve është shtyre për ne vjeshte për shkak te orarit te ngjeshur dhe obligimeve te shumta ne parlament ,duke përkujtuar se kjo pune është dashtë te kryhet kah fundi i korrikut. Sipas fjalëve te tij qëllimi kryesore i grupeve te miqësisë është bashkëpunimi parlamentare dhe interparlamentare. Përveç Mustafiq për formimin e grupeve te miqësisë janë te angazhuara dhe Miodrag Vukoviq ,B orisllav Banoviq,Millan Knezheviq dhe Dritan Abazoviq. Grupin punues për formimin e grupeve te miqësisë e ka formuar Këshilli parlamentare për marrëdhënie ndërkombëtare dhe mërgimtarët.

 

Më 27 gusht, takimi i radhës Thaçi-Daçiq

Me 27 gusht do të mbahet takimi i radhës midis kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Daçiq. Në vjeshtë ndërkaq, pritet një përshpejtim i procesit të dialogut Kosovë – Serbi, sapo administrata e Bashkimit Evropian të kthehet në zyra pas pushimeve verore.

Kështu ka thënë për mediat serbe Maja Kocijanciq, zëdhënëse e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Kathrin Ashton.
Ndonëse institucionet e Bashkimit Evropian ndodhen në pushim kolektiv veror, takimet mes grupeve punese të Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të mbahen sipas planit, ka konfirmuar zyrtarja e Bashkimit Evropian.

 

Daçiq: Është në interes të serbëve të Kosovës të dalin në zgjedhje

Të gjithë politikanët serbë të Kosovës që udhëheqin politikë në kundërshtim me interesat e Qeverisë së Serbisë do të ndërrohen, ka deklaruar sot kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

Ai ka përsëritur se “është në interes të serbëve të Kosovës të dalin në zgjedhje dhe të kenë përfaqësuesit e tyre të zgjedhur legalë, të njohur nga bashkësia ndërkombëtare dhe jo përfaqësues të strukturave paralele që nuk i njeh askush”.
Daçiq ka përkujtuar se Qeveria e Serbisë do të marrë të gjitha masat që do të dëshmojnë qëndrimin e saj të qartë që serbët e Kosovës duhet të dalin në zgjedhje.

 

Kosova synon të ecë pa EULEX-in më 2014

Pak ditë para shënimit të njëvjetorit të përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur, Kosova po i harton dokumentet e nevojshme për përmbylljen e misioneve ndërkombëtare në vend. Qeverisë së Kosovës i kanë mbetur më pak se dy javë kohë që të procedojë në Kuvend dokumentet e kërkuara me Rezolutë, të cilat parashohin përfundimin e punës së Misionit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, shkruan “Tribuna”.

Në këtë proces, ndër ministritë më të ngarkuara për të bërë planet e nevojshme të tranzicionit institucional nga ndërkombëtarët te vendorët janë Ministria e Drejtësisë, ajo e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik. Kryeministri Hashim Thaçi u ka kujtuar vartësve të tij që të përfundojnë punët e marra dhe t’i procedojnë për aprovim në Qeveri e pastaj në Kuvend, ashtu siç i obligon dokumenti parlamentar.

 

Malazezët e Kosovës me listë të përbashkët në zgjedhje

Partia Demokratike Malazeze dhe Partia e Malazezëve të Kosovës do të formojnë një listë të përbashkët me të cilën do të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit. Këtyre grupeve politike do t’u bashkëngjiten edhe dy ose tri parti politike të cilat tubojnë boshnjakët me prejardhje nga Mali i Zi. Emri i listës do të jetë: ''''Diaspora e Bashkuar e Malit të Zi''''. Zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në Kosovë janë rast i mirë për të matur fuqinë politikë të diasporës malazeze në Kosovë. Ndërkohë, paralajmërimi i malazezve për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit është një lloj vërejtje serioze për presidenten Jahjaga dhe kryeministrin Thaçi të cilët përkundër të gjitha premtimeve publike malazezët ende nuk i kanë definuar si kategori kushtetuese në Kosovë. Kështu shkruan sot gazeta “Pobjeda” në një artikull kushtuar pozitës së minoritetit malazias në Kosovë.Gazeta shkruan se Shoqata e Malazezve të Kosovës, Shoqata malazeze “Lovçen”, Partia Demokratike Malazeze dhe Partia e Malazezëve të Kosovës do të formojnë një listë të përbashkët me të cilën do të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit. Këtyre grupeve politike do t’u bashkëngjiten edhe dy ose tri parti politike të cilat tubojnë boshnjakët me prejardhje nga Mali i Zi. Emri i listës do të jetë: “Diaspora e Bashkuar e Malit të Zi”.

 

Vriten 24 oficerë policorë në Egjipt

Së paku 24 oficerë policorë egjiptian raportohet se janë vrarë në një sulme që ju është bërë në gadishullin e kapluar nga dhuna, Sinai.

Zyrtarët e sigurisë në këtë shtet njoftojnë se policët janë sulmuar nga persona të armatosur në afërsi të Rafah në kufi me Gazan, mëngjesin e së hënës. Militantët kanë rritur numrin e sulmeve në Sinai, kryesisht duke e pasur si cak, forcat e sigurisë në Egjipt, që prej se ushtria e hoqi nga pushteti presidentin islamik, Muhammad Morsi më 3 korrik.
Së paku 830 persona janë vrarë javën e kaluar në përleshjet në mes të përkrahësve të Morsit dhe forcave të sigurisë.

 

20 mijë refugjatë sirianë për pak ditë

Agjencia e refugjatëve e OKB-së ka njoftuar se mijëra refugjatë sirianë e kanë kaluar kufirin me rajonin kurd irakian.
Zyrtari i UNHCR-së, Adrian Edwards ka thënë të hënën se mbi 20 mijë sirianë janë larguar nga shteti i tyre nga e enjta.Përfaqësuesja e kësaj organizate në Irak, Claire Burgeois ka thënë të dielën se stafi i agjencisë ka raportuar një “lum” të sirianvë që janë larguar nga shteti i tyre i dërmuar nga lufta.Arsyet e sakta për këtë eksod nuk janë ende të qarta, por besohet se ata kanë ikur për shkak të luftimeve në mes të militantëve islamik dhe forcave kurde në Siri.Bourgeois ka thënë, "UNHCR-ja” është duke qenë dëshmitar e një eksodi të madh nga Siria gjatë ditëve të fundit ndryshe nga çfarëdo largimi tjetër që e ka dëshmuar kjo organizatë. Afërsisht dy milionë sirianë janë larguar nga vendi i tyre përgjatë konfliktit 29 mujor, shumica prej të cilëve janë larguar për në Jordani, Turqi dhe Liban.

 

Vërshime të mëdha në Filipine

Të reshura të shumta kanë shkaktuar sot (të hënën) probleme të mëdha në disa pjesë të kryeqytetit të Filipineve, Manila. Disa zona të qytetit janë zhytur thellë në ujë derisa mijëra njerëz përgjatë rajoneve veriore të bregdetit dhe maleve janë larguar për në strehimore të ndryshme. Agjencia kombëtare për katastrofa dhe zyrtarë lokalë kanë thënë se së paku dy persona e kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë zhdukur. Shkollat, zyrat, bursa, gjykatat dhe ambasadat janë mbyllur, pasi zyra e parashikimit të motit e ka shpallur alarmin e kuq për metropolin Manila, qytet me 12 milionë banorë. Vërshimet janë bërë një problem i shpeshtuar në Manila, për shkak të shkatërrimit të maleve, kanaleve ku jetojnë jashtëzakonisht shumë njerëz dhe planifikimit të dobët urban.

 

Edhe nesër mot me diell dhe I nxehte

Sot ne jug dhe bregdete mban mot me diell ,kurse ne viset kontinentale relativisht I vranët dhe I nxehte. Frynë ere e dobët deri mesatare nga drejtime te ndryshme .temperaturat :Podgorice 36 g,Plevle 34,Budve e Berane 32,Nikshiq,Kollashin e Rozhaje 31,H.Novi,B.Pole e Shavnik 30,Tivar,Ulqin e Cetine 29,Plave 28 dhe ne Zhablak 25 g.

Edhe për nesër ne jug dhe bregdete parashihet mot me diell dhe I nxehte ,kurse ne viset kontinentale me vranësira te ndryshueshme dhe vende vende me reshje e bubullime. Do te fryje ere e dobët deri mesatare,pasdite deri e forte verilindore. Temperatura e mëngjesit prej 10 deri ne 23 ,kurse me e larta e ditës prej 25 deri ne 36 g.c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се