Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

16. 08. 2013. 17:16 >> 17:32

LAJMET 16.08.2013

16.08.2013

Fronti demokratik ka ofruar amendamentet ne Ligjin zgjedhore

 

Fronti demokratik ka ofruar amendamentet ne Ligjin për zgjedhjen e deputeteve dhe këshilltareve me te cilin kërkohet qe votimi përmes letrës te rregullohet detaisht,sepse,sipas fjalëve te deputetes te kësaj aleance Branka Boshnjak ,përcaktimi i qytetareve ne një mënyrë te tille dukshëm ka ndikuar ne rezultatet e zgjedhjeve te mëparshme .

Boshnjak ka deklaruar se Fronti demokratik i ka paraqitur trupit kuvendor disa amendamente ,te cilat,siç ka theksuar kane ndryshime te rëndësishme .Boshnjak  përkujtoi se Fronti me pare ka propozuar qe ne krye te Komisionit zgjedhore shtetërorë te jete një profesioniste dhe qe ky trupe te këtë nga tre përfaqësues nga partitë opozitare kryesore, si dhe nga një nga partia me e madhe e pakicave si dhe sektorit joqeveritare.

 

Për PDS propozimi i Fronti është i pranueshëm

Për PDS është i pranueshëm propozimi qe vjen nga Fronti demokratik qe kryetari i Komisionit zgjedhore shtetërorë te jete profesionist,ka deklaruar deputeti i PDS ,Predrag Sekuliq.

 

Trupi punues kuvendore për ndërtimin e besimit ne procesin zgjedhore ditën e hënë do te vazhdoje te shqyrtoj ndryshimet e Ligjit për zgjedhjen e këshilltareve dhe deputeteve,për te cilin amendamentet i kane ofruar disa klube te deputeteve.

 

Është e domosdoshme qe me kohe te mbrohen prodhimet

Trupi bashkëbisedues malazeze ne procesin e bisedimeve me UE duhet te beje përpjekje shtese për te ruajtur prodhimet ushqimore te veta te cilat janë te regjistruara dhe me prejardhje gjeografike vendase,ka vlerësuar Partia liberale. Ne këtë mënyrë,siç kane sqaruar prodhimet malazeze me kushte identike ,si dhe prodhuesit ne nivelin e UE do te jene te mbrojtur dhe njeheni ne mënyrë te qatre do te diferencojnë prodhimet e veta ne tregun e UE.

 

Deri më tani janë lëshuar 29 mijë letërnjoftime në gjuhët zyrtare

Në Mal të Zi prej fillimit të zbatimit të ligjit për letërnjoftim deri në fund të vitit të kaluar janë lëshuar 29 mijë letërnjoftime në përdorim zyrtarë të gjuhëve serbe ,boshnjake,shqipe dhe atë kroate. Një gjë e tillë bëhet me dije në raportin e Ministrisë për të drejtat e njeriut dhe pakicave, si dhe për zhvillimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe bashkësive të tjera nacionale për vitin e kaluar. Po ashtu behet me dije se prej fillimit te zbatimit te Ligjit për dokumentacionin për udhëtim,janë lëshuar 15,600 pasaporta në gjuhët e pakicave e që janë në  përdorim zyrtar .

 

S’mund të jemi spektatorë të integrimeve

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Lutfi Haziri, ka thënë se me mospërfshirjen e këtij komisioni në ekipin negociator për negocimin e MSA-së po anashkalohet Kuvendi nga ky proces. Haziri ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ta qartësojë rolin e Kuvendit të Kosovës në këtë proces. Por ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, ka mohuar se një gjë e tillë po ndodh, duke thënë se këto janë çështje teknike. Sipas saj, në nivelin politik ky komision çdoherë do të jetë pjesë e delegacionit. Edhe njohësit e integrimeve evropiane kanë vlerësuar se nuk do të ishte keq që në këtë ekip të përfshihet edhe Komisioni Parlamentar për Integrime Evropiane ani pse kjo është çështje ekskluzive e Qeverisë së Kosovës. Kreu i Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane ka vlerësuar se edhe Kosovën deri më tani e ka karakterizuar një konsensus i plotë politik sa i përket çështjes së integrimit evropian, duke shtuar se pas formimit të ekipit negociator për negocimin e MSA-së, kryeministri duhet ta bëjë edhe hapin kryesor, që ta përfshijë edhe Kuvendin e Kosovës në këtë proces. Madje ai ka thënë se partia më e madhe opozitare nuk mund ta vazhdojë konsensusin blanko për këtë çështje nëse nuk merren hapa në fushën e sundimit të ligjit.

 

Hoxhiq: Zgjedhjet e nëntorit historike

Koordinatorja e Zyrës Administrative në veri, Adriana Hoxhiq, zgjedhjet e tre nëntorit i ka quajtur historike. Në një intervistë për Radio Kosovës, ajo i ka ftuar serbët e veriut që të marrin pjesë në zgjedhje pavarësisht mesazheve që vijnë nga qarqe të ndryshme. Përderisa po afrohet periudha e zgjedhjeve në Kosovë, në pjesën veriore të Mitrovicës, te qytetarët përçohen mesazhe të ndryshme që kanë të bëjnë me pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje e 3 nëntorit.

 

Lidhur me këtë koordinatorja e Zyrës Administrative në veri, Adriana Hoxhiq, tha për Radio Kosovën se situata në atë pjesë të vendit vazhdon të jetë ende konfuze nga mesazhet që iu drejtohen brenda ditës qytetarëve. Por, pavarësisht mesazheve që vijnë nga qarqe të ndryshme, qytetarët që jetojnë në pjesën veriore të Mitrovicës, janë të vendosur që të marrin pjesë në zgjedhjet e nëntorit. Madje, nga këto zgjedhje ata presin që klima e jetesës mes shqiptarëve dhe serbëve që jetojnë në atë pjesë të stabilizohet.

 

Server: Fundi i UNMIK-ut, i vështirë

Analisiti amerikan Daniel Server e ka deklaruar se largimi i UNMIK-ut nga Kosova është punë e vështirë, pasi për një gjë të tillë duhet vendimi i Këshillit të Sigurimit. Pikërisht ky mekanizëm, sipas tij, vështirë se mund të nxjerrë një vendim për këtë, pasi Beogradi dhe Moska do ta konsideronin një gjë të tillë si përpjekje për konfirmimin e pavarësisë së Kosovës Duhet vendimi i Këshillit të Sigurimit për ta përmbyllur formalisht misionin e UNMIK-ut. Kjo nuk do të jetë e lehtë të arrihet.

 

Çdo përpjekje për ta përfunduar mandatin e UNMIK-ut Beogradi dhe Moska do ta shohin si konfirmim të sovranitetit dhe pavarësisë” ka thënë Serwer për Express.Ky analist ka thënë se misioni pothuajse nuk ka më arsye të qëndrojë në Kosovë. Por, sipas Serwer, UNMIK me gjasë do të mbetet më gjatë në Kosovë, për shkak të mospajtimeve në OKB.

 

Merkel, Hollande dhe Cameron bisedojnë për Egjiptin

Presioni ndaj udhëheqësise  egjiptiane po vazhdon të shtohet derisa liderët botërorë po reagojnë ndaj dhunës që morri jetën e me shumë se 600 personave të mërkurën, kryesisht civilë.

 Presidenti francez, Fransua Hollande dhe kryeministri britanik, David Cameron sot do të diskutojnë krizën në Egjipt përmes telefonit, ka njoftuar zyra e presidentit francez.
Njoftimi thotë se kjo bisedë do bëhet pas një diskutimi të njejtë telefonik që lideri francez do ta bëjë gjatë ditës edhe me kancelarën gjermane, Angela Merkel.
Presidenti Hollande të ënjtën ka paralajmëruar për rrezikun e një lufte civile në Egjipt.

 

Numri i viktimave në Liban ka arritur në 22 të vrarë

Numri i viktimave pas sulmit me bombë në Beirut të Libanit ka arritur në 22 të vrarë.
Ministri i brendshëm i këtij shteti, Marwan Charbel ka thënë të premten se zyrtarët janë duke bërë testet e AND-së në pjesët e trupit që janë gjetur në vendin ku është kryer sulmi me veturë bombë për të verifikuar nëse sulmi ka qenë vetëvrasës.
Sulmi është kryer në një rrugë të ngarkuar në pjesën periferike të Beirutit që konsiderohet si një nga zonat e kontrolluara nga grupi militant shiit, Hizballah. Shpërthimi i së enjtes në pjesën jugore të Beirutit është marrë përsipër nga një grup militant sunit duke e rritur kështu shqetësimin se lufta civile e vendit fqinj, Sirisë në masë të  madhe është duke u bartur në Liban.
Grupet që përkrahin rebelët sunit të Sirisë janë kërcënuar se do sulmojnë zonat e Hizballahut në Liban pasi forcat e tyre po luftojnë ne Siri në anën e forcave qeveritare.

 

Sulm i ri në Pakistan

Zyrtarët thonë se sulmues të paidentifikuar kanë vrarë dy persona dhe kanë lënduar 24 të tjerë të premten gjatë një sulmi me armë zjarri dhe raketa në një tren pasagjerësh në pjesën jug-perëndimore të Pakistanit.
Sulmi ka ndodhur rreth 35 kilometra në jug të qytetit, Keta, qyteti kryesor në krahinën e Baloçistanit që është i prekur nga lëvizjet seperatiste, islamike dhe dhunës sektare. Sulmi ka ndodhur vetëm pak ditë pasi persona të armatosur kanë vrarë 14 persona, duke përfshirë edhe tre zyrtarë të sigurisë në të njejtën krahinë.Rebelët etnik Baluç janë duke luftuar nga viti 2004 për autonomi dhe çasje më të madhe në profitet nga nafta, gazi dhe mineralet e këtij rajoni. Krahina e Baloçistanit gjithashtu goditet shpesh nga dhuna sektare në mes të shumicës sunite dhe shiitëve, që përbëjnë 20 përqind të popullatës 180 milionëshe të Pakistanit.

 

Zgjedhjet e parakohshme çeke më 25 e 26 tetor

Presidenti çek, Milos Zeman do vendos që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 25 dhe 26 tetor nëse dhoma e ulët e parlamentit të këtij shteti voton që të shpërndajë vetën të martën.
Njoftimi është bërë i ditur nga zyra e presidentit çek, vendim ky në përpjekje për t’i dhënë fund bllokadës politike që e ka përfshirë këtë shtet që një kohë.
Dhoma e ulët e parlamentit pritet që të kalojë mocionin për shpërndarje duke i hapur rrugë zgjedhjeve pasi kabineti i kryeministrit Jiri Rusnok, majtisti që një kohë të gjatë është aleat i Zemanit, dështoi që të fitojë votëbesimin gjatë këtij muaji.Partitë e kanë akuzuar Zemanin se po gllabrëon pushtet duke e vendosur Rusnokin kundër dëshirës së tyre pasi qeveria e mëparshme e qendrës së djathtë ra për shkak të skandalit për spiunim dhe ryshfet në muajin qershor.

 

Fillon manifestimi mbarëkombëtar ne Vitoje

Sonte në  skenën e hapur në Vitojë, afër Tuzit fillon festivali folklorik mbarëkombëtarë, i katërti me radhë- “Rapsha 2013”, i cili do të zgjasë deri më 19 gusht. Gjatë katër netëve të festivalit mbarëkombëtar në Vitojë me program burimor folklorik do të prezantohen rreth 30 Shoqëri Kulturo artistike, Ansamble e grupe artistike nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Çamëria si dhe nga diaspora. Në natën e parë, pra sonte në hapjen e festivalit do të prezantohen 7 prej tyre, të cilat siç është bërë tashmë traditë, në orën 18 e 30 minuta do të defilojnë nëpër qendër të Tuzit, e pastaj në orën 20 do të vazhdojnë me shpalosjen e programit folkloriko- burimorë në skenën e hapur në Vitojë. Ky Festival Folklorik Mbarëkombëtarë ka karakter garues dhe organizohet nga Shoqëria kulturo artistike Rapsha nga Drumja.

 

 Nesër mot kryesisht i kthjellet

Ne Mal te Zi mban mot kryesisht me diell. Frynë ere e dobët deri mesatare nga drejtime jugore. Temperaturat ne orën 14:Podgorice e H.Novi 34,Ulqin 33,Budve 32,Shavnik 31,Tivar ,Nikshiq e Cetine 30,Berane e B.Pole 28,Plevle e Andrievice 27,Plave e Rozhaje 26,

Kollashin e Mojkovac 25 dhe ne Zhablak 23 g.

Për nesër metereloget parashikojnë mot kryesisht me diell. Ne pjesët kontinentale me reshje te përkohshme te shiut dhe bubullime. Do te fryje ere e dobët deri mesatare nga drejtimet jugore dhe perëndimore. Temperatura e mëngjesit do te sillet prej 8 deri ne 22,kurse me e larta e ditës deri ne 35 g.c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се