Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

15. 08. 2013. 17:18   >>  17:38

LAJMET 15.08.2013

15.08.2013

Vazhdon bllokimi i Kombinatit të aluminit

Ish punëtorët e Kombinatit të aluminit e kaluan natën para portës së fabrikës, duke vazhduar kështu edhe gjatë ditës bllokimin e eksportit të aluminit derisa tu plotësohen kërkesat e tyre. Drejtori i falimentimit Veselin Perishiq, deklaroi se nëse ish punëtorët nuk lejojnë daljen e aluminit nga fabrika, i tërë procesi i prodhimit do të rrezikohet. Për të mos ndodhë kjo, ai tha se ka kërkuar edhe ndihmën e policisë për të hequr bllokadën.

 

Nëse kjo nuk ndodhë gjatë ditës, Perishiq konsideron se gjendja edhe ashtu e renduar në fabrikë, do të keqësohet sa që pasojat mund të jenë të renda. Përveç pasojave në procesin e prodhimit, drejtori i falimentimit thotë se i frikohet edhe ndonjë konfrontimi të mundshëm mes ish-punëtorëve që po protestojnë dhe punëtorëve që të ardhmen e kanë të lidhur me këtë fabrikë. Përfaqësuesi juridik i punëtorëve, avokati Zoran Piperoviq, kërkesën e Perishiqit, për intervenimin e policisë e konsideron si hap të gabuar.

 

Konjeviq: Prioritet korrupsioni në administratën shtetërore

Ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Rashko Konjeviq, tha se prioritet i resorit që ai drejton është lufta kundër korrupsionit në administratën shtetërore dhe në ndërmarrjet që janë pronë e shtetit.Konjeviq thotë  se gjatë periudhës së ardhshme në këto fusha duhet pasur rezultate shumë më të mira. 

 

Pasqyra e policisë malazeze, tek opinioni, e sidomos ai ndërkombëtarë varet mjaft edhe nga zbardhja e rasteve të dhunës dhe sulmeve ndaj gazetarëve. Një gjë e tillë parashihet edhe në Planin e Veprimit për kapitullin 23 dhe 24,deklaroi Konjeviq.  Sipas tij, zbardhja rasteve të krimit dhe lufta kundër korrupsionit në të gjitha nivelet kërkon bashkëpunim më intensiv mes Drejtorisë së policisë, prokurorisë dhe ministrisë së Drejtësisë.Konjeviq, po ashtu thotë, se vendimin për suspendimin e 13 zyrtarëve të policisë, ndaj të cilëve është ngritur proces gjyqësor për vepra penale të kryera gjatë punës, duhet kuptuar si obligim për respektimin e ligjit të ministrisë së brendshme edhe nga pjesëtarët e sajë.

 

Millosheviq: Zgjedhjet e jashtëzakonshme të panevojshme

Drejtori politik i Partisë demokratike të Socialistëve, Tarzan Millosheviq deklaroi se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në vend janë të panevojshme dhe shpreson se Partia Social-demokrate do të ketë bashkëpunim pragmatik për kapërcimin e krizës në koalicionin qeverisës.

 

Duke komentuar paralajmërimet se në fillim të shatorit mund të ketë bisedime mbi marrëdhëniet e koalicionit mes dy partive, Millosheviq tha se partisë Social-demokrate deri tani nuk i është dërguar kurrfarë kërkese për bisedime, por tha se as në partinë e tij nuk ekziston iniciativë  për një gjë të tillë. Por sidoqoftë, edhe përkundër disa qëndrimeve që ka, Partia Social Demokrate do të ketë mirëkuptim dhe gatishmëri për kapërcimin e gjendjes në koalicion, deklaroi Millosheviq.  Ai konsideron se zgjedhjet e reja nuk do të ndryshonin fotografinë e tanishme të parlamentit.


Çështja e logove në fletëvotime nuk është biseduar në Bruksel

Draft marrëveshja për çështjen e telekomit mes palës së Kosovës dhe Serbisë, parasheh shuarjen e gjithë operatorëve ilegal të Serbisë, si dhe mosndërhyrjen e Serbisë në brezin frekuencor të Kosovës. Ndonëse me këtë marrëveshje, ende nuk është pajtuar pala serbe, kryenegociatorja kosovare, EditaTahiri, ka shfaqur shpresën që një gjë e tillë ndodhë shumë shpejt, pasi që, siç thotë ajo, janë disa afate që duhet t’i përmbahet edhe Serbia.

 

Tahiri në një intervistë për Kosovapress, ka deklaruar se çështja e logove në fletëvotime, nuk është diskutuar fare në takimet në Bruksel dhe njëheri  ka hedhur çdo mundësi që fletëvotimet në veri të mos përmbajnë logo të shtetit të Kosovës.
“Në kuadër të bisedimeve për çështjen e marrëveshjes, bisedat për zgjedhjet lokale kanë qenë pjesë e agjendës dhe ato kryesisht janë fokusuar në rolin lehtësues të OSBE-së, në veçanti në katër komunat veriore të cilat përherë të parë pritet të marrin pjesë në zgjedhje locale. Marrëveshja për normalizim dhe plani për zbatim në pikën 11 flet qartë që zgjedhjet në Kosovë do të mbahen me ligjet e Kosovës. Marrëveshja është publike kështu që  mund të shihet  qartë se flitet për zgjedhje në bazë të ligjeve të Kosovës,ka theksuar Tahiri.

 

OSBE: S’do të ketë shtyrje të zgjedhjeve

Zëdhënësi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Nikola Gaon, ka thënë se nuk beson se do të ketë shtyrje të zgjedhjeve lokale në Kosovë, të cilat janë paraparë për datën e 3 nëntorit.Në një intervistë për agjencinë serbe Beta, Gaon ka thënë se palët e interesuara do të merren vesh për të gjitha çështjet e hapura, përfshirë edhe dukjen e fletëvotimeve.“Nuk kemi informacione apo paralajmërime për shtyrje dhe nuk llogarisim në të.

 

Ne po përgatitemi për zgjedhje”, ka thënë Gaon. Ai ka kujtuar se OSBE-ja është ftuar  të ofrojë ndihmë në organizimin e zgjedhjeve lokale në katër komuna të veriut të Kosovës, në përputhje me marrëveshjen e 19 prillit midis Prishtinës dhe Beogradit. Autoritetet e Kosovës kanë thënë se fletëvotimet do të jenë konform ligjeve në fuqi të Republikës, por homologë të tyre në Serbi kanë thënë se është e papranueshme që ato të kenë simbolet shtetërore të Kosovës.

 

Miloviq: Zgjedhje po, me ose pa serbë

Përfaqësuesit  e  serbëve të veriut thonë se kreu shtetëror serb i ka porositur se zgjedhje  lokale në Kosovë do të ketë pa marrë para sysh për vendimin e serbëve për të dalë ose jo në to. Na është përsëritur se zgjedhje do të ketë dolëm apo nuk dolëm ne në to“, ka thënë Kryetari ilegal i Zveçanit, Dragisha Miloviq për agjencinë serbe të lajmeve, Beta.

 

Miloviq ka theksuar se ditëve të ardhshme do t’ua tregojë të gjitha shqetësimet këshilltarëve komunalë dhe pastaj qytetarët  le të vendosin se a do të dalin në zgjedhjet e 3 nëntorit që i organizon Prishtina. Ai ka theksuar se duhen edhe disa ditë që kuvendet komunale të vendosin për zgjedhje, dhe  se duhet pritur qëndrimin e përbashkët  ndërsa unë  personalisht nuk do të dale  në zgjedhje ka thënë Miloviq.

 

Në trazirat në Egjipt derim me tani kanë humbur jetën 525 persona

Autoritetet e Egjiptit thonë se 525 njerëz kanë humbur jetën të mërkurën, kur forcat e sigurisë kanë sulmuar kapmet e protestuesve islamikë në Kajro.Shumica e viktimave janë shënuar në kryeqytet, ndonëse dhunë ka pasur në gjithë vendin.Numri përfundimtar besohet të jetë më i lartë pasi dhjetëra trupa të pajetë nuk janë regjistruar, raporton BBC.

 

Mbështetësit e presidentit të përmbysur, Mohammed Morsi, thonë se bëhet fjalë për më shumë se dy mijë të vrarë. E mërkura ka qenë dita më e përgjakshme në Egjipt që nga revolucioni i vitit 2011, i cili ka çuar në rënien e sunduesit shumëvjeçar, Hosni Mubarak. Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, ka kërkuar sot takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën në Egjipt. Erdogan ka thënë se “ata që qëndrojnë të qetë ndaj kësaj masakre, janë po aq fajtorë sa ata që e kanë kryer”. Qeveria me rrënjë islamike e Erdoganit është kritike e hapur e ndërhyrjes ushtarake në Egjipt.

 

Turqia kërkon takim të OKB-së për Egjiptin

Kryeministri turk, Recep Tayip Erdogan, ka kërkuar sot takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën në Egjipt.Erdogan ka thënë se “ata që qëndrojnë të qetë ndaj kësaj masakre, janë po aq fajtorë sa ata që e kanë kryer”.Qeveria me rrënjë islamike e Erdoganit është kritike e hapur e ndërhyrjes ushtarake në Egjipt.

 

Takohen izraelitët dhe palestinezët

Negociatorët izraelitë dhe palestinezë janë takuar për një rreth të ri bisedimesh, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara. Sesioni i së mërkurës është mbajtur në një vend të fshehtë në Jerusalem.
Ky është takimi i parë formal që nga bisedimet e muajit të kaluar në Uashington, të cilat kanë shënuar edhe rinisjen e procesit të ngecur.Bisedimet e mëparshme janë ndërprerë në vitin 2010 për shkak të ndërtimeve izraelite në tokën që palestinezët e duan për shtetin e tyre të ardhshëm. Gjatë natës, Izraeli ka liruar 26 të burgosur palestinezë, në kuadër të iniciativës së ndërmarrë nga sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, për rikthimin e të dyja palëve në tryezën e bisedimeve.
Izraeli ka premtuar lirimin e 104 palestinezëve. Ai po ashtu ka njoftuar se do të ndërtohën  3100 shtëpi të reja për hebrenjtë, gjë që ka zemëruar palestinezët.

 

Ekipi i OKB-së viziton “shpejt” Sirinë

Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se ekspertët e tyre do të vizitojnë Sirinë “së shpejti”, për të hetuar pretendimet për përdorimin e armëve kimike në vend.Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka thënë se Qeveria e Sirisë “ka pranuar formalisht modalitetet  thelbësore për bashkëpunim”.
Në deklaratën e tij thuhet se Qeveria siriane ka rënë dakord që t’iu lejojë hetuesve të qëndrojnë në vend për së paku dy javë dhe të vizitojnë lokacionet  ku dyshohet se janë përdorur armë kimike.Britania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar forcat qeveritare për përdorimin e tyre.
Akuzat janë hedhur poshtë nga qeveria, duke thënë se armët e tilla janë përdorur nga forcat rebele.Konflikti civil në Siri ka shpërthyer në mars të vitit 2011. Mbi 100,000 njerëz thuhet të kenë humbur jetën në luftime.

 

Shpërthime me bomba në Bagdad

Disa shpërthime me bomba janë raportuar në Bagdad. Së paku tre makina bombë dhe një bombë në anë të rrugës kanë shpërthyer  sot  në tri zona të ndryshme të kryeqytetit  irakian,duke lënë kështu të vrarë të paktën 14 persona.

 Zyrtarët thonë se të paktën  nëntë  njerëz e kanë humbur jetën dhe mbi 30 të tjerë janë plagosur. Dy nga shpërthimet kanë pasur në shënjestër lagjet shiite, ndërsa tjetri një zonë të përzier.Mbi 3,000 persona kanë humbur jetën në sulmet e këtij viti në Irak.

 

Maliki: Do të vazhdojmë të godasim militantët

Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, është zotuar se forcat e sigurisë do të vazhdojnë të godasin militantët, në përpjekje për të ndaluar sulmet vdekjeprurëse që kanë torturuar  vendin. Zyra e Malikit ka njoftuar se mbi 800 militantë të dyshuar janë arrestuar dhe dhjetëra të tjerë janë vrarë në operacione të ndryshme.

 

Megjithatë, aj nuk ka dhënë detaje se ku apo kur kanë ndodhur operacionet.Deklarata vjen pas vrasjes së 14 personave, ditën e djeshme, nga shpërthimi i bombave në qytetin Bakuba. Iraku, sivjet, ka përjetuar gjakderdhjen më të keqe në disa vitet e fundit.

 

India paralajmëron Pakistanin

Kryeministri Manmohan Singh ka shënuar Ditën e Pavarësisë së Indisë me një paralajmërim për fqinjin rival - Pakistanin.Në fjalimin e sotëm në Nju Delhi, Singh ka thënë se “për përmirësimin e marrëdhënieve me Pakistanin, është e nevojshme që ai të ndalojë përdorimin e territorit të tij për çdo aktivitet kundër Indisë”.

 

Komentet pasojnë akuzat e indianëve se forcat pakistaneze janë përgjegjëse për sulmet, të cilat kanë vrarë pesë ushtarë të Indisë, javën e kaluar, në rajonin e trazuar të Kashmirit.
Dita e Pavarësisë së Indisë shënon fundin e sundimit kolonial të Britanisë, më 1947, dhe krijimin e Pakistanit dhe të Indisë.Derisa  Pakistani  dje ka shënuar Ditën e Pavarësisë.

 

Nesër kryesisht kthjellët, deri në 35 gradë

Në Mal të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje kalimtare të shiut, sidomos në pjesët kontinentale. Frynë erë e lehtë deri mesatare e drejtimeve të verilindjes. Temperaturat në orën 13 u shënuan në: Ulqin 30, Podgoricë e H. Novi 29, Tivar 27, Nikshiq 26,Cetinë 24, Plevle 21, Kollashin 15 dhe në Zhablak 13 gradë.

Për nesër meteorologët parashikojnë  mot kryesisht të kthjellët, vende vende me vransira kalimtare dhe me reshje të dobëta të shiut. Temperatura më e lartë e ditës prej 22 deri në 35 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се