Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

14. 02. 2013. 16:11 >> 16:16

LAJMET 14. 02. 2013.

LAJMET

PSD, dorëzoi  ankesën në gjyqin Kushtetues

Deputetët dhe ministrat nga radhët e Partisë social demokrate , 11 sish kanë paraqitur , si qytetarë,  ankesën në Gjyqin Kushtetues ndaj kandidaturës presidenciale të FilipVujanoviq. Komisioni zgjedhor i shtetit e ka vërtetuar dje kandidaturën e Vujanoviq për presidentë të Malit të Zi . Kjo Parti konsideron se kandidimi i  Vujanoviq është jo kushtetues dhe sipas aktit më të lartë juridik ai nuk ka të drejtë në një mandat të tretë. Gjyqi kushtetues duhet të vendos për ankesën e kësaj partie brenda dy ditësh prej ditës së paraqitjes së saj,  kurse Partia social demokrate,  kërkon që  mbledhja e Gjyqit kur është fjala për ankesën e saj , të jetë publike. Sipas fjalëve të Borisllav  Banoviq,  me paraqitjen dhe pranimin e kandidaturës së Vujanoviqit,  është shkelur norma kushtetuese për numrin e mandateve në të cilat ka të drejtë shefi i shtetit.

 

Ankesa nuk rrezikon koalicionin në nivel shtetëror

Ankesa e Partisë social demokratike në kandidaturën e Filip Vujanoviq,  nuk do ta rrezikojë koalicionin në nivelin e shtetit , ka deklaruar shefi i klubit të deputetëve të PDS,  Millutin Simoviq,  duke përsëritur se kandidatura është në pajtim me aktin më të lartë juridik të vendit. Duke komentuar ankesën e Partisë social demokratike e cila i është dorëzuar sot Gjyqit Kushtetutes,  Simoviq ka theksuar se për PDS ky ishte hap i pritur dhe i paralajmëruar më parë. Megjithatë, Simoviq,  nuk dëshirojë të komentojë se çfarë vendimi do të sjell Gjyqi Kushtetutes,  duke shtuar se PDS këtë ia ka besuar autoritetit të këtij institucioni.

 

Suksesi i malit të Zi në rrugën e Integrimeve, nxitje për vendet tjera në rajon

Mali i Zi është i kënaqur me statusin të cilin pakica malazeze e ka në Maqedoni , ka theksuar ministri për punë të jashtme dh integrimet evropiane, Igor Llukshiq. Shefi i diplomacisë malazeze , i cili qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni, me ftesën e kolegut të atjeshëm, Nikolla Poposki , ka deklaruar në konferencën për gazetarët se Mali i Zi përpiqet që në mënyrë të njëjtë të sillet ndaj pakicës maqedonase në Mal të Zi. Llukshiq, ka theksuar se integrimet evropiane dhe euro-atlantike mundësojnë stabilitetin e rajonit si dhe prosperitetin ekonomik. Popovski , ka theksuar se dy vendet kanë bashkëpunim të mirë dhe prioritetet e njëjta të politikës së jashtme. Mali i Zi dhe Maqedonia kanë marrëdhënie të mira tradicionale në të gjitha nivelet, pa çështje të hapura, është vlerësuar në takimin e ministrit Llukshiq me presidentin Maqedonas ,Gjorgje Ivanov. Llukshiq, ka theksuar se Mali i Zi dhe Maqedonia janë shembull se si duhet zhvilluar klimë e mirë dhe të nxiten vendet tjera për bashkëpunim reciprok dhe rajonal. Ivanov ka vlerësuar se Maqedoninë e gëzojnë sukseset e Malit të Zi në proceset integruese duke  theksuar se suksesi i çdo shteti është nxitje plotësuese për vendet tjera të rajonit.

 

Gjendje  stabile  shëndetësore  e grevistëve 

Anëtarët e familjeve  të  burgosurve të cilët tash katër  ditë  kanë filluar grevën e urisë , kanë protestuar sot para ndërtesës së Entit për vuajtjen e sanksioneve penale, duke kërkuar ndryshimin e ligjit për amnisti dhe përmirësimin e kushteve në burg. Të përkujtojmë se rreth 600 të burgosur bëjnë grevë urie duke kërkuar miratimin e ligjit të ri për amnisti. Anëtari i familjes të njërit prej të dënuarve, Milica Koker , pas bisedimeve me drejtorin e Entit për vuajtjen e sanksioneve penale ,Milan Peroviq,  ka theksuar se iniciativa  e të burgosurve i është dorëzuar ministrisë së drejtësisë. Koker , ka shtuar se të burgosurit  janë mirë dhe se do ta vazhdojnë grevën . Ivan Brajoviq ka theksuar se  ka shkuar para Entit në përkrahje të burgosurve . Këta njerëz,  ka theksuar Brajoviq, nuk kërkojnë gjë të pa mundur por vetëm atë që u takon. Ai u ka deklaruar gazetarëve  se shkak kryesor për grevën e të burgosurve dhe të familjeve të tyre është ligji për amnisti. Ai theksoi se pret zgjidhje e cila do të jetë në favor të burgosurve. Greva e të burgosurve po kalon pa incidente dhe tek grevistët nuk vërehen probleme shëndetësore, është kumtuar nga ministria e drejtësisë.

 

Vujanoviq, vizitoi nxënësin e lënduar

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq e vizitojë sot të nxënësin  D.R. i cili ishte lënduar në incidentin në oborrin e gjimnazit “Sllobodan  Shkeroviq” në  Podgoricë,  dhe ka theksuar se pret se bashkësia e gjerë  shoqërore do të bëjë përpjekje maksimale që  incidente të ngjashme të mos përsëriten. Vujanoviq ka theksuar se është i kënaqur me vlerësimin e mjekëve të Qendrës Klinike se gjendja e nxënësit të lënduar është stabile. Për ndryshe adoleshenti D. R. është lënduar në incidentin në oborrin e Gjimnazit të Podgoricës me 11 shkurt.

 

Eshton në pritje të mbështetjes së Këshillit të sigurimit

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Ketrin Eshton, tha se llogarit në mbështetjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Gjatë paraqitjes vjetore në Këshillin e Sigurimit, ajo vuri theksin në punën që po bën më ndërmjetësimin e procesit të bisedimeve që, sipas saj, tashmë po japin frytet e tyre.
Ajo e cilësoi hap shumë të rëndësishëm takimin e javës së kaluar ndërmjet presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga dhe presidentit të Serbisë Tomislav Nikoliç në Bruksel, që ishte takimi i parë i atij niveli që kur Kosova shpalli pavarësinë e saj më 17 shkurt të vitit 2008.
Zonja Eshton tha se procesi do të vazhdojë javën e ardhshme kur mbahet takimi i ri ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë Hashim Thaçi e Ivica Daçiq.
Diplomatët i kanë kërkuar Serbisë që të shpërbëjë strukturat e saj të sigurisë në veriun e Kosovës si kusht që të marrë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Prishtina zyrtare e cila synon integrimet evropiane, shpreson që në fund të marrë datën për fillimin e negociatave për marrëveshjen e stabilizim asocimit me Bashkimin Evropian.

 

Njohja e Kosovës  nuk  është kusht për Serbinë

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd, Vensan Dezher, ka thënë se pranimi i shtetësisë së Kosovës nuk është kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE.
“Kushtet i cakton Këshilli i Evropës dhe jo politikanë të caktuar apo parlamentarë të vendeve anëtare”, ka thënë Dezher.
Deklaratat e tij pasojnë ato të shefes së Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë të Francës, Elizabet Gigu, e cila ka thënë se pranimi i Kosovës mund të jetë parakusht për perspektivën evropiane të Serbisë, “ndonëse nuk është përmendur ende zyrtarisht”.
I pyetur nga mediat serbe për pritjet e Beogradit që në qershor të marrë datën e negociatave për anëtarësim në BE, Dezher ka thënë se “duhet pasur besim” nëse deri atëherë plotësohen kushtet.

 

Thaçi; të dyja vendet do të arrijnë deri te normalizimi I marrëdhënieve

Mosuniteti i vendeve të Bashkimit Evropian rreth statusit të Kosovës po ndikon në vonesat që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza nëpër vendet e BE-së, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
Ndërkaq duke iu referuar dialogut me Beogradin, Thaçi ka thënë se në fund të dyja vendet do të arrijnë deri te normalizimi i marrëdhënieve duke gjetur edhe një zgjidhje për integrimin e komunitetit serb në veri në kuadër të institucioneve të Kosovës.

 

Të gjindet zgjidhje e përbashkët për tejkalimin e  krizës

Zgjedhjet lokale mund të anulohen, për t’i dhënë kohë realizimit të idesë së presidentit Gjorge Ivanov, për formimin e komisionit të ekspertëve që do të hetojë incidentin e 24 Dhjetorit.
Radio “Dojçe Vele”, duke referuar burimeve diplomatike, njofton se drejtori i Drejtorisë për Zgjerim pranë Komisionit Evropian, Stefano Sanino, do të vazhdojë të qëndrojë në Shkup deri në mbërritjen e komesionerit Shtefan Fyle.
Thuhet se Sanino është në përpjekje të bindë liderët e partive politike të gjejnë zgjidhje të përbashkët për tejkalimin e krizës. Ardhja e komesionerit Fyle pritet më 19 shkurt.

 

Keri kërkon reagim të fuqishëm të komunitetit ndërkombëtar

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, thotë se komuniteti ndërkombëtar duhet ta bëjë një reagim “të fortë dhe kredibil” kundër testit të fundit bërthamor të Koresë së Veriut, në mënyrë që t’i tregohet Iranit se fuqitë botërore janë serioze në lidhje me mospërhapjen e armëve bërthamore.Kerry, nuk dha detaje se çfarë masash mund të ndërmerren si reagim kundër provës së tertë nëntokësore bërthamore të Koresë së Veriut.Por, ai tha se “ashtu siç është e palejueshme për Korenë e Veriut të bëjë këso përpjekje të pamatura”, ngjashëm është e palejueshme edhe për Iranin.Ndryshe nga Koreja e Veriut, Irani mohon se ka synim zhvillimin e armëve bërthamore. Por, Republika Islamike ka refuzuar kërkesat ndërkombëtare për të frenuar pasurimin e uraniumit. Fuqitë botërore pritet të mbajnë raundin e ardhshëm të bisedimeve me Iranin në lidhje me programin e tij kundërthënës bërthamor më 26 shkurt në Kazakistan.

 

Nuk arrihet marrëveshje  ANEB-Iran

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore ka dështuar përsëri që të arrijë një marrëveshje në bisedimet me Iranin në lidhje me hetimet e programit të dyshuar bërthamor.Zëvendësshefi i ANEB-it, Herman Nakaerts, ka bërë njoftimin para gazetarëve në Vjenë. Ai, gjithashtu, tha se palët “ende nuk kanë rënë dakord mbi datën e takimit të ardhshëm”.I dërguari i ANEB-it në Iran, Ali Asghar Soltanieh, tha më herët se të dy palët janë pajtuar për disa pika në takimin në mes të zyrtarëve iranianë dhe ANEB-it në Teheran.Ai nuk dha hollësi të tjera. ANEB pritej të shtynte përpara inspektimin e bazës ushtarake Parçin, ku dyshohet se janë testuar pjesë të armëve bërthamore.

Etniciteti dhe raca nuk duhet të ketë asnjë rol në zgjedhjen e Papës

Edhe para se Papa Benedikti të njoftonte dorëheqjen, të hënën më 11 shkurt, ishin bërë sugjerime që pasuesi i tij të ishte jo evropian. Disa vëzhgues kanë thënë se Kisha Katolike është gati të zgjedhë papën e parë nga Afrika apo Amerika Latine. Por, kardinali Peter Kodwo Appiah Turkson nga Gana i tha Zërit të Amerikës se etniciteti dhe raca nuk duhet të kenë asnjë rol në zgjedhjen e Papës.Kur papa bëri njoftimin e tij historik, si papa i parë që jep dorëheqjen në rreth 600 vjet, analistët shpejtuan të dilnin me lista kandidatësh për ta zëvendësuar atë.Kardinali i Ganës, Peter Turkson, president i Këshillit Papal të Vatikanit për Drejtësinë dhe Paqen, është në krye të shumë prej këtyre listave. Po,r ai thotë se një pritshmëri e tillë është shpesh jo realiste. Natyrisht që kjo është një çështje me ndikim nëpër botë. Por është esencialisht një çështje e kishës”. Kardinal Turksoni u bëri thirrje pasuesve të tij afrikanë të luten që Kisha të gjejë udhëheqësin e saj më të mirë, dikë që t’i përgjigjet nevojave të komunitetit katolik në Afrikë dhe në pjesën tjetër të botës.Nëse zgjidhet, ai do të jetë papa i parë jo evropian që do të udhëheqë 1,2 miliardë katolikët në gjithë botën.

 

Fundi i luftës në Afganistan më 2014

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka deklaruar se lufta e Shteteve të Bashkuara në Afganistan “do të përfundojë” në fund të vitit 2014.
Në fjalimin vjetor para Kongresit, Obama ka thënë se kontingjenti prej 66,000 trupash do të reduktohet për më shumë se gjysmën.
Ai, megjithatë, ka premtuar se Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara në Afganistan edhe pas vitit 2014. Obama ka thënë se Uashingtoni po negocion një pakt për të trajnuar forcat afgane dhe, rrjedhimisht, për të parandaluar vendin nga rrëshqitja në një tjetër kaos.
Obama ka thënë se Al Kaida tani është vetëm “hije e vetvetes”.
Duke folur për Iranin, Obama i ka bërë thirrje Teheranit që të ndjekë zgjidhjen diplomatike për programin e tij të kontestueshëm bërthamor. Ai ka thënë se koalicioni ndërkombëtar është i vendosur që të ndalojë republikën islamike nga krijimi i armës bërthamore.

 

Shën Valentini , dita e  të dashuruarve

Dita e Shën Valentinit në vende të ndryshme  është një ditë kur tradicionalisht tregohet dashuria që njerëzit kanë për njëri-tjetrin. Ndërsa kjo ditë zakonisht festohet me lule, dhurata të ndryshme  dhe mbrëmje intime.Mesazhi që shoqëron këto akte është se marrësi i tyre është dashuria e vërtetë për atë që bën këto dhurata.  Shën valentini, ose e njohur si dita e të dashuruarve, në  qendra të ndryshme botërore, shënohet në mënyra të ndryshme , por mesazhi përafërsisht është i njëjtë. Kryesorja është që të gjithë ata  që janë në situatë ta shënojnë këtë ditë, ta shfrytëzojnë si dëshirojnë vet në mënyrë që , në veçanti për të dashuruarit, të mbetet një  kujtim i bukur në jetën e tyre. 

 

Nesër, mot i ngjashëm me sotmin

Sot në Mal të Zi mbajti mot me vranësira të ndryshueshme dhe kryesisht i thatë. Frynë erë mesatare , vende vende e fortë nga drejtimet lindore. Temperaturat: Podgoricë, H. Novi e Budvë 15 gradë, Tivar e Tivat 14, Ulqin 13, Cetinë  9,  Nikshiq 8,  Plavë 7,  Shavnik 6,  Beranë 5,  Plevle, B. Pole e Mojkovac 4, Kollashin e Rozhaj 3 dhe në Zhablak 0 g.        Për nesër në jug dhe bregdet,  parashihet të mbajë mot me vranësira të pakta dhe intervale me diell, kurse në  veri kryesisht i vranët dhe me reshje të dobëta e të përkohshme . Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej -6 deri në 5, kurse më e larta e ditës prej 0 deri në 14 g. c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се