Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

13. 08. 2013. 17:31 >> 17:55

LAJMET 13.08.2013

13.08.2013

Propozimi grupit punues – kryetari i komisionit zgjellor shtetëror në të ardhmen të jetë profesionist

Perfaqësuesit e Frontit Demokratik në mbledhjën e sotme të grupit punues parlamentar për ndertimin e besimit në procesin zgjedhor kanë propozuar që kryetari i komisionit zgjellor shtetëror në të ardhmen të jetë profesionist,si dhe sektori joqeveritar të ketë perfaqësuesin e vetë në këtë trup.

Grupi punues ka debatuar për ndryshimet e ligjit për zgjedhjën e deputetëve dhe këshilltarëve,kurse antarët e këtij trupi kanë arritur marrveshjën që këto parti deri të premten ti dorzojnë të gjitha propozimet që kanë të bejnë me organizimin dhe punën e komisionit zgjedhor shtetëror. Goran Danilloviq nga Fronti Demokratik ka thënë se zgjidhja më e mire do të ishte që kryetari i Komisionit Shtetëror zgjedhor në të ardhmen të jetë profesionist,të cilin do ta zgjedhte Parlamenti pas konkursit publik. Ai ka propozua që komisonin ta perbejnë 3 antarë nga pushteti dhe opozita dhe nga një perfaqësues i partisë më të forte nga radhët e pakicave dhe sektorit joqeveritar.,,Hap i madhë do të ishte të ndertojmë  komisionin zgjedhor shtetëror në të cilin opozita do të kishte besimin.Nëse vetëm këtë do ta arrijë grupi punues atëherë kemi bërë punë të madhe,, ka shtuar Danilloviq. Antari i grupit nga PDS Mevludin Nuhoxhiq ka thënë se Komisioni Zgjedhor Shtetëror nuk i ka kushtëzuar shkaqet për mosbesimin në procesin zgjedhor,por siç ka precizuar ai problemet ishin në vendet votuese dhe në fletëvotimet.Sulo Mustafiq deklaroi me këtë rast se propozimi i Frontit është i mire dhe se duhet të bisedohet për të.Derisa Dragan Koprivica nga Qendra për Tranzicion Demokratik ka thënë se nata e zgjedhjeve  presidenciale, kur të dy kandidatët shpallën fitoren është shembull tipik se si nuk ndërtohet besimi në procesin zgjedhor. Predrag Sekuliq nga PDS ka thënë se Komisioni Zgjedhor Shtetëror është trup teknik i cili nuk vendos për asnjë çeshtje.Në mbledhjen e sotme u arritë marrveshja që të ndryshohën edhe regullativat që kanë të bejnë me financimin e fushatave dhe që partitë politike të punojnë së bashku me grupin punues të ministrisë së financave.

 

Sulmi ndaj  Softiq dhe mediave të hetohën në mënyrë detaje

Sulmi ndaj gazetarit  Tufik Softiq dhe rastet e mëparshme të sulmeve të tjera  ndaj mediumeve dhe gazetarëve duhet  detaisht të hetohen,kurëse kryesit të procesuohën, u rekomandua nga Delegacioni  i UE në Mal të Zi.

 

Siç është kumtuar delegacioni është i shqetësuar për shkak të sulmit ndaj gazetarit Softiq në Beranë,të cilit para shtëpisë së vetë i është hedhur një mjet eksplodues.,,UE nuk do të heqin dorë dhe bejë kurrfarë lëshimesh nga standartet e veta kur  vjenë në pyetje liria e të shprehurit  dhe mediave, për vendet të cilat dëshirojnë ti bashkangjiten UE.

 

Reagon edhe sindikata e mediave

Ndërkaq  sindikata e mediave të Malit të Zi do të kërkojë pranimin urgjent  te shefi i delegacionit të UE në Podgoricë Mitja Drobniç,pastaj perfaqësuesin kompetent të  misionit të OSBE së si dhe ministrin e punëve të jashtme Rashko Konjeviq,për shkak të sulmeve të shpeshta ndaj puntorëve të mediave. Suindikata ka rikujtuar se në dy muajt e fundit kanë ndollur 4 sulme fizike dhe verbale ndaj puntorëve të mediave.

 

Përsëri bllokohet hyrja në Kombinat

Disa qindra puntor të Kombinatit të Aluminit,edhe sot për të dytën herë me radhë kanë bllokuar hymjen në fabrikë,duke kërkuar kështu pagesën adekuate.

Puntorët nuk lejojnë kështu imporimnin e aluminit nga Kombinati dhe sië kanë paralajmëruar kështu do të mbetet gjithnjë derisa tu plotësohen kerkesat e tyre,për të cilat kanë biseduar me administratorin në falimentim.

 

Grupi rus N Plus do të ngrejë padi ndaj Malit të Zi

Grupi rus N Plus do të ngrejë padi ndaj Malit të Zi dhe do të kërkojë dëmshperblimin prej 1 milard euro për shkak se qeveria e Malit të Zi siç pohojnë ka falsifikuar raportin Finansiar të Kombinatit të Aluminit me rastin e shitjes së tij.

 

Ish drejtori ekzekutiv i kombinatit Jurij Mojsejev në konferencën e sotme për gazetarët ka deklarua se N Plus grupa  ka obliguar disa firma të avokatëve dhe se i kanë dorëzuar padinë gjyqit ekonomik në Podgoricë, me ç,rast kërkojnë 93 milon euro.,,Do të ngrejmë padi edhe në Frankfurt lidhur me falsifikimin e raporteve finansiare me rastin e blerjes së Kombinatit të Aluminit si dhe për mosrealizimin e marrveshjes.

 

Thaçi: Pjesëmarrja e serbëve u jep kuptim të plotë zgjedhjeve

Në mbledhjen e sotme të Kabinetit qeveritar, kryeministri  i Kosovës Hashim Thaçi, u bëri thirrje serbëve të veriut që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale, ndërsa shprehu besimin se edhe në veri do të ketë pjesëmarrje të mirë të qytetarëve në zgjedhje. Ai tha se pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet e 3 nëntorit, i jep kuptim të plotë këtyre zgjedhjeve.

 “Zgjedhjet e 3 nëntorit do të dërgojnë mesazhin më të mirë evropian të Kosovës, se Kosova po lëvizë me hapa të sigurtë, duke respektuar dhe plotësuar kriteret dhe standardet perëndimore, duke plotësuar kriteret për jetën e re demokratike dhe Kosovën evropiane”, tha Thaçi.Kryeministri Thaçi tha se Qeveria është e gatshme për kryerjen e obligimeve të saj në këtë proces, të cilin e quajti historik për vendin.“Presim me padurim zgjedhjen e lidershipit lokal edhe në atë pjesë të Kosovës, për të filluar me investime socio-ekonomike, investime këto që do të ndryshojnë për të mirë jetën e qytetarëve edhe në atë pjesë të Kosovës”, u shpreh Thaçi.

 

Tahiri: Më 30 shtator shuhen strukturat ilegale

Më 30 shtator shuhen të gjitha strukturat ilegale serbe të sigurisë në veri të Kosovës, nëse procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të zhvillohet sipas dinamikave të parapara, deklaroi zv.kryeministrja Edita Tahiri, e cila informoi kabinetin qeveritar për takimet e fundit të zhvilluara në Bruksel.

 

Tahiri tha se puna ka vazhduar lidhur me çështjen e procedurave dhe kritereve për pjesëtarët e komunitetit serbë që duan të jenë pjesë e Policisë së Kosovës. Sipas saj, janë shënuar përparime, por mbesin edhe disa çështje që duhet të definohen.“Në qoftë se procesi zhvillohet sipas dinamikave të parapara dhe marrëveshjeve dhe konkluzioneve të dakorduara, atëherë më 30 shtator, shuhen të gjitha strukturat ilegale të sigurisë që kanë vepruar që nga paslufta në Kosovë, ndërkohë që do të ndodhë edhe integrimi i individëve që dëshirojnë të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës”, tha Tahiri.

 

Serbët e veriut bllokojnë magjistralen e Ibrit

Rreth 50 serbë kanë bllokuar sot rreth orës 7:15 minuta një korsi të magjistrales Mitrovicë – Leposaviq, përkatësisht te kryqi në fshatin Rudar  të Zveçanit. Qytetarët serbë kanë vendosur një automjet në njërin shirit të rrugës në këtë lokacion për të bllokuar qarkullimin në këtë drejtim dhe për të penguar doganierët e Kosovës dhe të EULEX-it në drejtim të Jarinjës. Mësohet, po ashtu, se motivi i kësaj bllokade nga ana e serbëve është bllokimi i djeshëm i të gjitha mallrave serbe nga Serbia në Kosovë, nga ana e autoriteteve kosovare. Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci tha se sot ka patur probleme me transportimin e oficierëve doganorë në pikën kufitare të Jarinjës. Ai tha se sa i përket problemit të maunave që transportonin mallra të Kosovës sot rreth orës 10;00 policia  serbe i ka lejuar ato të kalojnë në pikën kufitare të Jarinjës dhe atëherë edhe pala kosovare ka lejuar mallrat e Serbisë të kalojnë në Kosovë.
Ndërsa rruga vazhdon të jetë e pakalueshme  nga shkaku i bllokimit.

 

Reichel: Gjermania e mbështet Kosovën në proceset integruese

Ish-ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Ernst Reichel, ka vlerësuar progresin që po arrihet në Kosovë dhe ka shprehur përkrahje të mëtejshme të vendit të tij për Kosovën, me theks të veçantë në proceset integruese.
Siç njofton Ministria e jashtme e Kosovës,  Reichel, që tani është i dërguar special i Gjermanisë për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s, këto komente  i ka bërë gjatë takimit me Ministrin e jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, sot në Prishtinë. Ambasadori Reichel ka vlerësuar të arriturat në dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë, dhe ka shprehur angazhimin e Gjermanisë për të ndihmuar në zbatimin e marrëveshjes për normalizim në tërësi.

 

Ministri Hoxhaj, pos tjerash, e ka vlerësuar shumë të rëndësishme mbështetjen e Gjermanisë për nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim – Asocim të Kosovës me Bashkimin Evropian dhe në procesin e liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës. Hoxhaj është shprehur për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë, si një ndër partnerët kryesorë strategjikë të Republikës së Kosovës, thuhet në njoftimin e Ministrisë së jashtme të Kosovës.

 

Vriten 44 besimtarë në një xhami të Nigerisë

Zyrtarë të Qeverisë së Nigerisë kanë bërë të ditur se ekstremistët e dyshuar islamikë kanë vrarë 44 besimtarë në një xhami, në verilindje të vendit. Burimet e njëjta kanë thënë se personat e armatosur, që kanë hyrë në xhaminë e qytetin Konduga  dhe kanë vrarë besimtarët  myslimanë, kanë qenë ekstremistë nga grupi Boko Haram.

 

Ngjarja ka ndodhur qysh të dielën, ndonëse lajmi është bërë i ditur sot. Sipas autoriteteve, vrasjet kanë qenë hakmarrje ndaj grupeve të qytetarëve, që ndihmojnë ushtrinë e Nigerisë në luftën kundër grupit islamik, i cili është rebeluar qysh në vitin 2009.

 

Vazhdojnë tensionet ndërkufitare në Kashmir

Luftimet ndërmjet forcave pakistaneze dhe atyre indiane në Kashmir kanë vazhduar edhe sot. Të shtëna nga të dyja anët e kufirit de facto, të njohur si Linja e Kontrollit, janë raportuar nga të dyja palët. Disa civilë janë vrarë dhe plagosur në Kashmirin e administruar nga Pakistani dhe banorët kanë nisur të evakuohen nga zona kufitare. Pakistani ka akuzuar Indinë për sulme “të paprovokuara” qysh të dielën. Komandantët e ushtrisë indiane kanë thënë se trupat e tyre i janë përgjigjur artilerisë së forcave pakistaneze. Tensionet kanë nisur të ndizen më 6 gusht, kur pesë ushtarë indianë janë sulmuar dhe vrarë. India ka fajësuar Pakistanin, ndërsa  ky i fundit ka mohuar përfshirjen. Territori i Kashmirit është i ndarë në mes të Indisë dhe Pakistanit me kufi të monitoruar nga Kombet e Bashkuara, por  ai pretendohet në formën e plotë nga të dyja shtetet.

 

Së paku 13 persona të vrarë në Irak

Së paku 13 persona kanë humbur jetën në Balad të Irakut, nga shpërthimi i bombës në një kafene të mbushur me njerëz. Sulmi ka lënë edhe dhjetëra persona të plagosur. Militantët  kanë  kryer disa sulme nëpër kafene dhe tregje të populluara gjatë Muajit të Ramazanit, i cili ka përfunduar javën e kaluar. Sulmi i djeshëm ka ndodhur disa javë pas sulmeve të Al Kaidës në burgjet pranë Bagdadit, të cilat kanë çuar në lirimin e qindra të burgosurve, përfshirë militantët.

 

SHBA e shqetësuar me ndërtimet izraelite

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur “shqetësime serioze” rreth vendimit të Izraelit për të ndërtuar vendbanime të reja në territorin palestinez, pavarësisht fillimit të një rrethi të ri të bisedimeve për paqe.
“Ne nuk pranojmë legjitimitetin e këtyre vendbanimeve”, ka thënë zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki.
Deklarata vjen pasi Qeveria izraelite ka miratuar të dielën ndërtimin e mbi 1,000 shtëpive të reja për hebrenjtë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor. Bisedimet izraelito-palestineze pritet të rinisin të mërkurën në Jerusalem, me iniciativën e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Marrëveshja pritet të arrihet brenda nëntë muajsh, por Uashingtoni  frikohet  se ndërtimi i vendbanimeve të reja izraelite mund të rrënojë procesin. Bisedimet  janë ndërprerë në vitin 2010 për shkak të ndërtimeve izraelite në tokën e pushtuar palestineze.

 

Kerry: Palestinezët “të mos reagojnë negativisht”

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, u ka bërë thirrje palestinezëve që “të mos reagojnë negativisht” ndaj njoftimit të Izraelit për ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.

 Duke folur gjatë udhëtimit në Kolumbi, Kerry ka theksuar nevojën e Izraelit dhe të palestinezëve që t’i kthehen tryezës së negociatave. Bisedimet e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara pritet të rinisin të mërkurën në Jerusalem.

 

Keita fiton presidencialet në Mali

Ish-kryeministri i Malit, Ibrahim Boubacar Keita, ka fituar zgjedhjet presidenciale në këtë vend. Kundërkandidati i tij, ish-ministri i Financave, Soumaila Cisse, ka pranuar humbjen, ndërsa Keitas i ka uruar fat në detyrën e re. Keita, 68 vjeç, ka shërbyer si kryeministër në periudhën 1994-2000.

 

Këto kanë qenë zgjedhjet e para në Mali që nga fillimi i vitit 2012, kur një rebelim ka çuar në përmbysjen e liderit  Amadou Toumani Toure  dhe shpërthimit  të dhunës  separatiste në veri të vendit. Trazirat kanë bërë që Franca të dërgojë mijëra trupa në janar të këtij viti, për të dobësuar kontrollin e rebelëve islamikë.

 

Edhe nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi i jugut. Temperaturat; Podgoricë 35,H Novi e B.Pole 34, Tivat 33, Budvë,Plevle e Beranë 32, Kollashin e SHavnik 31, Nikshiq, Cetinë, Andrievicë e Rozhajë 30, Ulqin e Petrovac 29, Plavë 28 dhe në Zhablak 26 gradë. Për nesër metereologët paralajmërojnë kryesisht mot me diell. Në pjesët veriore me vranësira të ndryshueshme dhe vende vende me reshje të shiut e bubullimë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 10 deri 22 kurse më e larta e ditës prej 27 deri në 37 gc.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се