Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

12. 08. 2013. 17:07 >> 17:27

LAJMET 12.08.2013

12.08.2013

Punëtoret bllokojnë hyrjen ne fabrike

Afro 300 punëtorë te Kombinatit te aluminit ,te cilëve u është mundësuar shkuarja ne pension te pleqërisë ,kane bllokuar sot ne mëngjese hyrjen ne këtë fabrike duke kërkuar kompensimin adekuat. Punëtoret me këtë rast nuk lejojnë eksportin e aluminit nga Kombinati dhe njeherit kane paralajmëruar se një situatë e tille do te mbetet gjithnjë deri sa te plotësohen kërkesat e tyre ,për te cilat edhe sot kane biseduar me administratën ne falimentim.

 

Ekipi bashkëbisedues i punëtoreve ka njoftuar gazetaret se menaxhmenti i ka informuar se sot ka pushuar kontrata e punës për 166 punëtorë. Te njëjtit kërkojnë qe tu vazhdohet kontrata edhe për një muaj ne mënyrë qe ne këtë periudhe te realizohet programi i tyre social si ne rastin e punëtoreve te Hekuranes se Nikshiqit. Punëtoret sic behet me dije ,po ashtu kërkojnë informata te sakta se cilat do te ishin kushtet me te cilat do te rregullohej pensioni i tyre dhe se tu pranohet stazhi i punës se bonifikuar ne afatin me te shkurtër kohore.

 

Propozimet deri ditën e mërkurë

Grupi punues për hartimin e besimit në procesin zgjedhor,ka debatua sot për Ligjin për regjistrin e banimit dhe vendqëndrimit,ndërkaq është dakorduar që propozimet përfundimtare në ligj të dorëzohen deri ditën e mërkurë. Funkcionari i PDS Miodrag Vukoviq,i cili  edhe ishte i obliguar për unifikimin e sugjerimeve të antarëve të grupit punues,ka thënë se ato nuk ishin të përmasave kuantitative. Deputeti i Frontit demokratik Millutin Gjukanoviq ka deklarua se propozimi i partisë së tij që në vend të qëndrimit të mëparshëm të futet qëndrimi i ri dhe të merret evidenca e vendqëndrimit të shtetasve Malazez me banim të përkohshëm në shtetet e jashtme. Deputeti i Partisë Boshnjake Sulo Mustafiq ka thënë se me propozimin e Frontit Demokratik njerëzve nga Mali i Zi të cilët janë me punë të përkohshme në shtete e jashtme do tu imponohej obligimi shtesë. Deputetei i PSD Rifat Rastoder konsideron se duhet të sqarohet si dhe të definohet më mirë botëkuptimi i banimit dhe si dhe vendqëndrimit të përhershëm dhe atij të përkohshëm.

 

Ne prag te shtëpisë te gazetarit nga Berana eksplodoi një bombe

Ne prag te shtëpisë se gazetarit te Vijestit ,Tufik Softiq ,është hedhur një mjet eksplodues,jo larg nga vendi ku para gjashte vitesh është rrahur ne mënyrë brutale,shkruajnë mediat e sotme.

 

Ky mjet ka eksploduar te dielën  rreth orës 22 afër automjetit te Softiq te cilin e kishte parkuar me pare. Këshilltarja për marrëdhënie me opinion e Administratës policore,Tamra Popoviq ka vërtetuar këtë informate dhe ka shtuar se policia ka ndërmarrë te gjitha aktivitetet me qellim te shndritjes te kësaj ngjarje .Gjithashtu behet me dije se ende nuk janë dërguar ne gjyq personat te cilët e kane sulmuar fizikisht para gjashte vitesh.

 

Stratexhik marketing :Hyrja e Malit te Zi ne Nato nuk do te ishte e sigurt

Rezultati i deklarimit të qytetarëve për hyrjen e Malit të Zi në NATO, nuk do të ishte i sigurt , sikur në këtë moment të  mbahej referendumi , thuhet në raportin e hulumtimit nga Stratexhik marketing, në bazë të përgjigjeve të 1.029  personave të anketuar.

 

Hulumtimi i kryer për nevojat e TV Vijesti, dëshmon se mbështetja e anëtarësimit në NATO nga viti 2009 është në rritje. Për anëtarësim  në NATO, do të votonin 40% e qytetarëve ,kurse 39% do të deklaroheshin kundër. Ndërkaq, përqindja tjetër nuk do të votonin ose janë të pavendosur.  Dalja në referendum në këtë moment , vlerësohet në rreth 60%.

 

Thaçi kërkon mobilizim të gjithanshëm për negocimin e MSA-së

Fillimi i negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së është një moment histork për rrugën e integrimit evropian, kështu tha Kryeministri i Kosovës në takimin e parë të ekipit negociator të marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Kreu i Qeverisë kërkoi gjithashtu mobilizim nga gjithë ministrat për kryer gjitha detyrat që parashihen gjatë procesit këtij procesi, i cili do të fillojë në vjeshtë e të përmbyllet në pranverë.

 

Qeveria e Kosovës njoftoi sot se janë bërë të gjitha përgatitjet që të fillojë procesi i negociatave për MSA. Kryeministri Hashim Thaçi e quajti moment historik fillimin e këtij procesi i cili do të ofrojë perspektivë të plotë për Kosovën drejt BE-së. Kryeministri Thaçi ka kërkuar mobilizimin e të gjithë ministrave në negocimin e MSA-së. Shefi i ekzekutivit kërkoi angazhim edhe në përmbushjen e kritereve që dalin në procesin e liberalizimit të vizave. Sipas kryeministrit, javët dhe muajt në vijim do të jenë vendimtare për udhëtimin e lirshëm pa viza. Ekipi për MSA do të udhëhiqet nga Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Citaku. Ajo tha se Qeveria e Kosovës planifikon që shumë shpejt ta përmbyll negocimin e MSA-së. Nga ana tjetër, Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka theksuar se me punën që është bërë deri më tani, ka shenja që vendimi i Brukselit do të jetë pozitiv për lëvizje të lirë të kosovarëve brenda zonës Shengen. Ndërkohë u bë e ditur se Ministria e Punëve të Jashtme planifikon që të rris stafin diplomatik në Bruksel në mënyrë që të ketë koordinim sa të mirë për këtë marrëveshje.

 

Haziri: Të qartësohet roli i Kuvendit në negociatat për MSA-në

Kryetari i Komisionit për Integrime Evropiane, Lutfi Haziri në një prononcim për Telegrafin ka deklaruar se shpreson që deri në vjeshtë–në kohën kur pritet të fillojnë negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit (MSA) për Kosovën do të qartësohet në mënyrë definitive roli i Komisionit për Integrimeve Evropiane në këto negociata. Haziri shprehet se duhet të specifikohet roli i Komisionit për Integrime Evropiane në mënyrë që negociatat të mos shkojnë në drejtim të padëshiruar, ku do të shkaktoheshin probleme të paparashikueshme.
Deputeti i LDK-së ka shtuar se Kosova për herë të parë po ndërton raporte kontraktuale me Bashkimin Evropian (BE), që nënkupton sipas tij, se Kosova në këtë proces do të negocioj edhe për interesa të brendshme. Haziri ka theksuar se roli i institucioneve të Kosovës në këto negociata nuk do të jetë aspak i lehtë, duke shtuar se kohëzgjatja për mbylljen e negociatave në orarin e paraparë nga komisionari Fule varet shumë nga aftësia e ekipit kosovar.

 

Daka: Nuk është folur për logon në fletëvotime

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se deri më tani nuk është diskutuar se si do të duket logoja në fletëvotimet e 3 nëntorit.
“Me përgjegjësi të plotë mund të them se nuk është diskutuar kurrë çështja e logos dhe as që ka qenë pjesë e marrëveshjes. Mund të them se kjo marrëveshje, e cila është në fuqi, nuk flet për ndryshimin e simoboleve apo logove, por po ashtu nuk mund të parashikoj nëse ato do të gjenden në fletëvotime”, ka thënë Daka për Tanjug-un.
Ajo po ashtu ka kujtuar se Kosova dhe Serbia, më 19 prill, kanë nënshkruar një marrëveshje, e cila bazohet në ligjet e Kosovës, përkatësisht “pika 11 e kësaj marrëveshjeje parasheh që zgjedhjet në Kosovë të mbahen sipas ligjeve të Kosovës dhe standardeve ndërkombëtare”.
Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se për Serbinë është e papranueshme që fletëvotimet për zgjedhjet lokale në Kosovë të kenë simbolet shtetërore të Kosovës.

 

Situatë e qetë, por e paqëndrueshme në veri

Drejtuesit e Komunës së Mitrovicës dhe përfaqësuesit e strukturave të sigurisë, vlerësuan të hënën në takimin e Komitetit për siguri publike, se situata në veri gjatë javës së fundit ka qenë e qetë, por jo edhe e qëndrueshme. U theksua se probleme janë duke shkaktuar strukturat ilegale serbe dhe pjesëtarët e “Mbrojtjes civile”.Kryetari i komunës, Avni Kastrati, tha se përgjithësisht java ka qenë e qetë, me përjashtim të vikendit kur në veri ka pasur të shtëna dhe një shpërthim.

 

Mbështetës të Morsit marshojnë në Kajro

Mbështetësit e presidentit të përmbysur të Egjiptit, Muhammad Morsi, janë duke marshuar në Kajro kundër planeve të qeverisë për të çmontuar dy kampe të tyre të protestës në kryeqytet.
Marshi vjen pasi policia ka thënë se do të veprojë kundër kampeve, por ende nuk e ka bërë një gjë të tillë.
Nuk është e qartë se përse autoritetet kanë vonuar operacionin.
Mbi 250 njerëz janë vrarë prejse ushtria ka rrëzuar Morsin më 3 korrik.

 

Al Kaida merr përsipër sulmet e fundit në Irak

Grupi kryesor i Al Kaidës në Irak, “Shteti Islamik i Irakut dhe Levant”, e kanë marrë përsipër përgjegjësinë për një seri sulmesh me bombë që kanë vrarë një duzinë njerëzish dhe lënduar qindra të tjerë gjatë festës së Bajramit. Grupi ka njoftuar se ka organizuar të shtunën vetura bombë dhe sulme të tjera në të gjithë Irakun, si përgjigje ndaj operacioneve të forcave të sigurisë së Irakut. Shumica e sulmeve janë bërë nëpër kafene, tregje apo në afërsi të xhamive në zonat ku dominon popullata shiite. Autoritetet të dielën e kanë rritur numrin e të vrarëve në 74 veta, duke e konfirmuar se e shtuna ka qenë një nga ditët më të përgjakshme në këtë shtet në gjashtë vitet e fundit.Të dielën, nëntë irakianë janë vrarë në dhunën e re që e ka përfshirë këtë shtet.

 

Sërish tensione e viktima në Kashmir

India është akuzuar se e ka vrarë një civil pakistanez në një sulm të “pa-provokuar” në Kashmir. Ky është një nga sulmet në serinë e re të përleshjeve në zonën e kontestuar të Himalajeve. Një zyrtar ushtarak pakistanez, është cituar duke thënë se trupat indiane kanë sulmuar të hënën tri zona përgjatë zonës së kufirit që njihet si “Linja e Kontrollit”.Zyrtari ka shtuar se trupat pakistaneze i janë “përgjigjur sulmit indian”.

 

Zyrtarët indianë ende nuk i kanë komentuar këto akuza. Tensionet përgjatë kufirit që e ndan Kashmirin janë rikthyer më 6 gusht kur pesë ushtarë indianë janë sulmuar dhe vrarë. Nju Delhi e ka fajësuar Pakistanin për sulmin, ndërsa këta të fundit e kanë hedhur poshtë akuzën.

 

Uragani godet Filipinet, 23 peshkatarë zhduken

Një uragan i fuqishëm ka goditur Filipinet veriore, duke zhdukur së paku 23 peshkatarë.
Stuhia ka zbarkuar më veri të ishullit Luzon të hënën në mëngjes, duke sjellë erëra deri në 200 kilometra në orë dhe shira të furishëm.


Linjat e energjisë elektrike kanë rënë në disa pjesë, ndërsa udhëtimet me anije janë pezulluar, duke lënë mijëra pasagjerë në pritje.
Uragani Utor pritet të mbetet në veri të Filipineve gjatë gjithë ditës së sotme, para se të kalojë në det.
Ai po ashtu pritet të lëvizë në Detin e Kinës Jugore drejt jugut të Kinës.

 

Në Triesh vazhdoi programi manifestiv kulturor

Pas Simpoziumit Shkencor të mbajtur me 8 të këtij muaji, dje vazhdoi programi i paraparë manifestiv kulturor ,me ç,rast organizatori për këtë ditë kishte parapa program mjaft të begatshëm,i cili të themi kështu u përcoll nga afro 1 mijë persona. Krejt manifestimi i djeshëm filloi me meshën shenjte të udhëhequr nga Monsinjor Zef Gashi. Në meshë, prezent ishin edhe shumë meshtar nga famullitë e ndryshme si dhe Nikoqiri Patër Mirash Marinaj i cili edhe njoftoj të pranishmit me mbarëvajtjen e programit,organizimin e  poashtu edhe  për kontributin e dhënë të Trieshjanëve  për të shënuar këtë jubile kaq të rëndësishëm për këtë vend 250 vjetorin e famullisë.

Patër Mirashi falënderoi të gjithë pjesëmarrësit e programit si dhe ata që në ç,fardo mënyre ndihmuan organizimin e këtij manifestimi, e posaçërisht bashkëvendësit që jetojnë e veprojnë jashtë në Evopë e SHBA, të cilët financiarisht mbështetën idenë e tij. Ai në vazhdim ceki se mesha shenjte i kushtohet 3 meshtarëve të cilët shërbyen në Triesh në periudha të ndryshme  kohore, të cilët edhe ishin meritor të ruajtjes së materjalit për shënimin e këtij  jubileu. Pas disa fjalëve të meshtarit Marinaj në emër të Trieshjanëve të pranishmit i përshëndeti Mark Noshi Gjeloshaj. Ndërsa, pas meshës arqipeshkvi i Tivarit  Zef Gashi dhe disa vendas zbuluan pllakat përkujtimore të Don Simon Filipaj,Pater Zef Jankaj dhe meshtarit Trieshjan  Pater Andrea Gjurashaj i cili dha jetën e vetë me pushkë në dorë në vitin 1912 kundër ushtrisë Otomane e që është shembull unik  deri më sot në trevat shqiptare. Pas kësaj për të gjithë të pranishmit u shtrua, siç u shprehën organizatorët një koktej, por lirisht mund të themi se i ngjau një darke madhështore të përgatitur në nivel,se sa një kokteji në fjalë. Dita e tretë e këtij manifestimi do të mbahet me datën 26 gusht, me ç rast do të promovohen dy botime të Don Simon Filipaj si dhe mbajtja e një programi argëtues muzikor.

 

Nesër mot me diell dhe i nxehte

Ne Mal te Zi mban mot me diell. Ne pjesët veriore me vranësira te pakta deri mesatare. Frynë ere e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat ne orën 14:Podgorice 35 g,Ulqin e Budve 33,H.Novi ,Petrovac e Shavnik 32,Cetine 31,Tivar,B.Pole e Andrievice  30 g,Nikshiq,Plevle,Berane e Rozhaje 29,Kollashin 28,Plave 27 dhe ne Zhablak 22g.

Për nesër metereologet paralajmërojnë mot me diell. Ne pjesët veriore me vranësira te dobëta deri mesatare. Do te fryje ere e dobët deri mesatare nga drejtimet jugore dhe jugperëndimore. Temperatura e mëngjesit prej 10 deri ne 23 ,kurse me e larta e ditës prej 27 deri ne 37 g.c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се